You are on page 1of 8

Instilacionet e Ujësjellësit dhe Kanalizimit KL XII – 8 Arkitekture

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: Jeta dhe Puna / Lënda: Instalacionet e ujësjellësit dhe kanalizimit
Shkalla e kurrikulës: VI Klasa: XII - Arkitektur

Koncepti bazë i fushës së kurrikulës: Teknologjia duke perfshir TIK-un

Tema / njësia mësimore: III. Instalimet e kanalizimit / - Instalimet e jashtme të kanalizimit në


një objekt ( Zhvillim )

Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën : I.8 ,III.4 dhe III.8

Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës për shkallën : 1.2 dhe 4.1

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fjalët kyçe: Instalimet e jashtme të kanalizimit në një objekt.

Rezultatet e të nxënit të lëndës: Nxënësi duhet të shpjegoi për fjalët kyqe.

Kriteret e suksesit: Nxënësi duhët interpretoi fjalët kyqe.

Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Tabela e bardhë ,markeri, projektori dhe
kompijuteri.

Përdorimi i TIK-ut: Demostrimi i Instalimeve të jashtme të kanalizimit në një objekt

Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): Nderlidhja e rezultateve të të nxënit për shkallë ( kompetencat )


me rezultatet e të nxënit për fushë ( lëndë ).
Çështjet ndërkurrikulare: Përgaditja për jetë dhe punë.
PËRSHRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse: Një hyrje e shkurt në lidhje me njësin mësimore.

Pjesa kryesore:

Instalimet e jashtme të kanalizimit në një objekt


Instilacionet e Ujësjellësit dhe Kanalizimit KL XII – 8 Arkitekture

Gërmimi me eskavator si dhe ngjeshja me makinë e tokës dhe e materialit të një kanali
Instilacionet e Ujësjellësit dhe Kanalizimit KL XII – 8 Arkitekture
Instilacionet e Ujësjellësit dhe Kanalizimit KL XII – 8 Arkitekture

Tër rrjeti i ulët vendoset në kanale me gjerësi minimale 70 cm . Thellësia e kanalit varet nga pozita e
kanalit.
Në bodrum është e mjaftueshme gërmimi të jetë 50 cm. Jashtë ndërtesës kanali gërmohet më thellë
nën teren për shkakun e ndikimit të ngricave. Thellësitë më të mëdha janë të kushtëzuara nga kushtet e
terrenit dha nga kotat e kanalit të rrugës përmes të cilit lidhet kanalizimi i shtëpisë.
Në tokën e ngjeshur deri në thellësi 2.5 m nuk është i nevojshëm sigurimi i mbajtësve nga rrëshqitjet e
dheut ( tokës ), por për thellësitë më të mëdha, kur toka është e rrallë - rrënohet, atëherë i qasemi
mbështetjes me mbështetsha prej druri ose metali.
Fundi i kanalit gërmohet nën një rënje të caktuar, ndërsa sa të gjitha vrimat dhe gungat mbushen me
gurë të imët ose zhavorr.
Gypat vendosen në pjesën e poshtomë të kanalit mbi shtresë të rërës, edhe atë nën skajin e poshtëm
të kokës 5 cm, ndërsa mbi skajin e epërm të kokës 10 cm. Shtresa nën gyp jep siguri dhe shtroj të butë
për gypa të thyeshëm të qeramikës. Koka e gypit nuk guxon të mbështetet direkt në teren, sepse në atë
rast gypi në atë rast do të veproj si tra në dy mbështetësa dhe e ngarkuar nga lartë mund të pëlcas.
Shtresa e epërme e rërës e mbron gypin nga zënia e kanalit, sepse ai në mënyrë të barabartë i
transferon shtypjet gjatë shtypjes së materialit mbushës. Kanali mbulohet në shtresa me trashësi prej
25 cm, ndërsa ngjeshja bëhet me makina shtypëse ( në kohen e mëhershme ngjeshja është ber me
ujitje të kanalit apo me shufra hekuri apo druri.).
Instilacionet e Ujësjellësit dhe Kanalizimit KL XII – 8 Arkitekture
Instilacionet e Ujësjellësit dhe Kanalizimit KL XII – 8 Arkitekture

Depërtimi i gypave të kanalizimit në muret bartëse


Instilacionet e Ujësjellësit dhe Kanalizimit KL XII – 8 Arkitekture

Lidhjet e kanalit kryesor të shtëpisë në kanalin e rrugës


Çdo objektit ndërtimi, në qoftë se rruga përpara tij gjendet kanalizimi i qytetit, duhet doemos të
bashkohet me kanalin e rrugës. Numri i lidhjeve varet nga forma dhe madhësia e ndërtesës, ndërsa
linja e lidhjes duhet doemos të lëviz nën kënde të drejtë në raport me vijën rregulluese të ndërtesës.
Lidhja kryhet në tri mënyra dhe varet nga lloji i materialit nga i cili përpunohet kanali i rrugës.
Instilacionet e Ujësjellësit dhe Kanalizimit KL XII – 8 Arkitekture

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të orës mësimore: Një reflektim i shkurtër në formë
të bashkëbisedimit dhe të pytjeve të ndërsjella. Disa shembuj praktikë në lidhje me njësin mësimore.

02.04.2020 ora 27 KL XII / 8


SHMT “ Mehmet Isai “ Drejtimi: Arkitekturës ,
lënda : Instalacionet e ujësjellësit dhe kanalizimit klasa : XII –të
Prof. PhD. Cand. Naser Morina

You might also like