You are on page 1of 5

Fjalim i përmortshëm në varrimin e

veprimtarit Gani Sylaj


Mehmet Hajrizi
E dashur zonja e Ganiut, Hasime Sylaj
Të dashur familjarë të Ganiut
Të nderuar miq
Vëllezër dhe motra

Nga një sëmundje e rëndë pushoi së rrahuri zemra e madhe e veprimtarit të shquar,
Gani Sylaj, duke na kthyer ditën e sotme në dhembje e pikëllim dhe ndarje të
rëndë. Ajo zemër që rrihte një jetë për Atdheun dhe lirinë e tij, u detyrua
padrejtësisht të ndalej, kur i zoti i saj kishte ende shumë punë për të kryer, sidomos
në shkrime memoristike e letrare, për t’u lënë trashëgim brezave porositë atdhetare,
mesazhin e lirisë.
Si një yll nga qielli i përflakur i Kosovës, befasisht u shua jeta e vëllait tonë të
dashur, Gani Sylaj, birit besnik dhe burrit të madh të Kosovës, luftëtarit të paepur
dhe kokëunjur të lirisë së popullit të vet, idealistit të përkushtuar deri në
vetëmohim, mendjes së ndritur dhe iluministit e emancipuesit të palodhshëm.

I shtrenjti miku dhe bashkëveprimtari im, Gani Sylaj


Ti njëherë u betove, në emër të jetës e të lirisë, në emër të gjakut të derdhur rrëke
ndër shekuj, në emër të dinjitetit dhe krenarisë njerëzore, në emër të fëmijëve të
kësaj toke të zhuritur, në emër të lumturisë e dashurisë për Atdheun e qytetarët e
tij;
për luftën finale dhe ngadhënjimtare të Kosovës së robëruar.
Ti si Prometheu e shpërndave ndër njerëz zjarrin e urrejtjes ndaj së keqes dhe të
dashurisë fisnike e atdhetare, zjarrin e rezistencës dhe të lirisë.
Ti e zgjove shpirtin kryengritës të njerëzve të popullit tënd, ti nga shërbëtori e bëre
luftëtarin e vendosur, nga i pashpresi, optimistin, nga i nënshtruari, rebeluesin, nga
frikacaku, guximtarin… Ti shpërndave ngado moralin e lartë atdhetar, krenarinë e
të qenit shqiptar, dinjitetin njerëzor dhe guximin qytetar.

Ti Gani u mbushe shpirtin njerëzve me virtyte e vlera fisnike, me vendosmërinë në


rrugën e drejtë të lavdisë
Ti bashkove grushtet kryengritës të të gjitha moshave, potencialin e çlirimit dhe të
ardhmërisë.
Ti dije të bëje miq, duke i mbledhur rreth një qëllimi të lartë, dije t’i doje e t’u
buzëqeshje ëmbël të tjerëve, duke i bërë shpejt për vete, t’i këshilloje e të
kujdeseshe, duke ua dhënë gjithë vlerat që kishe.
Ti Gani Sylaj në lulen e rinisë tënde, sulmove qiejt e mbarsur me retë e zeza të
robërisë, sulmove një perandori të tërë në lulëzim, për të shpëtuar popullin tënd të
vogël e të mirë.
Ti i prangosuri i pamposhtur, i tmerroje persekutorët me qëndrimin tënd prej
Davidi përballë Goliatit.
Ti miku im nuk u lëkunde kurrë nga ideali i madh atdhetar, sado i lartë që ishte
çmimi.

Ti ia dhe jetën, ditë dhe natë, pjesë-pjesë Atdheut tënd që aq shumë e deshe.
Ti Gani Sylaj e dije se një ditë mund të vinte vdekja, por e përbuzje dhe e përçmoje
tërë jetën, se nuk ia kishe frikën. Ti me jetën dhe veprimtarinë tënde Gani je bërë
pjesë e thesarit të madh kombëtar të vlerave sublime, prandaj me ty Kosova dhe
gjithë kombi ynë janë krenar. Ja përse ne të përcjellim sot me ballin lart në
amshim.
Çfarë të flasë më parë për personalitetin tënd miku im i dashur?
Për sistemin e vlerave që përfaqësoje, apo për figurën tënde morale, për virtytet e
larta e fisnike që kishe, apo për pasurinë e përvojës tënde të gjatë e të vështirë në
Lëvizjen Kombëtare, për burrërinë, guximin, shpirtin e sakrificës e përballjen me
burgun mesjetar, për përkushtimin çlirimtar sa një jetë njeriu, për mijëra faqet e
shkrimeve tuaja përmbajtjesore lënë trashëgim, për qëndrimin model të të qenit
bashkëshort, prind, vëlla, mik e shok besnik, apo do të hesht sot i nemitur miku
im?

Jo nuk do të flas sot, sepse do të shkruhet e do të flitet gjatë për ty, për jetën dhe
veprimtarinë tënde të begatë.
Lamtumirë miku im i shtrenjtë, pusho i qetë, sepse ti e di që kauza jote triumfoi,
ideali yt do të ngadhënjejë tërësisht dhe fara e mbjellë do të lulëzojë.
Së fundi dua të të them se ti ishe veprimtar i rregullave dhe normave, por ato dhe
ligjin e natyrës i theve së fundi, sepse fjalë të përmortshme duhej të mbaje ti për
mua dhe jo unë për ty.
Bashkë me dheun e Kosovës tënde të dashur, ty të mbulon lavdia, prandaj mbetesh
i pavdekshëm ndër breza, shoku dhe vëllai im i shtrenjtë.

Lavdi jetës dhe veprës së të madhit Gani Sylaj!

Nënkryetari i LSI-së, z. Luan


Rama, mban fjalimin e
lamtumirës në ceremoninë e
varrimit të shkrimtarit të madh,
Dritëro Agolli
Pas homazheve të zhvilluara në nderim të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli në
Pallatin e Kongreseve, kortezhi mortor është drejtuar për nga varrezat e Tufinës.

Në ceremoninë e zhvilluar me familjarë, të afërm, miq e dashamirës të shkrimtarit,


fjalimin e lamtumirës e ka mbajtur Nënkryetari i LSI-së, z. Luan Rama, i cili tha se
shqiptarët nuk do ta harrojnë Dritëro Agollin, sepse disa breza një pas një për më
shumë se një gjysmë shekulli e mësuan bukurinë e gjuhës shqipe përmes poezive,
tregimeve dhe romaneve, dramave dhe filmave, reportazheve dhe artikujve,
fjalimeve të njërës kohë dhe të tjetrës të gjeniut të letrave.
Gjithashtu, z. Luan Rama theksoi se sido që të shkruhet historia e letërsisë shqipe,
do t’i ruajë Dritëro Agollit kryet e vendit, pasi përmes librave të tij, brezat e sotëm dhe
breza të tjerë, që u mungon çdo përfytyrim për jetën në shoqërinë e dikurshme, do të
rinjohin të shkuarën e prindërve të tyre.

Fjalimi i plotë i z. Luan Rama


 
I dashur Dritëro!

Sadija më ka lënë një barrë të rëndë!

Më duhet të them dy fjalë të fundme në këtë çast kur dhembja bëhet edhe më e
rëndë, edhe më e madhe!

Më fal të të drejtohem të më japësh ndihmë edhe këtë çast!

“Më lër të bie në prehrin tënd të ngrohtë, o hallemadhja ime shekullore!”- ke shkruar
Dritëro për nënën Shqipëri. Dhe hallemadhja me xhubletë e fustanellë po të merr në
prehrin e saj. T’i puthësh duart, me të mirat në botë.

Shko Dritëro!

Shqiptarët nuk do të të harrojnë dhe gjithnjë do të të nderojnë!


Faleminderit për gjithçka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët!

Shqiptarët nuk do të të harrojnë, sepse disa breza një pas një për më shumë se një
gjysmë shekulli e mësuan bukurinë e gjuhës shqipe përmes poezive, tregimeve dhe
romaneve, dramave dhe filmave, reportazheve dhe artikujve, fjalimeve të njërës
kohë dhe të tjetrës.

Shqiptarët nuk do të të harrojnë dhe do të të nderojnë sepse pa poezinë e Dritëro


Agollit vargnimi shqip do të kishte mbetur tek bejtet folklorizante që sundonin
vjershërimin shqip në një kohë krize të damkosur siç ishin vitet 1950.

Sepse Dritëroi nuk u përthye dhe kur kohërat u përthyen në mënyrë epokale! Sepse
ne të gjithë mund të verifikojmë se ku kemi gabuar, duke bërë krahasimin e vetës me
qëndrimet që ka mbajtur Dritëroi në kohërat më të vështira!

Shqiptarët nuk do të të harrojnë dhe do të të nderojnë përjetë sepse në veprën e tij


ka aq shumë Shqipëri e shqiptari sa nuk mund të krahasohet thuajse askush tjetër
me ty! Ndoshta sepse letërsia, në ardhtë një ditë që gjysmëshekulli letërsi të
gjykohen prej pranisë së njeriut, t’i mund t’ia shpëtojë nderin asaj!

Dritëroin nuk e ndali koha, edhe kur iu desh të ishte i marrë padashka, sepse
marrëzia ishte kthyer në standard dhe i dituri ngjante si i lajthitur. Dritëro Agollin nuk
e përkuli ndërrimi i kohëve, edhe atëherë kur duhej t’i printe një çete poetësh të
nëmur, siç do të shprehej ai vetë. Vëllimi poetin “Pelegrini i vonuar” kujton zërin e
Feniksit që rilind me një energji të re të pashoqe.
Sido që të shkruhet, nga kushdo që do të shkruhet, historia e letërsisë shqipe, do t’i
ruajë Dritëro Agollit kryet e vendit. Përmes librave të tij, brezat e sotëm dhe breza të
tjerë, të rinj, që u mungon çdo përfytyrim për jetën në shoqërinë e dikurshme, do të
rinjohin të shkuarën e prindërve të tyre.

Në kohëra më të errëta, njerëzit i janë drejtuar Dritëro Agollit ashtu siç i drejtohet
çeta e humbur në mes të pyllit të Dankos, dhe ai është përgjigjur njësoj si Danko për
ne, si për të plotësuar profecinë e emrit që mban, duke na bërë dritë me zemrën e tij
të shkrirë në fjalën e mençur dhe të bukur.

I dashur Dritëro!

Na duhet të të përcjellim!

Na duhet të të lëmë të shkosh!

Lamtumirë Kapedani im!


Lamtumirë Dritëro ynë!

Dritërofsh apostulli ynë!

Fjalimi emocionues i Teuta


Krasniqit në varrimin e
regjisores Arzana Kraja

Është varrosur regjisorja Arzana Kraja e cila dje u gjet e vdekur në banesën e saj.Në
varrimin e saj morën pjesë shumë miq, kolegë, familjarë e personalitete tjera të
kulturës, artit dhe politikës.Por, një fjalim emocionues për regjisoren Arzana Kraja, e
ka mbajtur aktorja Teuta Krasniqi.
“Lajmi për ikjen tënde na ka lënë pa fjalë, ashtu siç na ke lënë pa fjalë me artin tënd.
Të gjithë ne që të njohëm na dhe shumë nga mirësia, dashuria, guximi dhe dija.
Kishe ende shumë për të dhënë”, tha ndër tjera aktorja Krasniqi.

Sot vjehrri im i nderum dhe besimtari i mirë Hadi Bushati, pas një
sëmundjeje të gjatë, ia ktheu shpirtin Krijuesit të Gjithësisë. Në këto ditë të
trazuara, kur as ceremonitë mortore nuk mund të zhvillohen siç është
tradita, ju lutem kujtojeni me lutje (dua)! Nuk dihet se kujt ia pranon Zoti
Fuqiplotë lutjen. Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Zoti e pastë mëshiruar
dhe qoftë i Xhenetit! Amin!

You might also like