You are on page 1of 9

KËTU E KA V E NDI N T IT UL L I I E SE SË

Klaudia Taku
E Martë 16 Janar 2023
takuklaudia@gmail.com
Tabela e përmbajtjes
1 Abstraky................................................................................................................................
2 Hyrje: Prezantim me problemin............................................................................................
3 Përdorimi i politikave fiskale nga qevera.............................................................................
4 Zhvillimi.................................................................................................................................

Tabela 1. Mosha e personave.....................................................................................................1


Tabela 2. Mosha e personave dhe emrat e tyre..........................................................................2
Tabela 3. Studentët dhe mosha e personave...............................................................................2
1 Abstrakt

Në këtë detyrë kam shpjeguar cfarë janë, cilat janë dhe si funksionojnë politikat fiskale. Ku
kemi të bejmë me politika fiskale ekpansioniste dhe tkurrëse dhe ju shpjegoj se si do
ndikonte secila politikë fisklae që qeveria zgjedh të implementojë në të ardhurat kombëtare.
Ndërkohë nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë kam gjetur të dhena vjetore mbi të
ardhurat , shpenzimet, deficitin dhe borxhin publik. Nëpërmjet këtyre të dhënave kam
ndërtuar disa grafikë shpjegues për të arritur të kuptojmë se cilën politikë po ndjekin tani,
atë ekspansionistin dhe tkurrëse.

2 Hyrje

Tema që unë do të trajtoj në këtë punim është një temë jo pak e njohur për të gjithë ne, sepse
në fund të fundit është një nga armët më të fuqishme me anë të së cilës shteti ndërhyn në
ekonomi duke mos qenë më një ekonomi e lirë. Politika fiskale i referohet politikës buxhetore
të qeverisë, e cila përfshin qeverinë që kontrollon nivelin e saj të shpenzimeve dhe normat e
taksave brenda ekonomisë. Qeveria përdor këto dy mjete për të ndikuar në ekonomi. Është
strategjia simotra e politikës monetare. Edhe pse si politika fiskale ashtu edhe ajo monetare
janë të lidhura me të ardhurat dhe shpenzimet e qeverisë dhe të dyja kërkojnë të korrigjojnë
situatat e kërkesës së tepërt ose të mangët në ekonomi, ato e bëjnë këtë në mënyra shumë të
ndryshme.

Politikat Qeveritare

Politikat
Politikat Fiskale
Monetare

Oferta
Taksat Shpenzimet Interesat
Monetare
Para Depresionit te Madhë, të gjitha qeveritë në mbarë botën kanë ndjekur politikë “Laissez-
Faire” e cila është bazuar në mësimet e ekonomistëve klasik si Adam Smith dhe Alfred
Marshall. Pas Depresionit të Madh në vitin 1929 u kuptua se një ekonomi krejtësisht e lirë
nuk është perfekte dhe në vitin 1936, ekonomisti britanik John Maynard Keynes botoi
"Teoria e Përgjithshme e Punësimit, Interesit dhe Parasë". Në të, Keynes bëri thirrje për një
rritje të shpenzimeve qeveritare për të luftuar forcat recesionare në ekonomi. Ai besonte se
një rritje e shpenzimeve qeveritare do të sillte një rritje të kërkesës për mallra në treg.
Lufta e Dytë Botërore siguroi prova të fuqishme të teorisë së Keynes. Kombet në mbarë
botën rritën shpenzimet e qeverisë për të ndërtuar forcat e tyre të armatosura. Rritja e
shpenzimeve qeveritare pa një rritje masive të punësimit dhe një rritje të kërkesës për mallra
në treg. Në fakt, Lufta e Dytë Botërore shpesh vlerësohet se e nxori Evropën nga Depresioni i
Madh.

3 Përdorimi i politikave fiskale nga qeveria

Efektet e një politike fiskale i kuptojmë nëpërmjet ndryshimit midis asaj që qeveria paguan
(shpenzimet) dhe asaj që ajo merr (të ardhurat) pra deficiti i qeverisë na bën të kuptojmë sesa
efektive nje politikë fiskale është. Kjo e fundit thuhet se është e kufizuar ose tkurrëse kur të
ardhurat janë më të larta se shpenzimet (buxheti i qeverisë është në suficit) dhe zgjeruese ose
ekspansioniste kur shpenzimet janë më të larta se të ardhurat (buxheti është në deficit).
Shpesh fokusi nuk është në nivelin e deficitit, por në ndryshimin e deficitit. Kështu, një ulje e
deficitit nga 200 miliardë lekë në 100 miliardë lekë, thuhet se është një politikë fiskale
tkurrëse, edhe pse buxheti është ende në deficit.
Siç përmenda pak më sipër kemi dy mënyra sesi qeveria mund të përdori politikat fiskale me
dy qëllime:
1. Politika fiskale ekspansioniste - rritje e shpenzimeve qeveritare, ulje e të ardhurave që

vijnë nga taksat, ose një kombinim i të dyjave, kjo politikë pritet të nxisë aktivitetin
ekonomik. Kur kemi përdorimin e një politike ekspansioniste atëherë gjendemi në
situatën e një defiçiti buxhetor.
2. Politika fiskale kontraktuese (tkurrëse) - një ulje në shpenzimet e qeverisë, një rritje
në të ardhurat tatimore ose një kombinim i të dyjave, kjo politikë pritet të ngadalësojë
aktivitetin ekonomik. Kur kemi përdorimin e një politike tkurrëse atëherë gjendemi në
situatën e një sufiçiti buxhetor.
Ja si funksionon Politika Fiskale Ekspansioniste
- Politika fiskale ekspansioniste, e krijuar për të stimuluar ekonominë, përdoret më
shpesh gjatë një recesioni, kohësh papunësie të lartë ose periudha të tjera të ulëta të
ciklit të biznesit. Kjo kërkon që qeveria të shpenzojë më shumë para, të ulë taksat ose
të dyja.

- Qëllimi i politikës fiskale ekspansioniste është të vendosë më shumë para në duart e


konsumatorëve në mënyrë që ata të shpenzojnë më shumë për të stimuluar
ekonominë. E shpjeguar në gjuhën ekonomike, qëllimi i politikës fiskale
ekspansioniste është të rrisë kërkesën agregate në rastet kur kërkesa private është ulur.
Ja si funksion Politika Fiskale Tkurrëse
- Politika fiskale kontraktuese përdoret për të ngadalësuar rritjen ekonomike, si për
shembull kur inflacioni po rritet shumë shpejt. E kundërta e politikës fiskale
ekspansioniste, politika fiskale kontraktuese rrit taksat për të ulur shpenzimet. Ndërsa
konsumatorët paguajnë më shumë taksa, ata kanë më pak para për të shpenzuar dhe
stimulimi ekonomik dhe rritja ngadalësohen.
- Nën politikat fiskale kontraktuese, ekonomia zakonisht rritet me jo më shumë se 3%
në vit. Mbi këtë normë rritjeje, mund të ndodhin pasoja negative ekonomike – si
inflacioni, flluskat e aktiveve, rritja e papunësisë dhe madje edhe recesionet.

4 Zhvillimi

Një studim i kryer nga G. Shijaku dhe A. Gjokuta (2013) për politikat fiskale që janë ndjekur
në Shqipëri në vitet 1998 – 2010 na tregon se si kanë ndikuar politikat e ndryshme të qeverisë
ne ekonominë e vendit. Nderkoh nëpërmjet statistikave të raportuara në Ministrinë e
Financave dhe Ekonomisë mund të kuptojmë se drejtë cilës rrugë po i drejtohet qeveria
shqiptare. Ate te politikës fiskale ekspansioniste qe te marrë më shumë të ardhura tatimore
sesa të shpenzoi apo politikën tkurrëse ku shpenzohet më shumë sesa merren të ardhura
tatimore.
Më poshtë do të shohim grafikun e parë ku shohim qartë se çfarë pjese të GDP-së zënë të
ardhurat, shpenzimet dhe defiçiti buxhetor. Ku shikohet qartë se të ardhurat dhe shpenzimet
kanë të njëjtin trend përveç viteve 2019 dhe 2020 ku shohim shpenzimet vitet e fundit janë
rritur shumë ndërkohë që të ardhurat kanë qënë në rënie. Dhe ky ndryshim kuptohet qartë që
ka qenë për shkak të një periudhe të vështirë ekonomike globalisht për shkak të pandemisë së
Covid-19 e cila preku të gjithë botën.

Të ardhurat, shpenzimet dhe borxhi publik ne raport


me GDP-në
80% 35%
70% 30%
60% 25%
50%
20%
40%
15%
30%
20% 10%

10% 5%
0% 0%
2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021

Borxhi Publik Te ardhurat Shpenzimet


Grafiku 1. Të ardhurat, shpenzimet dhe borxhi publik në raport me GDP-në në vitet 2011 – 2021.
Burimi: Ministria e Financës dhe Ekonomisë

Grafiku 2. Kam pasqyruar të dhënat mbi të ardhurat tatimore në raport me të ardhurat total dhe TVSH-në ne
raport me GDP-nëBurimi: Ministria e Financës dhe Ekonomisë
Sigurisht që kur flasim për politikat fiskale një tregues që mbajmë në vëzhgim janë të ardhurat
dhe në këtë rast të ardhurat shohim se si janë strukturuar të ardhurat qeveritare ndër vite. Ku pa
dyshim vendin më të madh e zënë të ardhurat tatimore, këto të fundit kanë arritur përqindjen më të
lartë vitin e fundit i cili ishte një vit me risi nga ana fiskale, ku u bë projekti i fiskalizimit (kjo bën
të vështirë evazionin fiskal, por jo të pamundur), dhe gjithashtu pritet të rriten meqënëse këtë vit ka
pasur një ndryshim të ligjit për procedurat tatimor ku është arritur dhe 10 fishimi i gjobave.

Shpenzime Korrente
2021 77%
2020 79%
2019 85%
2018 83%
2017 83%
2016 85%
2015 80%
2014 78%
2013 83%
2012 83%
2011 81%

Shpenzime Korrente

Grafiku 2 Pjesa që zënë shpenzimet korrente në shpenzimet totale ndër vite


Burimi: Ministria e Financës dhe Ekonomisë

Sic e shohim qartë nga grafiku Shqipëria ka pasur gjithmonë një nivel shpenzimesh korrente shumë
të larta dhe rrjedhimisht edhe shpenzime per kapitale dhe investime te ulëta. Vetëm në vitin 2014
dhe ne vitet e fundit 2021 shohim një ulje të konsiderueshme të shpenzimeve korrente në raport me
shpenzimet totale. Rënia në vitin 2014 ka ndodhur, për arsye politike meqenëse ishte mandati i
parë i qeverisë së re dhe duhej të linte një impakt të mirë te populli. Ndërkohë në vitin 2021 kanë
ndodhur dy fatëkeqësi natyrore: tërmeti, i cili eshtë shkaku kryesor i rritjeve të investimeve
qeveritare jo vetëm në Shqipëri por kudo dhe Covid-19, i cili detyroj të gjithë per të marrë masat e
nevojshme për të siguruar jetën e njerëzve.
Komponentët e Shpenzimeve korrente ndër vite

14%

13% 13% 14% 14% 14% 14%


14% 14% 14% 14%

25%
19% 19% 19% 18% 18% 18%
16% 16% 16% 16%

2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021
Paga Kontributet Arsimi

Grafiku 3, Komponentët e Shpenzimeve korrente në Shqipëri


Burimi: Ministria e Financës dhe Ekonomisë

Vihet re nga grafiku 4, se shpenzimet korrente qeveritare përbëhen më së tepërmi nga shpenzimet
për personelin (paga dhe sigurimet) dhe ndërkoh shpenzimet korrente janë pjesa më e madhe e
shpenzimeve totale qeveritare. Ky tregues nuk tregon një gjë të mirë sepse do të thotë që qeveria
jonë nuk është e drejtuar ndaj investimit dhe blerje kapitale por duke paguar punonjes që fundja
punonjësit e aftë janë vështirë për tu gjetur.

5 Konkluzionet

6 Referencat

You might also like