You are on page 1of 1

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla III Klasa VII

Tema mësimore: 15.1 Probabiliteti Situata e të nxënit:


Nëse hedhim një zar, mundësitë për të rënë ai janë:
ose 1, ose2, ose 3, ose 4,ose 5, ose 6. A mund të
parashikojmë matematikisht mundësinë e ndodhjes
së njërës prej ngjarjeve të mësipërme?
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe: ngjarje,
Nxënësi: probabilitet, e
 Tregon se ç’quhet ngjarje; pamundur, me pak
 Tregon se ç’është probabiliteti; mundësi të ndodhë,
 Dallon kuptimin e fjalëve: E pamundur, me pak mundësi të ndodhë, mund të ndodhë, me
mund të ndodhë, me shumë mundësi të ndodhë, e sigurt; shumë mundësi të
 Paraqit në boshtin e probabiliteteve ngjarjet sipas mundësisë që kanë ndodhë, e sigurt, bosht
për të ndodhur. i probabiliteteve.

Burimet: teksti, fletorja e punës. Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare.
Lidhja me gjuhën dhe komunikimin, artet, sportet teknologjinë,
shoqërinë dhe mjedisin.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve.
Organizimi i orës së mësimit.
a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (Parashikimi i të nxënit)
Bëhet një diskutim lidhur me situatat probabilitare që ndeshen në jetën e përditshme dhe më pas
diskutohet situata e të nxënit e paraqitur në fillim. Pritet të merren përgjigje nga më të ndryshmet nga
nxënësit. Përgjigjen e saktë e sqaron probabiliteti teorik.

b. Ndërtimi i njohurive të reja. (punë idividuale-punë në dyshe -analizo-diskuto)


Sillen shembuj te ndryshëm ngjarjesh nga jeta e përditshme dhe diskutohet mbi mundësinë e ndodhjes
së tyre. Mësuesja këmbëngul që nxënësit të përdorin fjalët: “E pamundur, me pak mundësi të
ndodhë, mund të ndodhë, me shumë mundësi të ndodhë, e sigurt”.
Vizatohet në dërrasë boshti i probabiliteteve dhe mësuesja shkruan njërën nga mundësitë dhe nxënësit
sjellin ngjarje që kanë lidhje me të.
Diskutohet shembulli i zgjidhur në libër dhe nxënësit punojnë e diskutojnë ushtrimet 1 -4.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (punë në grup, diskutim.)


Për të verifikuar përvetësimin e koncepteve nxënësit punojnë e diskutojnë ushtrimin 5.
Vlerësimi: Ora quhet e realizuar nëse nxënësi iu përgjigjet pyetjeve:
 Ç’quhet ngjarje?
 Cili është rendi i fjalëve: E pamundur, me pak mundësi të ndodhë, mund të ndodhë, me shumë
mundësi të ndodhë, e sigurt në boshtin që tregon probabilitete?
 Paraqit në boshtin e probabiliteteve ngjarjet sipas mundësisë që kanë për të ndodhur.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur. Për tu punuar në shtëpi, jepet pjesa përkatëse në fletoren e
punës .

You might also like