You are on page 1of 3

MATERIALET NDËRTIMORE KL X – 5 Ndërtimtari

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: Jeta dhe Puna / Lënda: Materiale Ndërtimore Shkalla e kurrikulës: V
Klasa:X – Ndërtimtari

Koncepti bazë i fushës së kurrikulës: Teknologjia duke perfshir TIK-un

Tema / njësia mësimore: VI. Materialet ndërtimore / Betonet e lehta ( Zhvillim )

Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën : I.9 ,III.3 dhe III.7

Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës për shkallën : 1.1, 1.2, 4.1, 6.1 dhe 9.1

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fjalët kyçe: Betoni, uji , çimento
Rezultatet e të nxënit të lëndës: Nxënësi duhet të shpjegoi për fjalët kyqe.

Kriteret e suksesit:Nxënësi duhët interpretoin fjalët kyqe.

Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Tabela e bardhë ,markeri, projektori dhe kompijuteri.

Përdorimi i TIK-ut: Demostrimi i betoneve normale.

Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): Nderlidhja e rezultateve të të nxënit për shkallë ( kompetencat )


me rezultatet e të nxënit për fushë ( lëndë ).
Çështjet ndërkurrikulare: Përgaditja për jetë dhe punë.
PËRSHRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse: Një hyrje e shkurt në lidhje me njësin mësimore.

Pjesa kryesore:
Betonet e lehëta
Betonet e lehta kanë dendësi deri 1900 kg/m3, ato janë të përpunuara nga agregati poroz dhe janë
materiale të mira të izolimit termike dhe akustik ( zëri ). Fuqia e presion lëvizë prej 2 deri 15 МРа.
Agregati mund të jetë: natyror, me thyerjen e shkëmbinjve të lehtë, llavë vullkanike, shtufë; ose
artificial, perlit, argjilë. Betonet e lehta mund të përdoren për izolim termik dhe zanor, izolim të
konstruksioneve prej betoni, blloqe monolite etj. (fig 65).
MATERIALET NDËRTIMORE KL X – 5 Ndërtimtari

Zgjyrë-betoni prodhohet nga zgjura me shtesë të rërës lumore, portland-çimentos si mjet lidhës dhe ujit.
Nga zgjur betoni përpunohen elemente të ndryshme, blloqe që përdoren për murosje dhe për
konstruksione ndërmjet kateve. Produktet nga zgjyrë-betoni janë termoizolues të mirë.
Perlit-betoni prodhohet nga guri, çimentoja dhe uji. Në praktikë shfrytëzohen edhe betone të lehta me
prejardhje organike: heraklit, drulit, tarolit , etj.

Gaz-betonet prodhohen nga çimentoja, agregati dhe uji ku shtohet edhe pluhur alumini. Si pasojë e
pranisë së gazit rritet vëllimi i betonit, ndërsa zvogëlohet masa e vëllimit. Gjatë reagimit lirohet oksigjen
dhe vjen deri te zgjerimi i masës, me ç’rast formohet fluska gazi. Masa e përgatitur derdhet në kallëpe.
Pas derdhjes masa bymehet në afat prej 10 deri 15 min. dhe fi llon procesi i lidhjes së çimentos. Pas
ngurtësimit ruhet struktura qelizore dhe pas qëndrimit 6 deri 7 orë në kallëpin në temperaturë 303K
bëhet prerja e elementeve prej dimensioneve të ndryshme.
Siporeksi prodhohet nga rëra e pastër prej kuarci e cila bluhet në pluhur të imtë, çimento dhe ujë.
Përzierjes i shtohet pluhur alumini dhe elemente tjera kimike që kontribuojnë gjatë zhvillimit të
proceseve kimike të krijohen vrima. Këto elemente përdoren për murosje, për konstruksione ndërmjet
kateve, mure ndarëse dhe pllaka izolimi. Këto elemente priten në formë dhe dimensione të nevojshme
kur përzierja ende nuk është tërësisht e forcuar. Për murosje me blloqe siporeks përdoret llaç i vazhduar,
ndërsa bashkimi i pllakave bëhet me llaç të çimentos, gjegjësisht masë speciale siprokol.
Shkumë-betoni përbëhet nga rëra, çimentoja, uji dhe shtesa – emulsion special i cili krijon fluska ajri të
cilat gjatë ngurtësimit të betonit shkaktojnë strukturë poroze. Shkumë-betoni është shumë i ngjashëm me
gaz-betoni, ka porozitet të madh, masë të vogël vëllimore, fortësia të vogël të presionit, është rezistues
ndaj mikroorganizmave, nuk i nënshtrohet prishjes, termoizolues i mirë, përpunohet mirë, etj. Nga
shkumë-betoni përpunohen elemente me forma të ndryshme, blloqe dhe pllaka, elemente për oxhaqe,
shtresa për izolim etj. ( fig.66 ).
MATERIALET NDËRTIMORE KL X – 5 Ndërtimtari

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të orës mësimore: Një reflektim i shkurtër në formë të
bashkëbisedimit dhe të pytjeve të ndërsjella. Disa shembuj praktikë në lidhje me njësin mësimore.

26.04.2022 ora 3
SHMT “ Mehmet Isai “
Drejtimi: Ndërtimtarisë , lënda : Materiale Ndërtimore klasa : X –të
prof. Dr. Sc. Naser Morina inxh. i dipl. i ndër.

You might also like