You are on page 1of 5

Detyrë kontrolli ( figurat dhe trupat gjeomatrikë) Klasa VI - Grupi A

Emri mbiemri …………………………..

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-12 13-20 21-27 28-34 35-40 41-46 47-52
1. Vizatoni me dorë të lirë : (2 pikë)
a) Një trekëndësh të çfarëdoshëm këndngushtë.
b) Një trekëndësh dybrinjëshëm këndgjërë.

2. Plotësoni në vend të pikave : (10 pikë)


a) Një trekëndësh është barabrinjas në qoftë se …………………………
b) Një trekëndësh është kënddrejtë në qoftë se …………………………….
c) Piramida trekëndore ka……………faqe.
d) Piramida pesëkëndore ka……………..faqe.
e) Prizmi katërkëndor ka ……………..faqe.
f) Figura që ka tri brinjë është …………………..
g) Katërkëndëshi që ka vetëm një ëift brinjësh paralele është ………………….
h) Paralelogrami që i ka këndet e drejta është ……………………………..
i) Rombi që i ka diagonalet e barabarta është …………………
j) Në një romb diagonalet janë ………………………………..

3. Në fjalitë e mëposhtëme, dalloni ato që janë të vërteta (V) ose të gabuara (G) : (17 pikë)
a) Të gjitha faqet e kuboidit janë drejtëkëndësha.
b) Kuboidi është kub.
c) Të gjitha faqet e kubit janë katrorë.
d) Të gjitha brinjët e kubit janë të barabarta.
e) Faqet e kuboidit janë dy e nga dy të barabarta.
f) Kubi është shumëkëndësh i rregullt.
g) Trekëndëshi dybrinjëshëm është barabrinjas.
h) Në qoftëse njëri kënd i trekëndëshit dybrinjëshëm është 450, atëherë ai është trekëndësh kënddrejtë.
i) Gjysma e këndit të gjërë është kënd i ngushtë.
j) Brinjët e njëpasnjëshme të rombit janë të barabarta.
k) Diagonalet e drejtëkëndëshit janë të barabarta.
l) Katrori është drejtëkëndësh.
m) Të katër këndët e rombit janë të barabarta.
n) Diagonalet e drejtëkëndëshit janë të barabarta.
o) Diagonalja e ndan paralelogramin në dy trekëndësha kongruentë.
p) Rombi që ka një kënd të drejtë është katror.
q) Diagonalet e drejtëkëndëshit janë përgjysmore të këndeve të tij.

4. Në një trekëndësh, jepen dy kënde të tij 750dhe 600. Gjeni këndin e tretë të trekëndëshit. (3pikë)
5. Shkruaj emrin e figurave që kanë këto veti: (5 pikë)
a) Diagonalet përgjysmojnë këndet nga ku dalin……………………………………………………..
b) Dy brinjë të barabarta ndërmjet tyre dhe dy të tjera jo të barabarta……………………………….
c) Ka vetëm dy kënde të drejta……………………………………………………………………..
d) Këndet dy e nga dy të barabarta………………………………………………………………
e) Ka dy brinjë anësore të barabarta…………………………………………………………..

6. Gjeni x dhe y në figurat e mëposhtëme : (4 pikë)

40o 500

5 5

x y 700 x y

7. Këndet e bazës së një trekëndëshi dybrinjëshëm e kanë masën nga 500. Sa është masa e këndit në kulm.
(3 pikë)

8. Brinja e një katrori është sa dyfishi i brinjës së trekëndëshit barabrinjas me perimetër 183 cm. Gjeni perimetrin
e katrorit. (4 pikë)

9. Mat masën e këndit me raportor : (2 pikë)

10. Ndërto këndin 1100 duke përdorur raportorin . (2 pikë)


SUKSESE !
Detyrë kontrolli ( figurat dhe trupat gjeomatrikë) Klasa VI - Grupi B

Emri mbiemri …………………………..

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-12 13-20 21-27 28-34 35-40 41-46 47-52
1. Vizatoni me dorë të lirë : (2 pikë)
a) Një trekëndësh barabrinjas.
b) Një trekëndësh të çfarëdoshëm këndgjërë.

2. Plotësoni në vend të pikave : (10 pikë)


a) Një trekëndësh është dybrinjëshëm në qoftë se ……………………………..
b) Një trekëndësh që ka tri kënde të barabarta është ……………………………
c) Piramida katërkëndore ka ……………faqe.
d) Prizmi trekëndor ka………….faqe.
e) Prizmi gjashtëkëndor ka …………..faqe.
f) Katërkëndëshi që i ka brinjët dy e nga dy paralele është ………………………
g) Rombi që i ka të katër këndet e drejta është …………………
h) Drejtkëndëshi që i ka të gjitha brinjët e barabarta është ………………..
i) Katërkëndëshi që i ka të katra brinjët e barabarta është …………………..
j) Një shumëkëndësh është i rregullt kur i............................................................

3. Në fjalitë e mëposhtëme, dalloni ato që janë të vërteta (V) ose të gabuara (G). (17 pikë)
a) Kuboidi ka gjashtë faqe.
b) Kubi është kuboid.
c) Të gjitha faqet e kuboidit janë katrorë.
d) Nga çdo kulm i kubit dalin tre brinjë.
e) Të gjitha faqet e kuboidit janë të barabarta.
f) Të gjitha qaqet anësore të piramidës janë trekëndësha.
g) Trekëndëshi barabrinjas është dybrinjëshëm.
h) Në qoftëse njëri kënd i trekëndëshit dybrinjëshëm është 600, atëherë ai është trekëndësh barabrinjas.
i) Pesëfishi i këndit të ngushtë është gjithmonë kënd i gjërë.
j) Diagonalet e paralelogramit janë të barabarta.
k) Diagonalet e katrorit janë pingule.
l) Drejtëkëndëshi është paralelogram.
m) Rombi është katror.
n) Diagonalet e paralelogramit janë përgjysmore të këndeve të tij.
o) Diagonalet e katrorit përgjysmojnë njëra-tjetrën.
p) Këndet e njëpasnjëshme të paralelogramit janë të barabarta.
q) Diagonalet e rombit janë të barabarta.

4. Në një trekëndësh, jepen dy kënde të tij 900dhe 500. Gjeni këndin e tretë të trekëndëshit. (3 pikë)
5. Shkruaj emrin e figurave që kanë këto veti: (5 pikë)
a) Të katër këndet e barabarta………………………………………………………………………….
b) Diagonalet pingule………………………………………………………………………………..
c) Dy brinjë paralele ndërmjet tyre dhe dy të tjera jo paralele……………………………………….
d) Diagonale të barabarta…………………………………………………………………………...
e) Brinjët dy e nga dy të barabarta………………………………………………………….………..

6. Gjeni x dhe y në figurat e mëposhtëme : (4 pikë)

450 700 ⃦ x

7. Këndi në kulm i trekëndëshit dybrinjëshëm e ka masën 700. Gjeni masat e këndëve të bazës. (3pikë)

8. Perimetri i një drejtëkëndëshi është 44 cm. Gjatësia është 3 cm më e vogël se dyfishi i gjerësisë. (4 pikë)

9. Mat masën e këndit me raportor : (2 pikë)

10. Ndërto këndin 700 duke përdorur raportorin . (2 pikë)


SUKSESE !

You might also like