You are on page 1of 5

Punim seminarik

 Tema:Lidhjet kimike,
 Nxënsi:Ardeta Kajdomqaj,
 Profesori:Agron Krasniqi,
 Lënda:Kimi,
 Shkolla:Remzi Ademaj,
 Klasa:X-16,
 Këto shënime më poshtë i kam marr nga
libri i klasës së dhjetë të arsimit të
mesëm të lartë,
 Prej faqes 30 deri te faqe 55,
 Punuar me:1.Janar.2023.
Lidhjet kimike
Forca e cila bashkon atomet për të formuar
substancën quhet lidhje kimike.Lidhja kimike
formohet si pasojë e bashkëveprimit të
elektroneve të atomeve të njejta apo të
ndryshme.Lidhja kimike paraqet forcën e cila
mbanë të lidhura atomet ndërmjet
vete.Atomet mund të lirojnë ,pranojnë apo
formojnë çifte të përbashkëta të elektroneve
,në disa raste atomet që formojnë lidhje i
takojnë të njejtit element,si shembull mund
të merret hidrogjeni i gaztë i cili është i
përbërë prej dy atomesh të tij të lidhura
ndërmjet vete.Në raste tjera lidhja kimike
mund të formohet nga atomet e elementeve
të ndryshme p.sh të oksigjenit dhe të
hidrogjenit në molekulën e ujit.Gjatë
formimit të lidhjes kimike elektronet e
atomeve bashkëveprojnë me njëri-tjetrin.
Numri i elektroneve të shtresës së jashtme
elektronike në një atom paraqet elektronet
valente.
Elektronet në atom gjithmonë zënë nivelet
energjetike me energji më të ulët.Atomi
preferon të jetë në shkallën më të ultë të
energjisë sepse atomi do të jetë më stabil
atherë kur ai e ka të plotësuar shtresën e
jashtme me elektrone.Gjatë afrimit të dy
atomeve të ndara të hidrogjenit paraqiten
tre lloje të forcave të cilat veprojnë në të dy
atomet:1.Forcat repulzive (shtytëse)
ndërmjet elektroneve të njërit atom me
elektronet e atomit tjetër (ndërmjet
ngarkesave të njejta negative),
2.Forcat tërheqëse të cilat veprojnë ndërmjet
bërthamës së njerit atom të hidrogjenit dhe
elektroneve të atomit tjetër të hidrogjenit.
3.Forcat shtytëse(repulzive) të cilat veprojnë
ndërmjet dy bërthamave të atomeve të
hidrogjenit pasi që të dy bërthamat e tyre
kanë ngarkesë pozitive.
Kur atomet janë shumë larg njëri tjetrit
energjia e sistemit është pothuajse zero ,
sepse në distancë shumë të madhe nuk kemi
bashkveprim ndërmjrt dy atomeve.
Elektronet valente

Numri atomik i një elementi tregon numrin e


protoneve në atom dhe secili element kimik
dallohet me numrin e tij atomik,nuk ka asnjë
element kimik me numër atomik të
njejtë ,pra nuk ka dy elemente kimike që
kanë numër të njejtë të protoneve numri i
protoneve tek atomet është i barabartë me
numrin e elektroneve ,numri atomik na
tregon numrin e elektroneve në atom.Numri
atomik i heliumit është 2 qe do të thotë
atomet e tij kanë 2 elektrone të cilat janë të
vendosura vetëm në nivelin e parë energjetik
ato njëkohësisht janë edhe elektronet
valente të tij.Në rastin e aromit të litiumit
kemi 3 elektrone nga të cilat 2 janë të
vendosura në shtresën e brendshme dhe një
në shtresën e jashtme elektronike.Atomet e
gazeve fisnike kanë të plotësuar nivelin e
fundit energjetik me elektrone.
Në përgjithësi kemi tri lloje të lidhjeve
kimike :lidhja jonike,kovalente dhe metalike.
Lidhja jonike
Lidhja jonike do të formohet në rastin kur
elektronet valente kalojnë prej njërit atom
tek atomi tjetër.

You might also like