You are on page 1of 3

Shkrimtarët e brezit të humbur

Petro Marko
Punoi: Kamelja Cami

Jeta
U lind në Dhërmi nga Marko e Zoica, u rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar
nëpërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e
Tirrenit. Pasi kreu filloren në vendlindje më 1924, shkoi në Shkollën Tregtare në Vlorë të
cilën e mbaroi më 1932. Në atë shkollë pati, ndër të tjerë, si drejtor arsimtarin e studiuesin
Kolë Kamsi dhe si mësues Ernest Koliqin; shkollë në të cilen jepnin mësim dhe shumë
mësues italianë, njëri prej të cilëve i prezantoi me "Manifestin" e Marksit.

Pasi kreu shkollën u soll në Tiranë, takoi Hilë Mosin, asokohe ministër Arsimi. U caktua
mësues në Dhërmi. Më pas transferohet për në Dhuvjan të Dropullit.

Më 1934 ishte pjesë e Grupit Komunist të Tiranës, duke marrë pjesë në takimet e të cilit pa
ditur se kush ishte kryetari. Qëndron në kontakt të vazhdueshëm me shtypin e majtë,
nepërmjet gazetave greke, të cilat ia jepte Asim Vokshi. Nga një ngatërresë që pati, u gjet
preteksti se Petro i jepte nxënësve literaturë komuniste (akuzë e pavërtetë).

U detyrua të largohej për herë të parë në Greqi. Qëndron në Korfuz, ku bie në kontakt me
emigrantët politik të atjeshëm me në krye dr. Omer Nishanin. Pastaj niset për n'Athinë, ku
kishte të vëllanë Dhimitrin (Mimon), që ishte larguar që fëmijë nga Bregu. Atje hyn në
fakultetin e letërsisë, ku i takoi të kishte fërkime me rektorin, i cili ia njehte për turp që
Petroja si himarjot të ishte mësues i shqipes. Gjë për të cilën Petroja ia ktheu "turp për ju që
ende jetoni në kohë të Bizantit!...", replikë që i shkaktoi përjashtimin. Nepërmjet
punëdhënësit të së vëllait u krijua mundësia të hyjë në një shkollë jo-shtetërore, në
fakultetin ekonomiko-politik.

Shqyrton mundësinë të shkojë në Bashkimin Sovjetik, ku në atë kohë ishte dhe Sejfulla
Maleshova, Ali Kelmendi e Tajar Zavalani, por bie poshtë si mundësi.

Kthehet pas vendosjes të qeverisë liberale të Mehdi beut, në nëntor pasi Branko Merxhani e
Ismet Toto e thërrasin me rastin e hapjes së një gazete ("Koha e Re") si organ i qeverisë, iku
prej aty pasi nuk iu pranua një artikull. Shëtiti nga një gazetë në tjetrën ("Illyria", etj.), dhe
më 1936 boton revistën “ABC” bashkë me Branko Merxhanin, Dhimitër Godellin, Zavalanin,
Migjenin, e cila u mbyll pas numrit të 1-rë nga regjimi zogist.

Pas gjyqit e dënojnë me 6 muaj internim në Porto Palermo, ku bën vetëm 2 javë. Pas pak
javësh në Llogara, lirohet me interesimin te Merxhanit e I. Totos. Bashkëpunon në "Përpjekja
shqiptare" e B. Merxhanit, të cilën Brankoja kishte me nijet t'ia vinte për antipod "Hyllit të
Dritës". Por largohet pasi Merxhani shkroi artikullin “pse nuk jam marksist i detyruar nga
censura e kohës”. Pasi në një gazetë tjetër del haptas me idetë e tij pro-proletariatit, i hyn si
halë në sy Musa Jukës, i cili për ta pajtuar i propozon postin e zv/prefektit në Himarë. Petro i
jep fjalën se do e pranojë pasi të shkojë në Athinë e të japë ca provime, duke tej parë pas
këtij propozimi.

Takohet me Migjenin para se të niset (1937), dhe me të mbërrirë në Athinë merr anijen për
në Marsejë; anija i ra përreth Mesdheut (Izmir, Xhafa, Aleksandri, Tripoli). Mbërrin në
Marsejë, dhe gjen në Paris Llazar Fundon e Ali Kelmendin. Merr direktivat nga një shok serb
që mbante si nofkë "Robert". Dhe caktohet kryetari i grupit prej 113 vetësh që u nis për në
Albacete ku ishte qendra e Brigadave Internacionale. Bashkohet me vullnetarët e brigadës
“Garibaldi” në Spanjë, shkon për në Kuintanar de la Republica. Merr pjesë në Mbledhjen e
Shkrimtarëve Antifashistë në Valencia, ku ishin dhe Ernest Hemingway, Pablo Neruda, etj.
Lëviz nga Estremadura, Aragona, Gondez e mandej prapë në Francë, ku herë në Paris e herë
në Grenoble i financuar nga Ndihma e Kuqe Internacionale u ngarkua me agjitacionin në
rininë universitare të Grenoble.

Hyn në Itali nga fundi i '39. Pas 1 mijë e ca ditësh kthehet në atdhe sepse Kominterni kishte
porositë t'i çonte legalisht ose jo, të gjithë komunistët në vendet e tyre. Kthehet në Dhërmi
dhe mendon pajtimin hasmërive me fshatrat e Dukatit. Në Vlorë nis e harton trakte, shqip e
italisht, kundra fashizmit. E burgosin në Vlorë, në Tiranë në maj 1940. Pas marsit 1942 e
nisin për Itali, Palermo e Ustikë. Pas çlirimit te jugut të Italisë nga anglo-amerikanët, çan
burgun me të burgosurit e tjerë dhe kalon në zonat e çliruara Italiane. Më 1944 arrestohet
nga gjermanët nga të cilët shpëton në sajë të mësuesit të gjimnazit, E. Koliqit. dhe po atë vit
kthehet në Shqipëri.

Në përfundim të Luftës Antifashiste në vitin '44 kthehet në Shqipëri duke organizuar edhe
ardhjen e gati 300 Shqiptarëve të tjerë në kohën kur shqiptarët kishin mbetur pa kurrfarë
organizimi.

Në fundin e 1944 gjendet në Shkodër në shtëpinë e Nush Topallit, kur po bastisej nga trupat
jugosllave. Ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës "Bashkimi" në Tiranë nga 1945-1947, nga
një kontroll i befasishëm i gjejnë shkrime jashtë vijës së partisë, shkruan se Hysni Kapo e
shpëtoi nga pushkatimi dhe u lirua më 15 maj 1950. Më 1957 mësues në teknikumin “8
nëntori”. 1973 i hiqet e drejta për botim.

Më 1975 i fusin në burg të birin, Jamarbërin. Romani "Çuka e shtegtarit" - 1980 si direktivë
për autokritikë nga Partia; por s'ia pranuan e nuk u botua. Kjo për të vetmin shkak se nuk
mund të pajtohej që në ditët e para të pushtetit me fillimin e diktaturës, e sidomos kur
provoi t'i rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë asokohe nga jashtë, kryesisht nga Beogradi.
Pas rrezimit te diktatures themelon se bashku me Sabri Godon dhe Vangjush Gambeten
Partine Republikane te Shqiperise. Me 27 dhjetor 1991 vdes dhe varroset sipas amanetit me
një ceremoni nga familja e ngushtë e tij.
Vepra
Krijimi i parë i tij daton shumë herët, qysh në vitin 1930, data 9 dhjetor, pra kur ende ishte
tepër i ri, vetëm 17 vjeç, boton poezinë e tij të parë “ Flamurit” në gazetën “Shqipëria e re”, nr.
448, f. 4, të Kostancës (Rumani), me pseudonimin Vlonjati. Dhe pas këtij viti deri sa mbyll
sytë, ai shkruan pothuajse në të gjitha gjinitë letrare, që nga poezia e deri tek dramaturgjia.
Numërohen mbi 50 organe shtypi ku ndihet pena e tij. Me qindra poezi, tregime, fragmente
romanesh, shkrime publicistike, përkthime nga autorë të ndryshëm, veçanërisht ata
hispanikë zënë vend në këto organe. Shquajnë shqipërimet nga Rafael Alberto dhe Federiko
Garsia Lorka, si një shërbim plot dashuri e talent, krahas 7 autorëve të tjerë, kryesisht poetë

Burimi:
Wkipedia, Enciklopedia e Lirë, Petro Marko
https://sq.wikipedia.org/wiki/Petro_Marko

You might also like