You are on page 1of 1

Fusha: Edukim fizik, Lënda: Edukim fizik, Shkalla: I Klasa: I Data:

sporte dhe shëndet sporte dhe shëndet


Tema mësimore: Loje levizore: “Bufi Situata e të nxënit:
klloҫka dhe zogjtë” Ekzekutimi i lojës para-sportive
Rezultatet e fushës/lëndës: Nxënësi/sja: Fjalët kyçe:
- Identifikon rreziqet e lojës në ambiente të hapura Veprimtari fizike, lojë, ambiente të
- Identifikon mënyra për shmangien e rreziqeve kur loja hapura, rreziqe
është e lirë dhe jo nën kujdesin e një të rrituri.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
programi, literaturë ndihmëse. ndërkurrikulare:
Shkencat natyrore, Gjuhën dhe komunikimin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Faza e parë : Pershkrim i lojës :
Kjo lojë zhvillohet në një vend të sheshtë, në oborr, fushë, sallë apo palestër.
6-8 lojtarë formojnë një rreth “zogjsh“ që drejtohen nga “ kllocka mëmë“. Një lojtar është “bufi“ që
përpiqet që të shkëpusë ndonjërin nga rradha e zogjve. Kllocka mëmë përpiqet që t´i mbrojë të
vegjlit e saj duke mbajtur krahët hapur. Zogjte kapen me njëri-tjetrin prej supesh. Nëse bufi zë
ndonjërin, atëherë ai bëhet buf dhe bufi zog. “kllocka mëmë“ nuk duhet të preket”

Faza e dytë: Zhvillimi i lojës :

Nëse bufi zë ndonjërin, atëherë ai bëhet buf dhe bufi zog. “kllocka mëmë“ nuk duhet të preket”
Loja mund të zhvillohet në formën e stafetës me dy /tre rrathe nxënësish.
Perseritet loja disa here duke theksuar zbatimin e rregullave dhe rrespektimin e shokëve gjate vrapimit
Faza e tretë: Perforecim : Drejtoj nxënësit të kryejnë ushtrimin për drejtqëndrimin.
Qëllimi i lojës është, përmirësimi i aftësive koordinatave, forcës shpërthyese, teknikave të vrapimit
dhe rrahjes (shtytjes), fleksibilitetit të gjymtyrëve të poshtëm, forcës së krahëve dhe këmbëve.
Tregohet kujdes në dhënien e mundësisë për t’u shprehur dhe për t’u aktivizuar në diskutim të gjithë
nxënësve në klasë, si dhe të kryejnë me korrektësi fazat e ushtrimit.
Vlerësimi:
Nxënësit/et do të vëzhgohen gjatë bashkëveprimit me njëri –tjetrin
Do të vlerësohen për dukuritë pozitive të shfaqura gjatë diskutimit (respektimi mendimit të shokëve,
radhës së diskutimit, pjesëmarrja aktive në diskutim, etj.)

You might also like