You are on page 1of 29

Analiza e forcave te

tregut.
Tregu i punes ne
Shqiperi
Punuan:
Adela Hila, Aurel Hima, Bora Tola, Klea Vrapi
Pasqyra e punes
1- Prirjet e forces punetore ne Shqiperi gjate 30 viteve te fundit

2- Ndryshimet qe ka pesuar krahu I punes sipas gjinise, profesioneve, degeve te ekonomise,


arsimit, rajoneve etj.

3- Shkaqet qe kane ndikuar ne ndryshimet dhe prirjet e forces punetore

4- Ndikimi I emigracionit

5- Ndikimi I rritjes natyrore ne popullsi

6- Ndikimi ne ndryshimin ne nielin e pagave

7- Profesionet me te kerkuara dhe pse

8- Perfundimet
Analizat shqyrtuese mbi tiparet, problematikat dhe
dinamikat e treguesve të
tregut të punës, janë të rëndësishme jo vetëm për të
kuptuar tendencat aktuale
të këtij tregu, por edhe për të kuptuar diferencat midis
grupeve të ndryshme të
të punësuarve dhe të papunëve.
Kjo analizë ofron një paraqitje të situatës së tregut të
punës në Shqipëri dhe të
dinamikave të komponentëve kryesorë të tij, bazuar në
të dhënat tremujore dhe
vjetore të Anketës së Forcave të Punës, të raportuar
nga Instituti i Statistikave.
Pavarësisht se tregu i punës në vendin tonë i gjurmon
fillesat e tij në vitet ’90,
konsistenca e raportimit të të dhënave mbi treguesit
kryesorë të tij zë fill rreth
vitit 2000. Rrjedhimisht dhe analiza në vijim bazohet
kryesisht në këto 30 vite te fundit.
Rezultatet e marra evidentojnë se, duke filluar nga viti 2014, treguesit kryesorë
të tregut të punës në Shqipëri, punësimi dhe papunësia, paraqesin dinamika
rritjeje të favorshme dhe inkurajuese për ekonominë. Megjithatë, shifrat flasin
për vështirësi të sigurimit të punësimit, të hasura gjerësisht tek moshat e reja,
dhe për një shfrytëzim jooptimal të potencialit punonjës të femrave, nga
tregu ynë i punës. Vihet gjithashtu në dukje fakti se, në bazë të raportimeve
për ecurinë kohore të popullsisë ekonomikisht joaktive, kjo e fundit mund të
përfshijë brenda saj një masë të konsiderueshme individësh që qëndrojnë të
ndjeshëm dhe alertë ndaj zhvillimeve në tregun e punës, dhe kanë tendencën
t’i bashkohen menjëherë forcës së punës, nëse u jepet mundësia.

Kjo strukturohet ne disa seksione:


-Seksioni i parë paraqet të dhënat kryesore
dhe disa zhvillime të dinamikave të popullsisë në moshë pune, e cila përfshin
brenda saj të gjitha segmentet e popullatës së angazhuar në tregun e punës,
si dhe të asaj pjese të saj që mbetet e paangazhuar ekonomikisht;
-Seksioni i dytë trajton forcën e punës dhe dy komponentët përbërës të saj: punësimin
dhe papunësinë. Në të merren në shqyrtim dhe interpretohen veçanërisht
të dhënat në lidhje me diferencimin gjinor dhe atë sipas grup-moshave 15-
29 vjeç dhe 30-65 vjeç. Ky seksion gjithashtu ofron informacion dhe mbi
dinamikën e produktivitetit të të punësuarve, për harkun e raportuar kohor;
-Seksioni i tretë identifikon dhe merr në analizë kategoritë përbërëse e këtij komponenti të popullsisë në moshë pune;
-Seksioni i katërt, i cili rendit vërejtjet përfundimtare të analizës
VEÇORI DHE IDENTIFIKIME TEK
POPULLSIA NË MOSHË PUNE
Raportet e treguesve mesatarë të popullsisë në
moshë pune, të forcës së punës, të punësimit dhe
papunësisë në vendin tonë, për dhjetëvjeçarin e
fundit, paraqiten në Grafikun 1. Grafiku ofron
informacion për ecurinë në kohë të
komponentëve të popullsisë në moshë pune, të
përbërë nga forca e punës (të punësuar dhe të
papunë) dhe popullsia ekonomikisht joaktive, që
përfshin gjithë individët e paangazhuar
ekonomikisht në shoqëri.
Përgjatë dhjetëvjeçarit të fundit, popullsia në
moshë pune ka përfshirë rreth 2/3 e gjithë
popullsisë së vendit. Në forcën e punës janë
përfshirë 63.6% të popullsisë në moshë pune –
rreth 1.3 milionë individë – ndërsa pjesa e
mbetur përbën popullsinë ekonomikisht joaktive
Grafiku 2 paraqet projeksionet e
popullsisë për tri nënndarje të
grup-moshës së të rinjve, për
vitet 2018-2021,
sipas të dhënave të mbledhura
dhe projeksioneve të INSTAT-it.
Shihet qartë
që prurjet e moshave 15-19 dhe
20-24 vjeç paraqesin rënie të
dukshme
gjatë 4 viteve në vijim, tendencë
kjo që shënon pikënisjen e
trendit rënës për totalin e
popullsisë në moshë pune në
Shqipëri, dhe do të reflektojë së
shpejti ndikimin e vet në
punësim, produktivitet dhe
rritjen ekonomike të vendit.
TIPARET E FORCËS
SË PUNËS
Sipas INSTAT-it, forca e punës përfshin gjithë individët aktivë në tregun e
punës, të moshës 15 - 64 vjeç, dhe komponentë të vetëm të saj ka punësimin
dhe papunësinë. Këta të fundit, dhe dinamikat e tyre, përfshihen tek subjektet
qendrore të ekonomisë së punës. Janë tregues sasiorë tepër të ndërlidhur, pra
nuk mund të merret njëri në analizë, pa trajtuar tjetrin. Norma e punësimit
është raport i numrit të të punësuarve me numrin total të individëve në moshë
pune në shoqëri, ndërsa ajo e papunësisë, raport i numrit të të papunëve ndaj
pjesëmarrësve në forcën e punës. Duke qenë se punësimi është komponenti
më i rëndësishëm i forcës së punës, ai dikton ndjeshëm dhe luhatjen e saj. Të
dhënat tregojnë se në vendin tonë norma e pjesëmarrjes në forcën e punës
ka tendencën të shoqërojë besnikërisht luhatjen e normës së punësimit. Kjo
për shkak të impaktit të theksuar që punësimi ka në kompozimin dhe ecurinë
e forcës së punës.
Nga viti 2014, punësimi ka pasur një
tendencë të dukshme rritëse, drejt nivelit të
viteve 2000-2001, gjatë të cilave norma e tij
ka qenë e stabilizuar në rreth 60% (Grafiku
3). Nëse e analizojmë ecurinë e normës së
punësimit që nga fillimi i viteve 2000,
vërejmë luhatje të shpeshta të saj midis
kufijve 50% - 60%, si dhe një trend
afatgjatë të lehtë (por jo të mirëfilltë) rënës.
• Sa u përket diferencimeve sipas grup-moshave,
vërejmë dallime të theksuara për individët 15-29 vjeç
dhe ata 30-64 vjeç. Mesatarja e përqindjes së të
punësuarve për të rinjtë e grup-moshës 15-29 vjeç, • Sa i përket diferencimit gjinor,
gjatë 1 viteve të fundit, është 34.4%, pak-a-shumë sa përgjatë dhjetëvjeçarit të fundit,
gjysma e përqindjes së të punësuarve për individët e hendeku midis
grup-moshës 30-64 vjeç (të cilët punësimin e kanë në
mesataren 65.3%). Përqindja e të punësuarve për të
meshkujve dhe femrave në masën e të
rinjtë e moshës 15-29 vjeç ka trend linear zbritës, punësuarve mbetet relativisht konstant
ndërsa ajo për grup-moshën 30-64 vjeç ka trend linear në 15.3 pikë përqindje – me rreth 153
rritës. Gjithashtu, devijimi nga trendi i normës së mijë meshkuj më shumë mesatarisht.
punësimit për grupmoshën 15-29 vjeç ka një mesatare Të dhënat tregojnë që gjatë këtyre 18
prej 2.2 pikë përqindjeje, rreth 1.9 here më të lartë se viteve, mesatarisht 85% e forcës së
mesatarja e devijimit nga trendi për grup-moshën 30-
64 vjeç. Kjo diferencë në devijim nga trendi evidenton punës kanë qenë të punësuar, dhe
faktin që luhatjet tek punësimi i të rinjve janë shumë përqindja e mbetur të papunë.
më të shpeshta, duke reflektuar pasiguri të mbajtjes së Afërsisht
vendit të punës, krahasuar me grup-moshën 30-64 3/5 e saj janë meshkuj, dhe vetëm 1/4
vjeç. janë të rinj të moshës 15-29 vjeç.
PAPUNËSIA
Tek të papunët përfshihen
pjesëmarrësit në forcën e punës
që nuk janë në
marrëdhënie pune. Aktualisht,
norma e papunësisë në Shqipëri
është në nivelin
12.2%, Nga viti 2014, vit në të
cilin papunësia regjistroi nivelin
më të lartë të saj (18.2%) në këto
18 vite, ka pasur një tendencë
graduale
rënëse. Përsa u përket
diferencimeve sipas grup-
moshave, norma e papunësisë
paraqet
vlera dukshëm të ndryshme për
grup-moshat 15-29 vjeç dhe 30-
64 vjeç.
Në lidhje me diferencat gjinore, siç shihet dhe nga
Grafiku 103, norma e papunësisë për meshkujt rezulton
rreth 1 pikë përqindje më e lartë se ajo për femrat. Edhe
pse 1 pikë përqindje nuk është diferencë e
konsiderueshme, ajo evidenton tendencën e meshkujve
për të qenë më të pranishëm sesa femrat në masën e të
papunëve. Kujtojmë ndërkohë që femrat janë shumë më

pranishme në popullsinë ekonomikisht joaktive: vetëm
pak më tepër se gjysma
(54.7%) e numrit total të femrave shqiptare në moshë
pune përfshihet në forcën
e punës. Ndërkohë, për meshkujt në moshë pune,
përfshirja në forcën e punës
është rreth 73.4%. Këto shifra nxjerrin në pah tendencën
e femrave shqiptare
për të shmangur periudhat e gjata të të qëndruarit pa
punë dhe në kërkim të
saj, duke qëndruar në inaktivitet ekonomik në mungesë
të punësimit të sigurt.
Në Grafikun 12 është dhënë një paraqitje skematike e komponentëve përbërës
të popullsisë në moshë pune
Sipas INSTAT-it, forca e punës përfshin gjithë individët aktivë
në tregun e punës, të moshës 15 - 64 vjeç, dhe komponentë të
vetëm të saj ka punësimin dhe papunësinë. Këta të fundit, dhe
dinamikat e tyre, përfshihen tek subjektet qendrore të
ekonomisë së punës. Janë tregues sasiorë tepër të ndërlidhur,
pra nuk mund të merret njëri në analizë, pa trajtuar tjetrin.
Norma e punësimit është raport i numrit të të punësuarve me
numrin total të individëve në moshë pune në shoqëri, ndërsa
ajo e papunësisë, raport i numrit të të papunëve ndaj
pjesëmarrësve në forcën e punës. Duke qenë se punësimi është
komponenti më i rëndësishëm i forcës së punës, ai dikton
ndjeshëm dhe luhatjen e saj. Të dhënat tregojnë se në vendin
tonë norma e pjesëmarrjes në forcën e punës ka tendencën të
shoqërojë besnikërisht luhatjen e normës së punësimit. Kjo për
shkak të impaktit të theksuar që punësimi ka në kompozimin
dhe ecurinë e forcës së punës.

Nga viti 2014, punësimi ka pasur një tendencë të dukshme rritëse, drejt nivelit të
viteve 2000-2001, gjatë të cilave norma e tij ka qenë e stabilizuar në rreth 60%
(Grafiku 3). Nëse e analizojmë ecurinë e normës së punësimit që nga fillimi i viteve
2000, vërejmë luhatje të shpeshta të saj midis kufijve 50% - 60%, si dhe një trend
afatgjatë të lehtë (por jo të mirëfilltë) rënës.
Sa u përket diferencimeve sipas grup-moshave, vërejmë
dallime të theksuara për individët 15-29 vjeç dhe ata 30-64 vjeç
(Grafiku 4). Mesatarja e përqindjes së të punësuarve për të
rinjtë e grup-moshës 15-29 vjeç, gjatë 11 viteve të fundit, është
34.4%, pak-a-shumë sa gjysma e përqindjes së të punësuarve
për individët e grup-moshës 30-64 vjeç (të cilët punësimin e
kanë në mesataren 65.3%). Përqindja e të punësuarve për të
rinjtë e moshës 15-29 vjeç ka trend linear zbritës, ndërsa ajo
për grup-moshën 30-64 vjeç ka trend linear rritës. Gjithashtu,
devijimi nga trendi i normës së punësimit për grupmoshën 15-
29 vjeç ka një mesatare prej 2.2 pikë përqindjeje, rreth 1.9 herë
më të lartë se mesatarja e devijimit nga trendi për grup-moshën
30-64 vjeç. Kjo diferencë në devijim nga trendi evidenton
faktin që luhatjet tek punësimi i të rinjve janë shumë më të
shpeshta, duke reflektuar pasiguri të mbajtjes së vendit të Grafiku 5 paraqet ecurinë e punësimit shprehur si përqindje e forcës së punës,
përgjatë periudhës së raportuar. Siç shihet, përqindja e punësimit në forcën e
punës, krahasuar me grup-moshën 30-64 vjeç.
punës ruan një trend të qartë rritës deri në vitin 2012. Gjatë periudhës T1 2013
– T2 2016 (banda e vijëzuar) vëmë re ndryshim të menjëhershëm të trendit dhe
një rënie të ndjeshme të punësimit nën nivelin 85.7% të përbërjes së forcës së
punës (që ishte niveli mesatar deri në fund të vitit 2012). Është evidente që kjo
rënie e beftë e nivelit të punësimit reflekton ngadalësimin ekonomik të vendit,
sepse ndodh saktësisht dy vite pas periudhës 2011-2014 (banda me ngjyrë gri),
gjatë të cilës rritja ekonomike regjistroi vlerat më të ulëta të këtyre 18 viteve, me
një mesatare prej 1.3%.
Ndikimi i emigracionit ne
krahun e punes ne vendin
tone
Prirjet e larta të emigracionit nga Shqipëria pritet të krijojnë mungesa
shqetësuese të fuqisë punëtore në të gjithë sektorët e ekonomisë për të
gjitha llojet e profesioneve deri në vitin 2030.Shqipëria duket se është më
prekur nga fenomeni i emigracionit. Të dhënat e tjera të INSTAT-it treguan
se emigracioni neto (diferenca ndërmjet të ikurve dhe të kthyerve) ishte
minus 43 mijë persona më 2021. Studimi i Qendrës Rajonale të
Trajnimeve tregon se largimi i trurit ka qenë veçanërisht dramatik për
Shqipërinë, ku 40% e personave me arsim të lartë dhe stafeve akademike
kanë emigruar.Në tre vitet e fundit, mungesa e punonjësve është kthyer në
shqetësimin kryesor të klimës së biznesit në disa sektorë të industrisë
përpunuese. Bizneset pohojnë se mungesat janë evidente për të gjitha
llojet aftësive dhe nivelet arsimore. Problemet më të mprehta po i kalojnë
fabrikat e fasonit, të cilat po përballen me një mungesë akute të
punonjësve në një kohë që kërkesa për punë nga jashtë është
shumëfishuar.
Sipas INSTAT-it, në total, në vend kishte 36 mijë banorë më pak në janar të vitit 2022, në
krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë.Por, zhvillimi më shqetësues është fakti
që në pjesën më të madhe të kësaj tkurrjeje ka ndikuar rënia e numrit të grup-moshës 20-
24 vjeç, pjesa më vitale e në moshë produktive e popullsisë. Kjo grup-moshë shënoi një
rënie me 15 mijë persona, duke ndikuar në gati gjysmën e tkurrjes së popullsisë totale të
vendit. Rënia në vlerë është gati tre herë më e lartë se grup-moshat e tjera, një faktor
indirekt ku efektin më të lartë nuk e kanë dhënë zhvillimet natyrore të popullsisë, por
emigracioni

Vala e ikjeve nga Shqipëria nuk ka infektuar vetëm sektorin privat. Administrata është
vënë në vështirësi për të kryer funksionet për shërbimet publike. Ministria e Shëndetësisë
është alarmuar se personeli i kualifikuar, mjekë dhe infermierë, pasi mbarojnë studimet
në Shqipëri, zgjedhin të emigrojnë.Industria e teknologjisë së informacionit është një
tjetër sektor që po vuan ikjen e të talentuarve, që po tentojnë të gjejnë një punë jashtë
vendit në profesionin që kërkohet nga të gjithë.

Megjithëse Shqipëria vazhdon të investojë për formimin dhe edukimin e personelit


infermieror, një pjesë e tij po largohet nga vendi, të tërhequr nga njohja e diplomës dhe
ofertat e punës për paga më të mira në vendet e Europës Perëndimore, si Italia,
Gjermania etj.
Ndikimi,qe ka pasur dhe do
te kete rritja ose ulja
Popullsia në Shqipëri ka ndryshuar gjatë
30 viteve të fundit. Kjo vjen, veçanërisht
natyrore e popullsise.
për shkak të ndryshimeve në sistemin
ekonomik, duke kaluar nga ekonomia e
centralizuar në një sistem të tregut të
hapur, i cili ka dhënë efektet e tij në lindje,
vdekje, migracion, dhe sigurisht ka një
ndikim në të ardhmen e popullsisë
shqiptare. Më 1 janar 2022 popullsia e
Shqipërisë rezulton 2.79 milionë banorë
dhe krahasuar me vitin 2011 është ulur me
3,9 %. Prirja në rënie vazhdon të jetë e
pranishme nga vitet e mëparshme.
Rritja e popullsise
• Popullsia është premise e ekzistencës së shtetit. Popullsia së bashku me territorin dhe politikat
vendore e bëjnë shtetin dhe përcaktojnë orbitat e zhvillimit të saj. Është shumë e rëndësishme
posedimi i të dhënave zyrtare mbi popullsinë, ku pastaj duke u bazuar në numrin e popullsisë
orientohet zhvillimi ekonomik dhe identifikohen të metat politike e ekonomike të një shoqërie.
Sipas të dhënave të INSTAT në 9 mujorin 2022 në total kishte 372 vdekje më shumë se lindjet,
duke bërë që vendi të jetë në shtesë natyre negative edhe pse me ritme të ulëta se në vitin 2021.Të
dhënat sipas qarqeve tregojnë se shtesa natyre ka pasur një trend negativ me të fortë në qarqet e
mëdha të Jugut të vendit dhe në Shkodër, teksa qarqet me varfra kryesisht në Veriu ende ruajnë një
trend rritës.

• Zhvillimi ekonomik per tre dekadat e fundit te ekonomise shqiptare ka nje ritem mesatar rritje ne
nivelin 2.5%. Duke përllogaritur se si ka ndryshuar vlera totale e përkthyer në para e produkteve
dhe shërbimeve në 11 degët kryesore njohur si Prodhimi i Brendshëm Bruto, Instituti i Statistikave
raportoi se në 3-mujorin e dytë të vitit, pra periudhën prill-qershor, ekonomia e Shqipërisë u rrit
me 3.23 për qind.

• Pra krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nëse bujqësia, industria, ndërtimi, tregtia,
informacioni dhe komunikimi, aktivitetet financiare, ato të pasurive të paluajtshme dhe ato
profesionale, bashkë me administrimin publik, shërbimet dhe taksat prodhuan 100 milion lekë të
mira dhe shërbime, në 3-mujorin e dytë të këtij viti ato kontribuuan me 103 milionë e 230 mijë
lekë.
Ndikimi i ndryshimit te nivelit te pagave

Reforma për rritjen e pagave në sektorin


publik thelloi diferencën e pagave të
mësuesve dhe infermierëve me pagën
mesatare në shkallë vendi. Në fund të
vitit 2022, paga mujore bruto e një
mësuesi në arsimin 9-vjeçar ishte
mesatarisht 68,400 lekë në muaj, ose sa
92% e pagës mesatare në sektorin
shtetëror (74,450 lekë). Pas rritjes me
7%, paga mesatare e mësuesit arriti në
70,000-71,000 lekë, nivel ky sa 86% e
pagës mesatare në sektorin shtetëror në
tremujorin e dytë të këtij viti.
• Diferenca me pagën mesatare është thelluar
edhe për infermierët. Paga në këtë kategori
ishte sa 82% e pagës mesatare në sektorin
shtetëror në fund të vitit 2022, teksa në
qershor 2023, diferenca është thelluar edhe
më tej, duke shkuar në 79% të pagës
mesatare në sektorin shtetëror. Në vitin
2022, shpenzimet buxhetore në arsim dhe
shëndetësi, në raport me PBB-në, ranë në
nivelin më të ulët që nga 2017.

• Qeveria shpalli planin ambicioz për të çuar


pagën mesatare në sektorin publik në rreth
900 euro në vitin 2024, nga rreth 720 euro
që ishte në fund të vitit 2022.
• Më 4 prill të vitit 2023, kryeministri Rama, në një komunikim të drejtpërdrejtë për rritjen e pagave në
arsim me mësues të shkollave të Tiranë, tha se “kemi bërë një plan me dy hapa, i cili do të nisë tani dhe
do të mbyllet në vitin e ardhshëm në mënyrë që të realizojmë këtë rritje.Ju e dini shumë mirë që për
mësuesit, ishte parashikuar edhe për mjekët, rritja 7%, kështu që do të bëjmë rritjen 7% dhe pastaj në
hapin tjetër dhe ky nuk është premtim, por plan financiar.

• Në hapin tjetër, pra vitin e ardhshëm, paga juaj do të kapërcejë në një tjetër nivel. Pra, nëse sot që
flasim, rritja mujore do të jetë midis 3,584 për mësuesit e shkollës 9-vjeçare, 3,843 për mësuesit e
shkollave të mesme dhe deri në 5,800 për drejtuesit.Te rritja e përgjithshme, mësuesit në shkollat 9-
vjeçare do të kenë një pagë 95,550 lekë, mësuesit në shkollat e mesme do të kenë një pagë 106,800 lekë.
Sigurisht, këto janë bazat dhe pastaj ka sipas vjetërsisë, kualifikimeve që variojnë, por ky është niveli i
pagës së mësuesve”.

• Një ligj që u miratua në Kuvend në maj 2023 rriti më tej pabarazinë në paga më 2023, teksa punonjësit
në shërbimet themelore të vendit, mësuesit, mjekët dhe infermierët dhe trupa policore në terren morën
vetëm 7% rritje të pagës.Funksionet e larta të qeverisë, deputetët, ministrat dhe zv.ministrat përfituan
rritje të pagës nga 50 deri në 98% sipas vendimeve të fundit me reformën e pagave.
10 profesionet që do të jenë më shumë
të kërkuara në vitin 2024 .

Ndërsa po shkojmë drejt vitit 2024, tregu i punës vazhdon të evoluojë me shpejtësi, i ndikuar nga
përparimet teknologjike, ndërrimet e industrisë dhe ndryshimet globale. Siç vërehet nga Forbes,
peizazhi profesional po ndryshon me shpejtësi. Gjithnjë e më shumë njerëz po përpiqen të integrojnë
aftësitë e tyre.
Duke u fokusuar në faktorë të tillë si kërkesa e tregut, potenciali i inovacionit dhe ndikimi social, këto
janë dhjetë punët më të paguara për vitin 2024.

• Analistët e të dhënave dhe shkencëtarët e të dhënave


Në një botë gjithnjë e më të drejtuar nga të dhënat, nevoja për profesionistë me ekspertizë në
interpretimin dhe nxjerrjen e përfundimeve nga grupet masive të të dhënave po rritet me shpejtësi.
Analistët e të dhënave dhe shkencëtarët e të dhënave pritet të gjejnë mundësi të rëndësishme në
fusha të tilla si kujdesi shëndetësor, financa dhe teknologjia. Paga mesatare për këto role mund të
ndryshojë ndjeshëm sipas vendndodhjes, përvojës dhe industrisë. Në SHBA, për shembull,
shkencëtarët e të dhënave fitojnë mesatarisht 120,000 dollarë në vit, ndërsa analistët e të dhënave
fitojnë rreth 70,000 dollarë.
• Profesionistët e shëndetësisë
Industria e kujdesit shëndetësor mbetet një sektor i fuqishëm punësimi. Sfidat e vazhdueshme
globale të shëndetit kanë nxjerrë në pah nevojën për mjekë, infermierë, farmacistë dhe administratorë
të kujdesit shëndetësor kompetent. Në SHBA, mjekët mund të fitojnë mesatarisht 210,000 dollarë në
vit, ndërsa infermierët mund të fitojnë rreth 75,000 dollarë.

• Ekspertët e sigurisë kibernetike


Me sofistikimin në rritje të kërcënimeve kibernetike, ekspertët e sigurisë kibernetike janë më të
kërkuar se kurrë. Mbrojtja e aseteve dixhitale dhe të dhënave të ndjeshme është një prioritet i lartë
për organizatat, duke e bërë këtë fushë një opsion fitimprurës karriere. Paga mesatare vjetore për
profesionistët e sigurisë kibernetike është rreth 100,000 dollarë, në varësi të specializimit të tyre dhe
fushës në të cilën ata punojnë.

• Specialistë në çështjet e energjisë së rinovueshme


Zhvendosja drejt qëndrueshmërisë ka rritur kërkesën për specialistë të energjisë së rinovueshme si
teknikët e energjisë diellore dhe të erës. Këta profesionistë luajnë një rol kyç në kalimin drejt
burimeve më të pastra të energjisë. Në SHBA, një inxhinier i energjisë së rinovueshme mund të fitojë
mesatarisht rreth 80,000 dollarë në vit.

• Zhvilluesit e softuerit
Zhvilluesit e softuerit janë qendror në botën tonë dixhitale, duke krijuar aplikacione, platforma dhe
zgjidhje në të gjithë industritë. Ata zakonisht fitojnë mesatarisht 105,000 dollarë në vit, por kjo mund
të ndryshojë ndjeshëm në varësi të specializimit dhe industrisë.
• Ekspertët e Qëndrueshmërisë
Ekspertët e qëndrueshmërisë janë jetik në drejtimin e organizatave për të reduktuar ndikimin e tyre
mjedisor. Kjo fushë përfshin arkitekturën e qëndrueshme, konsulencën mjedisore dhe menaxhimin e
zinxhirit të furnizimit të gjelbër. Profesionistët në këtë fushë mund të fitojnë rreth 80,000 dollarë deri
në 100,000 dollarë në vit.

• Zhvilluesit e realitetit virtual (VR) dhe realitetit të shtuar (AR).


Adoptimi i teknologjive VR dhe AR në argëtim, arsim dhe kujdes shëndetësor po rritet me shpejtësi.
Zhvilluesit në këtë fushë janë çelësi për krijimin e përvojave gjithëpërfshirëse dhe aplikacioneve
inovative. Paga mesatare e tyre zakonisht varion nga 75,000 deri në 100,000 dollarë në vit.

• Specialistë të tregtisë elektronike dhe marketingut dixhital


Fushat në rritje të blerjeve online dhe marketingut dixhital vazhdojnë të krijojnë mundësi.
Profesionistët me një kuptim të thellë të peizazhit dixhital dhe sjelljes së konsumatorëve janë në
kërkesë të lartë. Specialistët e marketingut dixhital mund të fitojnë mesatarisht 70,000 dollarë në vit,
ndërsa specialistët e tregtisë elektronike mund të fitojnë pak më shumë.

• Inxhinieri robotike
Inxhinierët e robotikës po bëhen thelbësore në industri të tilla si kujdesi shëndetësor. Ata projektojnë,
ndërtojnë dhe mirëmbajnë sisteme automatizimi dhe robotike. Paga mesatare vjetore e një inxhinieri
robotik është rreth 85,000 dollarë.
• Profesionistët e shëndetit mendor
Rritja e ndërgjegjësimit për çështjet e shëndetit mendor ka
rritur kërkesën për profesionistë të shëndetit mendor.
Psikologët, këshilltarët dhe terapistët janë thelbësorë për të
mbështetur mirëqenien mendore. Në SHBA, psikologët fitojnë
mesatarisht 80,000 dollarë në vit, ndërsa këshilltarët dhe
terapistët mund të fitojnë rreth 50,000 deri në 60,000 dollarë.

Si përfundim, peizazhi i punës i vitit 2024 është formuar nga


zhvillimet teknologjike, ndryshimet sociale dhe shqetësimet
mjedisore. Këto dhjetë profesione jo vetëm që ofrojnë mundësi
premtuese, por gjithashtu kërkojnë një angazhim për të
mësuarit e vazhdueshëm dhe zhvillimin e aftësive.
Perfundimet :
Nëpërmjet kësaj analize është synuar një pasqyrim dhe shqyrtim i tipareve kryesore të tregut shqiptar të punës, të
cilat reflektojnë strukturën dhe dinamikat në kohë të komponentëve kryesorë të tij. Aty përfshihen: papunësia,
punësimi, forca e punës, popullsia në moshë pune, komponenti ekonomikisht joaktiv i shoqërisë, dhe
problematikat e lidhura me pamjaftueshmërinë e kërkesës për faktorin punë në tregun tonë të punës.
Në Shqipëri ka një shqetësim në rritje për rënien e fuqisë punëtore, thuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë ku
më të prekurit sipas ekspertëve janë turizmi, bujqësia dhe shërbimet. Kërkesat për punë janë më të ulëta se
ofertat në treg, gjë që konfirmohet edhe nga autoritetet. Në zyrat e punës në 6 muajt e parë të këtij viti ishin të
regjistrura 13 mijë kërkesa për punë nga 20 mijë vende të lira, ndërsa u ndërmjetësuan 12 mijë. Ekspertët
mendojnë se edhe tre krizat e njëpasnjëshme tërmeti, pandemia e Covid-19 dhe agresioni rus në Ukranië,
kanë patur ndikimin e tyre.
“Ndoshta brezi i ri, që është gjëja më kryesore, po tenton të largohet për të kompensuar, pjesën e munguar
ekonomike të këtyre dy viteve. Dy vite nuk janë pak të mos marrësh një rrogë çdo muaj. Ndoshta njerëzit tani
po tentojnë rrugët më të shpejta që japin të ardhura më të shpejta, më të mëdha, në një kohë më të shkurtër,
për të kompensuar këto dy vite. Boshllëku ekonomik që patëm të gjithë, ky mund të jetë një faktor, që ne
kemi largime jashtë shtetit sidomos të rinisë.”
“Nuk ka problem më të vështirë sot, se të gjesh forca pune. Është një problem, që mund të çojë deri në faliment.
Deri tani mund të kemi ndërruar mbi 20 herë stafin, mendo pastaj se çfarë nënkupton përgatitja kualifikimi i
tyre. Agroturizmi është një burim i madh të ardhurash dhe bujqësia shqiptare përgatitet jo vetëm për 2
milionë e 3 milionë turistë, por edhe 5 e 10 milionë. Por kjo do një përgatitje, nivel shkollimi, trajnimi dhe
kualifikim. Kërkon shkolla profesionale, të cilat mungojnë. Fakti që bujqësia nuk është një sektor ku do të
donin të investoheshin të rinjtë, problemet e informalitetit apo probleme të tjera që lidhen me trajnimin apo
formimin e forcës punëtore në këtë sektor.
“Nëpërmjet pakënaqësive të krijuara shumë punonjës e shumëfishojnë imazhin negativ të funksionimit të
brendshëm në kompani dhe institucione. Ata ndërtojnë një steriotip të asaj çfarë pasqyron sot tregu i punës
për sa i përket të qenit atraktiv për punonjësit vendas dhe mundësimit dhe kultivimit të pretendimeve dhe
pritshmërive që ata kanë për tu zhvilluar profesionalisht”
Kriza e mungesës së fuqisë punëtore në vende si Shqipëria ku mekanizmat për minimizimin e saj janë të dobëta,
bëhet edhe më e madhe. Shqipëria prej vitesh është prekur edhe nga tkurrja e popullsisë. Nëse nuk merren
masa për të frenuar tkurrjen, të gjithë këta faktorë të kombinuar me njëri tjetrin, sipas ekspertëve, do ta vënë
në vështirësi të mëdha tregun e punës në Shqipëri!

You might also like