You are on page 1of 4

PROJEKT

Tema: Tregu punës në Shqipëri


Grupi 1
Pjesemarresite e grupit:
 Era Olldashi (Ndikimi i emigracioni në krahun e punës në vendin tonë;)
 Ines Kukalaj (Ndryshimet në nivelin e pagave në 20 vitet e fundit;)
Elio Ulaj
Buhari Maliqaj
Miranda Gjonaj
Rea Luniku
Rezultatet e të nxënit të projektit:
 Analizon prirjet e tregut të punës në vend në vitet e fundit;
 Shpreh dhe hulumton mbi shkaqet e zhvillimeve/ndryshimeve në tregut të punë në vend;
 Analizon ndryshimet e forcës punëtore në nivelin e pagave;
 Sugjeron/propozon politikat që duhet të ndërmarrë shteti në forcimin/përmirësim e tregut të
punës.
Objektivat kryesore te zhvillimit te projektit :
 Interpreton informacionin, analizon të dhëna për të ndërtuar diagrame, tabela statistikore.
 Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme, duke i klasifikuar ato sipas rëndësisë që kanë
për temën;
 Përdor aftësitë e komunikimit, punës në grup, etj. për të prezantuar dhe argumentuar idetë.
 Shqyrton në mënyre kritike sjelljet motivet dhe veprimet e njerëzve te cilat sjellin si rezultat
ndryshime shoqerore dhe ekonomike.
 Zhvillon aftësitë digjitale për të kërkuar, përzgjedhur dhe analizuar informacionin ekonomik;
 Përdor një sërë burimesh digjitale të informacionit;
 Prezanton punimin duke përdorur teknologjinë digjitale.
Lidhja me fushat e tjera
Qytetaria; Gjeografia; Historia; TIK.
Mjetet
Kompjuter, lidhje me internet; Video projektor; Fotografi; Postera; Skica; grafikë.
Burimet kryesore të informacionit
 faqja zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë - http://www.finanaca.gov.al
 faqja zyrtare ISTAT (Instituti i Statistikave) - //http: //www.instat.gov.al
 Open data Albania - http://www.open.data.al
 Intervista me prindërit, të afërmit, sipërmarrës, punonjës shtetërorë që kanë informacion
mbi tregun e punës
 Burime nga shtypi
PROJEKT
Tema: Tregu punës në Shqipëri
Nentema Personale:

Era Olldashi (Ndikimi i emigracioni në krahun e punës në vendin tonë;)

Objektivat personal ne lidhje me temen:

 Shqyrton dhe interpreton me saktesi te dhenat e emigracionit te vendin tone.


 Analizon pasojat qe sjell emigracioni ne krahun e punes.
 Studion arsyet per kete zgjedhje te popullsise dhe qendrimin e saj per emigracionin.
 Nderton ne menyre analitike nje opinion kritik per temen dhe jep sugjerimet e propozimet per
zgjidhjen e situates.

Lidhja me fushat e tjera


 Qytetaria; Gjeografia; Historia; TIK.
Mjetet
 Kompjuter, lidhje me internet; Video projektor; Fotografi; Postera; Skica; grafikë.
Burimet kryesore të informacionit
 faqja zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë - http://www.finanaca.gov.al
 faqja zyrtare ISTAT (Instituti i Statistikave) - //http: //www.instat.gov.al
 Open data Albania - http://www.open.data.al
 Intervista me prindërit, të afërmit, sipërmarrës, punonjës shtetërorë që kanë informacion
mbi tregun e punës
 Burime nga shtypi
Informacionet e grumbulluara deri tani.
Grup-moshat e reja 15-29- vjeç, pjesë e popullsisë në
moshë pune, u tkurrën me shpejtësi përgjatë vitit të
kaluar.

INSTAT raportoi se popullsia në moshë pune 15-64


vjeç u tkurr me 16.2 mijë persona në raport me
janarin 2020 ose me 0.8 për qind. Por në grupet e
reja, rënia ishte më e fortë. Popullsia në grup
moshën 15-29 vjeç shënoi tkurrje më të madhe me
rreth 18 mijë persona. Në këtë interval moshe
pakësimi më i madh ishte për të rinjtë 15-19 vjeç me
mbi 8 mijë persona.

Reduktimi në grupet më të reja të popullsisë në


moshë lidhet me dy faktorë themelorë: rënia
drastike e lindjeve pas vitit 2000 dhe niveli i lartë e
emigracionit në moshat e reja. Gjatë vitit të kaluar
INSTAT raportoi se emigruan nga vendi rreth 24 mijë
persona, shumica e të cilëve ishin mosha të reja.
Rënia e popullsisë po ushtron presion tek forca e
punës, e cila është në një cikël tkurrës pa kthim për shkak të lindshmërisë së ulët, por emigracioni i lartë
e ka përkeqësuar më shumë trendin.
Popullsia në moshë pune shënoi rritje për grup-moshën 30-39 vjeç me rreth 10 mijë persona, por rënie
është vërejtur në grup-moshën 40-49- vjeç me rreth 11 mijë persona, teksa shihet se në grup-moshën
60-64-vjec ka një rritje me mbi 3 mijë persona në krahasim me janarin 2021.
Teksa forca e punës në grup-moshat e reja po tkurret me shpejtësi, bizneset në të gjithë vendin po
ndejnë vështirësitë që po krijon mungesa e punonjësve. Njësitë e shërbimeve, hotele dhe restorante në
të gjithë vendin sidomos në zonat turistike, sektori fason dhe call center po ndjejnë mangësitë.
Kriza pandemike e cila erdhi edhe si një krizë ekonomike pritet të ketë ndikim negativ në treguesit
demografike, sidomos në drejtim të emigracionit.

Ilir Gëdeshi, ekspert i njohur i çështjeve të emigracionit, tha se krizat ekonomike në Shqipëri janë pasuar
nga valë emigracioni. Krizat e vitit 1990, 1997, 2008 e kanë vërtetuar këtë fakt. Edhe kriza pandemike,
sipas zotit Gëdeshi, rrezikon të përshkallëzojë emigracionin në vend.
Në vitet e ardhshme, pritet që fenomeni të përkeqësohet pasi do të tentojnë të ikë pjesa që kishte
planifikuar dhe nuk emigroi gjatë pandemisë. Përkeqësimi i kushteve të ekonomisë mund të nxisë të
tjerë emigrantë që para pandemisë nuk kishin planifikuar të largoheshin, tha zoti Gëdeshi. Të dhënat
ndërkombëtare tregojnë se kriza e pandemisë ka kthyer tendencat e vjetra të emigracionit. Në planin
afatshkurtër, pandemia mbylli kufijtë dhe kufizoi udhëtimet, duke shkaktuar rënie të ndjeshme të
emigrimit. Sidoqoftë, goditjet që pandemia ka dhënë në ekonominë e vendeve të varfra dhe atyre në
zhvillim lajmërojnë valë të reja emigracioni. Ekspertët ndërkombëtarë lajmërojnë se vala e emigrimit
ndodh dy ose tre vjet pas krizave që tronditin jetën e njerëzve.

Ndërsa popullsisë së Shqipërisë, për shkak të emigracionit, sot i mungojnë rreth 1 milion e 112 mijë
banorë, ose afro 38.8% e popullsisë aktuale.

Zyrtarët nuk e shohin me shqetësim emigracionin, ndërsa thonë se po tentojnë të krijojnë një zonë
ekonomike në rajon për lëvizjen e mallrave të kapitaleve dhe njerëzve. Nga ana tjetër ekspertët kanë
kritika për mungesën e tregjeve të punës për të rinjtë dhe largimin e të kualifikuarve nga vendi.

Ekspertët mendojnë se emigrimi do vazhdojë përsa kohë zhvillimi ekonomik dhe social i vendit do të jetë
i paqëndrueshëm.

You might also like