You are on page 1of 7

Detyrë portofoli nr 1

Lënda : Kimi
Tremujori i parë
Tema : “Substancat e thjeshta ,të përbëra dhe përzjerjet.”

Punoi : Jorgo Llaguri


Pranoi : Klementina Zanaj
Substancat e thjeshta ,të përbëra dhe përzjerjet
Substancat e thjeshta ,të përbëra dhe përzjerjet
 Në natyrë hasim shumë trupa të ndryshëm që i ka krijuar natyra ose njeriu. Të gjitha këto kanë
ndonjë formë, madhësi, pozitë, lëvizje etj. Kimia interesohet nga se janë krijuar këto trupa. Të
gjitha këto janë të ndërtuar nga materja e cila në natyrë paraqitet në shumë forma.
Cilado formë e materies prej së cilës është e ndërtuar natyra e gjallë
dhe jo e gjallë, e që ka formë dhe zë vend në hapësirë quhet substancë.
Substancat dallohen ose janë të
ngjashme sipas vetive të tyre. Kur bëjmë hulumtimin e ndonjë substance, atëherë përshkruajmë
vetitë e saj. P.sh. cfarë ngjyre ka, ngurtësinë, shijen, erën, dendësinë, gjendjen agregate, temp.
e shkrirjes ose të vlimit, përcueshmërinë e rrymës elektrike dhe të nxehtësisë, vetitë magnetike,
tejdukshmërine etj.Të gjitha këto veti të substancës që i përmendëm janë të ashtu quajtura veti
fizike. Këto i konstatojmë me shqisat tona ose me instrumente.
Përvec vetive fizike, substancat kanë edhe
veti kimike. Vetitë kimike të
substancave përcaktohen sipas veprimit të ndërjsellë me substancat tjera ose nga ndryshimi i
kushteve të jashtme. Si veti kimike mund të përmendim: ndryshimin e substancave në ajër
(ndryshku, oksidimi etj), veprimin e ujit mbi substanca, djegien e substancave, kalbjen,
veprimin e një substance në tjetrën etj.
Substancat e thjeshta ,të përbëra dhe përzjerjet
Ndryshimet fizike dhe kimike
 Substancat që gjenden në natyrë vazhdimisht pësojnë ndryshime. Njeriu në jetën e
përditshme duke punuar me këto po ashtu i ndryshon. Varësisht prej asaj qe ndodh
me substancat, ndryshimet mund të jenë fizike dhe kimike.
 Ndryshimi gjatë të cilit nuk ndërron përbërja kimike e substancës dhe nuk krijohet
substancë e re, quhet ndryshim fizik.
 Me ndryshimet fizike bëhen vetëm ndryshime të vetive të substancave (si dendësia,
ngjyra, gjendja agregate etj).
 Ndryshimet kur prej një ose më tepër substancave krijohen substanca të reja, quhen
ndryshime kimike ose reaksione-procese kimike.
 Ndryshimet kimike janë: Djegia e substancave, frymëmëarja, përgaditja e gjellës,
thartimi i qumështit etj.
Substancat e thjeshta ,të përbëra dhe përzjerjet
Substancat e përbëra
Substancat e thjeshta (Komponimi )
Një substancë është e pastër nëse me të nuk janë Atomet e elementeve të ndryshme kimike
përzier substanca tjera. Subsatancat e tjera quhen mund të lidhen midis tyre dhe të krijojnë
shtesë ose papastërti. Substancat e pastra janë të një molekulë. Molekula më e thjeshtë përbëhet
lloji-homogjen.
prej nga një atomi i të dy elementeve.
 Substancat e pastra mund të jenë të ndërtuara
 Substancat e pastra, molekulat e të cilave
prej një lloji atomesh ose prej atomeve të
ndryshme. janë të ndërtuara prej atomeve të
 Substancat e pastra që përbëhen prej një lloji elemnteve të ndryshme, quhen
atomesh quhen substanca të thjeshta ose elemente komponime, ose substanca të përbëra.
(p.sh.: oksigjeni, bakri, squfuri, magnezi )  Komponimet janë substanca të pastra-
 Disa substanca janë të ndërtuara prej atomeve të homogjene.
palidhura midis tyre p.sh. gazrat fisnike (heliumi,  Komponimi është substancë e përbërë që
neoni, argoni),
 Kurse disa janë të lidhura midis tyre (diamanti,
mund të shpërbëhet në substanca më të
grafiti, argjendi, bakri dhe metalet tjera).
thjeshta.
 Në natyrë a me miliona komponime. Ata
kanë veti fizike dhe kimike të caktuara.
Substancat e thjeshta ,të përbëra dhe përzjerjet
Substancat e thjeshta
 Disa substanca janë të ndërtuara prej dy, tre
ose më tepër atome të atij elementi. Këto
thërmija pak më të ndërlikuara janë
molekulat. P.sh molekulat ehidrogjenit dhe
të oksigjenit janë të ndërtuara prej 2
atomeve të këtyre elementeve, e fosforit
nga katër atome të fosforit etj.
 Substancat e tjeshta nuk mund të
shpërbëhen në substancë më të thjeshtë.
 Disa lloje të veçanta të atomeve i quajmë
elemente kimike.
Substancat e thjeshta ,të përbëra dhe përzjerjet
Përzierjet
Substancat që i hasim në natyrë jane të përziera. Njeriu për nevojat e veta i perzien substancat dhe krijon
perzierje.
 Përzierjet në përbërje kanë më shumë se një substancë të pastër .
 Përzierjet mund të jenë homogjene dhe heterogjene.
 Përzierjet homogjene janë përzierjet ku pjesët përbërëse nuk shihen me sy, me thjerëz e as me
mikroskop.
 Përzierje homogjene mund të jenë uji i tharte, uthulla, uji i detit, sheqeri me ujë etj. Këto përzierje
quhen tretësira.
 Përzierjet heterogjene janë perzierje ku pjesët përbërëse mund të shihen me syrin e njeriut ose me
mikroskopin. . (p.sh kafja ,lengjet e frutave)
Substancat e pastra që janë pjesë përbërëse e përzierjes i ruajnë vetitë që kanë pasur para se të hyjnë në
përzierje.
 Duke i përzier pjesët përbërëse të përzierjes nuk përfitohet substancë e re.
 Substancat e pastra në përzierje mund të jenë në tri gjendje agregate.
 Përmbajtjet e përzierjeve mund të ndryshojnë dhe nuk është e kufizuar.
 Substancat e pastra që janë pjesë e përzierjeve mund të ndahen njëra prej tjetrës duke u bazuar në vetitë
e tyre, me metoda të thjeshta fizike.

You might also like