You are on page 1of 13

Msc.

Fluturim Nela

1.1 ORIGJINA DHE NATYRA E RREZATIMEVE


Rrezatim quhet emetimi ose transmetimi i energjisë në formën e valëve ose grimcave përmes
hapësirës ose përmes një materiali.Të gjitha rrezatimet përhapen në formën e valëve.

Radioaktiviteti ose rrezatimi bërthamor është procesi nëpërmjet të cilit një bërthamë atomike e
paqëndrueshme humbet energji,duke lëshuar rrezatim, si një grimcë alfa, grimcë beta ,ose rreze
gama ose elektron.
Nëse bashkë me transportimin e energjisë ndodh dhe transportimi i lëndës atëhere ky rrezatim
quhet korpuskular ose grimcor ku përfshihen :rrezatimi alfa (α), rrezatimi beta (β) dhe rrezatimi i
neutroneve.Nëse transportohet vetëm energjia atëhere quhet jokorpuskular ose jogrimcor ku
përfshihen:

• Rrezatimi elektromagnetik, siç janë valët e radios, mikrovalët, drita infra të kuqe, drita e
dukshme, ultravjollcë, rrezetX ; dhe rrezatimi gama (γ).
• Rrezatim akustik: të tilla si ultratinguj, tinguj dhe valët sizmike.
• Rrezatimi gravitacional, rrezatimi që merr formën e valëve gravitacionale, ose ripples
valwzim në shpwrhapjen nw hapësirë.
Rrezatimi kategorizohet si jonizues ose jo-jonizues në varësi të energjisë së grimcave të
rrezatuara. Rrezatimi quhet jonizues kur energjia që ai transporton është e mjaftueshme për të
dhëne dukurinë e jonizimit në lëndën që përshkon (shkëputja e një elektroni nga orbita)..
Rrezatimi jonizues mbart një energji më shumë se 10 eV, i cili është i mjaftueshëm për të
jonizuar atomet dhe molekulat, dhe për të thyer lidhjet kimike.

1.2 RREZATIMI JONIZUES


Një burim i përbashkët i rrezatimit jonizues janë materialet radioaktive që lëshojnë rrezatim α, β
ose γ, si dhe rrezet “X” të prodhuara nga aparaturat në mjeksi.Rrezatimi jonizues ndahet në
jonizues direkt dhe indirekt. Në rrezatimet jonizuese direkte bëjnë pjese grimcat alfa dhe beta, të
cilat kanë ngarkesë dhe masë dhe prodhojnë cifte jonesh pas disa ndërveprimesh me atomet dhe
molekulat e lëndës, duke humbur kështu energjinë e tyre deri sa ndalojnë përfundimisht. Në
rrezatimet jonizuese indirekte bëjnë pjesë rrezet gama, rrezet x dhe neutronet të cilat lëshojnë
energjinë e tyre gjatë një ose disa ndërveprimeve duke prodhuar grimca të ngarkuara që janë
përgjegjës për jonizimin e lëndës.

1
Msc. Fluturim Nela

1-Grimcat alfa përbëhen nga dy protone


dhe dy neutrone të lidhura së bashku në një
grimcë identike me një bërthamë helium-4.
Ata janë prodhuar në përgjithësi në procesin
shkaterrimit alfa. Për shkak se ato janë
identike me bërthamat e heliumit, ato
gjithashtu shkruhen ndonjëherë si He2 +ose
2He2 + duke treguar një jon helium me një
ngarkesë +2 (mungojn dy elektronet e saj).
Ato kanë një aftësi jonizuese shumë të
lartë,por kanë thellësi të ulët penetrimi. Ata
janë në gjendje të ndalen nga disa centimetra
ajri, ose nga lëkura (ose dhe nga nje flete
letre). Për shkak të diapazonit të shkurtër të
thithjes dhe paaftësisë për të depërtuar në
shtresat e jashtme të lëkurës, grimcat alfa
nuk janë në përgjithësi të rrezikshme për
jetën përveç nëse burimi është prekur ose
thithur. Nëse radionuklidet që emetojnë alfa
hyjnë në trup (pas inhalimit, marrjes ose
injektimit,), rrezatimi alfa është forma më
shkatërruese e rrezatimit jonizues.
2-Grimcat Beta është një elektron ose
positron me energji dhe shpejtësi të lartë që
emetohet nga prishja radioaktive e një
bërthame atomike gjatë procesit të prishjes
beta. Ekzistojnë dy forma të prishjes beta, β-
dhe prishja β+, të cilat prodhojnë
përkatësisht elektronet dhe pozitronet. Ato
janë një lloj rrezatimi jonizues dhe për
qëllime të mbrojtjes nga rrezatimi
konsiderohen si më pak jonizuese se grimcat
alfa, por më shumë jonizues se rrezet gama.
Sa më e lartë të jetë efekti jonizues, aq më i
madh është dëmtimi i indit të gjallë. Grimcat
beta të lëshuara nga materiale të ndryshme
radioaktive ndryshojnë në energji, shumica e
grimcave beta mund të ndalet nga disa
milimetra alumini. .
3-Rrezet gama janë një rrezatim depërtues
elektromagnetik që vjen nga prishja
radioaktive e bërthamave atomike. Ai
përbëhet nga valët me te shkurtra
elektromagnetike dhe kështu jep energjinë
më të lartë të fotonit. Rrezet gama janë

2
Msc. Fluturim Nela

jonizuese dhe janë biologjikisht të jashtëzakonshme të mbrojtjes nga rrezatimi,


rrezikshme. Ndryshe nga rrezet alfa dhe që kërkon mbrojtje nga materialet e dendura
beta, ato kalojnë lehtësisht përmes trupit dhe siç janë plumbi ose betoni.
kështu paraqesin një sfidë të
bëhet dallimi midis dy llojeve të rrezatimit
të bazuar në burimin e tyre: rrezet X
lëshohen nga elektronet, ndërsa rrezet gama
emëtohen nga bërthama atomike.Një
alternativë e zakonshme është dallimi i
rrezatimit X dhe gama në bazë të gjatësisë së
vales.
1.3 KARAKTERISTIKAT E RREZEVE X

Rrezatimi X, ështënjë formë rrezatimi


elektromagnetik me energji të lartë dhe
gjatësi valore të shkurtër. Shumica e rrezeve
X kanë një gjatësi vale që varion nga 0.01
deri në 10 nanometer, dhe energjitë në
rangun 100 eV deri në 100 keV. Gjatësia e
valëve të rrezeve X janë më të shkurtra se
ato të rrezet UV dhe zakonisht më të gjata se
ato të rrezeve gama. Në shumë gjuhë,
rrezatimi X është referuar me terma që
nënkuptojnë rrezatimin Röntgen, pasi
shkencëtari gjerman Wilhelm Röntgen i
zbuloi këto më 8 nëntor 1895 dhe i quajti ato
rrezatim-X pra që nënkuptojnë një lloj të
panjohur të rrezatimit. Nuk ka konsensus për
një përkufizim te sakte që dallon rrezet X
nga rrezet gama. Një praktikë e zakonshme

1.3.1 Vetitë e rrezeve X - Nuk mund të ndjehen.


-Ato nuk mund të reflektohen, thyhen ose
Vetitë fizike: shtrembërohen nga fusha magnetike apo
-Rrezet X janë rrezatime elektromagnetike. elektrike.
Në hapësirë të lirë ata udhëtojnë në një vijë -Ata nuk kërkojnë ndonjë medium(material)
të drejtë. për përhapjen e tyre.
- Shpejtësia - 186,000 milje / sek (afërsisht e -Depërtimi: rrezet X mund të depërtojnë në
njëjtë me atë të dritës). lëngje,trupa të ngurtë dhe gaze. Shkalla e
-Ato janë të padukshme për syrin e njeriut. depërtimit varet nga intensiteti, cilësia dhe
-Nuk mund të dëgjohen. gjatësia valore e rrezeve X. -Absorbimi:
rrezet X absorbohen nga materie të

3
Msc. Fluturim Nela

ndryshme ku absorbimi varet nga struktura e - Rrezet X shkaktojnë ndryshime të


materies dhe gjatësia valore e rrezeve X. ngjyrave të substancave, ndryshime
- Aftësia jonizuese: rrezet X ndërveprojnë kimike sepse prodhojnë shumë jone
me materialet në të cilat depërtojnë dhe aktive radikale Oh në ujë si dhe
shkaktojnë jonizimin. shkaktojnë shkatërrimin e fuqive
- Ndriçimi fluoreshent: kur rrezet X bijnë fermentuese të enzimave.
mbi materiale të caktuara emetohet një dritë Vetitë biologjike:
e dukshme që quhet ndriçim fluoreshent. - Rrezet X përdoren në trajtimin e
- Rrezet X kane vetinë e absorbimit, lezioneve malinje si dhe kanë një
dobësimit dhe shpërndarjes.Ato gjithashtu efekt mikrob-vrasës ose baktericid.
kanë efektin e ngrohjes.
Vetitë kimike:

1.3.2 Burimet e ekspozimit të rrezatimit jonizues


Natyrore: (82%) 2.9 mSv 3.Radionuklidet(tëbrendshëm dhe të
1. Rrezatimi kozmik (fotone dhe rrezatimi i jashtëm)
grimcave) Te prodhuara nga njeriu: (18%) si:
2. Rrezatimi tokësor- (radium, toriumi dhe 1. Rrezet X diagnostike si burimi me i
uraniumi).Radoni është një produkt i përdorur i prodhuar nga njeriu.
prishjes se radiumit .Radoni është burimi më 2. Radiofarmaceutiket (mjeksia berthamore)
i madh natyror tek njerëzit, i pranishëm në 3. Produktet e konsumit (cigare)
ajër.Gazi i radonit mund të hyjë në shtëpi 4. Udhëtimet ajrore
përmes çarjeve, kullimit të dyshemesë, 5. Prodhimi i karburantit bërthamor
çimentos poroze, pompave të ujit dhe ujit të 6.Pasojatbërthamore.(aksidentet berthamore)
pijshëm.

4
Msc. Fluturim Nela

1.4 RREZATIMI JO-JONIZUES


Rrezatimi jo-jonizisues i referohet çdo lloj rrezatimi elektromagnetik që nuk mbart energji të
mjaftueshme për të jonizuar atomet ose molekulat ,domethënëpër të larguar plotësisht një
elektron nga një atom ose molekulë.
Në vend që të prodhojnë jone të ngarkuara kur kalojnë nëpër materie, rrezatimi elektromagnetik
jo-jonizues ka energji të mjaftueshme vetëm për ngacmim, pra për lëvizjen e një elektroni në një
nivel të energjisë më të lartë dhe jo për ta larguar plotësihtelektronin nga atomi.

Në rrezatimin jo-jonizues bëjnë pjesë rrezatimet me natyrë elektromagnetike siç janë : valët e
radios, mikrovalët, drita infra të kuqe, drita e dukshme, ultravjollcë, rrezatimi akustik si : tingujt
ultratingujt etj.
Ultratingujtndryshe nga valët me natyrë elektromagnetike,nuk mund të përhapen në boshllëk
pra në munges të lëndës.Ato janë valë elastike,mekanike të tipit sinusoidal me frekuencë mbi
20.000 Hz.Ato janë vale që perhapen në mënyrë gjatësore në brendësi të lëndës.
Fusha magnetike-përkufizohet si një zonë e hapsirës brenda së cilës ndjehet efekti i veprimeve
magnetike.Fushat magnetike rrethojnë dhe krijohen nga materiali i magnetizuarduke lëvizur
ngarkesa elektrike (rryma elektrike).Imazhet e rezonancës magnetike (MRI) përdorin vetitë
natyrore magnetike të trupit për të prodhuar imazhe të hollësishme nga çdo pjesë e
trupit.Bërthama e hidrogjenit (një proton i vetëm) ështe elementi kryesorë që përdoret për
qëllime të imazhit për shkak të bollëkut të tij në ujë dhe inde.
Marrja e një imazhi nga MRI varet nga prania e protoneve në trup.Protonet janë atome të
hidrogjenit të lirë (protone pa elektrone).Me ngarkesën e tyre pozitive, protonet janë si magnete
të vegjël,ku secila ka një pol verior dhe jug.Kur vendosen në një fushë të fortë magnetike, mjaft
prej këtyre protonevetë vegjëlmagnetik rreshtohen për të formuar një vektor të vetëm
magnetik.Një impuls radiofrekuence i shtohet kësaj gjendje të qëndrueshme duke e devijuar
vektorin magnetik jashtë boshtit.
Gjatë kthimit të vektori në shtrirjen e tij në magnet(në pozicionin e mëparshëm),lëshohet
energji.Pikërisht kjo energji përdoret për të krijuar imazhin.Rezonanca magnetike përdor fusha të
ndryshme magnetike kryesisht midis 0.5-3 tesla.

5
Msc. Fluturim Nela

1.5 DËMTIMET NGA RREZATIMI


1.5.1 Dëmi nga rrezatimi i jashtëm
Rrezatimi i jashtëm është rrezatimi nga burime jashtë trupit. Një rrezik rrezatimi të jashtëm
egziston kur rrezatimi jonizues nga një burim jashtë trupit ka mundësine të shkaktojë lëndime.

Grimcat alfa e beta, rrezat X, gama dhe neutronet janë të gjithë tipe të rrezatimit jonizues.
Sidoqofte jo të gjithe ata përbëjnë rrezik të jashtëm.Grimcat alfa kanë një rendje shumë të vogël
në ajër ndaj dhe ato nuk konsiderohen një rrezik rrezatimi i jashtëm. Për më tepër ato nuk
depërtojnë nështresat e jashtme te lekurës.

Grimcat beta jane me depertuese se grimcat alfa.Aftësia dëpertuese e tyre varet dhe nga energjia
që ato kanë. Grimcat me energji të lartë beta mund të udhëtojne disa metra në ajër dhe gjithashtu
të depërtojnë në shtresen e jashtme të lekurës në disa milimetra. Nëqoftëse njëlëndë që përmban
radioberthama beta emëtuese bie mbi lekurë, madje dhe një pikë e vogël jep nje dozë të madhe
ne indin e lekurës. Organet e tjera të rëndësishme,që janë shumë të ndjeshme dhe duhen
mbrojtur,ne rastin e grimcave beta janë sytë. Grimcat beta nuk konsiderohen të jenë rrezik
rrezatimi të jashtëm për organe të tjera. Rrezet X dhe gama janë forma të rrezatimit
elektromagnetik me gjatësi vale të shkurtër të cilat depërtojnë të gjitha organet e trupit duke u
bërë kështu rrezik i madh rrezatimi të jashtëm. Energjia e rrezeve X dhe gama është një faktor i
rëndësishëm në përcaktimin e madhësisë së rrezikut të jashtëm.

Burimet e rreziqeve të rrezatimit të jashtëm


Rreziqet e rrezatimit te jashtëm mund të prodhohen në dy mënyra. Një mënyrëështë nga pajisjet
dhe aparaturat,që kur punojnë prodhojnë rrezatim jonizues. Menyra e dyte eshte nga materialet
radioaktive.
Gjeneratorët e rrezatimit X janë një pajisje e zakonshme emëtuese e rrezatimit jonizues. Kur ata
aktivizohen prodhohen rrezet X dhe paisja përbën tashmë një rrezik rrezatimi të jashtëm. Kur
gjeneratorët ndalojnë ky rrezatim zhduket. Në të kundërt grimcat alfa, beta,rrezet gama dhe X që
emëtohen nga materiale radioaktive janë një rrezik i vazhdueshëm. Materialet radioaktive nuk
mund të “fiken” por ata mund te vendosen në konteniere të rrethuar me material mbrojtës që do
të zvogëlojë rrezikun në një nivel të lejuar.
Teknikat bazë të mbrojtjes nga rrezatimi i jashtëm janë:
• Koha
• Distanca
• Mburojë

6
Msc. Fluturim Nela

1.5.2 Dëmi nga rrezatimi i brendshëm


Radioaktiviteti ose rrezatimi bërthamor është procesi nëpërmjet të cilit një bërthamë atomike e
paqëndrueshme humbet energji,duke lëshuar rrezatim, si një grimcë alfa, grimcë beta ,ose rreze
gama ose elektron.
Dëmi nga rrezatimi i brëndshem ndodh kur ka një mundësi lëndimi si rrjedhoje e hyrjes në trup
të materialeve radioaktive. Burimet e materialeve radioaktive mund të ndahen në dy kategori:
burime radioaktive të hapura dhe të mbyllura.

Një burim i mbyllur është një material radioaktiv që ndodhet ose në një kapsulë të mbyllur ose
në një formë solide përmes së cilës asnjë nga materialet nuk mund të humbasë në kushte normale
përdorimi. Në të kundërt një “burim i hapur” është një material radioaktiv që nuk është i izoluar
apo është në një formë të tillë që materiali radioaktiv mund të humbasë në kushtet normale të
punës (psh pluhur, lëng apo gaz). Kur materialet radioaktive janë të kapsuluara, për punonjësit
pranë tyre egziston vetem rreziku i ekspozimit të jashtëm, kurse kur është burim i hapur është i
pranishem edhe rreziku i nje ekspozimi të brendshëm meqë materiali mund të hyjë në trup. Kur
materiali radioaktiv lëshohet pa dashje apo është i pranishëm në vende ku nuk duhet të jete
(përfshirë dhe trupin e njeriut) quhet ndotje.

Në qoftë se burimet përdoren në mënyrë jo të rregullt ata mund të përfshihen në aksidente e për
rrjedhoje një pjesë e materialit radioaktiv mund të përhapet në zonën përreth duke ndotur pajisjet
e punës, dyshemenë dhe personelin. Është e rëndesishme të dihet se pjesë shumë të vogla
ndotjeje shkaktojnë përgjithësisht dëme të vogla nga ekspozimi i jashtëm, por dëme të
konsiderueshme nga ekspozimi i brendshëm.
Ka dy arsye për këtë:
1. Kur materialet radioaktive hyjnë në trup ato vazhdojnë të rrezatojnë indet dhe organet e
tij derisa materiali radioaktiv të zbërthehet plotësisht apo të dalë nga trupi.
2. Kur materiali radioaktiv hyn në trup ai është në kontakt me indet. Kjo është shumë e
rrezikshme në rastin e radioberthamave alfa emetuese si americiumi-241 dhe plutoniumi-
239. Këto grimca alfa emëtuese kanë një rendje shumë të vogël nëind ndaj e depozitojnë
të gjithë energjinë e tyre në një volum të vogël. Dëmi i shkaktuar prej tyre në inde është
aq i madh sa është pothuajse e pamundur riparimi i tyre.

Një faktor me rëndësi në mbrojtjen nga rrezatimi i brendshëm është edhe tipi i rrezatimit te
emëtuar nga ndotja radioaktive. Sic e tham dhe më lart grimcat alfa nuk shkaktojnë rrezik
ekspozimi apo rrezatimi të jashtëm për shkak të aftësisë së tyre të ulët depërtuese. Por këto
grimca brenda trupit të njeriut mund të dëmtojnë organet për shkak të faktit se kontaminimi është
shumë pranë organeve. Kështu si pasojë e ndotjes, grimcat alfa depozitojnë sasi të mëdha
energjie e cila shpie në dëme të mëdha të organeve apo indeve që ndodhen përreth burimit.
Ndotja beta e brëndshme gjithashtu ka rrezik rrezatimi por në një masë më të ulët se ajo e
grimcave alfa.

7
Msc. Fluturim Nela

Tabela 1: Efektet e tipit te rrezatimit ne rrezikun e jashtëm e të brendshëm

Tipi i ndotjes Rreziku i jashtem Rreziku i brendshëm


Alfa Asnjë I lartë
Beta I moderuar I moderuar
Gama I rëndë I lehtë

Hyrja aksidentale e materialeve radioaktive ne trup.


Ndotja egziston në formë të lëngët,të gaztë ose gjendje pluhuri dhe ky material radioaktiv mund
të hyjë në trup në disa mënyra.
• (Inhalacionit), thithje e ajrit të ndotur.
• (Gëlltitjes), nëpërmjet gojës.
• Absorbimit nëpërmjet lekurës.
• Hyrjes nëpërmjet plagëve të hapura.
Kur ndotja merret nëpërmjet hundës një fraksion i tij do të kalojë nga mushkëritë në sistemin e
qarkullimit të gjakut,një fraksion tjetër do të dal po nëpërmjet hundës.

1.6 PRAKTIKAT DHE PARIMET E MBROJTJES NGA RREZATIMI


Përdorimi i imazheve radiologjike mjekësore po rritet, dhe afërsisht 3.3 miliardë nga 5 miliardë
ekzaminime radiologjike të kryer në mbarë botën, përdorin rrezatim jonizues. Kështu, imazhi
diagnostikues kontribuon në shumicën e ekspozimit artificial të rrezatimit ndaj njerëzve. Disa
disiplina dhe specialitete të imazherisë përdorin rrezatim jonizues, duke përfshirë radiologjinë e
përgjithshme diagnostike, mjekësinë bërthamore, tomografinë kompjuterike (CT), fluoroskopinë
dhe radiologjinë intervecionuese (hemodinamika).

Veç kësaj, specialitetet jashtë radiologjisë si urologjia, kirurgjia ortopedike, gastroenterologjia,


kirurgjia vaskulare etj, shpesh përdorin ekzaminime radiologjike që përfshijnë rrezatim jonizues.
Megjithëse shumë pacientë përfitojnë nga aftësia e rrezatimit për të shkatërruar qelizat e kancerit
ose për të kapur imazhe në kohë reale të trupit të njeriut, rrezatimi mund të dëmtojë qelizat e
shëndetshme kudo që të hyjë në trup.

Teknologë të radiologjisë përdorin rrezatimin për të siguruar imazhe mjekësore cilësore, por
duhet të jenë të vetëdijshëm për ekspozimin e mundshëm ndaj efekteve të dëmshme të rrezatimit.
Kur përdoren në kohën e duhur, distancën dhe mbrojtjen e duhur, mund të shmangen nivelet e
rrezikshme të ekspozimit.

Teknikat e mbrojtjes janë edhe më të rëndësishme për një teknologe radiologjike shtatzënë, e cila
duhet të mbrojë fetusin e saj nga ekspozimi. Studimet kanë treguar se punonjësit e radiologjisë
intervenuese janë më të rrezikuar ndaj kataraktave. Një teknologe shtatzënë mund të rrezikojë
fetusin e saj nëse ajo është e ekspozuar ndaj sasive të tepërta të rrezatimit. Për këto arsye, të
gjithë teknikët e imazherisë dhe terapistët e rrezatimit duhet të jenë të vetëdijshëm për
potencialin e rrezatimit që dëmtojne shëndetin e tyre.

8
Msc. Fluturim Nela

1.6.1 Praktikat dhe protokollet e mbrojtjes nga rrezatimi


1-Personave të cilëve u lejohet përdorimi i aparaturave rrezatuese për aplikime mjekësore,janë
ata të cilët kanë marrë kualifikimet dhe trajnimet e duhura dhe kanë qenë të autorizuar ta
praktikojnë.
Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet trajnimit të jo-radiologëve (p.sh. kardiologëve,
infermiereve etj), shumë prej të cilëve janë të përfshirë në procedurat në të cilat punonjësit ka të
ngjarë të marrin doza ekuivalente më të larta se mesatarja. Aksesi në të gjitha zonat me rrezatim
x kufizohen në:

• personat e autorizuar nga drejtuesi i departamentit për të hyrë në atë zonë.


• pacientët që i nënshtrohen një ekzaminimi me rreze x.
• çdo person shoqërues i nevojshëm për të dhënë mbështetje për pacientin dhe i autorizuar
nga punonjësi përgjegjës për kryerjen e ekzaminimit me rreze x.
2- Të gjithë punonjwsitt që hyjnë në një zonë të kontrolluar, duhet të jenë në përputhje me
rregullat lokale të sigurisë së rrezatimit që zbatohen në atw zonë.
3-Pajisjet me rreze X do të përdoren vetëm kur pajisja funksionon si duhet dhe kur ka mbrojtje
adekuate për të gjithë personat në të gjitha zonat përreth. Kjo normalisht arrihet duke
shfrytëzuar:

• mburojën e duhur
• veshje të përshtatshme mbrojtëse
• distanca të përshtatshme midis pjesëve të trupit dhe tubit të radiografisë dhe pacientit
• duke specifikuar ngarkesën maksimale të punës që mund të ndërmerret në mënyrë të
sigurt në zone.
• kufizimi i kohës së kaluar në afërsi të tubit të radiografisë dhe pacientit
4- Kurdo që të jetë e mundur, të gjithë personat e pranishëm në dhomën me rreze x duhet të
qëndrojnë në zonën e mbrojtur mbas ekranit mbrojtës kur operohet ekzaminimi me rreze x.
5-Nëse punonjësi ështëbjashtë zonës së mbrojtur gjatë ekzaminimit me rreze X, duhet të mbajnë
një veshje mbrojtëse me një ekuivalencë plumbi minimum 0.3mm. Për aq sa është praktikisht e
arsyeshme ata duhet të qëndrojnë në zonat e dhomës ku nivelet e ekspozimit të rrezatimit janë të
ulëta.
6- Punëtorët nuk duhet të ekspozojnë ndonjë pjesë të trupit të tyre në rrezatimin primar, edhe
nëse mbajnë përparëse ose doreza mbrojtëse. Punonjësi që operon me radiografi do të sigurojë që
asnjë person tjetër përveç pacientit të mos rrezikohet direkt.
7-Sa herë që është e mundur, të gjitha ekzaminimet me rreze x duhet të kryhen në departamentin
e radiografisë; ekzaminimet e lëvizshme (Rx-portabel) te cilat kryhen në pavione te ndryshme
duhet të reduktohen në minimum, pasi cilësia e imazhit të marrë është normalisht më e ulët dhe
se mbrojtja nga rrezatimi është më e vështirë për t'u zbatuar.

9
Msc. Fluturim Nela

8-Nëse fëmijët e vegjël duhet të mbahen gjatë një ekzaminimi me rreze x, duhet të përdoren
pajisjet immobilizuese. Nëse këto nuk janë të disponueshme, fëmija duhet të mbahet nga një
prind apo nga një familjar tjetër, në vend të një anëtari të stafit.
9-Personat që mbajnë një pacient duhet të mbajnë një mbulesë mbrojtëse (përparëse dhe qafore
prej plumbi) dhe të sigurojnë që asnjë pjesë e trupit të tyre të mos ekspozohet ndaj rrezeve
kryesore. Nëse duart mund të jenë afër rrezeve primare, duhet të vishen dorashka mbrojtëse. Kur
mbahen foshnjat, ekspozimi normalisht do të jetë aq i vogël sa nuk do të jetë e nevojshme të
veshin doreza mbrojtëse. Një grua shtatzënë nuk duhet të mbajë një pacient gjatë një ekzaminimi
me rreze x.
10-Personi i kërkuar për të punuar në një zonë të kontrolluar, por jo rregullisht (p.sh. një kirurg
ose një infermiere ose një person që mban një pacient gjatë një ekzaminimi me rreze x) duhet ta
bëjë këtë në përputhje me kushtet e mëposhtme:

• puna në zonë duhet të autorizohet nga drejtuesi i departamentit të radiologjisë, siç


përcaktohet në rregullat e departamentit lokal për sigurinë e rrezatimit, ose për një qëllim
të veçantë në raste të veçanta.
• të gjitha praktikat e punës në zonë duhet të jenë në përputhje me kushtet e përcaktuara në
rregullat e departamentit lokal për sigurinë e rrezatimit dhe, nëse është e përshtatshme,
duhet të vishen veshje mbrojtëse.
1.6.2 Rrezatimi i pacienteve shtatëzëna.
Ekspozimi i embrionit në tre javët e para pas konceptimit ka të ngjarë të rezultojë me efekte
deterministe ose stokastike per fëmijën e lindur. Një paciente shtatzënë ka gjasa të dijë ose të
paktën të dyshojë se është shtatzënë pas një menstruacioni të humbur, kështu që informacioni i
nevojshëm për shtatzëninë e mundshme mund dhe duhet të merret nga vetë pacienti. Nëse ka
mungesa të menstruacioneve, dhe nuk ka informacione të tjera, gruaja duhet të supozohet të jetë
shtatzënë.
Procedurat diagnostike dhe terapeutike që shkaktojnë ekspozimin e barkut të grave që ka gjasa të
jenë shtatzëna duhet të shmangen nëse nuk ka indikacione të forta klinike. Në rastin e kundërt
duhet të përdoren pajisje dhe veshje mbrojtëse sidomos në zonën e barkut.
1.6.3 Kufizimi i dozës së pacientit
Ekzaminimi me rreze X, i rekomanduar në bazë të gjykimit klinik të një mjeku të kualifikuar, në
përgjithësi i sjell pacientit një përfitim që tejkalon rrezikun e pashmangshëm të rrezatimit.
Megjithatë, nuk duhet të ketë justifikim për ekzaminimin me rreze x që të kryhet me doza të
panevojshme të larta. Duhet të zbatohet gjithmonë principi “ALARA” pra parimi themelor që
doza individuale të mbahen "sa më të ulëta të jetë e mundur ".
Faktorët të cilët ndikojn në zvogëlimin e dozës së rrezatimit janë:

• Koha (sa më e vogël koha e ekspozimit, aq me e vogël doza që merr pacienti).


• Distanca (sa më e madhe distanca nga burimi aq me i vogël rrezatimi, per çdo
dyfishim të distancës, zvogëlohet katërfish rrezatimi).
• Pajisjet mbrojtëse (përparëse, qafore ,doreza, syze te plumbuara).

10
Msc. Fluturim Nela

• Zvogëlimi i fushës së rrezatimit duke përfshir vetëm zonën e interest.


• Përpunimi i mire i filmit (në rastin e larjes se filmit manualisht në mënyrë që të mos
përsëritet ekzaminimi).
• Përdorimi i filmave tëndjeshëm(ne rastin e radiografisë konvencionale ).
• Përdorimi i ekspozimit automatik në rast se është e mundur.
• Përdorimi i mbrojtëseve të gonadeve.
• Përdorimi i kilovoltazhit (kV) të lartë dhe miliamperazhit (mAs) të ulët (sa më i lart
është kilovolti aq më shumëështë fuqia penetruese dhe sa më i ulët mAs aq më e
vogël është doza e rrezatimit).
• Reduktimi i përsëritjes së ekzaminimit duke e pozicionuar sakt pacientin dhe duke
përdorur pajisje imobilizuese.
• Kryerja e testit të kontrollit (kalibrimit të aparaturës në rastin e pajisjeve dixhitale).
• Mospërdorimi i rrezatimit të vazhdueshëm, (në rastin e fluroskopisë).
• Vetëm stafi të kualifikuar i lejohet të qëndrojë në kabinet.
• Kabineti duhet të ketë mbrojten e duhur.
• Stafi i cili duhet të qëndrojë me pacientin duhet të vesh veshjen e plumbuar.
• Stafi i cili qëndron me pacientin duhet të qëndroj jashtë rrezatimit primar dhe sa më
larg të jetë e mundur.

1.7 MONITORIMI INDIVIDUAL


Matja e dozës së rrezatimit.
Në mbrojtjen nga rrezatimi ne duhet të jemi në gjëndje të përcaktojmë rrezikun potencial nga
rrezatimi. Për të bërë këtë nevojitet të maten madhësitë të cilat përshkruajnë tufat e rrezatimit,të
njohura si madhësi radiometrike dhe të maten efektet e prodhuara nga dozat rrezatimit të njohura
si madhësi dozimetrike.

Madhësitë radiometrike

• Energjia (1 eV=1.6x10-19J)

11
Msc. Fluturim Nela

• Fluksi (Ф)
• Ekspozimi (X) *ekspozimi është madhësia që përdoret për të përshkruar sasinë e
jonizimit në ajer i shkaktuar nga rrezatimi X ose gama.
Madhësitë dozimetrike
1.Doza e absorbuar
Dozë e absorbuar tregon sasinë e energjisë së depozituar në një ambjent të caktuar por nuk merr
në konsideratë tipin e rrezatimit. Njësia matëse për tëështë madhësia “Gy”.
➢ 1 Gy = 100 Rad
➢ 1 Rad = .01 Gy
2.Doza ekuivalente
Madhësia dozë ekuivalente merr në konsideratë tipin e rrezatimit rënës por jo radiondjeshmërinë
e organeve apo indeve. Matet me njësinë SI “Sv”.

3.Doza efektive
Doza efektive është madhësia e cila merr në konsiderate radiondjeshmërinë e organeve apo
indeve.Matet me njësinë SI “Sv”.
➢ 1 Sv = 100 rem
➢ 1 Rem = 0.01 Sv
Limitet e dozës së rrezatimit
Limitet e dozave gjatë punës jepen në termat e dozës efektive dhe dozës ekuivalente

Tab.Limitet vjetore të dozave të punës për madhësitë operacionale.


Madhësi teorike Madhësi operacionale Limitet vjetore të dozave të
punës
Doza efektive Doza Personale ekuivalente për 20 mSv për vit
të gjithë trupin
Doza ekuivalentene në: Doza Personale ekuivalente në:
Sy Sy 150 mSv
Lëkurë Lekure 500 mSv

Dozimetria personale
Dozimetria personale ndahet ne dy kategori:
• Dozimetria e jashtme (matja e dozës për shkak të burimeve jashte trupit)
• Dozimetria e brendshme (matja e dozës për shkak të burimeve brenda trupit)

1.8 EFEKTET BIOLOGJIKE TË RREZATIMIT


Simptomat e para shafaqen mënjëherë pas rrezatimi, të cilat zgjasin për një kohë të caktuar dhe
kjo quhet sindromi prodromal i rrezatimi. Mbijetesa dhe mënyra e vdekjes varet nga magnituda e
dozës rrezatuese. Në gjitarët ka tre mënyra të vdekjes:

12
Msc. Fluturim Nela

Në doza shmë të larta 100 Gy, vdekja ndodh 24-48 orë pas ekspozimit dhe ndodh si pasojë e
problemeve nurologjike dhe kardiovaskulare dhe kjo sinidromë quhet sindromi
cerebrovaskular. Simpotomat e para që do të vihen re brenda disa minutave janë
nauzea,djersitje,dhimbje koke dhe të vjella. Këto do të ndiqen nga shenjat e dizorientimit,
humbje të kordinimit të lëvizjeve muskulare, distress respirator, diarre, konvulsione, koma dhe
në fund vdekja. Nevojiten pak caste me doza shumë të larta për të cuar në sindromin
cerebrovaskular.
Në dozat e ndërmjetme 5-12 Gy, vdekja ndodh disa ditë pas ekspozimit dhe lidhet me shenjet e
diarresë me gjak dhe me shkatërrimin e mukozës gastrointestinale dhe kjo rrugë vdekje quhet
sindromi gastrointestinal. Pas disa diteve nga ekspozimi,personi tregon shenja si: dehidratim,
anoreksi, humbje në peshë, nauze, diarre me hemoragji, dhe në fund vdekja. Nuk ka asnjë të
dhënë që një person të ketë mbijetuar pas një doze rrezatimi më shumë se 10 Gy.
Në doza të vogla 2.5-5 Gy, vdekja ndodh disa javë pas ekspozimit dhe shkaktohet nga defekte në
organet riprodhues të gjakut, kjo rrugë quhet si vdekje nga sindromi hematopoetik. Rreth tre
javë pas ekspozimit fillojnë ethet, lodhja, hemoragjitë në lëkurë dhe ulçeracionet e mukozës së
gojës, temperaturë e lartë, dhe në fund vdekja.
Një dozë akute e rrezatimit prej 2 Gy në zonën e gonadeve,çon në sterilitet të përkohshëm (por jo
në impotence). Ndërsa një dozë akute mbi 5 Gy në gonade çon në sterilitet permanent.

13

You might also like