You are on page 1of 1

Trupat rrotullues ( cilindri, koni dhe sfera )

1. Të llogaritet syprina dhe vëllimi i cilindrit të drejtë , diametri i bazës të të cilit është
4cm dhe lartësia qëndron në raport me rrezen e bazës sikur 7:2 .

2. Te një cilindër, rrezja e bazës është dy herë më madhe se lartësia. Të njehsohet vëllimi i
tij nëse ai ka syprinën 108 cm2 .

3. Mbështjellësi i cilindrit me rreze të bazës 5cm është 𝑀 = 80𝜋𝑐𝑚2 . Sa është vëllimi i


cilindrit?

4. Një fabrikë për prodhimin e dyllit prodhon dy lloje qirinjësh në formë cilindrike. Njëri
lloj ka gjatësinë e diamterit 4cm dhe gjatësinë e lartësisë 8cm, ndërsa lloji tjetër ka
gjatësinë e diametrit 6cm dhe gjatësinë e lartësisë 5cm. Cili prej tyre kërkon më shumë
dyll?

5. Një akumulues uji i ndërtuar për raste emergjente ka formën e një cilindri me gjatësi të
diametrit 10.5m, ndërsa me gjatësi të lartësisë 21.6m. Supozojmë se konsumi ditor
është 604 litra për person. Nëse akumuluesi është i mbushur në tërësi, atëherë sa do të
zgjasë furnizimi me ujë për 1000 banorë?

6. Gjejë vëllimin e konit të drejtë me perimetër të bazës 8 cm dhe syprinë të


mbështjellësit 20 cm2 .

7. Njehsoni syprinën e konit të drejtë rrethor nëse është dhënë vëllimi 2800 cm3 dhe
lartësia e tij është 21cm .

8. Syprina e mbështjellësit të konit të drejtë është 𝑀 = 65𝜋𝑐𝑚2 , kurse rrezja e bazës


është 𝑅 = 5𝑐𝑚. Njehsoni vëllimin e konit.

9. Çatia e një mulliri me erë ka formën e konit me gjatësi të diametrit të bazës 12m dhe
gjatësi të përftueses 13m. Nëse syprina e sipërfaqes së një tjegulle është 0.36𝑚2,
atëherë sa tjegulla mjaftojnë për mbulimin e çatisë së mullirit?

10. Një vullkan në Rusi ka formën e një koni me gjatësi të lartësisë 1500m dhe gjatësi të
diametrit të bazës 250m. Sa është vëllimi i vullkanit?

11. Topi i beisbollit me rreze 4cm është prodhuar nga materiali i lëkurës. Gjeni sasinë e
nevojshme të lëkurës për prodhimin e një topi të tillë.

12. Rrezja e Tokës është afërsisht 6378.1 km. Gjeni përafërsisht syprinën dhe vëllimin e
Tokës.

Përgatiti: F. Hyseni www.maths2017.wordpress.com

You might also like