You are on page 1of 11

DETYRE KURSI

TITULLI: XIV

VLERËSIMI MJEDISOR I FABRIKES SE


IMOBILIMIT TE UJIT DHE SHFRYTËZIMI I
BURIMIT "MILAJT"
(Shengjin, Shengjergj,TIRANE)

LËNDA: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis

Punoi: Hiselda Leskaj Pranoi: Kdr. Françeska Korançe

Tiranë, 8 shkurt 2023

1
TABELA E PËRMBAJTJES
A. Hyrje..................................................................................................................3
B. Vlerësimi Mjedisor...........................................................................................4
Pjesa 1: Përshkrimi...............................................................................................4
Pjesa 2: Përdorimi I Burimeve Dhe Ndikimet Socio-Ekonomike......................5
Pjesa 3. Ndikimet Biofizike/Peizazhore...............................................................6
Pjesa 4. Për Rrugët Që Presin Ose Kalojnë Pranë Zonave Me Interes............7
Pjesa 5. Ndikimet Në Cilësinë E Ujit Dhe Ajrit....................................................8
Pjesa 6. Shëndeti Mjedisor, Rreziqet Natyrore Dhe Rreziqet E Ndërtimit.....10
C. Konkluzionet Kryesore...................................................................................11
D. Lista E Referencave........................................................................................11

2
A.HYRJE
Burimi ne fjale ndodhet ne malesine e Shengjergjit e rreth 30 km nga Kryeqyteti Tirana.
Ne vitet e fundit infrastruktura rrugore ne kete zone eshte permiresuar duke mundesuar
akses me te lehte per tu arritur me automjete. Gjithashtu zona ka filluar qe te perdoret
edhe si nje atraksion Turistike per qytetin e Tiranes dhe zonat per rreth. Kjo zone eshte
e pasur me burime ujore te cilat dalin ku formacionet gelqerore takojne formacionet
argjilore. Gjithashtu ku ne funksion te zones, lind nje kerkese me e larte persa i perket
respektimit rigoroz te normativave te shfrytezimit te siperfaqes dhe distancave
normative te percaktuara nga “Rregullorja e Urbanistikes” si dhe transparence,
bashkeveprim dhe reference ne peizazhin e gjelber. Ky subjekt do te perdore burimin
ujore "Milajt" qe eshte i pozicionuar mbi fshatin Shengjin ne kuoten 728 m dhe sasi
ne perdorim do te jete 5 l/sek e cile eshte mese e mjaftueshme per aktivitetin e
planifikuar.
Ortofoto e zones ne vleresim

Koordinatat

Nr. X Y
1 4421510 4575410

3
B. VLERËSIMI MJEDISOR
PJESA 1: PËRSHKRIMI
a) Aktiviteti do ti sherbeje piksepari banoreve te zones, duke mundur të sigurojë një
burim të besueshëm të ujit të pijshëm të pastër për komunitetin. Vendi ku do te
zhvillohet aktiviteti gjendet vetëm 1 orë larg nga Tirana.

b) Llogaritjet e impianti janë realizuar duke marrë në konsideratë numrin e banorëve


prej 3500 banorë ekuivalent dhe sasinë e ujit të konsumuar nga një banor ekuivalent
që është 200 l/ ditë.

c) Objekti mund të sigurojë një burim të besueshëm të ujit të pijshëm të pastër për
komunitetin, duke përmirësuar aksesin në ujë të sigurt dhe të shëndetshëm. Do të
siguronte një burim të besueshëm të ujit të pijshëm të pastër për komunitetin lokal,
duke krijuar gjithashtu mundësi të reja pune dhe duke tërhequr biznese shtesë në
zonë. Objekti do të ndërtohet me teknologjitë dhe teknikat më të fundit për të
siguruar cilësinë më të lartë të ujit dhe qëndrueshmërinë mjedisore.

d) Ne varesi te trainimit i cili do ti behet stafit pas instalimit, impianti mund te


komandohet nga nje njeri i vetem. Ky komandim mund te lindi nga nevoja per te
nderhyre ne sistem vetem ne rast te nje funksionimi te gabuar. Po ashtu do te kete
nje numer te larte te punetoreve te cilet do te bejne te mundur operimin e tij.

e) Lendet e para qe do te perdoren per te ven ne funksion objektin do te jene kryesisht


llaci i betonit i cili blihet i gatshem nga firmat e prodhimit te betonit ne zone, hekuri
per strukturen mbajtese te objektit, tulla dhe tjegulla per mbushjen e mureve dhe te
mbuleses, material poliesteroli per izolim, rere dhe gelqere per suvatimin e mureve,
dyer dhe dritare metalike dhe instalimet inxhinierike te brendshme.

f) Mirembajtja e ketij objekti do te behet nga vete punetoret pa pasur nevoje keshtu per
shpenzime shtese. Te vetmet shpenzime qe mund te realizohen do te jene per
mirembajten e makinerive dhe mjeteve transportuese.

g) Ekonomia lokale dhe vendase do te kete ndikim shumefishues te menjehershem


nga ky objekt pasi ofron vende pune dhe po ashtu benefite te tjera nga vete qellimi i
ketij objekti per imbotilimin e ujit te pijshem.

h) Realizimi i ketij projekti nuk ka ndikim mbi asnje pjese politiko dhe socio-kulturore as
integrimi rajonal as reduktimin e konflikteve lokale.

4
PJESA 2: PËRDORIMI I BURIMEVE DHE NDIKIMET SOCIO-EKONOMIKE
a) Ndërtimi i një rruge të re mund të ketë ndikime pozitive dhe negative në përdorimin e
burimeve nga popullata lokale. Nga njëra anë, një rrugë e re mund të përmirësojë
aksesin në tregje dhe mundësi të tjera ekonomike, të cilat mund të kenë një ndikim
pozitiv në ekonominë lokale. Nga ana tjetër, një rrugë e re mund të çojë gjithashtu
në rritjen e nxjerrjes së burimeve dhe degradimit të mjedisit lokal, gjë që mund të
ndikojë negativisht në disponueshmërinë e burimeve natyrore për popullatën lokale.

b) Po, një impiant i mbushjes së ujit mund të ndikojë potencialisht në burimet që


banorët vendas marrin nga mjedisi natyror. Nëse objekti tërheq një sasi të madhe uji
nga një burim lokal, mund të zvogëlojë disponueshmërinë e ujit të pijshëm dhe larës
për komunitetin lokal. Kjo gjithashtu mund të ndikojë në jetën ujore nëse objekti
ndodhet pranë një ekosistemi detar ose të ujërave të ëmbla. Funksionimi i objektit
gjithashtu mund të çojë në rritjen e kërkesës për energji, materiale ndërtimi dhe
burime të tjera, të cilat mund të ndikojnë në disponueshmërinë e këtyre burimeve
për komunitetin lokal. Për më tepër, nëse ky objekt depoziton mbeturina ose ndotës
në zonën përreth, ai mund të dëmtojë mjedisin dhe të ndikojë në shëndetin e
njerëzve.

c) Objekti ndodhet nen juridiksion te Bashkise Tirane. Ky aktivitet shenon impakt


pozitiv mbasi punesohen nje sasi e konsiderueshme njerëzish. Në lidhje me
kontekstin lokal, zona e prekur do të jenë përfituesee drejtpërdrejtë nga aspekti
ekonomik. Gjatë periudhës së ndërtimit, do të ketë një numër të konsiderueshëm të
punëtorëve të ndërtimit që do të punësohen nga popullsia e zonës afër vendit ku
zbatohet

d) Shoqeria qe do te zbatoje projektin duhet te planifikoje qarte menyren e


administrimit te dherave per te menjanuar mundesine e depozitimit te tyre pergjate
brigjeve te perrenjeve dhe bregut te detit.

e) Realizimi i ketij projeki nuk ka per qeliim nderprerjen e asnje nga burimet natyrore
per popullsine.

f) Projekti nuk do te kerkoje zhvendosje te asnje banori.

g) Ne zonen e ndertimit do te kene akses vetem punetoret e ndertimit per te shmangur


keshtu cdo lloj problemi te mundshem.

5
h) Objekti do të krijojë mundësi të reja pune për banorët vendas po ashtu dhe per
grate, duke siguruar një burim të ardhurash dhe duke ndihmuar në uljen e
papunësisë. Ky aktivitet shenon impakt pozitiv mbasi punesohen nje sasi e
konsiderueshme njerëzish Në lidhje me kontekstin lokal, zona e prekur do të jenë
përfitues te drejtpërdrejtë nga aspekti ekonomik. Gjatë periudhës së ndërtimit, do të
ketë një numër të konsiderueshëm të punëtorëve të ndërtimit që do të punësohen
nga popullsia e zonës afër vendit ku zbatohet.

i) Projekti do ti permbushe te gjitha nevojat baze te punetoreve duke filluar nga nje
vend i sigurt per te punuar ne kushtet e nevojshme, po ashtu per transportin e
punetoreve edhe dhe pse synon punesim te vete banoreve te zones.

j) E permendur dhe me larte ndertimi i ketij objekti ka ndikim te drejperdrejte ne gjithe


popullsine e zones pasi i hyne ne ndihme pikerisht atyre si nga ana ekonomike po
ashtu dhe per vete funksionin e tij.

k) Siperfaqja ben pjese ne zonen e mbrojtur per peizazhin natyror, pra monumenteve
te natyres shqiptare.

PJESA 3. NDIKIMET BIOFIZIKE/PEIZAZHORE


a. Siperfaqja ku do te zbatohet projekti nuk karakterizohet nga bimesi e dendur dhe e
larte dhe gjithashtu larg ekosistemeve te ndjeshme.

b. Projekti nuk do te kete ndikim mbi mbulesen bimore pasi ne projekt parashikohen
masa per mbrojtjen e mjedisit. Projekti vete eshte i konceptuar ne harmoni me vlerat
natyrore te zones.

c. Siperfaqja e propozuar ben pjese ne zonen e mbrojtur per peizazhin natyror. Ajo do
te ndodhet gjithashtu larg ekosistemeve te ndjeshme, pa cenuar asnje specie apo
natyren e eger te zones.

d. Zonat e ndertimit ndodhen larg ekosistemeve të ndjeshme por jo larg qendrave te


banuara.

6
e. Zona e projektit nuk ka prane asnje zone karstike gelqerore dhe as ligatinash.

a) Germimi I tokes dhe pershtatja e siperfaqes per ndertim mund te ndikoje ne prerjen
e bimesise dhe modifikim te pjesazhit ekzistues. Asnje segment nuk do te pengohet
gjate fazes se ndertimit dhe funksionimit te objektit.

b) Ndikimi nga projekti si pasoje e levizjes se makinerive do te shkaktojne ngjeshje te


tokes dhe do te nxitet po ashtu prishje e stabilitetit te tokes po ashtu do te nxiten
proceset e erozionit.

c) Duke qene se e gjithe infrastruktura dhe linja e dergimit do te jete nentoke nuk do te
preket asnje pjese toke te komunitetit.

d) Aktiviteti qe do te realizohet per imbotilim nuk ndikon ne prishjen e peizazhit duke


qene se e gjithe infrastruktura dhe linja e dergimit do te jete nen toke dhe godina do
te jete ne ane te rruges nacionale. Por gjate venies se tij ne pune duke perdorur
makinerite per levizjen e mallrave mund te ndodh prishje e tokes.

PJESA 4. PËR RRUGËT QË PRESIN OSE KALOJNË PRANË ZONAVE ME


INTERES
a) Zona ka poziten e vecante gjeografike, karakterizuar nga nje diversitet i
mikroklimave, tokave, gjeologjike, ka nje nivel te larte te biodiversitetit specifik.
Ka edhe shume bime mjeksore dhe ushqyese qe sigurojne potencial ekonomik per
fermeret, te cilat jane te pranishme ne kete zone. Diversiteti ekologjik eshte i
pasur ne kete zone.

b) Para fillimit te punimeve do te behet nje inventarizim i detajuar te zonave pyjore qe


ndodhen prane zones se ndertimit te objektit.

7
c) Punimet e germimit dhe pershtatjes se siperfaqes per ndertim do te shoqerohen me
prerje te bimesise. Per te minimizuar keto ndikime, ne projekt eshte parashikuar
ndertimi godines ne menyre relaksuese dhe jo agresive, te cilat perputhen ne
menyre harmonike me natyren dhe karakterin turistik te zones. Njekohesisht ne te
ze nje vend te rendesishem krijimi I hapsira te gjelbra dhe relaksuese.

d) Zonat e ndertimit do te perpiqet te minimizoje sa me shume shqetesimet qe mund te


shkaktoje ne habitetet lokale. Plani i zbutjes se ndikimeve mjedisore ka per qellim
parandalimin ose minimizimin e ndotjes dhe demtimit te mjedisit. Ai synon
respektimin e standardeve mjedisore gjate kryerjes se aktiviteteve ndertuese te
godines dhe me pas shfrytezimit te tij, ne menyre te sigurt dhe efektive, me
qellim final mbrojtjen e mjedisit.

e) Do te kete nje sasi te papercaktuar te dheut qe do te hiqet nga sheshi i ndertimit. Ky


proces eshte ende nje problem serioz ku ende nuk eshte percaktuar perfundimisht
menyra e menaxhimit te tij. Por subjekti do e perdore sasine e dheut per
rehabilitimin e siperfaqes perreth objektit qe do ndertoje.

PJESA 5. NDIKIMET NË CILËSINË E UJIT DHE AJRIT


a) Per menaxhimin e mbeturinave te krijuara do te merren masa si fillim nga punetoret
e ndertimit te cileve do t’u kerkohet te mbledhin me vete llojet e mbeturinave. Te
gjitha materialet e larguara nga sheshi i ndertimit do te menaxhohen sipas ligjeve
dhe rregulloreve shqiptare ne fuqi. Kjo realizon mbrojtjen e ambientit, duke mos
shkarkuar asnje emetim ne ambientet perreth zones si dhe pergjate rruges, si dhe
nga menyra e mbajtjes se tyre ne menyre qe te ruhet dhe mbrohet shendeti i
njerezve dhe habitatet. Ky projekt nuk ka pasur mundësi alternative pëzgjedhje pasi
ka te beje me stabilizimin e ujrave te zeza dhe te bardha ne kete zone.

b) Mbetjet e ngurta te punimeve te ndertimit do te menaxhohen kryesisht ne sheshin e


ndertimit per mbushje dhe sistemim te siperfaqeve te lira dhe pjesa e dheut
te germuar do te depozitohet ne mjedise te caktuara nga Njesia Administrative
Shengjergj. Ne kete faze te projektit nuk eshte percaktuar ende destinacioni i
mbetjeve inerte. Pastrimi i mbetjeve urbane do te kryhet nepermjet vendosjes se
koshave te mjaftueshem per stafin e punes dhe sherbimi i pastrimit te mbetjeve te
ngurta urbane do te kryhet nga firma pastruese e zones, e cila i grumbullon keto
mbetje ne vendepozitimin e miratuar nga Organet vendore.

8
c) Ndikimet e mundshme mbi ujërave nëntokësore:
• Ndikimet e mundshme mbi ujërave nëntokësore nga punimet e ndërtimit,
themelet dhe vepra të tjera të lidhura me tokën;
• Makineritë që punojne nëndërtim dhe kamionet transportues, të cilat mund të
sjellin rrezikun e ndotjes nga karburanti dhe vaji.
Gjate ndertimit mund te ndodhin impaktet e meposhtme te mundshme ne ujerat
nentokesore si rezultat I cpimeve dhe germimeve per themelet apo derdhjet aksidentale
te karburanteve dhe vajrave gjate ndertimit nga automjetet e ndertimit dhe makinerite
qe perdoren pa kriter gjate menaxhimit te veprimtarive te ndertimit;

d) Te gjitha automjetet dhe mjetet e punes do te kene perdorim te lubrifikanteve, por


seciles prej tyre do ti nenshtrohet kontrolle periodike mbi gjendjen e tyre tekine. Te
gjitha pjeset qe mund te rezultojne te demtuara dhe burim rrjedhjesh do te riparohen
menjehere. Ne raste te rrjedhjeve aksidentale, do te behet pastrim i menjehershem i
vendit.

e) Ndikim tjeter i mundeshem do te jete prodhimi i gazeve te krijuara nga motoret


diezel, te mjeteve motorike. Objekti do te plotesoje nevojat e tij persa i perket
sistemit te shkarkimit te ujerave te zeza, duke I depozituar ato ne gropat septike.

f) Zhurma nga aktivitetet e ndertimit mund te jete e rendesishme per nje periudhe te
kufizuar kohe. Nivelet e zhurmes te shkaktuara nga aktivitetet e ndertimit mund te
ndryshojne shume, ne varesi te fazes se ndertimit dhe detyres specifike qe po
kryhet. Te gjitha pajisjet qe leshojne zhurme do te mirembahen ashtu siç duhet per
te minimizuar ndikimin e zhurmes ne zone. Paisjet qe leshojne zhurme duhet te
plotesojne standartet e BE rreth zhurmes te shkaktuar ne mjedis. Po ashtu do te
shkaktohhet ndotje e ajrit si grimca pluhuri, kimikate apo materiale biologjike, të cilat
kanë efekte mbi organizmin e njeriut, mjedisin apo atmosferën. Faza e ndertimit te
nje projekti konstruktiv eshte nje burim i mundshem i emetimeve te lendeve te
vecanta te vogla qe mund te kene nje efekt teperkohshem mbi cilesine e ajrit ne
zonen e vendndodhjeve te ndertimit. Emetimet e zhurmes nga vendet e ndertimet
do te ndikohen edhe nga perdorimi I makinerive te medha qe mund te provokojne
bezdi dhe zhurma si psh, eskavatoret, makinat prerëse, fleksibel etj.

9
g) Gjate fazave per zbatimin e projektit disa prej aktivitetve qe do te japin ndikime si
mbetje dhe derdhje qe mund te shkaktohet nga hapja e themeleve, ndertimi i tyre,
perdorimi i makinerive te ndertimit etj. Germim i tokes dhe pershtatja e siperfaqes
per ndertim, levizja e automjeteve te transportit dhe perdorimi I makinerive ne
procesin e ndertimit, magazinim I lendeve te para dhe parkim I automjeteve. Keto
operacione do te shoqerohen me gjenerim te nje sasie te konsiderueshme dherash.
Nese nuk merren masat e nevojshme per sistemimin e tyre ne vendet dhe menyren
e duhur, nen ndikimin e agjenteve atmosferike, ata mund te depertojne ne trupat
ujore duke ndikuar nivelin e ujrave ashtu edhe ne cilesine e tyre.

h) Ne zonen e projektit ne fjale, zonat qe do te vuajne me shume per shkak te emetimit


te mundshem te pluhurit gjate ndertimit jane ato afer rruges. Megjithate
rekomandohet qe vezhgimi i cilesise se ajrit ne zonat perreth vendeve ku eshte
ndermarre ndertimi gjate procesit te ndertimit ne menyre qe te shfaqet sa me heret
te jete e mundur cdo problem qe del nga emetimet si pasoje e procesit te ndertimit.
Por duhet te theksohet se menaxhimi i mire i vendeve te ndertimit dhe planifikimi i
punes duhet te organizohet ne nje menyre te tille qe te ruhen efektet/ndikimet nga
emetimet e vendit deri ne periudhen me te shkurter te mundur.

PJESA 6. SHËNDETI MJEDISOR, RREZIQET NATYRORE DHE RREZIQET E


NDËRTIMIT
a) Nuk do te kete asnje shkeputje te ujit ne vend gjate procesit te ndertimit por po ashtu
dhe pas perfundimit te objektit.

b) Plani I zbutjes se ndikimeve mjedisore ka per qellim parandalimin ose minimizimin e


ndotjes dhe demtimit te mjedisit. Ai synon respektimin e standardeve mjedisore
gjate kryerjes se aktiviteteve ndertuese te Godines dhe me pas shfrytezimit te
tij, ne menyre te sigurt dhe efektive, me qellim final mbrojtjen e mjedisit.

c) Per pjesen e puntoreve cdo gje do te ndiqet sipas ligjeve te caktuara. Te gjithe
punetoret do te pergatiten duke u siguruar me veshje dhe paisje te nevojshme te
sigurise. Ata gjithashtu do te trajnohen te gjithe per pordirimin e cdo makinerie dhe
automjeti.

d) Ne rast te derdhjeve te kimikateve do te behet pastrimi i menjehershem i vendit duke


e larguar pjesen e ndotur te tokes e cila do te depozitohet ne fuci te posacme plstike
ose metalike me kapak, ne pritje per trajtim te menjehereshem.

10
C. KONKLUZIONET KRYESORE;

Realizimi i ketij projekti nga analiza e ndikimeve te mundshme negative ne mjedis te


tij sipas fazave te zbatimit por dhe masave zbutese del qarte se disa nga ndikimet
kane karakter te pakthyeshem. Si te tille do te veconim tjetersimin e siperfaqes,
demtimin e nje numri te caktuar druresh dhe vegjetacionit si dhe modifikimin e
peizazhit. Por ndonese te gjitha keto ndikime konsiderohen ndryshe si humbje e
vlerave natyrore te zones, nuk duhen konsideruar si faktore pengues per zhvillimin e
projektit. Ne analize perfundimtare, projekti i propozuar eshte ne perputhje te plote
me planet e zhvillimit te zones, drejtimi kryesor i te cilave eshte shfrytezimi me kriter
i burimeve natyrore, i cili mbeshtetet pikerisht ne keto vlera.

Nga analiza e ndikimit dhe plani i projektit, rezulton qartë se disa nga ndikimet
mjedisore janë të pashmangshme. Projekti do të shkaktojë ndryshime në sipërfaqe,
dëmtim të disa bimëve dhe pemëve, dhe ndryshime në peizazhin. Pavarësisht
këtyre ndikimeve si humbje e vlerave natyrore në zonë, ato nuk duhet të pengojnë
zhvillimin e projektit. Projekti përputh me plane të zhvillimit të zonës, që kanë fokus
në përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore. Investitori ka bërë përpjekje për
të minimizuar ndikimet negative duke projektuar projektin për t'u përshtatur me
natyrën dhe duke përfshirë hapësira të gjelbra. Emisionet e ndërprerë dhe me
ndikim të ulët si pluhuri, gazi dhe zhurma gjatë ndërtimit janë të papërmbyshëm dhe
nuk përbëjnë një humbje të rëndësishme të burimeve.

Nga ana tjeter, duke qene nje projekt i konceptuar krejtesisht ne unison me natyren,
ku elementet arkitekturore perputhen me ata natyrore dhe ku hapsirat e gjelberta
zene pjesen me te madhe te siperfaqes, mund te themi se investitori qe ne kete faze
eshte perpjekur te minimizoje sa me shume ndikimet negative te projektit dhe te
shfrytezoje cdo vlere natyrore te zones per te garantuar suksesin e tij. Ndikimet e
tjera, te cilesuara si te nje kategorie me te ulet dhe te kthyeshme, nuk perfaqesojne
humbje te konsiderueshme te burimeve dhe vlerave natyrore. Te tilla jane emetimet
e pluhurave, gazeve apo zhurmave gjate fazes se ndertimit te objektit te cilat kane
aftesi vepruese te limituar ne kohe. Gjithsesi, ndonese keto jane ndikime te
perkohshme dhe te nje shkalle me te ulet, zbatuesi i projektit eshte i detyruar te
zbatoje planin e masave zbutese per to.

D. LISTA E REFERENCAVE
raport-vnm5.pdf

11

You might also like