You are on page 1of 1

Strukturimi i seminarit nga lënda:

CENTRALET ELEKTRIKE

Seminari, duke përfshirë hyrjen, pjesën kryesore dhe përmbledhjen nuk duhet të kalojë 20 faqe.
Seminari duhet të kenë një strukturë të qartë. Kjo nënkupton që seksionet dhe nënseksionet të ndjekin një rend logjik.
Seminari duhet të ndahet në Kapituj, paragrafë, seksione dhe nënseksione.
Tabela e përmbajtjes që paraqet strukturën e seminarit duhet të përfshihet menjëherë pas faqes së ballinës. Ajo duhet
të përmbajë referenca në faqe për të gjitha paragrafët, seksionet dhe nënseksionet, titujt e të cilave paraqiten në vendet
e caktuara në tekst.
Kapitulli hyrës paraqet një karakterizim të parë të temës së seminarit. Ai i përgjigjet pyetjes pse kjo temë vlen të
hulumtohet. Në kapitullin pasues, së pari duhet të paraqiten bazat teorike të temës së seminarit. Kjo zakonisht bëhet
në formën e një rishikimi të literaturës përkatëse për fushën përkatëse. Pas kësaj, trajtohet tema specifike dhe
diskutohen rezultatet sipas kritereve të zhvilluara në pjesën teorike. Kapitulli i fundit përmban disa vlerësime
përmbyllëse. Kjo pjesë thekson dhe vlerëson gjetjet kryesore të hulumtimit. Përfundimi gjithashtu duhet të ofroj
perspektiva interesante për hulumtimet e ardhshme.

Struktura e seminarit në formën skematike është dhënë më poshtë:

Natyra shkencore e një seminari është e lidhur ngushtë me përdorimin e literaturës që është e botuar në fushën
përkatëse. Deklaratat ekzistuese të autorëve të tjerë duhet të citohen. Ju lutem vini re, megjithatë, se rishikimi i
literaturës është (thjesht) i natyrës ndihmëse dhe nuk përbën një interpretim dhe analizë të pavarur të çështjes përkatëse
të temës së seminarit.
Gjatë gjithë tekstit, të gjitha citimet direkte dhe indirekte duhet të shënohen qartë dhe të korrespondojnë me referencat
të cilat duhet të tregohen në kuadër të Referencave.
Një seminar në të cilin mungon ose një bibliografi e plotë ose mungojnë referencat në tekst nuk do të pranohet. Ju
lutem sigurohuni që të tregoni të gjitha burimet e çdo lloji të pronës intelektuale. Kjo vlen edhe për të gjitha shprehjet,
tabelat dhe figurat e cituara.
Seminari duhet të punohet në stilin APA.

You might also like