You are on page 1of 1

Libër mësuesi për tekstin “EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3”

Fusha: Edukata fizike, Lënda: Edukata fizike, Shkalla:II Klasa: III


sportet dhe shëndeti sportet dhe shendeti

Tema: Mirëqenia fizike


Njësia mësimore: Ushtrime të lira
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave:
Mendimtar kreativ I.4;
Nxënës i suksesshëm III.4.5;
Individ i shëndoshë V.2.5.7.

Rezultati i të nxënit të temës:


Gjykon veprimet e veta dhe të të tjerëve në situata të caktuara.
Rezultatet e fushës së kurrikulës: Fjalë kyç:
- menaxhon emocionet e tij/saj dhe i përshtat ato në Përkulje, kërcime, ngritje.
situata të ndryshme;
- gjykon që çdo individ është unik, i ndryshëm;
- kontribuon që shkolla dhe mjedisi ku jeton të jetë i
barabartë dhe mikpritës për të gjithë.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: Kriteret e suksesit:
- shfaq emocione përmes lojës, përmes punës grupore, - demonstron ushtrime formimi duke filluar
bashkëveprimit me mësimdhënësin, nxënësit dhe të tjerët. nga pozitat fillestare, lëvizjet e duarve dhe të
këmbëve.
Burimet: Libri bazë “Edukatë fizike 3”, libri digjital Lidhja me lëndët e tjera mësimore apo
me çështjet ndërkurrikulare dhe situatat
jetësore:
Gjuhët dhe komunikimi, Zhvillimi personal
dhe aftësitë për jetë.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE

Bëjmë rreshtimin e nxënësve, fillojmë me evidentimin e tyre dhe me prezantimin e njësisë mësimore.
Nxënësit fillojnë të bëjnë ushtrime formimi, duke filluar me duar në dysheme poshtë-lart, pozicioni i dytë: ulje-
ngritje, pozicioni i tretë: këmba e majtë hapje nga e majta, këmba edjathtë hapje nga e djathta, pozicioni i
katërt: përkulje poshtë-lart me fytyrë para, pozicioni i pestë: ulje poshtë-lart me duar në bel. Të gjitha këto të
bëhen nga 4 herë me 5 seri.
Nxënësit fitojnë njohuri rreth ushtrimeve të formimit.

Vlerësimi i nxënësve
Nxënësit përcillen gjatë bashkëveprimit me njëri-tjetrin për njohjen dhe praktikimin e ushtrimeve të formimit.
Vlerësohen individualisht për rëndësinë dhe anët pozitive të ushtrimeve të formimit.

Detyrat dhe puna e pavarur


Nxënësve u jepet detyrë që lojën e realizuar në shkollë ta përsërisin edhe me moshatarët e lagjes.

You might also like