You are on page 1of 2

Molekula 

(nga lat. "molecula", prej fjalës moles - masë, madhësi, "sasi e vogël") është njësia


(grimca) më e vogël përbërëse e një elementi kimik të pa jonizuar që mund të ekzistojë në gjëndje të
lirë dhe që ruan vetitë e elementit kimik përkatës. Mund të jetë një atomike, që d.t.th. se është e
përbërë nga një atom (si tek heliumi, argoni, neoni, kseni), ose shumë atomike, që përbëhet nga
shumë atome, të njëjtë ose të ndryshëm. Një molekule shumë atomike (poli atomike) është e
pa elektrizuar (asnjanëse, neutrale) dhe është e formuar nga atome të bashkuar nga lidhje kovalente
(njëvlerëshe); për shkak të ndërsjellës (raportit) mes numrit të atomeve të elementeve që e
përbëjnë, shprehen nga numra të plotë. Formula kimike e një përbërjeje molekulare nuk është gjë
tjetër veç se renditja e elementeve që formojnë molekulën dhe të teprisë së përkohshme të
çdonjërës prej tyre. Molekulat e përbëra nga atome të njëjtë, por të lidhur në hapësirë në mënyra të
ndryshme quhen izomere.

Përkufizimet themelore të molekulave[Redakto | Redakto nëpërmjet


kodit]
jTë gjithë trupat përbëhen nga molekulat. Këto janë grimca me përmasa të madhësise , prandaj
veprimi i tyre i veçuar është shumë i vogël. Zakonisht, diktohet vetëm veprimi i përbashkët i numrit të
madh të molekulave nga cilat është i ndërtuar trupi. Pa marrë parasysh a lëviz apo nuk lëviz trupi,
molekulat përbërëse të tij gjenden në lëvizje të vazhdueshme kaotike, duke përshkruar rrugë
zigzage. Rruga zigzage përbëhet nga numër pambarim segmentesh, gjatësia e të cilëve është 100-
1000 herë më e madhe se përmasat e molekulës. Prandaj, molekula edhe pas një kohe të gjatë do
të gjendet në afërsi të pozitës fillestare të lëvizjes së vet. Trupi si tërësi nuk lëviz ndaj rrethinës,
ashtu që kjo lëvizje kaotike e molekulave të tij nuk mund të shkaktojë ndonjë lëvizje mekanike.
Prandaj, veprimi kaotik i lëvizjes së molekulave duhet të diktohet në ndonjë mënyrë tjetër. Është
vërtetuar se ndërrimet të cilat janë në lidhje me temperaturën janë rezultat i lëvizjes kaotike të tyre.
Kjo do të thotë se dukuritë e nxehtësisë mund të shpjegohen me ndihmën e kësaj lëvizje kaotike.

Madhësia dhe masa e molekulave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


 Në përgjithësi, molekulat dallojnë në mes vete nga: madhësia, masa, forma dhe ndërtimi. Këtu
do të bëhet fjalë vetëm për madhësinë dhe masën e tyre. Edhe pse janë tepër të vogla dhe nuk
mund të shihen me sy, megjithatë numri, madhësia dhe masa e tyre mund të përcaktohen në
një vëllim të caktuar. Madhësia e molekulave është e rendit të nanometrit . Për shembull është
vërtetuar se molekula e  ka diametin 0.3 nm, e  -0.26 nm, e  - 0.23 nm, kurse ndër molekulat më
të mëdha çmohen molekulat e albumineve me diametër 4.3 nm.
 Meqenëse molekulat janë të ndërtuara prej atomeve, atëherë masa e tyre mund të përcaktohet
me ndihmën e masës së ndonjërit prej atomeve. Njësi atomike e masë merret  pjesë e masës
së izotopit . Kjo njqsi shënohet me u (që rrjedhë nga fjala latine unit - njësi) dhe vlera e saj është
 Por, që të dihet masa atomike  apo ajo molekulare  të ndonjë elementi, së pari duhet të dihet
masa atomike relative  e atij elementi dhe masa molekulare relative  molekulës së dhënë,
ku  dhe  dhe janë numra pa njësi dhe përkufizohen.
 Numri i cili tregon se sa herë, masa e ndonjë atomi apo molekule, është më e madhe se  e
masës së atomit  (pra më e madhe se 1 u) quhet masë atomike relative  e elementit të
dhënë, apo masë molekulare relative  molekulës së dhënë.
 Prandaj, masa atomike dhe molekulare njehsohen me formulat
 Masa atomike relative  lexohet drejtpërdrejt në sistemin periodik të elementeve.
Energjia e brendshme e trupave dhe ndryshimi i
saj[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Molekulat e çfarëdo trupi janë në lëvizje të vazhdueshme kaotike dhe rezultat i kësaj
lëvizje është energjia kinetike e tyre. Molekulat bashkëveprojnë me njëra-tjetrën me
forca të adezionit.Ato bëjnë lëvizje pra në mënyre kaotike nga lart posht dhe anasjelltas
por jo vetëm lart posht por edhe majtas-djathtas njejt siç ësht pra lëvizja kaotike dhe si
rrjedhim i kësaj lëvizje fitohet energji kinetike(pasiqë molekulat po lëvizin),dhe energji
potenciale(pasiqë ngritën dhe ulen gjatë lëvizjes së tyre kaotike). Energji kimike quhet
energjia kinetike dhe potenciale e atomeve brenda molekulave dhe e elektroneve
brenda atomeve. Energji shumë të madhe kanë bërthamat e atomeve që njihet si
energji bërthamore. energji e brendshme e trupit quhet shuma e të gjitha llojeve të
energjisë kinetike dhe potenciale të molekulave, të atomeve dhe të elektroneve të një
trupi. Nëse energjia kinetike e të gjitha grimcave të trupit shënohet me , energjia
potenciale e bashkëveprimit të ty

You might also like