You are on page 1of 15

ATOMI

1.Historiku i Atomit
2.Ndertimi i Atomit
3.Krijimi i joneve
4.Atomi si burim energjie
Për herë të parë ky term është
përdorur nga filozofi i Greqisë së
lashtë Demokriti (460 p.e.s.-370
p.e.s.) i cili me këtë fjalë emërtonte
atë element të materies që nuk
ndahet më d.m.th
atomi greqisht atomo (ατομο) =
fjalë e përbërë nga parafjala a=pa
+ tomo, temno=presë, ndaj, ajo që
nuk pritet më.
Fizikani anglez Radhërford, në fillim të
shekullit të 20, për të shpjeguar ndërtimin e
atomit ai bëri një eksperiment: Një fletë
mjaftë e hollë prej ari e bombardoi me reze
alfa (grimca me ngarkesë pozitive 2 herë më
të madhe se ajo e protonit). Shumica e
grimcave e ruanin lëvizjen e tyre drejtvizore
dhe pasi përshkonin fletën e arit, njëlloj
sikur ajo të mos ndodhej rrugën e tyre.
Të pakta qenë grimcat alfa qe shmangeshin
nga rruga drejtvizore dhe vetëm ndonjë
kthehej prapa. Kjo do të thotë që shumica e
grimcave nuk gjenin asnjë pengesë në
rrugën e tyre.
Duke u nisur nga kjo Radhërfordi mendoi se
ne qendër të atomit,në një vëllim mjaftë të
vogël ndodhen protonet dhe neutronet që
ndërtojnë bërthamën e atomit.
Në bërthamë është përqendruar praktikisht
gjithë masa e atomit. Rrotull bërthamës, në
largësi mjaftë të madhe prej saj, lëvizin
elektronet në trajektore që Radhërfordi
mendonte se ishin rrethore e që
quhen orbita.
Ky model u quajt model planetar i atomit,
sepse elektronet lëvizin rreth bërthamës si
planetët rreth diellit.
Ndertimi i atomit
Atomi është i përbëre nga
bërthama dhe elektronet me
ngarkesë elektrike negative që
rrotullohen rreth saj, në brendësin
e bërthamës gjejmë neutronet që
janë thërrmija pa ngarkesë
elektrike dhe protonet me ngarkesë
elektrike pozitive. Për çdo atom në
gjendje normale numri i protoneve
është i barabartë me numrin e
elektroneve. Kur numri protoneve
është i barabarte me numrin e
elektroneve themi atëherë që atomi
është neutral.
Bërthama është e ngarkuar pozitivisht, kurse elektronet negativisht dhe ngarkesa më
shenjë të kundërt tërhiqen, do të duhej që elektronet (në qoftë se do të ishin në
qetësi) të binin në bërthamë. Që të mos ndodhte kjo, Radhërfordi mendoi që
elektronet te lëvizin në orbita rrethore. Në këtë rast elektronet lëvizin në orbita me
shpejtësi të tillë , në mënyrë që forca tërheqëse elektrike e ushtruar nga bërthama
mbi elektronin , të asnjanësohet nga forca qendërikëse. Atomi është elektro-asnjë
anës. Që këtej rrjedh se numri protoneve qe ndodhen në bërthamë duhet të jetë i
barabartë me numrin e elektroneve që lëvizin në orbita, sepse ngarkesa e elektronit
është e barabartë me ngarkesën protonit, por me shenjë të kundërt. Në qoftë se
shënojmë me Z numrin e protoneve,po kaq do të jetë dhe numri i elektroneve të një
atomi.
Numri Z quhet numër atomik. Ai tregon numrin e protoneve në bërthamë si dhe
numrin e elektroneve që lëvizin rreth bërthamës. Ai është karakteristike shumë e
rëndësishme e atomit.
Ndertimi i joneve
Ndërsa kur atomi humb një ose më shumë elektrone ngarkesa e tij nuk
është me neutrale (zero), sepse duke humbur ngarkesat negative të
elektroneve, atij i kanë mbetur vetëm ngarkesat pozitive te protoneve ne
bërthame, atëherë themi se atomi është shndërruar në një jon pozitiv ose
kation. Ndërsa, kur atomit i bashkohen një ose më shumë elektrone, ky
nuk është me neutral, sepse i janë shtuar elektrone me ngarkesa negative,
pra edhe një herë kemi të bëjmë me shndërrimin e një atomi në një jon
por kësaj radhe jon negativ ose anion.
Atomi si burim
energjie
Reaksioni berthamor eshte nje ndryshim i nje ose disa berthamave atomike, qe
pasohet me krijimin e elementeve atomike te ndryshem nga elementet fillestare qe
kane hyre ne reaksion. Reaksionet berthamore jane dy llojesh: reaksione fisioni dhe
reaksione fuzioni.
Gjate fisionit, nje berthame e nje elementi te rende (si uraniumi) shperbehet pas
goditjes me nje neutron qe crregullon ciklin e brendshem te saj, ne berthama me te
lehta, dhe clirohen dy ose tre neutrone, fotone, energji dhe rreze gama.
Neutronet e cliruara, te cilat kane fituar nje fare shpejtesie dhe energjie kinetike nga
reaksioni, shkojne e godasin berthamat e atomeve te tjera, te cilat do te shperbehen
ne dy berthama te reja dhe do te clirojne po ashtu energji, fotone, rreze gama, dhe
neutrone te tjera. Fillon keshtu nje reaksion zinxhir qe do te shperbeje te gjithe
berthamat atomike te dhe do te cliroje nje sasi te madhe energjie.
1 gram Uranium235 gjate fisionit, cliron nje energji te barabarte me ate te cliruar
nga djegia e 1,6 ton nafte.

Fuzioni ka te beje me faktin se dy ose me shume berthama te lehta mund te


bashkohen per te formuar nje berthame me te rende. Ky eshte procesi baze qe
mban ndezur yjet, ku ne rastin me te shpeshte, kater protone bashkohen per te
formuar nje berthame heliumi (2 protone, 2 neutrone) dhe disa therrmija te tjera.
Fale ketij procesi yjet mund te kundershtojne terheqjen e brendshme qe u ben
forca gravitacionale, dhe te evitojne te “zhyten” ne vetvete
Per momentin, shkencetaret nuk kane arritur akoma te prodhojne nje fuzion te
kontrollueshem.Per kete arsye fuzioni berthamor perdoret vetem nen aspektin
ushtarak per te ndertuar arme si bomba me hidrogjen (Bomba H). Duke qene se
sasia e hidrogjenit qe sherben si lende e pare per kete reaksion eshte praktikisht e
palimituar ne toke, dhe se fuzioni cliron rreth 5-7 here me shume energji se
fisioni, kontrolli i kesaj energjie do te na lejonte te zgjidhnim perfundimisht
problemin e energjise per planetin tone.
Punoi:Xhejni
SPAHILLARI

You might also like