You are on page 1of 4

UNIVERSITETI ‘‘KADRI ZEKA’’ GJILAN

FAKULTETI I EDUKIMIT

Programi Parashkollor

Përgatije me shkrim e lojës matematikore

(Lojrat matematikore për zhvillimin e njohurive për numëra dhe veprimet)

Mësimdhënësi studenti,
Prof. Asoc. dr. Xhevdet Thaçi xxxxx yyyyyy

Gjilan, 09.04.2018

1
Data: xx.xx.xxxxx
Autori i përgatitjes: xxxxxx yyyyyy
Grupi i fëmijëve: i mesem
Numri i fëmijëve: 15
Fusha e njohurive: Matematikë
Emri i lojës: ”GJEJE FQIUN”
Objektivat mësimore të lojës/ qëllimet e lojës matematikore
1. Zhvillimi i kuptimit të numërit, numërimit dhe veprimeve të para me numëra.
2. Identifikimi i paraardhësit dhe pasardhësit të një numri (bëhet fjalë për numrat
njëshifrorë natyral)
3. Zhvillimi i aftsive për të krahasuar numrat (më i madh, më i vogël,)
4. Krahasimi i numrave me anë të bashkësive konkrete.
5. Zhvillimi i aftsive për të plotësuar bashkësitë me qëllim të barazimit të numërave.
Rezultatet e pritura pas zhvillimit të lojës matematikore: Pas realizimit dhe zhvillimit të
lojës, fëmijët:
- Do të kuptojnë konceptin e numrit si numër kardial i bashkësive me elemente konkrete.
- Do të kutpojnë konceptet “më i madh”, “më i vogël” duke u bazuar në elementet e
bashkësive me elemente të ndryshme.
- Do të kuptojnë krahasimin e numrave me anë të krahasimit të elementeve të bashkësive
me numër të ndryshëm të elementeve.
- Do të mund të formojnë bashkësi me aq elemente sa numri i cili kërkohet.
- Do të mund të spjegojë konceptin e barazisë së numërave duke krijuar bashkësi me
numër të barabartë të elementeve. .
Materiali didaktik dhe burimet e nevojshme për zhvillimin e lojës matematikore
Si material didaktik mund të përdoren kartela të një formati përafërsisht sa fleta A4 të
cilat mund t’i vendosin fëmijët në shpindë (të varura) ose në gjoks përpara.
Në këto kartela janë të shënuar figura (pika, rrathë, apo figura tjera) të ciat
identifikojnë një numër të caktuar.
Kartelat zakonisht kan numër të figurave të ndryshme, por nuk përjashtohet
mundësia që ndonjë dyshe të ketë numëtr të njejtë.
Korrelacioni me lëndët (fushat tjera)
Matematika në korrelaicon me gj. Shqipe, shkencat e natyrës, arti figurativ, arti muzikor, etj.

2
Fjalët kyçe. Numri (konkret 1, 2, 3, 4, 5, 6, etj), më i madh, më i vogël, i barabartë, numërimi.

PËRSHKRIMI I DETAJUAR I ZHVILLIMIT TË LOJËS


Hyrja

Një këngë e cila përdorë numrat psh. Kënga “1, 2, 3 “

Apo ndonjë tregim i cili është i njohur për fëmijët por fokusohet në numra etj.

Pjesa kryesore e lojës:

Me qëllim të zhvillimit të aftësive të fëmijëve për numrat, krahasimin dhe renditjen


e numrave, do të zhvillojmë të ashtuquajturën loja: “Gjeje fqiun”.
Në fillim të lojës, do të marrim kartelat numerike (fotografive numerike) në të
cilat janë paraqitur objekte, kafshë apo dukuri të dashura për fëmijët. Për këtë aktivitet
kam zgjedhur që në kartela (medalone) do të paraqes fluura, bilbila, trekëndësha, rrathë.
Këto Kartela i rregulloj paraprakisht ashtu që të mund t`u vihen fëmijëve rreth qafës si
medaljone. (shih figurën)

3
Fëmijët i kan të vendosur të gjitthë nga një medalon (kartell). Disa (zakonisht nga 5 fëmijë
kan nga 1, 2, 3, 4 , 5 medalone me 1, 2, 3, 4 , 5 lepuj, bilbila, trekëndësha etj. Respektivisht.
Për ta bërë lojën më të lehtë, kartelat (medalonet) e bilbilave i ngjyrosim me një ngjyrë, të
bilbilave me një ngjyrë tjetër, të trekëndëshave me ngjyrë tjetër. Kjo për arsye se kur
kërkojmë të luajnë lojën, të gjejnë më shpejtë zgjidhjen.
Kështu, pasi që i kemi 15 fëmijë, do të formojë 3 grupe të fëmijëve, ku secili grup ka nga
1,...5 flutura, 1, 2, ...5 bilbila, dhe 1, 2, ...5 trekëndësha, respektivisht në medalonet e
fmëijëve.
Fëmijët gjat zhvillimit të këngës, do të vendosen në vende të ndryshme. Atëherë, do të ftoj
fëmijët që të fillojmë lojën.
Rregulla është që grupi i cili renditet korrekt (i pari me medalonin me një flutur, i dyti me
dy flutura, etj) do të shpallet fitues, dhe i fundit humbës. Loja ka qëllim eliminues, që dmth,
grupi i cili mbetet i fundit, e humb lojën. Grupi i cili mbetet në lojë i fundit, shpallet fitues.
Do të emërtoj secilin grup sipas figurave që kan ne kartela (apo më mirë për fëmijët-
medalone= si grupi i fluturave, grupi i bilbilave, dhe grupi i trekëndëshave, respektivisht.
Pasi të spjegoj rregullën e lojës „gjeje fqiun“ që nënkupton se në krahun e djathtë duhet të
kesh shokun7shoqrn mr një figurë më pak në kartelë, ndërsa në anën e dmajtë, shokun/
me një figurë më shumë në kartelë. P.sh., fëmija me tri „flutura“ në medalonin e tij duhet
të gjejë fëmijët me 4 dhe me 2 „flutura“ me të cilt renditet nga e majta numri më i vogël,
kah e djathta me numër më të madh të figurave në medalon. Këta, të tre së bashku, duhet
gjetur fëmijën me 1 dhe me 5 „flutura“; duke formuar kështu vargun (mund të jetë edhe
valle e fluturave). Në mënyrë analoge do të formojnë vallen e bilbilave, dhe vallen “e
trekëndëshave”, varësishtë se çka përmbahet në medaljonet e fëmijëve. Mund të përdorim
muzikë nga starti i lojës, derisa mbaronnjë xhiro, dhe vazhdohet deri sa në lojë mbetet
vetëm një grup i fëmijëve të ciliun e shpallim fitues.
Vlrësimi i grupit të fëmijëve pas secilës xhiro, do të vlerësohet nga të gjithë fëmijët, duke
komentuar gabimet gjat renditjes së fëmijëve, apo duke konstatuar renditjen korrekte të
fëmijëve.
Mund të zbatohet metoda e eliminimit të atyre fëmijëve të cilët nuk janë renditur mirë, ose,
sic thamë më herët, eliminohet grupi i fëmijëve nëse së paku njëri nga grupi nuk është
renditur mirë. Grupi ose f§mijët fitimtar „shpërblehen“ a në mënyrë simbolike

Analiza (Pas realizimit të lojës matematikore)


Në fund bëhet analiza e lojës matematiokore ose një reflektim.

You might also like