You are on page 1of 4

Levizja me dy permasa

Rikujtojmë (që në lëvizjen me një përmasë) shpejtësinë mesatare e përkufizuam si raport i zhvendosjes
me kohën gjatë të cilës është realizuar kjo zhvendosje.
Vektori i shpejtësisë mesatare dhe vektori i zhvendosjes kanë të njëjtin drejtim dhe kah.
Moduli i vektorit të zhvendosjes është më i vogël se largësia e përshkruar përgjatë trajektores së lëvizjes
(rruga që ndjek grimca), për sa kohë që grimca nuk lëviz sipas një vije të drejtë.
Vektorin e shpejtësisë së çastit e përkufizojmë si limiti i vektorit të shpejtësisë mesatare, kur shkon drejt
zeros:

Vektori i shpejtësisë së çastit është derivati i vektorit të pozicionit në lidhje me kohën. Moduli i këtij
vektori është sa vlera numerike e shpejtësisë; drejtimi i tij është ai i tangentes ndaj kurbës (trajektores së
lëvizjes), me kah sipas lëvizjes së grimcës

Nëse jeni ulur në një aeroplan i cili lëviz me shpejtësi drejt lindjes, edhe ju po lëvizni me të njëjtën
shpejtësi. Mund të flasim për shpejtësinë tuaj relative në lidhje me sipërfaqen e Tokës apo për shpejtësinë
tuaj relative në lidhje me ajrin jashtë aeroplanit. (Nëse aeroplani është duke fluturuar në një rrymë të
fuqishme ajri, këto dy shpejtësi relative ndryshojnë shumë nga njëra – tjetra.) Në këtë lëvizje, theksojmë
gjithashtu, që shpejtësia juaj relative ndaj vetë aeroplanit është zero.
Në këtë paragraf do të shqyrtojmë një rast të veçantë të lëvizjes dypërmasore: Grimca lëviz në një plan
vertikal me shpejtësi fillestare, por nxitimi i saj është gjithmonë ai i rënies së lirë g , i drejtuar vertikalisht
poshtë. Kjo lloj lëvizjeje, e njohur si hedhja nën një kënd me horizontin, shfaqet kur një objekt pasi hidhet
në ajër, lihet të lëvizë lirisht.

Përbërësja vertikale e shpejtësisë sillet si shpejtësia e një topi të hedhur vertikalisht lart. Fillimisht ajo
drejtohet vertikalisht lart dhe moduli i saj shkon drejt zeros; në pikën ku ky modul bëhet zero shënohet
dhe lartësia maksimale e grimcës së hedhur nën një kënd me horizontin. Më pas, përbërësja vertikale e
shpejtësisë ndryshon kah në të kundërt dhe moduli i saj rritet me kohën.
Vëmë re se vx nuk varet nga vy dhe anasjelltas. Ky fakt, zbulon një tipar shumë të rëndësishëm të hedhjes
nën një kënd me horizontin: Ky tipar, i cili mund të provohet edhe eksperimentalisht, bën të mundur që
këtë lëvizje dypërmasore, ta trajtojmë si kombinim të dy lëvizjeve të veçanta (dhe më të thjeshta për t’u
analizuar) njëpërmasore: lëvizja horizontale me shpejtësi konstante (nxitim zero) dhe lëvizja vertikale me
nxitim konstant të drejtuar vertikalisht poshtë.

Largësia horizontale që përshkon grimca e hedhur nën një kënd me horizontin, quhet larghedhje
Makina që futet në një rrethrrotullim kryen lëvizje rrethore. Kjo lëvizje haset shumë shpesh në natyrë.
Toka rrotullohet rreth Diellit sipas një orbite pothuajse rrethore apo sfera e një lavjerësi matematik që
lëkundet në planin vertikal, përshkon harkun e një rrethi.
Në këtë paragraf do të shqyrtojmë lëvizjen rrethore gjatë së cilës grimca (pika materiale) ruan një vlerë
konstante të shpejtësisë së saj. Këtë lëvizje e quajmë lëvizje rrethore uniforme (apo të njëtrajtshme).
Megjithëse në lëvizjen rrethore uniforme, grimca ruan një vlerë konstante të shpejtësisë, kjo lëvizje është
lëvizje me nxitim (Për këtë mjafton t’i referohemi përkufizimit të nxitimit). Nga ky përkufizim vëmë re
që nxitimi varet nga ndryshimi I vektorit të shpejtësisë. Në fakt, nxitimi shfaqet ose nga ndryshimi i vlerës
numerike të shpejtësisë ose nga ndryshimi i orientimit (drejtimit dhe kahut) të vektorit të shpejtësisë.
Lëvizja rrethore uniforme i përket pikërisht rastit të fundit.
Drejtimi dhe kahu i vektorit të nxitimit
Vektori i nxitimit në lëvizjen rrethore uniforme është gjithmonë pingul me trajektoren e grimcës, me kah
nga qendra e kësaj trajektoreje rrethore. Nëse kjo nuk do të ishte e vërtetë, do të ekzistonte një përbërëse e
nxitimit paralel me trajektoren (sipas tangentes me të) dhe rrjedhimisht paralel edhe me vektorin e
shpejtësisë (me drejtim sipas tangentes me trajektoren). Kjo përbërëse e nxitimit do të çonte në ndryshim
të vlerës numerike të shpejtësisë së grimcës dhe kjo bie ndesh me përshkrimin tonë për lëvizjen rrethore
uniforme, ku vlera e shpejtësisë mbetet konstante.

Shqyrtojmë lëvizjen e një pike material sipas një trajektoreje vijëpërkulur, kur shpejtësia e saj ndryshon si
drejtim, ashtu edhe madhësi.
Vektori i nxitimit të plotë shkruhet si shumë vektoriale e vektorëve përbërës:

Forca centripete
• Forca centripete nuk është një lloj të ri force, por thjesht një emërtim për forcën që e mban objektin në
lëvizje rrethore. Forca centripete është thjesht njëra (ose disa) nga forcat e zakonshme (shih figurën), e
cila vepron në rolin e forcës që shkakton lëvizjen rrotulluese. Ajo që duhet të theksojmë është se forca
centripete gjithmonë është e drejtuar për nga brenda, drejt qendrës së rrethit sipas të cilit kryhet lëvizja.

You might also like