You are on page 1of 2

Karakteristikat e rrymes elektrike njekahore

Emri e mbiemri Vendi, komuna Podujevë,

Shkolla SHMLE”Isa Boletini Klasa X17 (bujqësi)

Data e mbajtjes: Fusha e kurrikulës Shkencat e natyres


Rezultatet e të nxënit për njesi mësimore

-Dallon burimet e rrymës njëkahore nga burimet e rrymës alternative


-Demonstron qarkun e thjeshtë elektrik dhe lidhjen e instrumenteve matëse në të.

Përshkrimi i aktiviteteve dhe burimeve të të nxënit

Fjalët kyqe :rryme elektrike, qark elektrik,intensitet i rrymes


Për të kuptuar rrymën elektrike,duhet të kuptojm strukturen e atomeve. Atomet janë thërrmija
shumë tëvogla,nga të cilat përbëhen të gjitha lëndët.Por atomet nuk janë thërmijat më të vogla të
lëndës,ato jane të ndërtuara nga therrmijat edhe më të imta të quajtura protone, elektrone dhe
neutrone.
Dy nga keto thërmija të atomeve kanë vetine e ngarkeses elektrike d .m.th jane grimca të elektrizuara.
Protonet kane ngarkes pozitive (+ ), elektronet kanë ngarkese negative (-) ,ndersa neutronet nuk kanë
ngarkes.
Protonet dhe neutronet qendrojnë së bashku në qender të atomit e cila qyhet berthanma e atomit

Nga fig. shifet se elektronet rrotullohen rreth berthames , ngarkesa pozitive e berthames i mban
elektronet me ngarkes negative që të mos largohen nga atomi.Elektronet në atom japin emrin
elektricitet.Kur atomi është në gjendje neutrale ai ka sasi të barabart te elektroneve dhe të
protoneve. Në këtë rast themi se atomi nuk është i ngarkuar elektrikisht.
Kur atomi humb ose merr ndonje elektron,themi se ai është i ngarkuar me sasi të elektricitetit.
Atomi qe jep elektrone thuhet se është i ngarkuar me sasi pozitive të elektricitetit,kurse ai qe pranon
elektrone themi se është i ngarkuar me sasi negative të elektricitetit.
Rrjedhja e elektroneve ne menyre të drejtuar nëpër materiale përquese quhet ndryshe rrymë
elektrike.Që të kemi rrjedhje të rrymes duhet patjeter të kemi një qark elektrik.Qarku elektrik

përbehet nga burimi i.rrymes , ,percjellesi,qelesi dhe shpenzuesi

You might also like