You are on page 1of 10

 Lenda:Ekonomi

 Tema:Inflacioni 2022
 Punoi:Ermal Breshnica
Inflacioni bazë

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK), i llogaritur dhe i publikuar nga INSTAT-i,


shërben për të matur inflacionin total. Por, vlerat e inflacionit total mund të
reflektojnë edhe veprimin e faktorëve me natyrë të përkohshme, apo të goditjeve që
ndodhin vetëm një herë dhe që shuhen me kalimin e kohës. Inflacioni i vlerësuar
duke përjashtuar ndikimet nga luhatjet afatshkurtra, goditjet njëherëshe dhe ato të
ofertës quhet inflacion bazë. Ai përfaqëson pjesën më të qëndrueshme të inflacionit
që ndikohet nga faktorë të kërkesës dhe për rrjedhim dhe të politikës monetare.

Për qëllime të analizave dhe të vendimmarrjes, Banka e Shqipërisë ka zhvilluar matje


të ndryshme të inflacionit bazë. Matja kryesore e inflacionit bazë, e cila referohet në
Raportet e Politikës Monetare është ajo me “përjashtim të përhershëm”. Kjo përqasje
nënkupton përjashtimin e përhershëm të disa artikujve të shportës, çmimet e të
cilëve paraqesin luhatshmëri të lartë në afat të shkurtër apo ndryshime që nuk varen
nga politika monetare. Të dhënat për vlerësimin e inflacionit bazë merren nga IÇK-ja
e publikuar nga INSTAT-i.
Inflacioni në shtator 8.1%, niveli më i lartë
në 24 vite nga çmimet e larta të ushqimeve
dhe naftës
10/10/2022 12:29 PM

SHPËRNDAJE





 Inflacioni në muajin shtator shënoi 8.1 për qind, niveli më i lartë në 24 vitet që nga
dhjetori i vitit 1998.

 INSTAT raportoi sot një vit më parë ky ndryshim ishte 2,5%. Ndryshimi mujor i
indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shtator 2022, krahasuar me Gusht 2022
është 0,6%.

 Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi
“Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,91 pikë përqindje, pasuar nga grupi
“Transporti” me +0,99 pikë përqindje.

 Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,64 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,41 pikë
përqindje.
 Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,32 pikë përqindje. Çmimet e grupit
“Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,28 pikë përqindje.

 Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,17 pikë përqindje.


Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,13 pikë përqindje.

 Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit
“Shërbimi arsimor” me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,04
pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje.

 Krahasuar me muajin Shtator 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin


“Transporti” me 17,2%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14,0%,
“Pije alkoolike dhe duhan” me 6,5%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 6,4%,
“Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 5,5%, “Argëtim dhe kulturë”
me 4,7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,3%, “Veshje dhe këpucë” me
3,0%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,9%, “Shërbimi arsimor” me 1,8%,
“Shëndeti” dhe “Komunikimi” me 0,9% secili.

 Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyra” u rritën me me


30,0%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 24,0%, “bukë dhe
drithëra” me 17,3%, “peshk” dhe “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me
15,1% secili, “mish” me 12,0%, “zarzavate përfshirë patatet” me 8,5%, etj.

 Krahasuar me muajin Gusht 2022, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u rritën me
2,1%, pasuar nga grupet “Shërbimi arsimor” me 1,6%, “Ushqime dhe pije joalkoolike”
me 1,1%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Mallra dhe
shërbime të ndryshme” me 0,9% secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4%,
“Pije alkoolike dhe duhan”, “Shëndeti” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,3% secili,
“Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit
“Transporti” u ulën me 1,7%.


Burimi: IN
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e
autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit
origjinal.
Viti 2022 ka qenë vit i një inflacioni brutal
Përgatiti: Nuhi Shala - KALLXO

30.12.2022 - 16:23
“Inflacioni i ulët është me të vërtetë problemi i kësaj epoke”, kështu ka deklaruar John
Williams, president i Bankës së Rezervës Federale të Nju Jorkut, në fund të vitit 2019, duke e
përkrahur pikëpamjen dominuese në atë kohë. Shumë shpejt, tani aktualisht ky problem është
saktësisht e kundërta. Pothuajse çdo vend në botë është përballur me rritjen e çmimeve në
vitin 2022. Situata është e sigurt se do të përmirësohet në vitin e ardhshëm, por me një kosto
të rëndë për rritjen ekonomike.

Ajo që e bëri vitin 2022 kaq të pazakontë ishte gjerësia e presioneve të çmimeve. Norma
globale e inflacionit do ta mbyllë vitin me rreth 9%. Për shumë vende në zhvillim, inflacioni i
lartë është një sfidë e përsëritur. Por hera e fundit që inflacioni ishte kaq i lartë në vendet e
pasura ishte në fillim të viteve 1980. Në Amerikë, çmimet e konsumit janë në rrugën e duhur
për t’u rritur me rreth 7% në vitin 2022, më i larti në katër dekada. Në Gjermani, norma do të
jetë më afër 10%, periudha e parë e inflacionit dyshifror që nga viti 1951.

Faktorët e zakonshëm që nxitën inflacionin kudo ishin rritja e kostove të karburanteve dhe
ushqimit. Çmimet për shumë mallra të konsumit tashmë po shënonin rritje në fillim të vitit
2022 për shkak të ndikimit të vazhdueshëm të COVID-19 në zinxhirët e furnizimit.

Pushtimi ushtarak rus i Ukrainës në shkurt u tregua edhe më shkatërrues. Kostoja e naftës u
rrit me një të tretën pasi vendet perëndimore vendosën sanksione ndaj Rusisë, prodhuesi
kryesor i naftës së papërpunuar. 

Çmimet e ushqimeve u rritën gjithashtu, të nxitura nga kostot e plehrave dhe transportit, si
dhe nga blokadat e Rusisë ndaj eksporteve të drithërave nga Ukraina, një prodhues i madh i
grurit. Në terma ekonomikë, kjo arriti në një goditje klasike të ofertës. 

Rritja e papritur e çmimeve për mallrat kryesore u përfshi shpejt në jetën e përditshme për
qytetarët e botës. Në Evropë, e varur prej kohësh nga gazi rus, miliona njerëz do të hasin në
vështirësi për ta përballuar ngrohjen këtë dimër. Në të gjitha rajonet, ushqimet dhe
karburantet përbënin mesatarisht më shumë se gjysmën e inflacionit në vitin 2022 (shih
grafikun).

Nëse inflacioni do të ishte thjesht një fenomen i ofertës, do të kishte qenë mjaftueshëm e
dhimbshme. Mirëpo zhvillimi më shqetësues për bankierët qendrorë ishte se presionet u
depërtuan në komponentët “thelbësorë” të indekseve të çmimeve – pra, mallra dhe shërbime
të ndryshme nga ushqimi dhe energjia e paqëndrueshme. Rritja e çmimeve bazë ishte një
tregues se inflacioni po merrte vrull vetëvetiu. Kjo, nga ana tjetër, tregoi shkaqe përtej
tronditjes nga nafta.
Inflacioni ne Europe.
Paketa e Rezistencës, Qeveria ka marrë masat e
duhura për përballimin e krizës
+-

Qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat për të përballuar situatën e krijuar në vend si pasojë e
efekteve të agresionit rus në Ukrainë.

Në interpelancën e zhvilluar në Kuvend për këtë çështje, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë,
Delina Ibrahimaj, u shpreh se qeveria po tregohet e kujdesshme për të mbështetur shtresat më në
nevojë dhe për të marrë masat e duhura në kohën e duhur, në mënyrë që kjo krizë të përballohet me
sukses dhe efektet e saj në ekonomi të jenë minimale.

Ministrja informoi se është hartuar Paketa e Rezistencës, e cila i vjen në ndihmë 576 mijë përfituesve,
të cilët nuk mund të përballojnë rritjen e çmimeve, pasi të ardhurat e tyre janë të pamjaftueshme për
ta përballuar këtë rritje.

“Si e bëmë ne llogaritjen e 3 mijë lekë për 3 muaj për 576 mijë përfitues? Inflacioni i çmimeve të
ushqimeve brenda shportës totale të konsumit të familjeve shqiptare në muajin shkurt, në krahasim
me muajin shkurt të vitit të kaluar, është 6.9 %. Duke marrë parasysh një mesatare të konsumit të
familjeve shqiptare, ky inflacion është i përkthyer në një masë shpenzimesh prej 2.500 lekësh në
muaj. Për këtë arsye ne vendosëm që  për të gjitha këto kategori familjesh të cilat janë në nevojë, t’i
japim 3 mijë lekë në muaj për 3 muaj”, tha Ibrahimaj.

Nga ana tjetër, Ministrja sqaroi se qeveria ka mbrojtur qytetarët dhe bizneset e vogla duke mos rritur
çmimin e energjisë elektrike, ka mbrojtur transportin publik nga rritja e çmimeve të karburanteve,
ashtu si edhe ka mbrojtur fermerët nga kjo rritje, si kategori të cilat preken më së shumti.

Sa i përket propozimeve për heqjen e TVSH për produktet e shportës, Ministrja Ibrahimaj bëri me dije
se një masë e tillë nuk do të çonte në ulje të çmimeve, pasi 60 % e konsumit të familjeve shqiptare
shkon në produkte të cilat janë pa TVSH. Edhe në të kaluarën, sipas Ministres, masat fiskale të
përjashtimeve apo të reduktimeve të TVSH nuk kanë pasur reflektimin e duhur në uljen e çmimeve
për konsumatorët.

“Kjo është arsyeja pse ne nuk do të ndërhyjmë në sistemin e taksave. Kjo është arsyeja pse ne duam
të subvencionojmë dhe të ndihmojmë ato familje të cilat janë më në nevojë, me të gjithë masën e
rritjes së çmimeve. Por nuk mund të ndërhyjmë në një sistem fiskal për të mos marrë ato rezultate të
dëshiruara. Ne kemi marrë masa për të rritur subvencionet pikërisht që të mos prekim sistemin fiskal,
që të mos shkatërrojmë sistemin fiskal”, tha Ibrahimaj.
Lidhur me propozimin për heqjen e akcizës së karburanteve, Ministrja Ibrahimaj tha se akciza e
karburanteve në Shqipëri është më e ulët se sa në vendet e rajonit dhe direktiva e BE-së, ndaj nuk
mund të ndërhyhet.

Referuar krahasimeve me masat që kanë marrë vendet e tjera të rajonit për përballimin e krizës,
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë argumentoi se këto vende, si Mali i Zi, Serbia apo Maqedonia e
Veriut, kanë një përqindje të të ardhurave ndaj GDP-së më të lartë se sa Shqipëria, për shkak se
barra dhe përqindjet e taksave në këto vende janë më të larta se sa në vendin tonë.

“Kjo është dhe arsyeja pse ato ndërmarrin politika të reduktimit të taksave. Ne nuk kemi të njëjtin
sistem. 95 mijë biznese në Shqipëri nuk paguajnë asnjë taksë. E vetmja taksë që i paguajnë shtetit
janë kontributet e sigurimeve shoqërore, që nuk janë taksa të biznesit por janë taksa të qytetarëve,
janë kontribut për pensionet e ardhshme që ato do të marrin”, vijoi Ministrja.

Sa i përket Bordeve të cilat janë krijuar nga qeveria, Ministrja Ibrahimaj sqaroi se ato janë krijuar me
qëllim transparencën dhe monitorimin që çmimet për produktet e karburanteve dhe produktet
kryesore të shportës së konsumatorit të mos jenë abuzive, në kushtet e një krize të krijuar nga lufta
në Ukrainë.

Punoi:Ermal Breshnica

Pranoi:Matilda Veliu

You might also like