You are on page 1of 9

Lëvizja rrethore

Fizikë
Klasa VIII mësimdhёnësja:
Selvete Sylejmani
Hyrje
• Lëvizje rrethore bëjnë shumë trupa në natyrë si p.sh: planetet
rreth Diellit, Hëna rreth Tokës, satelitët rreth Tokës, elektroni
rreth bërthamës së atomit, akrepat e orës etj.
• Lëvizja e trupit (e pikës materiale) që përshkruan trajektore në
formë të rrethit, në mekanikë quhet lëvizje rrethore.
• Lëvizja rrethore në krahasim me atë lineare është pak më e
komplikuar. Mirëpo, ligjet e lëvizjes nëpër një vijë rrethore të
caktuar janë analoge me ato të lëvizjes lineare. Prandaj,
ekuacionet që përshkruajnë lëvizjen rrethore mund të nxirren
nga ekuacionet për lëvizjen lineare, duke bërë këto zëvendsime
për madhësitë e dhëna.
1. Lëvizja lineare 2. Lëvizja rrethore

Zhvendosja lineare (s) Zhvendosja këndore ( φ)

Shpejtësia lineare (v) Shpejtësia këndore (ω)

Nxitimi linear (a) Nxitimi këndor (α)


Lëvizja lineare Lëvizja rrethore
••  Shpejtësia ••  Shpejtësia
v= ω=
• Zhvendosja • Zhvendosja
s= v*t φ= ω*t
• Nxitimi • Nxitimi
a= α=
••  
Madhësia(ω) ka kuptim të njëjtë te lëvizja rrethore, siç ka (v) te lëvizja

lineare.

Ato dy madhësi janë të definuara në mënyrë analoge. Për këtë arsye ω quhet

shpejtësi këndore, por edhe frekuencë rrethore.

Nëse gjatë lëvizjes së njëtrajtshme nëpër një vijë rrethore me T e shënojmë

periodën, për sa kohë e përshkon një herë rrethin, atëherë është: ω= =

Nëse e definojmë frekuencën si numër të përshkrimeve në njesi të kohës,

f=1/T, rrjedh se ω=2 f. Kjo lidhshëmri e madhësisë ω me frekuencën e

lëvizjës rrethore e arsyeton emërtimin frekuencë rrethore.


• 
• Shpejtësia lineare e trupit që lëviz nëpër një trajektore rrethore
shprehet me raportin (herësin) e rrugës së plotë rrethore ( që
është perimetri i rrethit, P= 2r), dhe një periodë e plotë (T). Pra,
mund të shkrujmë formulën :
Shpejtësia lineare =
ose me formulë: v = = 2
Sipas Ligjit të Dytë të Njutonit dimë se kurdo që paraqitet
nxitimi te trupat, patjetër duhet të ekzistojë forca që e shkakton
atë nxitim.
Detyrë shtëpie
• 1. Ҫfarë lëvizje bën sateliti rreth Tokës?
• 2. Si ndryshon perioda e rrotullimit me largësinë e trupit nga qendra e
rrotullimit?
• 3. Paraqitni lidhshmërinë në mes të shpejtësisë lineare dhe shpejtësisë
këndore.
• 4. Si quhet ndryshe shpejtësia këndore?

Informacionet mund t’i gjeni në librin e fizikës klasa IX


(Dukagjini) dhe në internet Lëvizja rrethore.
Mund të kontaktoni në email adresën: selvetesylejmaniii@gmail.com

You might also like