You are on page 1of 3

1.

BASKETBOLLI
Basketbolli u krijua nga mësuesi i Edukimit Fizik, James Naismith, në vitin 1891
në Springfield, Massachusetts, si një mënyrë që studentët të qëndronin në formë
të mirë fizike gjatë dimrit në ambientet e mbyllura shkollore.
2. Ndeshja e parë zyrtare u luajt në gjimnazin YMCA në Albany, New York, më 20
janar 1892, me nëntë lojtarë për secilin ekip. Më pas, në vitet 1897-1898 ekipet u
benë me pesë lojtarë për secilin ekip, rregullat standarte që njohim edhe sot.
3. Sado e çuditshme të duket, basketbolli fillimisht luhej me top futbolli dhe kosha
druri me fund të mbyllur, dhe gjyqtarët duhej të merrnin topin sa herë që një
lojtar bënte kosh. Më vonë, në vitin 1900, u përdorën koshat me rrjetë dhe tabelat
e tyre, ashtu siç janë dhe ditët e sotme.
4. Në vitin 2006, gjatë një ndeshjeje basketbolli, lojtarit të Villanova, Allen Ray, i
doli syri jashtë zgavrës së kafkës nga një dëmtim. Fatmirësisht, doktorët e futën
syrin përsëri në vend dhe atij i’u rikthye shikimi.
5. Rekordin për pezullimin më të gjatë në NBA e mban Ron Artest, një lojtar i
Indiana Pacers. Gjatë përleshjes në vitin 2004, në ndeshjen midis Pistons kunër
Pacers, ai gjuajti me grushta tifozët, sepse një tifoz i hodhi atij një filxhan. Ai u
pezullua për 73 ndeshje, si dhe 13 ndeshje playoff-i. Gjithashtu, atij i’u mbajtën 7
milion dollarë nga rroga.
6. Në sezonin e viteve 2010–2011, ekipi Cleveland Cavaliers vendosi një rekord në
kampionat duke humbur 26 ndeshje basketbolli radhazi.
7. Ndeshja e NBA-së, All-Star (yjet e basketbollit) që u luajt në Cowboys Stadium,
vendosi rekordin për ndeshjen më të ndjekur të basketbollit ndonjëherë, me një
audiencë prej 108 mijë e 713 spektatorësh.
8. Lojtari i NBA-së, Tom Meschery, kur ishte fëmijë, kaloi gjashtë vjet në një kamp
përqendrimi japonez pranë Tokios gjatë Luftës së Dytë Botërore.
9. Një lojtar mesatar i NBA-së peshon 100 kilogram dhe harxhon rreth 760 kalori
gjatë një ndeshje 48-minutëshe.
10. Në asnjë sport tjetër nuk ka më shumë dëmtime fizike sesa në basketboll, dhe
dëmtimi më i zakonshëm në basketboll është ndrydhja e kaviljes. Sidoqoftë, ajo
që i bën lojtarët të mos marrin pjesë në shumë ndeshje është dëmtimi i gjurit.

Lexo gjithashtu: 20 kuriozitete rreth Formula 1

Le të ndjekim disa kuriozitete rreth basketbollit të lojtarëve.


11. Lojtarët e NBA-së përshkrojnë deri në 7 kilometra gjatë një ndeshjeje basketbolli.
12. Rekordin e pikëshënuesit më të mirë e mban Kareem Abdul-Jabbar. Ai luajti 20
sezone në NBA, duke shënuar 38 mijë e 387 pikë.
13. Rekordin e pikëshënuesit më të mirë të 3-pikëshit në historinë e NBA-së e mban
Ray Allen. Ai ka bërë 2 mijë e 973 gjuajte topi 3-pikësh.
14. Pantallonat e shkurtra të basketbollit ishin të shkurtra deri në vitin 1984, deri kur
Michael Jordan kërkoi që ato të ishin më të gjata.
15. Një lojtar mesatar i basketbollit mund të kërcejë deri në 71
centimetra nga toka.
16. Nga viti 2010 e deri sot, uniformat e basketbollit janë 30% më të lehta se në vitet
e mëparshme dhe thahen dy herë më shpejt se ato të mëparshmet.
17. Atletja më e shitur e basketbollit, e të gjitha kohërave, është Air Jordan e Michael
Jordan. Në fillim ato u ndaluan nga NBA-ja dhe Michael Jordan u gjobit për
veshjen e tyre. Ai vazhdonte t’i vishte ato dhe thjesht paguante gjobën e çdo loje.
Më pas, NBA-ja hodhi poshtë rregullin përfundimisht
18. Lojtari profesionist i basketbollit më i gjatë në botë është Paul Sturgess. Ai është i
gjatë 2 metër e 32 centimetër dhe peshon 147 kilogram.
19. Rasheed Abdul Wallace mban rekordin e NBA-së për faulle teknike me 317 të
tilla.
20. Lojtari më i ri në moshë që ka luajtur si profesionist në NBA është Kobe Bryant.
Ai ishte vetëm 18 vjeç në ndeshjen e tij të parë si profesionist.
PUNOI MELISSA DRIZA

You might also like