You are on page 1of 3

Integrimi (Perfshirja) e BIM

Perdorimi ne menyre productive i BIM-it kerkon ekzekutim te planifukar dhe efektiv. Zbatimi i
teknologjisë BIM kërkon ri-inxhinierimin e proceseve të projektimit, ndërtimit dhe mirëmbajtjes. Procesi
i ndryshimit është paraqet një udhëtim përmes përshtatjes së parimeve të proceseve të integruara,
ndërveprueshmërisë për menaxhimin e informacionit të BIM-it, praktikave të punës bashkëpunuese dhe
perfundimisht zhvillimin e organizatave të shërbimeve me bazë BIM që operojnë në fushën e mjedisit të
ndërtimit. Një nga sfidat më të mëdha në lidhje me BIM-in është perdorimi efektiv dhe të ofroëj
lehtësim gjatë procesit të ndërtmit. Që BIM të jetë pjese e rendësishme e kulturës së ndërtimit duhet,
duhet të marrë implementime të shumta dhe orë të panumërta. Më tutjë, që të përdorimin BIM-in
nënkupton që duhet të harrojmë softëare-t që më parë I kemi përdorur. Fillimisht, trajnimi i individëve
për të përdorur softëare-in BIM mund të kërkojë një investim të konsiderueshëm në para, kohë dhe
pajisje. Softëare BIM kerkon investim ne paisje më të avansuara me hardëare që janë në gjendje te
procesojnë të dhënat në mënyrë të shpejtë ashtu që të kryhen funksionet e pretenduara. Fillimisht, BIM
nuk pritet të ofroj produktivitetin e tij maksimal per arsye se përdoruesit e rinjë për shkak të mungesës
së eksperiencës disa opsione do t’I zgjedhin instiktivisht. Pasi përdoruesit mësojnë gjëra të reja,
efikasiteti do të rritet, dhe si rrjedhim do të kemi produktivitet më të madh dhe krejtsisht në fund ede
reduktim të kostos se projektit në përgjithësi.

Vlera e BIM

Kostoja është faktor në të gjitha aspektet e ndërtimit. Në thelb, një pronar dëshiron produktin më cilësi
më të lartë për shumën më të vogël të parave. BIM potencialisht lejon që nevojat e akterëve të
shumëfishtë të projektit të realizohen në mënyrë më efikase dhe efiktive, duke shtuar kështu vlerën. Për
shembuj, shpenzimet që nevojiten për mirëmbajtjën e objektit, që përfishen riparimet e ndryshmë,
pastaj gabimet gjatë riparimeve, të gjitha këto mund të vlerësohen me anë të BIM-it duke përdorur
modelin 3D. Palët e interesuara mund të ofrojnë alternativa të projektimit në një format dixhital për të
adresuar fushat problematike dhe të aplikojnë modele të ndryshme për të përcaktuar mjetet me kosto
më efektive dhe më të përshtatshme për trajtimin e çështjeve të projektimit dhe ndërtimit. Përveç
kësaj, palët e interesuara mund të zhvillojnë një kuptim të përbashkët të projektit përmes
bashkëpunimit ndërdisiplinor që ndihmon në reduktimin e gabimeve të projektimit dhe keqkomunikimit,
gjë që redukton rrezikun dhe përgjegjësinë. Së fundi, vlera shtesë mund të rezultojë nëpërmjet
përdorimit të BIM duke shmangur shpërndarjen e të dhënave dhe dyfishimin e përpjekjeve, duke rritur
efikasitetin dhe sigurinë, dhe duke reduktuar kohën për grumbullimin dhe regjistrimin rutinor të të
dhënave, të gjitha këto mund të përkthehen në kursime për pronarin dhe rritjen e sigurisë së aseteve.

Një karakteristikë e BIM-it është edhe mundësia e planifikimit të inspektimit. Hulumtimet sugjerojnë se
zbatimi i BIM mund të ketë kursime të dukshme të kostos; kostoja e përgjithshme zvogëlohet pasi
mirëmbajtja e paplanifikuar zëvendësohet me mirëmbajtjen e planifikuar. Në një studim të kohëve të
fundit nga McGraë Hill, u konstatua se 67% e përdoruesve të BIM po shihnin një kthim pozitiv të
investimit (ROI) dhe 50% e përdoruesve që e konsiedorin veten ekspert të BIM-it po vërenin një kthim
pozitiv të BIM-it.

Menaxhimi i informacionit është një tipar kyç kur zbaton BIM për menaxhimin e aseteve të
infrastrukturës. Mbajtja e të dhënave aktuale gjatë gjithë ciklit jetësor të infrastrukturës, megjithatë,
kërkon rrjedhjen e duhur të informacionit. Përfshirja dhe integrimi i sasive të mëdha të të dhënave duke
përdorur BIM potencialisht mund të kursejë kohë dhe kosto të konsiderueshme për menaxherët e
objekteve. Për shembull, menaxherët e objektit mund të kalojnë ca kohë duke kërkuar kontakte të
prodhuesit për të zëvendësuar ose mbajtur një pjesë. Megjithatë, me BIM, një klik të vetëm në çdo
pjesë mund të tregojë të gjitha informacionet. Me softuerin BIM, është e mundur të përcaktohen
atribute dhe komponentë të ndryshëm të një ndërtese dhe t'i kategorizohen ato në kategori kryesore:
strukturale, arkitektonike, mekanike dhe elektrike. Kostoja gjithashtu mund të përfshihet në modelin për
të lejuar vlerësimin e modelit. Duke klikuar mbi aspekte të ndryshme të modelit 3D mund të prodhojë
informacion mbi koston dhe të dhëna në lidhje me riparimin, zëvendësimin, prodhuesit, fabrikuesit, aty
ku është ndërtuar dhe nëse kohët e fundit është servisuar. Duke pasur informacione të tilla në një vend
potencialisht zvogëlon kohën dhe shpenzimet që lidhen me riparimet tipike. Me BIM është e mundur të
përdoret njohuria për vendndodhjen, karakteristikat, historinë e mirëmbajtjes dhe gjendjen e asetit, të
kombinuara me një qasje sistematike të inspektimeve dhe mirëmbajtjes për t'i lejuar autoritetet
përgjegjëse që të menaxhojnë në mënyrë efektive gjendjen dhe kapacitetin e asetit.

Përveç në aspektin organizativ, BIM mund të përdoret edhe për të parë dhe organizuar të dhënat e
monitoruara ndërmjet një kolekstioni të aseteve. Për shembull, sensorët e cilësisë së ajrit dhe sensorët e
lagështisë mund të vendosen brenda infrastrukturës dhe këto transmetojnë të dhëna në BIM ashtu që
analizohen kushtet e ambientit në kohë reale. Në një studim, drejtuesit e një sistemi të metrosë gjetën
se ata mund të kontrollonin sistemin e HVAC përmes softëare-it të integruar BIM nëse cilësia e ajrit të
brendshëm (IAQ) ishte e ulët ose niveli i lagështisë ishte shumë i lartë. Me anë të këtyre opsioneve
ekipet mengjuese mund të parandalojnë diçka para se ajo të ndodhë. Teknologjitë dhe mundësitë e tilla
të reja ofrojnë shanse për përmirësime radikale nga procesi I para-ndertimit, pastaj ekzekutimit,
inspektimit dhe mirëmbajtjes.
Hipotezat

Pasi te perfundojmë hulumtimin presim nga BIM (Building Information Modeling) që të na krijoj shumë
lehtësime në aspekte të ndryshe. Fillimisht, presim që ndikimi I BIM në llogarinë statike të jetë pozitiv.
Tendencat janë që BIM të lehtësojë si dhe të shkurtojë kohën që nevojitet për llogaritje statike. Poashtu,
mundësia e vizualizimit të skemës së objektit na mundëson në krijimin e një ndenje se çfarë realisht po
ndërtojme.
Perveç në aspektin shkencorë, ekzistojnë mjaftë probleme që paraqiten edhe ne fazën e mengjimit të
projektit. Nga disa hulumtime të kryera kemi kuptuar se rreth 30% e projektit nuk zbatohet sipas
programit original dhe as mbrenda bugjetit. Poashtu, rreth 37% e materialit të përdorur në ndërtim
shkon si mbetje dhe 38% e dioksidit të karbonit lirohet gjatë ndërtimit dhe jo nga veturat siç mund të
jetë menduar, atëherë në supzojmë që me inkuadrimin e BIM-it që në fazat fillestare të menagjimit do
të ndikimit në zvoglim të konsiderueshëm të këtyre problemeve.
Në fund, presim që me anë të BIM të kemi lehtësi në përgaditjen e paramasave dhe përcaktimit të
saktë të vlerës së projektit.

Fjalët kyçe:

Vizualizimi, Koordinimi,

You might also like