You are on page 1of 2

Shembuj të pazgjidhur:

1. Nëse 300 rrotullime bëhen për gjysëm minuti, sa rrotullime bëhen për sekond dhe sa është
perioda e rrotullimit?
2. Një automobil bën një rrethrrotullim për 8 min. Sa është vlera në sekonda?
3. Një rrotë bën 40 rrotullime në sekond. Sa është numri i rrotullimeve në minutë?
4. Dy pika materiale lëvizin në rreth, përkatësisht r1 dhe r2= 4r1. Krahasoni nxitimet centripetale
të këtyre pikave kur shpejtësitë lineare të tyre janë të njëjta! Në çfarë raporti qëndrojnë ato me
periodat e lëvizjes?
5. Për sa herë do të ndryshojë shpejtësia e pikave të një rrote me rreze 5cm nga shpejtësia e
pikave të një rrote tjetër me rreze 2.5 herë më të madhe?
6. Akrepi i minutave të orës është 3 herë më i shkurtë se akrepi i sekondave. Të gjendet raporti i
shpejtësive lineare të pikave të skajshme të akrepave!
7. Aeroplani fluturon në lartësi 180m në drejtim horizontal me shpejtësi 360 km/h. Në çfarë
distance para cakut duhet të lirohet barra që të bie në cak?
8. Nga ballkoni është hedhur trup në drejtim horizontal. Pas 2 sekondave trupi bie në tokë në
largësi 40m prej fundamentit të ballkonit (distancë horizontale). Të caktohet shpejtësia me të
cilën trupi është hedhur dhe shpejtësia me të cilën trupi e godet Tokën!
9. Perioda e rrotullimit të një platforme rrethore është 4s. Të gjendet nxitimi centripetal në pikat
e skajshme të platformës, nëse diametri i saj është i barabartë me 5m!
10. Nga kulmi i lartë 20m ndahen pikat e shiut. Sa është shpejtësia e tyre me rastin e rënies në
Tokë dhe sa zgjat rënia e tyre nëse nuk përfillet rezistenca e ajrit?
11. Trupi bie lirisht për kohën 4,8s. Çfarë rruge kalon brenda asaj kohe dhe çfarë shpejtësie ka ai
në fund të asaj kohe?
12. Në një vend të Tokës, trupi gjatë rënies së lirë kalon lartësinë prej 11m për kohën 1,5s. Sa
është përshpejtimi (nxitimi) i rënies së lirë në atë vend?
13. Prej çfarë lartësie duhet të lëshohet guri që të bjerë lirisht, ashtu që kur ai të bjerë në Tokë,
shpejtësia e tij të jetë 300 cm/s ?
14. Shpejtësia me të cilën ateron ( prek Tokën) aeroplani është 135 km/h, kurse gjatësia e rrugës
që kalon aeroplani derisa të ndalet është 500m. Të gjendet koha për të cilën aeroplani ndalet dhe
nxitimi i tij?
15. Trupi i hedhur vertikalisht lartë arrinë lartësinë maksimale hmax=24m. Në cilën lartësi h
shpejtësia e trupit do të jetë sa gjysma e shpejtësisë fillestare?
16. Një trup hidhet horizontalisht me shpejtësi fillestare 40m/s nga një lartësi 45m. Pas sa
sekondash trupi do të bjerrë në Tokë dhe sa do të jetë largësia maksimale?
17. Nga gypi horizontal, i cili është 0,6m mbi sipërfaqen e Tokës, rrjedh ujë, që bie 1,75m larg.
Sa është shpejtësia fillestare e rrjedhjes së ujit nga gypi?

You might also like