You are on page 1of 12

Ekonomi

● Tema:Tregu i punes dhe


ndikimet e tij ne vendi tone.

● Nentema:Prirjet e tregut te
punes sot ne vendin tone dhe
krahasimi me tregun
nderkombetar

Punoi :Bertan Hoti


Tregu i punes ne Shqiperi gjate tremujorit te
pare te vitit 2022
Në tremujorin e parë 2022, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 63,5 %. Gjatë
këtij tremujori, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 5,9 %, krahasuar me tremujorin e parë
të vitit 2021, dhe me 0,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021.
Në tremujorin e parë 2022, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e
lart, është 11,3 %. Niveli i papunësisë u ul me 2,1 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit
2021, dhe është ulur me 0,4 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Në tremujorin e parë 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç,
është 72,0 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e
punës është 4,5 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e mëparshëm
është rritur me 1,6 pikë përqindje.
Punesimi ne tremujorin e pare 2022

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2022, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 63,5
%. Ritmi vjetor i ndryshimit të punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i parë i
vitit 2021 në tremujorin e parë 2022, është +3,4 %. Në terma vjetorë, punësimi rritet me 8,0 %
në sektorin e industrisë, me 1,7 % në sektorin e shërbimeve, dhe me 2,8 % në sektorin e
bujqësisë. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e parë 2022, punësimi për
popullsinë 15 vjeç e lart u rrit me 0,2 %. Punësimi u rrit me 1,5 % në sektorin e industrisë dhe
me 0,1 % në sektorin e bujqësisë, ndërsa u ul me 0,4 % në sektorin e shërbimeve.
Papunesia ne Tremujorit te pare 2022
Papunësia Në tremujorin e parë 2022, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 11,3 %.
Shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,6 pikë përqindje, në krahasim me tremujorin e parë të
vitit 2021, ndërsa u ul me 0,1 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021.
Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 11,0 % dhe për gratë 11,7 %. Krahasuar me të
njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e papunësisë është ulur me 0,7 pikë përqindje për burrat
dhe me 0,4 pikë përqindje për gratë.

Popullsia ekonomikisht jo-aktive


Gjatë tremujorit të parë të vitit 2022, 17,6 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë
pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 8,3 % e saj ishte në pension ose
pension të parakohshëm, ndërsa 12,0 % në paaftësi të përhershme. Gjatë tremujorit të parë
2022, 10,7 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se
nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të
papunë të dekurajuar.
C’fare kerkon tregu i punes ne Evrope.

Tregu i punes në Evropë Tregu i punes në Evropë ka listuar disa prej profesioneve më të
kërkuara. Infermierët, mjekët, kujdestarët, blegtorët dhe bujqit, punëtorët e ndertimit dhe
inxhinierët elektrikë, si dhe punonjësit në sektorin e turizmit, duke përfshirë kamerierë të
kualifikuar dhe kuzhinierët, këta do të jenë profesionet më t ëkërkuara edhe për këtë vit, në
vende si Gjermani, Danimarka, Zvicra, Austria, Suedia, etj.

Sipas Qendravetë Punësimit në Kroaci, Bullgari, Serbi e Rumani, këto profesionistë i mungojnë
tregut të punës në Europë dhe kërkohet vazhdimisht fuqi punëtore nga vendet e Europës
Juglindore dhe posaçërisht nga Ballkani.
Punë në Gjermani
Gjermania ka nevojë më së shumti për kujdestarë të të moshuarve dhe fëmijëve. Po ashtu ka
kërkesa të shumta për profesionistë ën fushën teknike, por edhe për profesione si elektricistë
apo hidro-teknikë.

Suedi
Nndërsa në Suedi, kërkesat më të shumta janë në fushën e ndërtimit dhe në turizëm. Kërkesat
ëm të shumta janë për kuzhinierë dhe muratorë.

Austria
Austria ka të zhvilluar turizmin dimëror, gjatë të cilit, rritet nevoja për kamerierë të kualifikuar
dhe kuzhinierë.

Norvegjia
Norvegjia ka nevojë për profesionistë të eksplorimit të naftës dhe gazit. Kërkohen edhe
inxhinierë dhe teknikë të ndërtimit, profesionistë në IT, kuzhinierë dhe furrtarë.
C’fare kerkon tregu i punes ne Shqiperi
Parashikimi 2020-2030 per tregjet e
Punes ne Shqiperi dhe Evrop.
Studimi vuri në dukje se, brenda periudhës së projeksionit 2020–2030, rezultatet e skenarit bazë tregojnë se,
Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të përballen me mungesë të fuqisë punëtore për të katër grupet e
aftësive ( me arsim të ulët, të mesëm, të lartë dhe profesioneve). Nga ana tjetër, Bosnje dhe Hercegovina do të
përballet me mungesë të fuqisë punëtore kryesisht në nivelin e ulët dhe të mesëm të arsimit, ndërkohë që do të ketë
një ofertë më të lartë në tregun e punës në grupin e personave me arsim të lartë.

Në mënyrë të ngjashme, Mali i Zi gjithashtu do të përballet me mungesë të fuqisë punëtore me arsim të ulët në të
njëjtën periudhë, por me një tepricë të punonjëseve me arsim të lartë.

Kosova do të përjetojë mungesa e fuqisë punëtore me arsim të ulët dhe me arsim të lartë menjëherë pas periudhës së
projektimit, por do të ketë furnizime më të bollshme se kërkesa për punonjësit me arsim të mesëm.
Studimi e konsideron nivelin e lartë të emigracionit si shkaktarin kryesor për deformimet që do të krijojë në
tregjet e punës në Ballkan gjatë dekadës në vijim.

Emigracioni i personave me arsim të lartë, nëse është i vazhdueshëm dhe intensiv, siç po ndodh, me kalimin
e kohës mund të gjenerojë mungesa të kualifikimesh për punonjësit dhe në varësi të nevojave të tregut të
punës. Me kalimin e kohës mund të kthehet kurth për ekonomisë, pasi emigrimi i të arsimuarve sot pengon
në të ardhmen e afërt tërheqjen e investimeve të huaja në sektorë me vlerë të lartë.

Shqipëria duket se është më prekur nga fenomeni i emigracionit. Të dhënat e tjera të INSTAT treguan se
emigracioni neto (diferenca ndërmjet të ikurve dhe të kthyerve) ishte minus 43 mijë persona me 2021.
Studimi i Qendrës Rajonale të Trajnimeve tregon se, largimi i trurit ka qenë veçanërisht dramatik për
Shqipërinë, ku 40% e personave me arsim të lartë dhe stafeve akademike kanë emigruar.

You might also like