You are on page 1of 189

Prof.

Enver Tahiraj

VOLEJBOLL
(TEKNIKA ME METODIKË)

VOLEJBOLLI NË RËRË

Federata e Volejbollit të Kosovës


Rr. Agim Ramadani, Shtëpia e Sportit.

Prishtinë, 2011

1
Recensor profesional: Prof. Dr. sci. Enver Gjinolli

Sygjerime profesionale:
Prof. Nijazi Ukshini
Xhevat Buqani
Fejzullah Ademi Sekretar i FVK-së
Avdyl Lipoveci
Mr. Abedin Ibrahimi

Realizimi kompjuterik dhe kopertina:


Fatlum Grajçevci

Lektura:
Hava Krasniqi
Avdyl Lipoveci

Falënderim!
Falënderojmë Departamentin e Sportit për
mbështetjen në shtypin dhe përpunimin e këtij
libri, i cili do të jetë në disponim për trajnerë,
arsimtarë, studentë dhe të gjithë të interesuarit
të tjerë për sportin e Volejbollit.
MINISTRIA
E SPORTIT Federata e Volejbollit të Kosovës

Shtypur në shtypshkronjën “PRINTING PRESS”, Prishtinë


500 kopje

2
PËRMBAJTJA
1. HYRJE................................................................................................ 5
1.1. HISTORIA E VOLEJBOLLIT.................................................................. 6
1.2. KARAKTERISTIKAT DHE LOJA E VOLEJBOLLIT ......................................... 9
1.3. TEKNIKA ............................................................................... 13
2. QËNDRIMET NË VOLEJBOLL ..................................................... 14
2.1. QËNDRIM ET THEM ELORE.............................................................. 15
2.2. ZHVENDOSJET NË LOJË ..................................................... 20
3. PASIMI I TOPIT NGA LARTË........................................................ 24
3.1. PASIMI I TOPIT PARA-LARTË ME GISHTËRINJ.................... 27
3.2. PASIMI I TOPIT PARA-LARTË ME NJË DORË ME
GISHTËRINJ ........................................................................ 36
3.3. PASIMI I TOPIT ANASH ME GISHTËRINJ............................. 37
3.4. PASIMI I TOPIT MBRAPA KOKËS ME GISHTËRINJ .......... 37
3.5. PASIMI I TOPIT NË KËRCIM ME GISHTËRINJ ...................... 43
3.6. PASIMI I TOPIT ME RËNIE MBRAPA ME GISHTËRINJË.......46
3.7. PASIMI I TOPIT ME RËNIE ANASH ME GISHTËRINJË..........48
4. PASIMI DHE DËBIMI I TOPIT ME ÇEKAN ................................... 50
4.1. PASIMI I TOPIT ME ÇEKAN PARA TRUPIT DHE ANASH .... 54
4.2 . DËBIMI I TOPIT ME ÇEKAN NGA LART ME NJË DORË
(GRUSHT) DHE ME DY DUAR ........................................... 57
4.3. DËBIMI I TOPIT ME RËNIE ANASH DHE ME RËNIE MBI
SUPE (KAPËRDIMJE).......................................................... 58
4.4. DËBIMI I TOPIT NË RRËSHQITJE PARA ME GJOKS
(PLLONZHON) ................................................................... 62
4.5. DËBIMI (SHPËTIMI) I TOPIT ME PJESEN E SIPËRME TË
SHUPLAKËS ME RRËSHQITJE NGA POSHTË, ME TËRË
TRUPIN (NË KONTAKT SHUPLAKË-DYSHEME-TOP) ......... 64

3
PËRMBAJTJA

5. SHËRBIMET .................................................................................. 68
5.1. SHËRBIMET NGA POSHTË ................................................... 70
5.1.1 SHËRBIMI NGA POSHTË BALLOR - FRONTAL ............. 72
5.1.2 SHËRBIMI NGA POSHTË ANASH - ANËSOR .............. 74
5.2 SHËRBIMET NGA LART ......................................................... 78
5.2.1 SHËRBIMI TENIS ............................................................ 77
5.2.2 SHËRBIMI HARKOR ....................................................... 78
5.2.3 SHËRBIMI VALËVITËS ................................................... 80
5.2.4 SHËRBIMI ME KËRCIM ................................................. 84
6. PRANIMI I SHËRBIMIT - GJUAJTJES ........................................... 90
7. NGRITJA E TOPIT ...................................................................... 104
8. GJUAJTJA ................................................................................. 121
9. BLLOKU...................................................................................... 143
10. VOLEJBOLLI NË RËRË............................................................. 159
10.1. HISTORIKU I VOLEJBOLLIT NË RËRË GJATË VITEVE ...... 166
10.2. ELEMENTET TEKNIKE TË VOLEJBOLLIT NË RËRË............. 167
10.2.1 SHËRBIMI .................................................................. 164
10.2.2 NGRITJA................................................................... 165
10.2.3 SULMI – GJUAJTJA.................................................. 168
10.2.4 BLLOKU..................................................................... 170
10.2.5 PRANIMI I TOPIT....................................................... 175
10.2.6 MBROJTJA E FUSHËS............................................... 178
SYGJERIME PËR TRAJNER – ARSIMTAR .....................................183
11. LITERATURA............................................................................. 188

4
1. H Y R J E
Përvoja e volejbollit zgjatë më shumë se një shekull, ky sport
është bashkëkohor dhe specifik. Në lojën e volejbollit janë të
ngërthyera dy disiplina atraktive, volejbolli dhe volejbolli në rërë.
Volejbollin e përcjellin edhe ndryshimet të cilat kanë ndikuar në
ndryshimin e teknikës së lojës, e me këtë, kjo lojë gjithnjë është
avancuar në aspektin e perfeksionimit të lëvizjeve të këtij sporti.
Në hapësirën e aftësive motorike dhe funksionale vërejmë
intensifikimin e lojës e cila gjithnjë e më shumë, kërkon përgatitje
më të madhe anaerobiko-aerobike të lojtarëve dhe rritje të aftësive
motorike.
Nëse përqendrohemi në zhvillimin e volejbollit bashkëkohor,
vërejmë se si gjithnjë e më shumë dominon shpejtësia e aksionit
dhe reaksionit. Kjo dinamikë e lojës është krijuar me
perfeksionimin e elementeve teknike të lojës së volejbollit si:
shërbimet, pranimet, gjuajtjet, bllokimet, ngritjet, etj. Duke pasur
parasysh në këtë, duhet kushtuar kujdes të posaçëm mësimit të
drejtë të elementeve teknike të volejbollit sidomos në kohën kur të
interesuarit fillojnë të merren me këtë sport. Mësimi i elementeve
teknike duhet të vazhdoj për ta arritur fazën e perfeksionimit.
Me dëshirën që kualiteti ynë në sportet kolektive do të gjej
shtegun për depërtime kulmore në sportin e volejbollit, mendoj se
ky tekst është një kontribut shumë modest në këtë rrugë dhe u
dedikohet arsimtarëve, trajnerëve të volejbollit, lojtarëve, nxënësve
dhe të interesuarve tjerë.
Në këtë tekst jam munduar ta bëj një përmbledhje sa më të
mirë të elementeve të rëndësishme të këtij sporti, por jam i
vetëdijshëm që mund të ketë edhe lëshime të cilat jam munduar t’i
minimizoj.

5
1.1. HISTORIA E VOLEJBOLLIT
Vet loja e volejbollit, është me origjinë nga Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, kjo lojë ka një popullaritet të madh në botë, duke u
radhitur pas futbollit dhe basketbollit në grupin e sporteve më të
preferuara. Afër 50 milion amerikan dhe mbi 800 milion lojtar, në
mbarë botën luajnë volejboll, së paku një herë në javë.
Në vitin 1895, William G. Morgan, si trajner i YMCA (grupi i të
rinjëve katolik) në Holyoke Mass, vendosi të kombinoj elemente
nga basketbolli, bejsbolli, hendbolli dhe tenisi, me qëllim që një
sport (lojë), të jetë për klasat e të pasurve apo ata që merren me
punë të mëdha (biznesmenë), në te cilën nuk do të kishte kontakte
fizike mes lojtarëve sesa në basketboll e sporte tjera. Ky formoi
lojën e volejbollit, duke e marrë rrjetën nga sporti i tenisit dhe duke
e ngritur në lartësi të (mbi) një njeriu me gjatësi mesatare.

Foto 1 - William G. Morgan


Gjatë paraqitjes së lojës, (Morganit) iu bë më dije se, lojtarët që
po luanin po e gjuanin (voley) topin, herë në njërën anë e herë në
anën tjetër të rrjetës, dhe për këtë, arsye termi ”Volejboll”, do të
ishte termi më i përshtatshëm për emërtimin e lojës.

6
Foto 2 – YMCA – Ndërtesa në Holyoke në të cilën William G.Morgan ka krijuar
sportin e volejbollit.
1895: William G. Morgan formoi sportin (lojën) e volejbollit.
Më 7 qershor të vitit 1896, në
“Springfield College”, u mbajt loja
e parë e Volejbollit.
1900: U dizajnua (punua) një top special
për këtë sport.
1916: Në Filipine, u paraqit gjuajtja
ofensive në një lartësi (ngritja-
pasimi) që tjetri ta godas (gjuan).
1917: Loja ndërroi nga 21 në 15 pikë.
Foto 3 – Ekipi i parë (Holyoke
1922: U mbajtën garat e para të YMCA në YMCA).
Brooklyn NY, ku morën pjesë 27
ekipe nga 11 shtete.
1928: U bë e qartë se garat (kampionatet) dhe rregullat, ishin të
nevojshme për lojën e volejbollit.
1934: U bë pranimi dhe njohja e gjyqtarëve nacional të volejbollit.
1937: Në marrëveshjen me AAU në Boston, u vendos që grupi
volejbollistik i SHBA-ve të njihej si Kryesi Nacionale në SHBA.
1947: U formua Federata Ndërkombëtare e Volejbollit
(FIVB).
1949: U mbajt kampionati nacional botëror në Pragë,
7
Çekosllovaki.
1964: Volejbolli u paraqit në Lojërat Olimpike të mbajtura në Tokio.
1983: U formua grupi i profesionistëve të volejbollit (AVP).
1986: U formua grupi i profesionisteve (femrave), të volejbollit
(WAVP).
1990: U formua liga botërore.
1995: Shënohet 100 vjetori i volejbollit.
1998: Pas testimeve të shumta të ngjyrave të topit, FIVB-ja në
lojërat botërore në Japoni, u paraqit për herë të parë me
dizajn të ri të topit me ngjyrë të verdhë, të kaltër dhe të
bardhë, si lloj shiritash trengjyrësh.
2000: Rregullorja e re hyri në fuqi e
pikëve në volejboll, që pas çdo
gabimi apo fitim pike ka fitim
pikësh për ekipin kundërshtar, e jo
ndërrime siç ishte më parë. Loja
luhet me tre sete të fituara nga 25
pikë për set, (me kusht që diferenca
të jetë prej dy pikash e larguar),
kurse më së shumti loja mund të
zgjasë deri në pesë sete, nëse është
rezultati 2-2. Seti i pestë që Foto 5 – Ekipi i SHBA në
Lojërat Olimpike më 1964.
përcakton fituesin, luhet deri në 15
pikë, kurse në rast të barazimit, duhen dy pikë diferencë për
të fituar.
FIVB-ja në Lojërat Olimpike në Sidney në vitin 2000, inkuadron
lojtarin e mbrojtjes të quajtur “Libero”, që njihet si lojtar me veshje
të kundërt nga bashkëlojtarët e vet, e që ishte në Rregulloren e re,
po në këtë vit.1

1
WWW.FIVB.com.
8
1. 2 . LOJA E VOLEJBOLLIT
Volejbolli si sport i ri, bën pjesë në sportet më të preferuara
(shfrytëzuara). Kjo lojë përfshinë lëvizje të shpejta nga të gjitha
anët siç janë: kërcimet, ngritjet-pasimet, pranimet, gjuajtjet,
bllokimet, mbrojtjet e ndryshme si me rrokullisjet e me reaksione të
shpejta dhe situata të ndryshme etj. Për shkak të hapësirës së
kufizuar për lojë, të gjithë lojtarët gjatë tërë kohës së lojës veprojnë
në çdo aksion, e posaçërisht në mbrojtje.
Këtë lojë atraktive e bëjnë kërcimet, pranimet, pasimet e sakta,
gjuajtjet e fuqishme e të papritura, bllokimet efikase dhe e rendisin
atë në një lojë, nëse mund të thuhet me përmasa gjeometrike, si me
lëvizje të koordinuara dhe të sakta.
Karakteristikë e këtij sporti, janë kalimet e topit prej një ane në
anën tjetër të fushës sulmet e ndryshme dhe shërbimet. Pastaj në
këtë lojë ka edhe bashkëpunim të lojtarëve në mes veti, duke i
koordinuar nga tri kontakte me topin (ose katër në rast bllokimi në
ajër nga gjuajtja kundërshtare), derisa ndonjë ekip të mos ketë
gabuar me topin (skema 1 dhe 2).2

MP – majtaku para
QP – qendra para
DP – djathtaku para
MM – majtaku mbrapa
QM – qendra mbrapa
DM – djathtaku mbrapa
Skema 1 - Pozicionet në fushë Skema 2 – Zhvillimi i lojës, ekipi (A) me
sipas emërtimit. ekipin (B).

2
Selingers, Ariel - Power Voleyball, California, USA, 1985.
9
Çdo lojtar duhet të jetë në pozicion të mirë, i koncentruar dhe i
përgatitur shumë mirë, kur dihet që një top me një shpejtësi thuaja
mbi 100 km/h, duhet të perceptohet mirë se ku mund të sulmohet
nga kundërshtari dhe si mund të pritet (pranohet) ai top.
Volejbolli përmban elemente teknike, taktike, ndërrime, rënie,
pasime para dhe mbrapa, anash nga të dy anët, pranime nga më të
ndryshmet si: ato “plonzhone” më të ndërlikuarat, kapërdimje të
ndryshme, zënie të topave, bllokime, gjuajtje mashtruese e të
fuqishme e të shpejta. Pjesë e lojës gjithashtu, janë kërcimet e
shumta eksplozive, ku lartësia maksimale për goditje të topit
mund të arrijë mbi 370 cm (kërcime me dy këmbë me vrull) apo
nga vendi mbi 350 cm (bllokime) te meshkujt.
Kjo lojë me dimensionet e fushës tregon mjaft për natyrën e
lojës, duke e bërë atë lojë të “reaksionit”. Ndryshimet e shpejta dhe
të papritura të drejtimit të topit, po ashtu kërkojnë lëvizje racionale
të trupit, në mënyrë që të mund të reagojmë në distancë të
shkurtër. Marrëdhëniet ndërmjet dimensioneve të fushës, numrit
të lojtarëve dhe lartësisë së rrjetës, janë të lidhura drejtpërdrejtë me
zgjedhjen e lojtarëve, specifikën e ushtrimeve, mekanikën e
lëvizjeve dhe strategjinë e lojës.

Fusha e volejbollit
Dimensionet e fushës së volejbollit janë: 9  18 m. Këto (masa)
janë marrë prej anëve të jashtme të vijave, të cilat e kufizojnë
fushën. Vija e mesit e ndanë fushën në dy gjysmëfusha të njëjta të
madhësisë 9  9 m, ku mbi këtë vijë, është e vendosur edhe rrjeta.
Prej dy gjysmëfushave secila, është e ndarë në dy pjesë jo të
barabarta, kjo është – zona e parme (para) dhe e pasme (mbrapa),
pra, këtë me vijën e sulmit, e cila gjendet 3 m nga vija e mesit dhe
mbrojtjes 6 m. Vijat të shërbimit (dy nga anash), secila 15 cm e
gjatë që ndahen nga anash fushës (në vijën fundore), paraqesin
zonën e shërbimit prapa (përtej) këndit të djathtë të fushës. Të
gjitha vijat e fushës, janë të gjerësisë 5 cm, më së paku 3 m hapësirë
e lirë duhet ta rrethojë fushën, kurse lartësia në sallë, nuk duhet të
jetë më e vogël se 7 m.

10
Fushën e ndanë rrjeta në dy gjysmëfusha dhe është e ngritur në
lartësi 243 cm për meshkuj senior dhe 224 cm për femrat seniore,
kurse gjerësinë e ka 1 m dhe gjatësin rreth 9.5 m. Ndërtimi i rrjetës
është prej katrorëve të konopit me madhësi dhe gjerësi nga 10 cm
dhe është e përforcuar për dy shtylla, të vendosura në dysheme
rreth 50 cm jashtë vijave të fushës. Ndërsa, shtyllat janë të
mbështjellur me sfungjer, që shërbejnë për mos lëndimin e
lojtarëve. Rrjeta duhet të jetë e përforcuar në rrafshin horizontal,
dhe e ndihmojnë litarët prej metali, të vendosur në dy skajet e
rrjetës, të mbështjellur me shirita të gjerësisë 7 cm, në pjesën e
sipërme dhe 5 cm, në pjesën e poshtme. Mbi rrjetë janë të
vendosura 2 të ashtuquajtura antena, që janë të futura në të
ashtuquajtura “xhepa” të rrjetës dhe janë të gjata 180 cm (80 cm
mbi rrjetë dhe 1 m të futura në “xhepa” të rrjetës). Distanca
ndërmjet dy antenave është 9 m (e njëjtë si e fushës). Në pjesën e
poshtme është edhe vija që përcaktohet mes sulmit dhe mbrojtës
nga anash, gjatësia është 180 cm dhe e ndarë në pjesë 15 cm.

FUSHA E VOLEJBOLLIT

11
Fillimi i lojës, fillon me shërbim nga vija fundore e 9 m, nga
lojtari i djathtë ose nga pozicioni nr. 1, i cili e hedh topin për të
shërbyer në anën e kundërshtarit (diag. 1).3

Diagrami 1 – a) pozicionet e lojtarëve (Pozicionet 4, 3, 2 janë të vijës


së parë, ndërsa pozicionet 5, 6, 1 janë të vijës së dytë) dhe
b) ndërrimet e lojtarëve (në kahe të akrepave të orës).

Topi përbëhet nga lëkura dhe ka diametër 65-67 cm, pesha e të


cilit është 260-280 gram, kurse shtypja e ajrit është 0.30-0.325
kg/cm (katrorë). Pamja e jashtme e topit është trengjyrëshe: e
kaltër, verdhë, bardhë te topi “MIKASA” që përdoret më shpesh
në lojëra. Po ashtu ka edhe lloje të tjerë të topave si “GALA”,
“MOLTEN” etj. 4

3
Selingers, Ariel - Power Voleyball, California, USA, 1985.
4
FVK, Rregullat Zyrtare të Volejbollit, Prishtinë, 2004.
12
1.3. TEKNIKA
Si çdo sport tjetër ashtu edhe volejbolli posedon teknikat e veta
të elementeve të saja. Teknikat janë mënyra më efektive për të
realizuar atë element teknik.
Me fjalën teknikë, kuptojmë lidhshmërinë e lëvizjeve në
mënyrë racionale, me qëllim të realizimit të objektivave, të cilat
parashtrohen (gjatë lojës) në fushë, me shpenzim sa më të vogël të
energjisë në kushte normale të lojës. Çdo lëvizje e tepërt, ndikon në
shpenzimin më të madh të energjisë, kështu që lëvizjet e tepërta
duhet të eliminohen gjatë mësimit të teknikës së elementeve
teknike të volejbollit.
Elementet e teknikës, kanë formë të veçantë të lëvizjeve, pra
dallohen për kah mënyra e ekzekutimit.
Loja e volejbollit ka elementet teknike të saj si: shërbimi,
pranimi, ngritja, pasimi, dëbimi, gjuajtja, bllokimi etj.
Secili element teknik realizohet në tri faza:
- faza e parë - përgatitore, që përbëhet nga qëndrimi dhe
vendosja adekuate për ekzekutimin sa më të mirë të
elementit teknik.
- faza e dytë, që është ajo e ekzekutimit dhe përfshinë
sinkronizimin e të gjitha lëvizjeve të trupit gjatë veprimit
me top.
- faza e tretë, apo përfundimtare e kryerjes së elementit
teknik, që përfshinë lëvizjet e paraqitura pas veprimit me
top.5
Këto faza kanë rëndësi të madhe në lojë, kështu që secila fazë
duhet të përvetësohet shumë mirë me ushtrime në procesin e
stërvitjes – mësimit.
Përsosja e këtyre elementeve teknike ka një rol me rëndësi në
lojën e volejbollit dhe i jep një pamje të një sporti me përmasa
gjeometrike, dinamike, elegante dhe mjaftë interesante.

5
Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 21.
13
2. QËNDRIMET NË VOLEJBOLL

Qëndrimet janë pikënisje (pozita) të veprimeve të mëtutjeshme


si në mbrojtje ashtu edhe në sulm në cilëndo sport ashtu edhe në
lojën e volejbollit..
Si pasimet, shërbimet, bllokimet, gjuajtjet, pranimet, rëniet,
ngritjet etj., janë veprime për të cilat duhet të kemi qëndrime të
caktuara, në mënyrë që më lehtë të aplikohen elementet teknike
dhe taktike. Për çdo element teknik kërkohet edhe qëndrimi
adekuat, i përshtatshëm, funksional dhe racional, në mënyrë që sa
më shpejt të inkuadrohemi në situata të ndryshme gjatë lojës.
Në volejboll, qëndrimet ndryshojnë varësisht nga situatat gjatë
lojës që mund të paraqiten, e këto qëndrime janë të nevojshme, për
arsye se më lehtë do ti qasemi veprimeve të mëtutjeshme.
Në lojë lojtari, duhet të ketë qëndrim sa më ekonomik (jo me
sforcime të tepërta), në mënyrë që të shpenzojë sa më pakë energji
dhe të mos krijojë lodhje, por gjatë lojës të kemi reagim sa më
adekuat.

14
O gaz

Që të kemi stabilitet sa më të mirë apo më të përshtatshme,


sipërfaqja e mbështetjes duhet të jetë e madhe dhe lartësia e pikës
së peshës të lojtarit në marrëdhënie me dyshemenë, duhet të jetë sa
më e vogël. Për lëvizje të shpejta në fushë, rëndësi të madhe ka
edhe pozicionimi optimal, në mënyrë që të kemi hyrje të mirë në
top.

2.1. QËNDRIMET BAZË-THEMELORE

Qëndrimet themelore në volejboll, i përcakton vendosja e


shputave dhe në bazë të pozitës së tyre ndahen në:
 Qëndrimin paralel, dhe
 Qëndrimin diagonal (fig.1)6

Qëndrimi paralel Qëndrimi diagonal


Figura 1 – Qëndrimet themelore

Të gjitha këto qëndrime elementare, mund të kombinohen dhe


të aplikohen, sipas nevojës që kërkohet gjatë lojës në situata të
ndryshme. Qëndrimi në volejboll, është se (pozita e trupit)
qëndrimi i peshës së trupit duhet të (pozicionohet) jetë para në
gishtërinjtë të këmbëve, ku kjo pozitë e trupit ja jep një gatishmëri
(shpejtësi të reagimit) më dinamike lojtarit (nxënësit).

6
Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 15.
15
Figura 2 – Pozita e trupit gjatë qëndrimit paralel

Qëndrimi paralel kërkon mbështetje të shputave në një vijë


paralele, ndërsa te qëndrimi diagonal, duhet që shputat të jenë të
vendosura në një vijë diagonale, njëra shputë qëndron para, tjetra
prapa (fig. 3).7

Figura 3 – Qëndrimi diagonal me vendosje të shputave anash – jashtë


(A), dhe paralel i shputave para (B).
Qëndrimi paralel me vendosje të shputave anash – jashtë në
drejtim të rrafshit frontal, nuk preferohet, sepse lëvizjet para-
mbrapa të cilat bëhen gjatë lojës, humbin efektin racional.

7
Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 16.
16
Qëndrimi paralel i shputave, është më stabil (racional) dhe në
mënyrë shumë më të lehtë, mundëson lëvizje në drejtim të
dëshiruar. Edhe pse është më stabile, distanca e shputave gjatë
qëndrimit, nuk preferohet të jetë shumë e gjerë, sepse vështirësohet
lëvizshmëria dhe reagimi i lojtarit, për këtë edhe duhet të kemi
vendosje të shputave në distancë optimale.
Qëndrimet statike në lojën e volejbollit janë të shpeshta (gjatë
pranimit të shërbimeve, ekzekutimit të shërbimeve, etj.). Ato nuk
preferohen, sepse shpenzojnë energji më tepër, në ato momente
duhet shfrytëzuar kohën e lirë për çlodhje të trupit të lojtarit, si në
aspektin fizik ashtu edhe psikik, për ta kthyer forcën për lojë më
efikase.
Në volejbollin bashkëkohor, lojtarët janë më dinamik, të
lëvizshëm, të fuqishëm, duke ekzekutuar shërbimet me kërcime,
pastaj bllokime të ndryshme, gjuajtje efikase, dhe të gjitha këto
elemente teknike, pikënisjen e tyre e kanë nga qëndrimet.
Gjatë vendosjes në qëndrimet themelore, trupi i lojtarit (raporti
ndërmjet lartësisë së qendrës së rëndimit dhe dyshemesë), mund të
jetë i pozicionuar në:
 pozitë të lartë,
 pozitë të mesme, dhe
 pozitë të ulët.
Konform me situatën e lojës dhe elementeve teknike që i
aplikojnë qëndrimet, pozicionimi i lojtarit mund të jetë si në fig. 4.

Figura 4 – Pozitat e lojtarëve gjatë qëndrimit

17
POZITA E LARTË – vet fjala tregon që pozita e lojtarit është e
lart, këmbët në nyjën e gjunjëve, janë pak të thyera, për këtë,
qendra e rëndimit është e lartë, duart janë lehtë të lakuara para
gjunjëve. Kjo pozitë përdoret në rastet kur topi ka fluturim të lartë.

POZITA E MESME – si qëndrim bazë dhe funksional gjatë


lojës së volejbollit. Këmbët janë të hapura sa gjerësia e shpatullave,
të thyera lehtësisht në nyjat e gjunjëve, me njërën apo me këmbën
tjetër, pak më para ose në një vijë me njëra-tjetrën, sipas vendit e
veprimit që duhet të kryejë lojtari. Trupi gjendet i përkulur lehtë
para, krahët mbahen të lakuar në nyejt e bërrylave me duar-kah
para dhe qendra e përgjithshme e rëndimit synon para, kurse
shikimi është para-lart.

POZITA E ULËT – këmbët janë të lakuara shumë në nyjën e


gjunjëve, po ashtu edhe duart janë më të zgjeruara para nga anash
dhe të gatshme për pranim. Qendra e rëndimit është në të dy
këmbët (kur ato janë paralel) ose në këmbën e prapme (kur ato janë
të vendosura njëra para dhe tjetra prapa). Pozita e ulët aplikohet
kur topi ka trajektore të ulët, apo kur shërbimi është i shpejtë, ose
edhe kur pasohet me rënie etj.
Lojtari (nxënësi), duhet të jetë aktivë për top, në një interval
kohe të shkurtër dhe që duhet të ndryshojë peshën e rëndimit prej
këmbës në këmbë (mos të vjen deri te kryqëzimi i këmbëve), në
mënyrë që të ketë një reagim më të efektshëm, për të qenë më i
përqendruar gjatë mbrojtjes apo sulmit.

USHTRIME PËR QËNDRIME VOLEJBOLLISTIKE


1. Nxënësit (lojtarët) rreshtohen në dy ose më shumë rreshta në
fushë. Nga qëndrimi statik, marrin pozicionin e mesëm, duke
siguruar vetëm vendosjen e këmbëve dhe mënyrën e
shpërndarjes së rëndimit. Ky ushtrim përsëritet disa herë me
sinjale vizuale dhe akustike.

18
2. Nxënësit rreshtohen në rreshta, në kolona ose në rrathë. Bëhet
vetëm vendosja e pozicionit të krahëve, me duar para ballit, të
thyera në bërryl. Ushtrimi përsëritet disa herë.
3. Vendosen si më lartë, (lojtarët apo nxënësit) merret qëndrim
volejbollisti me pjesëmarrjen e këmbëve, trupit dhe krahëve.
4. Nga pozita e mesme, nxënësit-lojtarët fillojnë lëvizjen nga
qëndrimi statik, duke ekzekutuar lëvizje-kahe të ndryshme.
Ushtrimi përsëritet disa herë me shenjë.
5. Prej qëndrimit volejbollisti, bëjmë disa hapa para-mbrapa apo
anash dhe prapë kthehemi në qëndrim të njëjtë.
6. Nxënësit-lojtarët ecin apo vrapojnë dhe me sinjal marrin
qëndrim themelor, duke u kthyer për 90º, 180º (shkallë).
7. Marrja e qëndrimit pas kërcimit lartë (nga vendi dhe në lëvizje),
duke pas kontroll dhe stabilitet të peshës së rëndimit.
8. Rreshtohen në formacion të caktuar dhe nga lëvizja (ecja apo
vrapimi), kalojnë në pozicionin e volejbollistit me kthime:
mbrapa, majtas dhe djathtas, sipas sinjaleve të dhëna.
9. Nxënësit ecin në kolonë rreth fushës dhe kalojnë në gjendje të
lëvizshme. Me sinjal të shpejtë, marrin pozicion (të ulët, të
mesëm dhe të lartë), por në lëvizje. Lëvizjet në fushë përsëriten
në të njëjtat mënyra e në formacione të ndryshme, ato realizohen
si nga qëndrimi statik ashtu edhe nga lëvizja.

GABIMET
Shputat e vendosura shumë gjerë.
Shputat e vendosura shumë afër.
Pjesa e trupit kur është shumë prapa e theksuar.
Shtangimi tepërt i trupit.
Kryqëzimi i këmbëve.
Qëndrimi i trupi ne shputa te pasme.

19
2.2 ZHVENDOSJET DHE LËVIZJET NË LOJË
Ndërrimi i vendit nga vendi ku ishte dhe me këtë lojtari e beri
me lëvizje mund ta quajmë zhvendosje, në volejboll, këto janë
elemente teknike që kanë fjalën kryesore në fushë. Zhvillimi dhe
përsosja e teknikave të sulmit, në lojë kanë kushtëzuar që
zhvendosjet të jenë në avancim për mbrojtjen e fushës.
Duke pasur për bazë parametrat e shpejtësisë së topit (mbi 100
km/orë), që këto bëhen me anë të shërbimeve me kërcim dhe
gjuajtjeve nga vija e parë dhe e dytë, si dhe kohën e shkurtër, të
cilën kalon topi prej momentit të shërbimit-gjuajtjes e deri në
kontaktin me lojtarin, zhvendosja e lojtarit duhet të bëhet shpejtë.
Në momentin kur topi goditet më afër rrjetës, ai lëvizë me shpejtësi
edhe më të madhe kur dihet se momenti i reagimit të zhvendosjes
duhet të jetë me një shpejtësi tepër të madhe. Kështu që,
perceptimi i lëvizjes së topit, është element kyç, i cili mundëson
apo imponon zhvendosje dhe reagim adekuat.
Në lojë, topat të cilët vijnë nga ekipi kundërshtar, janë mjaftë
befasues dhe varësisht nga fluturimi dhe shpejtësia e lëvizjes së
tyre, çoftë të shkurtë apo të gjatë, duhet të bëjmë reagimin,
zhvendosje me një hap apo zhvendosje me më shumë hapa. Kjo
zhvendosje duhet të bëhet para arritjes së topit, në mënyrë që të
kemi sukses dhe t’i japim topit drejtimin e dëshiruar.
Dinamika e lojës e gjatë, tërë kohës dikton në një masë lëvizjet
(zhvendosjet) në fushë, të cilat janë të shumta si në mbrojtje ashtu
edhe në sulm.
Gjatë lojës zhvendosjet, bëhen në kahe të ndryshme si: para-
mbrapa dhe anash majtas-djathtas, po ashtu edhe në kënde të
ndryshme të këtyre drejtimeve.
Në lojën e volejbollit, lojtarët janë në lëvizje të pandërprerë dhe
në qëndrim të caktuar sipas situatave të shpejta e të befasishme që
krijohen.
Si pozicionimi edhe lëvizjet në volejboll, janë të lidhura njëra
me tjetrën teknikisht me bashkërendimin e drejtë të tyre, kështu që
realizojnë një nivel të lartë cilësor të veprimeve të lojtarëve.
Në fushë lëvizjet e lojtarëve, bëhen në pozitë të ulur apo në
pozitë të sprintit, për të pasur efektëshmëri.

20
Gjatë lëvizjeve të lojtarëve, paraqiten tri faza:
 faza përgatitore ose e nisjes,
 faza e veprimit (ekzekutimit), dhe
 faza e kryerjes (përfundimit).
Zhvendosjet-lëvizjet mund të ekzekutohen:
- me hap,
- me disa hapa,
- me hapa të kryqëzuar,
- me kërcim rrëshqitës dhe,
- zhvendosja-lëvizja me vrapim.

Kinogrami 1 – Lidhje hapash me rrotullim dhe hap para e zhvendosjes së


lojtarit 8
ZHVENDOSJA-LËVIZJA ME HAP - aplikohet në të gjitha
anët: para, mbrapa dhe anash. Kjo zhvendosje apo lëvizje
aplikohet në të gjitha situatat e lojës, kur topi vjen afër lojtarit dhe
me lëvizje para, mbrapa apo anash. Zhvendosjet me një hap,
kryhen në këmbën që është vendosur para, ndërsa këmba e parë e
ruan qëndrimin volejbollistik.
ZHVENDOSJA-LËVIZJA ME DISA HAPA – kryhet para,
prapa dhe anash. Zhvendosja fillon me këmbën që është prapa kur
lëvizim para dhe në të kundërtën. Kemi situata të tilla të lojës, kur
topin nuk mund ta mbërrijmë me zhvendosje me një hap e këtë e
bëjmë me disa hapa të njëpasnjëshëm.

8
FSHV, Stërvitja e Mbrojtjes, Tiranë, 1991, f 110.
21
ZHVENDOSJA-LËVIZJA ME HAPA TË KRYQËZUAR -
zhvendosja bëhet me hapa të kryqëzuar vetëm anash. Lëvizja fillon
me këmbën e kundërt nga vjen topi, përdoret për të pranuar apo
bllokuar topin në distancë disa metra. Ka situata të lojës kur nuk
kemi kohë të kthehemi në drejtim të topit e pastaj fillojmë lëvizjen
me hapa, por këtë zhvendosje e përdorim me hapa të kryqëzuar,
me të cilën mund të arrijmë më shumë, si p.sh. në bllok, pranim,
hyrje nën top etj.
ZHVENDOSJA-LËVIZJA ME KËRCIM - veprohet me një
kërcim-shkëputje me të dy këmbët apo edhe me një këmbë
varësisht situatës. Kjo bëhet nga lëvizja dhe nga vendi, ku lartësia e
kërcimit është e ulët, (varet edhe nga lartësia e topave) kërcimi
duhet të jetë i shpejtë, i shkurtë dhe zhvendosja duhet të kryhet në
drejtim të topit. Pasi që të ekzekutohet zhvendosja me kërcim,
lojtari tani merr qëndrim më të përshtatshëm, në mënyrë që t’i
mundësohet pritja e topave të mëtutjeshëm.
ZHVENDOSJA-LËVIZJA ME VRAPIM - ka të bëjë me lëvizje
të hapave vrapues (varësisht prej situatës), dhe shërben për t’u
pozicionuar në top. Në fushën e volejbollit vrapimet, zakonisht
aplikohen në distanca dhe shpejtësi të ndryshme. Në shumicën e
rasteve kur topin duhet ta marrim jashtë vijave të fushës, ne
zhvendosemi me vrapim në pozitë më të sigurt dhe të
përshtatshme, për pranimin ose pasimin e topit. Me këtë
zhvendosje me vrapim kalojmë një rrugë më të gjatë se te
zhvendosjet tjera. Për një pasim sa më të mirë, rol të madh luan
edhe perceptimi i kohës dhe hapësirës, kur dihet se lëvizjet apo
vrapimet në fushë, varen nga shumë faktor si: shpejtësia e topit,
distanca e lojtarit prej hapësirës ku do të bie topi etj.

22
Diagrami 2 – Lëvizjet e lojtarit në fushë (kërcimet lartë, lëvizjet anash
etj).9

9
Selingers Ariel - Power Voleyball, California, USA, 1985, f 2.
23
3. PASIMI I TOPIT NGA LARTË

Një ndër elementet më të shpeshta teknike me të cilin edhe


fillohet në volejboll, është pasimi. Me pasim, kuptojmë kontaktin e
parë me topin, me qëllim që ta kontrollojmë, pasojmë apo
përcjellim deri te lojtari tjetër në mënyrë të dëshiruar.
Gjithmonë nuk jemi çdo herë në pozitë të volitshme për të
pasuar, por është me rëndësi që të përvetësojmë sa më shumë
mënyra të pasimit të topit nga pozita të ndryshme, ku njëra ndër to
që do të ceket, është pasimi i topit nga lartë.
Kontakti i parë me top, duhet të bëhet me mollëza të
gishtërinjve dhe me pjesëmarrjen e të gjithë gishtërinjve. Gjatë
pasimit të topit, rol aktiv kanë gishti i madh, gishti tregues dhe
gishti i mesëm, përderisa me gishtërinjtë tjerë ndihmojnë në
pasimin dhe drejtimin e topit. (fig. 5 dhe fig. 6).

24
Figura 5 – Pasimi i topit me gishtërinj (pamjet nga mbrapa, anash dhe
nga para).

Figura 6 – Gjurmët e pasimit në gishtërinjtë me të cilët pasohet topi

Figura 7
Kur përgatitemi në momentin e pasimit të topit, parakrahët në
relacion njëri me tjetrin, formojnë përafërsisht këndin 90º (fig. 7).
Është shumë me rëndësi mbajtja e gishtërinjve në pasimin e
topit, por duhet të kemi kujdes që gjatë pasimit, gishtërinjtë të jenë
të butë dhe elastik dhe me një fjalë amortizues.
Mund të shihet më lartë, mënyra e mbajtjes së gishtërinjve dhe
funksionimi i tyre, që tregohet edhe me anë të gjurmëve (shenjave),
e po ashtu edhe me kënd, është e paraqitur se si pasohet topi.
Duhet ditur se topi nuk duhet të shtyhet me pjesët e shuplakës, por
duart duhet t’i amortizojmë dhe më pastaj ti shtrijmë në takim me
topin, së pari në lëvizje të ngadalshme e pastaj të shpejtë. Prej

25
momentit të takimit të gishtërinjve me topin, lëvizja duhet të jetë e
shpejtë, në mënyrë që topi të pasohet pa u mbajtur apo peshuar në
duar (gishtërinj). Momenti i takimit me topin, duhet të bëhet para
se duart (krahët) të shtrihen, prej këmbëve të përkulura duke u
ngritë njëkohësisht dhe shtrihen krahët me gishtërinj për top duke
ia dhënë kahjen topit (kin. 2).

Kinogrami 2 – Përgatitja dhe ekzekutimi gjatë pasimit dhe kontakti me


top.
Llojet e pasimeve të topit nga lartë, mund t’i ndajmë në disa
mënyra siç janë:
 pasimi i topit para-lartë me gishtërinj,
 pasimi i topit para-lartë me një dorë me gishtërinj,
 pasimi i topit anash me gishtërinj,
 pasimi i topit mbrapa kokës me gishtërinj,
 pasimi i topit në kërcim me gishtërinj,
 pasimi i topit me rënie mbrapa me gishtërinj,
 pasimi i topit me rënie anash me gishtërinj.
Pasimi nga lartë sipas lëvizjes së topit mund të jetë:
- pasimi i topit me parabolë të lartë,
- pasimi i topit me parabolë të ulët,
- pasimi i topit me parabolë të mesme,
- pasimi me distancë të gjatë apo të shkurtë,
- pasimi i topit afër rrjetës apo larg saj (për gjuajtje),
- pasimi i topit nga zona e sulmit (zona 2,3,4),
- pasimi i topit nga zona e mbrojtjes (zona 1,6,5).

26
3.1. PASIMI I TOPIT PARA-LARTË ME
GISHTËRINJ
Elementi themelor i lojës së volejbollit është pasimi i topit para,
dhe ky pasim mësohet (përvetësohet) në fillim.
Ky element teknik, bëhet me qëndrim volejbollisti të mesëm
(varësisht), duart-parakrahët-krahët janë të thyera kah para kokës
lartë rreth (90º). Gishtërinjtë-shuplakat kanë kontakt me top, dhe
ky kontakt është me “mollëzat” e gishtërinjve, duke bërë
amortizimin me gishtërinjtë e hapur dhe pastaj shtyjnë lartë-para
topin. Momentin kur kontaktojmë me top, i shtrijmë krahët dhe
gishtërinjtë, për t’ia dhënë drejtimin fluturimit të topit.
Ky pasim i topit në ndërkohë bëhet me gishtërinjtë e të dy
duarve, kurse pas pasimit, gishtërinjtë dhe shuplakat shkojnë në
drejtim kah topi. Ky element aplikohet më së shpeshti kur topat
janë të ngadalshëm, të lartë dhe preciz për pasim.
Trupi i lojtarit është i kthyer me gjoks dhe fytyrë në drejtim kah
topi, dhe posa të vërej topin se nga vjen, menjëherë kthehet
përballë dhe pas kthimit të tij, pason topin nga lartë me dy duar,
para me gishtërinj (fig. 8 dhe fig. 9).

Figura 8 – Pasimi i topit para mbi kokë dhe qëndrimi; i krahëve,


parakrahëve dhe duarve.10

10
FIVB, Coaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 227.
27
Figura 9 – Teknika e pasimit: pozita e kokës, gishtërinjve, shuplakave
dhe qëndrimi i trupit gjatë kontaktit me top. 11

Pasimi i topit, nga lartë me dy duar para me gishtërinj,


ekzekutohet kur (topi) ndodhet lartë dhe atë mbi lartësinë e ballit
(për të pasur shikim më të mirë për bashkëlojtarin). Gjatë
momentit të pasimit të topit nga lartë me dy duar para me
gishtërinj, duart janë të thyera në bërryla dhe shuplakat po ashtu të
kthyera lartë.
Kontakti me top përfundon, kur duart dhe krahët zgjaten në
shuplaka e gishtërinj dhe mbeten paralelisht të kthyera lartë. Gjatë
pasimit të topit, duhet të përdorur fuqinë e krahëve dhe
shuplakave, e po ashtu edhe të këmbëve, nëse topi duhet pasohet
në një gjatësi të madhe.
Topat e pasuar me gishtërinj, kanë lartësi të ulët, të mesme, të
lartë, dhe këta topa mund të kenë prezencën e topave të plogësht
dhe të fuqishëm, me pengesa (rrjeta) ose pa to dhe në kahe të
ndryshme. Këto (pasime) ushtrohen në pozita të ndryshme si: ulur,
në gjunjë, këmbë (pozitë të lartë, mesme, ulët), të shtrirë, (barkas-
shpinë). Gjatë pasimit të topit me fillestar, në fillim distanca duhet
të jetë më së shumti 3 m mes dy lojtarëve.

11
Ilic Srdjan, Metodika Rada sa Pionirima, Novi Sad, 1982, f 40.
28
Gjatë lojës pasimet janë të shumta, po ashtu edhe ushtrimet duhet
të jenë të shumta, por duhet t’i aplikojmë vetëm ato që janë bazike
për volejboll.

USHTRIME METODIKE
Për të përvetësuar shpejtë këtë element teknik të volejbollit në
mënyrë detale dhe të ngadalësuar, nëse është e mundur, duhet të
ekzekutohet dhe të shpjegohet metodika e lëvizjes së pasimit të
topit.
Pozicioni i trupit dhe gjymtyrëve në raport me topin, vendosja
e duarve në formë trekëndëshi për pasimin e topit nga lartë, që
janë të rëndësisë së veçantë.
Gjatë mësimit të pasimit para, duhet t’i kushtojmë vëmendje të
posaçme qëndrimit të trupit, përkatësisht të aplikojmë ushtrime të
ndryshme nga pozicioni i ulët, i mesëm dhe i lartë.
Ambientimi i lojtarit me topin e volejbollit.
1. Çdo lojtar nga pozicioni i lartë, e udhëheq topin përtokë, si në
basketboll me një dorë (vetëm me pjesët e gishtërinjve), duke
lëvizur para dhe prapa (fig. 10).
2. I njëjti ushtrim por tani udhëheqje me dy duar – gishtërinj, para
në tokë duke e përkulur pak trupin.

Figura 10 Figura 11

29
3. Në qëndrim të drejtë, formojmë rrathë me top në dorë rreth
trupit, pastaj rreth këmbëve,
duke e përkulur trupin, më
vonë edhe rreth njërës këmbë
(fig. 11).
4. Lojtarët përkulen, duke ecur
para në pozitë të ulët dhe
përplasin topin përtokë lartë-
poshtë me gishtërinj (fig. 12). Figura 12
5. Ushtrimi i njëjtë si më parë, por tani ecjen e bëjnë prapa.
6. Në një distancë prej 2 m, dy lojtar përballë njëri-tjetrit, njëri hedh
topin me dy duar nga poshtë, kurse tjetri e pason me gishtërinj
nga lartë, pastaj ndërrojnë rolet.
7. Si ushtrimi më parë, por tani të dy lojtarët pasojnë topin nga
lartë me gishtërinj pandërprerë.
8. E shtyjnë topin me gishtërinj para-lartë mbi kokë dhe pastaj e
kapin me dy duar, këtë lëvizje e përsërisin disa herë (fig. 13).
9. Ngritin topin nga pozicioni (1) lartë mbi kokë me dy duar, pastaj
e kapin atë në pozitë të pasimit mbi kokë, pozicioni (2) (fig. 14).
12

10. Pasojnë topin para-lartë mbi kokë disa herë nga vendi, duke
bërë hapa të vegjël para, mbrapa dhe anash (fig. 15).13

Figura 13 Figura 14 Figura 15

12
FIVB, Coaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 106, 107, 105,
134,131.
13
Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 24.
30
11. Topi pasohet në mes të dy lojtarëve me parabolë të ulët, të
mesme dhe të lartë.
12. Pasohet topi mes dy lojtarëve dhe atë dy herë me radhë, herë
nga njëri lojtar, e herë nga tjetri, distanca në mes lojtarëve është
deri në 4 m.
13. Pasimi i topit mbi kokë në vendin e kufizuar me vizatim dhe
jashtë kufizimit. (fig. 16).14

Figura 16
14. Vendosen afër murit veç e veç çdo lojtar me top dhe pasojnë
topin nga muri, pozicioni lartë para, trupi kah topi, duke
theksuar një këmbë para, distanca deri 3 m më së shumti.
15. Secili lojtar garon, secili e mbanë topin më gjatë në kontakt
para- lartë mbi kokë, me gishtërinj, duke mos gabuar.
16. Secili lojtar me top, pason lartë-para topin në distancë 1-2-3 m.
17. Çdo lojtar me nga një top, pason lartë-para, duke pasuar lartësi
të ndryshme.
18. Lojtarët qëndrojnë me fytyrë të kthyer nga muri dhe në mënyrë
alternative e pasojnë topin për muri, topi bie në dysheme,
pastaj pasojnë prapë nga 8-10 herë. Ai që e pason topin, shkon
prapa kolonës. Distanca nga muri është 2-3 metra, (fig. 17).15

14
N.BERTANTE E G.FANTONI, Verona, Italy, 2000, f 47.
15
FIVB, Coaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 138.
31
Figura 17 Figura 18
19. Sikur se ushtrimi paraprak (18) por tani topi nuk bie në
dysheme, por bëhet pasimi i menjëhershëm (fig. 18).
20. Pasohet topi nga njëri lojtar, pastaj tjetri vazhdon pasimin lartë
në rreth të tabelës së basketbollit dhe atë në formë parabole.
21. Lojtarët janë të radhitur në dy kolona, përballë njëri-tjetrit (nga
3-4 lojtar) dhe kanë një top, të cilin duhet ta pasojnë dhe pastaj
shkojnë pas kolonës së vet (diag. 3).
22. Ushtrimi është i njëjtë si (21), por lojtarët pas pasimit shkojnë në
kolonën e kundërt (në fund të kolonës) edhe drejtimi gjatë
ndërrimit të anëve të jetë nga ana e djathtë (diag. 4).
23. Lojtarët në mënyrë individuale udhëheqin topin mbi kokë me
pasim në lartësi 1,5 – 2 m, në mes dy pasimeve, duart lëshohen
poshtë kah trupi dhe përsëri duhet ngritur në pozicionin për
pasim të topit.
24. Pasimi i topit lartë kokës në çifte, herën e parë pasohet lartë mbi
kokë, e herën e dytë pasohet në drejtim të lojtarit përballë, i cili
duhet të jetë në largësi deri në 4 m (fig. 19).16

16
FIVB, Coaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 142.
32
Figura 19

25. Pastaj në rrjetë nga 3 - 4 lojtar nga të dyja anët e rrjetës të ndarë
në dy kolona, pasojnë dhe pas pasimit lojtari shkon në fund të
kolonës së vet (fig. 20).

Figura 20
26. Pasimi i topit me përplasje në tokë nga pozicioni gjysmë i ulur
të mbështetur në një gju në dysheme. Pasimi i topit bëhet në çifte,
me gishtërinj nga distanca 2 - 3 metra (fig. 21).

Figura 21 Figura 22

33
27. Pasimi i topit në çifte nga pozicioni i
ulur, në distancë 2 – 3 m (fig. 22).17
28. Pasimi i topit në trekëndësh. Katër
lojtar gjenden në pozitë të
trekëndëshit dhe pasojnë topin në
drejtim të djathtë A pason tek B dhe
njëkohësisht shkon në vendin e
lojtarit B, këtë e bënë edhe lojtari B, i
cili pason dhe shkon tek C (fig. 23).18
29. Pasimi në çifte, secili lojtar ka topin
përballë njëri-tjetrit, njëri pason nga Figura 23
poshtë, e tjetri pason mbi, vetëm se
tani pak më lartë, parabolë.
30. Nga 6-të lojtar nga të dy anët e fushës të volejbollit dhe fillojnë
me pasime (gishtërinj). Në vijën e sulmit afër rrjetës, janë të
vendosur 6 lojtar të larguar nga njëri-tjetri, ndërsa 6 të tjerë
vendosen në anën tjetër të rrjetës. Fillojnë pasimet me gishtërinj
nga lart, përballë bashkëlojtarit.
31. Lojtari hedh topin lart-para (1), dhe lëviz para-poshtë me një
takim në dysheme në gju(2), dhe pason para. (kin. 3).

Kinogrami 3 Figura 24
32. Dy lojtar përballë njëri-tjetrit, pasojnë topin duke lëvizur anash
në të dy anët (fig. 24).

17
FIVB, Coaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 139, 140, 144.
18
N.BERTANTE E G.FANTONI, Verona, Italy, 2000, f 48.
34
33. Njëri lojtar përplasë topin para në dysheme, kurse tjetri pason.
(fig. 25).
34. I njëjti ushtrim si 33, por tani vetëm një lojtar luan rolin e
shokut të tij, përplasë para, pastaj lëvizë para dhe pason. (kin.
4).
35. Lojtarët përballë njëri-tjetrit, pasojnë topin dhe ndërkohë e
prekin dyshemenë me një lakim me duar. (fig. 26). 19

Figura 25 Kinogrami 4

Figura 26

GABIMET

19
FIVB, Coaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 130,131,141,142.
35
Trupi (qëndrimi apo pozicionimi) jo i mirë nën top.
Lojtarit-nxënësi me këmbë të gjunjëzuara duke shfaqur jo
stabilitet.
Gishtërinjtë e afruar me njëri-tjetrin (të mbledhur).
Pozita e krahëve të zgjeruar nga anash, të theksuar apo
shumë të ngushtuar.
Topi i pasuar me shuplaka.
Pasimi i topit vetëm me gishtërinjtë e mëdhenj (nga 3).
Lëvizjet jo të koordinuara mirë, të gishtërinjve, dorës,
krahëve, dhe këmbëve etj.
Topit i pasuar nga gjoksi.
Kryqëzimi i duarve pas pasimit të topit.
Peshimi, bartja apo tërheqja e topit.

3.2 PASIMI I TOPIT PARA-LARTË ME NJË DORË ME


GISHTËRINJ
Ata topa të cilët kanë tendencë të kalojnë mbi rrjetë, dhe topat
të cilët vijnë dhe janë të lart, mund të jenë të shpëtuar vetëm gati
me përdorimin e teknikës së pasimit me një dorë. Për të pasur
sukses në këtë pasim, bëhet kur topi është shumë lartë, atëherë
pasojnë me një dorë dhe atë me krahun e shtrirë, në mënyrë që të
arrihet mbi rrjetë, e ky krah mund të jetë ai i cili është kah rrjeta
çoftë krahu i majtë apo i djathtë.
Ky pasim i topit, mund të bëhet dhe me kërcim nga vendi, sepse
topat vijnë lartë-para. Topi që vjen papritmas lartë-para, në këtë
rast nuk mund ta pasojnë nga pozicioni çfarë është, kështu që
kërcimi nga vendi imponohet-bëhet në moment, duke pasuar lartë
me një dorë. Gjithashtu, kjo mund të ekzekutohet edhe me një
këmbë-kërcim, duke e zënë topin në lartësi, sepse nuk ka mundësi
tjetër, për këtë arsye emërohet dhe ka emrin pasimi i topit me një
dorë nga lartë.
Ky lloj pasimi, kërkon më tepër energji, sepse paraqitet edhe
faza e kërcimit, në të cilën duhet të angazhohet forca e këmbëve
(fig 26.1).

36
Figura. 26.1

3.3 PASIMI I TOPIT ANASH ME GISHTËRINJ


Pasimi i topit anash në njërën apo anën tjetër, përdoret për ata
topa, të cilët vijnë kah rrjeta apo kanë tendencë të kalojnë mbi
rrjetë. Njëjtë është si pasimi i mëparshëm, por tani ndryshon, se
trupi shkon nga anash kur topi vjen nga njëra anë cilado dhe në
ndërkohë, kur të bëhet ekzekutimi gjatë rënies së trupit,
praktikohet të bëhet një amortizim në këmbë.

3.4 PASIMI I TOPIT MBRAPA KOKËS ME


GISHTËRINJ
Lojtari apo nxënësi qëndrimin e ka diagonal e më rrallë paralel,
këmba e prapme është e lakuar thellë në nyjën e gjurit. Trupi, gjatë
pasimit merr formën e harkut, pasimi ekzekutohet kur topi gjendet
lart kokës ose pas kokës. Në kontakt me topin, shuplakat kthehen
lartë dhe bërrylat gjenden në lartësi të ballit, kështu që lëvizja
vazhdon lartë–mbrapa dhe në përfundim, gishtërinjtë i japin topit
kahen e dëshiruar. Për këtë pasim, prapa kokës nevojitet edhe

37
shtytja e krahëve me këmbë dhe gishtërinj, ku përfundon me
gishtërinj të mëdhenj (kin. 5 dhe kin. 6).

Kinogrami 5 – Pasimi i topit mbrapa kur topi vjen nga para20

Ky pasim pas koke, është më i vështirë për t’u ekzekutuar, për


shkak se kërkon një koncentrim më të madh dhe saktësi për ti a
dhënë kahjen e dëshiruar. Distanca ndërmjet duarve, duhet të jetë
optimale, se nëse lëshohet topi, atëherë do t’i bie në kokë si pasojë
e hapjes së tepërt të krahëve dhe duarve.

20
Ilic Srdjan, Metodika Rada sa Pionirima, Novi Sad, 1982, f 52.
38
Kinogrami 6 – Pasimi i topit mbrapa kokës me gishtërinj21

USHTRIME METODIKE

1. Lojtari-nxënësi hedh topin lartë, pas rënies në dysheme, prapë


ky top ngritët lartë dhe atëherë shfrytëzon kontaktin e dytë me
pasim dhe pason topin mbrapa kokës. Ky ushtrim bëhet në
mënyrë individuale.
2. Tani, pa hedhje të topit në dysheme, por vetëm lartë kokës dhe
tani pasojnë mbrapa kokës në mur, me shpinë kthyer kah muri,
distanca 2-3 m.
3. Pasimi i topit ndërmjet tre vetave. Dy veta gjenden përballë
njëri-tjetrit. Njëri në pozitën (B1), pason mbrapa, në drejtim të
kundërt me tjetrin në pozitën (A), pastaj lëvizë para prej pozitës
(B1) në pozitën (B) dhe bënë pasim nga mbrapa tek pozita e

21
FIVB, Coaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 235.
39
mëparshme e kështu me radhë. Pas disa përsëritjeve, ndërrohen
rolet (fig. 27).22

Figura - 27
4. Si ushtrimi nr. 3 por tani me lojtarin e mesit kthehet në atë
drejtim që i vjen topi dhe pason mbrapa kokës, pas 10 pasimeve
bën ndërrimin e roleve.
5. Lojtarët përballë njëri-tjetrit fillojnë, hedh topin lartë-para mbi
kokë dhe në kontaktin e dytë kthehet mbrapa dhe ia pason
lojtarit përballë tij, pas tij vjen lojtari i dytë përballë tij.
6. Lojtarët qëndrojnë afër rrjetës përballë njëri-tjetrit dhe fillojnë me
pasime pas kokës herë njëri e herë tjetri. Pasimet në fillim, nuk
duhet të kenë parabolë shumë të lartë, mirëpo ndërkohë e rrisin
lartësinë e pasimit dhe gjatësisë, pasi të kanë përvetësuar mirë
këtë ushtrim.
7. Pasojnë topin lartë para, dhe kthehemi në rreth për 180º pastaj
pasojmë mbrapa lojtarëve që i kemi përballë vetës. Pas kësaj,
fillon bashkëlojtari tjetër dhe herë njëri e herë tjetri nga 10
pasime.
8. Lojtari në pozitën (A) hedh topin para-lartë dhe ndërkohë lëvizë
shpejtë para në pozitën (A-1) dhe pason topin nga mbrapa (fig.
28).
9. Lojtari në pozitën (A), hedh topin para-lartë dhe ndërkohë lëvizë
shpejtë para në pozitën (A-1), pastaj topin e dëbuar nga
dyshemeja e pason mbrapa me një ulje të trupit (fig. 29).23

22
N.BERTANTE E G.FANTONI, Verona, Italy, 2000, f 43.
40
Figura 28

Figura 29
10. Ushtrojnë në çifte në distance 3-4 metra. Njëri herën e parë e
pason topin lartë kokës së vet 1-2 metra (në lartësi) e pastaj
kthehet anash në drejtim të çiftit të vet dhe e pason topin anash.
Të njëjtën gjë e bën edhe bashkëlojtari i vet, ndërrimin e
drejtimit të fluturimit të topit, por pasimi anash është me të
parën herë (fig. 30).

23
FIVB, Coaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 107,133.
41
Figura 30

11. Disa veta gjenden në rreth dhe fillojnë me pasimin e topit


anash. Pasimi niset në anën e majtë disa herë e pastaj e
ndërrojnë drejtimin. Mënyra tjetër fillohet me dy topa në rreth
(diag. 5),

Diagrami 5 Figura 31
12. Topi pasohet në kolonë anash prej pozitës paralele në
momentin e kontaktit me top tani kthehet diagonal anash dhe
pason topin para kolonës tjetër duke i ndërruar rolet. (fig. 31).

GABIMET

Duke qëndruar gjithnjë paralel me këmbë shumë të hapura


apo shumë të ngushtuara.

42
Gjithnjë gishtërinjtë e afruar shumë (jo të gjithë).
Kur gishtërinjtë dhe duart gjenden jo të kthyera lartë-
mbrapa, për pasimin mbrapa.
Trupi i lojtarit jo i përkulur mbrapa (hark) për pasimin
mbrapa dhe jo i lakuar anash për pasimin anash.
Hyrja para kohe dhe pas kohe nën top.

3.5 PASIMI I TOPIT NË KËRCIM ME GISHTËRINJ


Ky pasim i topit në kërcim me gishtërinj, duhet të ekzekutohet
në atë mënyrë që kontakti i gishtërinjve dhe topit, të bëhet para se
të arrijë volejbollisti lartësinë maksimale të kërcimit, pra gjatë
fluturimit në kohën e arritjes së lartësisë maksimale atëherë të
kryhet kontakti me top.
Ky pasim, mund të aplikohet në drejtime të ndryshme si: para,
mbrapa dhe anash.
Teknika është e njëjtë si pasimi para me gishtërinj, por këtu
tani ekzekutohet edhe kërcimi, dhe për këtë nevojitet forca e
këmbëve dhe krahëve për ta aplikuar këtë element teknik të
pasimit (kin. 7 dhe kin. 8).

43
Kinogrami 7 – Pasimi i topit me gishtërinj në kërcim24

Pasimi i topit në kërcim, mund të bëhet në disa mënyra me:


- pasim të topit në kërcim para,
- pasim të topit në kërcim pas koke,
- pasim të topit në kërcim më lart koke,
- pasim të topit në kërcim anash (djathtas – majtas).

24
Ilic Srdjan, Metodika Rada sa Pionirima, Novi Sad, 1982, f 51.
44
Kinogrami 8 - Pasimi i topit me gishtërinj në kërcim.25

USHTRIME METODIKE

1. Veçmas me top pasojnë kah drejtimi i murit në një kërcim të


vogël, para lart në distancë deri 3 m.
2. Si ush. 1 vetëm se distanca rritet deri në 5 m me një hedhje lartë
para vetit dhe pastaj me kërcim pasojnë në mur.
3. Çdo lojtar me topin e vet, pason në fushë të lirë apo në ndonjë
objekt të vendosur.
4. Në çifte pasojnë topin, ku njëherë pasojnë lart mbi kokë dhe
pastaj pasojnë shokut me kërcim.
5. Në treshe përballë njëri-tjetrit, fillojnë pasimin në kërcim, duke
mos e lënë pozicionin bosh d.m.th. duke lëvizur njëri pas tjetrit
dhe përballë në anën që e pasojnë topin.
6. Njëjtë si ushtrimi nr. 5 por tani 4 veta dy nga dy përballë njëri-
tjetrit.
7. Pasimi i topit në kolonë në ,,treshe’’. Lojtari A ia pason topin
lojtarit B, lojtari B ia pason lojtarit C, kurse lojtari C ia pason
lojtarit A. Të gjithë lojtarët herën e parë e pasojnë topin lartë
kokës, kurse herën e dytë në kërcim. Lojtari i mesëm (B) e pason
topin prapa kokës, por në kërcim. Pas 8-10 përsëritjeve i
ndërrojnë rolet (fig. 32).26

25
FIVB, Coaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 234.
26
N.BERTANTE E G.FANTONI, Verona, Italy, 2000, f 48.
45
Figura 32
8. Lojtari hedhë topin lartë - para, pastaj vrapon para dhe
kontakton me topin në kërcim dhe pason para ose prapa (fig.
33).27

Figura 33

GABIMET
Pasim i topit para kohe ose pas kohe.
Lëvizjet jo të mira të duarve dhe këmbëve.
Pasim jo i mirë përceptimi.
Me rastin e pasimit të topit gishtërinjtë janë tepër të hapur.

3.6 PASIMI I TOPIT ME RËNIE MBRAPA ME


GISHTËRINJ
Aplikohet, kur fluturimi i topit është i ulët dhe po ashtu i
shkurtë dhe mbrapa. Në këtë rast, zgjidhjen apo mundësinë më të
mirë, ky e ka me rënie mbrapa për ta pasuar atë top. Pasimi i topit
me rënie mbrapa me gishtërinj, si element teknik, bëhet në rast se
topi vjen shpejtë dhe nuk lejohen mundësit të tjera të manovrimit,

27
FIVB, Coaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 106.
46
pra nuk mund të gjejmë pozitë më të mirë. Kështu që lojtari duhet
të jetë i kthyer me ballë kah topi dhe trupi ngadalë zbret poshtë,
me rënie të lojtarit në pozitë të shpinës.

Kinogrami 9 – Pasimi i topit me gishtërinj, me rënie prapa; përgatitja,


kontakti me topin, shtytja e topit para dhe rënia prapa, duke bërë
edhe amortizimin .28
Me aplikimin e këtij elementi teknik gjatë pasimit të topit me
rënie mbrapa, qendra e rëndimit ulet poshtë-mbrapa, duke e
tërhequr këmbën mbrapa që është e thyer thellë dhe bëjmë
amortizim me shpinë, me rënie mbrapa, pasi ta përfundojmë
pasimin.
Kur bëjmë rënien mbrapa, shpina përkulet, këmbët e lakuara,
sidomos ajo nga mbrapa që e tërheqim nga topi dhe kontaktojmë
me top duke ja dhënë kahjen pas tërheqjes mbrapa, pastaj këmba
zbret me qendrën e rëndimit poshtë-mbrapa në këmbën që është e
lakuar dhe përfundojmë rënien me një amortizim dhe pas kësaj,
mundësisht shpejt ngitemi për aksionin e mëtutjeshëm.
Në pasimin e topit nga lart me rënie dallohen këto faza:
 Zhvendosja-lëvizja e lojtarit në drejtim të topit,
 marrja e qëndrimit të ulët volejbollistik,
 pasimi i topit me gishtërinj,
 kontakti me dysheme (tokën) me pjesën e prapme dhe të
shpinës.
 rikthimi në qëndrimin volejbollisti.

28
Ilic Srdjan, Metodika Rada sa Pionirima, Novi Sad, 1982, f 47.
47
Në figurë shihet pasimi i topit, qendra e rëndimit del jashtë
këmbës mbështetëse, atëherë trupi i lojtarit - shpina shtrihet në
tokë, duke bërë rënien mbrapa, (fig. 34).29

Figura 34

3.7 PASIMI I TOPIT ME RËNIE ANASH ME


GISHTËRINJ
Teknika e pasimit me rënie anash, mund të themi se është e
ngjashme si pasimi me rënie mbrapa, megjithëse këtu ka një
dallim, sepse kemi të bëjmë me rënie anësore majtas ose djathtas,
varësisht nga vjen topi.
Elementi teknik i këtij pasimi ekzekutohet kur topat vijnë
anash nga të dy anët. Atëherë, kur topi vjen, qoftë majtas apo
djathtas, fillohet me hap nga ajo anë që vjen topi, me thyerje të
gjurit nga anash, duke e zmadhuar atë deri në atë kontakt me
dysheme, në ndërkohë duart dhe bërrylat lakohen thellë para topit
dhe gjatë rënies anash, dhe pasohet topi, pas pasimit duhet bërë
amortizim prej kofshës anash, pastaj shpina anash dhe
përfundohet nga anash me krah, pra kjo është rënie anësore në
dysheme (kin. 10).30
Pas përfundimit të pasimit, lojtari ngritët shpejtë për
vazhdimin e aksionit.
Sa i përket ushtrimeve, gati janë të njëjta sikurse në pasimin e
topit me gishtërinj me rënie prapa. Këtë pasim të topit me rënie
anësore, duhet të përvetësohet në të dy anët.

29
Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 28.
30
Gjinolli Enver - Volejboll, Prishtinë,1988, f 29.
48
Kinogrami 10 – Pasimi i topit me rënie anësore

USHTRIME METODIKE

1. Ushtrohet rënie prapa pa top, duke pasur parasysh së pari


mbështetjen me këmbë, gjunjë, kërdhokulla dhe pjesën anësore
të trupit.
2. Si ushtrimi nr. 1, vetëm se tani rëniet anash pa top.
3. Lojtarët janë në pozitë të strukur, të kthyer njëri pranë tjetrit dhe
me goditjet e shuplakës për shuplakë, përpiqen ta shtyjnë njëri-
tjetrin, ai që e humb baraspeshimin, shkon duke bërë rënie
prapa.
4. Si ush. 3 por tani me rënie anash (djathtas-majtas),
5. Të gjithë lojtarët ulen në pozitë të strukur përballë trajnerit dhe
ekzekutojnë bashkë, duke e tërhequr njërën këmbën mbrapa,
kurse këmbën tjetër duke e lënë në pozicion fillestar.
6. Si ush. 5 por tani pozicion nga anash.
7. Lojtarët përballë, hedhin topin njëri-tjetrit dhe ekzekutojnë
rënien prapa.
8. Po ashtu, si ush. 7, vetëm anash, por aq sa munden në pozicionin
ulur dëbojnë topin anash, me një distancë, pastaj i ndërrojnë
rolet.
9. Pastaj topat i hedhen më shpejtë njëri-tjetrit nga 5 përsëritje, si
nga mbrapa ashtu dhe anash.
10. Fillohet ushtrimi në mur, njëri-tjetrit ja hedhin topin, deri 10
përsëritje, duke e rritur distancën nga mbrapa dhe anash me
ndërrim të roleve.

49
GABIMET
Te gabimet e pasimeve me gishtërinj me rënie nga prapa dhe
me rënie anash janë këto:
Pasime me rënie para kohe ose pas kohe.
Pasime me rënie të shtanguara.
Nëse nuk din të pasohet në të dy anët.
Kur pason topin, pastaj bën rënie.
Atëherë ku pason topin pasi të bën rënien, me përplasje
trupi.
Kur bëhet rënia me duar apo bërryla.
Pasimi nëse bëhet me një dorë më tepër, jo koordinim.

4. PASIMI-DËBIMI I TOPIT ME ÇEKAN

Para se të folët për pasimin –dëbimin e topi me çekan duhet ta


definojmë mirë qëllimi e këtyre dy terminologjive.
Në mes pasimit dhe dëbimit ka dallim, e ky dallim është që
pasimi është lëvizja e topit në mënyrë të përpunueshme, të

50
dëshiruar, kontrolluar që të vije deri te bashkëlojtari tjetër në
mënyrë sa më tët saktë mundësisht. .
Ndërsa, dëbimi është lëvizje jo e përpunueshme e topit nga
vjen (e pa kontrolluar), ku pas largësisë (shpejtësisë së topit)
shumë të ndara në mes lojtarit dhe topit, vjen në shprehje dëbimi
çoftë me pjesë të dorës, parakrahut, krahut, shuplakës etj, d.m.th.
eviton rrezikun e rënies në fushë të topit.
Në lojën e volejbollit modern, ku shpejtësia e lëvizjes së topit
është e shpejtë dhe e fuqishme, nuk mund të mendohet loja e
volejbollit pa përdorimin e çekanit.
Çekan quhet pjesa e mbi shuplakave (nën bërryla apo parakrahëve) që
pas bashkimit të duarve formohet i ashtuquajtur “çekan”, ku i cili ka një
sipërfaqe më të madhe dhe më të volitshme për pasim ose pranim të topit.
Pasimi i topit me çekan mundëson mbrojtje më të lehtë prej
shërbimeve dhe gjuajtjeve të shpejta e të fuqishme, e me këtë edhe
loja është bërë më interesante, sepse topi tani më shumë është në
lojë. Pasimi dhe dëbimi i topit me çekan, përdoret më së shumti
për mbrojtjen e sulmit nga kundërshtari. Zbatimi i çekanit në lojë
me një përqindje shumë të madhe, flet më së miri për rëndësinë e
këtij elementi teknik, të cilit duhet t’i kushtohet një kujdes i madh
gjatë të mësuarit.
Lojtarët e kanë perfeksionuar aq shumë këtë element teknik,
sa që mund të realizojnë pasime precize të topit, e jo ta dëbojnë
topin në drejtim të pakontrolluar. Për këtë arsye edhe emërtimi i
këtij elementi “pasim i topit me çekan” e jo “dëbimi i topit me
çekan” është i përshtatshëm edhe për shumë autor të huaj. Dhe
këtë emërtim e kanë lidhur se ata fillestar më shumë dëbojnë topi
sepse veç fillojnë të mësojnë, ndërsa ata të cilët vetëm se luajnë
kanë të bëjnë me emërtimin e pasimit.

51
Kinogrami 11 – Pasimi i topit me çekan
Topi i cili pasohet me çekan, merr pjesë krejt trupi, lëvizja
fillon prej shputave të këmbëve dhe ndërkohë ngritët në gishtërinj,
duke e përcjell këtë lëvizje në pjesën e sipërme të trupit, në mënyrë
që të kemi një pasim sa më efikas. Me rastin e pasimit, lëvizja e
topit duhet të ketë kënd të tillë që ai top të mbetet në fushën tonë,
apo t’i pasohet bashkëlojtarit për sulm.
Pasimi i topit me çekan, jo vetëm që duhet të amortizojmë
topin, por edhe gjatë kontaktit me top, trupi, këmbët, duart dhe
çekani (me pjesën e parakrahut), shkojnë pak para-lartë.
Topi pasohet me pjesën e parakrahut, ku gjatë kësaj kohe,
krahët janë të shtrirë dhe praktikisht ata janë paralel dhe afër njëri-
tjetrit, kurse shuplaka mbi shuplakën kryqëzohet (fig. 35).

Figura 35
Te ky element i çekanit, lojtari qëndron me këmbë të
vendosura në gjerësinë e krahëve, gjunjë të lakuar me qëndrim

52
diagonal, ndërsa pozita e lojtarit varet nga pasimi i topit me çekan
(kin. 12). Trupi është pak i përkulur para, duart para të fiksuara në
bërryla dhe atë paralele, shuplakat janë të mbledhura në gishtërinj
dhe bashkohen me gjysmë grusht, pos gishtërinjve të mëdhenj, të
cilët qëndrojnë paralel njëri me tjetrin (fig. 36).

Kinogrami 12

A B C
Figura 36 –Formimi i çekanit – A dhe B – tek fillestarët ose jo e rregullt
dhe C – mënyra e rregullt e preferuar
Pasimi dhe dëbimi i topit me çekan, realizohet në shumë mënyra
si:
 pasimi i topit me çekan para trupit dhe anash.
 dëbimi i topit me çekan nga lartë me një dorë (grusht) dhe
me dy duar, mbi kokë.
 dëbimi i topit me rënie anash dhe me rënie mbi supe
(kapërdimje).
 dëbimi i topit në rrëshqitje para me gjoks (pllonzhon).
 dëbimi (shpëtimi) i topit me pjesën e sipërme të shuplakës
me rrëshqitje nga poshtë, me tërë trupin (në kontakt
shuplakë - dysheme – top) apo “sun”.

53
4.1 PASIMI I TOPIT ME ÇEKAN PARA TRUPIT
DHE ANASH
Elementi teknik i pasimit të topit me çekan para trupit dhe
anash, është i njëjtë me pasimin e topit me “çekan“ nga poshtë. E
rëndësisë së veçantë për këtë lloj pasimi, është se qëndrimi i lojtarit
është më i përshtatshëm për lojë, krahët janë të shtrirë dhe atë në
lartësi të kraharorit para, njëra këmbë para e theksuar e tjetra
mbrapa për të siguruar baraspeshën. Gjatë pasimit te topit anash
me çekan, bëhet ngritja e krahëve anash me një hap në një anë, ku
lakohet nyja e gjurit anash e këmba tjetër mbetet e shtrirë
krejtësisht.

USHTRIME METODIKE

1. Mësohet formimi i çekanit me shuplakë veç e veç çdo njëri, pasi


arsimtari-trajneri të ketë demonstruar dhe këtë e përsërisin disa
herë.
2. Çekanin e formojnë dhe aplikojnë në qëndrim paralel dhe
diagonal dhe në pozita të ndryshme si: të ulët, të mesëm, të lartë
me lëvizje para, mbrapa dhe anash.
3. Çdo njëri e hedh topin lartë dhe pasi të dëbohet në dysheme e
pasojnë me çekan para dhe anash.
4. Topi pasohet në mur me të dy duart, pastaj bëhet pranimi i topit
të dëbuar nga muri.
5. Secili lojtar pason topin me dy duar lartë, pastaj bënë pranimin e
topit me çekan.
6. Në çifte njëri përballë tjetrit, njëri qëndron në këmbë e tjetri ulur
në gjunjë dhe bëjnë pasimin me çekan, me ndërrim të roleve (fig.
36).31

31
Gjinolli Enver Dr – Volejboll, Prishtinë, 1988, f 33.
54
Figura 36
7. Si ushtrimi i 6-të por të dy ulur në gjunjë.
8. Si ushtrimi i 7-të, por tani në pozitë të ulur me këmbë të shtrira
anash dhe njëri-tjetrit pasojnë çekan.
9. Po ashtu, si ushtrimi i 8-të por tash njëri me gishtërinj nga lartë
pason në pozitë ngritur në këmbë e tjetri ulur poshtë, pranon me
çekan, kjo bëhet me ndërrim të roleve pas 10 përsëritjeve.
10. Të vendosur në çifte nga dy përballë njëri-tjetrit, pasojnë me
çekan topin, ai i cili pason kthehet mbrapa dhe hyn pas tij,
kështu njëri pas tjetrit. Distanca deri në 4 m.
11. Si ushtrimi i 10-të, por tani 6 veta përballë njëri-tjetrit në kolonë
dhe pas pasimit çekan, hynë në kolonën e kundërt nga i vjen
topi, distanca 4 m.
12. Pasi të ekzekuton një kapërdije para, lojtari, në dyshek, atëherë
ngrihet shpejtë dhe e pason topin para-lartë me çekan, njëri pas
tjetrit nga 5 herë përsëritje.
13. Tetë lojtarë, 4 nga një anë e 4 nga ana tjetër e rrjetës, me nga dy
topa fillojnë pasim me çekan, ku grupi i parë pason topin lartë
mbi 3-4 m, kurse grupi tjetër vetëm mbi rrjetë më ulët.
Pozicionet dhe rolet ndërrohen pas disa përsëritjeve.
14. Trajneri (arsimtari) i hedh topat me radhë mbi rrjetë, në pjesën
tjetër të fushës, kurse lojtari (nxënësi) vrapon duke e kaluar
rrjetën nga poshtë dhe pason topin me çekan. Ky ushtrim
përsëritet deri në 10 herë.

55
15. Dy lojtar, njëri në pozitë të mesme i kthyer kah muri e tjetri pas
tij me top, hedh topin para murit dhe njëri para tij pason topin,
duke mos e parë tjetrin prapa. Distanca e lojtarit nga muri është
3 m.

16. Topin e fiksuar me litar e pasojnë me çekan (me dy duar) në


drejtime të ndryshme me lëvizje para. (fig. 37.1)

Figura 37.1

56
17. Në çifte, njëri lojtar ia hedh topin bashkëlojtarit në drejtim para,
ku lartësia e topit duhet të jetë në lartësi të brezit të kraharorit,
përsëritje disa herë, pasimi i topit me çekan para trupit dhe
anash me ndërrim të roleve.
18. Si ushtrimi i 16-të por tani anash, si nga ana e majtë ashtu edhe
atë të djathtë, me lëvizje të lojtarit nga 10 përsëritje 5 nga 5 dhe
pastaj të njëjtën e bënë lojtari tjetër.
19. Si ushtrimi 17-të por, tani bëhet nga të gjitha
anët, anash, para, mbrapa.
20. Lojtarët janë në çifte. Lojtari i cili e pason topin
me ,,çekan’’ është i ulur në arkën suedeze,
kurse bashkëlojtari ia hedh ose e pason topin
me gishtërinj. Pas disa pasimeve i ndërrojnë
rolet (fig. 38). 32
Figura 38

GABIMET
Kur janë krahët e lakuar në bërryla.
Pozita e ngushtë e këmbëve dhe duarve.
Dëbohet topi me duar pa u lakuar para.
Nëse rrotullohet shumë topi pas pasimit.
Nëse shuplakat dhe gishtërinjtë nuk janë bashkuar.
Nëse topi pasohet apo vjen anash, jo drejtë si pasojë e
vendosjes jo të mirë të duarve.
Nëse topi pasohet me shuplakë - gishta.
Kur formohet çekani para kohe.
Formimi i çekanit pas kohe.
Nëse lojtari e mbanë tërë kohën çekanin e formuar poshtë.
Qëndrimi (vendosja, pozita) i këmbëve në pjesën e prapme.

32
Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 33.
57
4.2 DËBIMI I TOPIT ME ÇEKAN NGA LARTË ME NJË
DORË DHE ME DY DUAR MBI KOKË
Dëbimi i topit nga lartë me një dorë, fillestarët duhet të
mësojnë më shumë me dy duar, e pasi të përvetësojnë si ata lojtar
me përvojë, mund nganjëherë të dëbojnë topin me një dorë lartë,
varësisht prej situatave të krijuara.
Dëbimi i topit mund të aplikohet, qoftë me dorën e majtë apo
të djathtë, varet se si mund ta dëbojnë më mirë apo me cilën dorë
dhe varet prej një pozitë më të volitshme. Dëbimi përdoret në ato
momente të lojës kur vjen topi në lartësi të kokës ose mbi kokë.
Këta topa mund të jenë edhe të shpejtë dhe në këtë moment e
ngrehin dorën lartë dhe dëbojnë topin me grusht të bashkuar nga
pjesa e brendshme.
Qëndrimi mund të jetë i lartë, i mesëm, apo i ulët, diagonal apo
paralel, por me rëndësi është se si aplikohet ky element.
Me rastin e dëbimit të topit me pjesën e brendshme të grushtit
apo të shuplakës, lojtari ngrit njërën dorë dhe e kthen nga pjesa e
brendshme dhe atë në lartësi të kokës, varësisht çfarë trajektore
vjen topi. Parakrahu thyhet në bërryl lartë dhe mbahet fortë, duke
dëbuar topin për kahje të dëshiruar (nëse është e mundur).
Tjetër mënyrë e dëbimit me dy duar mund të jetë kur, topat e
shpejtë vijnë në lartësi të fytyrës apo mbi kokë, atëherë duhet
ngritur duart mbi kokë (varësisht me një dorë ose dy), të thyera
pak në bërryla apo edhe të shtrira para-lartë dhe shuplakat të
bashkuara. Në kontakt me top, shuplakat janë të bashkuara dhe të
kthyera nga topi. Këtë element teknik, më së shpeshti e aplikojnë
femrat dhe atë nëse topi fluturon lart koke, por po ashtu ky
element shpesh haset edhe ne volejbollin ne rërë.

58
Dëbimi i topit nga lartë-mbi kokë me duar të bashkuara. Kjo teknikë e
volejbollit në palestër, është specifike dhe praktikohet vetëm për situata
të caktuara të lojës.
Dëbimi i topave me një dorë - me ,,çekan’’ bëhet me:
a) me grusht,
b) me shuplakë, dhe
c) me para-krah.
a) Dëbimi me grusht mund të jetë:
- me pjesën e brendshme të grushtit,
- me pjesën anësore dhe,
- me pjesën e sipërme (e mbi).
b) Dëbimi me shuplakë mund të jetë:
- me anësore të shuplakës dhe,
- me pjesën e sipërme ( e mbi) dhe të brendshme.
c) Dëbimi me para-krah mund të bëhet:
- me pjesën e sipërme ( e mbi) të para-krahut dhe,
- me pjesën e brendshme të para-krahut.

59
4.3 DËBIMI I TOPIT ME RËNIE ANASH DHE ME RËNIE
MBI SUPE (KAPËRDIMJE)
Ky element teknik aplikohet kur e parasheh drejtimin e
fluturimit dhe vendin e rënies së topit. Atëherë, bëhet hap anash
me gjunjë të lakuar, kurse këmba tjetër shtrihet dhe me krah të
shtrirë e dëbon topin, qoftë me grusht ose parakrah anash.
Pas kontaktit, lojtari bënë një mbështetje mbi krah, në të cilin
edhe e ka bërë dëbimin dhe i mbledhur bënë amortizim të trupit.
Pas kësaj, pesha e trupit kalon prej krahut në shpinë, e deri te
këmbët dhe tani lojtari gjendet në pozitë i shtrirë në shpinë (pas
dëbimit) (kin. 13).

Kinogrami 13 – Dëbimi i topit me rënie anash (kapërdimje).

Ky dëbim ekzekutohet në disa mënyra apo situata të lojës:


o Në topa të shkurtër apo të ulëta anash.
o Në topa që ngecin gjuajtësit pas bllokut dhe anash.
o Në topa që dëbohen prej rrjetës .
o Në topa ku sulmohen vendet e pambrojtura.
o Në topa të befasishëm, apo që e ndërrojnë kahen e
fluturimit.

60
USHTRIME METODIKE
1. Secili posedon nga një top dhe hedh lartë 3-4 m dhe në
momentin e rënies, lojtari e dëbon topin me një dorë lartë mbi
kokë dhe atë me grusht.
2. Si ushtrimi i 1-rë, por tani dëbimi bëhet me dy duar lartë.
3. Dy veta përballë njëri-tjetrit, duke ia hedhur herë njëri e herë
tjetri dhe dëbojnë me një dorë lartë (me grusht), këtë e
përsërisin nga 10 herë.
4. Si ushtrimi i 3-të, por tani me dy duar dëbohet topi nga 10
përsëritje.
5. Secili veç e veç, i kthyer me top nga muri dhe dëbojnë lartë me
çekan me një dorë dhe distanca rritet ndërkohë.
6. Si ushtrimi i 5-të, por tani me dy duar dëbojnë topin prej muri.
7. Afër rrjetës, varësisht nga 4-5 veta në të dy anët e rrjetës dhe
dëbojnë mbi rrjetë topin me një dorë.
8. Si ushtrimi i 7-të, por tani me dy duar dëbojnë topin lartë.
9. Njëri grup gjuan lehtë mbi rrjetë, kurse grupi tjetër nga 3 m
dëbon topin me një dorë me çekan nga lartë.
10. Si ushtrimi i 9-të, por tani me dy duar dëbojnë lartë dhe pastaj i
ndërrojnë rolet.
11. Çdo njëri bënë kapërdimje para, anash mbi supe nga vendi (në
dyshek pa top).
12. Në lëvizje, çdo njëri me kapërdimje para, anash, mbi supe dhe
krah (në dysheme tani).
13. Kapërdimje anash në të dy anët mbi supe, pa top dhe pa
dyshek.
14. Tani shkohet me top lehtë si ushtrimi nr. 13-të.
15. Si ushtrimi i 14-të, por tani theksojnë lëvizjen anash dhe atë në
të dy anët.
16. Dy veta njëri përballë njëri-tjetrit deri 4 m, ia hedhin topin njëri-
tjetrit nga anash poshtë, pas kësaj lojtari dëbon topin nga
poshtë anash dhe ndërkohë gjatë rënies, bënë amortizim me
kapërdimje anash.
17. Si ushtrimi i 16-të, por tani dëbojnë topin disa herë me
parakrah, pastaj me shuplakë, pastaj disa herë lëvizin nga të dy
anët (majtas - djathtas).
18. Si ushtrimi 17-të, por tani në rrjetë.

61
GABIMET
Topi kur dëbohet me rrotullim.
Kur pasojnë topin lartë me dorë dhe atë me ,,maje” të dorës.
Qëndrimi jo i mirë dhe i ngushtë .
Dëbimi i topit me shuplakë (grusht) të plogësht (dëbohet).
Thyerja e tepërt e bërrylave gjatë pasimit të topit.
Luajtja e shumëfishtë dhe bartja e pa nevojshme e topit.

4.4 DËBIMI I TOPIT NË RRËSHQITJE PARA ME


GJOKS-THITHËSJA (PLLONZHON)
Në këtë element teknik, kërkohet një lëvizje e veçantë gjatë
ekzekutimit. Gjatë ekzekutimit, duhet të keni kujdes që të mos
bëhet rënia me mjekër apo me gjunjë, sepse mund të vjen deri të
lëndimi.
Me rastin e ekzekutimit, kërkohet vrull i shkurtë (apo më i
gjatë nëse topi fluturon lartë apo poshtë neve) dhe kërcim para në
distancë të madhe dhe atë vetëm për një kohë të shkurtër, qoftë
edhe me vrull të gjatë nëse kërkohet. Më së shpeshti bëhet kërcim -
para shkëputje me një këmbë, ku kërkohet qëndrimi i ulët
volejbollisti, me dorën e këmbës së kundërt, ku kontakti i topit
para, bëhet me pjesën e parakrahut (pjesën e sipërme) dhe topi
mundësisht jepet në kahe të dëshiruar lart. Pas kontaktit me top,
vjen faza e rënies së trupit në tokë, duke kaluar pesha nga
shuplaka e pjesës së brendshme në parakrah, krah, gjoks, brezin e
kraharorit, komblik e deri të kofshët para e në përfundim te
këmbët (shih kin. 14 dhe foto kin 1- me të dy duart çekan para ).33

Kinogrami 14

33
Gjinolli Enver Dr – Volejboll, Prishtinë, 1988, f 35.
62
Foto-kinogrami 1- Dëbimi i topi me dy duar para me rënje, me çekan.

Me ekzekutimin e këtij elementi të vështirë, duhet pasur


kujdes që koka të jetë e ngritur lartë gjatë rrëshqitjes dhe rënies,
pastaj kërkohet një mjeshtri e veçantë së bashku me forcën e
krahëve dhe shpinës. Këtë element teknik e përdor më shpesh
lojtari i mbrojtjes “libero”. Përveç kësaj, vështirësi tjetër me rëndësi
është edhe perceptimi i vendit dhe kohës si dhe lëvizjes së topit, e
në këtë rast, duhet pasur edhe kontroll të mirë me rastin e
ekzekutimit. Gjithashtu, duhet pasur parasysh edhe terenin, i cili
mund të jetë shumë i rrëshqitshëm ose fare, që njëkohësisht
paraqet rrezik për lojtarin-nxënësin, ku kjo teknik aplikohet më
shpesh, d.m.th. duhet të keni edhe kushte të volitshme për
aplikimin e këtij elementi në lojë.
Rëniet para duhet ushtrojnë individualisht dhe pastaj në
dyshe. Pozita duhet të jetë me një përkulje para-ulët apo kaluç,
shkëputja e ngadalshme me një këmbë dhe mbështetja me dy duar,
ushtrimi bëhet mbi dyshek disa herë për fillestar, pra ngadalë
derisa të jeni të sigurt që të mësohet.
Atëherë, kur përmirësohet ky element teknik i pllonzhonit apo
i thithëses siç e quajnë disa, tani e ekzekutojnë në kushte përafërta
të lojës, pra në situata të ndryshme.
Këtë element teknik, mund ta ushtrojnë edhe në rrjetë para,
duke u vendosur lojtari në vijën fundore, kurse lojtari tjetër nga
rrjeta ja hedh lart para topin.

63
4.5 DËBIMI (SHPËTIMI) I TOPIT ME PJESËN E
SIPËRME TË SHUPLAKËS ME RRËSHQITJE NGA
POSHTË, ME TËRË TRUPIN (SUN)
Në këtë element teknik shohim një ngjashmëri shumë të njëjtë,
me elementin teknik të pllonzhonit (thithëses), vetëm se tek ky
element trupi ka kontakt të drejtë për drejtë me dysheme, e jo nga
lart poshtë para si pllonzhoni-thithësja.

Foto-kinogrami 2
Kjo teknikë e këtij dëbimi siç quhet edhe “sun” ka ulje të tepërt
poshtë në terren-fushë dhe topat që vijnë pas bllokut në dysheme,
ne nuk kemi kohë që të kërcejmë lartë-para si pllonzhon, por
vetëm shtyhemi para-poshtë, duke pas prekje-kontakt me dysheme
njëjtë si pllonzhoni d.m.th. nga qëndrimi kaluç apo më i ulët, tani
shtrihemi më të koordinuar dhe me pjesën e brendshme të
shuplakës, rrëshqasim para, (duke prekur dyshemenë dhe topin)
pastaj parakrah-krah dhe gjoks dhe më në fund krejt trupi, në
mënyrë që të kemi sukses në arritjen e qëllimit (foto kin. 2). 34

34
N.BERTANTE E G.FANTONI, Verona, Italy, 2000, f 71.
64
Edhe një teknikë tjetër e dëbimit nga anash është e përafërt si
elementi i mëparshëm, por tani me kthim në krah, supe apo në
shpinë, fig 38.4.

USHTRIME METODIKE

1. Teknika e rënies, ushtrohet në dyshek veçmas secili lojtar dhe


atë vetëm para me lëvizje të ngadalshme (pa top).
2. Ushtrimi pa top, me dyshek nga një lojtar, vetëm rënia para tani
me kontakt me dyshek – shuplakë (në fig poshtë).

3. Ushtrimi me top, duke ia hedhur lojtari - lojtarit topin mbi


dyshek.
4. Tani ushtrohet pa dyshek, pas përvetësimit të kësaj teknike
shkohet tani me top (kin. 14.1).

Kinogrami 14.1

65
5. Ushtrimi në distanca më të mëdha, duke ia hedhur njëri-tjetrit
topin dhe duke e rritur distancën, varësisht se sa e kanë
përvetësuar elementin e dëbimit.
6. Gjuajtja e topave nga një lartësi mbi rrjetë në vende të ndryshme
të fushës, dëbimi i topit me rrëshqitje para (fig. 38.1).
7. Nga një top të gjithë, hedhin lart dhe ulen (kaluç) ndërkohë me
shtrirje të shuplakës në dysheme para, topi tani vije poshtë dhe
takon “kurrizin” e dorës.
8. Hedhin topin njëri-tjetrit, njëri shtrihet krejtësisht para-poshtë
dhe dëbon topin me pjesën e sipërme të shuplakës në kontakt
me dyshemenë.
9. Pasi të vërehet që ushtrimin e kanë perfeksionuar, veprojnë gati
si në situatat e lojës, shkuarja nga vendi pastaj në vrull nga
poshtë dhe përfundojnë me elementin teknik, shih figurën 38.2
dhe 38.3.

Figura 38.1

Figura 38.2 Figura 38.3

66
Figura 38.435

GABIMET
Kur koka është e ulur para.
Kur mjekra është e lëshuar poshtë.
Kur rrëshqet tej mase shumë apo fare hiq.
Kur trupi goditet (përplaset) në tokë para.
Kur pesha e trupit (amortizimi) nuk bëhet e koordinuar në
duar-krah-gjoks.
Kur dëbohet me gishta topi para në dysheme.
Shtrirja jo e mjaftueshme e krahut-dorës dhe shuplakës.
Shkuarja para ose pas kohe nën top.

35
Kostic Radomir Dr, Kljuçevi za Uçenje Odbojke, 1997, f 106, 107.
67
5. SHËRBIMET

Tani ky element teknik nuk është vetëm për ta kryer veprimin


apo për t’ia filluar lojës, por sot shërbimi në volejbollin
bashkëkohor është më i përsosur, më sulmues, më i fuqishëm, më
i shpejtë me një fjalë për të gjitha këto shërben për të fituar pikë.
Si element teknik dhe mjaft atraktiv duhet të themi se me të
fillohet sulmi i drejtuar ekipit kundërshtar. Shërbimi ka dy qëllime
të cilat janë: me ndihmën e shërbimit të shënojë pikë që në volejboll
quhet ,,as” dhe tjetra t’ia vështirëson organizimin e sulmit ekipit që
e pranon shërbimin.
Në lojë aplikohen shërbime të ndryshme, varësisht prej
lojtarëve, dhe të kundërshtarët krijohet një pasiguri, mos
koordinim mes lojtarëve për pranimin e shërbimit, e kjo arrihet
përmes një teknike të mirë.
Ai i cili shërben (lojtari apo nxënësi) në momentin e
ekzekutimit duhet të jetë i vendosur, i koncentruar në mënyrë që të
ketë sukses në ekzekutimin e shërbimit, në të kundërtën do të
pësojë shërbimi ose do të jetë shërbim i dobët dhe atëherë
kundërshtari do të realizojë sulm të mirë për të shënuar pikë, si
pasojë e kësaj është edhe mos teknika e ekzekutimit.
Është më se nevojshme që secili të aplikoj lloje të ndryshme të
shërbimeve, në mënyrë që të jetë më i suksesshëm në ekip, sepse

68
ndryshimi i teknikës së shërbimeve në lojë krijon huti tek
kundërshtari në pranim sepse i humbet siguria për pranim.
Hedhja e topit për goditje (shërbim) ka një rëndësi të madhe
për arsye se lartësia duhet të jetë optimale varësisht se çfarë
shërbimi aplikojnë dhe drejtimi i hedhjes të jetë lartë para, (jo
anash).
Gjatë shërbimit, nuk duhet shpejtuar, por duhet te jemi të
koncentruar, dhe duhet ta “kërkojmë” lojtarin që ka pranim më të
dobët ose vendin e zbrazët, në mënyrë që shërbimi të jetë i kryer
me pikë.
Si elementi teknik i volejbollit, në të cilin volejbollisti ka
kontroll të plotë në ekzekutim, pra është momenti i vetëm në lojë
në të cilin lojtari mund të zgjedhë momentin e fillimit të lojës dhe
vendin.

Kinogrami 15 – Faza përgatitore – hedhjes

Kur jemi te shërbimi, dallojmë këto faza:


 faza e pozicionimit-përgatitjes – shërbyesi qëndron prapa vijës
fundore, varësisht prej llojit të shërbimit, afër apo më larg vijës
së nëntë metërshit dhe i kthyer kah fusha.
 faza e nisjes-hedhjes së topit – në këtë fazë kaloni nga
momenti ku ishit tani në momentin e hedhjes së topit d.m.th., e
hedh topin nga dora që e ka mbajtur deri më tani, duke e
shkëputur atë në lartësi optimale, varësisht prej llojit të
shërbimit. Kjo hedhje mund të jetë edhe me rrotacion për
shërbim me kërcim apo pa rrotacion.
 faza e kontaktit me top - e goditjes - kjo fazë e kontaktit me
topin është edhe se sa do të ketë sukses shërbimi, varet edhe
nga faza paraprake por edhe nga vet goditja e topit. Topi

69
goditet në pikën më të lartë-para. Kjo goditje mund të jetë edhe
e llojllojshme varësisht se çfarë shërbimi doni ta aplikoni. Pas
kësaj faze, menjëherë lojtari duhet të futet në fushë për të zërë
vendin e vet.
Shërbimet në lojën e volejbollit dhe në perfeksionimin me
fillestar janë të ndryshme dhe i dallojmë: sipas mënyrës së goditjes
dhe sipas lartësisë së shërbimit.
Shërbimet ndahen në:
- Shërbimet nga poshtë, dhe
- Shërbimet nga lartë.

5.1. SHËRBIMET NGA POSHTË


Te shërbimet nga poshtë kryesisht fillestarët i ekzekutojnë, ku
nga këto shërbime mësohen hapat e parë të shërbimeve tjera më të
vështira që vijnë pas këtij shërbimi. Ata të cilët fillojnë të merren
fillestarët (nxënësit), duhet të fillojnë të mësojnë shërbimin nga
poshtë, për të ardhur në shërbimin nga lartë.
Shërbimin nga poshtë e ndajmë në:
- shërbimi nga poshtë ballor-frontal,
- shërbimi nga poshtë anash-anësor.
Fillestarët të cilët nuk kanë fuqi të mjaftueshme dhe koordinim
të mirë, preferohet ta mësojnë shërbimin nga poshtë i cili është
shërbimi më i lehtë për të ekzekutuar.
Në momentin e shërbimit, lojtari-nxënësi është i kthyer kah
rrjeta në qëndrim diagonal (ajo dorë që shërben është e dalë me
këmbën e kundërt). Më parë topin e hedhim lartë 20 cm (kin. 16),
kur shërbehet me dorën e djathtë, topi mbahet në pëllëmbën e
dorës së majtë, por mund të mbahet edhe me dy duart, varet prej
individit. Pastaj, hovi bëhet me dorën e djathë, të lakuar pak nga
para shkon mbrapa, pas hovit të marrur, tani topi goditet me
pjesën e mesme të shuplakës, apo i kapluar me tërë shuplakën e
brendshme. Pas ekzekutimit të shërbimit, lojtari-nxënësi pas hovit
të krahut dhe shtytjes të trupit, lëvizë para dhe të njëjtën kohë hyn
në fushë. Nëse topi ekzekutohet me dorën e djathtë atëherë këmba

70
e djathtë duhet të jetë mbrapa dhe shërbyesi të jetë paralel me
rrjetën, preferohet vetëm në fillim të mësimit të teknikës.

Kinogrami 16
Në shërbimin nga poshtë, topi goditet në dy mënyra dhe këtë:
- me pjesën e brendshme të shuplakës e (fig. 39), dhe
- me pjesën e sipërme të dorës (ku bashkohen gishti i madh me atë
tregues) (fig. 40).

Figura 39 Figura 40

Kinogrami 17

71
Kinogrami 18
Kinogrami 17 – Shërbimi nga poshtë (me pjesën e brendshme grusht-
boks) në të gjitha fazat, dhe Kinogrami 18 – Shërbimi nga poshtë
(me grusht-boks) me pjesën anësore të sipërme.36

USHTRIME METODIKE
1. Nxënësit vendosen në katër kolona (varësisht). Ne krye të çdo
kolone, qëndron një nxënës i kthyer me fytyrë nga kolona
frontal, i cili (nxënës) mbanë topin e volejbollit me dy duar, për
përgatitje për shërbim. Nxënësi i parë i çdo kolone, kryen
goditjen e topit sipas teknikës së shërbimit, nga poshtë dhe
shkon në fund të saj. Distanca 4-5 m.

36
Ilic Srdjan, Metodika Rada sa Pionirima, Novi Sad, 1982, f 41.
72
2. Nxënësit rreshtohen në katër kolona: në fushën e volejbollit ose
përball murit, në distancë 3-4 m larg tij. Me sinjal, ata kryejnë
shërbimin nga poshtë dhe secili nxënës kalon me vrap në fund
të kolonës së tij.
3. Nxënësit të vendosur në dy rreshta përball njëri-tjetrit (në fillim
3-4 m e pastaj në më shumë se 4 m), kryejnë shërbimin, duke ja
hedhur topin njëri-tjetrit.
4. Sipas topave që kemi, formohen kolona nxënësish përball njëri-
tjetrit 5-6 m larg. I pari i kolonës A, kryen shërbimin nga poshtë
ne drejtim të kolonës B, nxënësi i parë i së cilës pason topin me
dy duart në drejtim të kolonës A. Pas këtyre veprimeve, secili
nxënës vendoset në fund të kolonave përball (fig. 41).

Figura 41
5. Kryhet një lloj si ushtrimi nr. 4, por në fushën e volejbollit, duke
shërbyer mbi rrjetë nga zona e tre-metërshit në të dy
gjysmëfushat. Lojtari-nxënësi që kryen shërbimin, largohet dhe
shkon para në fushën tjetër pas tjetrit (diagrami 6).

73
Diagrami 6 Diagrami 7
6. Kryhet shërbimi nga poshtë para duke hedhur topin në zona të
caktuara të fushës (diagrami 7).
7. Lojtarët (nxënësit) nga një përballë murit, bëjnë hedhjen e
shërbimit nga poshtë, dhe ndërkohe duke e zgjatur edhe
gjatësinë e shërbimit.
8. Shërbejnë mbi rrjetë përballë njëri-tjetrit, të shtyrë me një
distancë, d.m.th. nga vija e sulmit dhe në çifte me nga një top
duke shërbyer.
9. Shërbejnë topin në fushën kundërshtare prej 3m, 5m, dhe 9m,
duke u shtyrë nga mbrapa. Ky ushtrim është për shërbimin nga
poshtë (fig. 42). 37

Figura 42

37
FIVB, Coaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 127.
74
10. Nëse e kanë përvetësuar elementin, atëherë shkojnë nga vija e
shërbimit për ekzekutimin e shërbimit, në formë gare se cili
shërben më mirë.

5.1.1 SHËRBIMI NGA POSHTË BALLOR - FRONTAL


Ky shërbim nga poshtë ballor-frontal, apo shërbim fillestar–
shkollor është i lehtë të ekzekutohet. Ky element teknik i shërbimit,
kërkon forcë të muskujve, të shpinës, të cilët bëjnë një rotacion të
lehtë të trungut.
Ai i cili shërben kthehet me fytyrë dhe trup kah rrjeta dhe me
një dorë mban topin, ndërsa dora tjetër shtrihet me lëvizje nga
mbrapa para, topi goditet i hedhur lart përafërsisht 20 cm. Pas
goditjes së (topit) shërbimit, hovi i krahut dhe trupit lëviz para dhe
kjo i ndihmon lojtarit (nxënësit), që të hyjë më shpejtë në fushë për
të luajtur. Po ashtu, shërbimi nga poshtë, mund të ekzekutohet
çoftë me grusht dhe shuplakë.

Kinogrami 19 – Shërbimi nga poshtë (ballor-frontal) Kuadri (1)


përgatitet, (2) krahu fillon të shkoj nga prapa, (3) krahu thellë
prapa, (4) lëshohet para me vrull, (5) goditet topi, (6) pas goditjes,
vazhdon lëvizja e krahut e gjithashtu edhe e trupit para.

75
Kinogrami 20 – Kuadri (1) dora merr vrull nga prapa, ndërsa dora tjetër
mbanë topin para, kuadri (2) hedhë topin pak para lartë dhe godet
me dorën tjetër.38

5.1.2 SHËRBIMI NGA POSHTË ANASH - ANËSOR

Gjithashtu edhe ky shërbim është për fillestar, shërbimi nga


poshtë-anash, është gati i njëjtë me shërbimin nga poshtë ballor,
vetëm se qëndrimi i lojtarit është i kthyer anash në raport me
rrjetën. Ky shërbim ekzekutohet nga fillestarët, të cilët nuk kanë
forcë të nevojshme që të shërbejnë topin në anën tjetër të rrjetës.
Hovi i krahut, ku më të cilën e godasin topin është, më i gjatë sepse
kemi të bëjmë me kthim anash, kjo ju mundëson një goditje më të
fortë të topit dhe veprim më të madh në top.

38
FIVB, Coaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 255.
76
Kinogrami 21 - Shërbimi nga poshtë anash - ekzekutohet me lëvizje dhe
rrotullime të dorës nga poshtë-anash.

(A) (B)
Figura 43 – Shërbimi nga poshtë, mënyra e rregullt (B) dhe jo e rregullt
(A) e goditjes së topit gjatë shërbimit nga poshtë.
GABIMET
Për shërbimet nga poshtë gabimet janë:
Qëndrimi i lojtarit jo i mirë.
Goditja e topit vetëm me gishtërinj.
Goditja e topit me parakrah të thyer.
Goditja e topit pa e hedhur topin në lartësi të duhur.
Goditja e topit me hov të vogël.
Këmba para jo mirë e vendosur në koordinim me dorën
që bëhet shërbimi.
Goditja e shërbimit pa u koncentruar mirë.
Pas goditjes së topit, lojtari nuk hyn me kohë në fushë
apo mbetet jashtë fushës.
Kaplimi jo i mjaftueshëm i shuplakës-dorës me topin.

77
5.2 SHËRBIMET NGA LART
Sot shërbimet nga lart aplikohen më së shpeshti dhe janë më
sulmuese, trajektorja (kahja-drejtimi) e tyre, karakterizohet me
shpejtësi të ndryshme (lëvizje), e cila shpejtësi është më e vështirë
për pranim.
- Shërbimet nga lartë i kemi ndarë:
Nga vendi
Nga lëvizja dhe
Me kërcim
- Ndarja tjetër ka të bëjë me kontaktin me top si:
Goditja në qendër të topit dhe
Goditja ekscentrike
- Dhe, ndarja e llojeve të shërbimeve, që kemi si:
 shërbimin tenis,
 shërbimin harkorë,
 shërbimin valëvitës dhe,
 shërbimin me kërcim.

78
Kinogrami 22– Teknika e shërbimit nga lartë dhe lëvizjet e lojtarit gjatë
shërbimit. 39

5.2.1 SHËRBIMI TENIS

Në shërbimin tenis, lojtari është i kthyer përballë rrjetës, i cili


godit topin për lojë, e këtë goditje e kryen mbi lartësinë e kokës, ku
është i ngjashëm me shërbimin e teknikës në lojën e tenisit dhe për
këtë quhet shërbimi tenis. Gjatë shërbimit tenis, lojtari është i
kthyer në mënyrë frontale kah rrjeta.

Kinogrami 23 – Shërbimi ‘’TENIS”, lojtari shërben, momenti i


përgatitjes, goditjes dhe kaplimit të topit.
Topi hedhet lart diç pak para me dorën e kundërt ose me të dy
duart, në një lartësi deri 2 m dhe goditet. Topi goditet në lartësinë
më të lartë të shtrirjes së krahut me pjesën e shuplakës (të
brendshme) me gishtërinjë të zgjatur dhe të forcuar duke e kapluar
topin në tërësi. Me rastin e goditjes së topit, pesha e trupit është diç
më e theksuar në këmbën e prapme, pas goditjes (së topit) kalon në
këmbën para. Lëvizja e trupit nga prapa shkon para dhe në këtë
rast duhet koordinohet me topin e hedhur për shërbim dhe pas
goditjes, krahu vazhdon lëvizjen para dhe poshtë.
Te shërbimi tenis në krahasim me atë valëvitës, mund të ketë
rotacion (koncentrik) ose rrotullim anësor (ekscentrik), kjo varet
nga goditja e topit. Shërbimi tenis, është shumë i përshtatshëm për

39 FIVB, Coaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 256.


79
ata lojtar që kanë gjatësi, për arsye se goditet në pikën më të lart të
gjatësisë së trupit të lojtarit.
Te shërbimi tenis i kemi këto faza:
o hedhja e topit për shërbim,
o hovi i dorës-krahut,
o goditja e topit (ekzekutimi), dhe
o fluturimi i topit pas goditjes. 40
Për përvetësimin e shërbimit tenis, lojtari ka qëndrim ballor
ndaj rrjetës, ku fusha e kundërshtarit shihet mirë dhe mund të
rrezikohet me shërbimin tenis. Shërbimi tenis është më i sigurt, më
i saktë, mund të jetë i fuqishëm, mund të goditet hapësira afër
rrjetës, si dhe mund të ekzekutohet me kërcim.

5.2.2 SHËRBIMI HARKOR


Ky shërbim ekzekutohet me lëvizje të dorës, në formë harku
(sikurse te gjuajtja me hark në basketboll) dhe bëhet në drejtim të
rrafshit frontal.
Lojtari është i kthyer me trup anash në relacion me rrjetën,
pozita e trupit është drejtë lart, topi hedhet me një apo me të dy
duart nga poshtë lart në lartësi 1.5 m deri 2 m. Pastaj, përkulim
krahun dhe trupin anash poshtë, në mënyrë që të rritet harku i
veprimit në top. Goditja e topit ekzekutohet me koordinim preciz
dhe mundësisht të fortë. Topi goditet me tërë shuplakën apo me
grusht dhe hovi i lëvizjes së krahut, shfrytëzohet për të hyrë prapë
në fushën e volejbollit (pas shërbimit).

40 Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 43.


80
Kinogrami 24 – Shërbimi anësor me hark.

Karakteristikë e këtij shërbimi është se, është më i shpejtë, më i


fuqishëm se shërbimet nga poshtë, ku marrin pjesë të gjithë
muskujt e krahut dhe shpinës gjatë goditjes. Shërbimi harkor,
zakonisht ekzekutohet nga vendi gjatë goditjes së topit, poashtu
lojtari ka mundësi ta theksoj edhe një kërcim nga vendi, në mënyrë
që topi të goditet në lartësi pak më të madhe.

Kinogrami 25 – Shërbimi nga lartë anash - harkor me goditje të topit me


tërë shuplakën dhe lëvizjet e krahut mbrapa poshtë për të marrë
hov në mënyrë që goditja të jetë sa më e fortë.

81
Kinogrami 26 – Shërbimi nga lartë - anash me hark me pjesë të grushtit.
Në këtë mënyrë të shërbimit krahu merr hov më pak se te teknika
e goditjes me tërë shuplakën.41

5.2.3 SHËRBIMI VALËVITËS

Ky lloj i shërbimit është ,,AZIATIK’’ dhe i përdorur nga japonezët,


që ka filluar në vitin 1960. Karakteristikë e këtij shërbimi është se
nuk lypset fuqi e madhe gjatë goditjes sikur te shërbimi tenis. Te
shërbimi valëvitës, është e domosdoshme që kontakti me top të
bëhet kur krahu – dora është në pikën më të lartë.

41 FIVB, Coaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 258, 259.


82
Kinogrami 27- Shërbimi valëvitës, lëvizjet e dorës-krahut, hedhja e topit,
goditja, dhe hyrja në fushë.

Për nga mënyra e ekzekutimit, ky shërbim është mjaft i


vështirë në krahasim me shërbimet tjera. Te shërbimi harkor është
një ndryshim se, nuk ka mundësi të shihet kundërshtari, sepse
është i kthyer anash rrjete, ndërsa te shërbimi valëvitës, shihet
kundërshtari. Kur jemi te shërbimi valëvitës, duhet të themi se,
këtu nuk shfrytëzohet vrulli, por ky shërbim ekzekutohet nga
vendi. Tani disa lojtarë kërcimin e praktikojnë edhe të shërbimi
valëvitës çoftë me vrull mesatar apo kërcim nga vendi.

83
Kinogrami 28 – Shërbimi valëvitës dhe teknika e ekzekutimit të tij. 42
Teknika e shërbimit valëvitës, është gati e njëjtë si shërbimi
tenis. Lojtari është i vendosur frontal kah rrjeta. Topi hedhet lart
rreth 1 m, me një apo dy duar, topi i hedhur, nuk duhet të ketë
rotacion. Topit goditet në lartësinë maksimale, në mënyrë të
,,centruar’’ dhe të goditet pa e lakuar shuplakën, pa rotacion të
krahut.
Pas goditjes, fluturimi i topit është i “luhatur” nga fuqia e
goditjes së topit, drejtimi i topit është në formë një lloj harku pak i
theksuar, që kushtëzohet prej gravitacionit të tokës dhe forcës
goditëse të topit.

42 Ilic Srdjan, Metodika Rada sa Pionirima, Novi Sad, 1982, f 56.


84
Te shërbimi valëvitës topi prej dorës, nuk duhet të hedhet
shumë lart, pastaj goditja e topit duhet të ketë shpejtësi optimale,
ku goditja bëhet pa rotacione. Në shërbimin valëvitës, topi
shpejtësinë e humb nga rezistenca e ajrit. Te shërbimi valëvitës,
është edhe mashtrimi optik (lëvizja e topit majtas, djathtas, poshtë,
lart ).

Figura 44 –Topi të jetë valëvitës, është parakusht goditja karakteristike


centrike (pra mu në qendër të topit). Shërbimi të jetë valëvitës,
goditja e topit me shuplakë, duhet të jetë e “pastër”, pa thyerjen e
nyjës së shuplakës. Gjatë goditjes, topi dhe shuplaka, janë tangjent
njëra me tjetrën dhe formojnë këndin e drejtë.43
Gjatësia e fluturimit të shërbimit, mund të llogaritet me
formulën që është paraqitur më poshtë:
v 2 sin 
W
g
W - Gjatësia e fluturimit v – Shpejtësia e topit
g – Gravitacioni i tokës sin - Këndi i nisjes së topit

43 Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 44, 45.


85
5.2.4 SHËRBIMI ME KËRCIM

Shërbimit me kërcim sot përdoret si pjesë e lojës kualitative,


për të sulmuar sa më fuqishëm në fushën e kundërt. Teknika e
shërbimit me kërcim, është shumë vështirë për t’u përvetësuar,
lojtarët duhet të jenë të përgatitur maximalisht në aspektin psiko-
fizik, teknikë dhe taktikë.
Gjatë shërbimit me kërcim, kërcimi është shumë i lartë mbi 360
cm, shpejtësia e topit mbi 100 km/h, ku pranuesi i shërbimit
shumë vështirë e ka për ta pranuar topin në mënyrë të drejtë, në
këtë moment lojtari (pranuesi) ka kohë për pritjen nën 0.60 sek.
Anët pozitive të shërbimit në kërcim janë se ka kohë shumë të
shkurtë për pranim (libero) dhe është i shpejtë dhe i furishëm për
pranim nga ana e ekipit tjetër.
Lojtari qëndron në vijën e shërbimit, i kthyer nga rrjeta ku ka
hapësirë të nevojshme për t’i parë pozicionet e kundërshtarit dhe i
larguar në disa metra prej vijës fundore për të marrë vrull.
Shërbyesi e hedh topin lart para (me një dorë ose dy duar) me
lartësi 2 e më shumë metra, kjo lartësi i shërben për të pasur kohë
për vrull dhe ky vrull mund të jetë 3-4-5 hapa dhe në momentin
kur i afrohet vijës lojtari me këtë vrull, bënë një përkulje të trupit.
Kjo përkulje e trupit, ndihmon për ngritjen e trupit lart (forcë
eksplozive), që është e kombinuar me vrull, nëse jemi djathtak,
(dora) këmba e kundërt duhet të jetë para, dhe bëhet ngritja në ajër
(me lëvizjet që shërbejnë për koordinimin e dorës së kundërt të
këmbës apo anasjelltas, nëse jeni majtas për të shërbyer) dhe vjen
kontakti me topin.
Kontakti me top është i njëjtë si te shërbimi tenis por, dallimi
është që tani kemi kërcimin dhe në momentin e goditjes së topit,
tani krahu është i thyer në bërryl nga mbrapa anash dhe dora tjetër
e lëshuar pak para lart, lëvizja e dorës goditëse vazhdon para dhe
topi goditet në pikën më të lartë të shërbimit, dhe dora e kundërt
me rastin e goditjes së topit lëshohet para poshtë me përkulje të
trupit. Gjatë përkuljes së trupit pason edhe rënia e lojtarit ku kjo
rënje duhet të ketë amortizim të peshës së trupit me këmbë, foto
kinogrami 3.

86
Foto
kinogrami 344

USHTRIME METODIKE

1. Nxënësit janë të vendosur frontalisht përballë njëri-tjetrit dhe


nga vendi mësojnë hovin e dorës (krahut) dhe kjo lëvizje bëhet
pa top.
2. Si ushtrimi nr.1 vetëm se tani paraqitet lëvizja, këmba e dorës
së kundërt kalon në pozitë diagonale, ku kjo lëvizje është si
pasojë e hovit të dorës (krahut), lëvizje përsëritet nga 10 herë
me pauza.

44 N.BERTANTE E G.FANTONI, Verona, Italy, 2000, f 29.


87
3. Tani shkojnë me top, duke e mbajtur topin me dorën e këmbës
së kundërt që godasin topin në lartësinë maksimale. Kjo lartësi
është lart para mbi kokë dhe pastaj godasin nga disa herë dhe
imitojnë shërbimin tani me goditje të lehta statike, duke e
mbajtur topin me një dorë.
4. Pas ushtrimit nr. 3, nxënësit shkojnë me nga një top dhe
godasin topin për muri, distanca po ashtu mund të jetë deri
disa metra varësisht.
5. Pasi ta përvetësojnë elementin teknik, nxënësit shkojnë të
vendosur në mënyrë frontale njëri me tjetrin dhe atë në mes ta
kenë rrjetën, ku distanca prej rrjetës në të dy anët të jetë rreth 6
m dhe shërbejnë.
6. Njëjtë si ushtrimi nr. 5, por tani zgjatet distanca d.m.th. prej
vijës së shërbimit, nxënësit këtë shërbim e përsërisin nga 10
here në formë gare, pa e humbur shërbimin.

Diagrami 8

7. Pasi të vërejmë se shërbimin e kanë mësuar mirë, tani duke e


goditur shërbimin, ku ajo goditje duhet të jetë po ashtu, si
formë gare, secili e godit në ato zona të fushës së kundërshtarit.
Së pari shërbejnë paralel, pastaj diagonal e më vonë në zona të
caktuara të fushës (diag. 8).
8. Pas të gjitha këtyre ushtrime, rrjeta tani ngritet në lartësinë
standarte, duke iu afruar kushteve të lojës, dhe aplikohet si lloj
gare mes ekipeve, cili ka goditur fushën më saktë pa gabime.

88
Këto ushtrime shërbejnë për mësimin e shërbimeve, por duhet
ta kemi parasysh që këto ushtrime mund të përdoren për të gjitha
llojet e shërbimeve nga lart, vetëm këtu gjatë ushtrimeve,
ndryshon teknika se çfarë shërbimi kërkohet të mësojnë.

Llojet e shërbimeve gjatë goditjes së topit.45

GABIMET

Koordinimi jo i mirë i krahut (dorës) dhe këmbëve.


Hedhja e topit anash (majtas - djathtas).
Hedhja e theksuar e topit para ose mbrapa.
Koncentrimi jo i mjaftueshëm.
Goditja e topit, jo me shuplakë por me parakrah.
Goditja e topit me gishtërinj ose anash me shuplakë.
Goditja e topit me krah të thyer në bërryl.

45 Kostic Radomir Dr, Teorija i Metodika Treninga Sportske Igre


Odbojke, 2000, f 154.
89
6. PRANIMI I SHËRBIMIT - GJUAJTJES

Ky është kontakti i parë me topin pas shërbimit - gjuajtjes. Roli


kryesor i pranimit, është pasimi i topit tek ngritësi në zonën e
caktuar më parë. Aftësia e ekipit për organizim të mirë të sulmit
pas pranimit, varet në masë të madhe nga preciziteti dhe kualiteti i
vetë pranimit. Nëse pranimi nuk është aq preciz, atëherë
zvogëlohen mundësit e ngritësit për një planifikim (sulm) të
efektshëm, kështu që edhe vet ngritja nuk do të jetë e mirë nëse
pranimi nuk realizohet mirë.

90
Që pranuesi të jetë i efektshëm, duhet të ketë aftësinë e
vëzhgimit, vlerësimit, vetëbesimit në të gjitha aspektet dhe ta ketë
përgjegjësinë në vete, me një fjalë të ketë teknikë të mirë.
Pranuesi, jo vetëm që duhet t’i ketë këto aftësi që i folëm më
parë, por duhet të ketë edhe shpejtësi të reagimit, kur kemi
parasysh se një reagim i thjeshtë, kërkon zhvendosjen e tërë trupit
për pranim të shërbimit, që zgjatë rreth 0,30 - 0.35 sek, kurse për
pranim të gjuajtjes, kjo kohëzgjatje është edhe më e shkurtë. Këtë
zhvendosje edhe më tepër e komplikon edhe shpejtësia e fluturimit
të topit mbi 100 km në orë d.m.th. pranuesi duhet të ketë shpejtësi
të madhe të reagimit.
Pranimi si element teknik individual, është i rëndësisë së
madhe, pranimi varet edhe prej aftësisë dhe teknikës së vet lojtarit.
Te pranimi lojtari, është i vendosur me këmbë të larguara në
gjerësinë e krahëve të thyera mbi gjunjë. Lojtari merr qëndrim
paralel ose diagonal (më shumë aplikohet) me pozicion të lartë, të
mesëm, apo të ulët, varësisht nga lartësia dhe shpejtësia e topit që e
pranon gjatë shërbimit - gjuajtjes.

Figura 45 – Pranimi - qëndrimi bazë i volejbollistit diagonal, pozicioni i


ulët, duart para topit. 46

46
FIVB, Choaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 242.
91
Trupi i lojtarit është i dalë pak para (pjesa e sipërme), duart të
dalura para-poshtë dhe të drejtuara afërsisht në bërryla. Gjatë
pranimit të shërbimit, nuk do të thotë që pranuesi e pranon
shërbimin gjithë me ,,çekan’’, ka raste që shërbimi është edhe mbi
lartësinë e krahëve dhe në këtë rast, lojtari (pranues) e pranon
topin edhe me gishtërinj nga lartë për ta dërguar te ngritësi.
Në volejbollin e kohës së sotme, çekani është elementi më i
përshtatshëm për pranime nga shërbimet dhe gjuajtjet, sepse tani
shërbimet – gjuajtjet janë më të fuqishme më të shpejta se më parë.
Nëse gjatë lojës shërbimi është i ngadalshëm, atëherë lojtari
nuk ka nevojë të lëvizë shpejtë në vendin e pranimit, por kryesisht
përqendrohet në pranim sa më të mirë të topit. Për pranimin e
mirë të një shërbimi të shpejtë dhe mashtrues si shërbimi valëvitës,
nuk është e rëndësishme lëvizja (zhvendosja) e lojtarit në
shpejtësinë maksimale, por shpejtësia e lëvizjes, duhet të jetë sipas
topit që vjen në fushë në mënyrë që të jemi më stabilizues gjatë
pranimit. Sa më e shpejtë të jetë lëvizja e lojtarit, kushtet e pranimit
gjatë një aksioni në lojë është më stabil. Gjatë ushtrimit të pranimit,
preferohet që këtë element teknik ta ushtrojnë në shpejtësi të
ndryshme të lëvizjes.
Te ushtrimi i pranimit, lojtari njëherë duhet ta mësoj vendosjen
(fig. 46) nën top me lëvizje të ndryshme nga të gjitha anët, në
mënyrë që pranimi të jetë më i saktë dhe sulmi më pas është më i
efektshëm.

Figura 46 – Qëndrimi i përkulur para i lojtarit dhe qëndrimi bazik për


reagim të shpejtë në top (pranim). 47

47
FIVB, Choaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 219.
92
Në vazhdim do ti shihni disa lloje te pranimit të shërbimit –
gjuajtjes, të cilat janë të paraqitura në kinograme në vijim.

Kinogrami 29 – Lëvizja e lojtarit gjatë pranimit të topit (vrulli, përgatitja


për kontakt me topin si dhe vazhdimi i lëvizjes së trupit pas
pranimit).

Kinogrami 30 – Qëndrimi diagonal i çekanit – kuadri (1) qëndrimi i


lojtarit, (2) nisja, (3) kryqëzimi i këmbëve, (4) përgatitja për marrjen
e pozicionit, (5) pozita e ulët dhe e gjerë e këmbëve, (6) tërheqja e
trupit - çekanit anash, (7) ngritja e trupit me çekan dhe top, dhe
kuadri (8) përfundimi i aksionit dhe ngritja e trupit në drejtim të
pranimit të topit.

93
Kinogrami 31 – Shkallëzimi diagonal i çekanit dhe hyrja nën topin e
larguar nga lojtari – kuadri (1) qëndrimi, kuadri (2, 3, 4, 5, 6)
vrapimi pas topit dhe hyrja nën top, kuadri (7) takimi me top me
dhënien e kahes së dëshiruar dhe (8) ngritja e trupit në drejtim të
pranimit të topit.

Kinogrami 32 – Lëvizja prapa e lojtarit për pranim me çekan - kuadri (1,


2, 3, 4) bëjnë një ngritje të trupit nga mbrapa me lëvizje, (5) ulje të
theksuar të trupit dhe qëndron për top, (6) ngritje tani, (7)
kontakton me topin dhe (8) ja jep kahjen topit.

94
Kinogrami 33 - Shkallëzimi diagonal i çekanit me lojtarin që lëvizë nga
mbrapa me hapa të kryqëzuar, topi i kthyer i cili kalon 45º
diagonal nga mbrapa. Shikimi nga topi, këmbët bëjnë një kryqëzim
nga mbrapa.

Kinogrami 34 – Kthimi mbrapa për 180º dhe pranimi me çekan.

95
Kinogrami 35 – Lëvizja para e lojtarit për pranim me çekan - kuadri (1)
nisja, (2, 3) përkulje e theksuar nën top, (4) takimi me top, (5)
dërgimi i topit në adresë të dëshiruar dhe (6) përfundimi i
pranimit.48

Figura 47 – Vendosja e duarve për pranimin e shërbimit në pozicionet e


ndryshme në fushë, varësisht prej kurbës së fluturimit të topit nga
shërbimi. Në figurë shihet që sa më e lartë të jetë kurba e fluturimit
të topit, duart (çekani) mund të jenë më paralele me dyshemenë,
këndi i pranimit duhet të jetë gjithnjë më i madh se ai që vjen nga
shërbimi).49

48
FIVB, Coaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 220, 221, 222, 223,
224, 225, 226.
49
Selingers Ariel - Power Voleyball, California, USA, 1985, f 35.
96
Diagrami 9 Diagrami 10
Këndi i shërbimit në zonën për ngritje – tentimi i (X) pranuesit që ta
pranoj topin me shpejtësi të madhe horizontale, ku pastaj ja jep
kahen topit kah vija (B) ngritësit (diagrami 9).

Shembulli se si pranuesi i shërbimit lëvizë kah djathtas, ashtu dhe shpina


e djathtë vjen afër rrjetës dhe këndi që e mbyll kahen e fluturimit
dhe kahen e dëbimit të topit, nga rënia e duarve (C më e madhe se
W). Vija e shpinës së pranuesit (d), topi (A), fluturimi i topit (B),
duart e pranuesit (e) (diagrami 10).50

50
Selingers Ariel - Power Voleyball, California, USA, 1985, f 34.
97
Dëbimi i topit lartë me rrotullim të trupit.51

Figura 48 – Dëbimi vertikal i topit është i lidhur me këndin, i cili e mbyll


vijën e çekanit siç shihet në figurë. Varet se si i vendosim duart dhe
si mund të jetë shërbimi kundërshtar atëherë edhe kahen ia japim
jo kah ajo e dëshiruara siç shihet në figurë.52

51
Kostic Radomir Dr, Odbojka Tehnika i Taktika, 1999, f 66.
52
Selingers Ariel - Power Voleyball, California, USA, 1985, f 34.
98
USHTRIME METODIKE
1. Nxënësit pa top të renditur dhe të ndarë në rreshta, aplikojnë
pranim me hap, mbrapa, anash (majtas – djathtas) dhe atë me
shenjën e udhëheqësit.
2. Si ushtrimi i parë por tani pranimi më i theksuar para, mbrapa,
anash, (majtas–djathtas).
3. Pas kësaj aplikojnë kapërdimje para, mbrapa, rrotullim anash,
kërcime mbi vegla të vogla, të gjitha për ushtrime shkathtësie
për pranim.
4. Të gjithë nxënësit të kthyer nga muri, pranojnë me çekan para në
distanca të ndryshme topin.
5. Sikur ushtrimi i 4-të, por tani nga dy, njëri e pranon pastaj tjetri.
6. Si ushtrimi 5-të, vetëm se i shtohen edhe pranon me gishtërinj
dhe me çekan ndërkohë.
7. Arsimtari (trajneri) gjuan topin, ndërsa nxënësit e vendosur në
pozita të ndryshme në fushë, pranojnë topin nga poshtë (fig. 49).

Figura 49
8. Me hedhjen e topit nga arsimtari (trajneri), matanë rrjetës bëhet
pranimi i topit në pjesë të ndryshme të fushës, ku vrapohet pas
topit dhe kalon nën rrjetë, për ta pranuar topin me çekan në
pjesën tjetër të fushës.
9. Arsimtari (trajneri) i hipur mbi një vegël (mbi lartësi të rrjetës në
anën tjetër), gjuan me top nxënësit (lojtarët) dhe ata njëkohësisht
aplikojnë pranimin me çekan apo edhe me gishtërinj, nëse është
e nevojshme ose nëse topi nuk është i shpejtë (i fuqishëm) nga
një lojtar pas tjetrit, duke e ekzekutuar njëri pas tjetrit.

99
10. Si ushtrimi i 8-të por tani nga dy-tre lojtar (nxënës) bëjnë
pranimin e topit nga gjuajtja.
11. Disa lojtar, njëri grup nga shërbimi gjuan dhe tjetri grup bënë
pranimin e shërbimit nga dy-tre veta.
12. Tani vetë nga dy lojtar (nxënës), njëri shërben, tjetri pranon
shërbimin me ndërrim të roleve, duke lëvizur nga anash dhe
para-mbrapa.
13. Pas të gjitha këtyre ushtrimeve, bëhet pranimi i shërbimit nga
të dy anët me radhë. Nga 3 lojtar në fushë në të dy anët e fushës
për pranim, kurse nga 3-4 lojtar në të dy anët bëhet shërbimi,
shërbejnë dhe tjerët pranojnë shërbimin, ku me këtë ushtrim
aplikohen teknikat e shërbimit dhe pranimit të shërbimit. Nga
10 përsëritje me ndërrim të roleve.
14. Pas këtij ushtrimi, fillojnë me pranimin e shërbimit me tërë
ekipin, ku mund edhe të organizohet sulmi. Ky ushtrim bëhet
në formë gare dhe ndahet në dy grupe.

Mbrojta e topave me ; 1- pjesën e dorës së brendshme të shuplakës


(gishtërinjve), 2- parakrah, 3- dorë të shtrirë, 4- dorë të bashkuar në
gishtërinj.

A B C
Mbrojtja e topave me; A- gjoks, B- pjesën e brendshme të këmbës, C- anë
të shpinës- krahut.53

53
Kostic Radomir Dr, Kljucevi za Ucenje Odbojke, 1997, f 22, 28.
100
1 2 3 4
Mbrojtja e topave me ; 1-çekanin e lartë mbi kokë, 2-me kokë, 3-pjesën e
parme të këmbës, 4-pjesën e gjurit.54

Foto 6– Ushtrimi për pranim, pranimi i topit dhe vendosja e tij në mjetin
e vendosur me rrjetë për topa.

54
Kostic Radomir Dr, Kljucevi za Ucenje Odbojke, 1997, f 27.
101
Vendosja e mjetit në duar-krahë para, për formim sa më të mirë të
pranimit.

Foto 7 - Mjeti elektronik me topa – topi gjuhet dhe shkon te lojtari për
pranim, varësisht nga e kthejmë dhe e ngritëm lart ketë mjet
(elektronik).

102
GABIMET

Vendosja jo e mirë e lojtarit (nxënësit).


Pranimi vetëm në lëvizje.
Pranimi vetëm me grusht.
Pranimi me duar të thyera në bërryla.
Pranimi vetëm me duar të ,,bashkuara’’ poshtë jo të ndara.
Pranimi me kërcim të theksuar.
Pranimi i topit me qëndrim të ngushtë volejbollisti.
Pranimi me këmbë të shtrira.
Pranimi me trup të larguar mbrapa.
Kur nuk flasin lojtarët mes veti për topin që vjen mes tyre që
të thotë ,,e imja’’.

103
7. NGRITJA E TOPIT

Ngritja e topit është veprimi i (pasimit) hedhjes së topit në


mënyrë të saktë (gjuajtësit për sulm) në rrjetë lojtarit gjuajtës që
gjuan (sulmon) në fushën e kundërshtarit për fitim të pikës.

Ngritja ose pasimi i përshtatshëm për gjuajtje, është aksioni i


përgatitur për sulm dhe lojtari i specializuar për ngritje, quhet

104
ngritës ose lojtar teknik (playmaker). Ngritja zakonisht
ekzekutohet mbi kokë me gishtërinj, kjo ngritje teknike mundëson
të përcaktohet strategjia e sulmit në kundërshtar. Ngritja mund të
aplikohet nga pozicioni i lartë, mesëm dhe i ulët i topit. Çdo lojtar
i ekipit, duhet ta dijë teknikën elementare të ngritësit, sepse
ngritësi mund të gjendet në situata të ndryshme (gjatë lojës) dhe
nuk ka mundësi ngritjeje. Sot në ekipet cilësore, kemi ngritës të
specializuar për ngritje, por krahas tij edhe lojtarët tjerë duhet të
ushtrojnë ngritjen, sepse situatat e lojës kërkojnë gjendje
gatishmërie për të gjithë lojtarët që të bëjnë ngritjen dhe atë për
shkak të lojës të pa parashikuar.
Ngritja e topit në lojën e volejbollit, është shkalla e lartë e
pasimit të topit dhe ky lloj i pasimit, aplikohet për sulm (gjuajtje).
Ngritja duhet të jetë shumë e saktë për gjuajtësin dhe atë në të
gjitha pozicionet. Ngritësi duhet t’i ketë këto të dhëna si: gjatësinë
dhe lartësinë e rrugës së topit, shpejtësinë, harkun e fluturimit,
këndin e pasimit, dhe kërcimin për ngritje ose gjatë ngritjes, ku në
volejbollin e sotëm bashkëkohorë, praktikohet për arsye të shumta.
Ngritja e topit për gjuajtje, është element teknik dhe taktik në lojën
e volejbollit.

Foto 8 – Lojtari pa top dhe me top, me pozitën e duarve dhe krahëve i


përgatitur për ngritje.
Ngritësi gjatë ngritjes së topit nuk duhet t’i jap topit rotacione
sepse gjuajtësi (sulmuesi) e ka më vështirë të gjuajë në hapësirën e
dëshiruar. Ngritja e topit për gjuajtje duhet të ushtrohet nga të

105
gjitha pozitat e fushës së volejbollit. Gjatë ngritjes, ngritësi duhet ta
dijë ose vlerësojë se cili bashkëlojtar gjendet në situatë dhe pozitë
më të përshtatshme për ekzekutimin e gjuajtjes.

Këndi i formuar i ngritësit përbëhet përafërsisht 60 shkallë si formë


trekëndëshi.55
Që një ngritës të jetë teknik i mirë, kërkohet t’u përmbahet disa
elementeve teknike:
 Topi të ngritët në formë të parabolës.
 Topi të ngritët para lojtarit – gjuajtësit.
 Topi të pasohet në mënyrë të saktë.
 Topi të ngritët me kërcim.
 Topi i ngritur në një ,,moment të ndalet’’ në ajër.
 Topi i ngritur për gjuajtje, duhet te jetë i ,,zbutur’’.
 Topi i ngritur, duhet të jetë pa rotacion, (rrotullim) etj.56
Pozicionimi dhe qëndrimi i ngritësit, varet edhe nga loja se a
duhet të ketë pozitë të lartë, mesëm, ulët, të ketë qëndrim paralel
ose diagonal. Te ngritësi, me rëndësi është që ai duhet të jetë
gjithnjë në veprim dhe aktiv, i saktë, të dijë të vlerësojë situatën e
lojës.
Ngritja ekzekutohet nga lartë me gishtërinjtë dhe rrallë herë
me një dorë apo çekan. Në raste kur topin e ka shumë anash, afër
rrjete, ngritja preferohet të bëhet me një dorë më gishtërinj apo kur

55
Tomic Drago Dr, Trening Dizaca u Odbojci, 1984, f 26.
56
Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 56.
106
topi vije është poshtë nën 1 m, atëherë ngritja ekzekutohet me
çekan.
Ngritësi në lojë është shumë i rëndësishëm dhe mund të themi
se është playmaker (organizator), apo arkitekt i sulmit për ekip.
Ngritësi i mirë, duhet të ketë aftësi të mëdha perceptimi dhe
përqendrimi në teren. Ngritësi është edhe si udhëheqës i ekipit,
dhe ky ngritës duhet të jetë lojtar, i disiplinuar, krijues, mjeshtër
dhe gjithmonë i gatshëm për të pasuar (ngritur) topin. Në ekip ky
lojtar, duhet te ketë gjallëri, besim, motiv dhe të jetë shoqërues dhe
me këto veti që duhet t’i ketë ngritësi, atëherë lojtari-gjuajtësi e ka
më lehtë për ta fituar pikën. Roli dhe udhëheqja në lojë është se
ngritësi ka rreth 90% të topave, d.m.th. fjalën kryesore, e
organizative momentale e ka ngritësi.
Ngritësit mund të aplikoj disa lloje të ngritjeve:
- Tempi i parë (30-60 cm mbi rrjetë ).
- Ngritja ,,jap’’(japonez ose penallti ).
- Ngritja ,,alma’’(3 m larg ngritësi si penallti e gjatë).
- Ngritja ,,max’’(afër rrjete 1 m, dhe larg ngritësit shumë
metra).
- Ngritja tempo e dytë (80-120 cm mbi rrjetë).
- Ngritja tempo e tretë (e ngritur mbi 150 cm mbi rrjetë).
- Ngritja e dyfishtë e shpejtë.
- Ngritja në vijën e dytë për korrektor (pozicioni i 1-rë).
- Ngritja për vijën e dytë pozicioni i 6-të.
- Ngritjet mbrapa dhe para koke penal.
- Ngritja mbrapa dhe para për topa të mesëm apo të lartë.
- Ngritjet e ndryshme anash (penal, të mesëm, të lartë,) etj.
- Ngritjet me një dorë dhe me kërcim.
- Ngritjet me çekan qoftë mbrapa ose para kur i kemi topat
shumë ulet.
- Ngritjet me fytyrë i kthyer nga rrjeta.
- Ngritjet me shpinë i kthyer nga rrjeta.
- Ngritjet e ndryshme nga poshtë ulur krejtësisht.

107
Ekipet përdorin disa lloje të ngritjeve, të cilat mund të jenë të
përafërta me ato që i përmendëm më lartë, duke u bazuar në
lartësinë dhe zonën e ngritjes afër rrjetës.

Ngritja e parë - siguron rastin e sulmit të shpejtë. Bënë që


bllokuesi i mesëm të pres apo ndoshta, të kërcej para se të
përgatitet (hyn) në bllok afër vijës anësore. Ekipet përdorin
ngritjen e ulët dhe të shpejtë, e cila ekzekutohet në qendër të rrjetës
për gjuajtësin e mesëm. (fig. 50).

Figura 50

Ngritja e dytë - Është pozitë e lartësisë së mesme, e cila mund t’i


drejtohet secilit lojtar në fushë, duke përfshirë edhe ata në vijën e
dytë të sulmit (fig. 51).

Figura 51

108
Ngritja e tretë - apo gjuajtja e brendshme, është ngritje e shpejtë,
zakonisht i drejtohet sulmuesit të mesëm të përparmë. Sikurse
edhe ngritja e parë shërben për të fituar pikë dhe për t’i tërhequr
bllokuesit nga sulmuesit tjerë (fig. 52).

Figura 52

Ngritja e katërt - apo gjuajtja e jashtme, është ngritje e ulët dhe e


shpejtë, e cila i është e drejtuar sulmuesit të majtë. Në pikën më të
lartë, kjo ngritje është 3-5 shputë mbi rrjetë (fig. 53).

Figura 53

109
Figura 54

Ngritja e pestë – është ngritja më e lartë, është lloji më i


zakonshëm i ngritjes për ekipet fillestare. Kjo ngritje mund të
dërgohet te secili lojtar nëpër tërë fushën. Ekipet më me përvojë
do ta kombinojnë këtë ngritje të lartë për gjuajtësit e jashtëm me
sulm të shpejtë të mesëm (fig. 54).

Më tutje, do të paraqesim disa kinograme, në të cilat do të


japim disa shembuj të ngritjes së topit nga pozita të ndryshme.

110
Kinogrami 36 – Ngritje e lartë - para afër rrjetës me gishtërinj, ku po
ashtu në ndërkohë lojtari hyn para në lëvizje nën top.

Kinogrami 37 – Ngritje e shpejtë para afër rrjetës, në lëvizje para.

111
Kinogrami 38 – Ngritje me kërcim para – Ngritja bëhet me gishtërinjë, ku
kërcimi duhet të jetë i lartë dhe topi adresohet te gjuajtësi në
mënyrë të saktë.

Kinogrami 39 – Ngritje me kërcim nga mbrapa – Kërcimi i lartë dhe me


krah të thyer nga mbrapa për të ia dhënë kahen topit kah gjuajtësi
më saktë.

112
Kinogrami 40 – Ngritje mbrapa afër rrjetës dhe atë ngritje e aplikon në
lëvizje nga para, ndërsa ngritë mbrapa.57

Skema 3 – Sistemi i ngritjes – Tempi i parë mund të jetë 30-60 cm, tempi i
dytë 60-120 cm, tempi i tretë mbi 120 cm.
TEMPI 1: 5-1, 4-1, 3-1, 2-1, 1-1, A-1, B-1, C-1.
TEMPI 2: 5-2, 4-2, 3-2, 2-2, 1-2, A-2, B-2, C-2.
TEMPI 3: 5-3, 4-3, 3-3, 2-3, 1-3, A-3, B-3, C-3.58

57
FIVB, Choaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 236, 237, 238,
239, 240.
58
Selingers Ariel - Power Voleyball, California, USA, 1985, f 98.
113
USHTRIME METODIKE
1. Nxënësit vendosen pranë murit, në të cilin është shënuar me
litar një vijë horizontale e ngritur lartë prej 3-4 m, bëjnë ngritjen
e topit lartë litarit.
2. Ngritësi gjendet në mes dy lojtarëve afër rrjetës. Topi i pasuar
nga nxënësi i vijës së mbrojtjes, pasuesi e ngritë topin nga krahu
i rrjetës në të dy anët në pozicionin 4 dhe 2.
3. Lojtarët pasojnë me gishtërinj në rreth të koshit njëri pas tjetrit
me nga një top, distanca 3 m duke e zgjatur, varësisht nga
perfeksionimi.
4. Ushtrimi realizohet në treshe, një lojtar ngritë, tjetri gjuan dhe i
treti pranon dhe prapë ngritë e kështu me radhë nga disa
minuta zgjatje me ndërrim të roleve.
5. Nxënësi (lojtari) nga vija e sulmit (3 m) ia pason topin ngritësit
(lojtarit) në pozicionin 3, afër rrjetës. Pasuesi ngritë topin
nxënësit (lojtarit) në pozicion 4 dhe djathtas pozicion 2 tjetrit
njërit-pas tjetrit dhe aksioni përfundon me gjuajtjen e topit nga
nxënësi (lojtari) që ishte i pari.
6. Ngritësi e merr topin e pasuar nga lojtari dhe ngritë topin tani
më lart-para nga anash, ku lojtari që ishte në pozicion 4, hyn me
vrull dhe gjuan topin e ngritur nga pasuesi.
7. Si ushtrimi i 6-të por tani pasojnë nga mbrapa.
8. Të vendosur nga 2 nxënës (lojtarë) dhe 2 nga ana tjetër e fushës
te kthyer nga shpina, ngritin topin para me një kërcim të
theksuar në pozicionet 2 dhe 4 në distancë dhe ndërrojnë
pozicionet njëkohësisht.
9. Dy lojtar të kthyer shpinë më shpinë, të larguar në distancë rreth
3m, bëjnë pasimin e topit mbrapa (fig. 55).

114
Figura 55 Figura 56

10. Lojtarët përballë njëri-tjetrit brinjazi, pasojnë topin nga anash –


lartë me dy duar. Ky ushtrim bëhet në 10 përsëritje për secilin
lojtar (fig. 56).59
11. Ushtrojnë ngritjen ata lojtar që i keni zgjedhë si ngritës më të
mirë, si p.sh. në të dy anët e fushës nga një ngritës, ngrisin topat
nga të gjitha pozicionet pandërprerë, duke ngritë nga dhjetë
topa (kërcim i theksuar) me ndërrim të roleve.
12. Ngritja e topit mbrapa kokës, prej zonës 3 në zonën 2 ose 4, në
çifte apo treshe.
13. Në mënyrë të njëpasnjëshme ngritet topi mbi kokë lartë, duke
bërë edhe rrotullime të trupit në të majtë dhe në të djathtë për
90º, 180º, 360º (fig. 57).60

Figura 57

59
FIVB, Choaches Manual, I Lausanne, Switzerland, 1989, f 115.
60
FIVB, Choaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 135.
115
14. Ngritja e topave mbrapa koke në kërcim nga zona 3 në 4 dhe 2.
15. Ngritja e topit para-anash (me kërcim) nga zona 2, 3 dhe 4.
16. Pasimi-ngritja e topit në trekëndësh (diag. 11).

Diagrami 11

17. Ngritja e topit në trekëndësh afër rrjetës (diag. 12).

Diagrami 12
18. Ngritja e topit para nga zona 3, në zonën 4 dhe 2, me pasim
paraprak nga vija e dytë e fushës nga pozicionet e ndryshme
(diag. 13).61

61
Gjinolli Enver Dr-Volejboll, Prishtinë, 1988, f 57.
116
Diagrami 13 Diagrami 14
19. Ngritja e topit ndërmjet zonave 2 dhe
3 e 4 në zona: 2, 3 dhe 4, (diag. 14).
20. Dhënia e topit për penal, ngritë
shpejtë afër rrjetës, pastaj
bashkëlojtari tjetër gjuan në fushën e
kundërshtarit (fig. 58).62
21. Ngritja e topit nga zona 1 në zonën 4
dhe nga zona 5 në zonën 2, ngritja e
topave bëhet nga zona e mbrojtjes,
(diag. 15).63

Figura 58

Diagrami 15 Diagrami 16

62
Tomic Drago Dr, Trening Dizaca u Odbojci, 1984, f 55.
63
Gjinolli Enver Dr -Volejboll, Prishtinë, 1988, f 57, 58.
117
22. Ngritja e topit me hyrjen e lojtarit nga zona e mbrojtjes në
zonën e sulmit. Mundë të hyjë lojtari i zonës 1, 5 dhe 6.
(diag.16).
23. Aplikohet ngritja nga vija e dytë si nga pozicioni 1 ashtu edhe
nga pozicioni 6.
24. Lojtari bënë pasimin e topit nga vija e dytë e sulmit tek ngritësi
në pozicionin 2, i cili bënë ngritjen në vijën e parë të sulmit
me një trajektore të gjatë të topit te gjuajtësi i pozicionit 4, dha
anasjelltas(fig. 59).64

Figura 59

Ngritja e topit – A dhe B - pozita e gishtërinjve me topin, C - lëvizjet e


duarve gjatë ngritjes së topit.65

64
Tomic Drago Dr, Trening Dizaca u Odbojci, 1984, f 55.
65
Kostic Radomir Dr, Teorija i Metodika Treninga Sportske Igre Odbojke,
2000, f 162.
118
Sinjalizimi i ngritësit mbrapa me gishtërinj për gjuajtës.66

Ngritjet e topit- 1. qëndrimi para me këmbë afër rrjetës, 2. gishtërinjtë e


larguara mes vete dhe shikimi në top, 3. ngritja në gjunjë në pozitë
të ulur, 4. pozita e gishtërinjve dhe duarve pas ngritjes së topit, 5.
sulmi i ngritësit me top para trupit, 6. hyrja dhe shikimi i topit nga
shërbimi kundërshtar, 7. sulmi i ngritësit me top pas trupit. 67

66
Kostic Radomir Dr, Odbojka - Tehnika i Taktika, 1999, f 58.
67
Kostic Radomir Dr, Kljucevi za Ucenje Odbojke, 1997, f 61.
119
GABIMET

Ngritja e topave vetëm me tre gishta.


Ngritja e topave me këmbë të shtrira-pozita e lartë
volejbollistike.
Ngritja e topave me gishtërinj të mbledhur-të thyer.
Ngritja e topave nga gjoksi.
Ngritje duke e rrotulluar topin, paraqitja e ,,efektit të
Magnusit”.
Ngritja e topave me lartësi jo-adekuate.68
Ngritja e topave me maje te gishtrinjëve.
Mbajtja e topit gjatë ngritjes në një moment të lëvizjeve.
Ngritja e topit me jo-koordinim të krahëve, duarve dhe
këmbëve.
Zgjerimi i tepërt i hapësirës së mes krahëve ku gjatë ngritjes
topi bie në gjoks apo fytyrë.

68
Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 59.
120
8. GJUAJTJA

Mënyra më e mirë e një ekipi për arritjen e pikëve është


gjuajtja. Përafërsisht 75% e pikëve në lojën e volejbollit, fitohen nga
gjuajtja, natyrisht (gjuajtja) është kontakti i fundit i lojtarit të atij
ekipi pas pranimit dhe ngritjes. Gjuajtja paraqet një lëvizje
eksplozive dhe dinamike të goditjes së topit lartë rrjetës (mbi

121
rrjetë) në fushën e kundërshtarit, me kënd sa më të drejtë (ashpër).
Gjuajtja mund të themi se paraqet elementin teknik më atraktiv
dhe më të mirë të aksionit në fushë.
Sulmuesi duhet të mësohet të godas topin nga pozita të
ndryshme si: paralel, diagonal, anash apo edhe ndonjë lloj tjetër.
Ky element teknik mund të ekzekutohet, duke aplikuar lëvizje
të ndryshme me dorë dhe me temp të ndryshëm (të ngadalshëm
apo të shpejtë). Topit mund t’i jepet rotacion nga lartë – poshtë
(paralel) apo rotacion anësor, siç shihet në figurë me anë të
shigjetave (fig. 60).

Figura 60
Rëndësia e gjuajtjes është e madhe, kur kihet parasysh se
qëllimi apo fitimi i pikës, kryesisht vjen nga gjuajtja. Këtij elementi
teknik të lojës, duhet kushtuar kujdes të posaçëm për përvetësimin
dhe përsosjen sa më të mirë të tij.

Gjuajtja përbëhet prej këtyre fazave:


 Afrimi kah topi (vrulli).
 Shkëputja (kërcimi).
 Lëvizjet pas shkëputjes (në ajër).
 Kontakti me top (goditja).
 Rënia.

122
Kinogrami 41 – kuadri (1-4) vrulli, (5-6) kërcimi, (7-8) lëvizjet pas
kërcimit, (9) goditja dhe kuadri (10-11) rënia.
AFRIMI KAH TOPI (VRULLI) – Ai e sjell lojtarin në pozitë
për të kërcyer. Vrullin duhet ta orientojmë në shpejtësinë
horizontale, e cila me shkëputje (kërcim), shndërrohet në shpejtësi
vertikale. Nëse vrulli është efikas, atëherë rritë mundësinë e
kërcimit për 15-20 cm më lartë. Numri i hapave te vrulli, varet nga
distanca, që duhet ta kaloj lojtari deri te vend kërcimi apo
shkëputja. Zakonisht, vrulli ekzekutohet varësisht nga lojtarët, 3-4-
5 hapa, e pastaj pason kërcimi. Drejtimi i vrullit, mund të jetë i
drejtë, i pjerrët ose i kombinuar nga këto dy komponente. Gjuajtësi
duhet të ushtroj mënyra të ndryshme të afrimit kah topi, në
distanca dhe kënde të ndryshme.
Gjuajtësit me dorën e djathtë (djathtak), starton me vrull me
këmbën e majtë, ndërsa gjuajtësit me dorën e majtë, startojnë me të
djathtën, por kjo mund të varet edhe nga vetë teknika e lojtarëve
me cilën këmbë nisen. Hapi i parë është më i shkurtë, e hapi i dytë
më i gjatë dhe të tjerët më të shpejtë, e nëse është efikas, rritë
lartësinë e kërcimit. Hapat duhet të jenë të lehtë, të koordinuar me
duar dhe ritëm me shpejtësi deri 85% të maksimales jo më shpejtë,
sepse e humbin kontrollin e trupit ,,timing ’’.

123
Kur ekzekutohet hapi i parë, duart janë para të thyera lehtë në
bërryla dhe trupi pak para. Në hapin e dytë, lojtari njëkohësisht
bënë një ulje të trupit dhe duart nga para shkojnë ngadalë nga
mbrapa. Pas hapit të dytë, vjen bashkimi i këmbëve diagonale,
kurse duart nga mbrapa shkojnë para dhe trupi fillon të ngrihet
lart, ku tani kalojmë në kërcim.
SHKËPUTJA (KËRCIMI) – Zakonisht ekzekutohet me dy
këmbë e rrallë më një këmbë, për shkak se kërcimi me dy këmbë,
është më i përshtatshëm dhe më i qëndrueshëm për fazën tjetër -
gjuajtjen. Nga ulja e trupit dhe bashkimi i këmbëve dhe hovi nga
mbrapa – para i krahëve, tani kalojmë me ngritje të trupit në lartësi
(kërcim), dhe ndërkohë këmbët nga thyerja (ulja e trupit) tani
ngritët dhe atë ngritje e bëjmë me ndihmën e muskujve të këmbëve
dhe me vrullin e krahëve, ku krahët kalojnë rrugë të gjatë nga
poshtë-lartë, dhe pastaj kalojnë në lëvizje pas kërcimit.
LËVIZJET PAS SHKËPUTJES (NË AJËR) - Pas kërcimit nga
toka në ajër, lojtari bënë një thyerje ose lakim të trupit në
kërdhokulla nga mbrapa -para, ku trupi tani bënë një hark dhe atë
në mes të trupit. Në ndërkohë, gjithashtu edhe duart shkojnë para-
lartë, ku e djathta ka rrugë më të gjatë “hapje”, e majta nga lartë
shkon para poshtë dhe tani dora e djathtë nga lartë-mbrapa
lëshohet para-lart me një goditje të fortë lart-para, duke e kapluar
topin, ku tani vije goditja e topit.
KONTAKTI ME TOP (GODITJA) - Tani topi goditet me
shuplakë, (bëhet nxjerrja e frymëmarrjes gjatë goditjes) duke e
kapluar topin me një fuqi të madhe, që vjen nga rrotacioni i trupit
dhe krahut. Pas goditjes së topit, lojtari mund ta kthej në nyje
shuplakën, qoftë anash apo para – poshtë. Fuqia e gjuajtësit varet
nga forca e muskujve, shpejtësisë, hovit, vrullit, shtrirjes së krahut,
lakimit të trupit nga anash-para dhe kërcimit.
RËNIA – Pas goditjes së topit apo kryerjes së sulmit, tani e
përfundojmë rënien me qëndrim volejbollisti. Pas goditjes së topit,
lojtari rënien duhet ta ekzekutoj me një amortizim të butë dhe atë
së pari në gishtërinj të këmbëve thembra dhe me amortizim të
gjunjëve por të kihet kujdes pa e prekur rrjetën.

124
Kinogrami 42 – Gjuajtja nga pozicioni (4) dhe lëvizja e dorës e cila e
gjuan topin.69
Për goditjen e topit janë me rendësi këto elemente:
 topi i pasuar në lloje të ndryshme,
 goditja e topit sa më lartë rrjete,
 topi i goditur duhet të bie në fushën e kundërshtarit me
kënd sa më të pjerrët.
Një gjuajtës i mirë duhet t’i ketë disa aftësi psiko-motorike si:
- koordinimin e mire të lëvizjeve (në përgjithësi),70
- perceptimin e mirë për kohë dhe hapësirë,
- forcën, shpejtësinë, shkathtësinë, qëndrueshmërinë dhe
forcën eksplozive.
Për nga mënyra e ekzekutimit gjuajtjet i kemi ndarë në:
1. Gjuajtja e drejtë (frontale).
2. Gjuajtja harkore (anësore - franceze).
3. Gjuajtja me rrotullim të trupit.
4. Gjuajtja mashtruese.71
5. Gjuajtja bllok – aut.
6. Gjuajtja e menjëhershme.
7. Gjuajtja e lehtë.
8. Gjuajtja me një këmbë.

69
FIVB, Choaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 266.
70
Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 61.
71
Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 61.
125
1. GJUAJTJA E DREJTË - Lojtari shkon në drejtim të rrjetës dhe
atë në mënyrë frontale. Goditja bëhet lartë, fuqishëm dhe mbi
rrjetë, lojtari e gjuan fushën e kundërshtarit në lartësinë e ngritur të
topit, ku me këtë rast tenton ta dërgoj topin në vendin e
pambrojtur të kundërshtarit (kin. 43).

Kinogrami 43

2. GJUAJTJA HARKORE - ANËSORE - Lojtari shkon me vrull të


drejtë ose anash rrjete. Kur goditet topi, goditet me lëvizje harkore
të krahut, në formë të gjysmë rrethit ose të rrethit, varësisht nga
lartësia e topit. Lëvizja e krahut bëhet në rrafshin frontal. Gjuajtja
harkore bëhet kur topi gjendet larg rrjetës e nuk kemi mundësi në
ajër të shtyhemi mbrapa kështu që bëhet goditja harkore, ky top
goditet me krah të shtrirë. Lëvizja fillon nga poshtë, duke bërë një
hark apo rreth nga lart, kjo është e njëjtë si te ekzekutimi i
shërbimit harkor (fig. 60).72 Ndërsa gjuajtja anësore, dallim është
se shkohet nga anash dhe gjuhet (goditet) anash.

72
Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 62.
126
A - Gjuajtja anësore B - Gjuajtja harkore
Figura 60

3. GJUAJTJA ME RROTULLIM TË TRUPIT - Ekzekutohet si


gjuajtja e drejtë, por që pas kërcimit lojtari në ajër, bën një rrotullim
të trupit. Ky rrotullim, duhet të ketë lartësi të kërcimit, mjeshtëri
dhe përfundim të suksesshëm. Lojtari kur bënë këtë rrotullim,
mund të gjuaj më lehtë, e vëren pikën e dobët dhe bllokun e
pasivizon, d.m.th. shkon kërcen në të majtë, gjuan në të djathtë dhe
anasjelltas (foto 7).

Foto 9 – gjuajtja me rrotullim të trupit.

127
4. GJUAJTJA MASHTRUESE – Momenti i kontaktit me top hovi i
dorës (krahut), është mashtrues, kinse po gjuan furishëm e në të
vërtet lojtari bënë goditje mashtruese.
Pra, gjuajtja mashtruese është kur lojtari që gjuan imiton një tip
gjuajtje dhe pastaj godet një tip tjetër gjuajtje ose imiton ngritjen
dhe kryen gjuajtjen. Te kjo e fundit më shpesh ekzekutojnë
ngritësit, kur janë në vijën e parë. Kinse ngritë topin ai, shtyn ose e
lëshon topin në fushë të zbrazët, duke e pasivizuar kundërshtarin.
5. GJUAJTJA BLLOK - AUT – Kjo teknikë është efikase, kur
bllokun kundërshtar e kemi të vendosur mirë, qoftë bllok 4, 3 ose 2
dhe kur ne gjendemi në një situatë jo të lakmuar për gjuajtje dhe
gjuajtësi jonë këtë top e fiton bllok - aut.
Këto situata ndodhin kur topin e ngritur e kemi shumë afër
rrjetës, pastaj nga anash antenës dhe kur jeni shumë larg rrjetës etj.
Gjuajtësi i mirë, jo vetëm që duhet të ketë kërcim, por në një
moment, duhet të pres deri të bie blloku i kundërshtarit e pastaj të
gjuan në gishtërinj të tyre apo anash parakrahëve ose nëse është
mes rrjete, ta shtyn me duar topin në duart e bllokuesit në fushën e
tyre.
Në këto situata gjuajtësi i mençur, duhet t’i shfrytëzoj këto pika
të dobëta si.
- Topin ta gjuan në vendin e duarve kah blloku ( gishtërinjtë).
- Topin ta gjuan në mes blloku (duarve).
- Topin ta gjuan më anash - jashtë bllokut ose kah blloku
kundërshtar ku kalon kah duart, krahët apo fytyrës dhe bie në
fushë të ekipit kundërshtar.
- Topin ta shtyn ose ta gjuan bllok-aut-anash kah antena.
- Topin ta shtyn me forcë kah (duart) blloku kundërshtar.
6. GJUAJTJA E MENJËHERSHME - Kur të shërben ekipi qoftë ai
shërbim-kërcim dhe pas pranimit të lojtarit nga ekipi tjetër, ai nuk
mund ta pranoj mirë dhe në këtë rast fluturimi i topit vjen në
fushën e ekipi të mëparshëm nga ai shërbyesi. Ky top vjen mbi
rrjetë dhe në këtë moment lojtari i ekipit që shërben, godet topin
menjëherë në fushën e ekipit nga erdhi prej pranimit, për këtë
arsye quhet goditja e menjëhershme apo befasuese.

128
7. GJUAJTJA E LEHTË – Ose me saktësi, ekzekutohet kur përdorë
forcën goditëse, duke e gjuajtur topin me saktësi në vendin e
caktuar. Kjo gjuajtje aplikohet, kur nuk duan të harxhojnë energji,
por me një goditje të lehtë më mirë dhe më sigurt e gjejnë pikën e
pa mbrojtur të fushës.
Pasi ta mësojnë teknikën e gjuajtjes, lojtarët duhet të bëjnë
ushtrime më të vështira në situata të ndryshme që paraqiten apo
mund të ketë në lojë. Gjithashtu, një gjuajtës që mëson teknikën e
gjuajtjes, tani me ushtrime duhet t’i mësojnë ato gjuajtje në
drejtime paralele, diagonale, etj, që paraqiten në lojën e volejbollit.

Figura 61 – Gjuajtja pas bllokut ose gjuajtja mashtruese duke gjetur


fushën e zbrazët. 73
8. GJUAJTJA ME NJË KËMBË – Këtë element teknik të gjuajtjes
më shumë e praktikojnë femrat gjatë lojës. Zakonisht nisja fillon
nga mesi fushës siç shihet edhe në figurën 61.1, shputa e majtë
kthehet kah hapi i djathtë, hapi i djathtë shkon nga anash-para kah
rrjeta ( është hap i gjatë), dhe hapi i majtë është gati i kthyer
krejtësisht nga rrjeta dhe në këtë moment edhe përfundon gjuajtja
me një këmbë.

73
FIVB, Choaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 319.
129
Fig 61.1 - Gjuajtja me një këmbë.74

USHTRIME METODIKE

1. Nga vendi në qëndrimin diagonal, bënë lëvizjen e krahut


(dorës), imitohet gjuajtja nga vendi.
2. Si ushtrimi 1, por tash edhe me top, duke e mbajtur para-lart (pa
gjuajtur). Nëse jemi duke gjuajtur me dorën e djathtë, topin e
mbajmë me dorën e majtë dhe anasjelltas. Përsëritet nga disa
herë.
3. Kërcejnë nga vendi, imitim gjuajtje (pa top).
4. Si ushtrimi i 3-të por me top pa lëshuar nga dora.
5. Tani me vrull duke mësuar edhe hapat, kërcim dhe lëvizja e
lehtë pa top.
6. Lojtari hedh topin lart 1-2 metra dhe pa kërcim e kryen gjuajtjen
në drejtim të bashkëlojtarit (kin. 44).75

74
Kostic Radomir Dr, Odbojka Tehnika i Taktika, 1999, f 83.
75
Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 64.
130
Kinogrami 44
7. Nga dy lojtar gjenden në kolonë. Kolona është përballë kolonës
tjetër në distance 8-9 metra. Njëri lojtar nga kolona e mbanë
topin lart mbi pëllëmbë, kurse bashkëlojtari tjetër mbrapa tij me
vrull prej 2-3 metrave (hapave), kërcen dhe godit-gjuan topin,
duke e përplasur në tokë përballë kolonës së kundërt (fig. 62).76

Figura 62

8. Nga vendi hedhet topi lart-para 3-4 m, në çifte përballë njëri-


tjetrit gjuan me top, duke goditur dyshemenë dhe topi
përfundon te lojtari përballë,nga 15-20 përsëritje.
9. Me nga një top, çdo nxënës (lojtar) kah muri. Godet topin dorë-
dysheme-mur dhe kthehet prapë te duart e nxënësit (lojtarit).
Përsëritje të lehta–teknike nga disa herë me pushim.

76
Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 64.
131
10. Gjuajtja me kërcim e topit të fiksuar, duke e mbajtur në lartësi
të rrjetës. (fig. 62.1).

Figura 62.1
11. Gjuajtja e topit të fiksuar, duke e mbajtur në lartësi mbi rrjetë.
Afër rrjetës vendoset arka (karrige, bankë apo ndonjë gjë tjetër ),
mbi të qëndron trajneri, pedagogu apo lojtari dhe e mbanë topin
mbi rrjetë (rrjeta është më e ulët ) (fig. 63).

Figura 63 Figura 64
12. Gjuajtja mbi rrjetë me vrull prej 2-3 metrave. Në këtë ushtrim
lojtari e hedh topin para vetes lart afër rrjetës, (fig. 64).77
13. Tani nxënësit (lojtarët) në të dy anët e rrjetës pozicioni 4 dhe në
anën tjetër të fushës pozicioni gjithashtu 4 pas njëri-tjetrit, hedh
topin mbi rrjetë para dhe godet nga vendi.

77
Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë,1988, f 64.
132
14. Si ushtrimi i 15-të, por me vrull godet pasi të hedh topin.
15. Lojtari prej mesit të fushës, i ngre topat në drejtim afër rrjetës,
kurse lojtarët në kolonë me vrull të duhur e gjuajnë topin përtej
rrjetës (fig. 65).

Figura 65
16. Tani gjuajnë nga pozicioni 2 dhe 3 në të dy anët e fushës.
17. Gjuajnë pasi ta pranojnë shërbimin, si lloj gare. Ekipi i anës
tjetër shërben, ekipi tjetër pranon topin, ngritë dhe gjuan nga
pozicioni 4-3-2 me radhë, ndërrim i roleve.
18. Gjuajtje në bllokun e ekipes kundërshtare.
19. Tani dy lojtar bllokojnë gjuajtjen e
lojtarit, kurse ky tenton që t’i
shmanget bllokut, ky ushtrim
ekzekutohet në kushte sa më të
përafërta me lojën (fig. 65.1).
20. Si ushtrimi i 21-të, por lëshimi i
topit pas bllokut.
21. Ekzekutohen gjuajtje të
ndryshme si paralele, diagonale,
në dyshekun e vendosur në Figura 65.1
fushën e kundërshtarit si shenjë saktësie, ekzekutohen nga 10
gjuajtje (fig. 65.2).

133
Figura 65.2

22. Lojë deri më 15 pikë me ndërrime, duke ekzekutuar të gjitha


gjuajtjet.

Kinogrami 45 – Ushtrimi shërben për mësimin e gjuajtjes - lojtari kërcen


me hov dhe kap topin në lartësinë maksimale.

134
Kinogrami 46 – Goditja e topit për gjuajtje – Topi goditet para-lartë mbi
kokë, në pjesën anash nga veshi varësisht se me cilën dorë gjuan.
Topi goditet në pikën më të lartë, krahu merr hov anash-mbrapa
dhe kur goditet topi, njëra dorë lëshohet poshtë e tjetra godet topin.

Kinogrami 47 – Gjuajtja nga vendi – kuadri (1) lojtari përgatitet të kërcej


duke u hapur me krah, kuadri (2) lojtari kërcen dhe bëhet gati të
gjuan, kuadri (3) godet topin në pikën më të lartë, kuadri (4) pas
goditjes tani lojtari bënë një kërrusje para.78

78
FIVB, Choaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 260, 261, 262.
135
Figura 66 - Paraqitja e lojtarit gjatë momentit të kërcimit për gjuajtje,
këndi i cili formohet gjatë përkuljes (shtytjes) së trupit.

Figura 67 – Ushtrime për lojtarin e gjuajtës – Kërcen dhe godet topin,


duke e imituar gjuajtjen dhe atë para rrjetës. 79

79
FIVB, Choaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 263.
136
Kinogrami 48 – Ushtrime për gjuajtje - Lojtari merr hov, kërcen dhe godit
topin para në dysheme dhe njëkohësisht pas goditjes bën edhe
amortizimin e trupit.80

Foto 10 - Gjuajtja me vrull me Foto 11 - Gjuajtja nga vendi.


mjetin e vendosur në mur.

80
Ilic Srdjan, Odbojka Metodika Rada sa Pionirima, Novi Sad, 1982, f 53.
137
Foto 12- Ushtrimi për gjuajtje me pengesë dhe amortizimi i topit nga
gjuajtja.

Foto 13– Ushtrimi për gjuajtje me top të Foto 14– Ushtrim me top të
fiksuar (i fiksuar me rrip elastik). lidhur me rrip për trupi duke
goditur topin.

138
Skema 4 - Largësia e topit prej rrjetës dhe efekti i gjuajtjes direkt. 81

81
Selingers Ariel - Power Voleyball, California, USA, 1985, f 96.
139
Diagrami 17 - Gjuajtësi (X) ushtron gjuajtjen, diagonalen edhe paralelen,
kështu që në rrjetë fluturimi të jetë vertikalisht ose në ndonjë kënd
tjetër.

Skema 5 - Paraqitja e qëndrimit të shputave në pasqyrim, qëndrimi i


shputave për gjuajtësit e djathtë dhe këndi i mbyllur.

140
Diagrami 18 - Qëndrimi i shputave te pasqyrimi në raport me këndin e
vrullit dhe kahja e sulmit e vizatuar me shigjetë.

Diagrami 19 - Marrëdhëniet në mes shpinës dhe duarve, të cilët gjuajnë


dhe ngritja e topave, nevojitet kahe ku gjuan fuqishëm topin.
Plotësimi i fushës tregon lëvizjet e mundshme për gjuajtësin e
djathtë të fuqishëm.82

82
Selingers Ariel - Power Voleyball, California, USA, 1985, f 77.
141
Rregullimi i frymëmarrjes – para nisjes, vrullit, kërcimit dhe goditjes së
topit.83

GABIMET
Hyrja para kohe nën top e lojtarit.
Hyrja pas kohe nën top.
Lakimi i trupit jo mjaftueshëm.
Hyrja nën top me vrull anësor me krah.
Vrulli jo i mjaftueshëm (i dobët).
Hovi i krahëve i pamjaftueshëm (i dobët).
Gjuajtja vetëm me mollëza të gishtërinjve.
Gjuajtja vetëm me pjesën e poshtme të shuplakës ose me
parakrah.
Kërcim në gjatësi – jo në lartësi.
Kërcim nga vendi.
Gjuajtje nën rrjetë.
Kaplimi i dobët ose jo i topi.
Rënia e lojtarit (nxënësit) brenda vijës së rrjetës (duke e
prekur).
Mos marrja e frymëmarrjes gjatë nisjes (vrullit), mbajtja e saj
në kërcim dhe nxjerrja e frymëmarrje gjatë goditjes së topi,
d.m.th. mos rregullimin e frymëmarrjes.
Kërcim me këmbën e gabuar (të kundërt).
Gjuajtja me krah të shtanguar.

83
Radomir Kostic Dr, Odbojka – Tehnika i Taktika, 1999, f 45.
142
9. BLLOKU

Vijën e parë të mbrojtjes të çdo ekipi e paraqet blloku. Bllokimi


është lëvizje shumë eksplozive dhe dinamike, e cila ka disa
funksione. Funksioni parë i bllokimit, është ndërprerja e topit me
të cilin sulmon kundërshtari. Funksioni i dytë i bllokimit, është se
mbulon një pjesë të konsiderueshme të terrenit, duke ndikuar në
kahen e ekzekutimit të sulmit të kundërshtarit.
Bllokimi është mbrojtja dhe aftësia më e madhe e ekipit. Koha e
reagimit të bllokut, ndaj dinamikës së sulmit të koordinuar shpejtë
dhe mirë është rreth 0.14 sek, gjë që është më e vogël se për çfarëdo
aftësie tjetër në volejboll.

143
Blloku është veprim i ndërmarrë nga një dy ose tre lojtar të vijës
së parë afër, ky element teknik është i vendosur me duar mbi
lartësinë e rrjetës. Blloku përfaqëson vijën e parë të mbrojtjes së
çdo ekipi dhe mbulon zona të caktuara të fushës duke zvogëluar,
kështu zonën që duhet të mbulojë lojtari i zonës së mbrojtjes.
Në mes të bllokut dhe gjuajtjes ka një lidhmëni të fortë, sepse
kanë shumë ngjashmëri të përbashkëta. Përvetësimi i këtyre dy
elementeve teknike, mund të sendërtohen njëkohësisht. Blloku si
element teknik i rëndësishëm në lojën e volejbollit, ka edhe rolin e
tij që mund të jetë shumë efikas, (nëse ka një teknikë të mirë me
kërcim) që i kundërpërgjigjet gjuajtjeve të forta të kundërshtarit,
dhe gjithashtu në situatat e lojës mund të perfeksionohet edhe më
tutje blloku.
Për kërcim në bllok gjatë lojës më së tepërmi kryhen kërcime
anash-paralele me rrjetën. Duart ngritën pa e penguar
bashkëlojtarin, i cili merr pjesë në bllok dysh apo tresh. Gjatë të
mësuarit të bllokut në dyfishtë dhe trefishtë, duhet pasur kujdes që
të mos zgjerohen (hapen) krahët, mos të shtyhen e shkelen njëri-
tjetri gjatë rënies. Po qe se këto elemente nuk përvetësohen nga ana
e lojtarëve, atëherë blloku nuk mund të quhet efektiv ose i
suksesshëm. Si pasojë, shpeshherë mund të shkaktohen lëndime në
nyje të këmbëve gjatë rënies, apo me zgjerimin e krahëve mund të
lëndohet edhe fytyra e bashkëlojtarit.84

84
Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 70.
144
Kinogrami 48 - Lojtari posa të bën bllok kuadri (1), menjëherë duhet të
kthehet për aksionin e mëtutjeshëm kuadri (2).

Nëse blloku është i suksesshëm, te ekipi kundërshtar krijon një


pasiguri dhe ulë moralin për sulm të efektshëm. Blloku i
organizuar mund të jetë prej një, dy dhe tre lojtarëve, blloku është
edhe kundërsulm ose mbrojtje kryesore.
Blloku i mirë është, kur lojtari i cili posedon aftësi psiko-fizike
dhe ndjeshmëri (perceptim) për hapësirë dhe kohë. Atij i nevojitet
ndijim (ndjeshmëri) i mirë në kohë, aftësi të pjesëmarrjes dhe
psikikë këmbëngulëse dhe elastike. Një lojtar mund të jetë gjuajtës
(sulmues) i shkëlqyeshëm, duke iu falënderuar kualitetit të
kërcimit që e ka, por në të njëjtën kohë mund të jetë bllokues i
dobët.
Bllokuesi i mirë duhet posedon këto elemente si:
- Ta përcjell topin në fushën e kundërshtarit.
- Ta vlerësojë momentin - kohën e shkuarjes në bllok.
- Ta vlerësojë pozicionin dhe krahun ku do ta bëjë gjuajtjen-
gjuajtësi.

145
- Gjatë bllokut mos të ndryshoj baraspeshimi - qendra e
gravitetit të lojtarit bllokues, që lojtari të kalojë në atë anë të
rrjetës.
- Vendosjen dhe zhvendosjen e lojtarit gjatë bllokut, duhet të
jetë paralelisht me rrjetën, që të mos e prekë atë dhe të mos e
pengojnë njëri- tjetrin.85
Për nga numri i pjesëmarrjes së lojtarëve në formimin e bllokut
mund të jetë:
 Blloku i njëfishtë (me një lojtar).
 Blloku i dyfishtë (me dy lojtar).
 Blloku i trefishtë (me tre lojtar).
Blloku i njëfishtë (I) – Pasi lojtari kundërshtar të filloj fazën e
shkëputjes para gjuajtjes, atëherë bllokuesi nga pozicioni i
qëndrimit të lartë volejbollist, kërcen lartë me shpejtësi. Pas kësaj,
në ndërkohë pas kërcimit lart për bllok, ky bllokues ngritë edhe
duart lart mbi rrjetë, për ta ndërprerë sulmin e kundërshtarit. Pas
gjuajtjes nga lojtari kundërshtar, nëse blloku vendoset mirë dhe ka
pas sukses, atëherë topi bllokohet dhe bie në fushën e ekipit
kundërshtar. Blloku i njëfishtë aplikohet mjaftë shpesh si element
kryesor i mbrojtjes së parë.
Blloku i dyfishtë (II) - Blloku më i shpeshtë gjatë lojës, është
pikërisht blloku i dyfishtë dhe kur vendoset blloku nga dy lojtar,
atëherë kundërshtari ka shans të pakët për pikë. Mund të bëhet në
cilindo pozicion të rrjetës. Kur sulmi kryhet në cilëndo anë të
terrenit, bllokuesi i mesit i bashkëngjitet njërit prej bllokuesve të
jashtëm (anësor). Në këto raste, pozitën e bllokut e cakton
bllokuesi anësor, derisa bllokuesi i mesit është përgjegjës për
bashkimin dhe formimin e bllokut të dyfishtë. Nëse blloku
formohet në mes të rrjetës, atëherë rolet janë të kundërta. Specifikat
e ndërtimit të bllokut, ndryshojnë varësisht nga pozita e bllokut.

85
Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 67.
146
Kinogrami 49 – Lëvizja e bllokuesit për koordinim të bllokut të dyfishtë.

Foto 15 - Blloku i dyfishtë Foto 16- Blloku i trefishtë


Blloku i trefishtë (III) – Aplikohet më shpesh nga meshkujt
sesa te femrat, për shkak të vështirësisë që kërkohet koordinimi i
tre lojtarëve, për ta ekzekutuar këtë bllok. Blloku i trefishtë mund
të përdoret në cilëndo pozicion. Nëse kemi kohë të mjaftueshme,
mekanizmi i ndërtimit të këtij blloku është mjaftë i thjeshtë.
Distanca ndërmjet bllokuesve është 30 cm, si edhe te blloku i
dyfishtë. Blloku mund të bëhet në cilëndo anë të majtë, të djathtë
apo në mesme. Pikë e dobët e bllokut të trefishtë, mund të jetë
vetëm te topat e shtyrë, plasuar, lëshuar, nga ana e kundërshtarit.

147
Ekzistojnë dy lloj teknika themelore të bllokimit; blloku aktiv
dhe blloku pasiv.
Blloku aktiv – i cili nganjëherë edhe quhet bllok “sulmues”,
është teknikë më agresive e bllokimit, ku bllokuesi vendoset dhe
takohet me topin para se ai ta kaloj rrjetën, ashtu që ajo të kthehet
në fushën e kundërshtarit, me të cilin mund të fitohet pikë.
Ekzekutohet në atë mënyrë që duart dalin matanë rrjetës, duke i
vendosur sa më afër topit. Topat të cilët janë ngritur ulët dhe afër
rrjetës, bllokuesi mund të vendosë shuplakat afër dhe mbi top (fig.
67).86

BLLOKU AKTIV BLLOKU PASIV

Figura 67

Blloku pasiv – përdoret kur gjuajtësi ka lartësi të arritjes më të


madhe se bllokuesi dhe kur është vonuar me kërcim në bllok.
Shuplakat vendosen paralelisht me rrjetën apo me pjerrtësi të lehtë
kah prapa, përderisa nyjet e dorës janë të lirshëm (zbutura). Blloku
pasiv ka disa role: që të mbroj një pjesë të caktuar të fushës, prej
topave të furishëm, që të prekë (takoj) topin dhe t’ia zvogëloj
shpejtësinë e fluturimit, dhe që bllokuesi ta dëboj topin mbrapa në
bashkëlojtar. Blloku pasiv ka edhe një dobësi, e kjo është se topi
pasi të goditet nga gjuajtësi kundërshtar, mund të dëbohet jashtë
fushe (bllok-aut) dhe nuk mund të organizohet sulmi (fig. 67).

86
Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 68.
148
Rëndësi të madhe te blloku kanë edhe hapat siç janë:
- Me hapa të një pas njëshëm.
- Me hapa të kryqëzuar.
- Me hapa vrapimi.
Kur kemi distanca të shkurtra, preferohet të aplikohen hapa të
njëpasnjëshëm, e për ato të distancave më të gjata, përdoren hapat
e vrapimit, gjithashtu mund të ekzekutohet edhe me hapa të
kryqëzuar, duke afruar për bllok nga bashkëlojtarët, anash për të
bërë bllok me hapa të kryqëzuar.

Figura 68 – Lëvizja e lojtarit për formimin e bllokut


Për të shpjeguar teknikën e bllokimit, do të japim një shembull,
në të cilin bllokon vetëm një lojtar (bllokues).
Ekzekutimi i blloku si element teknik, mund të ndahet në disa
pjesë:
 Qëndrimi fillestar për vrull.
 Kërcimi (shtytja).
 Vendosja e duarve.
 Blloku (kontakti me top).
 Rënia.

- Qëndrimi fillestar për vrull


Bllokuesi merr pozitën optimale, e cila i mundëson reagim
të shpejtë në çfarëdo aksioni. Për vrull, është me rëndësi
perceptimi i kohës së nisjes, që duhet të përcaktojë vetë lojtari.
Lartësia e kërcimit varet shumë nga vrulli racional i lojtarit, por
më së tepërmi nga kërcimi. Qëndrimi duhet të jetë në moment
d.m.th. për aksion i gatshëm.

149
- Kërcimi (shtytja)
Nganjëherë bllokuesi duhet të kërcej për bllok drejtë për drejtë
prej pozitës fillestare. Mirëpo ka edhe raste kur bllokuesi bën
bllokun pas lëvizjeve tjera. Që bllokuesi të kërcej nga pozita
fillestare, së pari duhet ta ulë qendrën e rëndimit të trupit, të
tërhiqet me duar nga poshtë, t’i mbledhë këmbët në kënd, afërsisht
90º dhe të mblidhet në kërdhokulla. Kërcen shpejtë lartë, me lëvizje
eksplozive, e cila e dërgon në pikën më të larët të mundshme dhe
bënë vendosjen e duarve. Kërcimi më i lartë dhe eksploziv, na
mundëson ta arrijmë kohën e përshtatshme për bllokim efikas.
Kërcimi më i mirë për bllok, duhet t’i posedoj disa aftësi:
- nga fuqia e mjaftueshme të ekstensorëve të muskujve të
këmbëve,
- nga vrulli i mirë,
- nga lëvizja e krahëve, që duhet të jenë nga poshtë afër
trupit, deri në lartësinë maksimale të shtrirjes së tyre,
- nga pozita e mirë e shputave – paralele,
- nga pozita e thyerjes së këmbëve – zbritjes në atë galuc,
- nga ndikimi i të gjithave komponentëve, etj.87
- Pas kësaj vjen vendosja e duarve për bllok.

-Vendosja e duarve
Bllokuesi gjatë bllokimit, do të duhej të mundohej që, duart t’i
vendosë sa më shumë mbi rrjetës dhe sa më afër topit. Se sa
bllokuesi do të vejë duart jashtë rrjetës, varet nga dy faktor: nga
aftësitë fizike të bllokuesit dhe teknike si vendos pëllëmbët (duart)
mbi rrjetë dhe nga vet situata e bllokimit. Duart vendosen të
hapura në gishtërinj dhe të forcuara në mes gishtërinjve dhe krahët
e zgjatur (skema 6).

-Blloku (kontakti me top)


Gjatë kohës së bllokut krahët janë të shtrirë, gishtërinjtë po
ashtu të hapur dhe të fuqishëm, pëllëmbët gjenden larg në një
distancë prej 6-8 cm. Shuplakat vendosen në drejtim kah vjen topi,

87
Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 69.
150
por duhet të kemi kujdes që me bllokun e vendosur ta
,,amortizojmë’’ gjuajtjen që topi të jetë i volitshëm për organizimin
e sulmit të mirë. Blloku gjithmonë duhet të aplikohet, po që se
kundërshtari organizon sulme me gjuajtje të fuqishme. Blloku
mund të aplikohet me shumë sukses, po që se kërcimi bëhet me
fuqi të madhe dhe në kohë të përshtatshme i shtrijmë krahët lart
mbi rrjetën, kurse me pëllëmbët e mbyllim apo e kalojmë drejtimin
e fluturimit të topit (fig. 69)88.

Figura 69 - Blloku

- Rënia

Është faza që pason kur përfundon blloku. Duhet pasur


kujdes mos të preket rrjeta me ndonjë pjesë të trupit apo mos të
kalohet vija-kufiri midis dy fushave. Rënia duhet të jetë e
sigurt, gjithnjë mbi të dy këmbët, përndryshe mund të
shkaktohen lëndime të rënda, sidomos në ekstremitetet e
poshtme. Gjatë rënies, amortizimi i trupit vjen nga gishtërinjtë e
këmbëve në gjunjë dhe pastaj trupi përsëri kthehet në gjendjen
e mëparshme.

88
Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 69.
151
Skema 6 - Efekti i duarve mbi (andej) rrjetë te blloku me mbylljen apo
mbulimin e pjesës së fushës – Bllokuesi sa më shumë t’i vendos
duart andej rrjete, aq më shumë mund ta mbuloj fushën e vet.
Skema që tregon duart e vendosura te bllokimi në pozicionin e
djathtë, të mesëm dhe të majtë në rrjetë.89

89
Selingers Ariel - Power Voleyball, California, USA, 1985, f 156.
152
Kinogrami 50 – Blloku 45º diagonal me hapa të shpejtë dhe dy hapat e
fundit më të fuqishëm për kërcim-blloku.

Kinogrami 51 – Lëvizja para për bllokimin e lojtarit.

153
Kinogrami 52 – Blloku me vrull me hapa nga anash. Pasi lojtari
kundërshtar tenton të gjuan shpejtë tani bllokuesi me hapa të
shpejtë nga anash provon ta zë gjuajtësin.

Kinogrami 53 – Blloku me hapa të kryqëzuar, me këtë bllok aplikohet


lëvizja anash e shpejtë me hapa të kryqëzuar.

154
Kinogrami 54 – Blloku me hapa të afruara (jo të kryqëzuara) në lëvizje.90

USHTRIME METODIKE

1. Lojtarët vendosen në dy rreshta përballë njëri–tjetrit. Kërcejnë


me krah të shtrirë duke i përplasur shuplakat me bashkëlojtarët.
2. Blloku në top të fiksuar. Një lojtar e mbanë topin në lartësi, kurse
dy të tjerët e bëjnë bllokun (njëri –kundrejt tjetrit).
3. Rrjeta është e ulët. Lojtarët kërcejnë me krah të ngritur afër trupit
dhe i kalojnë duart mbi rrjetë në fushën e kundërshtarit apo më
lart se rrjeta.91
4. Në rrjetë të ulët, lojtari e ka topin në duar, me kërcim (me dy
këmbë), mbi rrjetë ia dorëzon lojtarit në atë anë të rrjetës, i cili në
të njëjtën kohë kërcen dhe mbi rrjetë e merr topin prej
bashkëlojtarit. Ushtrimi përsëritet me njëri tjetrin.

90
FIVB. Coaches Manual I, Lausanne, Switzerland, 1989, f 273,269,271,270.
91
Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 70.
155
5. Lojtarët e të dy anëve gjenden pranë rrjetës, me fytyrë të kthyer
kah rrjeta. Në shenjën e dhënë, ata e kryejnë bllokun nga vendi
me kërcim, para, majtas dhe djathtas.
6. Si ushtrimi nr. 5-së por tani nga dy bllokues nga dy anët e rrjetës
dhe në anën e majtë dhe të djathtë, (pozicioni 4 dhe 2 ) me vrull-
kërcim-bllok.
7. Si ushtrimi 5-6-të, tani nga tre bllokues dhe atë në pozicionet 2-
3-4.
8. Blloku në çifte. Dy lojtar gjenden përballë njëri-tjetrit pranë
rrjetës. Lojtari i tretë e hedh topin lart mbi rrjetë, kurse dy lojtar
pranë rrjetës bëjnë bllokun (fig. 70).

Figura 70

9. Lojtarët e një ane janë të vendosur në kolonë pas zonave 2, 3, dhe


4, që duhet ta formojnë bllokun. Kurse lojtarët nga ana tjetër e
rrjetës bëjnë gjuajtjen nga zona 4 dhe 2, topat ngritën nga zona 3.
Rreshti që e kryen detyrën, menjëherë shkon pas kolonës. Pas
disa përsëritjeve i ndërrojnë rolet (diagrami 20).92

92
Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 71,
156
Diagrami 20
10. Nga dy lojtar (nxënës) përballë rrjetës, gjuan njëri, tjetri bënë
bllok, duke i ndërruar rolet.
11. Si ushtrimi nr. 10-të vetëm se tani nga dy bllokues, gjuan
bllokun dysh nga dhjetë gjuajtje me ndërrim rolesh dhe
pushime. Ushtrimi praktikohet në pozicionet 4, 3, dhe 2.
12. Koordinimi i bllokut të dyfishtë në mes dy lojtarëve, me
ndihmën e topit të fiksuar me litar në lartësi të gjuajtjes mbi
rrjetë (fig. 71).

157
Figura 71
13. Si ushtrimi nr. 11-të, por tani më nga tre bllokues, gjuan
bllokun tresh me nga dhjetë gjuajtje dhe me pushime dhe
ndërrim rolesh.

Kinogrami 55 - Ushtrimi për bllok – (A) hedh topin lartë, (A1) kërcen pas
vrullit dhe gjuan, (B) bllokon topin prej gjuajtjes.

158
Figura 72 - (A) hedh topin para-lartë mbi rrjetë kah blloku kundërshtar,
(A1) kërcen dhe shtyjnë njëri-tjetrin me top (bllok).

Foto 17 - Ushtrimi për bllok, mbrojtja (sigurimi) e bllokut.

159
Mjeti i vendosur në rrjetë për bllok- gjuajtje.

GABIMET
Gabimet që paraqiten gjatë bllokut, mund të jenë të natyrës
teknike, taktike apo shkeljet nga rregullat e volejbollit. Gabimet që
paraqiten më së tepërmi janë:
Shkuarje para apo pas kohe në bllok.
Koncentrimi i dobët i lojtarit, për bllokun.
Kryerje e kërcimit më tepër në gjatësi se sa në lartësi dhe
hyrja në rrjetë.
Mos zgjedhja e vendit të duhur për kërcim.
Pëllëmbët pasive të bllokuesit.
Pëllëmbët e mbyllura.
Kaplimi i dobët i topit gjatë bllokut.
Kur krahët shkojnë anash-hapen dhe me ta e pengon
bashkëlojtarin e vet, të bllokut.
Gjatë kryerjes së bllokut lojtari i mbyll sytë dhe e ulë kokën.
Blloku në distancë të madhe nga rrjeta, topi i gjuajtur mbetet
midis duarve dhe rrjetës.93

93
Gjinolli Enver Dr - Volejboll, Prishtinë, 1988, f 72.
160
10. VOLEJBOLLI NË RËRË

Në mes volejbollit në sallë dhe volejbollit në rërë, dallimi është


se në sallë topi ka një trajektore të fluturimit më të madhe, ndërsa
në rërë ka trajektore më të vogël. Kjo trajektore e fluturimit të topit
në volejbollin në rërë, duhet të jetë më e vogël, për arsye se nuk
kemi mundësi të vrapojmë shumë, sepse këtu luhet me nga dy
lojtar dhe energjia e shpenzuar është më e madhe. Volejbolli në
sallë është tip i formës grupore të sportit, ndërsa volejbolli në rërë
mund të themi se më shumë vijnë në shprehje aftësitë individuale.
Fusha e volejbollit në rërë nuk ka dallim të madh me volejbollin në
sallë (një metër më e vogël), e që dallimet në numër të lojtarëve
janë të theksuara 2 me 6, mbulimi i hapësirës së volejbollit në rërë,
duket shumë më i vështirë. Gjithashtu, vështirësi e dalluar e kësaj
loje në rërë, janë të lëvizjet e vështirësuara me kërcime si pasojë e
rrëshqitjes në rërë. Ngarkesë tjetër e të shumtën e rasteve janë edhe
temperaturat e larta (dielli), në kohën (jashtë) kur lojtarët luajnë.

161
Në lojën e volejbollit në rërë, lojtarët janë më shumë, në kontakt me
top për organizimin e lojës (njëri e pranon dhe gjuan, e tjetri e
ngritë dhe vazhdon më tej d.m.th. nuk ka pushim). Lojtarët
ekzekutojnë shumë kërcime, sepse janë (2) lojtarë dhe nuk ka
ndërrim të lojtarëve.
Më tutje do të japim disa të dhëna statistikore, për angazhimin e
lojtarëve gjatë një ore loje të rregullt (tab. 1).
KËRCIMET 85 LËVIZJET 196
Shërbim 20 Para 125
Sulm 39 Ndryshim kahe 54
Bllok 26 Anash, mbrapa 17
Frekuenca e kërcimeve 42s. Frekuenca e lëvizjes 15.4 s.
Si është paraqitur më lartë, gjatë një ore lojë, ka pasur gjithsej
85 kërcime, prej të cilave 20 gjatë shërbimeve, 39 kërcime gjatë
sulmit – gjuajtjeve dhe 26 nga bllokimet në lojë. Nëse e mbledhim
numrin e të gjitha kërcimeve brenda 1 ore (60 min.) dhe e
pjesëtojmë me 60 min. del se mesatarisht gjatë kësaj kohe, kemi
pasur për 42 sekonda 1 kërcim. Në kolonën e lëvizjeve të
paraqitura në tabelë, ka pasur 196 lëvizje, prej tyre 125 para, me
ndryshim drejtimi 54 dhe lëvizje anash dhe mbrapa 17. Lojtarët
kanë realizuar 1 lëvizje për çdo 15.4 sekonda. Nga tabela është e
dukshme që lojtari realizon mesatarisht 85 kërcime dhe 196 lëvizje
dhe kalon afër 700 m në teren. Dalluar nga rezultatet e ligës në
Gjermani, tregojnë rezultat dukshëm më të vogël se intensiteti në
SHBA.
Në Gjermani, në ligën profesionale në volejboll, ndërrimi i
topit zgjatë 8,5 (faza aktive) e të profesionistët amerikan 7.5
sekonda.
Lojtari i volejbollit në rërë, në çdo 42 sekonda, realizon kërcim
dhe çdo 15 sekonda një lëvizje, derisa në dallim me volejbollin
profesionist gjerman në palestër realizon çdo 51 sekonda kërcim
dhe çdo 19 sekonda lëvizje. Në përqindje, 1 orë lojë aktive, lojtari
në rërë realizon 23% kërcime në bllokim dhe sulmi 46%.
Dalluar me lojën në palestër, shumë më tepër lëvizje nga pas
realizohen në palestër 20%, derisa tek loja në rërë, vetëm 7%.
Ndryshimet e drejtimit në palestër 2%, jashtë 23%, lëvizjet në sallë
24% e në rërë 14%.

162
Nga e gjithë kjo, del që për shkak të lëvizjeve në rërë, në të
cilën luhen 6-10 lojë, në vikende kur janë turnet, lojtari nuk ka
mjaft pushim apo edhe aspak, pra duhet të jetë mirë i përgatitur
për lojë aq të dendura, që mundë ta presin. Të dhënat e mësipërme
që ishin bërë, tregojnë që lojtari i volejbollit në rërë, duhet të jetë
jashtëzakonisht i përgatitur për kushtet çfarë lypset nga volejbolli
në rërë dhe t’u adaptohet ngarkesave të lojës. Pos qëndrueshmërisë
që duhet pasur për t’i përballuar të gjitha këto ngarkesa, të
rëndësisë janë edhe komponent shpejtësia në reagim eksploziv, si
dhe kërcimet posaçërisht në sulm dhe bllok. Shumë kujdes duhet
kushtuar punës në përgatitjet fizike, për shkak të gjithë faktorëve
të lartpërmendur.94
 Ekipi përbëhet nga dy lojtarë-e.
 Tereni - fusha, është e madhësisë 16 m me gjerësi 8 m, pa dallim
vije të 3 metrave. I tërë terreni kufizohet me vija kufizuese (5-8
cm), (foto 10).
 Rrjeta është 243 cm për meshkuj (senior) dhe femra (seniore) 224
cm, shtyllat 2.55 cm, ku fiksohen në tokë 0.70 - 1 m, rrjeta e gjatë
është 8.5 m e gjerë 1 m.
 Antenat është e gjatë 180 cm e futur (në rrjetë) 1 m brenda dhe e
dalur jashtë mbi rrjetë 80 cm.
 Topi është i ndërtuar prej lëkure amortizuese (të butë), dhe
perimetri nga 65-67 cm, pesha 260-280 gr, presioni nga 0.175 -
0.225 kg/cm 2.
 Shërbimi lejohet vetëm me një tentim (gjuajtje).
 Pikët, luhet në dy sete të fituara dhe seti është deri 21 pikë (me
dy pikë para), nëse luhet seti i tretë atëherë, luhet deri në 15 pikë
apo dy pikë para.
 Nuk kemi të drejtë ta ndalim shërbimin me gishtërinj dhe
shtyrjen e topit (andej rrjetës) me gishtërinjë.
 Në një set lejohet të ketë një pushim (time-out) nga 30 sec.
 Ndërrimet e fushave bëhen çdo 7 pikë (në setin e parë dhe të
dytë), nëse luhet seti i tretë, ndërrimi bëhet në çdo 5 pikë.

94
Hohlerg S.,Papageorgia A; “Handbuch fur Beach-Voleyball”, Meyer-Meyer
Verbang.1995.
163
Foto 18 – Pamje e stadiumit me shikues në volejbollin në rërë (beach voley).

Dimensionet e fushës të Volejbollit në rërë95

95
FSHV, Gjergj Pishtari-Leonard Tase, Rregullat e Lojës në Beach Volleyball.

164
Dimensionet e rrjetës

165
10.1 HISTORIKU I VOLEJBOLLIT NË RËRË
GJATË VITEVE

1920: Në fillim të këtij vitit, të dhëna të shumta, origjinën e


volejbollit në rërë, e përcaktojnë në Kaliforni, kur u ndërtua
sheshi i parë i Volejbollit, në sheshin e lojërave në rërë
(plazhi Santa Monica). Në këtë rast, u luajt me gjashtë lojtar.
1927: Volejbolli në rërë, u bë sport themelor në kampin nudist
Francez, i themeluar në Francoville (rrethinë në veri-
perëndim të Parisit)
1930: U zhvillua loja e parë e volejbollit me dy lojtar në Santa
Monika në Kaliforni
Loja e volejbollit në rërë u shfaq në Palavas, Lacanau dhe
Royan (Francë), përreth Sofjes (Bullgari), Pragë,
(Çekosllovaki) dhe Riga (Latvia).
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njerëzit i iknin
depresionit me shkuarje në plazh. Atje u zhvilluan lojërat
me nga 3 dhe me nga 4 lojtar.
1947: Turniri i pare me dy lojtar (two man beach) u mbajt në State
Beach në Kaliforni. U organizua nga Holtzman dhe u fitua
nga Saenez – Harris.
1948: Turniri i parë u mbajtur në Kaliforni (Los Angelos),
shpërbleu ekipet më të mira, me çmimet me të holla nga
firma e pijeve freskuese Pepsi.
1950: Turniret e hapura, u mbajtën në pesë plazhe në Kaliforni
Santa Barbara, State, Corona Del Mar, Laguna dhe San
Diego.
Volejbolli në rërë, u bë një shfaqje dëfryese dhe Sfilata e
bukurisë u përfshinë në programin zyrtar.
U mbajt turniri i pare Brazilian, i ndihmuar nga Kompania
për Publikime të Gazetave.
1965: U formua Shoqata e Volejbollistëve në rërë e Kalifornisë
(CBVA). Organizatorët e turnirit, u takuan që të koordinojnë
e definojnë rregullat dhe orarin e garës.
1983: AVP u formua Shoqata Profesionale e Volejbollit (21
qershor).

166
1986: WPVA – u formua Shoqata e Profesionale e Femrave në
Volejboll.
1987: FIVB – Për herë të parë u mbajt Kampionati Botëror në
Volejboll në rërë për meshkuj - Ipanema, Brazil.
1992: FIVB – Garat e para për Femra Almeria, Spain.
1993: FIVB – Kanë filluar seritë e Kampionatit Botëror për femra.
1996: Lojërat Olimpike në Atlanta, 24 ekipe të meshkujve dhe 16 ekipe
të femrave, kanë prezantuar shtetet e tyre në Turnirët
Olimpike, të parë për volejbollin në rërë.96

10.2 ELEMENTET TEKNIKE TË VOLEJBOLLIT NË RËRË

Elementet teknike në lojën e volejbollit në rërë janë të njëjta,


por këtu duhet të kemi parasysh kushtet tjera të lojës në fushë, prej
të cilave varet edhe ndryshimi i disa elementeve teknike në lojën e
volejbollit në rërë.
Si thamë më parë, dinamikë e lojës në krahasim me volejbollin
në palestër, është e theksuar, harxhimi i energjisë është më i madh,
mu për këtë gjatë lojës, duhet përdorur një teknikë, e cila është më
racionale, më efektive që nuk harxhon energji të tepërt. Edhe
analizimi i lojës nga vetë lojtarët, zbulimi i pikave të dobëta të
ekipit kundërshtar, angazhimi më i madh edhe në taktikën e lojës,
do t’i jepte një ekipi përparësi për fitore. Lojtarët e volejbollit në
rërë, duhet t’i përvetësojnë të gjitha elementet teknike të volejbollit,
ata duhet, jo vetëm të jenë gjuajtës të mirë por, elementet si: blloku,
shërbimi, pranimi, ngritja, gjuajta etj, duhet të zotërohen në
mënyrë të njëjtë. Pra, një lojtar duhet të jetë i gjithanshëm dhe
teknikisht të zotëroj mirë të gjitha elementet teknike, sepse
kërkohet kur dihet që në lojë duhet ta mbulojnë një fushë të madhe
dhe të kompensojnë këta dy lojtarët.

96
FIVB, Beachvolley, com.
167
10.2.1 SHËRBIMI

Ekipi që shërben, ka përparësi nëse ka dy shërbyesit të mirë në


shërbim. Shërbimi si element teknik–sulmues, është edhe element
shumë me rëndësi, sepse nëse pranimi i është vështirësuar nga ana
e kundërshtarit, nuk do të mundësohet sulm i rrezikshëm nga
kundërshtari dhe më lehtë do të vjen deri te fitimi i pikës nga ana e
shërbyesit të mëparshëm.

Foto 18 – Ekzekutimi i shërbimit, Foto 19 – Ekzekutimi i shërbimit


pamje nga mbrapa pamje nga lartë, si dhe deformimi i
topit nga forca goditëse e krahut –
dorës gjatë shërbimit

Ndërrimi i shpejtësisë së shërbimit dhe realizimi i shërbimit,


është i rëndësisë së madhe. Faktor shumë të rëndësishëm tek
realizimi i shërbimit në rërë, janë edhe kushtet atmosferike, ku
gjatë shërbimit në rërë, lojtari mund ta shfrytëzojë erën dhe diellin
që ndonjëherë paraqitet gjatë lojës. Drejtimi i erës, mund të jetë me
efekte pozitive edhe negative dhe për këtë, lojtarët duhet të kenë
edhe një cilësi shtesë – adaptimin, në kushtet atmosferike. Të gjitha
këto, janë ndër faktorët, të cilët janë të rëndësishëm për kualitetin e

168
shërbimit, sepse me një shërbim të ekzekutuar mirë, mund të
ndërrohet shumë në rezultatin e takimit.
Shërbimi i mirë, duhet të plotësoj disa kushte, që të jetë i
suksesshëm:
 Preciziteti (që me shërbim të goditet pjesa e duhur e
terrenit).
 Forca e goditjes (në mënyrë që kundërshtari të pranoj më
vështirë).

PRECIZITETI - Shërbimi në volejbollin në rërë, duhet të jetë i


drejtuar në:
- gjetjen e pikës së dobët të fushës,
- mes lojtarëve (që të vijë deri te mos - koordinimi në mes të
tyre lojtarëve, se kush do ta pranoj këtë shërbim),
- lojtarin më të dobët të kundërshtarit,
- lojtarin që nuk ka koncentrim të mirë.
GODITJA - Shërbimi duhet të jetë i fuqishëm gjatë gjithë lojës,
nuk guxon të lejohet, kundërshtari të organizojë sulm të mirë nga
shërbimi ynë i dobët. Lojtarët gjithmonë, duhet të shërbejnë dhe ta
kenë qëllimin, e pikës. Pra, e gjithë kjo, në mënyrë gjenerale
përfshinë që shërbimi, duhet të jetë gjithmonë sulm në ekipin e
kundërshtarit. Kur jemi ende te shërbimi, mund të themi se është i
njëjtë si tek loja në sallë, është mënyra më e shpejtë e sulmit, sepse
me shërbim, mundemi direkt të vijë tek pikët e kërkuara. Sulmin e
kundërshtarit, mund ta pamundësojnë, nëse shërbimi është i fortë
dhe preciz, ashtu që me këtë, e detyrojmë kundërshtarin të na e
kthej topin në anën tonë dhe pas asaj të organizojmë sulm të ri
efektiv për pikë. Gjatë shërbimit, goditja duhet të shkoj te ai lojtar i
ekipit kundërshtar, i cili më dobët e pranon shërbimin.
Një lojtar komplet, duhet të zotërojë disa lloje të shërbimit si:
 shërbimin nga poshtë,
 shërbimin nga lartë,
 shërbimin me kërcim.
Shërbimi nga poshtë - realizohet me anën e brendshme të
shuplakës, si është cekur më parë. Specifikë e këtij shërbimi, është
se nëse shërben topi shkon lart, për kundërshtarin i cili pranon

169
shërbimin me prezencën e dritës së diellit, mund të jetë shumë i
papërshtatshëm, sepse dielli mund ta pengoj përcjelljen e lëvizjes
së topit, e me këtë edhe pranimin.

Shërbimi nga lartë - është i njëjtë dhe ekzekutohet si ai në


sallë. Realizohet me rotacion të dorës apo kaplim të topit, gjuajtja e
këtij shërbimi bëhet nga lartë, për atë edhe quhet shërbimi nga
lartë. Është më i saktë dhe më i preferuar për lojtarët, të cilët nuk
duan të rrezikojnë në lojë, gjithashtu edhe te femrat aplikohet më
shpesh.

Shërbimi me kërcim - ky lloj shërbimi, aplikohet shumë


shpesh te lojtarët profesionist, për arsye se është element i sulmit të
shpejtë dhe vjen deri te fitimi i pikës më lehtë. Është më i
fuqishëm se shërbimet tjera dhe lojtari që shërben, ka për qëllim të
sulmoj pjesën ku ka mangësi në fushë, ta vështirësoj organizimin e
lojës nga ana e kundërshtarit. Kur aplikohet shërbimi me kërcim, te
kundërshtari krijon një pasiguri dhe e ulë vetëbesimin për pranim
të topit. Gjatë shërbimit me kërcim duhet që në kohë të duhur të
marrim hov, pastaj ta realizojmë kërcimin dhe të bëjmë goditjen në
top, kur topi është në ngritje optimale për realizimin e goditjes.
Kuptohet që, për shkak të thellësisë dhe butësisë së shtresës së
rërës shkëputja – kërcimi, është vështirë për t’u realizuar.

10.2.2 NGRITJA
Ngritja e mirë, mund të bëhet, kur ngrit topin bashkëlojtarit në
pozitë optimale për gjuajtje, me këtë gjuajtësit i japim mundësi të
mirë për paraqitjen e aftësive të tija për goditje. Kur themi këtë,
duhet të kemi parasysh që blloku do t’i bëhet gjuajtësit dhe me
rastin e ngritjes, ngritësi duhet të jetë ai i cili duhet ngritur topin në
atë trajektore (1-1.5 m larg rrjetës), ku gjuajtësit ia mundëson ta
shef bllokun më mirë dhe fushën e zbrazur. Lojtari që nuk e
pranon shërbimin, duhet sa më shpejtë të vjen deri te pozita e
duhur për ngritje të ndryshme varësisht, se çfarë ngritje nevojitet
dhe çfarë ngritje mund ta bëj. Ngritja e cila aplikohet më shpesh,
është ajo me gishtërinj (foto 20). Në volejbollin në rërë, ka edhe

170
vështirësi që paraqiten gjatë lojës, siç janë faktorët e jashtëm, të
cilët mund ta pengojnë ngritjen kualitative të topit (era që fryn,
drita e diellit, rëra në top që mund të bie rreth syve, temperatura
etj.) për këtë arsye, lojtarët shërbehen edhe me ngritjen me çekan
në raste të veçanta, foto 21.

Foto 20 - Ngritja gjatë lojës, Foto 21 – Ngritja e topit me çekan


pozita e gishtërinjve dhe krahëve

Topi duhet të ketë trajektore të fluturimit sa më të qartë dhe në


një moment të qëndrojë në ajër, pastaj të jetë sa më preciz kah
ngritësi dhe pastaj i ngritur për gjuajtësin, në mënyrë që të
realizohet sulmi, sa më i koordinuar, efektiv.
Është një fakt tjetër se, në volejbollin në rërë, nuk ka vetëm një
ngritës, por duhet të jenë dy (lojtarët) ngritës, varet se cilit i vjen
topi apo cili ngritë, prandaj kjo është edhe ajo ndërlikueshmëria e
sportit të volejbollit në rërë.

171
10.2.3 SULMI – GJUAJTJA
Gjuajtja nuk është si në sallë, por ka edhe vështirësi, për shkak
të shtresës së rërës, shpesh kemi edhe probleme me goditjen
përfundimtare të topit mbi rrjetë. Thellësia, nxehtësia, rrëshqitja
dhe butësia e shtresës së rërës, pengon gjuajtësin të realizon kërcim
të mirë dhe lartësi që i nevojitet për gjuajtje. Për shkak të saj,
goditja përfundimtare në volejbollin në rërë është e ndryshme dhe
lojtari për këtë duhet të jetë teknikisht dhe fizikisht më i përgatitur.
Volejbolli në rërë, nuk ka të ashtuquajturin ,,top të zier’’, por secili
top duhet goditur apo të kalohet në anën e kundërt të rrjetës.
Gjuajtësit duhet të aplikojnë gjuajtje të ndryshme, të drejtuara veç
me lëvizje të shuplakës të majtë ose të djathtë ose me rrotullim të
trupit në anën e terenit kundërshtar. Me rëndësi është edhe aftësia
e përcjelljes së lojtarëve të ekipit kundërshtar, për shkak se topi,
duhet të dërgohet në pjesën e pa mbrojtur të terenit.
Lojtari i cili pranon shërbimin, duhet nënkuptuar që pas
ngritjes nga bashkëlojtari, duhet ta bëjë gjuajtjen (sulmin) në të
njëjtin aksion, çoftë gjuajtje e plasuar, e fuqishme apo bllok-aut,
varësisht si e kërkon situata.

Foto 22 - Gjuajtja e plasuar apo mashtruese, pas bllokut.

172
Gjuajtja e plasuar, bëhet për shkak se lëvizjet i kemi më të
vështirësuara në rërë dhe për atë arsye shumë shpesh përdoret.
Ekzekutohet me kaplimin e topit me pjesën e shuplakës dhe
kthimin e krahut nga prapa para-lart, ku kryhet goditja, kjo goditje
nuk kryhet furishëm, por vetëm gjuhet në pjesën e pa mbrojtur të
terenit, duke i ikur bllokut. Hovi - lëvizjet e duarve – krahëve, janë
të njëkohshme për sulm të fuqishëm, por para kontaktit të topit,
dora tani në një moment duhet ndalur pak, për ta ekzekutuar
gjuajtjen e plasuar.
Ndërsa, gjuajtja e fuqishme, bëhet njëjtë si ajo e plasuar por,
kur ardhja dhe kërcimi në top, janë aplikuar mirë dhe atëherë ajo
goditje është vështirë për mbrojtje ose për bllokim nga ana e
kundërshtarit.

Foto 23 - Gjuajtësi duke gjuajtur fushën e zbrazët me rrotullim


të trupit në ajër

173
Gjithashtu edhe bllok-autin e kemi, teknikën e njëjtë, vetëm se i
gjuajmë gishtërinjtë ose anash nga antena, foto 23.

Foto 24 - Gjuajtja bllok-aut duke goditur gishtërinjtë e bllokuesit

10.2.4 BLLOKU

Blloku është element themelor i lojës së volejbollit, si për nga


rëndësia për mbrojtje të fushës, ashtu edhe për nga pikët që mund
t’i sjell. Me bllok kuptojmë veprimin e lojtarit që ndërmerr mbi
rrjetë, për ta penguar apo ndërprerë gjuajtjen. Qëllimi kryesor i
bllokut, është për të pamundësuar gjuajtjen e kundërshtarit në
fushën tonë, nëse është e mundshme që me bllok të vendosur mirë
të merret edhe pikë.
Për bllok nevojitet një koordinim mes lojtarëve, kështu ai lojtar
i cili duhet të bllokoj, nevojitet të ketë më shumë kërcim dhe të jetë

174
më i mirë në bllok, ndërsa ai i cili ruan fushën, të jetë më i
lëvizshëm për mbulim të hapësirës së fushës.
Po ashtu, specifike te volejbolli në rërë, është edhe “timingu”
kur kemi parasysh që është vetëm një bllokues dhe tjetri pas që e
mbulon fushën, pra këtu kërkohet marrëveshja mes lojtarëve.
Blloku i mirë varet nga:
- karakteristikat individuale të bllokuesit si,
- parashikimi i momentit për shkuarje në bllok,
- përcjellja e topit në fushën e kundërshtarit,
- vlerësimi i vendit, anës ku do të gjuajë gjuajtësi, dhe
- vendosja e duarve mbi bllokun kundërshtar duke e
koordinuar me kërcim, etj.
Për shkak të paramendimit të sulmit, (lojtarët e volejbollit në
rërë) lëvizjet e tyre për nisje në bllok në kohën e duhur, janë të
rëndësisë së madhe.
Ekzistojnë dy lloje të bllokimit:
 Bllokimi zonal,
 Bllokimi i lëvizshëm.
Bllokimi zonal - është kur lojtari bllokues mbyll një drejtim të
gjuajtjes që d.m.th. mbulon pjesë të caktuara të terenit që ai ose ajo
mendon se gjuajtësi ta ketë më vështirë ta gjen atë terren, duke ia
vështirësuar punën ekipit kundërshtar. Gjithashtu, lojtarët duhet të
tregojnë me lëvizjen e duarve, se cila zonë do të jetë ajo.
Bllokimi i lëvizshëm - është kur lojtari–bllokues pretendon vet
ta zë gjuajtësin kundërshtar në bllok apo që të bllokoj direkt. Tek
ky bllok, është shumë i rëndësishëm kërcimi në kohën e duhur dhe
të nevojshme, pastaj edhe përcjellja e gjuajtësit kundërshtar dhe
topit në kërcim. Te ky bllokim, duart duhet të jenë me kohë të
zgjatura mbi rrjetë, në rast realizimit të gjuajtjes kundërshtare. Në
qoftë se duart me kohë nuk janë zgjatur mbi rrjetë ose janë zgjatur
shumë pak mbi rrjetë pa kaluar në pjesën e kundër-lojtarit,
mundësia për fitim të pikës është shumë më e vogël. Raste tjera ka
edhe kur nuk duhet të kërcejmë në bllok dhe atë kur topi është i
ngritur dobët nga ana e ekipit kundërshtar, në mënyrë që të mos
shpenzohet energji e kotë.

175
Foto 25 - Blloku zonal – Foto 26 - Blloku i lëvizshëm dhe
mbulimi i një pjese të fushës efektiv
duke i lënë hapësirë më të vogël
gjuajtjes

Bllokimi, si element i rëndësishëm në lojën e volejbollit, mund


të sjell pikë ose ndryshim në lojë.
Blloku i mirë ka edhe rëndësi të ndryshme si p.sh. ;
- fitimi i pikëve ose ndërrimi i shërbimit,
- ngadalësimi i gjuajtësit kundërshtar me prekjen e topit në
bllok,
- mbulimi i një pjesë të terenit, që gjuajtësi kundërshtar të
pengohet dhe të kalon topin në drejtim të lojtarit të
mbrojtjes.
Bllokimi mund të jetë i dyfishtë (me dy lojtar), njëkohësisht ose
veçmas, por për shkak të hapësirës së terrenit, praktikohet bllok i
veçantë. Bllokuesi me shenjat e njohura, tregon cilën pjesë të
terrenit do ta bllokon, kështu që lojtari tjetër i mbrojtjes rreshtohet
në pjesën e vet të terrenit.

176
Foto 27- Dora e djathtë e kthyer anash për të bllokuar gjuajtjen e
kundërshtarit

Foto 28 - Blloku paralel apo bllokuesi e mbron paralelen (fushën)

177
Foto 29 - Blloku diagonal me trup të Foto 30 - Lojtaret takojnë bllokun me
kthyer nga diagonalja një dorë duke e shtyrë njëra - tjetrën

178
Foto 31 - Lojtaret që e ekzekutojnë bllokun, njëra bllokon me të dy duart
ndërsa tjetra me një dorë.

10.2.5 PRANIMI I TOPIT


Lojtari që e pranon shërbimin kthehet dhe e zë vendin në
terren, me parashikimet e tij të qëllimit për fitim pikë.
Njëkohësisht më gjuajtjen e kundërshtarit nga shërbimi, pranuesi
përgatitet dhe e zë pozicionin e vet në projeksionin e fluturimit të
topit me nën shuplaka apo çekan. Ardhja e lojtarit nën top dallohet
nga mënyra e shërbimit të lojtarit kundërshtar se a është shërbimi
nga toka apo nga shërbim-kërcimi. Tek shërbimi nga toka pozita
është më e ulët e lojtarit, ndërsa te kërcim-shërbimi është i duhur
amortizimi komponent i trupit te lojtarit, në dallim nga shërbimi
nga toka.
Në volejbollin në rërë, pranuesi i shërbimit njëkohësisht është
edhe sulmues, se pas pranimit të shërbimit, do të jetë ai që do ta
drejtoj sulmin përfundimtar, pra është shumë e domosdoshme që
menjëherë të niset për sulm. Topi pranohet zakonisht me çekan
(parallëra), por është e mundshme edhe pranimi i ndryshëm, i cili
duhet të tregohet gati ideal nëse mundet. Pranuesi mbanë pozitën
e vet të përgjegjësisë, ashtu që njëri lojtar ka përgjegjësi për anën e
majtë të terrenit e tjetri për të djathtën. Pranuesi i efektshëm
mbulon anën më të madhe të terenit, nëse ia lejon shërbimi
kundërshtar.

179
Foto 32 - Pranimi i shërbimit nga anash me rënie ndërkohë

Pranimi i shërbimit si një element në volejbollin në rërë, duhet


mirë ta realizojnë (dy) lojtarët, ku varet edhe sulmi kualitativ.
Shërbimi pranohet me parakrah, por tek topat e thellë praktikohet
pranim me i dalluar. Njëherësh, kjo siguron që lojtarët të qëndrojnë
afër rrjetës dhe mund shpejtë të reagojnë te shërbimet e shkurta
dhe gjithashtu mund më shpejtë dhe më mirë të organizojnë
sulmin. Lojtari përgjegjës është për gjysmën e terenit të tij dhe për
topin i cili tenton të bie në mes të gjysmës së terenit, kështu që
duhet të ketë koordinim me bashkëlojtarin e tij.

180
Foto 33 - Pranimi i shërbimit – Lojtarja duke pranuar topin i cili nga
shpejtësia dhe fuqia duket i deformuar në çekanin e lojtares.

Foto 34 - Lojtarët duke mbrojtur fushën me pranim, i ulur krejtësisht dhe


tjetri përgatitet për ngritje.

181
Foto 35 - Pranimi i shërbimit nga anash.

Foto 36 – Koordinimi në mes vete i lojtareve për të pranuar topin.

10.2.6 MBROJTJA E FUSHËS


Qëllimi i mbrojtjes individuale, është zgjedhja e duhur e vendit
me kohë, ku mendohet që rënia e topit, mund të jetë nga aksioni i
kundërshtarit.

182
Foto 37 - Mbrojtja e fushës me rënie para, me të dy duart.

Foto 38 - Pranimi i shërbimit me një dorë, pranuesi pranon topin me


rënie para me pjesën e brendshme - anash të dorës.

183
Foto 39 - Lojtari duke mbrojtur fushën me rënie para, me pjesën e
dorës.

Është e rëndësishme edhe paramendimi i kahut (drejtimit) të


topit dhe mënyra e pranimit të tij në mbrojtje. Lojtari që mbron
fushën e vet, duhet të zë vendin e duhur në mbrojtje, të cilit i ka
treguar lojtari i vet, pavarësisht se a do të bllokoj apo jo, se nga
vjen topi, paralel ose diagonal në këtë rast, duhet koordinuar mes
vete.
Kur kemi parasysh fushën shumë të madhe, nevojiten shumë
aftësi psiko-fizike, lojtarët (dy) pra, nuk mund të jenë të
specializuar vetëm për pranim të shërbimit ose vetëm për ngritje,
bllokim ose lojë në zonë, por fushën duhet të mbulojnë dhe ti
plotësojnë të gjitha këto kushte që i nevojitet një loje, për t’ia arritur
qëllimin.

184
Foto 40 - Mbrojtja e fushës me pjesën e brendshme të dorës (grusht).
Para çdo ndryshimi të shërbimit, lojtarët nuk duhet të
ndërrojnë vendet e tyre në terren, por i ndajnë me marrëveshje pra
varësisht nga situata që paraqitet në teren gjatë lojës.
Mbrojtjes duhet kushtuar shumë rëndësi në lojë, detyra e
lojtarëve në mbrojtje, është që ta parashikojnë sulmin (gjuajtjen,
shërbimin), se ku mund të vijë topi nga kundërshtari dhe prej fazës
së mbrojtjes duhet kalojnë në fazën e sulmit.
Ekzistojnë disa teknika të lojës në mbrojtje dhe ato janë;
- mbrojtja me duar (nën bërryla),
- me lëvizje të dy anshme (majtas-djathtas, mbrapa-para),
- mbrojtja e gjithanshme.

Foto 41 - Mbrojtja e fushës me pjesën e para-krahut anash.

185
Figura 73 - Mbrojtja e fushës me duar-shuplaka të bashkuara lartë të
vendosura mbi kokë. Kjo teknikë e volejbollit në rërë, është
specifike dhe praktikohet vetëm për situata të caktuara të lojës.

Figura 74 – Mbrojtja e fushës me; 1-çekan, 2-pjesën e brendshme të dorës,


3-pjesën e brendshme të dorës e bashkuar dhe ngritur lartë
“grusht-boks”, 4-pjesën e sipërme të parakrahut-dorës, 5-
pjesën e brendshme të dorës e lëshuar poshtë, 6-pjesën e
sipërme të dorës-shuplakës (para se të bie lojtari në rërë), 7-
lojtari duke mbrojtur fushën me pjesën e parakrahut.97

97
Kostic Radomir Dr, Kljucevi za Ucenje Odbojke, 1997, 23.

186
SYGJERIME PËR TRAJNER – ARSIMTAR
 Bëj grupet duke përdor lartësinë dhe zhvillimin e tyre psiko-fizik.
 Mos praktiko ushtrime te forcës së rënde gjate periodës se rritjes.
 Iku peshave maximale para adoleshencës.
 Bëj ushtrime-mësime të elementeve teknike brenda mundësive te fëmijëve.
 Shpjego në mënyre te qartë dhe të thjeshtë.
 Demonstro dhe sugjero se si ata mund ta bëjnë atë element teknikë.
 Demonstro mire, i cili demonstrim ka efekt te mësimi i elementi teknik.
 Vendosni çka te thoni dhe si ta thoni me fjale te shkurta të thjeshta dhe gjuhe sa
më të kuptueshme.
 Vendosni nëse ndihma mund te jetë e dobishme, ndihma mund te jetë skicë, film,
kinogram, diagram, foto, figurë, apo me videokamere.
 Mendoni për këndet me te mira ku demonstroni ju ne mënyrë që të shihet më mirë
nga ana e nxënësve apo lojtareve te rinj.
 Planifikoni të përsëritësh demonstrimin duke rrotulluar çdo herë në këndin 90 dhe
180 shkallë, për tu siguruar se të gjithë do të shohin demonstrim nga këndet e
ndryshme.
 Ushtrimi i elementit teknik duhet te demonstrohet si për djathtakët ashtu edhe për
majtakët.
 Zëri gjithashtu mund të përdoret si model për të ndihmuar mësimin e ushtrimeve-
mësimeve teknike, duke fokusuar vëmendjen e të riut në ritmin e lëvizjeve.
 Modelet e zërit kombinohen me shpjegime te mira verbale dhe demonstrime
vizuale ne mënyre qe të mësohet me efektshëm.
 Jepu mundësisht kohë të mjaftueshme për ushtrime te elementit-eve teknike.
 Bëhuni i qëndrueshëm duke korrigjuar edhe gabimet që mund te paraqiten gjatë
ushtrimit të një elementi teknik.
 Përdor gjuhë të thjesht dhe të kuptueshme.
 Praktiko lëvdatën për ti dhëne përkrahje dhe përpjekje secilit nga ta.
 Mundohu që secili të jetë aktiv gjatë mësimit të elementeve teknike.
 Kushtoju rendësi te gjithëve, jo vetëm atyre me te mirëve.
 Bëj vlerësimin e rezultatit.
 Te fëmijët adoleshent, bëhu i ndjeshëm ku i cili kërkon pavarësi ne ketë moshë.
 Trajtoj gabimet në mënyrë pozitive.
 Mbaj rregullat e lojës në minimum me të rinjtë.
 Ndryshoni rregullat për të mundësuar mësim më të mirë.
 Shpërble fëmijët për suksesin e tyre.
 Përdorni grupe të vogla nëse është e mundur.
 Bëhuni kreativ në zgjedhjen e problemeve.
 Koha e plotë për shpjegim dhe demonstrim nuk duhet të jetë më e gjatë se 3 deri 4
minuta që nga fillimi e deri në fund98.

98
Peter J L Thompson M. Sc., IAAF, Prishtinë, 2005.

187
11. LITERATURA
ARIE SELINGERS.; Power Volleyball, California, Usa, 1985.
BARDHYL ZAIMI.; Volejboll, Prishtinë, 1978.
DARKO KALAJGJIQ-SRGJAN ILIQ,; Modeli Planiranja, Programiranja I
Evidencije U Odbojci, Novi Sad, 1978.
DAVE CROSS - STAN KELLNER.; Volleyball Cybernetics, New York, USA,
1999.
DRAGO TOMIÇ Dr,; Lidhja e Elementeve në Volejboll, Elan.
DRAGO TOMIÇ Dr,; Përcjellja Rekreative e Hovit në Volejboll, Elan.
DRAGO TOMIÇ Dr,; Prevazilazhenje Psiholoshke Vremena Refrakcije, Fiziçka
Kultura, Elan, 1/1986.
DRAGO TOMIÇ Dr,; Trening Dizaça u Odbojci, Beograd, 1984.
DRAGO TOMIÇ Dr - HAMID SHOSHE I SARADNICI,; Moguçnosti Mladih
Odbojkashica Jugosllavije, Mostar, Bosnje dhe Hercegovinë, 1982.
ED DRAKICH,; Beach and Indoor - a Symbolic Relationship, Canada, 1999.
ENVER GJINOLLI Dr.; Volejboll (teknika dhe taktika), Prishtinë, 1988.
FEDERATA E VOLEJBOLLIT E KOSOVËS,; Rregullat Zyrtare të Volejbollit,
Prishtinë, 2004.
FEDERATA SHQIPTARE E VOLEJBOLLIT,; Stërvitja e Mbrojtjes, Tiranë,
1991.
FEDERATION INTERNATIONAL DE VOLEYBALL.; Coaches Digest,
Lausanne, Switzerland, 1997.
FIVB,; Available For Each Volleyball and Beach Volleyball Event, Lausanne,
Switzerland.
FIVB.; Coaches Manual 1, Lausanne, Switzerland, 1989.
GEORGE BULMAN,; Play the Game Voleyball, London, UK, 1998.
GLOSSARY OF VOLLEYBALL TERMINOLOGY,; Volleyball. Org, USA,
2001.
GORDAN KRAJAÇIÇ,; Vrhunsko Zagrijavanje u Sportu, Fitnessu i Rekreaciji,
Rijeka, Kroaci, 2002.
GRUP AUTORËSH.; Voleyball, Coching Program, Los Angelos, USA, 2001.
HAMID SHOSHE Dr.; Odbojka Tehnologija i Modeli Treninga, Sarajevë,
Bosnje e Hercegovinë, 2002.
HAMID SHOSHE Dr -DRAGO TOMIÇ Dr,; Shkolle Odbojke, Sarajevë,
Bosnje e Hercegovinë, 1998.
HARALD FROHREICH Dr - IRMGARD UND GERD KONZAG Dr.;
Voleyball Spielend Trainieren, Berlin, Germany, 1992.
ILIR XHEMALÇE.; Stërvitja e Volejbollit në Kushtet e Lojës, Tiranë, 1981.
JASMINA SHOSHE,; Sportisti i Emocionalna Intelegencija, Sarajevë, Bosnje e
Hercegovinë, 2002.

188
JEAN PHILIPPE JODARD,; Beach Voleyball Technique.
LOIS MUELLER.; “Passer’s challenge” Colorado, USA, 1990.
MLADEN SABLJAK Dr.; Odbojka, Zagreb, Kroacia.
MYFTAR ZYBERI Dr.; Mbrojtja në Volejboll, Tetovë, 1997.
N. BERTANTE E G. FANTONI.; Pallavollo, Verona, Italy, 2000.
NENAD MARELIÇ DR.; Karakteristike Beach Volley (Odbojke na Pjesku) ,
Kroaci.
ODBOJKE OD A-Y.; NENAD MARELIÇ.; Englesko-Hrvatski Rjeçnik
Struenog Nazivlja iz Podruçeja odbojke od A-Y, Kroaci.
RADOMIR KOSTIÇ Dr.; Kljuçevi za Uçenje Odbojke, Nis, 1997.
RADOMIR KOSTIÇ Dr.; Odbojka-Tehnika i Taktika II, Nis, 1999.
RADOMIR KOSTIÇ Dr.; Teorija i Metodika Treninga Sportske Igre Odbojke,
Nis, 2000.
SHYQYRI MUÇA-VESEL RIZVANOLLI Dr.; Biomekanika e Volejbollit,
Tiranë, 2004.
TRENER.; Odbojka 1, Uçitelj, Lubljana, Sllovenia, 1974.
TRENER.; Odbojka 1-2, Uçitelj, Lubljana, Sllovenia, 1977.
TUDOR O. BOMPA, PhD.; Periodization: Theory and Methodology of Traning,
Ilinois, USA, 2000.
VESEL RIZVANOLLI Dr.; Kërcimi në Volejboll, Tiranë, 1997.
VICKIE GROOMS, CAP LEVEL II CLEARWATER CHRISTIAN
COLLEGE.; How to Teach Volleyball Technique, USA, 1996.
VLADIMIR JANKOVIÇ Dr.; Testet specifike të volejbollistëve të shkollës së
volejbollit të Jugosllavisë, Elan.
VLADIMIR JANKOVIÇ Dr – MLADEN SABLJAK Prof ; Elemente Tehnike
Odbojke i Metodika, Kroaci, Zagreb.
VOLEYBALL CANADA WEB ARTICLLE.; Basic Beach Volleyball
Technique And Tactics, Canada, 2002.
VOLEYBALL CANADA WEB ARTICLLE.; Beginners Guide To Beach
Volleyball, Canada, 2002.
VOLEYBALL CANADA.; Voleyball Canada’s Coaching Certifikation
Program, Canada, 2005.
WILLIAM W. BRINER, JR, MD ; HOLLY J. BENJAMIN, MD.; Voleyball
Injuries, USA, 1999.

189

You might also like