You are on page 1of 1

Fjalia me nënrenditje shkakore

Fjalia me nënrenditje shkakore -pjesa e nënrenditur shkakore tregon shkakun ose arsyen e
kryerjes se një veprimi i shprehur nga folja në pjesën kryesore.
Pjesa e nënrenditur shkakore luan rolin e rrehanorit të shkakut, ju përgjigjet pyetjeve: pse? për
ç’arsye,për ç’shkak?
Pjesa e nënrenditur shkakore lidhet me pjesën kryesore me lidhëzat: se, sepse, ngaqë, për
shkak se, për arsye se, meqë, me qenë se, përderisa etj.
Ajo u gëzua shumë, se e takoi shoqen. (pjesa e theksuar me të zezë është pjesa e nën.
shkakore)
Nuk fjeti gjyshja, sepse fëmijët bënin zhurmë.
Rendi I pjesëve të nënrenditura shkakore në fjali:
-para pjesës kryesore Meqë ishte vonë,nuk shkova te shoku.
-pas pjesës kryesore Ajo më pëlqen, se I del zot çdo pune të vështirë.
-në mes të pjesës kryesore. Drita,për shkak se ishte e sëmurë,nuk erdhi në shkollë.

Detyrë shtëpie: Në fletore shkruani tre fjali me nënrenditje shkakore

You might also like