You are on page 1of 3

Pune me Projekt

Skolioza është një deformim që përfshin një deviacion lateral dhe rrotullues të shtyllës kurrizore
ndaj boshtit gjatësor të saj. Nganjëherë rrotullimi përcakton edhe një deformim të kafazit të
kraharorit dhe të organeve që përmbahen në të si: zemra, mushkëritë dhe diafragma. Skoliozat
mund të jenë në formën e gërmës ‘C’ ose në formën e gërmës ‘S’. Shkalla e lakimit mund të
variojë nga më e lehta deri tek më e rënda.

Në 80% të rasteve skolioza eshte idiopatike, e cila nuk ka nje shkak të caktuar. Kjo formë e
skoliozës kategorizohet sipas grupmoshave:

1.Infantile(nga lindja deri në moshën tre vjeçare)


2.Juvenile(nga mosha katër vjeçare deri në moshën e pubertetit)
3. Adoleshente (nga mosha e pubertetit deri sa të mbyllen pllakat e zhvillimit)

Skolioza mund të grupohet edhe në dy kategori të tjera: strukturale dhe funksionale. Skolioza
strukturale përfshin rastet kur harkimi i shtyllës kurrizore ka ndodhur si rezultat i një sëmundjeje,
dëmtimi apo difekti në lindje dhe me pas është sistemuar. Skoliozat funksionale përfshijnë rastet
kur dëmtimi apo harkimi është temporal dhe mund të rregullohet. Zakonisht këto skolioza
shkaktohen nga postura e keqe, pabarazia e gjymtyrëve inferiore, luksacioni kokso-femoral i një
anshëm dhe i pa trajtuar, etj.

Etiologjia (shkaqet) 
Në shume raste, skolioza mbetet idiopatike. Por në rastet kur shkaku është i identifikueshëm
mund të përmendim si shkaqe kryesore:

– Paraliza celebrale, e cila është një çrregullim i sistemit nervor që prek lëvizjen, të mësuarit,
dëgjimin, shikimin dhe të menduarit
– Distrofia muskulare, e cila është një çrregullim gjenetik që shkakton dobësim të muskujve
– Difekte të lindjes që prekin kockat e shtyllës kurizore tek fëmijët
– Dëmtimet e shpinës ose infeksionet
– Luksacionin kokso-femoral të një anshëm dhe të pa trajtuar, etj.

Simptomat
Skoliozat përbëhen nga pjesa konkave dhe pjesa konvekse. Në pjesën konkave muskujt janë të
shkurtuar dhe të mbledhur ndërsa në pjesën konvekse muskujt e shpinës janë të zgjatur dhe të
dobët, gjithashtu kemi shfaqjen e një gibusi.
Skolioza zakonisht nuk paraqitet me dhimbje, mosfunksionim neurologjik, ose probleme të
frymëmarrjes. Shqetësimi mbi pamjen kozmetike të shpinës është shpesh shqetësimi kryesor si
për pacientin ashtu edhe për prindërit. Skolioza është një sëmundje me evolucion të ngadaltë dhe
progressive, përgjithësisht asimptomatike. Në raste të rralla mund të shfaqen shqetësime në
kolonën vertebrale apo lodhje muskulare pas një sforcimi fizik.
DiagnozaDiagnoza e kësaj patologjie vihet nëpërmjet ekzaminimit radiologjik dhe ekzaminimit
klinik. Një radiografi e shtyllës kurrizore  na jep karakteristika për llojin e kurbës, nivelin, etj.

Ekzamini klinik

Fëmija përkulet përpara dhe shihet kolona vertebrale për ndonjë deformim. Ky test quhet “Testi i
përkuljes përpara të Adamit.”Mjeku ose fizioterapisti juaj gjithashtu do të kontrollojë për ndonjë
pabarazi në gjatësi të gjymtyrëve, shenja abnormale neurologjike, apo shkaqe të tjera të
mundshme.Një vend shumë të rëndësishëm zë edhe matja e Këndit të Kobit, i cili shërben për të
përcaktuar gradën e skoliozës.

Trajtimi

Lloji i trajtimit të skoliozës varet nga lloji dhe shkalla e kurbës, mosha e fëmijës, dhe numri i
viteve të rritjes së mbetur deri sa fëmija të arrijë pjekurinë skeletike.Skolioza duhet diagnostikuar
shpejt (maksimumi brenda moshës 13 vjeç) sepse pas kësaj moshe bëhet e vështirë arritja e
rezultateve të mira, sepse kërcet e rritjes fillojnë të mbyllen gradualisht, duke e bërë strukturën
kockore që duam të korrigjojmë më pak të “modelueshme”.Pra, skolioza duhet trajtuar brenda
moshës së adoleshencës, me mjekime fizioterapeutike (gjimnastikë posturale), korrigjuese
(stabilizues të kolonës – korse) apo kirurgjikale (stabilizime), në varësi të rastit.Është e
nevojshme të konsultoheni me një fizioterapist dhe të merrni trajtimin e duhur për të
parandaluar deformimet e shtyllës kurrizore.

Trajtimi Jo-Kirurgjikal
Vendosja e Korseve
Korset shërbejnë për të parandaluar përkeqësimin e skoliozës. Ato mund të jenë efektive nëse
fëmija është ende në rritje dhe ka një kurbë mes 25° dhe 45°. Ka disa lloje të korseve, shumica
janë nën krahë. Ortopedi/Fizioterapisti juaj do t’iu rekomandojë korsenë e duhur dhe do t’iu
shpjegojë çdo gjë. Veshja e saj nuk ndikon në aktivitetet e përditshme apo në pjesëmarrjen në
aktivitetet sportive.

Trajtimi Kirurgjikal
Nëse kurba është më e madhe se 45° dhe fëmija është ende në rritje, mjeku mund të rekomandojë
trajtimin kirurgjikal. Nëse pacienti ka arritur pjekurinë skeletike, operacioni mund të jetë ende i
rekomanduar për skoliozat që tejkalojnë 50°-55°.

You might also like