You are on page 1of 20

30

AKUSTIKA DHE PROCESI I DËGJIMIT

1. ANALOGJITË ELEKTROAKUSTIKE DHE


ELEKTROMEKANIKE

2.1 ELEMENTET E SISTEMEVE AKUSTIKE

Në kapitullin 1 nëjsia 1.5 e kemi përdorur analogjinë në mes të vales së rrafsht dhe
vales elektrike (të fushës elektrike E) në linjën pa humbje. Në njësin 1.10 e kemi përdorur
këtë analogji për krahasim të valërcjellsit me prerje tërthore konstante, nëpër të cilin
përhapet vala e rrafsht, me linjën elektrike. Në të dy rastet kishim analogji në mes “qarqeve”
elektrike dhe atyre akustike me parametra të pakoncentruar (të shpërndar). Analogjia
ekziston gjithashtu edhe të qarqet me parametra të koncentruar.
31
AKUSTIKA DHE PROCESI I DËGJIMIT

Ca
C

l l
Ca Ca
L ma
S
l

Fig. 2.1 Analogjia në mes të linjave të shkurta në elektroteknikë dhe akustikë

Nëse gjatësia e linjës që përdoret në elektroteknikë është e vogël në krahasim me


gjatësin valore atëherë praktikisht në atë linjë nuk ka përhapje të vales elektromagnetike
prandaj, një linjë e tillë mund të ekuivalentohet me një qark me parametra të koncentruar.
Rasti i veçant paraqitet kur linja e shkurt është e hapur (lidhje e hapur) në fund dhe paraqet
kapacitet C. Vlera e këti kapaciteti llogaritet me prodhimin e kapacitetit gjatësor C’ dhe
gjatësisë së linjës l.

C  C' l

a) Linja elektrike e hapur në akustike ekuivalentohet me gypin e mbyllur, gjatësia e


të cilit është e vogël në krahasim me gjatësin valore shih fig. 2.1. Për këtë arsye ky gyp i
mbyllur paraqet të ashtuquajturin kapacitet akustik i cili në bazë të shprehjeve 1.34 dhe 1.58
mund të shkruhet si

Sl V
Ca  Ca' l   (2.1)
 c2  c2

ku kemi marr se prodhimi Sl paraqet vëllimin e gypit.

b) Linja e shkurtë elektrike e lidhur shkurt paraqet një dredhë, e cila, pasi që nuk e
kemi përfillur rezistencëne, ka vetëm induktivitet të dhënë me shprehjen

L  L' l

Në akustikë linjës së lidhur shkurt i përgjigjet gypi i hapur siç kemi paraqitur në
kapitullin 1.9. Induktivitet akustik i këti gypi, të cilën do ta shënojmë me ma , llogaritet në
bazë të analogjisë me shprehjet 1.33 dhe 1.57 me shpehjen

l
ma  (2.2)
S
32
AKUSTIKA DHE PROCESI I DËGJIMIT

Në hyrje të gypit të mbyllur, i cili paraqet kapacitet akustik, rrjedha hyrëse edhe pse
ajri është i rrethuar në të gjitha anët me mure të ngurta. Kjo rrjedhë është pasojë e
elasticitetit të ajrit, prandaj sa më i madh të jetë ky elasticitet aq më e madhe është rrjedha,
gjegjësisht aq më i madh është kapaciteti akustik ( q  pCa ). Ky krahasim i kapacitetit
akustik na jep të drejtë që për madhësin Ca të përdorim edhe një emërtim tjetër –“elasticiteti
akustik”. Është e qartë se elasticiteti i ajrit varet vetëm nga vëllim i tij e jo edhe nga forma
gjeometrike e vëllimit. Ky përfundim del nga shprehja 2.1 ku paraqitet vëllimi i gypit. Nga
këtu përfundojmë se çdo komorë e mbyllur me dimensione të vogla në krahasim me gjatësin
valore paraqet kapacitet akustik.

Te gypi i hapur, i cili paraqet induktivitet akustik, induktiviteti do të jetë më i madh


nëse masa e ajrit është më e madhe dmth (produkti l) që arsyeton edhe emërtimin tjeter:-
“masa akustike” prej ku edhe rrjedh simboli ma. Në realitet, te gypi i hapur, madhësia e
rrjedhës hyrse është në proporcion të zhdrejt me masën e ajrit në gyp, e cila duhet të vehet
në lëvizje ( q  p / ma ).

Duhet cekur se gypi i hapur në realitet nuk është lidhej e shkurt ideale në fund të
linjës. Por është gyp i mbyllur me impedancën e rrezatimit, e cila në frekuenca të ulta (për të
cilat vlen shprehja 2.2) është shumë më e vogël se sa impedanca karakteristike e gypit, por e
cila nuk është çdoherë e papërfillshme në krahasim me “induktivitetin” e vet gypit.
Impedanca e rrezatimit është kryesisht “induktive” (shih shprehjen 1.115 ose 1.116) prandaj
mund të shfrytëzojm shprehjen 1.99 ose më sakt shprhjen 1.10, duke mos e përfillur
rezistencën e rrezatimit (pjesën reale të impedancës). Duke i krahsuar këto shprehje me
shprehjen 2.2 përfundojm se pasoj e impedancës së rrezatimit është zgjatja fiktive e gypit
për 0.71 a respektivisht më sakt për 0.85 a ku a është rrezja e gypit. Prandaj induktiviteti i
korigjuar akustik duhet të llogaritet me shprehjen

 lef
ma 
S

0.85a

Fig. 2.2 Rritja efektive e masës së ajrit në gyp

Kuptimi fizik i rezultatve të fituara ngërthehet në faktin që përveç lëvizjes së masës


së ajrit në gyp, lëvizë edhe një pjesë e masës së ajrit në hapësirën ku gypi rrezaton. Është
evidente se intensiteti i lëvizjes së masës është më intensiv mu pranë hapjes së gypit, dhe
33
AKUSTIKA DHE PROCESI I DËGJIMIT

zvogëlohet gradualisht me rritjen e distancës nga hapja, që shihet edhe nga shprehja 1.44 –
me rritjen e distancës r zhduket komponenta “induktive” e impedances valore. Për këtë
arsye lëvizja e masës së ajrit në krejt hapësirën mundet të ekuivalentohet me lëvizjen e një
cilindri të paramenduar të ajrit me gjatësi 0.85 a i cili lidhet në vazhdim të cilindrit të ajrit në
gyp, kjo është paraqitur në fig 2.2. Ky ekuivalentim nuk është vetëm formal por është shumë
afër realitetit fizik.

Për nxjerrjen e shprehjeve dhe përfundimeve për elementin e tretë të ashtuquajturen


rezistencë akustike nuk mund të përdorim metoden e njejtë si për parametrat e lartënxjerrur
për shkak se që në fillim nuk i kemi përfillur humbjet e energjisë. Rezistenca akustike
shpenzon energjinë akustike, ngjajshëm si shpenzon rezistenca në elektronikë. Prandaj ajo
është pasojë e të gjitha dukurive që shkaktojnë humbje gjatë përhapjes. Te gypat e ngusht,
siç edhe e kemi paraqitur në 1.23, humbjet për shka të viskozitetitntë fluidit do të jenë më të
theksuara sepse aty lajmrohen dallime të mëdha në shpejtësitë në mes të shtresave të
veçanta. Te gypat me diameter me të madh respektivisht rreze me të madhe, hapësira ku
paraqiten dallimet në shpejtësi të shtresave gjendet në periferi të gypit, në një pjesë të vogël
të prerjës tërthore. Në pjesën më të madhe, respektivisht përgjatë brendësis së prerjes
tërthore, shpejtësia e grimcave është e njëjtë në çdo vend prandaj humbjet përshkak të
fërkimit marr në përgjithësi hapësirën e gypit mbesin relativisht të vogëla. Prandaj shprehjen
për rezistencën akustike nuk do ta nxjerrim por do ta marrim të gatshme si

8l
Ra 
a 4

2
dhe vlenë për a[mm]< .
f [ Hz]

Në shprehjen e fundit koeficienti i viskozitetit μ për ajër është 1.86 10-15 Kg /m s,


dhe l është gjatësia e gypit. Vërehet se Ra është në proporcion të zhdrejt me fuqin e katërt të
rrezës së gypit (a4) që tregon se Ra është e vogël vetëm ne rast se a është shumë e vogël
dmth për gypa shumë të hollë, praktikisht për çarjet me dimensione mikroskopike siç i kanë
materilaet poroze (me pore mikroskopike). Pra, realisht mund të flasim për rezistencë Ra te
gypat me rreze më të vogël se 1 mm. Për gypat më të trash repektivisht me rreze më të
madhe rezistenca akustike Ra shumë e vogël dhe mund të neglizhohet në raport me ma .

Në këtë mënyrë i fituam dhe i nxjerrëm shprehjet për të tri elementet e sistemeve
akustike Ca, ma dhe Ra e të cilat i përgjigjen kondenzatorit C, bobines L dhe rezistencës R (
RLC) në elektroteknikë.
34
AKUSTIKA DHE PROCESI I DËGJIMIT

2.2 ELEMENTET E SISTEMEVE MEKANIKE


Le ta marrim një sistem të thjeshtë mekanikë, i paraqitur në Fig.2.3(a), i cili përbëhet
prej tre parametrave elementar: 1) masës, 2) elasticitetit dhe 3) fërkimit. Forca e jashtme F
vepron në masën m e cila është e lidhur me një sustë në një mbajtës të palëvizshëm. Gjatë
lëvizjes së masës paraqitet fërkimi në mes masës dhe bazës ku qëndron masa.

Masa L R C
Susta
F
Fërkimi I
U
x
(a) (b)

Fig. 2.3 Sistemi oscilues; (a) mekanik; (b) elektrik

Ekuacioni diferencial i ekuilibrit të forcave është

d 2x dx
m 2
 F  r  kx
dt dt

ku r është koeficenti i fërkimit, k është koeficienti i ngurtësisë së sustës. Forca e fërkimit


është proporcionale më shpejtësinë, kurse forca e sustës me zhvendosjen e masës.
Ekuacionin e sipërm mund ta shkruajm në formë tjetër duke e marrë si madhësi të
ndryshueshme shpejtësinë e lëvizjes v

dv
m  rv  k  v dt  F (2.11)
dt

Për anaogji do të marrim një qark oscilues elektrik RLC si në Fig.2.3(b) Ekuacioni
diferencial për këtë qark është:

dI 1
L  RI   I dt  U (2.12)
dt C

Nëse i krahasojm shprehjet 2.11 dhe 2.12 do të shohim analogjinë në mes të


variablave të ndryshueshme dhe atë tensioni U me forcën F, gjedjësisht i rrymës I me atë të
shpejtësis v si dhe në mes parametrave të qarkut: induktivitetit L dhe masës m, kapacitetit C
dhe koeficentiti të ngurtësisë k, rezistencës R dhe koeficentit të fërkimit r. Vlera reciproke e
koeficentiti të ngurtësisë së sustës paraqet koeficentin e elasticitetit, e për hir të analogjis më
të thukt do ta shënojmë me Cm si kapacitet mekanik. Ngjajshëm edhe koeficentin e fërkimit
35
AKUSTIKA DHE PROCESI I DËGJIMIT

do ta shënojmë me të ashtuquajturën rezistencë mekanike Rm .Analogjitë në mes të


madhësive mekanike dhe atyre elektrike janë përmbledhur në tabelën e mëposhtme.

Madhësitë analoge mekanike dhe elektrike


F U
v I
m L
k C
r R

Përveç këtyre tre parametrave mund ta formulojmë edhe kuptimin e përgjithëshëm të


impedancës mekanike me shprehjen

F
Zm 
v

të cilen do ta shfrytezojmë te qarqet mekanike.

Në bazë të anlogjisë në mes të qarqeve meknike dhe atyre elektrike mund t’i
zgjidhim problemet e sistemeve meknike, pra t’i caktojmë forcat dhe shpejtësitë
(respektivisht zhvendosjet dhe nxitimet), me ç’rast përdorim i shfrytëzojmë shumë shpesh
rezultatet e gatshme të njohura nga teoria e qarqeve elektrike. Shembull tipik mund të jetë
llogaritja e shpejtësis v në fig 2.3(a) e cila në bazë të anlogjisë me qarkun elektrik në Fig.
2.3(b) mund të llogaritet me

F
v
 1 
Rm  j   m  
  Cm 

2.3 “LIDHJA” NË MES ELEMENTEVE TË SISTEMEVE


MEKANIKE DHE AKUSTIKE

Në tabelën e më poshtme Tab.2.1 është dhënë një pasqyrë e ekuivalentimve të


elementeve akustike, elektrike dhe mekanike si dhe mënyra e shënimit dhe skemat
ekuivalente të tyre. Ne këtë tabelë është paraqitur analogjia dhe “lidhja” themelore në mes
elemeteve përkatëse.
36
AKUSTIKA DHE PROCESI I DËGJIMIT

TABELA 2.1 Lidhjet ekuivalente në elektroteknikë, akustikë dhe mekanikë


37
AKUSTIKA DHE PROCESI I DËGJIMIT
38
AKUSTIKA DHE PROCESI I DËGJIMIT

Për të patur mundësi që sistemet mekanike dhe akustike të paraqiten shpejtë dhe
saktë me anë të skemës ekuivalente elektrike, gjëja më e rëndësishme është që të vërehet
dallimi në mes të lidhjes “paralele” dhe “serike” të elementeve. Kjo më së lehti arrihet duke
e shikuar rrjedhën gjegjësisht shpejtësinë. Në bazë të analogjisë me qarqet elektrike, në
“seri” janë të gjitha ato elemente të cilat e kanë të njejtën rrjedhë, gjegjësisht shpejtësi,
ndërsa “paralel” janë të lidhura ato elemente që kanë vetëm një pjesë të rrjedhës së
tërësishme, gjegjësisht shpejtësisë.

Psh. në rendin e gjashtë në tabelen 2.1 kemi lidhjen serike në mes induktivitetit dhe
kapacitetit. Në akustikë kemi në hyrje dhe në dalje të gypit të njejten rrjedhë pasi që kemi
supozuar se kemi induktivitet akustik të “pastër” dhe se nuk ka ndrydhje (komprimim) të
ajrit në gyp. Rrjedha dalëse e gypit është rrjedha hyrëse e komorës – kutisë, prandaj shihet
qartë se kemi lidhje serike. Në mekanikë masa dhe njëri skaj i sustës kanë të njejtën
shpejtësi, ndërsa skaji tjetër është në qetësi, prandaj edhe këtu kemi lidhje serike. Duhet të
theksohet se shpejtësia e sustës në të vërtet paraqet ndryshimin e shpejtësive në mes të dy
skajeve të saja. Forca e cila vepron në sustë është poporcionale me deformimin e sustës, e ky
deformim shfaqet vetëm nëse kemi ndryshim të zhvendosjes në njërin skaj dhe skajin tjetër.
Nëse njëri skaj i sustës do të ishte i lirë, atëherë gjatë zhvendosjes së skajit tjetër nuk do të
kishin kurfar force. (Në elektroteknikë kjo do t’i përgjigjej kondensatorit të lidhur shkurtë).
Pra, zhvendosja e sustës është ndryshimi në mes të zhvendosjeve të njërit skaj dhe skajit
tjetër të saj. Prandaj derivati i zhvendosjes për kah koha, pra shpejtësia e sustës është
ndryshimi i shpejtësisve në mes të dy skajeve.

Lidhja serike është edhe në renndin e 7 në tabelë. Në akustikë, nëpër të dy gypat


paraqitet e njejta rrjedhë. Në mekanikë, edhe masa edhe sipërfaqja në të cilën vie deri te
fërkimi, e kanë të njejtën shpejtësi, prandaj edhe kjo është lidhje serike. Edhe për fërkim
vlenë ajo që është thënë për sustën elastike: shpejtësia e fërkimit është ndryshimi i
shpejtësive në mes të dy sipërfaqeve në mes të cilave paraqitet fërkimi. Nëse të dy sipërfaqet
kanë shpejtësi të njejtë atëherë forca e ferkimit është 0, në të kundërten, kur sipërfaqet
lëvizin në kahje të kundërta, forca e fërkimit është maksimale (psh. fërkimi i shuplakave).

Lidhja serike paraqitet edhe në shembuj 9,12,14,16 dhe 18 në tabelen e cekur. Një
shpjegim i veçantë pas asaj që u tha më lartë do të ishte i tepërt. Është interesant të
theksohet se në akustikë nuk kemi lidhje serike të kapacitetit, të gjitha kombinimet e
mundëshme të dy kutijave-komorave shëndrrohen në lidhje paralele.

Lidhja paralele paraqitet në rendin e 9. Në akustikë rrjedha hyrëse në kuti nuk është e
barabartë me rrjedhën dalëse prej kutisë, që hynë gyp, sepse në kuti duhet të merret parasysh
elesticiteti i ajrit. Si pasojë e këtij elasticiteti shkaktohet “humbja” e një pjese të rrjedhës
brenda vetë kutisë. Mu kjo rrjedhë e “humbur” në kuti, pra diferenca në mes të rrjedhës
hyrëse dhe dalëse, paraqet rrjedhën e kutisë. Duke patur parasysh këtë spjegim është e qartë
se në këtë rast shuma e rrjedhës së kutisë dhe rrjedhës së gypit është e barabartë me rrjedhën
hyrëse. Pra kemi lidhjen paralele. Sikur kutia ta kishte vëllimin shumë të vogël (që i
përgjigjet kapacitetit të vogël të kondenzatorit në elektroteknikë) atëherë shumë pak prej
rrjedhës do të humbej në ndrydhjen e ajrit në kuti, dhe pothuajse e tërë rrjedha hyrëse do të
kalonte në gypë. Në të kundërten, kur kemi kuti me vëllim të madh, rrjedha e cila do të
39
AKUSTIKA DHE PROCESI I DËGJIMIT

kalonte nëpër gyp do të ishte shumë e vogël (që i përgjigjet rastit të kapaciteti të madh të
kondenzatorit në elektroteknikë që praktikisht do ta lidhte shkurt bobinën).

Kombinimet e tilla të paraqitura në tabelen e dhënë janë shumë të qarta nga vet
paraqitja e tyre.

Në mekanikë shembulli në rendin e 9 paraqet si vijon: forca e ka shpejtësinë e njërit


skaj të sustës elastike, ndërsa masa e ka shpejtësinë e skajit tjetër. Shpejtësia e sustës, në
bazë të spjegimeve të dhëna më lartë, është e barabartë me ndryshimin e shpejtësisë së dy
skajeve. Do të thotë se shuma e shpejtësisë të masës dhe shpejtësisë së sustës është e
barabartë me shpejtësinë e forcës, me çka spjegohet lidhja paralele.

Kombinimet e ngjajshme kemi në shembujt 10,11,13,15,17 dhe 19. Pasi të jenë


caktuar rrjedhat dhe shpejtësitë e elementeve të veqanta, lehtë mund të vërtetohet
ekuivalentimi i mënyrave të lidhjes së elementeve.

2.4 RËNDËSIA E ANALOGJIVE


Analogjitë të cilat e shtjelluam deri më tani janë të dobishme gjithëmonë kur
dëshirojmë t’i krahasojmë dukuritë në një sistem më pak të njohur me dukuritë në sistemim i
cili është i pëpunuar. Kur nji herë vërtetohet analogjia në mes parametrave dhe elementeve
në dy sisteme atëherë, është e mundur që të gjitha rezultet dhe përfundimet e nxjerra në
njërin sistem, thjeshtë të përcjellen në tjetrin. Duke shfrytëzuar anologjitë, paraprakisht
mund të analizohen dukuritë ende të pa hulumtuara në sistemin më pak të njohur, me çka më
lehtë zgjerohet hulumtimi i atij sistemi në domene të reja.

Kemi theksuar se akustika bashkohore është zhvilluar shumë në bazë të përparimit të


hulumtimeve në elektroteknikë. Tani është e qartë, se me ndihmën e analizës së qarqeve
elektrike na mundësohet zgjidhja e shpejtë e shumë problemeve akustike dhe mekanike.
Natyrisht ky lehtësim ekziston vetëm atëherë kur ata që e hulumtojnë akustikën, kanë
njohuri të bollshme nga elektroteknika. Në të kundërten, zbatimi i analogjive nuk do të
kishte përparsi. Prandaj zbatimi i analogjive për dikend që nuk ka njohuri nga
elektroteknika, është ngrkesë e panevojshme.

Në fillim të zhvillimit të vet, elektroteknika ka shfrytëzuar analogjitë me sistemet


mekanike, për spjegimin e dhe kuptimin e dukurive. Sot, ndërkaq, qarku oscilues elektrik
është padushim sistemi oscilues më i njohur dhe më i hulumtuar. Prandaj hulumtimi i
dukurive në sistemet mekanike dhe akustike është lehtësuar përmes analogjive me qarqet
osciluese.

Analogjia me qarqet elektrike ka dhënë rezultate të mira edhe në studimin


eksperimental të dukurive që paraqiten me sistemet akustike dhe ato mekanike: lidhjet e
nevojshme realizohen lehtë duke ndërruar shpejtë reziztencat, kondenzatorët dhe bobinat,
në vend të elementeve kaba dhe të shtrenjëta akustike dhe mekanike.
40
AKUSTIKA DHE PROCESI I DËGJIMIT

Të cekim se analogjitë në mes të sistemeve elektrike, mekanike dhe akustike janë të


natyrës formale dhe bazohen në analogjitë dhe ngjajshmeritë e ekuacioneve diferenciale të
cilat përshkruajnë dukuritë në këto tri sisteme. Nga këto ekuacione diferenciale
karakteristike munden të vendoset analogjia në mes tensionit dhe shpejtësisë, gjegjësisht në
mes të rrymës dhe forcës, e me këtë në mes të inpedancës në sistemin elektrik dhe
admintancës në atë mekanik. Pra, nuk duhet ë kërkojmë ndonjë lidhje më të thellë të
elementeve analoge gjithashtu nuk duhet të kërkojmë pasqyrimet e të gjitha elementeve në të
tri sistemet. Mesinduktiviteti nuk ka madhësi analoge gjegjëse as në akustikë as në
mekanikë. Por këto kufizime dhe vërejtje nuk e zvoglojnë përparsinë e shfrytëzimit të
analogjive në këtë kurs të studimit.

2.5 SHEMBUJ TË SISTEMVE AKUSTIKE


Sistem akustik paraqesin dy ose më shumë impedanca akustike të lidhura në mënyra
të ndryshme. Shembuj më të thjeshtë të sistemve akustike kemi paraqitur në Tab. 2.1, ndërsa
tani do të njihemi me disa lidhja më të përbëra.

Së pari le të marrim filtrin e frekuecave të ulta me skemë ekuivalente të paraqitur në


Fig 2.4a (nga teoria e qarqeve elektrike). Në akustikë kjo skemë paraqitet me skemën
ekuivalente në 2.4b., që mund të vërtetohet lehtë duke përcaktuar rrjedhën në çdo element të
sistemit akustik. Në bazë të rregullës së përgjithëshme, së pari duhet caktuar rrjedhat e
induktiviteteve akustike. Ne këtë rast ata janë q1 dhe q2 (shih Fig 2.4b) dhe tabelën e më
poshtme. Në këtë rast rrjedha e kutisë është e barabartë me ndryshimin e rrjedhës hyrëse dhe
rrjedhës dalëse, pra qk =q1 - q2. më së qarti shihet nëse punohet tabela me të gjitha elementet
dhe rrjedhat e tyre (në mekanikë shpejtësistë) si në shembullin në vijim

Elementi Rrjedha
maI / 2 q1
Ca q1  q2
maII / 2 q2

m aI /2 Ca m aII /2
L I /2 LII /2
q1 q2
C
q1-q2

(a) (b)
Fig. 2.4 Filtri i frekuencave të ulta: (a) elektrik; (b) akustik
41
AKUSTIKA DHE PROCESI I DËGJIMIT

Pas përpilimit të tabelës duhet të tentojmë që të realizohet skema elektrike e cila i


përgjigjet shpërndarjes së rrjedhave. Duke u nisur nga ana hyrëse dmth. nga rrjedha q1 shihet
se ajo ndahet në dy rrjedha, në q2 dhe q1 - q2. Do të thotë se në degën e qarkut në të cilën
gjindet “induktiviteti” i parë maI / 2 , lidhen paralel dy degë, njëra me “kapacitetin” akustik
C a dhe tjetra me “induktivitetin” e dytë maII / 2 . Rrjedha q2 është rrjedha dalëse e sistemit
akustik. Në elektroteknikë kjo është rryma në bornat dalëse të katërpolarit elektrik i cili
është dhënë në Fig. 2.5. Duhet të theksohet se gjithëmonë dy borne në elektroteknikë vijnë
në vend të një hyrjeje ose daljeje në akustikë. Prandaj në skemën ekuivalente në skajet 3 dhe
4 lidhet impedanca me të e cilën është i ngarkuar gypi dalës i filtrit akustik. Kjo mund të
jetë impedanca e rrezatimit, nëse gypi rrezaton energji akustike me hapësirë të lirë, ose ajo
mund të jetë një qelulë e re e sistemit të filtrave dhe ngjashëm.

Në Fig.2.5 njëkohësisht është paraqitur mënyra më e përshtatshme për vizatimin e


skemave evekualente: së pari vizatohet qarku elektrik, me simbolet grafike elektrike dhe
mbahet i njejti shënim me simbole të shkruara i madhësive akustike (ose mekanike).

q1 q2
1 3
m aI /2 m aII /2
q1-q2 Ca
2 4

Fig. 2.5 Skema ekuivalente e filtri të frekuencave të ulta

Filtëri i frekuencave të ulta i cili është marrë si shembull, e ka vetëm një qelulë.
Është qartë se numri i qelulave mund të jetë edhe më i madh. Ato, atëherë thjesht lidhen në
seri njëra pas tjetërës sikur në elektroteknikë (shif Fig. 2.6). Gjithashtu në vend të filtërit të
tipit T
elektrik. Frekuenca rrethore kufitare (kritike) është e dhënë me shprehjen (nëse është
maI  maII )

2
c 
ma Ca
42
AKUSTIKA DHE PROCESI I DËGJIMIT

Fig. 2.6 Filtri i frekuencave të ulta me shumë qelula

Shembulli i ardhshëm le të jetë filtëri brez-jolëshues. Por të theksojmë në fillim se


filtri i frekuencave të larta i paraqitur në Fig. 2.7 nuk mundet në asnjë mënyrë të realizohet
me ndihmën e elementeve akustike, sepse kapaciteti akustik asesi nuk mund lidhet në “seri”
në mes të dy impedancave.

2C 2C
L

Fig. 2.7 Filtri i frekuencave të larta

Për këtë arsye edhe te filtri brez-lëshues nuk mund të realizohet qarku lidhës në
degët serike.

Filtri brez-jolëshues, në një formë e thjeshtuar është dhënë në Fig. 2.8, me qark
rezonant në degën paralele. Ky filter është i njohur si rezonatori Helmholtz-it. Analiza e
rrjedhës është e njejtë si te filtri i frekuencave të ulta. Filtri i tillë gjenë zbatim te sistemet e
ventilimit, kur në kanale duhet posaqërisht të dobësohet frekuenca themelore e zhurmës së
ventilatorit.

Ca ma ma
q1-q2 1 3
q1 q2
m a1
q1-q2
q1 q2 Ca
2 4
ma ma
(a) (b)

Fig. 2.8 Filtri brez-jolëshues: (a) sistemi akustik; (b) skema ekuivalente

Sistemi në Fig.2.9 shërben në hapësira të mbyllura si absorbues i zërit për një brez
relativisht të ngushtë të frekuencave. Pllaka para murit me mbajtësit e saj formon kutinë –
komorën, e cila paraqet kapacititet akustik. Pllaka është e shpuar (perforuar) dhe këto vrima
paraqesin induktivitet akustik në bazë të shembullit 13 Tab. 2.1. Induktivitetet e të gjitha
vrimave lidhen paralel, ndërsa kapaciteti i kutisë lidhet në seri me këtë induktivitetin
ekuivalent, ashtu që fitohet qarku serik oscilues. Gjeneratori në hyrje të këtij qarku është
43
AKUSTIKA DHE PROCESI I DËGJIMIT

shtypja p e cila ekziston para vrimave të pllakës. Frekuenca rrethore rezolante e sistemit të
tillë është e barabart me

1
0 
ma
Ca
n

ku ma paraqet induktivitetin akustik të një vrime, Ca paraqet kapacitetin akustik të kutisë, n


numërin e vrimave në sipërfaqen S (shih Fig. 2.9).

ma/n Ra1
Ca
p
S
Ra2 p Ca Ra2

ma
Ra1
(b)

(a)

Fig. 2.9 Rezonatori akustik: (a) sistemi akustik; (b) skema ekuivalente

Nga analogjitë me qarqet elektrike, është e qartë se një sistem i tillë, i cili paraqet të
ashtuquajturin rezonator akustik, do të ketë shpenzim maksimal të energjisë akustike në
frekuencën rezonante, natyrisht vetëm me kusht që sistemi të përmbajë edhe rezistencë
akustike. Muri pas kutisë, zakonisht është shum i ngurtë, kështu që rezistenca e tij akustike
është e papërfillshme. Nuk është e madhe edhe rezistenca akustike e vrimave, dimensionet e
të cilave janë të rendit milimetra. Për këtë arsye brenda në kuti duhet të vendoset ndonjë
material i cili paraqet rezistencë akustike. Ky duhet të jetë material me strukturë poroze, i
përshkuar i tëri me kanale të ngushta, siq është tekstili ose leshi. Nëse materiali i tillë
vendoset pranë vrimave të pllakës, ashtu që e tërë rrjedha nga induktivitetet të kalojë nëpër
te, atëherë do të kemi rezistencë serike Ra1 (shih Fig.2.9(b)) (Rezistenca serike është zgjidhja
më e përshtatshme edhe nëse me material të tillë mbushet e tërë kutia.) Nëse materiali
vendoset pranë murit, atëherë kemi rezistencë paralele Ra2.

2.6 SHEMBUJ TË SISTEMEVE MEKANIKE


Së pari do të analizohen rastet kur në sistem vepron forca e jashtme, e cila ka një
mbështetës të palëvizshëm jashtë sistemit.

Shembulli i parë është paraqitur në Fig.2.10. Shpejtësia hyrëse dmth. shpejtësia e


forcës F, le të jetë v, ndërsa shpejtësia e masës le të jetë v1. Rasti është i thjesht dhe nuk ka
44
AKUSTIKA DHE PROCESI I DËGJIMIT

nevojë për formimin e tabelës së shpejtësive. Susta Cm1 ka shpejtësin v – v’, ndërsa susta Cm2
ka shpejtësin v’, që do të thotë se do të jetë e lidhur në seri me masën m. Qarku ka vetëm tri
degë, për këtë arsye skema ekuivalente nuk duhet të shtjellohet detalisht.

v v'
C m1 m C m2
F v-v ' m
F
v v' C m1 C m2
(a) (b)

Fig. 2.10 (a) Shembull i një sistemit mekanik; (b) skema ekuivalente elektrike

Në shembullin e cekur është marrë rasti kur në sistem vepron forca, e cila në skemën
ekuivalente është paraqitur si gjenerator tensioni. Të theksojm që gjithashtu mund të
paraqiten rastet kur jepet shpejtësia hyrëse e sistemit. Në skemën ekuivalente, në atë rast do
të kishim “gjeneratorin e rrymës”, i cili jep shpejtësin e dhënë v. Kjo vërejtje vlenë edhe për
shembujt e ardhshëm, e posaqërisht vlen edhe për sistemet e shtjelluara akustike, ku
gjithashtu mund të lajmrohen rastet kur duhet të punojmë me gjenerator të rrjedhës
konstante q.

m' I
C’m1 C’m2 m'
I
C’m1 C’m2
F v' F
C”m1 m" C”m2 m"
v C”m1
II II C”m2
v"
(a) (b)

Fig. 2.11 (a) Shembull i një sistemit mekanik; (b) skema ekuivalente elektrike

Një sistem më i komplikuar është dhënë në fig. 2.11. Skema ekuivalente mund të
fitohet në mënyrë të zakonshme, duke përcaktuar së pari shpejtësinë e secilit element të
sistemit. Do të fitohet një qark me pesë degë. Por, shum më lehtë do të jetë nëse rezenojmë
në këtë mënyrë: sistemi I dhe II, secili në vedi paraqet sistemin në Fig. 2.10, skemën
ekuivalente të të cilit tani më e dijmë. Pasi që pikat e skajshme e të dy sistemeve kanë
shpejtësi të njejtë ( njëri skaj shpejtësinë v, ndërsa tjetri është i palëvizshëm) të dy sistemet
janë të lidhura në seri.
45
AKUSTIKA DHE PROCESI I DËGJIMIT

Shembulli i ardhshëm le të jetë membrana e cila vibron. Një sistem i këtillë ka


zbatim të madh në akustikë, sepse në formë të thjeshtuar paraqet pjesën mekanike të
shdërruesve elektroakustik, mikrofonit, altoparlantit dhe dëgjueseve. Formën e konusit, siq
është paraqitur në Fig. 2.12(a) zakonisht e kanë membranat e altoparlantit.

C m , Rm m
m
F

F Cm

Rm
(a) (b)

Fig. 2.12 (a) membrana lëvizse; (b) skema ekuivalente

Të supozojmë se membrana është e ngurtë, me formë rrethore, dhe se ka masën m.


Membrana, përmes lidhjes elastike Cm është e lidhur për mbajtësinë e palëvizshëm. Përveç
masës dhe elesticitetit, ekzistojnë edhe forcat e fërkimit të cilat paraqiten në sustë. Me këto
supozime, zgjidhja e këtij rasti është shumë e thjeshtë. Të gjitha elementet kanëshpejtësi të
njejtë, prandaj skema ekuivalente është qark oscilues serik, i dhënë në Fig. 2.12(b).

2.7 NDËRLIDHJA NË MES SISTEMEVE AKUSTIKE DHE


MEKANIKE
Le ta marrim një shembull të thjeshtë të një membrane pistonike, e cila formon valë
të rrafshta, siq është paraqitur në Fig.2.13(a). Nëse membrana në gyp formon rrjedhë q, ajo
duhet të lëvizë me shpejtësin v = q/S . Që mëmbrana lëvizë me këtë shpejtësi, në te duhet të
veproj forca F. Për këtë forcë membrana paraqet impedancë mekanike Zm = F/v. forca F
shkakton në sipërfaqen e membranës (dhe për gjatë tërë gjatësisë së gypit) presionin p = F/S
. Në bazë të këtyre përfundimeve mund të shkruhen të gjitha shprehjet që japin lidhjen në
mes madhësive të lartëpërmedura mekanike dhe akustike.

q
F  Sp ; v ;
S

F Sp p
Zm    S 2  S 2Za (2.13)
v q q
S
46
AKUSTIKA DHE PROCESI I DËGJIMIT

F q c
v

(a)

S:1

v q v

F  c/S F cS

(b) (c)

Fig. 2.13 Membrana pistonike në gyp (a) dhe skemat ekuivalente (b) dhe (c)

Këtyre raporteve plotësisht i përgjigjen raportet te një transformator ideal elektrik (pa
humbje)

I2
U1  nU 2 ; I1  ; Z1  n 2 Z 2
n
ku indeksat 1 dhe 2 paraqesin tensionet, rrymën dhe impedancën në primar respektivisht në
sekondar të transformatorit. Madhësia n paraqet të ashtuquajturin herës të transformatorit,
pra herësi në mes të nurmit të dredhave në primar dhe sekondar.

Në bazë të kësaj mund të përfundohet se pasqyrimet e madhësive akustike në ato


mekanike dhe anasjelltas mund të paraqiten në skemën ekuivalente me ndihmën e
transformatorit. Herësi i transformatorit është i barabartë me

q
S
v

ku S është sipërfaqja efektive e elementit mekanik, psh membrana (projeksioni i sipërfaqes


reale në boshtin e shpejtësisë), i cili lëvizë me shpejtësi v dhe formon rrjedhën q.
Membranat në Fig 1.9 kan siperfaqe të njëtë efektive edhepse sipërfaqet e tyre reale nuk janë
të njëjta.

“Transformatori” për ndërlidhjen në mes sistemve akustike dhe mekanike është i


orjentuar në atë mënyrë që “mbështjella” me S “dredha” më shumë të jetë në qarkun
mekanik. Pasqyrimi mund të jetë i dyanshëm, sikurse në elektrikë, ku të gjitha madhësit
mund të reduktohen qoftë në qarkun primar ose sekondar.
47
AKUSTIKA DHE PROCESI I DËGJIMIT

Raportet 2.13 të cilat ekzistojnë te transformatori për ndërlidhje japin mundësi që


përfundimisht të nxjerret lidhja përfundimtare në mes të gjitha impedancave mekanike dhe
akustike. Duke shfrytëzuar edhe shprehjen 1.61 fitohet

Zm  S2 Za  SZ S (2.14)

Këto ndërlidhje do të zbatohen në shumë analiza.

Ta marrim shembullin më të thjeshtë atë të membranës të paraqitur në Fig. 2.13(a).


Skema ekuivalente do te dukej si në fig 2.13(b) respektivisht 2.13(c) nëse të gjitha
madhësitë reduktohen në qarkun primar (qarkun mekanik). Në këtë rast është supozuar se
impedanca mekanike e vetë membranës është e papërfillshme.

m Cm Rm
S:1 q=Sv

v
F Zar=Rar+jXar

F
Zar1 Zar2
(b)

m Cm Rm S2Rar S2mar

v
(a) F

(c)

Fig. 2.14 Membrana në pllakën e pakufishme (a) me dy verzione të skemës


ekuivalente (b) dhe (c)

Rasti kur duhet të merret në konsiderim impedanca mekanike e vetë membranës


është paraqitur në Fig. 2.14, ku membrana e dhënë është e e instaluar në pllakën e madhe të
ngurtë. Skema ekuivalente është paraqitur në Fig. 2.14(b) gjegjësisht (c). Impedanca e
rrezatimit Zar është e barabartë me shumën e impedancave të rezatimit nga ana e majtë dhe e
djathtë e membranës Zar1 dhe Zar2, sepse të dyja këto impedanca kanë rrjedhë të njejtë. Nëse
është fjala për frekuencat për të cilat membrana paraqet burim punktual, forma e membranës
praktikisht nuk ka kurfarë rëndësie, prandaj impedanca e tërësishme e rrezatimit është e
barabartë me dyfishin e impedancës së rrezati it të njerës anë e cila është e barabartë me

 ck 2 0.85 
Z ar  2  j  (2.15)
 2 a  
48
AKUSTIKA DHE PROCESI I DËGJIMIT

Duke shfrytëzuar 2.14 mund të caktohet impedanca mekanke e rrezatimit si

Z mr  a 4 ck 2  j a 2  2  0.85a

Anëtari i fundit është shkruar asisoji që menjëherë dallohet se në këtë rast reaktancën në këtë
rast e paraqet masa e ajrit në cilindrin me gjatësi 2  0.85a .

Në rastin tjetër të paraqitur në Fig. 2.15, membrana nga ana e djathtë është e
ngarkuar me impedancën e rrezatimit, ndërsa nga ana e majtë me kapacitetin akustik të
kutisë. Edhe këto dy impedanca lidhen në seri, siq është paraqitur në Fig. 2.15(b). Duhet të
theksohet se tani impedanca e rrezatimit ka vlerën

ck 2 0.85
Z ar   j
4 a

sepse këndi i rrezatimit është 4

m Cm Rm Ca
S:1

v
F Zar

F (b)
Zar
m Cm Rm Ca/S2 S2R S2m
ar ar
Ca

v
(a) F

(c)

Fig. 2.15 Membrana e instaluar ne kuti ( a) me dy verzione të skemës ekuivalente (b)


dhe (c)

Edhe një rast interesant i instalimit të membranes (altoparlantit) është paraqitur në


Fig. 2.16. Kutija ka një vrimë, ashtu që përveç membranës, edhe vrima vepron si burim i
tingullit me rrjedhë q2. kjo është e ashtuquajtura “bas-refleks” kuitia. Edhe membrane edhe
vrima veprojnë si burim i vetëm me rrjedhë q1 - q2. Një version i skemës ekuivalente të këtij
instalimi është dhënë në Fig. 2.16(b).
49
AKUSTIKA DHE PROCESI I DËGJIMIT

F
q1 Cm Rm q1 q2
m
Zar S:1
Ca
v Ca
ma q2 F ma
Zar

(a) (b)
Fig.2.16 Membrana e instaluar në bas-refleks kuti ( a) me një verzion të skemës ekuivalente
(b)

Shembulli i fundit le të jetë filtri brez-jolëshues, të cilin nuk kemi mundur ta


realizojmë në tërësi vetëm me elemente akustike. Në kombinim me lemente mekanike
ekziston zgjidhja e këtij filtri dhe ky sistem mekaniko-akustik është paraqitur në Fig. 2.17 së
bashku me dy versione të skemës ekuivalente elektrike (b) dhe (c). Madhësitë mekanike të
membranës së dytë, pas dy transformimeve mbesin të pandryshuara sepse sipërfaqet e të dy
membranave janë të barabarta. Në të kundërten ky rast nuk do të jetë i vlefshëm.

m Cm q1 q2 m Cm
S:1 1:S

Ca ma
Cm v1 qc v2
Cm qm
m qc m
Ca
S S
(b)
v1 v2
m Cm Cm m
qm
ma v1 v2
Ca/S2 ma
(a)

(c)
Fig. 2.17 Filtri brez-jolëshues mekaniko-akustik ( a) me dy verzione të skemës ekuivalente
(b) dhe (c)

You might also like