You are on page 1of 12

FAKULTETI I PLANIFIKIM MJEDISIT DHE MENAXHIMIT URBAN

DEGA: STUDIME MJEDISORE 3

LËNDA: DEMOGRAFI

TEMA: ANALIZA DEMO-SOCIO-EKONOMIKE BASHKIA MALIQ, QARKU KORCE

STUDENTI: HISELDA LESKAJ PEDAGOGU I LËNDËS: GODIVA REMBECI

1
PËRMBAJTJA

HYRJE…………………………………………………………………………….3

1.PROFILI I BASHKISE………………………………………………………….4

1.1.POPULLSIA NDËR VITE……………………………………………………5

1.2 TREGUESIT E VARËSISE……………………………………………..……7

2
HYRJE

Demografia, ka si objekt aplikimin e te dhënave demografike në disa fusha,duke përfshirë


studimin e problemeve që lidhen me procesin demografik dhe zhvillimor të njerëzimit,
por fusha kryesore lidhet me analizat ekonomike dhe impaktine rritjes së popullsisë në
indikatorët e ndryshem ekonomik, punësim e të ardhura. Të dhënat demografike përdoren
nga qeveria, biznesi, akademikët, organizmat ndërkombëtare, biznesi dhe qytetarët.
Shërbejnë si elementi bazë i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të gjithe programet
aktuale dhe ato afatgjata të zhvillimit socio-ekonomik-mjedisor të një vendi.

Analizat demografike të poullatës janë shumë te nevojshme për të kuptuar në kohë


ndryshimet thelbësore në aspektin demografik sepse ato shoqërohen me implikime
madhore në cështjet e zhvillimit ekonomik, social, urban e mjedisor të vendit në tërësi e
rajoneve të vecanta. Procesi I vazhdueshëm I emigrimit në shkallë të gjerë, si dhe rënia e
lindshmërisë e vdekshmërisë patën një ndikim shumë të madh në strukturën e
demografisë , jo vetëm në nivel kombëtar, por sidomos në shpërndarjen rajonale të saj.
Njohja e strukturës moshore dhe gjinisë së popullatës si në nivel kombëtar, por dhe në atë
rajonal është e rëndësishme për të llogaritur, parashikuar dhe plotësuar nevojat e saj në
drejtim të shërbimeve sociale, përfshirë këtu arsimimin, sistemin shëndetësor etj.

Analiza sipas grupmoshave tregon rëndësinë relative që kanë grupet e ndryshme të


popullatës dhe sidomos kategoria në moshë pune, sa më e lartë te jetë vlera numerike e
këtyre grup moshave, aq më e lartë është potencialisht përfshirja e tyre në tregun e punës.
Përgatitja e projeksioneve të popullsisë, ato ofrojnë informacion në lidhje me numrin e
ardhshëm, strukturën demografike dhe shpërndarjen territoriale.

3
1.PROFILI I BASHKISE
Bashkia Maliq është një bashki në Rrethin e Korçës në Shqipëri. Rrethi i Maliqit ka 39,828
banorë (viti 2018). Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 656.34 km2. Densiteti i popullsisë sipas
censusit është 64 banorë/km2.

STEMA E BASHKISE MALIQ ZONA GJEOGRAFIKE

Maliqi kufizohet në veri me bashkinë Pogradec, në verilindje me bashkinë Pustec, në lindje me


bashkinë Devoll, në jug me bashkinë Korçë dhe në lindje me bashkitë Skrapar dhe Gramsh.
Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Maliqit. Bashkia e Maliqit shtrihet në një nga zonat më
pjellore bujqësore të Shqipërisë, më së shumti në një ish-kënetë të tharë me shumë mund dhe
sakrifica njerëzore në vitet 1950.

Qyteti i Maliqit u krijua si një qendër e rëndësishme e industrisë ushqimore në rang vendi me
disa produkte të rëndësishme si sheqeri, melasa apo niseshteja si dhe e industrisë së përpunimit të
drurit, por falimentimi i kësaj industrie solli papunësi të lartë në qytet dhe largimin e një pjese të
konsiderueshme të banorëve.

Në zonat malore banorët i kanë dhënë prioritet blegtorisë dhe bletarisë ndërsa problematike
mbetet prerja masive e pyjeve. Problematikë e pazgjidhur mbetet mungesa e tregut për prodhimet
bujqësore ndërsa fermerët janë kryesisht të pa orientuar drejt kulturave që duhet të kultivojnë në
përputhje me kërkesat e tregut. Në aspektin kulturor e gjithë zona është e varfër, mungojnë
ambientet por edhe aktivitetet të cilat do të mund të nxisnin edhe me tepër zhvillimin e kultures.

4
1.1.POPULLSIA NDËR VITE
Maliqi është zonë kryesisht me dendësi të ulët të popullsisë, me dendësi të ndërmjetme vetëm në
qytet dhe njësinë Libonik; popullsia është në pjesën më të madhe rurale, pjesa urbane shtrihet
përsëri në qytetin e Maliqit (78.5 %) dhe në njësinë Libonik (76 %)3.

Tabela 1. Popullsia e qarkut dhe bashkise nder vite

NJESITE
ADIMISTRATIVE
PERBERESE 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018

BASHKIA MALIQ 41,757 43,228 42,757 42,263 41,726 41,201 40,613 39,828

QARKU KORCE 220,357 228,118 225,634 223,029 220,19 217,422 214,321 210,178
6

Burimi: Ne nivel qarku, Census 2011, Instat 2018.

Tabela 2. Popullsia e qarkut dhe bashkise sipas gjinise

NJESITE
ADIMISTRATIE
PERBERESE Popullsia,Census 2011 Popullsia,1 Janar 2018

Gjithsej Meshkuj Femra Gjithsej Meshkuj Femra

BASHKIA 41,757 21,323 20,434 39,828 20,127 19,701


MALIQ

QARKU 220,357 111,325 109,032 210,178 105,080 105,098


KORCE
Burimi: Ne nivel qarku, Census 2011, Instat 2018.

5
Tabela 3. Popullsia e qarkut dhe bashkise sipas grupmoshave
NJESITE Popullsia,Census 2011 Popullsia,1 Janar 2018
ADIMISTRATIE
PERBERESE Gjithsej 0-14 15-64 65+ Gjithsej 0-14 15-64 65+

BASHKIA 41,757 8,266 28,132 5,359 39,828 7,884 26,832 5,111


MALIQ

QARKU 220,357 40,791 148,659 30,907 210,178 38,907 141,792 29,479


KORCE

Burimi: Ne nivel qarku, Census 2011, Instat 2018.

Sipas ndarjes së re të popullsisë paraqitur nga INSTAT, vetëm popullsia e qytetit Maliq është
urbane, që përbën rreth 18% të popullsisë së bashkisë së re Maliq. Numri i emigrantëve të kthyer
gjatë periudhës 2001-2018 është përafërsisht 2,240, sipas të dhënave nga INSTAT Census 2018.
Në Qarkun Korçë në tërësi janë kthyer rreth 12,000 vetë, nga ku 65% janë meshkuj dhe 35%
femra. Forca punëtore e moshës 15 deri 64 vjeç përbën 67.4 % të popullsisë, kundrejt mesatares
kombëtare prej 68%.

Ndarja e popullsise sipas gjinise

Femra
35%

Meshkuj
65%

Figura 1. Grafik ne % i popullsise sipas gjinise

6
Tabela 4. Popullsia e qarkut dhe bashkise sipas grupmoshave e shprehur ne %

NJESITE Gjithsej Meshkuj Femra


ADIMISTRATI
E PERBERESE Gjithsej 0-14 15- 65+ Gjithsej 0-14 15-64 65+ Gjithsej 0-14 15-64 65+
64

BASHKIA 19% 20% 67% 13% 19% 20% 68% 12% 19% 20% 67% 13%
MALIQ

QARKU 100% 19% 67% 14% 100% 19% 68% 13% 100% 18% 67% 15%
KORCE

Burimi: Ne nivel qarku, Instat 2018.

Tabela 5. Popullsia e qarkut, bashkise sipas gjinise

NJESITE
ADIMISTRATIE
PERBERESE Popullsia, 1 Janar 208

Gjithsej Meshkuj Femra Raporti gjinor

BASHKIA MALIQ 39,828 20,127 19,701 102

QARKU KORCE 210,178 105,080 105,098 100

Burimi: Ne nivel qarku, Instat 2018.

7
1.2 TREGUESIT E VARËSISE
1.2.1ANALIZA DEMOGRAFIKE, QARKU KORCE, BASHKIA MALIQ

Treguesit e varësisë ,2018 Shqipëria Korce Maliq

Raporti i varësisë totale {(0-14)+ (+65)}/(15- 65)

47 50 51

Raporti i varësisë së te rinjve (0-14)/(15-65) 30 33 32

Raporti i varësisë së te moshuarve (+65)/(15- 65)

17 17 19

Indeksi i zëvëndësimit (0-14/popullsia Gjithsej)

0.21 0,22 21

Indeksi i moshës së vjeter (+pop 65 /popullsia Gjithsej)

0.11 0,11 0,13


Tabela 6.Treguesit e varësisë

Tabela 7. Projeksionet, sipas skenarit te rritjes se mesme te popullsise

NJESITE ADIMISTRATIVE
PERBERESE
2018 2021 2026 2031

BASHKIA MALIQ 39,828 41,310 39,816 38,274

QARKU KORCE 210,178 217,996 210,114 201,976

Burimi: Ne nivel qarku, Census 2011, Instat 2018.

8
9
2. Profili Ekonomik,Qarku Korce, Bashkia Maliq
Burimi kryesor i punësimit në Maliq është bujqësia, në një masë ndjeshëm më të lartë se
mesatarja në shkallë vendi; shërbimet përbëjnë burimin e dytë kryesor, por në një masë ndjeshëm
më të ulët se mesatarja në shkallë vendi, ndërsa industria, ndonëse disa dekada më parë ka qenë e
zhvilluar në zonë, sot është burim i vogël punësimi.

Tabela 8: Popullsia e bashkise dhe fshatrat e saj

Dendësia
Bashkia Maliq Popullsia (2013) Sipërfaqe km2 (banorë/km2)

Maliq 8,032 36 223

Libonik 13,653 73 188

Vreshtas 10,397 70 149

Pirg 9,616 61 157


Moglicë 1,441 234 6
Gore 2,661 178 15

Shuma 45,800 652


Mesatare 123.0
Burimi: INSTAT 2012, në “Aneksi 1/1, Raporti i Zonave Funksionale”

Tabela 9: Të dhëna demografike te bashkise dhe fshatrave

Bashkia Popullsia Popullsia Dendësia


Sipërfaqe km2
Maliq GJ.C 2015 (2013) (banorë/km2)

Maliq 8,115 8,032 36 223


Libonik 14,465 13,653 73 188
Vreshtas 11,109 10,397 70 149
Pirg 9,495 9,616 61 157
Moglicë 1,733 1,441 234 6
Pojan 17,251 10,864 86 126
Gorë 2,250 2,661 178 15

Shuma 64,418 56,664 738

Burimi: INSTAT 2012, në “Aneksi 1/1, Raporti i Zonave Funksionale”

10
2.1. Mirëqenia sociale dhe ekonomike
Bashkia Maliq paraqet statistika pozitive në lidhje me burimin kryesor të të ardhurave të
familjeve, nisur nga INSTAT Census 2011. Kështu, rreth 63% e banorëve jetojnë në bazë të
punësimit dhe vetëpunësimit, ndërsa 13% me ndihmë ekonomike, pjesë kjo relativisht e ulët
nëse krahasohet me mesataren e këtij treguesi në shkallë vendi. Nga ana tjetër, pensionet në të
gjitha format e tyre përbëjnë gjithsesi një pjesë jo të vogël të burimit të të ardhurave të familjeve,
me rreth 35%, sipas statistikave.
Burimi kryesor i punësimit në Maliq është bujqësia, në një masë ndjeshëm më të lartë
se mesatarja në shkallë vendi; shërbimet përbëjnë burimin e dytë kryesor, por në një masë
ndjeshëm më të ulët se mesatarja në shkallë vendi, ndërsa industria, ndonëse disa dekada më
parë ka qenë e zhvilluar në zonë, sot është burim i vogël punësimi.
Tabela 10: Punësimi sipas degëve të ekonomisë
Degë e ekonomisë/Niveli i punësimit Bashkia Maliq Mesatare vendi
bujqësi 65.8% 26.1%
industri 13.6% 20.4%
shërbime 20.6% 53.5%
Burimi: INSTAT Web Atlas

Tabela 11: Burimi i të ardhurave të familjeve


Burimi i të ardhurave të familjeve Bashkia Maliq Mesatare vendi
Ndihmë sociale dhe përfitime 13.3% 3.6 - 48.6%
Remitanca 8.1% 2.3 - 31.2%
Të gjitha llojet e pensioneve 34.8% 32%
Punësimi ose vetëpunësimi 62.8% 56.4%
Burimi: INSTAT Web Atlas

Shkalla e papunësisë së popullatës, nga të dhënat e Census-AL 2011, është 18.4%. Niveli
është më i ulët se papunësia në shkallë vendi prej 29.3%. Tek femrat papunësia paraqitet më e
lartë se tek meshkujt; mes dy gjinive ndryshimi është afërsisht 5.6%, pra më i lartë se në
shkallë vendi, 3.5%. Megjithatë, nëse marrim parasysh se, veçanërisht në zonat rurale, më pak
femra kërkojnë punë nëpërmjet zyrës përkatëse, mund të parashikohet që ndryshimi të jetë
në të vërtetë më i madh. Nga ana tjetër, e njëjta gjë mund të thuhet dhe për meshkujt.

Tabela 12: Niveli i papunësisë sipas gjinisë


Papunësia sipas gjinisë Maliq Mesatare vendi
shkalla e papunësisë tek femrat 22.5% 31.4%
shkalla e papunësisë tek meshkujt 16.9% 27.9%
Burimi: INSTAT Web Atlas

Shqetësuese është papunësia e lartë tek të rinjtë, e cila paraqitet rreth 38.1%, edhe pse

11
është shumë më e ulët se mesatarja e vendit prej 52.9%.

12

You might also like