You are on page 1of 14

 Aftësia që kanë disa elementë për të lëshuar

rrezatime që kanë veti fizike të caktuara


quhet dukuria e radioaktivitetit. Në qoftë se
rrezatimi ndodh vetvetiu, radioaktiviteti është
natyror. Por fizikantët zbuluan me anë të
eksperimenteve laboratorike element të rinj
që kanë aftësi të rrezatojnë e në këtë rast
radioaktiviteti është artificial. Gjatë dukurisë
së radioaktivitetit nga bërthamat e
elementëve dalin thërrmija, vetitë e të cilave
percaktojnë tre lloje rrezatimesh:
 1.Rrezatimi alfa
Grimcat alfa kanë aftësi të lartë jonizuese dhe lëvizin me shpejtësi
relativisht të medha por e humbin shpejt energjinë e tyre gjatë
bashkëveprimit me lëndët ku kalojnë.Kështu rrezatimi alfa nuk ka aftësi
të madhe depërtuese.
 2.Rrezatimi beta
Është fluks elektronesh për bërthamat radioaktive natyrore ( beta) dhe
fluks elektronesh pozitive (pozitrone) për berthamat radioaktive
artificiale (beta). Këto grimca levizin me shpejtësi afërsisht të
barabartë me shpejtësinë e dritës. Kanë aftësi të madhe depërtuese
tek lëndët ku kalojnë.Kanë aftesi të vogël jonizuese.
 3.Rrezatimi gama
Është rrezatim që përmban fotone me energji të lartë por me gjatësi
vale shumë të shkurtra. Kanë aftësi të lartë deprtuëse. Nuk
devijohen nga fusha magnetike Dëmtojne indet e gjalla. Duhet të
mbrohemi nga ky lloj rrezatimi. Por mund ta perdorim për
shkatërrimin e indeve kanceroze.
Tabela e dëmtimeve sipas dozës së marrë të radioaktivitetit
2 njësi radioaktive gjatë jetës – Është doza normale e radioaktivitetit në
botë, e cila luhatet nga 1,5-3 në bazë të vendeve të ndryshme.
 9 njësi radioaktive – Kjo është doza ndaj të cilës ekspozohen aktualisht
ekuipazhet e avionëve që fluturojnë në Japoni. E padëmshme për
shëndetin.
 20 njësi radioaktive – Kufiri i vendosur i pranueshëm për punëtorët e
centraleve bërthamore.
 50 njësi radioaktive – Norma e dikurshme e pranueshme për punonjësit.
Një njësi e tillë mund të evidentohet në disa miniera uraniumi në botë.
 100 njësi radioaktive – Mbi këtë nivel duket qartësisht një rritje e
ndjeshme e niveleve të shfaqjes së sëmundjeve kancerogjene.
 350 njësi radioaktive – Doza e marrë nga njerëzit e ndodhur në qytetin e
Pripiatit, 6 kilometra larg Çernobilit. Për shumë rezultoi fatale, ndërsa
gratë me këtë dozë shpesh lindën fëmijë me mutacione gjenetike.
 1 000 njësi radioaktive – Simptomat shfaqen brenda disa orëve.
Shkakton të vjella, reduktim të ndjeshëm të rruazave të bardha të gjakut.
Disa mund të mbijetojnë, por janë të rrezikuar të gjithë jetën nga
kanceri dhe sëmundje të tjera.
 5 000 njësi radioaktive – Do të vriste çdo qënie të gjallë brenda disa
ditësh. Vdekja do të ishte e dhimbshme dhe si rezultat i degradimit të
njëkohësishëm të të gjithë organeve bashkë.
 Vendi më i prekur nga dëmtimet e rrezeve radioaktive
eshte Japonia dhe vendet përreth.
Tipikisht, rrezatimet rrisin nivelin e sëmundjeve
kancerogjene. Simptomat e tyre nisin disa orë pas
ekspozimit dhe kalojnë nga marrje mendsh e të vjellura,
deri në vdekje brenda disa ditësh si rrjedhojë e degradimit
të të gjithë organizmit.
Rrezatimet maten me njësi radioaktive, që tregojnë se cili
është niveli i rrezeve alfa, beta dhe gama, të cilat
rrezatohen në një pikë të caktuar. Norma normale është dy
njësi.
Aktualisht, në centralin e Fukushimës, doza është disa
mijëra njësi dhe ajo vjen duke u zvogëluar në varësi të
distancës, por disa kilometra larg ajo mbetet në disa
qindra njësi, prapë tepër të rrezikshme për shëndetin.
 Fëmijët dhe adoleshentët janë më të riskuar se të rriturit
nga dozat e mëdha të rrezatimit. Dozat e nevojshme për
përftimin e imazheve tek fëmijët janë shumë më të ulta
sesa të rriturve. Për rrjedhojë, rreziku që shoqëron një
ekzaminim mjekë- sor diagnostikues për një fëmijë nuk
duhet të jetë më i madh, sesa ai për një të rritur. Me
kalimin e moshës, ekspozimi ndaj rrezatimit bëhet gjithnjë
e më pak shqetësues. Imazheria mjekësore mund të jetë
jashtëzakonisht e dobishme në çdo moshë për të
ndihmuar në diagnostikimin dhe trajtimin e një sërë
sëmundjesh. Nëse një person përfshihet në një aksident të
rëndë me makinë, një skanim TK mund të jetë një mënyrë
e shpejtë dhe pa dhimbje për të zbuluar traumat e
brendshme që nuk janë të dukshme.

1.Technetium

2.Promethium

3.Polonium

4.Astatine

5.Radium

6.Actinium

7.Uranium
 1. Fukushima, Japan
 2. Chernobyl, Ukraine
 3. Mailuu-Suu, Kyrgyzstan
 4. The Polygon, Kazakhstan
 5. Siberian Chemical Combine, Russia
FUND

You might also like