You are on page 1of 5

Testi përmbledhës Lënda : Matematikë Klasa VI - Tremujori I parë

Emri mbiemri ………………………………. Grupi A

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-16 17-26 27-35 36-44 45-52 53-59 60-66
1. Shkruaj dy numra natyrorë të tillë që ndryshesa e tyre të jetë 57; (2 pikë)

2. Duke bërë grupimet e përshtatshme , gjeni në rrugën më të shkurtër përfundimin : (8 pikë)


a) 27 + 15 – 17 + 25 =
b) 49 – 11 + 11 – 5 =
c) 35,9 + 22,5 + 16,1 =
d) 72,1 + 18,6 + 26,4 – 68,1 =
3. Në dyqanin e fruta-perimeve janë afishuar këto çmime : (3 pikë)
- Dardha 1,98 euro për kg.
- Bajame 2,99 euro për kg.
- Rrush 1,98 euro për kg.
- Pjeshkë 1,99 euro për kg.
Klarisa bleu nga 1kg për secilin artikull. Sa euro pagoi ajo ?

4. Për të blerë këmisha e pantollona , u harxhuan 1980 lekë. Nga këto u harxhuan për pantollona 480 lekë. Gjithsej
u blenë 12 palë këpucë. Gjeni çmimin e një palë këpucë. (4 pikë)

5. Gjeni numrin dyshifror më të vogël, i cili gjatë pjestimit me 6 jep mbetjen 3. (3 pikë)

6. Në vitrinën e një dyqani për fëmijë janë vendosur çmimet e artikujve : sandale 2000 lekë; bluza 1500 lekë dhe
triko 1800 lekë .Të gjitha këto çmime janë ulur me 50%. Vera bleu një palë sandale, dy bluza dhe një triko. Sa
lekë shpenzoi Vera ? (4 pikë)

7. Plotëso tabelën : (4 pikë)

Numri Dyfishi i tij


13
58
38,3
64,2

8. Andi mbolli tre rreshta me pisha, me nga 332 bimë në çdo rresht. Sa pisha mbolli gjithsej ai ? (3 pikë)
9. Shpreh numrin 54 si prodhim dy faktorësh në të gjitha mënyrat e mundshme . (4 pikw)

10. Agimi shpenzoi ditën e parë 300 lekë, ndërsa ditën e dytë 150 lekë më shumë . Sa lëkë shpenzoi ai në të dyja
ditët së bashku ? (3 pikë)

11. Gjej shumën e numrit më të madh treshifror me numrin më të vogël katërshifror. (3 pikë)

1 3
12. Krahasoni numrat : a) me 0,2 ; b) 0,6 me (2 pikë)
4 5

13. Në shkollë ka topa futbolli dhe basketbolli në raportin 5:2 . Gjithsej janë 63 topa. Sa prej tyre janë topa futbolli
dhe sa basketbolli ? (5 pikë)

14. Gjej : 28% të numrit 150. (3 pikë)

15. Plotëso tabelën : (6 pikë)

Numër dhjetor Numër thyesor Përqindje


0,8
76%
5
4

16. Thyesat e mëposhtëme fillimisht thjeshtoji dhe më pas shkruaji si numra të përzier. (6 pikë)
20 15 28
=…=… =…=… =…=…
8 10 21

17. Vendos shenjën >(më e madhe); <( më e vogël) ose =(baras) (3 pikë)
50,8……51,4; 5,06……5,6; 7,15……7,150
SUKSESE !
Testi përmbledhës Lënda : Matematikë Klasa VI - Tremujori I parë
Emri mbiemri ………………………………. Grupi B

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-16 17-26 27-35 36-44 45-52 53-59 60-66
1. Shkruaj dy numra natyrorë të tillë që ndryshesa e tyre të jetë 32; (2 pikë)

2. Duke bërë grupimet e përshtatshme , gjeni në rrugën më të shkurtër përfundimin : (8 pikë)


a) 34 + 16 – 6 – 14 =
b) 27 – 12 + 53 – 28 =
c) 58,7 + 14,9 – 19,7 =
d) 98,4 + 15,8 – 60,4 – 9,7 =
3. Në dyqanin e fruta-perimeve janë afishuar këto çmime : (3 pikë)
- Dardha 1,98 euro për kg.
- Bajame 2,99 euro për kg.
- Rrush 1,98 euro për kg.
- Pjeshkë 1,99 euro për kg.
Tonini bleu 1kg bajame dhe 2kg pjeshkë. Shitëses i dha 10 euro. Sa euro i ktheu shitësja atij ?

4. Për të blerë flamuj dhe mjete shkollore, u harxhuan 2980 lekë. Nga këto, 1500 lekë u harxhuan për të blerë mjete
shkollore. Gjithsej u blenë 8 flamuj. Gjeni çmimin e një flamuri. (4 pikë)

5. Gjeni numrin dushifror më të madh , i cili gjatë pjestimit me 9 jep mbetjen 5. (3 pikë)

6. Në vitrinën e një dyqani për fëmijë janë vendosur çmimet e artikujve : sandale 2000 lekë; bluza 1500 lekë dhe
triko 1800lekë. Të gjitha këto çmime janë ulur me 50%. Sonila bleu një palë sandale , një bluzë dhe dy triko. Sa
lekë shpenzoi Sonila ? (4 pikë)

7. Plotëso tabelën : (4 pikë)

Numri Dyfishi i tij


17
94
17,4
58,6

8. Këpucari mori tre kuti me gozhdë ; në secilën prej tyre kishte 320 gozhdë. Sa gozhdë mori gjithsej ai? (3 pikë)

9. Shpreh numrin 48 si prodhim dy faktorësh në të gjitha mënyrat e mundshme . (4 pikw)

10. Besa ka 28 kokrra arra, ndërsa vëllai i saj Titi ka 12 kokrra më pak.Sa kokrra arra kanë të dy së bashku ?(3 pikë)

11. Gjej shumën e numrit më të vogël pesëshifror me numrin më të madh treshifror . (3 pikë)

3
12. Krahasoni numrat : a) me 75% b) 0,75 me 73% (2
4
pikë)

13. Ani do të shpërndante dy shokëve 54 fletore. Ai do ti ndante në raportin 4:5.Sa fletore i dha Ani secilit?(5 pikë)

14. Gjej 120% të numrit 60. (3 pikë)

15. Plotëso tabelën : (6 pikë)

Numër dhjetor Numër thyesor Përqindje


0,6
84%
7
4

16. Thyesat e mëposhtëme fillimisht thjeshtoji dhe më pas shkruaji si numra të përzier. (6 pikë)
50 14 25
=…=… =…=… =…=…
6 4 10
17. Vendos shenjën >(më e madhe); <( më e vogël) ose =(baras) (3 pikë)
32,8……5,07; 5,11……5,110; 0,8 ……80

SUKSESE !

You might also like