You are on page 1of 33

Tema 8 Grupi IA i metaleve alkaline.

Karakteristika te pergjithshme
1. Litiumi 1 orë
2. Gjendja ne natyre, vetite dhe perdorimet e litiumit
3. Komponimet e litiumit
4. Natriumi 1 orë
5. Gjendja ne natyre, nxerrja, vetite dhe perdorimet e
natriumit.
6. Komponimet e natriumit.
7. Kaliumi 1 orë
8. Gjendja ne natyre, pergatitja.
10.Komponimet e kaliumit.
11.Rubidiumi dhe ceziumi
Grupi IA i metaleve alkaline

8.1. Karakteristika te pergtthshme


Keto metale kane marre emrin alkaline sepse oksidet,
hidroksidet dhe karbonatet e tyre jane quajtur nga arabet al-kali.
Meqenese Na dhe K u fituan nga hidroksidet e tyre, atehere edhe keto
metale u quajten alkaline. Jane shume elektropozitive. Formojne jonet
pozitive Me+ (numri i oksidimit +1).
Në nënnivelin s të shtresës së jashtme kuantike kanë një elektron. Shtresa
e parafundit ka konfiguracion elektronik të qëndrueshëm, të ngjashëm me
shtresën kuantike të jashtme të atomeve të gazeve të plogët përkatës s 2p6
(në atomin e litiumit s2). Si rrjedhim atomet e elementëve të këtij grupi e
japin lehtë elektronin dhe shfaqin valencën +1 në komponimet e tyre.

Vetia më karakteristike për metalet alkaline është aktiviteti i madh


kimik i tyre reduktues. Kjo veti kushtëzohet me lidhjen e dobët të elektronit
të jashtëm me bërthamën dhe gjen shprehjen e saj në madhësitë e
potencialeve të jonizimit. Potenciali i jonizimit për shkëputjen e elektronit të
parë (potenciali 1) zvogëlohet, nga litiumi, (5.40eV) tek ceziumi (3.99eV).
Sipas madhësisë potencialet e I-rë të jonizimit të metaleve alkalinë nuk
janë të mëdhenj, por të dytët dhe veçanërisht të tretët arrijnë në dhjetra bile
në qindra eV. Prandaj metalet alkalinë nuk mund të shfaqin valencën më të
madhe se 1. Litiumi sipas shumë vetive dallohet nga elementët e tjerë të
grupit, mbasi tek ai mbështjellja e brendëshme ka vetëm dy elektrone.
Kripërat e litiumit p,sh karbonatet, fosfatet në dallim nga po këto kripëra të
metaleve të tjerë treten keq në ujë. Në disa drejtime litiumi është i
ngjashëm me metalet alkalino tokësorë.

Duke kaluar nga litiumi tek ceziumi prirja për të dhënë elektronin
(vetitë reduktuese) forcohet. Gjatë bashkëveprimit me hidrogjenin formojnë
hidrure në të cilat hidrogjeni është i ngarkuar negativisht. Tek litiumi dhe në
një masë më të vogël në metalet e tjerë alkalinë vërehet dhe prirja për
formimin e lidhjeve kovalente, lidhje e tillë ekziston p.sh në molekulat
dyatomike të metaleve (Li2, Na2) që përftohen gjatë avullimit.

Komponimet e tyre jane jonike, por edhe FrF (fluoruri i


franciumit) qe do te ishte komponimi me jonik, 6% te lidhjes e ka
kovalente.
Karakter kovalent me te thekesuar gjejme tek komponimet e Li, meqenese
joni Li+ eshte me permasa te vogla dhe raporti q/r (ngarkesa e jonit I rreze
e jonit) eshte me i madh se per jonet e tjera; si rrjedhim ai ka veti
polarizuese me te fuqishme ndaj anionit. Po keshtu edhe
qe eshte me i vogel se per metalet e tjere, shpjegohet me raportin q/r. Kjo i
jep mundesi jonit Li+ qe te hidratohet fuqishem, gje qe shpie ne
shvendosjen e ekuilibrit: Li: Li++e-, ne te djathte.
Ne saje te rrezeve te tyre atomike dhe jonike te medha si dhe te
humbjes me lehtesi te elektronit te shtreses se jashtme, metalet
alkaline jane: te lehta, te buta, shkrijne ne temperatura te uleta, jane
flurore dhe reduktues te fuqishem,
Komponimet qe formojne me jometalet e gr.vrA dhe vn- jane jonike dhe
diamagnetike.
Litiumi dallon nga metalet e tjera alkaline nga struktura e
vecante elektronike e tij dhe permasat e vogla te atomit dhe te jonit te
tij. Ai paraqet analogji me magnezin. Edhe natriumi, dallon pak nga
metalet e tjera alkaline. Ai paraqet analogji me argjendin. Metalet: K,
Rb, Cs, Fr, kane me teper ngjashmeri midis tyre. Jonet e tyre, persa u
perket permasave afrohen me ate te jonit NH4+. Metalet alkaline kane
ngjyre te bardhe (vec Cs qe eshte i verdhe). Kriprat e K, Rb, Cs,
kristalizojne ne gjendje anhider, kurse ate te Li dhe me pak te Na, qe i
kane rrezet e joneve te tyre te vogla, jane te hidratuara. Te gjitha
kriperat e metaleve alkaline, kur anioni eshte pa ngjyre, jane pa ngjyre, ato
treten relativisht mire ne uje. Kriperat e metaleve alkaline
me acide te dobeta, hidrolizojne dhe krijojne mjedis bazik.
Kriperat flurore te metaleve alkaline e ngjyrosin flaken pa ngjyre te llampes
me ngjyra karakteristike: Li (te kuqe karmin), Na (te verdhe), K (vjollce), Rb
(te kuqe), Cs (te kalter).
Funksioni biologjik i natriumit dhe kaliumit

Jonet Na+ dhe K+ gjenden në sasi afërsisht të barabartë në trupin e


kafshëve. Jonet Na+ ndodhen kryesisht në lëngjet e organizmit si psh në
plazmën e gjakut, në limfë në lëngun gastrik, në atë të zorrëve etj. Jonet K +
përkundrazi ndodhen kryesisht brenda qelizave. Jonet e Na + së bashku me
jonet e K+ kryejnë funksionin e transmetonjësit të impulsit nervor. Si pasojë
e shpejtësisë së ndryshme të depërtimit të joneve K + e Na+ përmes
membranave të qelizave nervore, midis pjesëve të brendëshme dhe të
jashtme të membranës së neutronit lind diferencë potenciale, që ndyshon
gjatë fibrës nervore. Jonet Na+ luajnë rol të rëndësishëm në mbajtjen e
regjimit ujor të organizmit. Sasia e tepërt e joneve të natriumit siguron
mbajtjen në organizëm të ujit. Kripërat e Na dhe metaleve të tjerë
përcaktojnë ekuilibrin osmotik në qelizat dhe ndikojnë në funksionet e
sistemeve fermentative.

Jonet e kaliumit së bashku me jonet e natriumit marrin pjesë në


transmetimin e impulsit nervor sipas sistemeve të neutroneve. Ritmi normal
i punës së organizmit, në veçanti ritmi i tkurrjes së zemrës mbahet për një
përqëndrim të caktuar të joneve Na+ e K+.

Jonet e kaliumit në organizmat e gjalla janë më pak se jonet e


natriumit dhe rritja e përqëndrimit të kaliumit ushtron veprim të dëmshëm.

Në organizmin e njeriut përmbahet rreth 3 .10-6 të izotopit radioaktiv


të kaliumit. Në çdo sekondë në trupin e njeriut kryhen rreth 5 . 10-3
shndërrime radioaktive të atomeve të kaliumit. Tek bimët roli i këtyre
elementëve nuk është i njëjtë. Kaliumi asimilohet lehtësisht nga bimët dhe
luan një rol të rëndësishëm fiziologjik në shkëmbimin e lëndëve, ndërsa
natriumi asimilohet me vështirësi dhe bimët nuk vuajnë nga mungesa e
natriumit në tokë.

Për këtë arsye bimët janë shumë të pasura në kalium dhe të varfëra
në natrium. Kaliumi, i asimiluar nga bimët grumbullohen më tepër në
kërcejt e gjethes. Në bimët kaliumi kushtëzon fotosintezën dhe stimulon
proceset e lidhur me rritjen e farës. Bimët që grumbullojnë më shumë
kalium janë liri, kërpi, duhani, patatja, panxhar sheqeri, etj.

Mbasi këto bimë përdoren për qëllime industriale, kaliumi i


përvetësuar prej tyre nuk i kthehet përsëri tokës dhe ajo varfërohet.
Prandaj për të shtuar aftësinë ushqyese të tokës është e nevojshme që të
bëhet pasurimi i saj jo vetëm me azot e fosfor, por edhe me kalium. Kështu
kaliumi bën pjesë në “treshin” e makroelementëve më të rëndësishëm për
bimët N.P.K.

Kaliumi është element i pazëvëndësueshëm për bimët dhe kafshët.

A. Litiumi

Litiumi 2s1 kristalizimi kubik


qenderzuar

Test flaka e Li
U zbulua me 1817 nga Arfvedson tek aluminosilikatet. U perftua me 1855
nga Bunsen (ne gjendje metalike). Emrin ia vuri Berceliusi. Vjen nga
greqishtja: litos - gur.

8.2· Gjendja ne natyre, vetite dhe perdorimet e litiumit


Litiumi si reduktues i fuqishem gjendet vetem ne trajte komponimesh.
Njihen disa minerale, me i rendesishmi eshte spodumeni:
(LiAl(SiO3)Fitohet me elektrolizen e LiCI te shkrire.
Litiumi eshte metal i bute (me i forte se metalet e tjera alkaline),
Eshte me pak reduktues se ato. Formon lehte jonin Li+ me elementet qe
kane afinitet te madh per elektronin. Me keto elemente trajton kripra
kristalore p.sh. LiCl. Ne tretesirat ujore Li+eshte fortesisht i hidratuar.
Me O2 dhe N2, litiumi vepron qe ne temperaturen e zakonshme
duke dhene oksidin dhe nitrurin e litiumit:

Ne temperature me te larte se 200°C ndizet ne ajer duke dhene


Li2 0. Ne nje atmosfere me F2 dhe Cl2 merr flake ne temperaturen e
zakonshme. Ndizet edhe ne avujt e Br2 dhe I2. Me nxehje bashkohet
me S, C, H2 etj. Me ujin vepron sipas barazimit:

Litiumi perdoret per pergatitjen e nje sere aliazheve me AI, Mg, Zn, Cd, Pb,
Ca. U jep aliazheve nje sere vetish te cmuara fizikokimike, p.sh. aliazhet e
Al me 1% Li, kane qendrueshmeri mekanike dhe qendrueshmeri ndaj
korrozionit. Bakrit teknik me 2% Li i rritet shume percjellshmeria elektrike.
Izotopi i litiumit3 6Li qe ndodhet ne masen 7,3 % ne perzierjen izotopike
natyrore gjen perdorim per pergatitjen e tritiumit, nepermjet bombardimit
neutronik ne reaktoret berthamore:

Litiumi perdoret edhe si bartes i nxehtesise ne reaktoret bertharnore.

8.3. Komponimet e litiumit


Hidruri LiH, fitohet nga bashkeveprimi i litiumit me hidrogjen re 700-800°C.
Eshte substance e bardhe kristalore me temperature shkrirje 668°C. Eshte
hidruri me i qendrueshern i grupit te IA LiH ka yeti reduktuese:

Oksidi (Li2 O), hidroksidi (LiOH) jane substanca te ngurta te tretshme ne


uje. Li2O eshte oksidi me i qendrueshem i metaleve alkaline, ai formohet
nga veprimi direkt i metalit me O2. Me ujin Li2O vepron sipas barazimit:

Hidroksidi i litiumit, fitohet edhe me elektrolizen e tretesires


ujore te nje kripe te tretshme te litiumit. Tretshmeria ne uje e LiOH
eshte me e vogel se e hidroksideve te metaleve te tjera alkaline. LiOH
eshte i vetmi hidroksid alkalin i cili dehidratohet (ne 800°C), duke formuar
oksidin e litiumit:

Halogjenuret e litiumit fitohen nga bashkeveprimi i Li 2O ose Li2CO3


me acidet halogjenhidrike HX. Ato treten ne uje, vec LiF qe eshte pak
i tretshem (0,26%). Ne qofte se ne tretesirat ujore te litiumit kalohet
nje rryme me halogjenur hidrogjeni HX , kristalizojne halogjenuret
perkatese te litiurnit.
Nder kriperat e tjera te litiumit permendim nitratin LiN0 3, karbonatin Li2 C03
dhe fosfatin Li3 P04. Nitrati dhe karbonati me nxehje shperbehen sl dhe
kriperat perkatese te metaleve alkalinotokesore:

Pak te tretshem ne uje, jane karbonati (1,3%) dhe fosfati


(0,04%).
Litiumi gjate veprimit me halogjenure alkili ne mjedis benzeni,
fonnon komponime metalorganike p.sh:

Komponimet metalorganike te Li, zevendesojne reaktivet e


Grinjar-it (Grignard) (shih 9.5.1.). Ato perdoren edhe si
katalizatore
per polimerizimin e butadienit dhe izoprenit.

Ngjyra e flakes se Li e kuqe


A. Natrium

  3s1 kristalizimi kubik qenderzuar

U fitua nga Devi me 1807 me ane te elektrolizes se NaOH te


shkrire. Emrin ia dha Berceliusi me 1811. Natrium vjen nga fjala
"natron" me te cilen alkimistet trgonin karbonatin e natriumit.

8.4.Gjendja ne natyre, nxjerrja, vetite dhe perdorlmet e natriumit

Natriumi eshte nga elementet me te perhapura ne natyre.


Mineralet kryesore jane haliti (NaCI), mirabiliti (Na2SO4..10H2O),krioliti (Na3
AIF6 ), boraksi (Na2B4 07 10H2O) etj ..
haliti (NaCI), impiant NaCI

Kripërat e natriumit treten mirë, prandaj shpëlahen shpejtë dhe


përmbahen në tokë në sasi të vogla. Kloruri i natriumit ndodhet gjithmonë
në ujin e detit. Natriumi së bashku me kaliumin ndodhen në sasira të
mëdha në formën e aluminosilikateve nga zbërthimi i të cilave formohen
komponime më të thjeshta të tretëshme në ujë. Jonet e kaliumit
absorbohen nga koloidet e tokës dhe kalojnë pastaj në bimët ndërsa jonet
Na+ duke u lidhur me jone të tjerë si p.sh Cl - kalojnë në ujrat e deteve dhe
të oqeaneve. Kështu shpjegohet pse jonet Na + ndodhen në këto ujra në
koncentrime 60 herë më të mëdha nga ato të joneve K +. Natriumi natyror
përbëhet nga një izotop me masë 23. Njihen gjthashtu 6 izotopë radioaktivë
artificialë. Në biologji dhe mjekësi përdoret izotopi 24Na.

Nxirret nga
elektroliza e NaCI te shkrire (tsh= 900°C) ose e NaOH te shkrire (tsh=
328°C). Me i lehte eshte fitimi nga NaOH:

4NaOH=4Na++4OH-
Katode 4Na++4e-=4Na

Anode 4OH-=2H2O+O2+4e-
Ne shkalle industriale, Na pergatitet edhe me elekrolizen e nje perzierjeje:
60% CaCl2 me 40% NaCl. Kjo perzierje shkrin ne 600°C.
Ne keto kushte ne katode vecohet Na qe permban rreth 5% Ca si
papasterti, Ky produkt shkrihet dhe me ftohje formohen kristale te nje
aliazhi mjaft te pasur me Ca, kurse lengu eshte natrium me 0,04% Ca.
Natriumi eshte metal i lehte dhe qe shkrin ne temperature te
ulet (shih tab.8.1). Eshte metal aktiv. Ne ajer mbulohet menjehere nga
shtrese hidroksidi ne saje te bashkeveprimit me lageshtine. Ruhet ne
vajguri. Vepron me vrull me ujin:

Digjet ne ajer te thate:

Me nxehje vepron me hidrogjenin:


Tretet ne amoniak (leng) dhe veprori ngadale me te:

Natriumi perdoret ne industrine e ngjyrave. Perdoret si reduktues per


perftimin e disa metaleve (Nb, Ta etj.), per perftimin e Na 202, NaNH2, NaH.
Perdoret gjithashtu si kembyes nxehtesie ne reaktoret berthamore.

8.5. Komponimet e natriumit


Oksidi Na20, nuk ka rendesi praktike, fitohet duke nxehur perzierjen e Na
me Na2 02 (peroksid natriumi).

Me ujin vepron me energji duke dhene hidroksidin e natriumit

Peroksidi Na202, eshte substance kristalore me ngjyre te verdhe. Ne


industri fitohet duke djegur Na ne ajer te thate,
Temperatura e shkrirjes se Na202 eshte 469°C. Me ujin vepron sipas
barazimit:

Ne mjedis bazik H202, zberthehet ne H20 dhe O2 . Na202


bashkevepron me acide

Meqenese oksigjeni tek Na202 ka numer oksidimi te ndermjetem (-1),


ai shfaq veti oksiduese dhe reduktuese, sikurse edhe H 2O2
Na202 bashkevepron me gazin karbonik dhe jep

Kjo veti shfrytezohet duke e perdorur Na202 ne mjedise te mbyllura per


pastrimin e ajrit, p.sh. ne nendetese etj. Na 202 perdoret ne sasi te medha si
zbardhues i celulozes, letres dhe pambukut.

Hidroksidi i natriumit, NaOH,

Eshte komponim jonik me rrjete kristalore kubike fage centruar si dhe NaCl.
Paragitet si mase opake, pa ngjyre, mikrokristalor qe pluhuroset lehte,
shkrin ne 328°C.
Distilon pa u shperbere duke formuar molekula dimere te cilave u
pergjigjet struktura me lidhje hidrogjenore:

NaOH

Hidroksidi i natriumit eshte shume higroskopik. Kur tretet ne uje cliron


nxehtesi: ne O°C, 100 g uje tresin 40 g NaOH, ne 100°C tresin 342g.
Tretesirat e hidroksideve alkaline jane plotesisht te shperbashkuara dhe
rezultojne shume gerryese sidomos ndaj mukozes.
Ne kete drejtim jane me te rrezikshme se H2S04, HN03 dhe HCI te
perqendruar, Hidroksidi i natriumit, fitohet me elektrolizen e tretesires
ujore te NaCl:

a. ne elektrolizer me diafragme,

b. ne elektrolizer me katode merkuri,


Elektrolizeri me diafragme (fig.S.2). Elektroliza e nje tretesire ujore te
klorurit te natriumit me katode hekuri dhe anode grafiti shoqerohet me
clirimin e hidrogjenit dhe te klorit dhe ne qofte se zona katodike eshte e
ndare nga ajo anodike, ne zonen katodike fitohet tretesire e holluar e
NaOH.
Shellira hyn nga D, mbush zonen anodike A' dhe kalon ne zonen katodike
B' nepermjet diafragmes C: Fluksi i lengut, shkaktohet nga diferenca e
niveleve ne dy zonat. Tretesira e NaOH shkarkohet tek E.
Reaksionet elektrodike qe ndodhin jane:

Reaksioni permbledhes eshte:


Tretesira e zones katodike avullohet ne kazane nen vakum ku vecohet
pjesa me e madhe e NaCl, ne forme kristalesh. Lengu I mbetur avullohet
deri ne vecimin e NaOH te ngurte.
Joni H+ i ujit, megjithese ndodhet ne sasi shume te vogel shkarkohet
perpara jonit Na+. Kjo sepse potenciali i tij (E = - 0,82V), I njehesuar duke
supozuar se tretesira ne afersi te katodes e ka pH = 14, eshte shume me
pak negativ se ai i Na (E°=-2,7 V). Klori (E0 =+1,36V), shkarkohet perpara
oksigjenit (E0 =+1,23 V, i njehsuar ky duke supozuar se tretesira ne afersi
te anodes e ka pH = 0), sepse ky i fundit ne keto kushte paraqet nje
mbitension te larte. Zona anodike dhe katodike mbahen te ndara me nje
diafragme (qe mund te jete karton azbesti ose beton special), neper te cilen
krijohet nje fluks I dobet i lengut nga anoda ne katode, qe pengon migrimin
e joneve OH- ne zonen anodike, ku do te vepronin me klorin duke formuar
hipoklorit. E meta kryesore e metodes me diafragme eshte se vetem
nje pjese e NaCI shnderrohet ne NaOH i cili arrin ne pergjithesi nje
perqendrim prej 10-12%. Gjate perqendrimit, nepermjet avullimit nen
vakum, NaCl vecohet pothuajse i gjithe dhe tretesira arrin perqendrimin
rreth 50% NaOH, duke permbajtur rreth 1% NaCl. Kjo tretesire perdoret
keshtu ose avullohet ne ene hekuri derisa fitohet NaOH i shkrire. Tensioni i
shperberjes eshte rreth 4V per nje celule, kundrejt tensionit teorik te
shperberjes prej rreth 2,2V (tensioni I shperberjes = tensioni anodik -
tensioni katodik = 1,36 - (- 0,82) =2,18 =2,2V). Rendimenti irrymes eshte 90
- 95 %, kurse rendimenti I pergjithshem energjetik (energjia e perdorur I
energjia e njehesuar) x 100, eshte rreth 50%.

Elektrolizeri me katode merkuri (fig.S.3).


Elektroliza e tretesires se NaCl me katode merkuri, shpie ne formimin e
amalgams te natriumit e ci1a me tej shperbehet me uje duke formuar
NaOH te paster:

Fig.8.3. Elektrolizeri me katode merkuri per pergatitjen e NaOH. Tek A


formohet amalgama dhe clirohet Cl2. Tek B shperbehet amalgama dhe
clirohet H2. Shellira hyn nga C dhe del tek D. Klori del tek E. Uji mbasi
vepron me amalgamen del si NaOH me perqendrim 40-50%. Levizja e
Hg (ose e amalgames) ndodh per gravitet dhe pastaj me pompen G
nepermjet rruges F, dergohet ne elektrolizerin A.

Shkarkimi i natriumit dhe i metaleve te tjere alkaline mbi merkur,


favorizohet nga fakti se formimi i amalgames *( Quhen amalgama aliazhet
e metal eve me rnerkur. Behet fjale per komponime nderrnetalike Ie tretura
ne teprice merkuri) ul tensionin e shkarkimit te joneve Na+ dhe per efekt te
mbitensionit rrit ate te joneve H+. Keshtu, duke bere elektrolizen e nje
tretesire te NaCl me anode grafiti dhe katode merkuri, ne anode do te
clirohet klor dhe ne katode do te formohet amalgam a e natriurnit.
Amalgama e natriumit e holluar (rreth 0,1% Na), shperbehet pastaj me uje
ne prani te nje metali mbi te eilin mbitensioni i hidrogjenit eshte i vogel.
Epersia e kesaj metode eshte se mund te fitohet drejtpersedrejti hidroksidi i
natriumit i perqendruar (deri ne 80 %), qe nuk permban klorure dhe
papasterti te tjera. Mangesite jane: ngurtesimi i kapitalit per merkurin,
tensioni i larte i ushtruar dhe sidomos toksieiteti i merkurit.

Pergatitja e NaOH nepermjet kaustifikimit te sodes.

Hidroksidi i natriumit mund te fitohet nga karbonati i natriumit per


efekt te reaksionit te meposhtern te kembimit, qe quhet kaustifikim:

Ky reaksion kryet ne ene hekuri te paisura me perzieres.


Tretesira e fituar eshte e turbullt, lihet te dekantoje dhe filtrohet per te
vecuar karbonatin e kaleiumit. Ajo eshte e perbere nga hidroksidi i
natriumit i holluar dhe i papaster.

Karbonati i natriumit Na2CO3,


Karbonati i natriumit Na2CO3,quhet zakonisht soda Solvej (Solvay),
pergjithesisht paraqitet si pluhur i bardhe mikrokristalin (tsh=850°C).
Formon tretesira fortesisht alkaline per shkak te hidrolizes. Gjendet ne
natyre ne disa liqej te kripur dhe ne disa burime minerale. Eshte mjaft i
tretshem ne uje dhe formon hidrate tendryshme, me i zakonshmi nder te
cilat eshte Na2CO3·10H20 .
Karbonati i natriumit eshte nje nga produktet me te rendesishem te
industrise kimike inorganike dhe prodhohet gjithmone me metoden
Solvej qe bazohet ne reaksionet:
.

Reaksioni permbledhes eshte:

pra nepermjet reaksioneve: (1), (2), (3), (4), (5), (6), kripa e gjelles
dhe guri gelqeror japin karbonatin e natriumit.
Procesi industrial qe zhvillohet ne menyre te vazhduar, perfshin
operacionet e meposhtme:

1. Pergatitja e tretesires se ngopur te NaCl.

2. Ngopja e tretesires se NaCl me amoniak.

3. Ngopja me dioksid karboni ne 40-50°C dhe precipitimi I metejshem i


NaHC03 . Procesi kryhet nen trysni.

4. Filtrimi i NaHCO3 te precipituar.

5. Shnderrimi i NaHCO3 ne Na2CO3 nepermjet nxehjes ne 200°C.

Kjo metode eshte e mundur, sepse hidrogjenkarbonati I natriumit duke


qene me pak i tretshem nder kater kriprat qe marrin pjese ne reaksionin
jonik te shprehur me barazimin (2), vecohet ne gjendje kristalore dhe per
pasoje ky reaksion zhvillohet djathtas.
Dioksidi i karbonit i nevojshem per procesin, fitohet nga pjekja
e gurit gelqeror (reaksioni (4)).

Oksidi i kalciumit qe fitohet, shnderrohet ne hidroksid kalciumi dhe sherben


per rikuperimin e amonjakut te mbetur ne ujrat meme ne formen e klorurit
te amonit.

Me poshte po paraqesim skemen principiale te nje impianti solve per


prodhimin e Na2CO3

Fig. skemen principiale te nje impianti solve

Karbonati i natriumit perdoret per prodhimin e sapuneve, te qelqit te


zmaltove, ne industrine e letres, ne pergatitjen e shume kriprave te
natriumit, ne lavanderi dhe ka cmim mjaft me te ulte se NaOH.
Hidrogjenkarbonati i natriumit NaHCO3 i quajtur
zakonisht bikarbonat (soda e bukes), fitohet duke shfrytezuar
tretshmerine e vogel te kesaj kripe ne krahasim me ate te karbonatit.
Nepermjet ngopjes me CO2 te nje tretesire te ngopur te Na2CO3, sipas
reaksionit :
CO2 + 2 NaOH → Na2CO3 + H2O

Na2CO3 + CO2 + H2O → 2 NaHCO3

fitohet hidrogjenkarbonati i natriumit. NaHCO3 eshte pluhur i bardhe


kristalor. Ne te ftohte tretesira ujore e tij e ka pH = 8,5, me ngrohje
tretesira ujore humbet CO2 (hidrolize) dhe tretesira behet fortesisht
alkaline. Perdoret per asnjanesimin e hiperaciditetit gastrik, i perzjere
me acid tartrik ose citrik perdoret per pergatitjen e pluhurave per uje te
.gazuar, perdoret edhe per pergatitje embelsirash.

2 NaHCO 3 → Na 2 CO 3 + H 2 O + CO 2

Hidruri i natriumit NaH, fitohet duke vene te veproje ne te nxehte


natriumin me hidrogjen. I ngjet hidrurit te litiumit LiH, por eshte me i
paqendrueshem. Perdoret si dezoksidues ne prodhimin e celikut.
Halogjenuret e natriumit, jane substanca kristalore (kubik faqecentruar),
pa ngjyre, jane komponime jonike, treten mire ne uje, kane shije te kripur.
NaCl ndodhet me shumice ne natyre.
Halogjenuret e tjera pergatiten:

l. Nga veprimi i acideve halcgjenhidrike me NaOH ose Na2CO3:

2. Me reaksione kembimi

Fluoruri i natriumit ka yeti toksike. Halogjenuret e natriumit nuk jane


higroskopike. Qullja e kripes se gjelles i detyrohet pranise ne te, te kriprave
te magnezit.
Sulfati, sulfuri, nitrati dhe nitriti i natriumit
Sulfati i natriumit: Na2S04, fitohet nga kloruri i natriumit dhe acidi sulfurik
sikurse eshte treguar ne paragrafin 3.6. Tregetohet ne gjendje anhidre dhe
si dekahidrat. Eshte shume i tretshem ne uje(ne 32,4°C tretet ne masen
33%), shkrin ne 884°C.
Sulfuri i natriumit Na2S, pergatitet nepermjet reduktirnit te
sulfatit me qymyr ne te nxehte (700-900°C).

ose duke reduktuar polisulfurin me amalgame natriumi. Ne praktike


tretet squfur ne nje tretesire te perqendruar te Na 2S per te fituar Na2S4
e cila pastaj vihet te veproje me amalgamen e natriumit qe vjen nga
nje elektrolizer:

Sulfuri i natriumit eshte shume i tretshern ne uje, nga ku kristalizon si


eneahidrat.

Nitrati i natriumit NaN03 (shih edhe 5.5.6), e ka ternperaturen e shkrirjes


306,8°C, eshte produkt natyror qe gjendet ne brigjet veriore te Kilit ne
shtresa qe permbajne nga 10-53 % NaN03,
si dhe NaCl, Na2S04 , kripera te magnezit etj. Nga kjo lende e pare
nepermjet kristalizimit te thjeshte nga uji fitohet nje perberje me 95%
NaN03 qe dikur eshte perdorur (ne kete forme) si pleh, si dhe per
pergatitjen e acidit nitrik. Sot NaN03 , pergatitet nga acidi nitrik
sintetik dhe soda Solvej.

Nitriti inatriumit NaN02 (shih edhe 5.5.3) e ka temperaturen


e shkrirjes 271 "C, eshte mjaft i perdorshem ne industrine e ngjyrave
dhe pergatitet nga "avujt nitrore"(NO + N02) dhe karbonati I natriumit:

Dikur fitohej se bashku me te ashtuquajturin Iitarge (PbO)


nepermjet trajtimit te plumbit te shkrire me nitrat natriumi te shkrire :
Test ii flakes i verdh

Natriumi dhe rjedhesit kryesore te tij


C – Kaliumi

4s1 kristalizimi kubik qenderzuar

8.6. Gjendja ne natyre. Pergatitja .

test ii flakes se K vjioll

Per here te pare kaliumi u fitua nga Devi ne vitin 1807 me anen e
elektrolizes se KOH se shkrire.
Emri i tij vjen nga arabishtja"al-kali"me te cilin nenkuptoheshin substancat
alkaline (me kete emerarabet tregonin Wilden qe mbetej mbas djegies se
bimeve d.m.th.hirin). Ne natyre gjendet ne forme depozitash te kriprave si:
KCl(silvini), perzierja e KCl me NaCl (silviniti), kainiti (KCl MgCl3H20),
karnaliti (KMgCl3·6(H2O)).
KCl(silvini karnaliti KMgCl3·6(H2O)).
Vecimi i KCl nga kriperat qe e shoqerojne behet duke shfrytezuar
diferencen ne tretshmerine e tyre. Le te shqyrtojme rastin e perzierjes KCl
me NaCl. Fig.8.4. jep tretshmerine individuale te dy klorureve, NaCl ka njc
tretshmeri qe rritet pak me temperaturen,
Perkundrazi KCl ka nje tretshmeri qe rritet ne menyre te konsiderueshme
me temperaturen, Pjeset e kurbave sikurse AE tregojne ekuilibrin midis
tretesires dhe kristaleve te KCl. Pjeset e kurbave sikurse BE tregojne
ekuilibrin midis tretesires dhe kristaleve te NaCl. Ne pikat sikurse E,
tretesira e ngopur eshte ne ekuiliber me kristalet e NaCl dhe te KCl.

Ne industri, uji ne ternperaturen 100°C vihet ne .kontakt me mineralin brut


te shtypur trashe, Uji ngopet me keto dy kripera dhe permban (pika E), σ 1 =
25% NaCl dhe σ2 = 36% KCI. Kjo tretesire ftohet pastaj ne100C. Pika
perfaqesuese e perberjes se tretesires ne kete rast eshte pika C. Ketu
eshte depozituar KCl ne sasine qe i takon segmentit σ 1 σ2 ose 21 g KCl per
100 g tretesire dhe permbajtja e NaCl nuk ka ndryshuar. Uji meme rinxehet
ne 100°C dhe rivihet ne kontakt me sasi te re minerali. Uji meme tret
selektivisht KCl dhe perqendrimi i korespondon perseri pikes E. Keshtu pra
nepermjet nje cikli te ndryshimit te temperatures midis 10 dhe 100°C, KCI
nxirret selektivisht nga minerali. Ky i fundit mbas ketij trajtimi nuk permban
vecse NaCl. Uji meme pasurohet progresivisht me kripra te huaja si
bromure, jodure qe ekzistojne ne mineral ne sasi te vogla. Ujerat
meme mund te trajtohen per te nxjerre keto kripra.
Kaliumi metalik ne sasi te vogla pergatitet nepermjet elektrolizes se KCI se
shkrire dhe ka perdorime te kufizuara. Eshte shume me veprues se
natriumi me te cilin formon nje aliazh te lenget qe vetendizet ne ajer.
Aliazhi K-Na, pergatitet ne nje reaktor qe perbehet prej nje kolone distilimi
te mbushur me unaza Rasching. Nga lart ne kollone zbret KCl i shkrire qe
ndeshet me avuj Na te cilet e kane temperature 900°C.
Ne keto kushte ndodh reaksioni i prapesueshem:

dhe nga maja e kollones mund te kondensoje perzierja Na-K me


perberje te ndryshueshme qe mund te arrije deri ne 99,5%K.
Kaliumi kur digjet ne ajer formon superoksidin e kaliumit K0 2
qe eshte substance e derivuar nga joni 02-. Me ujin superoksidi i
kaliumit vepron sipas barazimit:

8.7. Komponimet e kaliumit


Ne dallim nga derivatet e natriumit (NaOH, Na2C03, Na2S04, Na2S etj) qe
perdoren kryesisht si lende e pare dhe si reagente, kriprat . e kaliumit: KCl,
K2S04, KN03, perdoren ne sasi te medha si plehra.
Kriprat e kaliumit ne pergjithesi nuk jane shume te ndryshme nga
kriprat e natriumit por kane kosto me te larte. Per kete ato perdoren
vetem kur kane epersi ndaj atyre te natriumit. Keshtu kur kriprat e
natriumit jane higroskopike, perdoren kriperat e kaliumit.
Komponimet: KN03, KI, KI03, KCI04, K2S20S, KMn04, KSCN, K3 [Fe(CN)6],
K4[Fe(CN)6], jane reagente me te zakonshem se sa kriperat perkatese te
natriumit. Kriprat e kaliumit ne pergjithesi treten ne uje me ndonje
perjashtim si p.sh. K2[SiF6], K2[PtCl6], K3[Co(N02)6). Kriperat e kaliumit te
acideve te forta (midis tyre dhe ate te cituara me siper) jane ne pergjithesi
me pak te treteshme se kriprat perkatese te natriumit, kurse ate te acideve
te dobeta jane me te treteshme. Keto te fundit shpesh jane te treteshme ne
alkool p.sh.: KCN, K2C03, CH3COOK, dhe per kete veti te tyre perdoren ne

kimine preparative.

Hidroksidi i kaliumit KOH


Hidroksidi i kaliumit KOH eshte krejt analog me NaOH si ne
verite dhe ne menyren e perftimit, Eshte shume me i tretshem se
NaOH, ne alkool. Nga tretesirat e ngopura te KOH (rreth Ill, ne
temperaturen e mjedisit), ne dallim nga ate te NaOH, nuk vecohet
karbonati per shkak te absorbimit prej tyre te CO2. Keto tretesira e
atakojne qelqin me pak se tretesirat e NaOH. Per keto Yeti, KOH edhe
pse e ka cmimin tre here me te larte se NaOH, preferohet ne raste te
vecanta,
Me acidet jep kripera dhe uje

Me anhidridet jep kriprat e acideve rjedhese te tyre dhe uje

Me metalet psh Al jep:


Karbonati i kaliumit K2C03 eshte i ngjashern me karbonatin
e natriumit por shume me i tretshern ne uje, eshte i tretshem edhe ne
alkool. Pergatitet duke karbonatuar hidroksidin e kaliumit. Nuk fitohet
me metoden Solvej, sepse KHC03 eshte shume me i tretshem se
NaHC03 Perdoret per fabrikimin e sapuneve, te qelqit dhe te disa
kriprave te kaliumit.
Hidrogjenkarbonati i kaliumit KHC03 (bikarbonati I kaliumit), eshte me
pak i tretshem se K2C03 por mjaft me i tretshern
se NaHC03 dhe per kete ai nuk mund te fitohet me procesin Solvej. Ai
pergatitet duke vene te veproje CO2 me karbonatin e kaliumit.
Sulfati i kaliumit K2S04, pergatitet si sulfati i natriumit nepermjet veprimit te
klorurit te kaliumit me acid sulfurik:

Perdoret si pleh.
Nitrati i kaliumit, i quajtur edhe salniter, eshte i njohur prej
kohesh si perberes i barutit. Pergatitet ne baze te reaksionit:

Ne kete reaksion perfitohet nga ndryshimet e tretshmerise ne


uje te KN03 dhe NaCl: tretshmeria e KN03 rritet shume me
temperaturen, kur ajo e NaCl ndryshon shume pak. Salnitri perdoret
kryesisht si pleh. Natriumi dhe kaliumi jane elemente te domosdoshme per
jeten e kafsheve dhe te bimeve. Tek kafshet mbizoteron natriumi, tek bimet
mbizoteron kaliumi. Kjo eshte aresyeja qe kriprat e kaliumit te cilat ndodhen
ne ujrat tokes thithen nga rrenjet e bimeve dhe per kete ne dete kalojne
sasi shume me te vogla te kaliumit se te natriumit.
Përdorimi i kaliumit dhe komponimeve të tij

Kaliumi metalik përdoret për përgatitjen e K 2O4 (peroksidit). Në


formën e aliazhit me natriumin përdoret në reaktorët atomik.
Komponimet e kaliumit në sasi të mëdha shpenzohen në bujqësi
mbasi kripërat e kaliumit janë plehra të rëndësishme dhe të domosdoshme
për zhvillimin normal të bimëve. Veçanërisht të rëndësishme janë ato për
patatet, duhanin, panxharin e tjerë.

Plehu më i rëndësishëm është KCl i përftuar nga silvinita dhe kripërat


natyrore të kaliumit që përmbajnë rreth 30 % K 2O. Përdoret sulfati i kaliumit
K2SO4, kripa e dyfishtë K2SO4 . MgSO4 si dhe hiri i bimëve që përmban
karbonat kalciumi. Hiri përdoret në tokat acide. Në kohën e sotme karbonati
i kalciumit i domosdoshëm në industrinë e sapunit, të qelqit përftohet me
ngopjen me CO2 të tretësirës së hidroksidit të kaliumit KOH, që përftohet
me elektrolizë të tretësirave të kripërave të kaliumit.

Pleh i rëndësishëm është edhe nitrati i kaliumit, i cili mund të


përftohet nga potasa e K 2CO3 me përpunimin e saj me acid nitrik HNO 3.
Nitrati i kaliumit shkrin në 336oC, me rritjen e kësaj temperature shpërbëhet
duke çliruar oksigjen.

D- Rubidiumi dhe ceziumi

rubidium cezium

Keto metale u zbuluan me spektroskopi ne vitet 1860-1861, ne


mbeturinat e nje uji mineral, nga Bunsen dhe Kirkof (Kirckhoff).
Emrat e tyre qe do te thone: i kuq dhe i kalter, kane lidhje me vijat e
spektrave te tyre ne zonen e dukshme. Komponimet e rubidiumit dhe
ceziumit nxirren si nenprodukte nga industria e kriprave te kaliumit.
Kane cmim shume te larte dhe s'kane zbatime te shenueshme. Jane
shume te ngjashem me komponimet e kaliumit.
Rubidiumi dhe ceziumi perdoren kryesisht per pergatitjen e
fotoelementeve qe jane aparate te cilet shnderrojne drejtpersedrejti
energjine dritore ne energji elektrike.
Persa i perket franciumit ai nuk ka asnje izotop te qendrueshem. Ky
element nuk ka rendesi nga pikepamja kimike.

You might also like