You are on page 1of 8

1. Soletat monolite prej betonarmeje, në rastin e tyre më te thjeshtë janë ato te tipit “pllake”.

Kjo soletë në varësi të peshës shfrytezuese mund të bëhet me trashësi 6-10cm, dhe mbulon
hapësira nga 1.5 ÷ 3m. Një soletë e tillë llogaritet duke marrë një
rrip me gjërësi 1m në drejtim të hapesirës më të vogël dhe duke e pranuar atë si një tra të
mbështetur në të dy anët e të ngarkuar njëtrajtësisht.

2. Kur soleta pllakë vendoset mbi disa ambiente me hapësira të njëjta dhe mbështetet në mure
mbajtës, ajo mund të mbulojë hapësira deri në 4m, sepse rripi, në këtë rast, llogaritet si tra i
vazhduar.

1
3. Për hapësira më të mëdha se 3m, mulimi me soletë pllakë nuk është më i leverdisshëm,
pllaka duhet të bëhet e trashë, duke rritur në këtë mënyrë peshën e saj dhe harxhimin e
betonit dhe hekurit.Në këtë rast ndërtohen soletat brinjore të cilat përfaqësojnë një bashkim
monolit midis trarëve (brinjëve) dhe pllakës. Trarët mund të vendosen në një drejtim, ose në
të dy drejtimet. Në rastin e parë trarët vendosen në drejtimin e hapësirës më të shkurtër në
largësi midis tyre 1.5 ÷ 3m. Trarët llogariten të mbështetur në të dy anët dhe të ngarkuar
njëtrajtësisht, ndërsa skema statike e rripit të pllakës merret si një tra i vazhduar me ngarkesë
të njëtrajtshme. Përmasat e seksionit të traut përcaktohen me anë të llogaritjeve, por gjatë
fazës së projekt-idesë ato merren të përafërta.

2
Në soletat brinjore 50 ÷ 70% të betonit e merr pllaka që mbulon trarët. Zvogëlimi i largësisë

midis trarëve, njëkohësisht dhe i përmasave të tyre, krijon mundësinë e hollimit të pllakës, duke
ulur harxhimin e betonit.

4. Vendosja e trarëve në të dy drejtimet, bëhet me trarë kryesorë dhe sekondarë. Trarët kryesorë
vendosen në drejtimin e hapësirës më të shkurtër në largësi nga njëri – tjetri 4 ÷ 6m, ndërsa trarët

3
sekondarë vendosen në drejtimin e hapësirës më të gjatë, në largësi nga njëri – tjetri 1.5 ÷ 3m.
Në fig. jepet dhe skema statike e traut kryesor, traut sekondar dhe e pllakës së soletës. Trashësia
e pllakës së soletës merret 6 ÷ 8 cm. Lartësia e trarëve kryesorë 1/15 ÷ 1/10 e hapësirës, lartësia e
trarëve sekondarë merret nga 1/25 ÷ 1/15 e e hapësirës (largësia mes trarëve kryesorë).

5. Kur e lejon qellimi i ambientit, për të shkurtuar hapësirat, trarët kryesorë i mbështesim në
kollona. Në rast se kollonat në një ambient vendosen në të dy drejtimet dhe me largësi të
barabartë, duke formuar rrjetë katrore, si mbulesë midis kateve, përdoret soleta e quajtur
“kesone”. Për hapin e kollonave deri ne 5m, soletat kesone përbëhen prej trarëve me seksion të
njëjtë, që vendosen në të dy drejtimet, sipas aksit të kollonave, dhe prej pllakës së soletës 5 x 5m,
që mbështetet në të katër anët dhe punon në përkulje në të dy drejtimet.Kjo mbështetje krijon
mundësinë e zmadhimit të hapësirës që mbulohet nga soletat pllakë, me një rritje të vogël të
trashësisë së saj.

6. Për hapësira më të mëdha se 5m midis trarëve që kalojnë mbi kollonat ndërtohen brinje të tjera
në të dy drejtimet. Largësia midis këtyre brinjëve merret 1 ÷ 2m.Pllaka e soletës në këtë rast nuk
mbështetet vetëm në anët, por edhe në siperfaqen e saj. Në pjesën e poshtme të këtyre soletave
formohet një tavan me kuti. Vendosja e trarëve të hollë shumë afër njëri –tjetrit 1 ÷ 2mdhe në të
dy drejtimet mund të përdoret për ndërtimin e soletave me hapësira të mëdha kur tavani i
ambientit kërkohet dekorativ. Në këto soleta trarët e njërit drejtim mbështeten në trarët e
drejtimit tjetër dhe anasjeelltas, ndërsa e gjithë soleta mbështetet në të katër anët, në muret e

4
ambientit. Në qoftë se forma e ambientit në plan është katrore, ose drejtkëndore, me raport midis
brinjëve jo më të madh se 1 ÷ 1.5, atëherë trarët vendosen drejt.Kur forma e ambientit në plan
është një katërkëndësh kënddrejtë me ndryshim të theksuar në gjatësinë e brinjëve, trarët
vendosen në drejtimin diagonal. Me një vendosje të tillë, trau diagonal është më i shkurtër se sa
trau që mund të vendosej në drejtim të brinjës më të gjatë. Mbështetja në mur e soletës bëhet me
brez të plotë betonarme, me lartësi sa lartësia e trarëve.

Një nga të metat e këtyre soletave është tavani jo i rrafshët i tyre. Nëpër qoshet që formohen
midis trarëve krijohen papastërti. Ndërtimi i kallëpeve në këto soleta është i vështirë.

7. Krijimi i tavaneve të rrafshët na çon në ndërtimin e soletave të tjera me brinjë të dëndura dhe me
mbushje me tulla me boshllëqe. Kur hapësira dhe ngarkesa mbi soletë nuk është shumë e madhe,
trarë e hollë vendosen vetëm në drejtimin e hapësirës më të shkurtër. Largësia aks më aks midis

trarëve të vegjël mund të ndryshohet sipas rastit. Edhe lartësia e trarëve mund të rritet duke
vendosur tulla më të mëdha me vrima, ose dy rradhë të tilla.

5
8. Për ngarkesa dhe hapësira të mëdha, në rast se rezistenca dhe qëndrueshmëria e soletës nuk
arrihet me rritjen e lartësisë së trarëve, përdoret vendosja e trarëve në të dy drejtimet. Kutitë që
krijohen nga kryqëzimi i këtyre trarëve mbushen me tulla me vrima.

9. Soletat pa trarë. Në këto soleta pllaka mbështetet mbi kokat e kollonave , pa ndihmën e trarëve.
Rrjeta e kollonave në këtë rast duhet të jetë katrore, ose afër formës katrore. Hapi më ekonomik i
kollonave është 5 ÷ 6m.

6
Lidhja dhe mbështetja e pllakës bëhet përmes zgjerimit të kokës së tyre në formë kapiteli, i cili
mund të jetë piramidal, ose konik. Zgjerimi i kokës së kollonës zvogëlon hapësirat llogaritëse të
pllakës së soletës duke zvogëluar në këtë mënyrë trashësinë dhe armaturën e saj. Në varësi të
hapit të kollonave dhe peshës shfrytëzuese, trashësia e pllakës mund të bëhet nga 15 ÷ 30cm. Në
të vërtetë trarët ekzistojnë në këto soleta, ata janë brenda trashësisë së soletës dhe kalojnë mbi
kapitelet e kollonave në të dy drejtimet. Këto trarë janë rripa solete me gjëresinë e kapitelit të
kollonës dhe lartesinë e pllakës, ku armatura e hekurit është me e dendur se në vendet e tjera te
soletës. Pjesët e tjera ku nuk kalojnë trarët, jo vetëm që bëhen me armaturë më të rrallë, por
mund të bëhen edhe më të holla. Soletat pa trarë, përveç tavanit te rrafshët, të pastër dhe të
thjeshtë në ndërtim, krijojnë edhe lartësi kati më të vogël se soletat e përmendura më sipër, duke
zvogëluar në këtë mënyrë vëllimin dhe koston e ndërtesës.

7
10. Soletat Shatri. Në soletat monolite bejne pjese edhe këto soleta që kanë formën e trungut të
piramidës, te vendosur në katroët e rrjetës së kollonave. Hapësira në mes kollonave e këtyre
soletave,në të dy drejtimet është më e madhe se në ato pa trarë, arrin në 9 ÷ 10m. Pjesa
horizontale e soletës bëhet me brinjë nga 0.3÷0.5l, ndërsa anët me një kënd jo më të vogël se
30º.Trashësia e pllakës se soletës mund të jetë 8 ÷ 10cm, ndërsa lartësia e përgjithshme e soletës
arrin sa 1/9÷1/12l. Ana e mirë e këtyre soletave është hapi i madh i vendosjes së kollonave 9 ÷
10m, ndërsa një nga anët më të këqija është lartësia e përgjithshme e soletës nga 90 ÷ 100cm, kjo
rrit lartësine e katit dhe vëllimin e nërtesës.

You might also like