You are on page 1of 16

XI.

SISTEMI I LARGIMIT TE UJERAVE NGA KULMET E OBJEKTEVE

11.1 Sistemi i ulluqeve te fiksuar ne kulme te objekteve

Largimi i ujerave atmosferike nga kulmet e objekteve mund te kryhet me ane te


një sistemi ulluqeve te fiksuar ne kulmet dhe muret e jashtme te ndërtesave ose me ane
te një sistemi tubacionesh e kanalesh te brendshme për ndërtesa qe kane kulme me
sipërfaqe te mëdha.
Brenda ndërtesës rrjeti i kanalizimit te ujerave atmosferike formon një sistem
krejt te ndare nga rrjeti i kanalizimit te ujerave te zeza dhe ne tersi përbehet prej
ulluqeve ose koritave horizontale qe mbledhin ujerat e kulmit, prej hinkave ujë
mbledhëse,kolonave te shkarkimit, kolektorëve dhe puset te kontrollit te pajisur me
revizor për kontrollim.
Dallojmë forma dhe tip te ndryshme te çative varësisht nga arkitektura e
objekteve; si kulme te sheshte, forme piramide, koni, kupole, me dy ujera - forme
shatorit etj. Varësisht nga forma e kulmit punohen edhe sistemet e largimit te ujërave
nga te reshurat atmosferike.

Kulmi i objektit duhet te ndërtohet ne at mënyrë qe te mbroje dhe siguroi objektin


nga ndikimet klimatike (shiut, bores, frymës).
Ne vendet ku te reshurat atmosferike janë te shpeshta dhe te mëdha, kulmet
duhet te kenë sipërfaqe me pjerrtësi te mjaftueshme ashtu qe sa me lehte te përcjellën
ujerat dhe bora nga ato sipërfaqe.
Si skaje e çatise në kuptimin më të gjerë do të thotë buzë e ulët kulmit të pjerrët.
Megjithatë, ky term mund te përdoret edhe për të dy qoshet dhe skajet e kulmit te
sheshtë dhe ballkoneve, ne përgjithësi, i tere sistemi i përmbledhjes, pranimit dhe
largimit te ujerave atmosferike nga sipërfaqet e ndryshme te çatise.

Norma DIN EN 12056-3 shqyrton problematiken e planifikimit, matjen dhe


largimin e ujerave atmosferike nga kulmet e shtëpive. Sipas kësaj norme përcaktohen e
përmasat e elementeve te sistemit te largimit te ujerave varësisht nge forma e kulmit si
dhe mënyrat e ndërtimit te kulmeve varësisht nga vendi, lokacioni, madhësia dhe pozita
e objektit. Sipas kësaj norme si mase nominale për përcaktimin e përmasave te sistemit
për largimin e ujerave merret sasia e te reshurave prej 300 l/s.
Sistemi për largimin e ujerave nga kulmi i objektit llogaritet dhe planifikohet ne at
mënyrë ashtu qe duhet te përcjell te reshurat e mëdha dhe te pa pritura te cilat mund te
ndodhin njëherë ne 100 vjet me kohe zgjatje prej 5 minutave.

Rrjeti i kanalizimit i ujerave atmosferike te objekteve te veçanta mund te lidhet


me rrjetin e kanalizimit ose këto ujera te zbrazen nëpërmes drenazhesh ne ndonjë vend
larg objektit.

Riza Haxhiu inxhi. i dipl. / Teknologjia e instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit Page 1
Fig. 197.

11.2 Format e ulluqeve, hinkave, kolonave te shkarkimit

Format konstruktive te ulluqeve ndryshojnë si nga madhësia ashtu edhe nga


forma çka varet nga lloji i kulmit ose tarracës ku do te montohen. Këto ulluqe duhet te
sigurojnë largimin e plote e te shpejte te ujerave te shiut e dëborës si dhe rerën,
pluhurin e gjethet e pemëve qe mund te bien mbi sipërfaqen e kulmit.
Lidhja e ulluqeve me kulmet duhet te behet e tille qe te mos lejoje lagien e mureve ose
fasadën e ndërtesës.
Uji i kulmit mund te mblidhet ne një ulluk te ber dhe te montuar ne kornizën e
kulmit ose tarracës.

Ulluqet e kulmit j përdoren për të mbledh ujin e shiut ne të gjithë zonën e çatise
te cilat bien nga çatia dhe nëpërmes kolonës vertikale te shkarkimit përcjellën ne
kanalizime nëntokësore, në kanale kulluese sipërfaqësore ose pellgje tjera.
Përveç kësaj ulluqet janë zgjidhje e mire dhe e qëndrueshme edhe për sezonin e dimrit
kur mbi çati bie bora dhe shtresohet.

Pjerrtësia minimale e ulluqeve horizontal te vendosur ne skajet e kulmit merret


0.5%, qe do e thotë se nëse gjatësia e përgjithshme e ullukut ne një skaj te kulmit është
10 m, atëherë rënia nëmës te dy pikave te skajshme te ullukut është 5 cm.
Ulluqet horizontal qe mbledhin ujerat nga çatia, përforcohen me konstruksionin e kulmit
nëpërmes te mbajtëseve te cilët ne mënyrë konstruktive ndryshojnë varësisht nga
seksioni tërthor i ulluqeve. Sipas rregullës këto mbajtëse përforcohen ne pjesën e
sipërme te traut te kulmit.

Në programin prodhues hyjnë: Ulluqet gjysmë rrethore horizontale, ulluqet


rrethore vertikale, ulluqet këndore, mbajtësit horizontal dhe vertikal, kazanët, kthesat
horizontale dhe vertikale, mbyllësit (kapakët), mbrojtëset e borës (për tjegull klasike dhe
mbulesat nga llamarina) . Prodhime me të gjitha elementet përcjellëse për izolim të
kulmit (për largimin e ujit), siç janë: anësoret (kallkanët ) , veshje të oxhakëve, punimi i
koritave me dimensione sipas pozicionit, veshja e mureve të atikes (parapetit),
kulmaret, lugajat, shtëpizat (kapuçat) për ajrosje dhe për oxhak, si dhe të gjitha
elementet tjera.

Riza Haxhiu inxhi. i dipl. / Teknologjia e instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit Page 2
Fig. 198.

Gjerësia e ullukut varet nga disa faktor; diametrit te tubave te kolonës se


shkarkimit, sasive te ujerave nga te reshurat atmosferike, sipërfaqes se përgjithshme e
kulmit nga e cila përmbledhin te reshurat atmosferike etj.
Dallojmë disa forma te ulluqeve varësisht nga vendi ku ata montohen:
- Ulluqe varës
- Ulluqet e shtrime
- Ulluqet e future
Format te prerjes tërthore te ulluqeve mund te jene:
- gjysme rrethor
- kënddrejte
- konik
Materialet nga i cili punohen ulluqet janë:
- llamarine çeliku
- llamarine bakri
- llamarine alumini
- llamarine e zinkuar
Ulluqet e kulmit duhet te mbrohen nga shtresimi i fletëve dhe pa pastërtive tjera
te cilat mund te pengojnë largimin e ujerave atmosferike. Shtresimi I mbeturinave dhe
fletëve ne ulluqe e pengon rrjedhjen e ujit ne sistemin e largimit te ujerave dhe uji mund
te rrjedhe jashtë ulluqeve duke lagur dhe dëmtuar fasadën e murit te objektit. Mbrojtja
mund te behet me vendosjen e rrjetave mbrojtëse te cilat i pengojnë mbushjen e
ulluqeve me mbeturina.
Hinkat shërbejnë për mbledhjen dhe largimin e shpejte dhe te pandërprerë te
ujerave te ulluqeve si dhe për te mbajtur papastërtitë e ndryshme qe mundin te
bllokojnë tubacionet ose kolonat e shkarkimit.
Largësia nëmës hinkave merret ne varësi te intensitetit te reshjeve atmosferike
dhe kapacitetit te vete hinkave. Një hinke mund te mbledhë ujerat nga sipërfaqe te
kulmit prej 350 deri 400 m2
Tubat e lidhjes shërbejnë për te lidhur një ose me shumë hinka me kolonën e
shkarkimit. Si rregull tubi i lidhjes mund te bashkoj deri ne katër hinka. Këta tuba duhet
te kenë diametër me te madh ose te nyejt me diametrin e hinkave.

Riza Haxhiu inxhi. i dipl. / Teknologjia e instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit Page 3
Kolonat e shkarkimit punohen nga llamarina e zinkuar, nga giza, prej eterniti (çimento
azbesti) dhe ndonjëherë edhe prej çeliku. Diametri i tubit te kolonës se shkarkimit nuk
duhet te jete me I vogël se diametri I tubit te lidhjes.
Kolonat e shkarkimit lidhen me rrjetin nëntokësor te tubacioneve te kanalizimit
ose I shkarkojnë ujerat ne gropa te hapura kur kjo lejohet. Çdo kolektor tek I cili lidhen
disa kolona shkarkimi, mund te ketë një derdhje te veçante ne rrjetin e jashtëm te
kanalizimit ose I ter rrjeti I brendshëm lidhet me rrjetin e jashtëm me një puset te vetme.

Fig. 199.

Kolona vertikale e shkarkimit te ujit nuk duhet te ketë diametër me te vogël se


diametri i ullukut horizontal apo diametri i hinkës kyçëse.

Fig. 200.

Qe ulluqet te kryejnë funksionin e largimit te ujerave atmosferike duhet qe te janë


te pastruara nga mbeturinat dhe kjo është shkak qe ata duhet te pastrohen se paku një
here ne vit. Ekzistojnë dhe zgjidhje qe e pengojnë grumbullimin e fletëve, degëve te
vogla dhe pa pastërtive tjera, duke vendosur rrjeta ose filtra ne hinkat përmbledhëse.
Mirëpo edhe këto duhet kohe pas kohe te pastrohen.
Sistemi i largimit te ujerave atmosferike duhet rregullisht te mirëmbahen dhe here pas
here te kontrollohen mos ka ndonjë rrjedhje jashtë sistemit ose dobësim te
përforcimeve, defekte qe ndikojnë ne funksionimin e mire te tyre.
Ulluqet horizontale përdoren për përmbledhjen e ujerave atmosferike nga
sipërfaqja e kulmit te objekteve. Montohen ne skajet e fundme te kulmit ne formën
horizontale ne përmes mbajtësve te cilët përforcohen ne konstruksionin e kulmit.
Punohen nga llamarinat e zinkuara, bakrit, aluminit dhe metaleve tjera te cilat mbrohen
nga korrozivi me trashësi 0.5 deri 0.7 mm.

Riza Haxhiu inxhi. i dipl. / Teknologjia e instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit Page 4
Ulluqet horizontal kane seksionit tërthor ne forme te gjysme rrethit ose katër
faqesh varësisht nga dëshira e porositësit. Punohen ne gjatësi te ndryshme por
zakonisht ne treg gjinden me gjatësi prej 8 m.

Fig. Sistemi i largimit te ujerave duhet te jetë i kompletuar si ne figure ne mënyrë qe te kenë
funksionim te plote.

Fig. 201.

Pjesët përbërëse te një sistemi për largimin e ujerave atmosferike janë:


1. kapaku mbyllës i ullukut
2. vinkulo e jashtme
3. ulluku horizontal
4. mbajtësit
5. hinka

Riza Haxhiu inxhi. i dipl. / Teknologjia e instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit Page 5
6 bërryli 72º
7. mbajtësi unaze i kolonës vertikal
8. kolona vertikale

Grepat mbajtës te ullukut

Ne axhusterinë ndërtimore grepat janë mbajtëse te ullukët te cilët përforcohen ne


konstruksionin e kulmit. Punohen nga materiale te ndryshme (llamarine e zinkuar,
llamarine e ngjyrosur, llamarine bakri etj.) dhe madhësi te ndryshme. Rendësi te
veçante ka qe materiali i grepave te mos oksidon ose te mbrohet mire nga korrozioni
nëpërmes procesit te galvanizimit (zinkimit ose aluminizimit).

Materiali nga i cili punohen grepat mbajtës te ulluqeve janë:


• Llamarine hekuri me trashësi 5x25 mm
• Llamarine bakri me trashësi 5x25 mm

Fig. 202.

Hinkat e ulluqeve

Janë te përshtatura për të lidhur ulluqet horizontale gjysmë rrethore dhe kolonat
vertikale ne forme tubi për shkarkim me diametër tërthor 80, 100 dhe 120 mm në të
gjitha kombinimet e mundshme. Hinkat e ulluqeve përdoren për të lidhur kolonat
horizontale dhe vertikale te ulluqeve. Gjate montimit hinka e ulluqeve lehtë përforcohet
ne kanale pa pas nevojë te përdoren mjete tjera për lidhje.
Materiali nga i cili punohen hinkat janë: llamarinat ne forme fletëzash nga bakri,
zinku, alumini dhe çeliku i galvanizuar me trashësi te fletës 0,50-0,70 mm. Llamarina e
zinkuar dhe e aluminizuar mund te prodhohet edhe në ngjyra RAL nga të gjitha
materialet.
Karakteristike e këtyre hinkave është se mund te punohen ne forme gjysme
rrethore ose katërkëndëshi por përmasat duhet te përshtatën formës dhe përmasave te
kolonave horizontale dhe vertikale te ulluqeve.

Riza Haxhiu inxhi. i dipl. / Teknologjia e instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit Page 6
Fig. 203.

Kolonat e shkarkimit

Prodhohen më gjatësi deri në gjashtë metra në të gjitha ngjyrat, në varësi të


kërkesave të konsumatorit, ne makina dhe pajisje që janë plotësisht te dedikuara për
këto produkte. Prodhohen nga llamarina e galvanizuar më bakër me trashi 0,55 mm, ne
formë katrore ose mund të jetë gjysma e rrumbullakët, me gjendje te zhvilluar me
përmasa të mëdha apo të vogla zhvilluar, varësisht nga kërkesat e tregut.
Përdoren për kullimin e ujërave të shiut nga kulmet e objekteve dhe vendosen
vertikalisht në lidhje me kanalin dhe përforcohen me mbajtëse ne forme unaze ne murin
e objektit nëpërmes tillave.
Materiali nga i cili punohen është llamarine e çelikut te galvanizuar me bakër,
zink ose alumin me trashësi te fletës 0,50-0,70 mm. galvanizimi mund te behet në
ngjyra për të gjitha materialet.
Karakteristikat:
• prodhohen me diametër Ø120, Ø 100, Ø 80 mm, varësisht nga nevoja klientit
• kolonat forme tubash të rrumbullakëta dhe katrore prodhohen në gjatësitë e deri në
gjashtë metra
• jetë qëndrimi i këtyre produkteve prej metali të galvanizuar është 20 - 25 vite, ndërsa
jetëgjatësia e bakrit është e pakufizuar.

Fig. 204.

Riza Haxhiu inxhi. i dipl. / Teknologjia e instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit Page 7
Mbajtësit e ulluqeve

Ashtu edhe si grepat mbajtës edhe mbajtësit e ulluqeve i janë nënshtruar


procesit teknologjik të mbrojtjes nga korrozioni. Në kërkesën e konsumatorit këta
mbajtëse punohen në versionin e bakrit. Llojet e materialeve, ngjyrat, te veshur me
ngjyra të dëshiruara, dhe forma, qoftë te rrumbullakëta apo katrore, e ndjek procesin e
tërë teknologjik te ndërtimit.
Përdoren si mbajtëse te kolonave vertikale te shkarkimit te cilët ankorohen në
murin e objektit distanca optimale nëmës dy mbajtësve gjatë instalimit është 2 metra.
Materiali nga i cili punohen mbajtësit janë llamarinat konstruktive te çelikut te
galvanizuar nga bakri ose zinku me trashi 1.5 mm. me kërkese te tregut mbajtësit mund
te veshën edhe me plastifikim me një gamë të pasur të ngjyrave.
Prodhohen në formë katrore dhe gjysmë rrethor me dimensione Ø120, Ø 100, Ø
80 mm. duhet te ruhen ne depo adekuate te mbrojtur nga drita dhe lagështia

Fig. 205.

Bërrylat dhe mbyllësit e fundit për lidhje te ulluqeve

Elementi i fundit për të mbyllur anët e skajshme te ulluqeve prodhohen nga e


fletët identike te llamarinave në ngjyra të njëjta si dhe ulluqet dhe ju përshtatën
dimensioneve të ulluqeve sipas porosive.

Fig. 206.

Riza Haxhiu inxhi. i dipl. / Teknologjia e instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit Page 8
Mbajtësit e borës

Përdoren për ndaljen e ngarkesave te dëborës qe mos te rrëshqas nga çatia.


Përforcohen ne kulm në varësi të llojit i mbajtësit te bores: për tjegulla përforcohet ne
tjegull, për mbajtëse forme gardhi përforcohen gozhda (2.5 mm ose 1,8 mm), për
llamarinë te profiluar ne forme trapezi përforcohet me vide me gome dhe nënshtresë.
Distanca optimale në mes të dy mbajtëseve te borës është 1 metër, dhe mjaftojnë te
vendosen në 3 rreshta te kulmit.

Fig. 207.

Mbulesat e erës, shiritat përfundimtar, pllakat mbrojtëse mbi mur përfunduar dhe detaje
të tjera përfundimtare të lidhëse

Përdoren si mbulesa te veshura ne mure si pjesë e domosdoshme e çdo


ndërtimtarie për:
• mbrojtje nga fryma te mureve, skajet e çatis dhe panelet e fundit te kulmit.
• veshjen e oxhakut
• veshjen e strehës dhe tarracës
Përforcohen me bulona, nitne ose ngjitës.
Punohen nga materiali llamarine çelikut te galvanizuar me trashësi te fletës 0,50-
0,70 mm në ngjyra bazë te të gjitha materialeve.
Punohen me gjatësi deri në maksimum prej 8 metra sipas kërkesave me porosi
nga konsumatorit
Vinkulo shërben për të lidhur ulluqet në qoshet e brendshme dhe të jashtme,
punohet nga materiale të njëjtë si ulluqet 280 mm dhe 330 mm,
Mbulesa nga llamarina e mbron muret duke parandaluar hyrjen e ujit nen
llamarinë dhe mbron fasadën ose kulmin nga shiu për tu mos kalbur trarët dhe brirët e
kulmit, dhe i jep pamjen më të mirë estetike skajeve te kulmit.

Fig. 208.

Riza Haxhiu inxhi. i dipl. / Teknologjia e instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit Page 9
Fig. 209.

11.3 Skema e instalimit dhe kyçja ne rrjetin e kanalizimit

Fig. 210.

Riza Haxhiu inxhi. i dipl. / Teknologjia e instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit Page 10
Fig. 211.

Fig. 212.

Riza Haxhiu inxhi. i dipl. / Teknologjia e instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit Page 11
11.4 Masat mbrojtëse në punë dhe ruajtja e mjedisit

Për zvogëlimin e rrezikut, gjate kryerjes se një pune apo detyre, duhet te ju përmbaheni
disa rregullave:

 para se te filloni punën gjithsesi duhet kontrolluar rregullsinë e pajisjeve, veglave


dhe mjeteve te punës dhe çdo e metë e identifikuar duhet menjëherë te evitohet
nga personi profesional i autorizuar
 nëse kryeni ndreqje ose ndonjë intervenim tjetër ne mjetet e punës, domosdo
para fillimit te punës, ndërprere dhe izolojeni çdo burim te furnizimit me energji
 mos largoni mjetet mbrojtëse nga pajisjet dhe nëse kjo është e domosdoshme
atëherë i njoftoni te tjerët se mbrojtja është larguar dhe shënoni vendin e pas
përfundimit te punës, mjetin mbrojtës kthejeni ne vendin e vete
 kurrë mos intervenoni ne pajisje dhe makina nëse nuk keni aftësi dhe
kompetence profesionale
 mos punoni ne ndonjë makine ose pajisje nëse nuk jeni i ushtruar për pune dhe
nuk i njihni rreziqet
 gjithnjë përdoreni mjete adekuate mbrojtëse për punët për te cilat janë te
dedikuara pavarësisht nga koha qe zgjate kryerja e punës
 mos punoni me mjete mbrojtëse te improvizuara
 nuk duhet filluar punën nëse nuk jeni mire me shëndet, keni konsumuar alkool
apo ndonjë mjet tjetër shqetësimi
 keni kujdes gjate lëvizjeve neper uzine, shfrytëzoni vetëm rrugët, trasetë dhe
vendkalimet e parapara

Fig. 213.

 Para fillimit te punës; largohu 2 hapa nga vendi i punës. Mendo 2 minuta si
duhet vepruar qe mos te ndodhe ndonjë rrezik gjate kryerjes se punës

Riza Haxhiu inxhi. i dipl. / Teknologjia e instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit Page 12
 Nëse nuk dini ose nuk jeni i afte qe te kryeni ndonjë pune ose detyre, lajmëroni
me kohe udhëheqësin tënd ose punëdhënësin dhe mos fillo me pune
 Nëse një pune e punoni për here te pare, mos ngurroni te pyetni dhe konsultoni
persona tjerë qe te ju njoftojnë me natyrën e punës dhe rreziqet e mundshme
dhe masat mbrojtëse
 Përgjigjuni çdo here thirrjeve për trajnime ne lëmine e mbrojtjes dhe sigurisë ne
pune
 As njëherë mos shfrytëzoni mjete transportuese për transportim te njerëzve nëse
ato nuk janë te parapara për at qellim
 Nëse jeni te rrezikuar për kryerjen e ndonjë pune apo detyre, keni te drejte qe te
refuzoni deri sa rreziku te mos evitohet
 Ne pune gjithmonë duhet te jeni i qete, i shendosh dhe te keni kujdes
 Ne fillim dhe mbarim te punës çdo here pastrojeni dhe rregullojeni vendin e
punës

Mjetet mbrojtëse te punës

Mjetet mbrojtëse janë : Rrobat e punës, Këpucët , Dorëzat, Syzat, Mbrojtësit e veshëve
dhe helmete e kokës.

Fig. 214.

 Mjetet mbrojtëse personale përdorën për mbrojtjen e punëtorit nga rreziqet e


mundshme ne mesin ku ai punon.
 Mjetet mbrojtëse janë efikase vetëm atëherë kur rreziku dhe natyra e tij
identifikohet dhe atëherë përcaktohet lloji dhe tipi i adekuat mjetit mbrojtës i cili
duhet çdo here te përdorët gjate kryerjes se punës sipas udhëzimeve varësisht
nga lloji i punës.
Riza Haxhiu inxhi. i dipl. / Teknologjia e instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit Page 13
Siguria ne pune

 Vendi i punës, gjithmonë, duhet te jetë i pastër, i ndriçuar mire dhe i rregulluar.
Punën nuk e keni kryer mire deri sa nuk e keni pastruar ne mbarim te punës.
 Materialet dhe mjete e punës duhet te deponohen dhe sistemohen ne mënyrë
qëndrueshme dhe kompakte.
 Te gjitha vrimat ne kulme, dysheme e vende tjera duhet te shënjohen, mbulohen
dhe rrethohen ashtu qe mos te jen burim i rrezikut për personelin punues.
 Te gjitha rrugët, shkallet dhe vendkalimet duhet te jene ne çdo kohe, te hapura
dhe te pastruara për kalim te lire pa pengesa.

Fig. 215.

Punimet tokësore

Në punime tokësore në një thellësi mbi 100 cm, duhet të ndërmerren masa
mbrojtëse kundër rrëshqitjes se dheut te depozituar ne anët e kanaleve, gropave ose
pusetave ose rrëshqitjes se materialeve te gërmuar

Gërmimet me dore në tokë duhet të kryhen nga lart poshtë per shkaqe sigurie te
mos rrëshqitjes se dheut.

Gërmimi në tokë në një thellësi mbi 100 cm duhet të drejtohet nën kontrollin e një
personi përgjegjës. Gjate germimit te tokës me mekanizma, operatori – manipulanti i
makinës ose udhëheqësi i punimeve duhet te ketë kujdes për sigurinë e punëtoreve te
cilët punojnë para makinës ose për rreth makinës qe kryen gërmimet. Punët
e zdrukthëtarisë në mbështetjen dhe sigurinë e gërmimeve duhet të kryhen ne mënyre
profesionale, bazuar në normat dhe llogarite statike dhe vizatimeve.

Riza Haxhiu inxhi. i dipl. / Teknologjia e instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit Page 14
Nëse gërmimet kryhen në vendet ku ka instalime te gazit, rrymës elektrike,
ujësjellësit, apo ndonjë instalim tjetër, gërmimet duhet të kryhen nën drejtimin dhe nën
mbikëqyrjen e një personi profesional të caktuar me marrëveshjeje
midis organizatave të cilave ato instalime i përkasin ose i mirëmban dhe kryesit te
punëve ne gërmime. Nëse gjatë gërmimeve ndeshet me njërën nga instalimet e cekura,
punimet duhet të pezullohen derisa nuk sigurohet mbikëqyrja nga ndërmarrja adekuate
profesionale.

Para kryerjes së gërmimit ose te pastrimit te dheut nga gropat nëntokësore, puseve,
kanaleve dhe pesetave, duhet të vërtetohet paraprakisht se nuk ndodhet prezenca e
monoksidit te karbonit apo gazrave të tjera të dëmshme qe janë ndezëse apo
shpërthyese. Për zbritjen e punëtorëve në vendet e gërmimit duhet të sigurohen
shkallë të forta e të gjata për të kaluar mbi buzën gërmimit për të paktën 75 cm.
Nëse gërmimet kryhen me minime, punimet duhet të kryhet në përputhje me
rregulloret ekzistuese mbi minimet. Para fillimit të punës me gërmimet e vendit dhe
gjithmonë pas motit të keq, acarit, borës dhe shkrirjes se akullit, udhëheqësi i punimeve
te gërmimeve, duhet të shqyrtojë dhe analizoj gjendjen e punimeve gërmuese dhe nëse
është e nevojshme, të ndërmarrë masa mbrojtëse kundër rrezikut të rënies ose rrëqitjes
se dheut nga anët e gërmimit.

Gropimi i puseve, pusetave dhe gropave

Gropimi i puseve, pusetave dhe gropave, pa marrë parasysh qëllimin e tyre ose
përdorimin dhe natyrën e punës, për të riparuar dhe pastruar puset dhe pusetat, duhet
te kryhet nën mbikëqyrjen personit te caktuar përgjegjës. Gropimi i puseve industriale
dhe pusetave duhet të kryhet vetëm në bazë të projektit i cili ne vete përmban edhe
masat e sigurisë për kryerjen e punëve. Para hyrjes në pus, puset apo gropë duhet të
kontrollohet prezenca e gazeve të rrezikshme. Nëse është vërtetuar prania e gazrave
të tilla, zbritja e punëtorëve në ato hapësira, mund të lejohet vetëm pas largimit te
këtyre gazrave dhe kontrollit që tregon se nuk ekzistojnë gazra të tilla, Kontrollin per
praninë e gazrave të rrezikshme dhe largimin e tyre nga hapësirat e cekura me larte
duhet te bëjnë ekipet profesionale te specializuara.

Gërmimet e tokës në një thellësi prej 100 cm (për themele, kanale etj) mund të bëhen
pa shtrirje te përforcimeve anash, në qoftë se terreni është i forte dhe i qëndrueshëm.
Gërmimet e tokës në thellësi mbi 100 cm mund të bëhet vetëm me gërmimin gradual dhe
sigurimin e aneve nga rrëshqitjet eventuale te dheut. Kanalet dhe gropat duhet të gropohen në
at mënyrë që gjerësia e tyre te mundësoj kryerjen e te gjitha punëve pa pengese nga ana
e punonjësve që punojnë në to.

Gjerësia më e vogël e kanalit, ose e gropës me thellësi prej 100 cm është e lire, por për
thellësi mbi 100 cm, gjerësia e kanalit ose gropës duhet të jetë e tillë ashtu që gjerësia
e kanaleve ose gropave pas vendosjes se dërrasave për sigurim nga rrëshqitja te jetë të
paktën 60 cm. Druri për traversa dhe materiali i dërrasave që përdoren për sigurim te rrëshqitjes

Riza Haxhiu inxhi. i dipl. / Teknologjia e instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit Page 15
se dheut nga muret anësore te kanaleve, duhet të kenë përmasa dhe qëndrueshmëri qe
korrespondojnë me qëllimin për çka shërbejnë, sipas rregullave teknike dhe standardet
përkatëse. Materiali i gërmuar nga gropat dhe kanalet duhet të hidhet në një largësi
nga buza gërmimit ashtu qe mos te ketë mundësi te ketë rënie te materialit në kanalin ose
gropën e çelur.

Dërrasa për mbështetje te anëve te gërmimeve (gropave, kanalit e tj.) do të përshkon


lartësinë, të paktën 20 cm mbi buzët e gërmimit, ashtu qe te pengoj rënien e materialeve nga
fusha e gërmimit ne kanal ose ne gropën e çelur. Për largimin e dheut nga një thellësi mbi
200 cm duhet të përdoren plato te vendosura në tra te veçantë. Heqja e
dërrasave dhe rimbushja kanaleve dhe gropave duhet të kryhen sipas udhëzimeve dhe
mbikëqyrjes te personit profesional. Nëse largimi i dërrasave mund të rrezikojë sigurinë e
punëtorëve, atëherë ato duhet të lihen në kanalet ose ne gropat e çelura. Mjetet
për lidhjen dhe përforcimin e mbajtësve te traut te tilla si kunjat, bulonat, lidhëset, konopët dhe
fijet metalike, duhet të plotësojnë kërkesat sipas standardeve.

Kur gërmimi kryhet me mekanizma duhet pas kujdes qe gjate gërmimeve te ruhet
stabiliteti i makinës. Gjate gropimeve me mekanizma duhet te hidhet dheu i gropuar në një
distancë te mjaftueshme ashtu që nuk do ta rrezikojë stabilitetin e anëve te gërmimit, Cepat
e gërmimit nuk duhet te ngarkohen me makina ose mjet tjetër të rëndë, por kjo lejohet vetëm
nëse merren masa te duhura ndaj rrëshqitjeve te mundshme. Nëse bëhen shtrirje te tubave ose
instalime tjera si elektrike, te gazit apo ngrohjes, në vendet ku punonjësit kane qasje, në pjesën
e poshtme të gërmimit, në mënyrë që të kryejnë punët e nevojshme në shtrirjen e tubacioneve,
përçuesve elektrik, etj, muret anësore te kanaleve ose gropave duhet te sigurohen nga
rrëshqitja e mundshme e dheut qe paraqet rrezik për punonjësit.

Riza Haxhiu inxhi. i dipl. / Teknologjia e instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit Page 16

You might also like