You are on page 1of 42

BAZAT E GJEOLOGJISË

MINERALET dhe SHKËMBINJË

LEKSIONI 4
Doc.dr. Arben BELBA
Departamenti i Gjeografisë UT
Tiranë, më 11.11. 2022
Çfarë kemi thënë për GJEOLOGJINË?

Gjeologjia është shkenca që studion Tokën në


mënyrë të gjithanshme.
Termi gjeologji rrjedh nga fjala greke:
geo tokë dhe logos (dije, mësim),
d.m.th. dije, mësim mbi tokën.
Çfarë kemi thënë për FOKUSIN e GJEOLOGJISË
Gjeologjia si shkencë merret me studimin e:

• PËRBËRJES lëndore (litologjinë) mineralet, shkëmbinjtë,


materialet, vendburimet dhe rreziqet natyrore.
•PROCESEVE që ndodhin në brendësi të Tokës,
Çfarë e shkakton shpërthimin e vullkaneve?
Si ndodhin tërmetet, rëshqitjet, përmbytjet?
• Historinë gjeologjike të Tokës duke synuar vendosjen
KRONOLOGJIKE të ngjarjeve
o Si u formua atmosfera?
o Kur janë formuar oqeanet?
o Si dhe kur u ngritën malet?
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Shkëmbinjtë janë agregate të mineraleve.
Shkëmbinjtë janë “libra” të natyrës.
Ato na ndihmojnë të lexojmë mënyrën e funksionimit të Tokës:
– si lëvizin kontinentet,
– si formohen malet dhe pastaj si gërryen.

Mineralet janë fjalët e përdorura në librat e natyrës.

Mineralet dhe shkëmbinjtë


shkojnë së bashku natyrshëm.

Para se të studiojnë shkëmbinjtë,


ne duhet të dimë diçka për
mineralet.

Kanioni i Madh i Kolorados, USA


MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Karakteristikat e mineraleve
Mënyra më e lehtë për të prezantuar mineralet është përcaktimi i katër
karakteristikave më të rëndësishme të tyre:
1. Përbërja – llojet e elementeve ose përbërjeve kimike të pranishëm
dhe proporcionet e tyre.
2. Struktura kristalore – mënyra në të cilën atomet e elementeve
kimikë lidhen së bashku në një mineral.
3. Natyraliteti – formohen natyrshëm gjatë proceseve fiziko – kimike që
ndodhin në brendësi, ose sipërfaqe të Tokës.
4. Soliditeti – i materialit, duke përjashton të gjitha lëngjet dhe gazrat.

Meqënëse shumica e mineraleve përmbajnë disa elementë kimikë,


duhet të shqyrtojmë mënyrën e lidhjes së elementëve kimikë në formimin
e përbërjeve kimike.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Elementët kimikë
Elementet kimike janë grimcat më të vogla të lëndës, të cilat nuk
mund të ndahet më tej në mënyrë kimike
(tretja / precipitimit / kristalizimit / avullimit).

Psh., kripa e gjellës nuk është një element kimik, sepse ajo mund të
ndahet në Na natrium dhe Cl klor. Ndërsa as natriumi as klorit nuk mund të
ndahen më tej kimikisht, prandaj secili prej tyre është një element kimik .

Çdo element kimik identifikohet me një simbol, të tilla si për


H₂ hidrogjen dhe Si për silicin.

Disa simbole, si ai i hidrogjenit, vijnë nga emri anglisht i


elementit. Simbolet e tjera vijnë nga gjuhë të tjera, psh., hekuri është Fe
nga Ferrum Latine, dhe natriumi është Na nga natrium Latine.

Në Tokë dhe atmosferë janë gjetur rreth 90 elemente kimike që


krijohen natyrshëm.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Atomi
Atomi është grimca më e vogël e lëndës, që nuk mund të zbërthehet më
tej në mënyrë kimike dhe ruan të gjitha vetitë e një elementi të caktuar.

Atomet janë aq të vogla saqë ato mund të shihen vetëm duke


përdorur mikroskopët më të fuqishëm.
Madje edhe atëherë imazhi është i papërsosur sepse atomet
individuale janë vetëm rreth 10⁻¹° m në diametër.

Atomet janë ndërtuar nga:


– protonet që kanë ngarkesa elektrike pozitive,

– neutronet që, siç tregon edhe emri i tyre, janë elektrikisht neutrale dhe

– elektronet kanë ngarkesa elektrike negative që balancojnë saktësisht ngarkesat


pozitive të protoneve.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Bërthama e atomit
Protonet i japin bërthamës ngarkesë pozitive.
Numri i protoneve në bërthamën e atomit quhet numri atomik Z. dhe i jep
atomit karakteristikat e tij të veçanta dhe e bën atë një element specifik.

Të gjitha atomet që përmbajnë një proton në bërthamë janë atome të hidrogjenit.

Atomet që përmbajnë dy protone në


bërthamë janë helium dhe kështu me rradhë.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Bërthama e atomit

Protonet dhe neutronet bashkohen së bashku duke formuar


bërthamën e një atomi.

Numri i përgjithshëm i protoneve dhe neutroneve që gjenden në


bërthamën e atomit dhe quhet numri i nukloneve, ose numri i masës.

Elektronet janë shumë më të vogla se protonet ose neutronet.

Në një atom, elektronet lëvizin në


një “re” të largët rreth bërthamës.

Çdo atom ka numër të barabartë


protonesh dhe elektronesh, për këtë
arsye ATOMET NUK KANË
NGARKESË ELEKTRIKE.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Bërthama e atomit
Meqë neutronet janë elektrikisht neutral, ata nuk mund të
ndryshojnë numrin atomik të elementit.

Por neutronet mund të ndryshojnë masën e një atomi, sepse


shuma e neutroneve plus protoneve në bërthamën e një atomi është numri
i masës.
Dimë se:
– numri i protoneve në
bërthamë (numri atomik) përcaktohet
me një nënshkrim përpara simbolit
kimik,
– ndërsa shuma e protoneve plus
neutroneve (numri i masës) tregohet
me një mbishkrim: heliumi shkruhet
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Bërthama e atomit
Shumica e elementeve kimikë kanë disa izotopë.
Këta janë atome me të njëjtin numër atomik dhe kanë të njëjtat veti
kimike, por numra të ndryshëm në masë.
Karboni, për shembull, ka tre izotopë që formohen natyrshëm:

Disa izotopë janë radioaktivë, që do të thotë se ato shndërrohen në


mënyrë spontane në një izotop tjetër të të njëjtit element, ose në izotop të një
elementi tjetër.

Ndër izotopet e karbonit vetëm


është radioaktiv dhe shndërrohet në një
izotop të azotit, ¹⁴₇ N, nga shndërrimi spontan
i një neutroni në proton.
Ekzistojnë 25 izotopë radioaktivë që
shfaqen natyrshëm.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Shtresat e niveleve energjiitike
Shkencëtari danez Nils Bor (1885 – 1962) hodhi i pari idenë e
shtresave të niveleve energjitikë.
Elektronet shpërndahen në shtresa elektronike rreth bërthamës. Secila
shtresë mban një numër të caktuar elektronesh dhe quhet nivel energjitik.
Numri maksimal i elektroneve që mund të mbajë një shtresë e
caktuar e nivelit energjitik është fikse.

Shtresa e parë mund të mbajë vetëm 2 elektrone


Shtresa e dytë mund të mbajë 8
elektrone dhe mbushet pas të shtresës
së parë.
Shtresa e tretë mund të mbajë 18
elektrone dhe mbushet pas të shtresës
së dytë.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Jonet
Një shtresë e nivelit të energjisë e mbushur me elektrone është shumë
e qëndrueshme, duke i ngjarë një varke të ngarkuar në mënyrë të barabartë.
Atomet lidhen me njëri-tjetrin, për të siguruar qëndrueshmëri në
shtresën e jashtme duke dhënë ose marrë elektrone ndërmjet tyre.

ATOMI NUK KA NGARKESË ELEKTRIKE, sepse numri i


proteneve dhe elektroneve të tij është i barabartë.

Ekuilibri i ngarkesës elektrike mund të prishet. Atomi kur jep një


elektron ka humbur një ngarkesë elektrike negative, pra ai ka ngarkesë
pozitive. Kur atomi merr një elektron fiton ngarkesë negative. Atomi kthehet
në jon kur lëshon ose merr elektrone.

JONI është një grimcë e thjeshtë, ose e përbërë, ME NGARKESË


POZITIVE OSE NEGATIVE, sepse zotëron një numër të pabarabartë
protonesh dhe elektronesh.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Jonet
Kur atomi ka ngarkesë të tepërt pozitive (pra atomi dhuron elektron) ai
shndërohet në jon pozitiv dhe quhet kation.
Ndërsa kur atomi ka ngarkesë negative (pra atomi merr elektrone), ai
shndërohet në jon negativ dhe quhet anion.

Për të treguar ngarkesat jonike përdoren mbishkrimet.

Psh., Ca²⁺ është një kation kalcium që ka dorëzuar dy elektrone,


dhe F⁻ është një anion fluorur që ka pranuar një elektron.

Meqënëse formimi i joneve përfshin vetëm elektronet e shtresës së


nivelit të jashtëm energjisë dhe jo protonet dhe neutronet në bërthamë,
zakonisht hiqen simbolet e numrit atomik dhe të masës për reagimet që
përfshijnë jonet.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Jonet komplekse
Jonet mund të formohen edhe nga grupe atomesh, të cilat lidhen midis tyre.

Një përbërje e tillë e lidhur fort, quhet një jon kompleks, ose përbërje jonike.

Jonet komplekse veprojnë në të njëjtën mënyrë si jonet e vetëm.

Ata formojnë përbërje duke u lidhur me jone të tjera me ngarkesë të kundërt.

Psh., karboni dhe oksigjeni kombinohen për të formuar anionin kompleks


karbonat CO₃²⁻.

Anioni karbonatik më pas lidhet me katione të tilla si Na ⁺ dhe Ca² ⁺ për


të formuar përbërje të tilla si Na₂CO₃ (karbonat natriumi) dhe CaCO ₃ (karbonat
kalciumi).

Jonet e tjera komplekse të rëndësishme janë anionet sulfate SO ₄² ⁻, nitrat


NO₃⁻ dhe silikat SiO₄⁴⁻.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Jonet komplekse
Emërtimi i joneve komplekse bëhet duke vendosur fillimisht emrin e anionit
jonit negativ plus prapashtesën ur dhe pas tij, emri i elementit të kationit joint pozitiv,
psh.,

Jonet Emri i përbërjes


K⁺ dhe F⁻ fluorur kaliumi

Formula shkruhet KF.


Duhet një jon K⁺ dhe një jon F⁻ që shuma e vlerave (+) dhe (–) të jetë zero.

Përbërja jonike nuk ka ngarkesë elektrike.


Ca²⁺ dhe CO₃⁻ Karbonat kalciumi.

Formula shkruhet CaCO₃. Ca²⁺ është jon i thjeshtë, kurse CO₃⁻ është jon kompleks.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Përbërjet kimike

Përbërjet kimike formohen kur një ose më shumë anione kombinohen me


një ose më shumë katione në një raport të caktuar. Psh,. 2 katione H ⁺
bashkohen me një anion O⁻ për të formuar përbërjen H₂O ujin.

Përbërja kimike duhet ta ketë zero shumën e ngarkesave pozitive e


negative.

Formula e një përbërjeje shkruhet duke vendosur të parat katjonet dhe të


dytat anionet.

Numri i anioneve dhe katjoneve përcaktohet nga indekset dhe për lehtësi
ngarkesat e joneve zakonisht nuk shënohen. Pra ne shkruajmë H ₂O në vend të
H₂⁺ O₂⁻.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Përbërjet kimike
Një shembull i transferimit të elektroneve midis elementëve litium dhe
fluor që çon në formimin e përbërjes Lif (fluorur litiumi) është treguar në
figurën e mëposhtme.

Një atom Li ka shtresën të nivelit 1 energjitik të mbushur me dy


elektrone, por ka vetëm 1 elektron në shtresën 2 (e cila mban 8 elektrone).

Elektroni i vetëm i jashtëm në shtresën 2 mund të largohet lehtë nga Li në


F, që ka 7 elektrone në shtresën 2 dhe i duhet vetëm 1 elektron që të mbushë
plotësisht shtresën e dytë energjitike.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Përbërjet kimike
Li sillet si një kation, kurse F si një anion dhe të jonet krijojnë shtresa të plota.

Shuma e ngarkesave pozitive në Li dhe negative në F barazohen me 0.

Kjo shkakton lidhjen e të dy joneve së bashku.

Kjo përbërje kimike quhet fluorur litiumi sepse në fillim vendoset emri i jonit
negativ dhe pas tij emri i jonit pozitiv.
Formula kimike shkruhet LiF. Ky është shembull i qartë i krijimit të një përbërjeje
jonike të bashkuar ashtu siç janë edhe mineralet halite dhe fluritet (CaF2).
Kjo quhet lidhje jonike, LiF është shembulli më i mirë i një përbërjeje jonike të
bashkuar ashtu siç janë edhe mineralet halite dhe fluritet (CaF2).
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Lidhjet jonike
Lidhja jonike është lidhja që krijohet midis jonesh me ngarkesë të barabartë,
por me shenjë të kundërt.
Midis kationeve dhe anioneve që kanë ngarkesë të njëjtë ushtrohen forca
tërheqëse elektrostatike.
Kjo forcë shkakton lidhje, e cila quhet lidhje jonike.
Atomi i natriumit ka në shtresën e jashtme (e treta) vetëm një elektron,
kurse atomi i klorit ka shtatë elektrone në shtresën e jashtme energjitike.

Gjatë bashkëveprimit
midis dy atomeve të Na
natriumit dhe Cl klorit.
Natriumi i jep një
elektron atomit të klorit.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Lidhjet jonike
Formohen jonet e natriumit Na ⁺ dhe joni i klorit Cl ⁻.
Jonet kanë ngarkesë të barabartë,
por me shenja të kundërta, prandaj
tërhiqen duke krijuar lidhje jonike.

Metalet zakonisht lidhen me jometalet, duke krijuar përbërje jonike.


Atomet e metaleve japin elektrone, kurse atomet e jometaleve i marrin ato .
Jonet krijojnë rrjeta kristalore.
Jonet komplekse e kanë ngarkesën e përgjitshme zero.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Lidhjet kovalente
Atomet e ndryshme lidhen midis tyre, kur japin ose marrin elektrone, për
të siguruar një shtresë të jashtme të qëndrueshme.
Por edhe atomet e njëjtë mund të plotësojnë shtresën e jashtme energjitike
me anë të elektroneve të përbashkëta.
Bërthamat e atomeve ushtrojnë forca tërheqëse mbi elektronet e përbashkëta,
duke krijuar çifte elektronesh të përbashkëta.
Këto forca krijojnë lidhje midis atomeve dhe lidhja quhet kovalente.
Lidhje kovalente quhet lidhja që realizohet kur formohen çiftet
elektronike të përbashkëta.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Përbërjet kovalente/molekulare
Atomet jometalore krijojnë molekula. Por edhe shumë përbërje kimike
janë të ndërtuara nga molekula me atome të njëjta, apo edhe të ndryshme.
Përbërjet kovalente krijohen mbi lidhjen e atomeve të njëjta, apo të
ndryshme, përmes çifteve të përbashkëta të elektroneve.
Uji H₂O është një substancë e zakonshme
ku shfaqen lidhjet kovalente.
Shtresa e jashtme e atomit oksigjen ka
6 elektrone, por i duhen 8 të tilla për të
patur një konfigurim të qëndrueshëm.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Përbërjet kovalente/molekulare Molekula e ujit

Ndërkohë një atom hidrogjen ka 1 elektron, por i duhen dy elektrone për


qëndrueshmëri maksimale.
Hidrogjeni sillet si jon kation, ndërsa oksigjeni si jon anion.
Atomi i O₂ lidhet me dy atome hidrogjen me çifte elektronesh të
përbashkët.

Të tre atomet kanë shtresat e jashtme


të qëndrueshme 2 e⁻ për secili atom
hidrogjen dhe 8 e⁻ për oksigjen.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Përbërjet kovalente/molekulare
Diamanti (C) përmban gjithashtu lidhje kovalente.
Në shtresën e dytë të Karbonit ka katër elektrone. Duke ndarë një elektron me
secilin prej katër atomesh të tjerë karboni, merret një shtresë e qëndrueshme prej
tetë elektronesh.
Duket sikur jonet e karbonit shtrihen në një plan, por në fakt, ato organizohen
në 3 dimensione në atë mënyrë që çdo jon karboni rrethohet nga 4 të tjerë.
Ato formojnë distancë të njëjtë sikur të ishin në qoshen e një katërkëndshi.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Përbërjet kovalente/molekulare Diamanti
Lidhja kovalente është shumë e fortë sepse përfshin katër çifte elektronesh
të përbashkëta.
Kjo është arsyeja që diamanti është një substancë kaq e ngjeshur dhe e
fortë.
Lidhjet kovalente i japin gjithashtu diamantit cilësi optike të veçanta.
Lidhja kovalente është arsyeja se pse diamantet janë gurë tërheqës kanë atë
vezullim apo shkëlqim.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Lidhjet metalore
Lidhja që kryet midis joneve të metalit dhe elektroneve të lira quhet lidhje
metalore.
Tek metalet, atomet dhe jonet qëndrojnë të lidhura në rrjeta kristalore, për
shkak të forcave tërheqëse që ushtrohen mbi elektronet e lira .
Meqë jonet vendosen sipas formave gjeometrike tredimensionale, metalet
janë kristalorë.
Në lidhjen metalore atomet dhe jonet
mbahen së bashku nga lidhjet kovalente.
Shtresat e brendshme janë “gati” të
mbushura dhe elektronet e lira në këto
shtresa mund të lëvizin nga një atom në
tjetrin.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Lidhjet metalore
Nqs ekziton energji për të mundësuar lëvizjen e tyre, elektronet e
shtresës së jashtme janë të lira për tu shpërhapur përmes strukturës;
ndonjëherë duke u hedhur dhe herë të tjera duke zëvendesuar një elektron që
formon një lidhje kovalente.
Elektronet “endëse” janë arsyeja që metalet shfaqin tipare kaq të veçanta si:

– konduktiviteti (përçueshmëria termike dhe elektrike) dhe


– patejdukshmëria (turbullira).
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Lidhja Van der Waals
Lidhja Van der Waals nuk përfshin shpërndarjen e elektroneve, por është
thjesht tërheqjen e dobët elektrostatike midis jonesh të caktuara që kanë larguar
ose shpërndarë elektrone dhe kanë formuar bashkime të reja.
Megjithëse lidhja Van der Waals është e dobët (shumë më e dobët se ajo
jonike, kovalente ose metalore) ajo luan rol të rëndësishën në strukturën e
mineraleve të caktuara.
Grafiti është një shembull shumë i mirë.
Grafiti përmban vetëm atome të karbonit dhe ka strukturën e një
drejtkëndëshi në të cilin atomi i karbonit ka tre fqinjë më të afërt në tre qoshet e
një trekëndëshi barabrinjës.
Atomet e karbonit janë të lidhura në mënyrë kovalente brenda këtyre faqeve
dhe si rezultat këto faqe janë shumë të forta dhe fleksibile.
Grafiti i përdorur në një raketë tenisi ose shkop golfi përdor lidhjet e forta
kovalente nëpër këto faqe.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Lidhja Van der Waals
Kurse faqet e afërta të grafitit mbahen të lidhura nga lidhjet e dobëta Van der
Waals.
Këto lidhje Van der Waals janë kaq të dobëta sa mund të thyhen lehtësisht.
Grafiti e ndiejmë rëshkitës kur e prekim me gishta sepse fërkimi i thyen
lidhjet Van der Waalt-ëse dhe shtresat rëshkasin lehtësisht njëra pas tjetrës.
Grafiti përdoret si lubrifikant për temperatura shumë të larta dhe në çdo rast
është pjesë e këtyre lidhjeve të Van der Waals-tëse.
Pluhuri talk (pudra) është një shembull tjetër i lidhjes Van der Waals-tëse.
Talku minerali në pudrën talk ka një strukturë të ngjashme shtresore me atë
të grafitit, sepse këto shtresa mbahen të lidhur nga lidhjet Van der Waals-tëse.
Pudra talk është e butë dhe e rëshkitëshme sepse lidhjet Van der Waals-tëse
thyhen lehtësisht.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Strukturat kristalore
Ndërsa atomet në gazra dhe lëngje janë përzierë rastësore.
Atomet në shumicën e trupave të ngurtë organizohen të rregullta, në modele
gjeometrike, si vezët në një karton.
Modeli gjeometrik që atomet marrin në një trup të ngurtë quhet struktura
kristalore.
Trupat e ngurtë që kanë struktura kristalore thuhet të jenë kristalorë.
Trupat e ngurtë që nuk kanë struktura kristali janë amorfe (greqisht për pa
formë).
Qelqi dhe qelibari janë shembuj të trupave të ngurtë amorf.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Strukturat kristalore
Të gjithë mineralet janë kristalorë, dhe struktura kristalore e një minerali
është një pronë unike e atij minerali dhe gjithë ekzemplarët e tij kanë strukturë
identike kristali.
Trupat amorfë kalojnë në lëndë kristalore, sepse këto janë më të
qëndrueshme krahasuar me gjendjen amorfe.
Krijimi i kristaleve shoqërohet me çlirim energjie gjatë ftohjes, ngurtësimit,
apo edhe ngrirjes (ngrirja në frigorifer).
Ndërsa prishja e lëndës kristalore dhe kristaleve, kërkon energji për
shkrirjen e trupave të ngurtë.
Arsyeja që trupat e ngurtë kristalorë kanë përhapjen më të madhe
gjeografike është se më lehtë ndodh krijimi i tyre (me ftohjen, ngurtësimin, apo
edhe ngrirjen) sesa shkatërimi (nga shkrirja).
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
Për njerëz të ndryshëm fjala mineral nënkupton gjëra të ndryshme, por për
shkencëtarët që studiojnë Tokën kuptimi është shumë specifik:

Mineral është çdo element ose përbërës kimik i formuar në mënyrë


natyrale, që ka një përbërje të caktuar dhe një strukturë karakteristike kristalore
të formuar brendësi ose në koren e Tokës, prej proceseve gjeologjike .

Psh., diamanti është një mineral. Ai është formuar natyralisht, është i


ngurtë dhe përbëhet nga elementit kimik i karbonit.

Të gjitha atomet e karbonit lidhen së bashku në mënyrë të rregullt në një


varg gjeometrik karakteristik i quajtur struktura kristalore e diamantit.
MINERALET dhe SHKËMBINJTË
• Qymyri i ngjan diamantit sepse është kryesisht karbon.

• Por qymyri nuk është mineral, ai është shkëmb.

• Përveç karbonit të tij, qymyri përmban shumë përbërje kimike, e


cila ndryshon nga mostra në mostër duke mos patur pra një
përbërje specifike.

• Qymyri nuk ka një strukturë karakteristike kristalore.


VETITË e MINERALEVE
Pesha specifike

Struktura e brendshme e mineraleve u jep atyre një numër të caktuar


vetish fizike, kimike dhe organoleptike.

Disa nga vetitë fizike më të rëndësishme të mineraleve janë:

– Pesha specifike shpreh raportin midis peshës së një trupi dhe


vëllimit të njëjtë të ujit të distiluar në 4°C.

Është një prej vetive më të rëndësishme për njohjen e mineralit.

Pesha specifike përcaktohet me piknometër, ose me metodën e lëngjeve të


rënda.
VETITË e MINERALEVE
Fortësia e mineralit
– Fortësia është rezistenca që tregon minerali ndaj fërkimit me
një trup tjetër të mprehtë.

Fortësisa e mineraleve matet me pajisjen e quajtur sklerometër.

Në bazë të fortësisë mineralet i ndajmë në:


- të butë talku dhe gipsi, që gërvishten me thua.
- me fortësi mesatare, kalciti, fluoriti e apatiti,
gërvishten me majë çeliku,
- të fortë, diamanti, që nuk gërvishtet as nga
maja e një objekti çeliku.
VETITË e MINERALEVE
Copëtimi & fraktura
Copëtimi është vetia e thyerjes së mineraleve përgjatë planesh të
caktuara me rezistencë të ulët.

Copëtimi shkaktohet nga forca e lidhjes kristalore, që ka vlera jo të


njëjta në drejtime të ndryshme.

Sipërfaqet e copëtimit janë paralele me sipërfaqen e kristaleve.

Diamanti, minerali më i fortë, ka sipërfaqe copëtimi.

Copëtimi varet nga fortësia.

Fraktura është thyerja jo e sheshtë dhe e çrregullt e minerali në shumë pjesë.


Ajo ndodh atje ku nuk ka faqe copëtimi dhe nën ndikimin e një veprimi
mekanik.
VETITË e MINERALEVE
Rezistenca & Elasticiteti& Plasticiteti

Rezistenca është qëndrueshmëria e një trupi ndaj thyerjes, kur ai është


nën presion.

Elasticiteti është vetia e përkuljes së mineralit kur mbi të ushtrohet


forcë dhe rikthimi sërish në formën e mëparshme pas ndërprerjes së forcës.

Plasticiteti është modifikimi i formës së trupave të ndryshëm prej


trysnisë së ushtruar, por pa mundur të kthehen në gjendjen fillestare.

Plastike janë p.sh. mineralet prej argjile, të cilat të ngopura nga uji edhe
mund të marrin forma të çfarëdoshme.
VETITË e MINERALEVE
Petëzimi & Përkulshmëria

Petëzimimi është cilësia e mineralit për të marrë një tjetër formë, por
pa u prishur.

Ari është minerali më i petëzueshëm.

Përkulshmëria është aftësia e disa mineraleve që lakohen pa u prishur.

Nëse një mineral është i përkulshëm ai kthehet në pozicionin e tij


origjinal pasi lëshohet.

Minerali më i përkulshëm është platini, i ndjekur nga argjendi e bakri.


VETITË e MINERALEVE
VETITË e TJERA të MINERALEVE

Vetitë termike shprehin kapacitetin thithës të nxehtësisë. Ato mund të


zgjerohen kur ngrohen ose kalojnë në gjendje të lëngët nëse ftohen.

Ndjeshmëria magnetike është vetia e disa mineraleve si oksidi i


hekurit për tu tërhequr lehtësisht nga një magnet.

Përcjellshmëria e rrymës elektrike është vetia e mineraleve për të


qenë përcjellës të mirë ose të këqij të rrymës.

Disa minerale kanë gjithashtu aftësinë për t’u ngarkuar me elektricitet


nëse nxehen ose ftohen dhe kur janë nën presion ngjeshës ose tërheqës.
VETITË e TJERA të MINERALEVE

Vetitë organoleptike të mineraleve vlerësohen me anë të shqisave


tona të ndijimit.

Duke e prekur vlerësohet lyrësia e talkut ose grafitit. Me buzë mund të


ndiejmë lagështinë e baltës ose të argjilës së bardhë (kaolinës).

Vetitë optike, përveç përcaktimit të ngjyrës, shkëlqimit, transparencës


së një minerali kanë lidhje me përthyerjen e një rrezeje drite që kalon në
sipërfaqen e një kristali.

You might also like