You are on page 1of 14

OFERTA E PUNES

NE SHQIPERI
PUNOI: ERGA KALLAVERJA
SITUATA E TREGUT TE PUNES

• Të dhënat e tregut të punës sugjerojnë se rritja ekonomike në Shqipëri, gjatë


katër viteve të fundit, është përkthyer në përmirësime të konsiderueshme në
tregun e punës. Krijimi i vendeve të punës u rikuperua nga një rënie e
ndjeshme në vitin 2013 dhe rritja ekonomike e punësimi filluan të ecin
paralelisht. Shkalla e punësimit është përmirësuar ndjeshëm, veçanërisht te
gratë (nga 40 për qind në 2013 në 52.4 për qind në 2018-ën). Sidoqoftë,
pabarazia gjinore mbetet problematike, ku shkalla e punësimit e meshkujve
është rreth 14 për qind më e lartë se ajo e femrave, potencialisht një reflektim i
normave kulturore në lidhje me strukturën familjare dhe alternativat e
limituara për kujdesin për fëmijët dhe të moshuarit. Rritja në punësim,
paralelisht, është shoqëruar me një rritje të pjesëmarrjes në forcat e punës, e
cila arriti 68.3 për qind në 2018-ën. Pjesëmarrja e grave u rrit me gati 10 për
qind gjatë katër viteve, nga 50 për qind në 2013-ën në 59.7 për qind në 2018.
• Performanca e tregut të punës pasqyron pjesërisht strukturën e
ekonomisë shqiptare – ku bujqësia vazhdon të dominojë më 37.4 për
qind të totalit të punësimit, ndërsa prodhimi dhe shërbimet mbeten
ende nën potencial. Sektori i bujqësisë në Shqipëri shërben për të
absorbuar forcat e punës, veçanërisht në punë me produktivitet dhe
paga të ulëta. Është pikërisht ky element që shpjegon shkallën
relativisht të lartë të punësimit në Shqipëri (sidomos në punë me nivel
të ulët aftësish), të shoqëruar me paga të ulëta si dhe prevalencën e
marrëveshjeve të punës joformale, me kohë të pjesshme dhe të
vetëpunësimit. Zhvillimi i aktivitetit ekonomik me produktivitet më të
lartë përgjatë zinxhirit të vlerës (qoftë kjo në sektorin e agro-
përpunimit, apo edhe më gjerë, në sektorin e prodhimit dhe atë të
shërbimeve) do të krijonte mundësi për të siguruar punësim më cilësor.
Forca e krahut sipas arsimimit

• Shqipëria ka shënuar një përparim të konsiderueshëm, me 22% të të rriturve të


moshës 30-34 vjeç që kanë kryer një arsim terciar (d.m.th. të tipit universitar) në
2015, një rritje prej mbi 10pp që nga viti 2010. Sidoqoftë, për shkak të strukturave
specifike ekonomike dhe të punësimit në vend dhe kërkesë e ulët për punë, shumë të
diplomuar të arsimit të lartë nuk mund të gjejnë punë që përputhen me
kualifikimet e tyre. Kjo rezulton në nivele relativisht më të larta të papunësisë midis
të diplomuarve të arsimit të lartë, veçanërisht femrave. Kjo sugjeron pabarazitë
serioze të aftësive (d.m.th. nënshfrytëzimi). Disa njerëz me aftësi më të mira
përpiqen të gjejnë punë jashtë vendit. Numri i të rinjve të moshës 15-24 vjeç, të cilët
nuk janë as në punësim, arsim dhe trajnim (NEET) mbetet i lartë (28.6% në 2018,
krahasuar me mesataren e BE-së prej 10.6%). Kjo konfirmon ekzistencën e
disbalancave të aftësive dhe probleme serioze me të diplomuarit e rinj, që të gjejnë
punë.
Të ardhurat nga puna sipas nivelit arsimor të të punësuarve me pagë,
janë më të larta ndër të punësuarit me arsim të lartë, me rreth 392 lekë
për orë pune. Meshkujt me këtë nivel arsimor kanë të ardhura nga puna
më të larta se femrat. Të ardhurat mesatare për orë pune për meshkujt
janë rreth 420 lekë dhe për femrat rreth 372 lekë. Të ardhurat nga puna
janë më të ultat në rang ekonomie për të punësuarit me pagë me arsim
8/9 vjeçar, rreth 178 lekë për orë. Meshkujt me këtë nivel arsimor kanë
të ardhura nga puna më të larta se femrat, të ardhurat mesatare për orë
pune për meshkuj janë rreth 193 lekë dhe për femrat rreth 164
lekë. Hendeku gjinor mbi të ardhurat mesatare për orë pune është më i
lartë për të punësuarit me pagë me arsim të mesëm me rreth 21,2 %.
FORCA E PUNES SIPAS GJINISE

• Në numrin e përgjithshëm të të punësuarve me pagë. 50,6 % ishin


meshkuj dhe 49,4 % ishin femra. Sipas aktivitetit ekonomik të
ndërmarrjes, të punësuarit meshkuj mbizotërojnë në industrinë
nxjerrëse me rreth 89,7 %, ndërsa femrat mbizotërojnë në sektorin
e shëndetësisë dhe aktiviteteve sociale me rreth 73,7 %. Sipas
madhësisë së ndërmarrjes, të punësuarit meshkuj mbizotërojnë tek
ndërmarrjet me 10-49 të punësuar dhe të punësuarat femra
mbizotërojnë tek ndërmarrjet me mbi 1000 të punësuar.
SIPAS AKTIVITETIT EKONOMIK

• Të ardhurat nga puna sipas aktiviteteve ekonomike janë më të larta në


aktivitetin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit me reth 586 lekë për orë
pune. Në këtë aktivitet meshkujt kanë të ardhura nga puna më të larta se
femrat, të ardhurat mesatare për orë pune për meshkuj janë rreth 609 lekë
dhe për femrat rreth 571 lekë.Në aktivitetin e akomodimit dhe shërbimit
ushqimor, të ardhurat nga puna janë më të ultat në rang ekonomie me rreth
187 lekë për orë. Në këtë aktivitet diferenca midis të ardhurave për punë
midis femrave dhe meshkujve është shumë e ngushtë, të ardhurat mesatare
për orë pune për meshkujt janë rreth 186 lekë dhe për femrat rreth 189
lekë.
SIPAS GRUPMOSHES

• Të ardhurat nga puna sipas grupmoshës së të punësuarve me pagë, janë më të


larta në grupmoshën e të punësuarve mbi 60 vjeç, me rreth 330 lekë për orë
pune. Meshkujt në këtë grupmoshë kanë të ardhura nga puna më të larta se
femrat, të ardhurat mesatare për orë pune për meshkuj janë rreth 333 lekë
dhe për femrat rreth 314 lekë .Të ardhurat nga puna janë më të ultat në
rang ekonomie për të punësuarit me pagë të grupmoshës më pak se 30 vjeç,
rreth 261 lekë për orë. Për këtë grupmoshë diferenca midis të ardhurave
nga puna për femrat dhe meshkujt është shumë e ngushtë, të ardhurat
mesatare për orë pune për meshkujt janë rreth 263 lekë dhe për femrat
rreth 260 lekë.
SIPAS PROFESIONIT

• Të ardhurat nga puna sipas profesioneve të të punësuarve me pagë, janë më


të larta në pozicionin e menaxhereve me rreth 568 lekë për orë pune.
Femrat në këtë profesion kanë të ardhura nga puna më të larta se
meshkujt, të ardhurat mesatare për orë pune për femrat janë rreth 581
lekë dhe për meshkujt rreth 562 lekë.Për të punësuarit me pagë në
profesionin e punëtorëve, të ardhurat nga puna janë më të ultat në rang
ekonomie, me rreth 161 lekë për orë. Meshkujt në këtë profesion kanë të
ardhura nga puna më të larta se femrat, të ardhurat mesatare për orë
pune për meshkujt janë rreth 187 lekë dhe për femrat rreth 144 lekë
SIPAS QARQEVE

• Në vitin 2017, qarqet me shkallë punësimi më të lartë janë: Elbasan (61,2 %), Dibër
(55,5 %) dhe Fier (54,7 %), ndërsa ato me shkallë punësimi më të ulët janë Durrës
(45,7 %) dhe Vlorë (44,9 %). Qarqet me shkallë papunësie më të lartë janë qarku i
Vlorës me 23,9 % dhe ai i Tiranës me 16,7 % ndërkohë që shkalla më e ulët vërehet
në qarkun e Dibrës me 7,4 %. Në vitin 2017, në qarkun e Tiranës, shërbimet
punësojnë pjesën më të madhe të të punësuarve gjithsej, 68,4 % të tyre. Në këtë qark
25,4 % e të punësuarve gjithsej janë të punësuar në sektorin e industrisë dhe vetëm
6,2 % e tyre punojnë në bujqësi. Në qarkun e Durrësit dhe të Vlorës rreth 45 % e të
punësuarve janë të angazhuar në sektorin e shërbimeve, respektivisht 37,2 % dhe
27,1 % në sektorin e industrisë dhe 16,9 % dhe 27,7 % në sektorin e bujqësisë. Në
qarqet e tjera të vendit është punësimi në bujqësi ai që zë një peshë të
konsiderueshme me mbi 40%.
OFERTA E PUNES
• Faktoret kryesore qe ndikojne ne zhvendosjen e lakores se ofertes per pune jane:
• Madhesia e popullsise se rritur
• Progresi teknologjik
• Migrimi
• Rritja e numrit te popullsise qe jane ne moshe pune ndikon ne rritjen e ofertes per
pune,duke bere qe lakorja te zhvendoset djathtas.
• Dhe progresi teknologjik ndikon ne rritjen e ofertes per pune.
• Per shkak te migrimit te popullsise drejt kryeqytetit, Tirana ka pasur rritje te ofertes
per pune. Por ne pergjithesi, ne Shqiperi si shkak I emigracionit te larte eshte ulur
oferta e punes duke e zhvendosur lakoren majtas.

You might also like