You are on page 1of 1

PERSHKRIMI TEKNIK

Ura e destinuar për hekurudhë dy palë binar e cila shërben pë kalimin e viaduktit pa ujë
është projektuar që e tërë struktura e saj të realizohet me elemente të paranderura nga
betoni I armua. Sistemi statik I saj është zgjedhur të jetë tra kontinual me shumë fusha
sepse trolli në të cilin bëhet fondimi është me aftësi mbajtëse të mirë. Ndërtimi I urës do
të bëhet me metodë inkrementale (rrëshqitëse). Metoda përfshin parapërgaditjen e
mbistrukturës së urës në elemente njësi; secila njësi e re betonohet në atë vend dhe
pas ngurtësimit ajo tërhiqet për tu vendosur në pozicionin e caktuar.
Mbistruktura ka prerje tërthore sanduk me dimensione të caktuar, gjerësia 9.7 m dhe
lartësi 2.5 m. Arsyeja pse është zgjedhur kjo prerje tërthore është për shkak të
distancës së madhe të shtyllave ashtu qe fitohet lartësi e mjaftë e madhe gjë që
variantat e tjera bëheshin jo ekonomike. Me prerje sanduk është plotësuar kushti I
kërkuar si dhe kemi zvogluar peshën vetjake.
Shtyllat në brendësi të urës janë projektuar të jenë shtyllat të dyfishta me prerje tërthore
tub-drejtkëndësh b/h=1.5/2 m. Shtyllat janë vendosura në distanca të caktuar të
paraqitura në prerjen gjatësore. Gjatësia e tyre I është përshtatur konfiguracionit të
terenit.
Për shtylla anësore për shkak të lartësisë se madhe janë zgjedhur të përdoren shtyllat
të futura në mbushje dhe krahët engjull. Shpatullat masive dhe ato betonarme me mure
ballore të plota, të larta dhe gjatësi të madhe si dhe krahët klasik në kuadër të
shpatullës bëhen zgjidhje jo racionale dhe e shtrenjtë. Me qëllim të racionalizimit
zbatohen shtyllat anësore betonarme të ashtuquajtura “të futura në mbushje” nga se
janë më ekonomike dhe racionale. Racionalizimi arrihet me lirimin e shpatullës në masë
të konsiderusheme nga shtypja aktive e dheut.
Fondamentet janë zgjedhur të realizohen me themele të veçuara dimensionet e të
cilave gjenden në projekt.

You might also like