You are on page 1of 9

Detyrë Portofoli nr 2

Tema : “ Ndertimi dhe struktura e atomit .”


Lenda : Kimi
Tremujori i pare
Punoi : Jorgo Llaguri Pranoi : Klementina Zanaj
Ndërtimi dhe struktura e atomit
Ndërtimi dhe struktura e atomit
 Vështrim i përgjithshëm
Për herë të parë ky term është
përdorur nga filozofi i Greqisë së
lashtë Demokriti (460 p.e.s.-370
p.e.s.) i cili me këtë fjalë emërtonte atë
element të materies që nuk ndahet më
d.m.th atomi greqisht atomo (ατομο) =
fjalë e përbërë nga parafjala a=pa +
tomo, temno=presë, ndaj, ajo që nuk
pritet më. Më pas Xhon Daltoni i
vërtetoi botëkuptimet e filozofëve
Demokriti dhe Leukipi. Ai përfundoi
se materia eshë e ndërtuar prej
grimcave te vogla te cilat nuk mund te
ndahen prej ti me metoda kimike.
Këto grimca janë atomet.
Ndërtimi dhe struktura e atomit

 Grimcat përbërëse të atomit


Atomi është i përbëre nga bërthama dhe elektronet me ngarkesë elektrike
negative që rrotullohen rreth saj, në brendësin e bërthamës gjejmë neutronet
që janë thërrmija pa ngarkesë elektrike dhe protonet me ngarkesë elektrike
pozitive. Për çdo atom në gjendje normale numri i protoneve është i barabartë
me numrin e elektroneve. Kur numri protoneve është i barabarte me numrin e
elektroneve themi atëherë që atomi është neutral.
Ndërsa kur atomi humb një ose më shumë elektrone ngarkesa e tij nuk është
me neutrale (zero), sepse duke humbur ngarkesat negative të elektroneve, atij i
kanë mbetur vetëm ngarkesat pozitive te protoneve ne bërthame, atëherë themi
se atomi është shndërruar në një jon pozitiv ose kation. Ndërsa, kur atomit i
bashkohen një ose më shumë elektrone, ky nuk është me neutral, sepse i janë
shtuar elektrone me ngarkesa negative, pra edhe një herë kemi të bëjmë me
shndërrimin e një atomi në një jon por kësaj radhe jon negativ ose anion. 
Ndërtimi dhe struktura e atomit
 Që atomi është i pandashëm mund te
thuhej kur ne nuk e njihnim akoma
natyrën e një atomi, tani mund te
konfirmojmë që atomet janë te
ndashëm sepse edhe humbja e një
elektroni do te thotë ndarje e tij. Për
me tepër shkenca ka ecur shumë
përpara saqë tani është e mundur edhe
ndarja e bërthamës së një atomi, ky
veprim quhet fision nuklear dhe është
i mundur në centralet nukleare.
Atomet e elementve te ndryshem
bashkveprojne ndermjet tyre dhe gjate
ketij bashkveprimi njeri nga elementet
ka aftesi te jap elektrone ndersa
elementi tjeter është i prirur te marre
elektrone ne shtresen e jashtme.
Ndërtimi dhe struktura e atomit
 Bërthama e atomit
Bërthama e atomit përbëhet nga
neutronet pa ngarkesë (elektricitet)
(neutrale), protonet me ngarkesë
elektrike (pozitive)dhe elektronet me
ngarkes elektrike (negative). Bërthama
në përgjithësi është elektropozitive dhe
varet nga numri i protoneve. Atomet në
sistemin periodik të elemenateve
renditen sipas numrit të protoneve në
bërthamë i cili quhet numër atomik.
Shuma e numrit të protoneve dhe
neutroneve quhët masë e atomit sepse
numri i elektroneve nuk ka ndikim në
masën e përgjithshme të atomit pasi
masa e elektronit është e papërfillshme
Ndërtimi dhe struktura e atomit
 Protoni
Protoni është një grimcë e qëndrueshme
pozitive që mund të jetë i lirë ose i lidhur
me një bërthamë atomike, dhe me masë
1,836 herë më të madhe se e elektronit.
Protonet gjenden ne berthamen e atomit se
bashku me neutronet. Për çdo berthame te
elementeve kimike , numri i protoneve
është gjthmone i njejte dhe percakton vetite
e nje atomi; ky numer është numri atomik i
elementit. Nje proton i vetem është
berthama e nje atomi te zakonshem
hidrogjeni; si i tille është i ngjashem me
jonin e hidrogjenit (H+). Protonet dhe
neutronet janë nukleone, te cilet mund te
lidhen nga forca atomike ne nje berthame
atomike. Kundërlënda e protonit është
antiprotoni, i cili ka ngarkesen e njejte me
protonin por shenje te kundert.
Ndërtimi dhe struktura e atomit
Elektroni

Elektroni është pjesëz (grimcë) themelore e


atomit me ngarkesë elektrike negative qe =
-1,6 × 10-19 coulomb (ngarkesë elementare)
dhe ka një mase rreth 9,10 × 10-31 kg (0,511
MeV/c²). Elektroni i përket klasës së pjesëzave
të quajtura leptone që mendohet të jenë
përbërësit themelorë të lëndës (d.m.th. nuk
mund të ndahen në pjesëza më të vogla). Së
bashku me bërthamën atomike (të krijuar nga
protonet dhe neutronet) të rrethuar nga
elektronet, elektronet përbëjnëatomet; ato janë
përgjegjës për lidhjet kimike. Masa e
elektroneve është rreth 1/1836 e neutroneve
dhe protoneve.Rryma elektrike në përçues të
ngurtë ndodh kryesisht për shkak të lëvizjes së
lirë të elektroneve. Elektroni paraqitet
zakonisht me shenjën e-. Pjesëza e kundërt me
elektronin është pozitroni, që dallohet për nga
ngarkesa elektrike pozitive.
Ndërtimi dhe struktura e atomit

 Neutroni
 Neutroni është thermijë apo
grimcë e atomit. Neutronet gjëndet
në bërtham të atomit së bashku me
protonet (grimcat të ngarkuar me
energji pozitive), ku numri i
neutroneve është i barabart me
numrin e protoneve. Emrin
neutron e kan marrë përshkakë të
neutralitetit në mes të protoneve të
ngarukara me energji pozitive dhe
elektroneve të ngarkuar me sasi
negative. Masen e berthames e
perbejnë protonet dhe neutronet.

You might also like