You are on page 1of 3

Mekanikë Teknike KL XI - 5 Ndërtimtari

Tema : PËRKULJA
Veprimet e jashtme
a ) Deformimet dhe sforcimet në rastin e përkuljes
Në çoftë se në skajet e traut zbatohen dy çifte forcash të kundërta dhe të barabarta të cilat
ndodhen në rrafshin e simetrisë, i cili kalon nëpër aksin e traut, ky do të përkulet. Rasti i
përkuljes nga çiftet forcave quhet përkulje e pastër. Për të parë më qartë deformimet
është mirë të përdorët një shufër prej kauçuku ( figura 114-a ) me seksion katërkëndësh
kënddrejtë, në faqet e të cilës shënohet një rrjet vijash të drejta. Mbasi të zbatohen mbi të
çiftet e forcave ( figura 114-b ), gjë që mund të bëhet duke vepruar në mënyrë përkatëse mbi
skajet e tijë, për shembull me anë të duarve sikundër tregohet në figurën 114 - c, e do të
vrahet si vijon: Vijat e drejta gjatësore mbi
sipërfaqet vertikale do të lakohen, ndërsa vijat
e drejta tërthore do të mbeten të drejta dhe
ndonëse rrotullohen për një kënd të caktuar në
raport me njëra tjetrën, do të mbetën normale
mbi vijat e drejta gjatësore të lakuara.

Po të matën largësitë në mes të pikave të cilat


ndodhën mbi secilën vijë të drejtë horizontale
të shufrës së pa lakuar, me seksion kundrejt,
dhe në mes të njëjtave pika kur është lakuar,
do të vërejmë se në pjesën kurrizore ( figura
114 - b ) largësitë zmadhohen dhe në
pjesën lugore largësitë zvogëlohen.
Njëkohësisht vërehet vija e drejtë horizontale,
e cila ndan në dy gjysma, lartësinë e shufrës,
lakohet, por nuk ndryshon gjetësin. Duke
supozuar se edhe në brendinë e shufrës
deformimet zhvillohen në mënyrë të ngjashme
mund të përfytyrojmë shufrën si të përberë prej
shtresash. Shtresa e anës kurrizore dhe fibrat,
imagjinare, të cilat ndodhën në të, ndodhën
në tërheqje, ndërsa ato të pjesës lugore, ndodhën në shtypje. Këto ndahen nga rrafshi
në të cilët ndodhën gjithashtu fibra të lakuara, por që nuk u nënshtrohen as tërheqjes, e as
shtypjes, ky rrafsh quhet shtresa neutrale ( figura 114 - b ).

Ndërprerja e shtresës neutrale me çfarëdo seksioni transversal quhet boshti neutral ose vija
neutrale. Në figurën 114b është shënuar me shkronjat m, një nga boshtet neutrale.

Me që vijat vertikale rrotullohen në raport me njëra tjetrën por nuk lakohen, si rrjedhim,
seksionet tërthore gjithashtu nuk lakohen, por duke mbetur të rrafshëta vetëm
rrotullohen.
Mekanikë Teknike KL XI - 5 Ndërtimtari

Le të veçojmë një copë të shufrës ( figura 115 ), me dy seksione tërthore shumë të afërta.
Pozicioni i tyre është paraqitur mbas deformimit të shufrës.

Fibra ab ndodhët në shtresën neutrale, fibra cd ndodhët në


një shtresë, që është larg shtresës neutrale në një largësi z.
Le të shënojmë këndin në mes të seksioneve me ∆ φ , dhe
rrezen e lakimit të shtresës neutrale me ρ . Gjatësia e
fibrës ab , që është baras me ρ ∙ ∆ φ , nuk ka ndryshuar,
dhe gjatësia e fibrës cd , që mbas deformimit është barazi
me ∆ φ∙ ( + z ) , është zmadhuar . Në shufrën e pa lakuar

gjatësia e këtyre fibrave ishte e barabartë. Do të thotë se


fibra cd ka pasuar një zgjatim absolut.

∆ l=∪cd−∪ab=( ρ+ z ) ∙ ∆ φ− ρ∙ ∆ φ=z ∙ ∆ φ

Zgjatimi relativ i fibrës është:

∆l z∙∆φ
ε= = (50)
∪ab ρ ∙ ∆ l

z
Ose : ε=
ρ

Me anë të kësaj formule, është e qartë, se mund të


llogariten edhe shkurtimet relative të fibrave të shtypura.
Provat vërtetojnë se zgjatimet dhe shkurtimet e fibrave
shoqërohen me ngushtimin dhe zgjerimin tërthor, si ato që ndodhin ndanë tërheqjen dhe
shtypjen thjeshtë. Kjo jep të drejtë të pohohet se fibrat e shufrës u nënshtrohen tërheqjes dhe
shtypjes së thjeshtë.

Sipas ligjit të Hookut σ =ε . Duke zëvendësuar vleftën e ε nga (ekuacioni 50 ) kemi:

E∙z
± σ= (51)
ρ∙∆φ
Shenja ( + ) ose ( - ) merret si mbas shenjës së
-it, i cili simbas rregullës së caktuar merret
ε
pozitiv për rastin e tërheqjës dhe negativ për
shtypjën.

Formula (51) vërteton se sforcimi (tensionet) në


fibra rritën proporcionalisht me largimin nga
shtresa neutrale, se për të njëjtën largësi nga
Mekanikë Teknike KL XI - 5 Ndërtimtari

shtresa neutrale , sforcimet ( tensionet ) janë të barabarta dhe se, më së fundi, fibrat më të
sforcuara janë fibrat që ndodhën më lartë nga shtresa neutrale.

Nga sa u tha më sipër del se shpërndarja e sforcimeve (tensioneve ) normale në një seksion
tërthor çfarëdo mund të paraqitet në mënyrën që tregohet në figurën 116.

You might also like