You are on page 1of 2

Shumica e galaktikave formojnë grupe që mbahen së bashku me anë të gravitetit.

Disa grupe me të
vërtetë janë shumë të mëdhaja, p.sh. grupet në galaktikën Virgo dhe yllnaja “Flokët e Berenisës”
paraqesin mijëra galaktika që janë larg rreth 20 milionë vite drite. Ekzistojnë grupe galaktike më të vogla,
një shembull është galaktika jonë - Rruga e Qumshtit. Ky grup, i quajtur Grupi Lokal, përfshin rreth 30
galaktika të larguara rreth 5 milionë vite dritë. Galaktikat më të njohura janë: Rruga e Qumshtit,
Andromeda, si dhe galaktika M33 në yllësinë Triangulum (Trekëndëshe). Vetë grupet formojnë grupe më
pak të dendura, të quajtura supergrupe. Këto të fundit janë objektet më të mëdhaja në Gjithësi, të larg
nga njëri tjetri mbi qindra miliona vite dritë. Grupi Lokal është pjesë e Supergrupit Lokal, në mesin e të
cilt është vendosur në grupin e yllnajës Virgo.

Galaktika të parregullta

Galaktikë e parregullt

Galaktikat që nuk kanë formë të rregullt quhen “të çrregullta”. Një shembull është Mjegullira më e Vogël
e Magelanit. Galaktikat e çrregullta janë shumë të vogla, shumë më të vogla se Rruga e Qumshtit, por
përmbajnë sasi të madhe të gazrave prej të cilëve formohen yje të reja. Mjegullira më e Vogël e
Magelanit është në mes galaktikave më të afërta të Rrugës së Qumështit, mund të shihet në Hemisferën
Jugore.

Galaktika elipsoide

Galaktikë elipsoide

Galaktikat elipsoide janë shumë pak në numër në Grupin e Galaktikave Lokale, dhe shihen shumë dobët.
Një shembull është galaktika M87 prej Grupit Virgo. Është një top i madh i përbërë prej mijëra miliardëve
yjeve të kuq të vjetër dhe disa nova. Yjet gjithmonë lëvizin në të njëjtin drejtim në një galaksi elipsoide.

Galaktika spirale të kryqëuara

Galaktikë e kryqëuar

NGC1365, pjesë e grupit Fornaks është galaktikë spirale me “urë” të shkurtë e përbërë prej yjeve më të
vjetra. Skajet (mbarimet) e urës përfaqësojnë krahë. Ajo spirale quhet urë. Ura rrotullohet sikur të jetë
trup i ngurtë, sidoqoftë, është e përbërë prej miliona yjesh të ndara. Është e mundur që Rruga e
Qumshtit të jetë asi lloj galaktike.

You might also like