You are on page 1of 14

Universiteti i Prishtinës „Hasan Prishtina‟

Fakulteti i Ndërtimtaris dhe Arkitekturës


Programi Studimor – MASTER

Udhëzues për hartimin e punimit hulumtues


(Trajta – ESE)

Prishtinë, 2014

Punoi: Prof.Asoc.Dr. Violeta NUSHI, IDA Faqe 1 prej 14


Përpilimi i punimit hulumtues – trajta ESE

1. Udhëzimet e përgjithshme

ç‟është punimi hulumtues?


pse duhen punimet hulumtuese?
si të zgjidhet tema e kërkimit?

Të shkruarit e punimit hulumtues, si formë komunikimi, qoftë profesional apo akademik,


prezanton shkrimin e shkurtër me të cilin analizohet problemi duke i paraqit qëndrimet individuale
lidhur me temat, të cilat mund të njihen paraprakisht. Hartimi i punimit hulumtues, në vijim i
esesë, në lëmin e konstruksioneve arkitektonike dhe ndërtimore, nënkupton dhënën e
përgjigjeve në pyetjet problematike të lidhura me teknologjitë e ndërtimit të objekteve më kruciale,
të cilat janë të paraqitura në titullin e temës. Eseja duhet të jetë e parashtruar në atë mënyrë, që
të tregoj argumentimin, i cili duhet të bind lexuesin se qëndrimet, idetë dhe hipotezat të cilat i
parashtroni kanë bazë teorike dhe empirike të qëndrueshme. Ese është formë shprehëse
specifike e nxënies dhe verifikimit të dijeve gjatë edukimit në nivelet relevante.

2. Struktura e punimit hulumtues

çfarë duhet të përbëjë punimi hulumtues?


si mund të sistemohen elementet e përmbajtjes së punimit hulumtues?
cilat teknika të shkrimit janë më efikase?

Struktura (korniza, pasqyra, “outline”) standarde e punimeve hulumtuese që kryesisht përdorët


kohëve të fundit është e thjeshtë dhe ka renditje logjike të veçanta. Ajo alternon prej katër
rendeve kryesore dhe nën ndarjeve tjera (për të cilat flitet më gjerësisht vijim të këtij udhëzuesi),
sipas shemës në vijim:

Faqja e titullit

Tabela e Lista e Lista e


përmbajtjës tabelave ilustrimeve

Teksti
hyrja
trungu i punimit
përfundime

Referencat, shtojcat
referencat e shfrytëzuara
burimet tjera të këshilluara
shtojca

Punoi: Prof.Asoc.Dr. Violeta NUSHI, IDA Faqe 2 prej 14


3. Rendi parashtrues i punimit hulumtues

Në vijim do të jepen shpjegimet dhe skemat themelore të tërësisë strukturore të punimit


hulumtues – esesë sipas rendeve kryesore.

3.1. Rendi i parë - Faqja e titullit

Punimi hulumtues kryesisht formatohet në A4 me alternativën e përbërjeve të formateve tjera (A0


–A6). Përzgjedhjet e tipit dhe lloji i shkronjave varet nga janë individuale.

[Titullari I institucionit]
I. [kategoria e parë e esesë]
Universiteti i Prishtinës A. [nëntitulli]
Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe i Arkitekturës B. [nëntitulli]
Seksioni i Arkitekturës
II. [kategoria e dytë e esesë]
A. [nëntitulli]
1. [detali]
2. [detali]
a. [nën-ndarjet]
b. [nën-ndarjet]
B. [nëntitulli]
III. [kategoria e tretë e esesë]
[Emërtimi i Lëndës,
Emri dhe Mbiemri i Profesorit dhe
Titulli i punimit kërkimor i ESESË] ose

1. [kategoria e parë e esesë]


1.1. [nëntitulli]
1.2. [nëntitulli]
2. [kategoria e dytë e esesë]
2.1. [nëntitulli]
2.1.1. [detali]
2.1.2. [detali]
2.1.2.1. [nën-ndarjet]
2.1.2.2. [nën-ndarjet]
2.2. [nëntitulli]
[Vendi, Viti] Punoi: [Emri dhe Mbiemri i Juaj]
3. [kategoria e tretë e esesë]

3.2. Rendi i dytë – Tabela e përmbajtjes (Lista e tabelave, Lista e ilustrimeve)

Kontura apo pasqyra standarde e përmbajtjes, duke përfshirë edhe listën e tabelave apo
ilustrimeve, që përdorët në të shumtën e disiplinave (punim hulumtues / ese, punim seminari,
temë magjistrature, disertacion i doktoratës, etj) alternon midis numrave dhe shkronjave, duke
përdorur numra romakë për kategoritë madhore të trungut të tekstit, shkronja të mëdha për
nëntituj e titujve të kategorisë madhore, numrat arabë për detale dhe shkronjat e vogla për çdo
nën-ndarje të detaleve, ose formës tjetër, kontura decimale, e cila po ashtu përdoret për të
shkuarit në lëmit e teknikës ose për seminare / raporte në biznes dhe në shkenca, e skematizuar
si në vijim:

3.3. Rendi i tretë – Teksti (Hyrja, Trungu i punimit, Përfundimi/Rezyme)

Hyrja duhet të shkruhet për të paraqitur tezën/problemin/idenë dhe qëllimin e punimit në mënyrë
të qarët. Gjithashtu duhet të tregohet se si është planifikuar qasja ndaj temës së shqyrtuar,
përkatësisht të tregohet se, a është ky shkrim raportim i ndonjë fenomeni, shqyrtim libri,
komperacion apo analizë e një problematike të kohës, të fenomenit apo të objektit të caktuar. Një
nga teknikat e dobishme:

Punoi: Prof.Asoc.Dr. Violeta NUSHI, IDA Faqe 3 prej 14


o Parashtrimi i problemit:

 përcaktimi i terminologjisë së përdorur në titullin e temës, ose


 përcaktimi i kornizës për shpjegimin e elementeve më të rëndësishme tematike.

Trungu i punimit duhet të shkruhet për të paraqitur argumentet ose teoritë kryesore, të cilat do
ta mbështesin idenë dhe hipotezën tuaj kryesore. Një nga teknikat e dobishme:

Pjesa informative:

 rëndësinë dhe hapësirën më të madhe t‟i jepni argumentit apo teorisë kryesore dhe më të
rëndësishme;
 prezantoni dëshmitë për argumentin tuaj;
 secili artikull (paragraf) duhet të prezantoj një ide apo hipotezë kryesore të cilën do të
dëshironit ta prezantonit;
 shfrytëzoni diagramet, skicat apo fotografit për të ilustruar idetë – hipotezat e juaja
kryesore;
 kur është e mundur ofroni një shembull nga praktika.

Rezymeja do të duhet të rithekson tezën tuaj dhe t‟i sintetizojë argumentet e parashtruara në
temën e përpunuar. Rezymeja duhet të përmbajë përgjigje koncize në pyetjen e parashtruar:

 theksoni idetë - hipotezat kryesore të cilat i keni paraqitur në punim,


 eliminoni mundësit e përsëritjeve,
 rezymeja duhet të jetë e lidhur dhe në harmoni me gjithë përmbajtjen e esesë.

3.4. Rendi i katërt – Referencat, shtojcat

Për hartimin e esesë suaj do t‟ju lejohet zgjedhje e lirë e temave nga realizimet më kruciale të
objekteve në lëmin e teknologjisë ndërtimore për (1) kategorinë e ndërtimeve të ulëta (rrugë,
viadukte, ura. tunele, kryqëzorët disa nivelesh, etj), (2) kategorinë e ndërtimeve të larta (objekte
me karakter të ndryshëm funksional, si: muze, banka, stadiume, salla multifunksionale, basene,
hangar, etj.) ose (3) kategorinë e hidrondërtimeve (hidrocentraleve, liqeve artificial, etj.).

Për një hartim të tillë Ju do të duhej të prezantoni konsultimin e së paku 5 burimeve të


informacioneve: dy librave dhe së paku një fjalorë, ndërkaq burimet tjera mund të jenë URL
(interneti). Ky lloj informacioni është mjaftë i përshtatshëm për të përmbledhur informatat e
përgjithshme të cilat më vonë do t‟i selektonit dhe radhisnit sipas teknikave të të shkruarit. Kujdes
të veçantë kushtoni domeneve si: .edu (institucioneve arsimore), .gov (qeveritë), .org (organizata
o profitabile). Këto faqe të internetit përfaqësojnë institucione të cilat ofrojnë të dhëna të
qëndrueshme. Shumë prej domeneve si: .com (komercial) janë shembull për në të njëjtën kohe,
ka shumë sosh që reklamojnë produktet e tyre dhe asgjë me tepër. Gjatë kërkimeve në internet
duhet pasur kujdes ndaj faqeve personale, e që janë me miliona sosh në këtë rrjetë, meqë të
njëjtat janë të kualiteteve nga më të ndryshmet.

Varësisht nga të dhënat që i hulumtoni, ato do të duhet t‟i prezantoni në fundin e esesë suaj si
listë të punimeve, broshurave, librave dhe adresave nga interneti të cilat i keni shfrytëzuar dhe në
të cilat jeni thirrur gjatë punimit në mënyrë që të bëni dokumentimin e të dhënave. Një punim
hulumtues pa informata bibliografike është i pavlefshëm meqë me atë rast ju nuk do të mund ta
citoni burimin e konsultuar. Çdo referencë do duhej vendosur në faqet e fundit të punimit tuaj
hulumtues dhe ajo duhet t‟i ketë këto elemente:

emri i autorit,viti i botimit,titulli i librit, emri i botuesit,vendi i botimit.

Punoi: Prof.Asoc.Dr. Violeta NUSHI, IDA Faqe 4 prej 14


Shembulli 1: Richard Weston, 2003, Materials, Form and Architecture, Laurence King
Publishing Ltd, London.

Referenca e cila i dedikohet ndonjë broshure duhet të përbënë: emri i autorit-ve, titulli i artikullit,
titulli i broshurës,numri i broshurës,faqet në të cilat gjendet artikulli i cekur.

Shembulli 2: Teatri i madh kombëtar i Pekinit transformon pamjen e qytetit, Ndërtuesi, Nr. 18,
18 Mars 2005, fq. 39-41.

Citimi – është reproduktimi i saktë i fjalëve të autorit. Fjalët e cituara futen në thonjëza. Për
punimin tuaj eseistë përvetësoni citime të cilat janë të shprehura në mënyrën më imagjinatave
dhe që janë veçanërisht karakteristike për personin të cilin ju e keni zgjedhur për ta cituar.

Parafrazimi – është reproduktimi i saktë, por me fjalët tuaja, i domethënies së fragmentit të


shkruar apo të folur, rrjedhimisht, përcjellja e saktë e idesë, e faktit, e qëndrimit të ndokujt tjetër
me fjalët tuaja. Parafrazimi ndonjëherë është më i kuptueshëm se fragmenti origjinal dhe
njëkohësisht, parafrazimi është shkathtësi me anë të së cilës vlerësohen njohurit e juaja.

Interpretimi – fillon në momentin kur ju filloni t‟i shpjegoni domethënien e ndonjë fenomeni, të
konkludoni nga faktet, ose të shpjegoni pse një informatë e caktuar është e rëndësishme.

Përmbledhja – është proces i sqarimit të ideve, të fakteve apo të argumenteve të dikujt tjetër me
fjalët tuaja. Përmbledhja mund të përfshijë fragmente të paragrafëve ose pasqyrën e një
fragmenti të vetëm os të një libri të tërë. P.sh. pasi të keni lexuar në paragraf të ngjeshur, hyrjen
dhe rezymenë e një libri, esesë apo artikulli gazetaresk apo broshure, ju mund t‟i përmbledhësi të
gjitha ato që i keni lexuar në disa pika kryesore.

Njohurit e përgjithshme – nuk ka nevojë që të citoni burimin kur është fjala për një të dhënë apo
informatë tanimë të njohur për shumë njerëz dhe që gjendet në shumë libra apo artikuj. p.sh.
Kulla e Eifell-it është strukturë metalike, elementet e së cilës punojnë në shtypje dhe tërheqje.

Shembulli 3: Një arritje e bashkëveprimit të dëshirueshëm në mes të teknikës industriale dhe


të formave mahnitëse arkitekturale, në mes të arritjes së transparencës dhe të
lehtësisë së strukturës hapësinore, e cila ishte në kundërshtim me historikun e
strukturës ekzistuese (Reichstag, Berlin, Gjermani), shihet me ngritjen e kupolës
që do ta sillte dritën në dhomën kryesore, të projektuar nga Sir Norman Foster, i
cili përpiqet të justifikon lëvizjet e vizitorëve nëpër Galeritë, të vendosura në
rampat spirale të cilat e përshkojnë kupolën. Është për t‟u cekur edhe thënia e
Foster-it: “më shumë se të përjetuarit e pamjes së bukur, vizitorët janë
1
„simbolikisht‟ mbi politikanët, të zgjedhurit e tyre”. ose [PHILIP JODIDIO:
Building a new Millennium, f175].

4. Teknikat e shkrimit të esesë

Është me rëndësi që eseja të jetë e strukturuar, sepse ajo ndihmon për të shpjeguar idetë dhe
për të vërtetuar ose hedhur poshtë hipotezat e caktuara lidhur me temën, përkatësisht lidhur me
çështjen e përpunuar. Kjo ndihmon edhe në formimin e argumenteve dhe identifikon se çfarë
është me rëndësi e çfarë nuk e ka rëndësinë e duhur. Eseja gjithashtu ndihmon gjatë mësimit
sepse është më se e sigurt se më shumë do të kuptoni nëse gjatë mësimit edhe shkruani në
krahasim me leximin e thjesht.

1
PHILIP JODIDIO: Building a new Millennium, f175.

Punoi: Prof.Asoc.Dr. Violeta NUSHI, IDA Faqe 5 prej 14


Gjuha e përdorur për shkrimin e esesë duhet të jetë korrekte pasi që ajo është parakushti
themelor për qartësinë e saj. Ndoshta askush nuk do t‟ju bënë vërejtjet në gabimet gramatikore
apo stilistike mirëpo duhet të tentohet që t‟i shmangeni atyre gabimeve pasi ato devalvojnë
përshtypjet e përgjithshme për esenë dhe krijojnë një pasqyrë negative për punën dhe qasjen
Tuaj, problematikën e parashtruar. Përpos kësaj mos shkruani gjatë për të gjitha ato që i dini ose
që i keni lexuar. Përgjigjja juaj në problemin e parashtruar duhet të jetë e shkurtër, e qartë dhe
precize.

Përpiquni që logjikisht ta strukturoni esenë Tuaj, në kuptimin e përcjelljes së vijës së referimit


Tuaj nga fillimi e deri në fund pa u kthyer në idetë – hipotezat të cilat i keni prezantuar më herët
ose kalimit prej një ideje në idenë tjetër, me përmbajtje të ndryshme.

Mos përdorni kurrfarë nëntitulli të tipit: “HYRJE”, “REZYME”, “IDETË KRYESORE”, “HIPOTEZAT
KRYESORE”, e ngjashëm. Eseja duhet të shkruhet si “një tërësi”. Hyrja dhe rezymeja ndahen si
pjesa e parë dhe e fundit në ese, kurse pjesët tjera do të duhej të paraqesin nga një ide -
hipotezë tuajën në veçanti. Në fund të punimit janë referencat, të cilat munden por nuk është e
detyrueshme të jenë të numëruara me numrin rendor. Më e rëndësishme është që ato të jenë të
radhitura sipas “abecedës”.

Zbatoni gjuhën, terminologjinë dhe nocionet profesionale dhe shkencore ashtu që nga përbërja e
tekstit të fitohet përshtypja që Ju paraprakisht ato i keni të qarta. Kur për herë të parë në tekst e
përfshini një koncept teorik duhet që lexuesit t‟i jepni informata të mjaftueshme që ai të kupton
domethënien e atij koncepti teorik. Preferohet që shkrimin e esesë ta bëni duke supozuar se ajo i
dedikohet lexuesit inteligjentë, por jo të informuar në nivel të duhur. Mos paragjykoni se lexuesi e
njehë terminologjinë teknike.

Nëse i shfrytëzoni punimet e të tjerëve (librat, artikujt, etj), për të cilat me siguri që do të keni
nevojë, duhet t‟i cekni. Këtë mund ta bëni (1) drejtpërdrejt në tekst, për shembull: “Philip Jodidio
zhvilloj konceptin e High-Tech-ut në librin e tij „Sir Norman Foster‟ në vitin 2001” ose (2)
evidentimin e thjeshtë të referencës, p.sh. (Jodidio, 2001) pas shfaqjes së qëndrimit apo idesë –
hipotezës të cilën e keni marrë në shqyrtim. Në rastin e dytë nuk preferohet të prezantoni listën e
referencave në fund të esesë. Po qe se idetë, hipotezat, qëndrimet, definicionet e huaja i keni
përdorur e nuk i keni cekur si të huajat, atëherë bëhet fjalë për plagjiat, i cili nuk është i lejuar në
qarqet akademike dhe nënkuptohet, as në nivelin universitar.

Në fund, stili i të shkruarit ka rëndësi të veçantë. Duhet të jeni të qartë dhe konciz dhe mos t‟i
përdorni fjalitë e gjata. Shmanguni konstruktimit të fjalive siç janë: “mendoj se ...”, “besoj se....”,
“unë personalisht mendoj se...”. Më mirë është që të shpreheni në këtë mënyrë: “faktet tregojnë
se:...”,ose “ Në bazë të fakteve në të cilat kemi qasje duket se...”.

5. Teknikat e përparuara për shkrimin e esesë

5.1. Përshkrimet e këshillave elementare të të shkruarit të esesë

5.1.1 Mbledhja e informatave – për ta shkruar esenë duhet të lexoni shumë por jo çfarë do.
Paraprakisht duhet ta bëni selektimin e informatave të cilat duhet t‟i përgjigjen temës së shqyrtuar
sipas kriterit cilësor. Informatat e sakta dhe të shpejta janë po ashtu bazë e mirë për shkrimin e
esesë. Para së gjithash duhet ta analizoni dhe rishqyrtoni temën për t‟i identifikuar informatat të
cilat janë të nevojshme për esenë. Parakusht për këtë është që në tërësi t‟i kuptoni termet dhe
nocionet të cilat gjinden në titull. Nëse disa fjalë apo nocione të cilat gjinden në titullin e temës
nuk i keni plotësisht të qarta, kërkoni shpjegimin e tyre në ndonjërën prej enciklopedive apo
fjalorëve profesional.

Punoi: Prof.Asoc.Dr. Violeta NUSHI, IDA Faqe 6 prej 14


Me punimi e esesë, veçanërisht me mbledhjen e informatave dhe me leximin e literaturës filloni
në kohë të duhur dhe përpiquni që asnjëherë mos t‟i mbledhin në çastet e fundit. Në atë situatë
zakonisht shfaqet numri i madh i informatave jo të qarta ose problematike, të cilat nuk është e
mundur t‟i zgjidhni për një afat të shkurtër kohorë. Gjithmonë llogaritni në faktorët të cilët bëjnë
pjesë në „fuqitë vismajor‟, të cilët në tërësi mund t‟ju pamundësojnë shkuarjen e esesë në afatin e
caktuar kohorë.

Si burimit të informatave mund të përdorni edhe artikujt e gazetarisë që mund të gjinden në


gazetat ditore, në broshurat apo në magazinat e ilustruara.

Gjatë hulumtimit duhet të jeni të vetëdijshëm se nuk mund ta përdorni tërë materialin e mbledhur
për hartimin e esesë. Gabim i madh do të ishte nëse në ese cekni shumë informata, veçanërisht
ato të cilat nuk kanë lidhje të drejtpërdrejt me temën. Në këtë rast është gjithmonë e mundshme
që lexuesi, gjatë marrjes së informacioneve në trungun e esesë, të “ngulfatet” dhe të humb
vëmendjen për një lexuar rezymenë e mirë. Gjithmonë duhet të llogaritni se a është informata, të
cilën mendoni ta cekni në ese, e domosdoshme dhe a ndikon ajo, përpos kuantitetit, edhe në
rritjen e kualitetit të punimit tuaj? Nëse në fillim të hulumtimit hasni në shumë informata të
rëndësishme, e më vonë burimet e caktuara nuk ju ofrojnë informatat kualitative, me siguri është
ai momenti i duhur kur Ju do të duhej të fillonit me shkuarjen e esesë, pasi që hulumtimi i
mëtutjeshëm apo i serishëm do t‟ju merrte shumë kohë.

5.1.2. Organizoni informatat në mënyrë logjike – më së miri është që këtë ta bëni me anë të
“planit të esesë” (njëri prej modeleve të këtij plani është dhënë në fund të këtij udhëzuesi).

5.1.3. Lidhni pjesët në ese me fjali adekuate – p.sh. “Pasi i treguam shpjegimet themelore
teorike ...nocionet... tani do t‟i prezantojmë hollësisht faktorët të cilët e përcaktojnë dhe ndikojnë
në të”.

5.1.4. Shfrytëzoni shënimet statistikore në mënyrë tabelore ose diagrame dhe grafike për t‟i
mbështetur argumentet tuaja ose për ta sqaruar edhe më shumë shpjegimin tuaj.

5.1.5 Regjistrin e referencave, i cili do të duhej të jetë i sistemuar në fund të esesë, përpiloni
gjatë shkuarjes së esesë dhe mu atëherë kur do t‟i përdorni. Kjo do t‟ju kursente shumë kohë në
fazën e finalizimit të punimit tuaj.

5.2. Lidhja reciproke e titullit me supozimet e esesë

Gjithmonë vëni nën kujdes të veçantë vet pyetjen të cilën e keni vendosur në titullarin e esesë,
pasi që në të vetëm gjinden supozimet të cilat do të duhet më pastaj të vërtetohen dhe të
mohohen.

Kështu p.sh. po qe se titulli do të ishte “të shpjegohen dallimet në mes të shpenzimeve të


ndërtimit dhe atyre të mirëmbajtjes së objekteve dhe problemet të cilat mund të lindin për shkak
të mos përputhshmërisë” atëherë do të duhej të vendosni supozimet si në vijim:

(a) shpenzimet e ndërtimit dhe shpenzimet e mirëmbajtjes nuk përputhen


(b) kjo mos përputhshmëri krijon probleme.

Pyetjet të cilat vendosën dhe në të cilat do të duhej të gjendet përgjigjja në ese janë:

 çfarë janë shpenzimet e ndërtimit?


 çfarë janë shpenzimet e mirëmbajtjes dhe si dallohen ato?
 cilat probleme lindin nga mos përputhshmëria?

Punoi: Prof.Asoc.Dr. Violeta NUSHI, IDA Faqe 7 prej 14


5.3. Vlerësimi kritik i fakteve dhe argumenteve

Gjithmonë në mënyrë kritike vlerësoni faktet të cilat i prezantoni. Kjo do të thotë se nuk duhet t‟i
pranoni faktet ashtu siç janë, por duhet t‟i analizoni, a janë ato fakte të logjikshme dhe
shkencërisht të bazuara. Mbledhja e informatave është vetëm një pjesë e detyrës. Gjithmonë
duhet të hulumtoni informatat të cilat i vërtetojnë ose i hedhin poshtë parashikimet të cilat gjenden
në titullin e esesë.

Informatat e mbledhura duhet t‟i shfrytëzoni për interpretimin dhe vlerësimin e problemit.
Gjithmonë duhet të analizohen në të dy anët argumentet të cilat i prezantoni. P.sh. ndoshta
mendoni se ndërtimi është problem shumë më i madh se sa projektimi, por kurrsesi nuk mund të
bëheni zgjedhës i njëanshëm gjatë prezantimit të informatave apo në mënyrë unilaterlale ato të
prezantojnë dhe vërtetojnë vetëm mendimin, idenë apo hipotezën tuaj.

Bëhuni kritik nëse dyshoni në besueshmërinë e argumenteve të cilat i prezantoni. Gjithsesi cekni
shkaqet e dyshimit për të arsyetuar qëndrimit tuaj kritik.

5.4. Lidhja reciproke e rezymesë/përfundimit me titullin e esesë

Përfundim duhet të jetë në përputhshmëri me titullin e esesë dhe t‟i përmbledhë argumentet
tuaja. Kishte me qenë ideale po qe se përfundimi logjikisht kishte me rrjedhë prej teorive dhe
argumenteve kryesore të cilat më herët i keni prezantuar.

5.5. Respektimi i kritikës për punimit tuaj hulumtues.

Gjithmonë analizoni të gjitha komentet dhe vërejtjet të cilat i merrni prej profesorit lidhur me
esenë tuaj, me qëllim të përmirësimit të shkrimit të eseve të ardhshme.

Çfarë pret profesori nga eseja e juaj?

Disa prej karakteristikave të përgjithshme të cilat do të vlerësohen gjatë shqyrtimit të esesit tuaj
janë:

 njohja e principeve, koncepteve, ideve dhe hipotezave konstruktive;


 posedimi i informacioneve relevante dhe azhure;
 aftësia për ti analizuar dukuritë, proceset, faktorët dhe elementet e ndryshëm;
 mënyra me të cilën bëhet prezantimi i materialeve dhe i dëshmive;
 qartësia e skicave, etj. me qëllim të ilustrimit të koncepteve relevante;
 evoluimi kritik i materialit të prezantuar;
 aftësitë tuaja për t‟i shpjeguar pikëpamjet alternative me qëllim të arritjes së përfundimit
të dëshiruar.

5.5. Fjalët kyçe në titujt e punimit hulumtuesë – esesë

Për ta kuptuar në mënyrë adekuate se çfarë kërkohet nga Ju dhe në cilin drejtim do të duhej ta
zhvillonit esenë tuaj, është e nevojshme që në mënyrë të rregullt t‟i interpretoni fjalët kyçe nga
titulli i esesë. Disa nga fjalët më së shpeshti përdorura janë:

»Të analizohet...«

Të ndarit e argumentit apo informacionit në pjesët përbërëse dhe identifikimi i mënyrës s e si ato
pjesë janë të lidhura.

Punoi: Prof.Asoc.Dr. Violeta NUSHI, IDA Faqe 8 prej 14


»Të analizohet shkalla në të cilën ...«

Të gjykohet për rëndësinë e argumenteve të ndryshme apo ndodhive.

»Të vlerësohet ...«

Të merret një lloj vendimi mbi rëndësinë relative të aspekteve të teknologjisë së ndërtimit ose
studimeve tjera shkencore, të analizohet ndikimi i faktorëve ose ngjarjeve tjera të cilat ndikojnë në
temë.

»Të krahasohet ...«

Përshkrimi i dy apo më shumë situatave dhe shprehja e ngjashmërive dhe e dallimeve në mes
tyre.

»Të kritikohet ...«

Të shprehet mendimi për ndonjë argument, qëndrim apo teori, i bazuar në dëshmitë në të cilat
keni qasje.

»Të definohet ...«

Deklarata e thjeshtë nuk është e mjaftueshme. Përdorni shembujt e përshtatshëm ose formulat
për të ilustruar apo përpunuar definimin e saktë të konceptit.

»Të përshkruhet ...«

Të përshkruhet situata e caktuar, dukuria, ndodhia dhe shpjegimet e tyre. Megjithatë, nuk bënë të
përqendrohemi në përshkrimet e thjeshta, por se nga kandidati zakonisht pritet që në mënyrë
kritike të përqendrohet në tërësinë e rrethanave apo të ndodhive të cilat shpjegohen.

»Të debatohet ...«

Të shqyrtohet dhe të ofrohet interpretimi apo vlerësimi i elementeve në lidhje me problemin e


parashtruar në titullin e esesë, sikurse edhe vendosja dhe vlerësimi i rëndësisë së argumenteve
për dhe kundër.

»Të kundërshtohet ...«

Kandidatët duhet të tregojnë që kanë kuptuar dallimin midis dy koncepteve, më së shumti të


kundërshtuara. Duhet të identifikohen dhe ilustrohen ngjashmëritë dhe dallimet në mes të dy
koncepteve.

»Të arsyetohet ...«

Të çmohet përse një tërësi e rrethanave është më e dëshiruar se të tjerat.

»Të vlerësoni ...«

Në mënyrë racionale t‟i vlerësoni vlerat individuale të argumenteve ose deklaratave duke
prezantuar dëshmitë dhe faktet mbi të gjitha elementet relative të lidhura me temën e dhënë.

Punoi: Prof.Asoc.Dr. Violeta NUSHI, IDA Faqe 9 prej 14


»Të ekzaminohet ...«

Kandidatët duhet t‟i zbulojnë shkaqet të cilat ndikojnë në themelimin e rrethanave të caktuara.
Duhet të theksohet vlera relative e argumenteve të kundërta dhe lidhja e tyre me elementet
kryesore, që janë objekt i shqyrtimit.

»Të sqarohet ...«

Të interpretohet vlera e koncepteve individuale duke përdorur shembullin i cili do ta ilustronte


njohjen tuaj të problemit.

»Të skicohet ...«

Në këtë rast kërkohet vetëm përshkrimi i shkurtër, përkatësisht nevojitet që shkurtimisht të


prezantohen dhe të indetifikohen karakteristikat themelore të një dukurie.

6. Skema e sistemit të të shkruarit të punimit hulumtues – ESESË

Në mbështetje të asaj që përmendëm më herët, karakterit, përmbajtjes dhe qëllimit të shkrimit të


esesë, dhe duke shfrytëzuar literaturën që bënë fjalë për mënyrat dhe teknikat e të të shkruarit,
në vend të përfundimit mund të themi se këto mënyra dhe teknika mund të racionalizohen dhe të
mbarështohen sipas këtij sistemi:

Sistemi i të shkurarit të punimit kërkimor

 duke përdorur shkathtësitë analitike


Faza e
përcaktojmë qëllimin, tejkalojmë problemet e
para-shkrimit
përmbajtjës së tekstit dhe organizimit të tij;

 duke përdorur shkathtësitë e të komponuarit


Faza e shkrimit të mendimeve, sikurse edhe në të folur, pavarësisht a
jemi tipa të heshtur apo orator, i gjejmë ato për t’i
shprehur në tekstin e dëshiruar;

 duke përdorur shkathtësitë e të redaktuarit,


krejtësisht në mënyrë mekanike, sigurohemi që
Faza e
teksti i shkruar të ketë kuptimin e duhur, të mos
pas-shkrimit
jetë i përsëritshëm dhe t’i përmbahet rregullave
gramatikore dhe gjuhësore.

7. Planifikimi kohorë i sistemit të të shkruarit

Faza e
Faza e shkrimit
para-shkrimit

koha
25 % 25 %

50 %  ju arrini shpejtësinë e të shkruarit;


Faza e
pas-shkrimit  ju arrini të monitoroni kohën e të
shkruarit;

 ju arrini të përmirësoni dhe


koordinoni ekipin e pjesëmarrësve;

 ju arrini ta përmirësoni kualitetin e


teksit;

Punoi: Prof.Asoc.Dr. Violeta NUSHI, IDA Faqe 10 prej 14


Përkatësisht, të mendojmë që, sa më me saktësi të planifikojmë kohën që do ta shpërndajmë
gjatë tri fazave të të shkruarit, 13 shkallëve apo 48 teknikave, në mënyrë të përmbledhur si në
vijim:

Faza e para-shkrimit

1. Analizoni qëllimin
1.1. Identifikoni qëllimet tuaja për të shkruar.
1.2. Përcaktoni qëllimet e audiencës (për të lexuar, dëgjuar, vlerësuar, etj.).

2. Analizoni audiencën dhe strukturën e saj


2.1. Përcaktoni se çfarë nevoje për dije ka audienca.
2.2. Përcaktoni se çfarë niveli të diturisë, të ulët apo të lartë, ka audienca.
2.3. Përcaktoni shkallën e besueshmërisë së të dhënave dhe nevojën për dëshmi të
tjera.
2.4. Planifikoni modalitetin e shfrytëzimit të shkrimit.

3. Përcaktoni formulimin e saktë të qëllimeve


3.1. Sistemoni formulimet e shkruara të qëllimit, duke përdorur piramidën inverte.
3.2. Siguroni lidhshmërinë e duhur të formulimeve të sistemuara.
3.3. Fokusoni vëmendjen e audiencës në formulimin e përmbajtjes së qëllimeve.

4. Mblidhni informacionet përkatëse


4.1. Përdorni idetë dhe grumbulloni faktet sipas rëndësisë së qëllimeve.
4.2. Jepni përgjigjet në pyetjet çfarë, si, përse, kush, ku dhe kur, për hollësirat.

5. Shkruani mendimet kryesore në formë fjalish të shkurtra


5.1. Shkruani temat duke përdorur fjalët dhe fjalitë e shkurtra.
5.2. Vlerësoni temat sipas kriterit të nacionalitetit të tyre (eliminoni përsëritjet).
5.3. Gruponi, klasifikoni dhe renditni temat sipas prioritetit dhe rëndësisë.

Faza e shkrimit

6. Shkruani draftin e parë


6.1. Shkruani skeletin e draftit.
6.2. Shkruani konkluzionet e draftit.
6.3. Shkruani hyrjen e draftit.
6.4. Shkruani përmbledhjen zbatuese dhe pjesët tjera hyrëse dhe rezymen.

Faza e pas-shkrimit

7. Rishikoni përbërjen dhe organizimin


7.1. Zbatoni testin e përmbajtjes tri pjesësh.
7.2. Zbatoni testin e organizimit tri pjesësh.
7.3. Përdorni teknikat e fjalëve kyçe për të rishikuar shkrimin (tekstin – esenë).

8. Redaktoni lidhjen logjike


8.1. Përsëritni fjalët kyçe përgjatë tërë tekstit të shkruar.
8.2. Siguroni që secili paragraf të ketë lidhje me temën.
8.3. Përdorni listimin dhe tabelat për të prezantuar lëndën serike.
8.4. Zbatoni ndarësit vizual, grafikonet dhe fotografitë (mak. 1/3 e formatit të A4).

Punoi: Prof.Asoc.Dr. Violeta NUSHI, IDA Faqe 11 prej 14


9. Redaktoni për qartësi
9.1. Përdorni fjalët dhe termat teknike, konkrete dhe specifike.
9.2. Formo foljet aktive, thjeshtoi kohët dhe shmanguni foljeve kushtore.
9.3. Identifikoni përemrat e dy-kuptueshëm dhe zëvendësoni me përemra
njëkuptimor. (bëra studimin për lapsin. Ai u tregua i pavlerë. Lapsi apo
studimi??????)
9.4. Përdorni fjalët dhe termat standarde shqipe.
9.5. Të jeni pozitiv dhe afirmues të mendimeve.
9.6. Shprehni mendimet me fjali të zgjeruara, por koncize.
9.7. Siguroni që secili modifikim të qëndron afër fjalës që ju dëshironi ta
modifikoni.

10. Redaktoni për ekonomizim


10.1. Pakësoni foljet e thata (sinonimike dhe ndajshtimore).
10.2. Pakësoni parafjalët e panevojshme.
10.3. Pakësoni përemrat.
10.4. Pakësoni përsëritjet e panevojshme.
10.5. Pakësoni modifikimet e paqarta dhe të panevojshme.

11. Redaktoni për lexueshmëri efikase


11.1. Njësoni lexueshmërin; duke përdorur „Gunning Fog Index‟ (min. 1500
fjalë)
11.2. Zëvendësoni fjalët e gjata me fjalë të shkurtra.
11.3. Ndani fjalitë e gjata.

12. Verifikimi i gabimeve


12.1. Verifikoni zgjedhjen e fjalëve.
12.2. Verifikoni gramatikën.
12.3. Verifikoni shenjat e pikësimit.
12.4. Verifikoni mjeshtërinë e grafikës.

13. Korrektura
13.1. Korrektoni përmes të lexuarit të serishëm.
13.2. Verifikoni kopjen e fundit e jo të parafundit.

Punoi: Prof.Asoc.Dr. Violeta NUSHI, IDA Faqe 12 prej 14


ANEKSI 1 –

[Struktura2, Formatimi3 dhe Prezantimi4 i Punimit Hulumtues / Seminarit]

[faqja e parë - KOPERTINA]

LËNDA: METODOLOGJIA E HULUMTIMIT SHKENCOR


MËSIMDHËNËSE: Prof. Asoc.Dr. Violeta NUSHI
PROGRAMI STUDIMOR: [MASTER - Hidroteknikë / Infrastrukturë]
VITI AKADEMIK: 2014/15
SEMESTRI: I (parë)
DETYRA SEMESTRALE: Punim Hulumtues / Seminarik5
TEMA: [Tema në marrëveshje me Mësidhënësen dhe
në harmoni me Programin Studimor]
KANDIDATI: [Emri dhe MBIEMRI]

[faqja e dytë – PËRMBAJTJA]

Përmbajtja të paraqes qart hierarkin e punimit, si:


[HYRJA]
[KAPTINA 1, 2 dhe 3]
[1. Titujt kryesor]
[1.1 Nëntitujt]
[PËRFUNDIMET]
[LITERATUA/REFERENCAT/BIBLIOGRAFIA]

[faqja e tretë – HYRJA]

Hyrja të jetë 1 faqe, të përfshijë më së paku 4 paragrafe që tregojnë: sfonin-kontekstin e


hulumtimit; qëllimin; si arrihet qëllimi; dhe përfundimet/rekomandimet.

[faqja e katërt dhe e pestë – KAPTINA 1]


Kaptina e parë duhet të përmbanë sfonin e hulumtimit, të dhënat elementare, pyejtjet kryesorj; të
mos jetë më shumë se 600 fjalë – 2 faqe, e cila nuk duhet të ketë më shumë se 1/3 foto, grafikon,
tabelë,figurë, etj.

[faqja e gjashtë dhe e shtatë – KAPTINA 2]

2 Përmbajta e punimit - sipas rradhitjes së faqeve [faqja #]; HYRJE me 300 fjalë -1 faqe; 3-4 KAPTINA(T) me ~ 2000
fjalë – 7 faqe; PËRFUNDIMI me 200 fjalë – 1 faqe; LITERATURA
3 Formatimi i punimit – kaptina dhe titujt (Bold, Arial 12); teksti i përgjithshëm (Arial 11, gjerësa mes rreshve 1.5);

citimet dhe titujt e literatures (Italic, Arial 11); max. 1/3 faqes me tabela, ose figura, ose grafikone, ose diagrame.
4 Prezantimi i punimit – të mos kaloj më shumë se 15 skeda/slajde, sipas të dhënat të punimit të dorëzuar.
5 Punimi hulumtues – të punohet sipas “Udhëzuesit për hartimin e punimit hulumtues”.

Punoi: Prof.Asoc.Dr. Violeta NUSHI, IDA Faqe 13 prej 14


Kaptina e dytë duhet të shtjelloj analizat fillestare, zhvillimin dhe rezultatet e pritura të punimit të
hulumtini; të mos jetë më shumë se 600 fjalë – 2 faqe. Një faqe të mos ketë më shumë se 1/3të e
saj me grafikone, ose figura, ose tabela, etj.

[faqja e tetë dhe e nëntë – KAPTINA 3]

Kaptina e tretë duhet të shtjelloj rezultatet e arritura të punimit të hulumtini; eventualisht mos
arritjet e pritjeve të hulumtimit. Duhet të ketë më së shumti 600 fjalë – 2 faqe.

[faqja e dhjetë – PËRFUNDIMET / KONKLUDIMET / REKOMANDIMET]

Përfundimet të kenë më së shumti 300 fjalë – 1 faqe dhe të përmbledhin të arriturat e punimit
hulumtues. Përfundimet duhet të tregojnë shpjegimin e shkurtër të rezultateve të hulumtimit gjatë
etapave të punës. Sygjerohet të ipen edhe hapat e mëtutjeshëm të hulumtimit për çështjet të cilat
mund të rekomandohen. Konkluzionet duhet të deklarojnë në mënyrë të saktë propozimet më të
rëndësishme të punimit hulumtues si dhe pikëpamjet e kandidatit për implikimet praktike të
rezultateve.

[faqja e njëmbëdhjetë – REFERENCAT]

Referencat e duhura duhet të përfshihen gjatë tërë tekstit dhe lista e referencave duhet të
vendoset në këtë kaptiull – seksion, sipas listës së referencave të rradhitura në mënyrë alfabetike
dhe si më poshtë:
Citimi i referencave: citate në tekstin kryesor, shtojcat, tableat dhe të dhënat duhet të bëhen duke
përdorur mbiemrin e autorit (të dy autorëve, ose kur me shumë se dy, atëherë autori i parë plus
et. al.). Shembull: "... si të llogaritur më parë (Jones et al, 1989.)", Ose "... siç tregohet nga Jones
et al (1989).". Për dy ose më shumë publikime të botuar në të njëjtin vit nga i njëjti autor(ët),
shtoni a, b, c, etj. të vitit, të tilla si (1980) ose (1980b) së bashku dhe citon si Jones et al. (1980,
b).
Lista e të gjitha referencave të cituara (duke përfshirë edhe kuotat/burimet në tabela, figura
apo/dhe shtojca) të rradhitën në mënyrë alfabetike sipas: Mbiemrit, inicialet e emrit të autorit të
parë dhe të tjerëve, Viti i botimit, Titujt e kumtesave, patentëve dhe librave apo kapitujve,
monografive, Numrat e faqe fillestare dhe përfundimtare duhet të përfshihen. Shkurtimet e
emrave të revistave shkencore duhet të jenë në përputhje me përdorimin e shkurtesave origjinale
– ndërkombëtare. Referimet e faqeve të internetit websites: rritja e informacionit të dobishëm që
mund të gjendet në internet, duhet të raportohet sipas referencës së faqes së internetit. Në fund
të listës së referencës, të bëjë një seksion të veçantë i faqeve dhe datën kur e qasjes në ato.
Megjithatë, shumë shpesh referencat e faqeve të internetit në DMA duhen referuar si Ueb-1,
Web-2, etj. Për shembull, në teksin e punimit: "... është treguar se transferimin e nxehtësisë ka
rritje 40% (Web-1) ...".
REFERENCAT

[1] Mitchell, J.W., Beckman, W.A. 1995. Instructions for IBPSA Manuscripts, SEL, University of
Wisconsin, MadisonUSA.

[2]Plan, Z.A., Lin R.T. and Richer, J.A. 1989. Nanotechnology Devices in "The World of
Nanotechnology, G.E. Good fellow and A.T. Mann, Eds., Butterworth Publishers, Boston, MA, pp.
61–67.

Punoi: Prof.Asoc.Dr. Violeta NUSHI, IDA Faqe 14 prej 14

You might also like