You are on page 1of 2

3.

LIGJET E FARADEIT PËR ELEKTROLIZË


Në vitin 1836 Faradei dha dy ligjet për kalimin e rrymës elektrike nëpër elektrolit që
quhen ligjet e Faradeit për elektrolizë. Gjatë kalimit të rrymës elektrike nëpër elektrolit në
elektroda grumbullohen apo depozitohen jonet pozitive në katodë, ndërsa jonet negative në
anodë. (fig. 8.4). Kjo dukuri quhet elektrolizë. Çfarë mase e lëndës do të grumbullohet në
elektroda? Faradei eksperimentalisht përcaktoi vartësinë e masës së liruar nga intenziteti i
rrymës që kalon nëpër elektroda, llojit të elektrolitit dhe materialit të elektrodave. Janë të
njohura dy ligjet e Faradeit për elektrolizë.
 Ligji i parë i Faradeit për elektrolizë – Ky ligj bën
fjalë për vartësinë e masës së depozituar
(grumbulluar) nga ngarkesat elektrike dhe shprehet:
masa e lëndës, e cila depozitohet gjatë elektrolizës,
është në përpjestim të drejtë me intenzitetin e rrymës
(I) dhe kohës (t), gjatë të cilës kalon rryma nëpër
elektrolit:
m  kq  kIt (8.3.1)

k - ekuivalenti elektrokimik i lëndës së depozituar, kurse njësia e tij është:

m kg kg
k () ( )
It A s C

Vlera k është e ndryshme për materiale të ndryshme dhe mund të përcaktohet


6
eksperimentalisht, p.sh, për bakrin është k  0,329 10 kg/C
 Ligji i dytë i Faradeit për elektrolizë – Ky ligj bën fjalë për lidhshmëri ndërmjet
ekuivalentëve elektrokimikë (k ) të përkufizuar me ligjin e parë (8.3.1) dhe
ekuivalentëve kimikë. Me ekuivalent kimik të substancës kuptojmë herësin mes
masës atomike A të elementit dhe valencës së tij z . Sipas këtij ligji, do të kemi për
ekuivalentin kimik:
A
k'
z
Kështu ligji i dytë i Faradeit për elektrolizë e ka formën:
1
k k'
F
Përkatësisht:
1 A
k 
F z
* Fizika e përgjithshme II – Fehmi Gashi *

Ku F si faktor i proporcionalitetit paraqet një konstante që quhet konstante e Faradeit.


NA
Kjo konstante njehsohet kur numrin e Avogadros e shumëzojmë me ngarkesën
elektrike ( e ) dhe fitojmë:

F  e  N A  9, 65 104 C/mol

Nëse shprehjen (8.3.2) e zëvendësojmë në barazimin (8.3.1), fitojmë:


1 A
m  q
F z
Pra, ligji i dytë i Faradeit, me fjalë të tjera, thotë: masa e substancës e depozituar në
elektroda është në përpjesëtim të drejtë me masën atomike ( A) të substancës,
ngarkesës elektrike (q ) , kurse në përpjesëtim të zhdrejtë me valencën e jonit përkatës
( z) .

You might also like