You are on page 1of 13

Raport I shkurtuar I VNM per “Ndertimi I Shkolles se re Skender Caci”

VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS

I OBJEKTIT:
“NDERTIM I SHKOLLES SE RE SKENDER CACI”
TIRANE

INVESTITOR: “Projekti i Bankes Boterore, prane Bashkise Tirane

PERGATITUR NGA:

1
Raport I shkurtuar I VNM per “Ndertimi I Shkolles se re Skender Caci”

1 PERMBLEDHJE E PROJEKTIT 1.1


Te Pergjithshme mbi projektin

Ky projekt ka per qellim shembjen e shkolles egzistuese “Skender Caci” dhe ndertimin
e nje shkolle te re te standarteve Europiane, per krijimin e kushteve sa me te
favorshme dhe te standarteve te larta si per zhvillimin e mesimdhenies ashtu dhe per
krijimin e kushteve argetuese, siperfaqeve te gjelberta etj. Ky investim do te realizohet
nga te ardhurat e Projektit te Bankes Boterore, prane Bashkise se Tiranes me nje vlere
totale prej 675 000 Euro.

Ky projekt merr persiper te realizoje:

- Ndertimin e Shkolles se re

Ne siperfaqen totale aktuale prej 1045 m2 me 17 klasa dhe pa ambiente te tjera ndihmese
dhe laboratore, do te ndertohet shkolle e re me tre kate me siperfaqe ndertimi prej 1045 m
2
me siperfaqe te lire prej 2050 m 2 me siperfaqe gjithsej te ri prej 3150 m 2, dhe siperfaqe
per rikonstruksion prej 250 m2 . Do te ndertohen gjithsej 24 klasa te thjeshta, laboratore e
kabinete, biblioteka, salle polifunksionale palester e re dhe te gjitha ambjentet e nevojshme
te standarteve europiane.

Ne ambjentet e jashtme do te ndertohen fusha te hapura per aktivitete te ndryshme


sportive, sheshe kreacioni gjithashtu nuk mund te leme pa permendur siperfaqet e
gjelberuara te cilat do te krijojne ambjente clodhese per nxenesit dhe stafin pedagogjik te
kesaj shkolle. Nga ana tjeter keto siperfaqe do te luajne nje rol mjaft te rendesishem per
permiresimin e cilesise se ajrit ne kete zone.

Ne katin perdhe do te ndertohen, 7 klasa mesimi, 2 laboratore, palester e mbyllur ,zyra e


psikologut, ambjente per Mjek/Stomatolog,zyra e nen drejtorit dhe ambjente ndihmese.

Ne katin e pare do te ndertohen 8 klasa mesimi, 1 laboratore, Salla e mesuesve, zyra


e Drejtorit, salla polifunksionale, dhe ambjente ndihmese.

Ne katin e dyte do te ndertohen 9 klasa mesimi, biblioteka, laboratore, zyra e


Nen/Drejtorit si dhe ambjente ndihmese.
2
Raport I shkurtuar I VNM per “Ndertimi I Shkolles se re Skender Caci”

Kjo forme eshte menduar se pari per te sjelle nje standart te permasave te nivelit Europian
. Shkolla egzistuese “Skender Caci” aktualisht eshte jashte te gjitha standarteve dhe
kushteve minimale per te zhvilluar mesimin. Ambjentet me lageshtire , te pasuvatuara , pa
sistem ngrohjeje, pa ndricimin e duhur nuk mund te perdoren per abmjente mesimdhenie
jo me per te folur per ambjente te tjera ndihmese apo argetuese apo per te rritur nivelin
arsimor e shkencor te nxenesve. Ndertimi i kesaj shkolle te re do te rrise numrin e
nxenesve te cilet do te frekuentojne kete shkolle, pasi do te kene ne dispozicion
ambjente mjaft te pershtatshme dhe te kenaqshme si per mesimdhenien ashtu dhe
zhvillimin e aktiviteteve shkencore e social-kulturore, Ne projekt eshte parashikuar
sistemi i ngrohjes brenda te gjitha ambjenteve te kesaj shkolle.Te gjitha instalimet
elektrike, hidraulike, hidrosanitare do te jene te nje standarti te nivelit te larte.

Te gjitha fazat e projektit do te realizohen brenda vitit 2006.

1.2 Gjendja ekzistuese dhe infrastruktura

Shkolla eshte ndertuar qe ne vitin 1970 jane bere vetem nderhyrje per te permiresuar disi
situaten, por gjendja aktuale eshte mjaft e mjerueshme . Aktualisht eshte nje shkolle nje
kateshe me pak klasa mesimi, ne gjendje te shkaterruar, me lageshtire te pasuvatuara,
dhe pa ambjentet e nevojshme ndihmese sic jane laboratoret mesimore, palestra,
tualetet, si dhe ambjentet e tjera argetuese dhe ato clodhese dhe te gjelberta.

1.3 Vendndodhja dhe Kushtet e Mjedisit

Shkolla "Skender Caci " si godine shume vjecare dhe nje nga institucionet me te
rendesishme arsimore parauniversitare ndodhet ne rrugen e "Dibres".

Mbi te gjitha, projekti i ndertimit te kesaj shkolle te re do te kete ndikim pozitiv jo


vetem ne rritjen e cilesise se kushteve te mesimdhenies por dhe ne paraqitjen e
jashtme dhe ne ambjentet per rreth zones ku ndodhet kjo shkolle.
Mendohet se ndikimet negative ne mjedis mund te kete gjate fazes se

3
Raport I shkurtuar I VNM per “Ndertimi I Shkolles se re Skender Caci”

Shembjes se shkolles egzistuese e cila do te shembet me mjete te motorizuara dhe


silencioze sic jane, cekic pneumatik, ekskavatore etj. Persa i perket ndikimit negativ
gjate fazes se ndertimit ato do eliminohen dhe minimizohen gjate fazes se zbatimit
te projektit.
Ne varesi te planeve te implementimit dhe masave te marra nga kontraktori,
aktivitetet e shembjes dhe te ndertimit mund te kene ndikime negative ne
mjedis te perkoheshme, shume prej tyre duhet te minimizohen dhe eliminohen ne
menyren me te mire te mundshme.

2 QELLIMII PROJEKTIT

2.1 Objektivat
Objektivat specifike te Projektit jane si me poshte:
 Te ndermarre ndertimin e nje shkolle te re per te permbushur standartet
Europiane
 Te permiresoje infrastrukturen arsimore me te gjithe komponentet e
mundshem

 Te permiresoje kushtet e te mesuarit dhe te mesimdhenies

Per me tej, zhvillimet e Projektit do te jene ne linje me zhvillimet dhe ndryshimet


e qendrueshme per rritjen dhe permiresimin e cilesise se jetes ne qytetin e Tiranes.

2.2 PERSHKRIMI I PROJEKTIT

Ky projekt do te krijoje elemente te rendesishem te mesidhenies, praktikes


mesimore, edukative, argetuese, kreative. Do te krijohen ambjente te pelqyeshme
dhe clodhese te gjelberuara. Ne ndertesen e re jane planifikuar te ndertohen jo vetem
klasa mesimi, por dhe ambjente te tjera si , biblioteka, palester, nje salle polifunksionale
per zhvillimin e aktiviteteve te ndryshme te shkolles si dhe nuk mund te leme pa
permendur dhe ndertimin e disa laboratoreve per te zhvilluar praktikat e lendeve te
kimise, biologjise , fizikes dhe informatikes, duke rritur ne kete meyre dhe nivelin shkencor
te te mesuarit te nxenesve. Gjithashtu ne cdo kat do ndertohen dhe tualetet me pajisje
4
Raport I shkurtuar I VNM per “Ndertimi I Shkolles se re Skender Caci”

hidrosanitare te standarteve te larta dhe uje te bollshem .

Kati perdhe I objektit eshte projektuar me nje konfiguracion krejt te ri dhe funksional ku
jane planifikuar, dhomat e zhveshjes per djem dhe per vajza, , disa klasa mesimi, dhoma
e dentistit, dhoma e punes me dru dhe me metal, laboratori i kimise ku nxenesit do te
kene mundesine te mesojne punen praktike dhe te dine si ti vene ne jete njohurite qe
marrin gjate mesimit.

Kati i pare i objektit eshte projektuar ne kete menyre ku do te perfshihen, disa klasa
mesimi, salla e mesuesve, salle polifunksionale , cila do te perdoret per organizimin e
nje sere aktivitetesh kulturore dhe seminare te ndryshem per te prezantuar ne menyre
me nivel te larte, zyra e drejtorit, laboratori i fizikes etj.

Kati i dyte eshte projektuar qe te perfshije klasa mesimi, laboratorin e biologjise ,


biblioteken etj ambjente te nevojshme sic jane tualetet per djem e per vajza.

Nuk mund te leme pa permendur ketu dhe pamjen e jashtme e kesaj shkolle e cila
paraqitet me ngjyra, ku dominojne e kaltra, bezha dhe roza te cilat te japin nje pamje
mjaft shplodhese, kombinuar dhe me ambjentin e gjelber dhe lulet e vendosura ne
oborrin e saj.

3 Evidentimi i ndotesve

Ndotjet e ajrit, të tokës dhe të ujit gjatë ushtrimit te veprimtarise ndërtuese, shkaktohen
kryesisht nga:

a. pluhura e tymra nga tullat, dherat, çimento, nga punimet me dru, nga lëvizja e
automjeteve brenda e pranë sheshit të ndërtimit; nga punimet me pjesët metalike,
nga solventët, nga rezina dhe materiale të ngjashëm me të;
b. mbetjet e ngurta që krijohen në të gjitha proceset;
c. përbërës organikë avullues nga shkarkimet e makinave, depozitat dhe sistemet e
karburantit e solventët;
d. shkarkimet e substancave toksike, si magnez ose pluhra nga gurët gëlqerorë dhe
materialet e ndërtimit.
5
Raport I shkurtuar I VNM per “Ndertimi I Shkolles se re Skender Caci”

e. zhurmat e vibrimet që krijohen nga makineritë e pajisjet.

4 Masat konkrete për mbrojtjen e cilësisë së ajrit

Me qëllim qe shkarkimet në ajër që emetohen gjate ndertimit te shkolles do te jene


vazhdimisht brenda normave të lejuara, subjektit ndërtues, do te marri marrin këto masa:

a. gjate procesit te ndërtimit do të përdoren mbulesa të përkohëshme dhe do të


lagen sipas nevojës, një deri dy herë në ditë për të reduktuar çlirimet e pluhurave;
b. për lëvizjen e materialeve në kantier e në sheshin e ndërtimit, do të përdoren
konvejerë të mbyllur;
c. do të mirëmbahet sheshi i ndërtimit gjatë kryerjes së aktiviteteve të nivelimit,
ndërtimit dhe transportit;
d. të gjitha ngarkesat të sigurohen nëpërmjet rregullimit, lagies ose mjete të tjera për
të parandaluar derdhjet, rrjedhjet dhe pluhurat;
e. të gjitha materialet e transportuara jashtë sheshit të ndërtimit do të jenë të lagura
në mënyrë të mjaftueshme ose të mbuluara mirë;
f. të gjitha aktivitetet e pastrimit, nivelimit, ndërtimit dhe transportit do të ndërpriten
gjatë periudhave me erë të fortë;
g. do të kufizohet shpejtësia e lëvizjes së kamionëve në kalimet e sheshit të
ndërtimit, deri në 30 km/orë;
h. do të ndalohet përgatitja dhe përpunimi i bitumeve në temperatura të larta në
kantieret e ndërtimit dhe do të përdoren bitume që kanë shkallë të vogël çlirimesh
të ndotësve në ajër;
i. do të vendosen mbulesa mbrojtëse për mbeturinat e ekspozuara ndaj erës;
j. gjatë kryerjes së proceseve të rifiniturës (suvatim, lyerje, veshje fasade), objekti të
jetë i mbuluar me rrjeta mbrojtëse.

5 Masat konkrete për administrimin e mbetjeve te ngurta

Subjekti ndërtues i shkolles do te , administroje mbetjet që gjenerohen nga veprimtaria


ndërtuese, duke marre këto masa:

6
Raport I shkurtuar I VNM per “Ndertimi I Shkolles se re Skender Caci”

a. mbetjet që gjenerohen nga veprimtaria ndertimore, do të sistemohen të ndara e të


veçuara sipas llojit të tyre, në vende të paracaktuara që më parë për qëndrimin e
tyre provizor;
b. mbetjet do të largohen çdo ditë nga sheshi i ndertimit dhe do te dërgohen në
vendgrumbullimet e përcaktuara nga pushteti vendor;
c. transportimi i tyre do të bëhet në oret me trafik të pakësuar;
d. për transportin e materialeve dhe të mbetjeve do të përdoren makina të mbulura
dhe që nuk rrjedhin;
e. mbetjet toksike do të dërgohen në një vend depozitim të miratuar posaçërisht për
to;
f. do të pastrohen menjëherë rrjedhjet, derdhjet, pikimet për të parandaluar ndotjen e
tokës;
g. do të shtrohen me zhavorr dhe të mirembahen rrugët brenda sheshit të ndërtimit;
h. shërbimet dhe riparimet e makinerive e të pajisjeve do të bëhen sipas grafikut dhe
në vende të përcaktuara për këtë qëllim;
i. do të lahen gomat e automjeteve para daljes nga sheshi i ndërtimit.

6 Masat konkrete për mbrojtjen nga zhurmat

Në kantjerin e ndertimit , subjekti ndërtues, do te hartoje dhe zbatoje programin e masave


për mbrojtjen nga zhurmat, si me poshte:

a. do të respektohen standardet për nivelin e zhurmave;


b. aktivitetet e prishjes dhe të ndërtimit, do të kufizohen në orët që sjellin shqetësime
për banorët përreth;
c. aktivitetet e prishjes dhe ndërtimit do të programohen sipas një grafiku në mënyrë
që të evitohet operimi i disa pajisjeve e makinerive në të njëjtën kohë i cili
shkakton nivele të larta zhurmash;
d. makinerite e pajisjet e fuqishme të ndërtimit, si dhe ato që gjenerojne zhurma mbi
kufijtë e lejuar, do të jenë të pajisura me ekrane mbrojtës për zhurmat.

7 Energjia dhe izolimet

7
Raport I shkurtuar I VNM per “Ndertimi I Shkolles se re Skender Caci”

Dritaret duhet te jene te vendosura ne funksion te pamjes.drites, dhe ne funksion te


hapsires se brendeshme .
Per ngrohjen e ujit te shihet mundesia me sistem te larte te eficenses (perfshire
sistemin diellor te ngrohjes) edhe per ngrohjen e brendeshme duhet zgjedhur
mirembajtje dhe kohezgjatje edhe pse jo me kosto te konsiderueshme. Sistemi hidraulik
duhet te koordinohet duke minimizuar sistem edhe me ujin ne tualet, laboratore etj. Te
gjitha linjat hidraulike duhet te jene prej bakri te kapura me hekur te perjashtohet PVC.
Sistemi hidraulik i ekspozuar dhe tubat e izoluar duhet te mos jene me material toksik. Te
gjitha materialet dhe pajisjet duhet te kene certifikatat e sigurise.

8 Sistemet Elektrike

Ne sistemin elektrik duhen zgjedhur materiale, pajisjet, fiksuesit, llambat te cilat duhet te
jene sa me eficente persa I perket perdorimit te energjise me eficence si dhe te mos kemi
nderhyrje te ekspozuara dhe te padeshirueshme te fushave elektromagnetike.

9 Mobiljet dhe druri

Llustra jotoksike jane te pranushme por jane te shtrenjta. Esh te e keshillueshme te


zgjidhen ato me pak toksiket. Te gjitha materialet dhet te jene brenda standarteve te
sigurise dhe cilesise se lejuar.

10 Monitorimi dhe Respektimit i Parametrave


Kryerja e monitorimit gjate procesit te shembjes dhe te ndertimit te shkolles se re synon
vecanerisht te respektoje te gjitha normat e shkarkimeve ne ajer, uje dhe toke, duke bere
monitorim te sipas nje grafiku te percaktuar .

11 KONKLUZIONE DHE SUGJERIME

Te pergjithshme

Projekti nuk parashikohet te kete ndikime te demshme ne mjedis . Ndikimet gjate


8
Raport I shkurtuar I VNM per “Ndertimi I Shkolles se re Skender Caci”

zbatimit te projektit mund te parandalohen dhe reduktohen ne nivel te pranueshem duke


perdorur praktika te njohura inxhinjerike dhe masa te tjera shoqerisht te pranueshme.
Projekti do te kete ndikim pozitiv ne rritjen dhe permiresimin e kushteve dhe
kapaciteteve te mesimdhenies, te ambjenteve argetuese dhe te sherbimeve
mbeshtetese, etj.
Perfundimi me I rendesishem eshte se projekti nuk ka ndikime negative ne
mjedis, duke qene se eshte nje aktivitet qe nuk krijon premisa per ndotjen e
mjedisit apo te sjelle ne mjedis.
 Perfundimi me I rendesishem eshte se projekti nuk ka ndikim te rendesishem ne
mjedis. Do te ndertohet ne nje zone ku aktualisht eshte perdorur per shkolle te
miratuar nga autoritetet vendore .
 Shkolla do te ndertohet me kriteret urbanistike dhe mjedisore, duke respektuar
kuadrin ligjor ekzistues.
 Gjate aktivitetit te ndertimit dhe gjate funksionimit nuk do te shkaktohet ndotje e
tokes.
 Me marrjen e masave ne favor te mbrojtjes se mjedisit dhe ato pak elemente, qe
mund te kene nje ndikim te perkohshem ne mjedis dhe qe jane permendur me lart
do te kapercehen.
 Projektimi I hapesirave te nevojshme si dhe siperfaqeve te gjelberta Brenda
ambjentiteve te shkolles do ti jape nje pamje teper terheqese dhe funksionale .
 Aktiviteti do te paraqese nje ndikim minimal ne mjedis dhe me zbatimin e masave
parandaluese vecanarisht gjate fazes se ndertimit, keto ndikime jane pothuajse fare
te vogla.
 Si perfundim efektet do te jene positive nga ndertimi ne nje kohe te shpejte per te
rritur standartet e mesimdhenies dhe ato argetuese dhe creative tjo vetem te
nxenesve por dhe te gjithe stafit pedagogjik te kesaj shkolle.

9
Raport I shkurtuar I VNM per “Ndertimi I Shkolles se re Skender Caci”

10
Raport I shkurtuar I VNM per “Ndertimi I Shkolles se re Skender Caci”

11
Raport I shkurtuar I VNM per “Ndertimi I Shkolles se re Skender Caci”

12
Raport I shkurtuar I VNM per “Ndertimi I Shkolles se re Skender Caci”

Adresa: Blv. "Deshmoret e Kombit", Tirane,Shqiperi, Tel: +355 4 228655 email:kspahiu,@tirana.gov.al

13

You might also like