You are on page 1of 6

FIZIKA –II-

ELEKTROSTATIKA -M-1

M-1 -Ngarkesat elektrike dhe bashkëveprimi i tyre


ShMKM,,Nikolla Shtejn” -Tetovë

Në këtë njësi mësimore do të njihemi me këto kuptime (nocione):


-Ngarkesat elektrike elementare
-Ngarkimi i trupave me elektricitet (ektrizimi I trupave)
-Sasia e elektricitetit
-Ligji i ruajtjes të ngarkesave elektrike
-Forcat elektrike
-Elektroskopi
Çka është atomi dhe çfar përbërje ka?
ATOMI -Atomi është grimcë elementare strukturale (përbërëse) e materjes lëndë (substancë),
që i ka të gjitha vetitë fizike dhe kimike të një elementi kimik. Deri në gjysmën e dytë
të shekullit XIX u mendonte se është i pandashëm , por në mbarim të shekullit XIX e
këndej u pa se atomi ndahet dhe përbëhet prej këtyre grimcave: -elektroneve,
protoneve dhe neutroneve, shih fig. 1 .
- Protonet dhe neutronet përbëjnë bërthamën e atomit dhe quhen nukleone.
-Elektronet përbëjnë mbështjellësin elektronik.
-Elektronet dhe protonet janë grimca elektrikke elementare, elektricitetin e kanë të
pandryshueshëm.
Se si u zbuluan këto grimca do të tregohen në mësimet (ligjeratat) që do ti zhvillojm më
vonë.
ELEKTRONI –Simboli është (𝒆− ) ose (𝒆𝟎 −𝟏 ) dhe i ka këto veti:
-Është grimcë elektrike elementare, madhësinë e elektricitetit (sasinë e elektricitetit) të
gjitha elektronet e kanë të pandryshueshme(të barabartë), të tillë i ka falë natyra,
elektricitetin e elektronit e emërtojm negativ.
Fig.1 -Masën e ka shumë të vogël (𝒎𝒆 = 9,1x𝟏𝟎−𝟑𝟏 𝒌𝒈), përafërsisht sa 1/2000 pjesë e masës së
protonit ose neutronit. Pasi masa e elektronit është shumë e vogël në shumicën e rasteve
nuk do ta përfillim (𝒎𝒆=0) (e përfillim vetëm në raste kur e kërkojnë problemet, detyrat e
ndryshme).
-Elektronet në strukturën e atomit përbëjnë mbështjellësin elektronik, ku janë vzhdimisht
në lëvizje nëpër trajektore reptësisht të caktuara.
-Energjia e lidhjes së elektroneve që gjinden më largë bërthamës ehtë më e vogël dhe me
pak veprim nga jashtë mundemi që ti shkëputim nga atomi, me çka atomi ekcitohet dhe i
themi (jon +) kur i mungon 1-elektron, (jon ++) kur i mungojnë 2 elektrone etj. Në këto raste
numri i përgjithshëm i protoneve në atom është më i madh se i elektroneve dhe tendenca e
atomit është që ti rikthen elektronet që i mungojnë që të kalon në gjendje stabile.
-Shpejtësia e lëvizjes së elektroneve në mbështjellësin elektronik është shumë e madhe me
Fig.2 çka bëhet fjalë për ,,re elektronike” shiko fig. 2.
PROTONI-Simboli është(𝑝+ ) ose (𝒑𝟏𝟏 ) i ka këto veti:
-Është grimcë elektrike elementare, përbërës i bërthamës së atomit pra nukleon, me elekricitet të pandryshueshëm pozitiv, masë n e ka
afër2000 herë më të madhe se të elektronit, përafërsisht meret sa (1u), (𝒎𝒑 =1,67x𝟏𝟎−𝟐𝟕 kg).
Neutroni – eshtë grimcë elementare e atomit, nukleon, nuk është grimcë elektrike, është elektroneutral, masën e ka shumë pak më
të madhe se të protonit, 𝒎𝒏 =1,67x𝟏𝟎−𝟐𝟕 kg .
M-1 -Ngarkesat elektrike dhe bashkëveprimi i tyre
Trupat (substancat) në bazë të përcjellshmëris të rrymës elektrike i klasifikojm në:
 Përcjellës të rrymës elektrike -bëjnë pjesë metalet, legurat dhe elektrolitët dhe këto mirë e përcjellin rrymën
elektrike.
 Gjysëmpërcjellësit e rrymës elektrike -janë elementet e grupit të tret,të katërt dhe të pestë të sistemit
periodik. Këto dobët e përcjellin rrymën elektrike.
 Izoluesit (dielektrikët)- janë materiale që nuk e përcjellin rrymën elektrike.
Klasifikimi i këtillë vlenë për tension elektrik të ulët por nuk vlenë për tension shumë të lartë.

Trupat janë elektroneutral, kur numrin e elktroneve https://phet.colorado.edu/en/simulations/balloo


dhe protoneve e kanë të barabartë. ns-and-static-electricity

Trupi është i ngarkua (i elektrizuar) me elektricitet)


negativ nëse ka më shumë elektrone se protone. https://phet.colorado.edu/en/
simulations/electric-hockey
Trupi është i ngarkuar (i elektrizuar) me elektricitet
pozitiv nëse ka më shumë protone në krahasim me
elektronet

Ligji i ruajtjes të grimcave elektrike elementare është ligj i përgjithshëm, vlenë në të


gjitha lëmijtë shkencore dhe thot:
Grimcat elektrike elementare në sistem të izoluar nuk zhduken dhe nuk krijohen,
numri i tyre mbetet konstant (i qëndrueshëm).
Ngarkimin e trupave me elektricitet (elektrizimin) e bëjmë në këto mënyra:
1)-Me fërkim – ngarkohen izolatorët (dielektrikët)
2)-Me prekje –me trupin e ngarkuar me elektricitet e prekim të pangarkuarin , kur e ndërpresim
prekjen (e largojm) trupi i prekur mbetet i ngarkuar. Në këtë mënyrë ngarkohen izolatorët
(dielektrikët).
3)-Me anë të influencës (ndikimit) –ngarkohen trupat që e përcjellin rrymën elektrike, kryesisht
metalet dhe lëgurat.

Gjatë elektrizimit të trupave (ngarkimit me elektricitet) bëhet zhvendosja e elektroneve në numër


të plotë nga njëri trup në tjetrin. Trupi elektroneutral që jep elektrone mbetet i ngarkuar me
elektricitet (+), kurse ai që pranon elektrone ngarkohet me elektricitet (-).

Sasia e elektricitetit është madhësi fizike skalare paraqet tepricën e njërit lloj të
ngarkesave elektrike elementare ndaj llojit tjetër, të elektroneve ndaj protoneve dhe
anasjelltas. Do ta shënojmë me shkronjën (q).
Njësia për matjen e sasisë së elektricitetit në ,,SI” është kuloni shënohet me (C). Kjo
njësi është shumë e madhe,përdoren njësi më të vogla (mC, µC, nC etj.).
Sasinë e elktricitit të elektronit dhe protonit e shënojm me (e) dhe i themi sasi elektrike
elementare.
Elektroni dhe protoni kanë sasi të barabartë të elektricitetit (𝒒𝒆 = 𝒒𝒑 ),por natyrën e
elektricitetit e kanë të kundërt, elektroni (-) protoni (+),pra (𝒒𝒆 = 𝒒𝒑 = e = 1,6x𝟏𝟎−𝟏𝟗C )
Sasinë e elektricitetit të një trupi e llogarisim me barazimin: ( q=n . e ) ku me
n-shënojmë tepricën e grimcave elektrike elmentare të njërit lloj ndaj lloit tjetër në trup.
Instrumentet për matjen e sasisë së elektricitetit
Detyra për ushtrime
Zgjidhjet

Zgj.
1)-Sa është sasia e elektricitetit të trupit që
q=ne=100.1,6.10−19C=16.10−18C
ka 100 elektrone tepricë nga protonet?

2)-Një trup është i ngarkuar me sasi të


elektriciteit prej (q=-4nC).
𝑞 4.10−9 𝐶
Trego se cilat grimca elektrike 𝑍𝑔𝑗.n=𝑒 =1,6.10−19𝐶 = 25. 109 elektrone.
elementare i ka në tpricë dhe sa është -Trupi është i ngarkuar me elektricitet
numri i tyre? negativ.
q=n.e nga rrjedh se
𝑞 4.10−9𝐶 4 4
n=𝑒 =1,6.10−19𝐶 = 1,6 10(−9+19)el.=1.6 1010 elek.
n=2,5. 1010 e.10(10−1) el.=25.109 elek.

3) Sa është sasia e elektricitetit të jnit 𝑺𝑶𝟒 𝟐− ? q = 2∙ 𝑒

You might also like