You are on page 1of 32

KRIZA EKONOMIKE NË TREGJET BOTËRORE

INFLACIONI
Zyrtarët e BQE-së paralajmërojnë se është nevoja për një “sakrificë” për të zbutur inflacionin e
lartë

Do të nevojitet një “sakrificë” më e madhe për të zbutur inflacionin, sesa në periudhat e


mëparshme të shtrëngimit të politikës monetare, sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore Europiane,
të cilët paralajmëruan se rritja e çmimeve rrezikon të dalë jashtë kontrollit nëse nuk ndërmerren
veprime të forta. Politika monetare europiane do të duhet të mbetet e shtrënguar për një periudhë
të gjatë kohore.

Ritmi i rritjes së çmimeve po arrin një nivel që nuk ishte parë për shumë dekada në ekonomitë
më të përparuara të botës. Bankat qendrore mund të duhet të përballen me një ‘raport sakrificash’
më të madh se ai i viteve 1980, edhe nëse çmimet do t’i përgjigjeshin më shpejt ndryshimeve në
kushtet e brendshme ekonomike, pasi globalizimi i inflacionit e bën më të vështirë për bankat
qendrore që të kontrollojnë presionet e çmimeve.

Raporti i sakrificave mat se sa pasoja negative do të duhet të shkaktojnë bankat qendrore për sa i
përket rritjes së dobët ekonomike dhe krijimit të ulët të vendeve të punës, në mënyrë që të
rikthejnë inflacionin nën kontroll.

Inflacioni i eurozonës pritet të vendosë një rekord të ri prej 9 për qind në muajin gusht krahasuar
me një vit më parë, kur të publikohen të dhënat më të fundit. Presionet e paprecedenta të
furnizimeve me gaz, problematikat në tregjet e punës dhe kufizimet në ofertën agregate
kërcënojnë të sjellin një proces inflacioni që po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u kontrolluar.

Pas plot tetë vitesh, BQE-ja i dha fund normave negative të interesit muajin e kaluar, duke rritur
normën e depozitave me gjysmë pikë përqindjeje dhe duke e ҫuar atë në zero, një rritje që
tejkaloi edhe udhëzimet e saj të mëparshme. Disa nga 25 anëtarët e këshillit drejtues po bëjnë
thirrje që banka të konsiderojë një rritje të mëtejshme të normës prej 0.75 pikë përqindjeje në
mbledhjen e 8 shtatorit.

Pritshmëritë për inflacionin po rriten mes publikut dhe parashikuesve profesionistë, shumë prej
të cilëve presin që çmimet të vazhdojnë të rriten për disa vite me më shumë se objektivi prej 2
përqind i BQE-së, duke shtuar ketu se besueshmëria e këtij institucioni ishte në rrezik.
FMN ul parashikimet e rritjes globale, paralajmëron se inflacioni i lartë kërcënon
recesionin

Fondi Monetar Ndërkombëtar uli përsëri parashikimet e rritjes globale, duke paralajmëruar se
rreziqet nga inflacioni i lartë dhe lufta në Ukrainë po materializoheshin dhe mund ta shtyjnë
ekonominë botërore në prag të recesionit nëse nuk kontrollohet. Rritja globale ka rënë nën 2%
vetëm pesë herë që nga viti 1970, tha FMN, duke përfshirë recesionin e vitit 2020 për shkak të
COVID-19.

Rritja reale e PBB-së globale do të ngadalësohet në 3.2% në vitin 2022 nga një parashikim prej
3.6% i parashikuar në prill, tha FMN në përditësimin e fundit të Perspektivës Ekonomike
Botërore. PBB-ja botërore në të vërtetë u tkurr në tremujorin e dytë për shkak të rënieve
ekonomike në Kinë dhe Rusi, shtoi FMN. Me ulje parashikohet edhe rritja ekonomike për vitin
2023 në 2.9 për qind, nga 3.6 për qind që ishte nga parashikimi i prillit, duke u ndikuar nga
shtrëngimi i politikës monetare.

Ekonomia botërore u rimëkëmbë në vitin 2021 në 6.1% pasi pandemia e Covid goditi prodhimin
global në vitin 2020 duke e tkurrur me 3.1%. Perspektiva është errësuar ndjeshëm që nga prilli.
Bota së shpejti mund të jetë në buzë të një recesioni global, vetëm dy vjet pas atij të fundit.

Sipas një skenari alternativ “të besueshëm” që përfshin një ndërprerje të plotë të furnizimeve me
gaz rus në Europë deri në fund të vitit dhe një rënie të mëtejshme prej 30% në eksportet e naftës
ruse, FMN tha se rritja globale do të ngadalësohej në 2.6% në 2022 dhe 2% në vitin 2023, me
rritje praktikisht zero në Europë dhe Shtetet e Bashkuara vitin e ardhshëm.

FMN tha se tani pret që norma e inflacionit për vitin 2022 në ekonomitë e zhvilluara të arrijë në
6.6%, nga 5.7% nga parashikimet e prillit, duke shtuar se do të mbetet e lartë më gjatë se sa ishte
parashikuar më parë. Inflacioni në nivelet aktuale përfaqëson një rrezik të qartë për stabilitetin
makroekonomik aktual dhe të ardhshëm dhe kthimi i tij në objektivat e bankës qendrore duhet të
jetë përparësia kryesore për politikëbërësit.

PBB-ja amerikane do të rritet në 2.3% gjatë këtij vit, dhe me një rritje anemike prej 1 për qind në
vitin 2023.

Fondi uli thellësisht parashikimin e rritjes së PBB-së për Kinën për vitin 2022 në 3.3% nga 4.4%
në prill, duke nënvizuar shpërthimet e Covid dhe bllokimet në qytetet e mëdha të cilat kanë
kufizuar prodhimin dhe kanë përkeqësuar ndërprerjet globale të zinxhirit të furnizimit.

Edhe për Eurozonën FMN uli perspektivën e saj të rritjes për vitin 2022 në 2.6% nga 2.8% në
prill. Ulje më të madhe parashikohet në vendet me më shumë ekspozim ndaj luftës, duke
përfshirë Gjermaninë, PBB-ja e së cilës parashikohet të rritet në 1.2% për vitin 2021 nga 2.1 për
qind që parashikohej në prill.
Ekonomia e Rusisë pritet të tkurret me 6.0% në vitin 2022 për shkak të shtrëngimit të
sanksioneve financiare dhe energjetike perëndimore dhe një rënie të mëtejshme prej 3.5% në
vitin 2023, tha FMN.

Fondi vlerëson se ekonomia e Ukrainës do të tkurret me rreth 45% për shkak të luftës, por
vlerësimi vjen me pasiguri ekstreme.
SHQIPERI

Shtrenjtimi i lëndëve të para dhe rritja e kostove të prodhimit e kanë çuar inflacionin bazë
në ekonominë shqiptare në nivelin më të lartë historik.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e dytë të vitit inflacioni bazë arriti nivelin 6.3%, më i
larti i regjistruar ndonjëherë.

Inflacioni bazë përjashton ecurinë e çmimeve të produkteve që kanë luhatshmëri të lartë,


kryesisht të produkteve ushqimore dhe lëndëve të para. Rritja e lartë e inflacionit bazë është një
tregues se goditja nga krahu i ofertës, që u theksua edhe më shumë nga sulmni rus në Ukrainë,
tashmë ka nisur të përcillet me ritme shqetësuese në të gjithë ekonominë. Inflacioni bazë u
zgjerua me rreth 3.1 pikë përqindjeje krahasuar me vlerën e tremujorit të parë të vitit.

Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë sugjerojnë një përmirësim të pozicionit ciklik gjatë tremujorit
të parë 2022, të pasqyruar në rritje të punësimit, rënie të papunësisë dhe ritme të larta të rritjes së
pagave. Edhe për këtë tremujor, rritja e pagave në sektorin privat qëndroi mbi nivelin 10%.
Paralelisht me të, rritja e çmimeve të prodhimit dhe e atyre të importit ka nxitur presionet e
brendshme dhe të huaja inflacioniste. Kjo pasqyrohet në norma të larta dhe në rritje të inflacionit
bazë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022.

Inflacioni i brendshëm arriti nivelin 4.4% kundrejt 2.5% një tremujor më parë, duke shënuar
rritje më të përmbajtur se ajo e inflacionit bazë.

Ndërkohë, inflacioni i importuar evidentoi një zgjerim të dukshëm, i ndikuar nga efektet e
trashëguara të pandemisë dhe pasojat e luftës në Ukrainë. Ndërkohë që konflikti vazhdon, tregjet
energjetike, të lëndëve të para dhe të ushqimeve bazë, po vuajnë mungesa të zgjatura të ofertës,
kosto në rritje dhe pasiguri të larta në formimin e pritjeve inflacioniste. Si rezultat, inflacioni i
importuar dhe ai jobazë kanë vijuar trajektoret rritëse gjatë muajve të tremujorit, duke shënuar
përkatësisht normat 14.7% dhe 7.5%.

Rritja vjetore e treguesit të Presioneve të Huaja Inflacioniste u ngjit në 26.8%, në periudhën prill-
maj 2022, duke vazhduar tendencën përshpejtuese nga 16% në tremujorin e parë të vitit dhe
10.9% në tremujorin e katërt të vitit 2021. Ecuria vazhdon të ndikohet nga rritja e çmimeve të
huaja, të cilat u rritën me 34.3%. Edhe mbiçmimi i kursit të këmbimit (7.4%) nuk ishte në
gjendje të balancojë këtë efekt nga çmimet e huaja.

Presionet e shtuara nga çmimet e huaja kanë kontribuuar në prirjen rritëse të inflacionit të
importuar, gjatë tremujorit të dytë të vitit. Inflacion i i importuar kontribuoi me 3.4 pikë
përqindjeje në inflacionin total, ndërkohë që përmes kanaleve indirekte, presionet rritëse të tij
kanë shtuar edhe kontributin e inflacionit të brendshëm, në të njëjtin tremujor.
Me metodologjinë e Eurostat, inflacioni në korrik 7.2%, ushqimet me rritjen më të madhe

Inflacioni në muajin korrik i matur nga metodologjia e Eurostat rezultoi 7,2% ose 0.3% me pak
se, matjet nga metodologjia kombëtarë.

INSTAT raportoi sot se, ndryshimi vjetor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të
Konsumit në muajin korrik 2022 është 7,2%.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 14,5% vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet
“Ushqime dhe pije joalkoolike” me 12,4%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,5%, “Qira, ujë,
lëndë djegëse dhe energji” me 4,4%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 4,2%,
“Veshje dhe këpucë” me 3,0%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,8%, “Mallra dhe shërbime
të ndryshme” me 2,0%, “Shërbimi arsimor” me 1,2%, “Shëndeti” me 1,1%. “Komunikimi” me
0,7% dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,6%.

Në muajin Korrik 2022, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të
Konsumit është 0,6%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit
“Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,0%, pasuar nga grupet “Shëndeti” me 0,8%, “Pije
alkoolike dhe duhan” me 0,7%, “Veshje dhe këpucë” me 0,5%, “Shërbimi arsimor” me 0,3%,
“Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje”,
“Komunikimi” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,2% secili. Nga ana tjetër, çmimet e
grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,1%.

Inflacioni i korrikut në Shqipëri ishte në mesataren e Eurozonës 9.8%. Në Europë Estonia dhe
Letonia raportuan normat më të larta të inflacionit në Europë me 23 dhe 21 5 secila. Në krahun
tjetër Islanda dhe Malta raportuan normat më të ulëta të rritjes së çmimeve me 6,1% dhe 6.5%.
Shqipëria u rendite e katërta në Europë për inflacionin e ulët.

Për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me
vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një
baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së,
sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995.

Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve
të Konsumit. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të
njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.

Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të
mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në
tjetrin.

Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e
IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit).
Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5
pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK-së.
Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e
ndryshimit të rastit të mësipërm.

Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të
diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%).

Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. IÇK-ja përmban 332 zëra; IHÇK-ja përmban
331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës).
Inflacioni mesatar në 7 muaj 5.3%, Ibrahimaj: Më i ulët në Rajon, zgjatim të paketës
mbeshtetëse për qytetarët dhe bizneset

Inflacioni në Shqipëri rezulton ndjeshëm më i ulët se vendet e tjera të rajonit dhe normës së
mesatare të BE-së, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj gjatë
konferencës për media mbi treguesit makroekonomikë dhe financiarë.

Ministrja bëri me dije se do të ketë një vijimësi për paketën e dytë mbeshetëse, e cila pritet të
bëhet publike në shtator. “Ekonomia është ndikuar nga efektet e agresionit rus që ka prekur
zinxhiret e ekonimisë, në tregti si dhe në rritjen e inflacionit.

Në tremujorin e parë ekonomia shqiptare performojë ndejshëm rritje. Nga të dhënat e tërthorta që
ne kemi për tremujorin e dytë dhe pjesërisht të tretit na tregojnë që kjo rrije ka vazhduar, duke
përcjellë një efekt pozitiv të treguesve dhe politikave fiskale dhe monetare të ndërthurura të
marra deri më tani, me qëllim ruajtjen e nivelit të konsumit, rritjen e mëtejshme të nivelit të
investimeve.

Inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më ulët se vendet e Rajonit.

Në korrik të këtij viti inflacioni rezultoi me një normë rritëse prej 7.5%, ndërkohë për shtatë
mujorin inflacioni mesatar ka qënë në vlerën 5.3 për qind. Nëse do të krahasohemi me vendet e
tjera të rajonit por edhe me mesataren e BE-së, inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më i ulët, i
ndikuar nga gjithë politikat e ndërmarra.

Elementi që ka ndikuar më së shumti në rritjen e çmimit të kostove të shqiptarëve janë ushqimet


dhe pijet dhe kostot e transportit.

Importet ne vlere janë rritur me 24%, ndërsa në vëllim ka pasur një ngadalësim. Në 7 muaj rritje
kryesisht të importit të pijeve dhe ushqimeve me 2%. Ecuri pozitive të elementëve përbërës të
prodhimit vendas, ato lekure apo druri. Eksportet rritje 40% në vlerë, dhe në vëllim një
ngdalësim me 5%, kryesisht nga mineralet dhe lëndët djegëse, për shkak të rrijes së çmimeve”.

Paketa e dytë do bëhet publike në shtator

Në fund të muajit korrik ne kemi bërë një akt normaltiv për rishikimin e buxhetit, i cili
parashikon të gjitha ndërhyrjet që qeveria shqiptare do të ndërmarrë, me qëllim stimulinin e
ekonomisë dhe frenimin e ekefteve negative që vijnë nga konjekturat ndërkombëtare të
çmimeve. Kjo paketë e plotë masash do ta bëhet publike, përfshin ato masa që janë marrë deri
më tani dhe reflektimin e vijimësisë së masave që janë marrë deri më tani, qoftë për mbështetjen
e bizneseve apo edhe konsumit. Paketa e dytë do bëhet publike në shtator, dhe do jetë pothuajse
e njëjtë me paketën e parë. Ka pasur ngadalësim të investimeve këtë vit prandaj ne morëm
përsipër një pjesë së kostove të ndërtuesve të kontratave publike. Detajimi i paketës së dytë do të
bëhet me VKM dhe do të përfshijë muajit në vijim

MBRETËRIA E BASHKUAR

Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në shifrën mbi 10% për herë të parë në 40 vjet, i
nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve, ndërkohë që familjet po
përballen me presionin në rritje nga kriza e kostos së jetesës.

Zyra për Statistikat Kombëtare tha se indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 10.1% në korrik
krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, krahasuar me një shifër prej 9.4% në qershor,
dhe arritur kështu një vlerë dyshifrore më herët nga sa pritej. Për herë të fundit, kjo shifër ishte
më e lartë në shkurt të vitit 1982. Është vetëm hera e katërt në 70 vjet që inflacioni kapërcen
pragun e 10%. Periudhat e tjera kanë qenë vitet 1951-1952, 1973-1977 dhe 1979-1982.

Shifra e inflacionit tejkaloi parashikimin e ekonomistëve prej 9.8%, pasi kostoja e ushqimeve
dhe e pijeve u rrit me ritmet më të larta që nga viti 2008, në kushtet e një inflacioni që po prek të
gjithë ekonominë.

Rritjet më të mëdha të ҫmimeve ishin për bukën, drithërat, bulmetin, mishin dhe perimet, pasi
kostot e larta të ushqimeve sollën një rritje rekord në çmimet e restoranteve dhe të hoteleve.
Rritja e çmimeve për artikuj të tjerë kryesorë, të tillë si ushqimi për kafshët shtëpiake, letrat
higjenike, furçat e dhëmbëve dhe deodorantët, sollën gjithashtu rritje të inflacionit.
Familjet do të duhet të përballen me një presion akoma më të madh këtë vjeshtë, për shkak të një
rritjeje të re në faturat e energjisë, për të cilën Banka e Anglisë parashikon se do të çojë
inflacionin mbi 13% dhe do të shkaktojë një recesion të gjatë, ndërkohë që familjet do të
reduktojnë shpenzimet e tyre.

Rritja e çmimeve të energjisë në Europë, gjë e cila u nxit nga pushtimi rus i Ukrainës, ka sjellë
shifra rekord të inflacionit në të gjithë kontinentin. Megjithëse çmimet e benzinës dhe të naftës
në Britani patën një lehtësim në korrik krahasuar me nivelet rekord të një muaji më parë, Zyra
për Statistikat Kombëtare tha se kostot mbeten dukshëm më të larta sesa një vit më parë, duke
rritur kështu inflacionin.

Ekonomistët paralajmëruan se rritja e çmimeve të ushqimeve dhe rritja e faturave të energjisë do


të godasin më shumë familjet më të varfra. Do të duhen shumë muaj dhe do të nevojitet një
sakrifikim i standardeve të jetesës, përpara se inflacioni të fillojë të lehtësohet.

Shifrat e publikuara tani tregojnë se muajt e ardhshëm do të jenë shumë më të vështirë. Njerëzit
po kërkojnë për një shenjë që do të ketë ndihma nga qeveria. Megjithatë, kjo e fundit nuk duket
se i ka kuptuar plotësisht përmasat dhe urgjencën e kësaj situate.

Faturat vjetore të energjisë në Britaninë e Madhe parashikohen të rriten duke shkuar në më


shumë se 3,500 £ duke filluar nga muaji tetor, me një rritje të mëtejshme në më shumë se 4,200 £
që pritet në janar, krahasuar me nivelin aktual prej më pak se 2,000 £.

EUROZONË

Inflacioni në Eurozonë konfirmohet në 8.9% në korrik, niveli më i lartë nga ‘99

Inflacioni në Eurozonë arriti në një nivel të ri rekord prej 8.9% në korrik, konfirmoi zyra e
statistikave të BE-së.

Eurostat, tha se çmimet e konsumit në 19 vendet që përdorin euron u rritën 0.1% nga muaji në
muaj në korrik, duke arritur në 8.9 për qind, niveli më i lartë që nga krijimi i euros në vitin 1999.
Eurostat tha se nga totali, 4.02 pikë përqindje erdhën nga shtrenjtimi i energjisë, kostot e së cilës
u rritën për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, dhe 2.08 pikë përqindje nga alkooli dhe
duhani më i shtrenjtë.

Por edhe kur përjashtohen këta përbërës më të paqëndrueshëm, në atë që Banka Qendrore
Europiane e quan inflacion bazë dhe vëzhgon me vëmendje vendimet e normave të interesit,
çmimet ishin ende 5.1% më të larta nga viti në vit në korrik.

Objektivi total i BQE-së për inflacionin është 2.0%


Muajin e kaluar, banka filloi një cikël shtrëngimi pas më shumë se një dekade në një përpjekje
për të frenuar rritjen e inflacionit, por megjithatë çmimet e shërbimeve, të cilat krijojnë më
shumë se dy të tretat e PBB-së së Eurozonës, u rritën 3.7% nga viti në vit në korrik, duke shtuar
1.6 pikë përqindje në rezultatin përfundimtar.

KOSOVË

Rriten përsëri çmimet në Kosovë, inflacioni shkon në 14.2 për qind

Situata me rritjen e çmimeve është rënduar edhe më shumë në Kosovë.

Gjatë muajit korrik inflacioni ka shkuar si kurrë më parë, në 14.2 për qind. Produktet që janë
shtrenjtuar më së shumti janë buka, drithërat, mishi, pemët dhe karburantet. Shtrenjtimi i
produkteve ushqimore ka vazhduar ta rëndoj jetën e qytetarëve të Kosovës.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej
14.2 për qind në muajin korrik 2022, krahasuar me muajin korrik 2021. Kjo kryesisht është
shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë.

Agjencia ka treguar se vajra dhe yndyra ushqimore janë rritur për 54.1 për qind, lendet djegëse
për 43.5 për qind, bukë dhe drithëra për 32.1 për qind. Kurse, qumështi, djathi dhe vezë janë
shtrenjtuar për 26.3 për qind.
Po ashtu, edhe inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte
më i lartë për 0.9 për qind në muajin korrik 2022.

Paga mesatare bruto në Kosovë llogaritet të jetë rreth 460 euro.

Në sektorin privat, paga mesatare është rreth 380 euro, ndërsa në sektorin publik rreth 620 euro.
Sindikalistë të sektorëve të ndryshëm në Kosovë kanë kërkuar disa herë rritje pagash.

Qeveria e Kosovës, në muajin prill, ka miratuar projektligjin për rritjen e pagës minimale nga
130-170 euro, sa është aktualisht, në 250 euro neto.

Ka qenë e paraparë që ky projektligj të dalë në votim në Kuvendin e Kosovës më 6 qershor, por


kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së kuorumit. Në prill, Qeveria e Kosovës ka ndarë
100 milionë euro për kategori të ndryshme të shoqërisë, për t’i ndihmuar, siç është thënë, të
përballojnë situatën e krijuar nga çmimet në rritje.

RUMANI

Rumani, pritshmëritë e analistëve për rritjen e inflacionit

Treguesi i besimit makroekonomik nga Shoqata CFA Rumania, pas një ankete mujore, ra për të
gjashtin muaj radhazi në qershor, në 32,9 pikë (-3,5 pikë nga maji), një vlerë e ngjashme me
periudhën gjatë pandemisë COVID-19 (TM2-TM3, 2020).

Në shkallën 0-100, indeksi 50 do të thotë “besim makroekonomik” i balancuar – kombinim i


situatës aktuale dhe pritshmërive.

Megjithatë, në krahasim me mesin e vitit 2020, situata aktuale (45.4 pikë – afër 50 pikëve që
tregojnë kushte “të balancuara”) është shumë më e mirë se pritshmëritë, të cilat janë përkeqësuar
së tepërmi (duke arritur në 26.7 pikë).

Indeksi i përgjithshëm u zvarrit në muajin qershor, nga rënia me 5 pikë në komponentin e


pritshmërive, i cili regjistroi rënie për të tetin muaj radhazi.

Shqetësimet kryesore janë vazhdimi i inflacionit dhe efektet e tij. Norma e pritshme e inflacionit
për horizontin 12-mujor ka vijuar të rritet, duke arritur vlerën mesatare prej 11%. Mesatarisht,
analistët e anketuar e vlerësojnë kursin e këmbimit në 5,11 RON për 1 EUR brenda 12 muajve.

Financat publike pritet të përkeqësohen dhe raporti i borxhit publik ndaj PBB-së vlerësohet në
57% (nga nën 50% në fund të prillit) – një shifër që nuk përputhet me pritshmëritë për një deficit
publik sa 6.9% e PBB-së këtë vit, për sa kohë që inflacioni i lartë ndihmon qeverinë të zbehë
raportin e borxhit.
Për sa i përket rritjes ekonomike, analistët e anketuar të AQF-së bënë projeksione për një vlerë
mesatare prej 3.6% – paksa mbi objektivin zyrtar prej 3.5%.

Në sfondin e rrezikut të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, si dhe nga inflacioni i lartë,
treguesi i besimit makroekonomik nga Shoqata CFA Romania, vazhdoi rënien për të gjashtin
muaj radhazi, duke arritur vlera të ngjashme me ato në fillim të pandemisë. Pritshmëritë për
inflacionin vazhduan të rriten dhe pjesëmarrësit presin që inflacioni të mbetet dyshifror, për të
paktën 12 muajt e ardhshëm.

SHBA

Inflacioni në SHBA bie gjatë muajit korrik, pas rënies së çmimeve të benzinës

Çmimet në SHBA vazhduan të rriten me shpejtësi muajin e kaluar, por rënia e kostove të
benzinës ndihmoi në uljen e ritmit të inflacionit.

Norma vjetore e inflacionit, ritmi me të cilin rriten çmimet, ishte 8.5% në muajin korrik, duke
pësuar kështu një ulje nga muaji qershori kur ai u rrit deri në 9.1%, sipas Departamentit të Punës.

Përveç energjisë, kostot për shumë artikuj, duke përfshirë produktet ushqimore dhe banesat,
vazhduan të rriteshin.

Kostot e larta kanë bërë që shumë familje të futen në vështirësi ekonomike, si dhe kanë pasur një
ndikim madhor në ekonominë e SHBA-së.

Rritja e numrit të vendeve të punës mbetet e lartë, por disa tregues të tjerë, të tillë si besimi i
konsumatorëve dhe i bizneseve, kanë pësuar rënie për shkak të shqetësimeve për rritjen e
çmimeve, e cila po ndodh me ritmin më të shpejtë që nga fillimi i viteve 1980.

Përgjatë 12 muajve të fundit, çmimet për produktet ushqimore në SHBA janë rritur me 13.1%,
rritja më e madhe vjetore që nga viti 1979. Rritja e çmimit të kafesë bëri që këto kosto të
shtoheshin akoma më shumë gjatë muajit korrik, duke u rritur me 3.5% krahasuar me qershorin.

Çmimet e banesave, të kujdesit mjekësor dhe të rekreacionit pësuan gjithashtu rritje krahasuar
me muajin qershor, por këto rritje u kompensuan nga rënia e ҫmimeve për artikuj të tillë si
makinat e përdorura, biletat e avionëve dhe veshjet.

Çmimet e benzinës ranë me 7.7% krahasuar me muajin qershor, kur çmimet kishin arritur një
nivel rekord prej më shumë se 5 dollarë për gallon, mesatarisht.

Në përgjithësi, raporti ishte më i mirë nga sa prisnin shumë analistë. Kjo akoma nuk tregon
rënien domethënëse të inflacionit që kërkon të arrijë banka qendrore e SHBA-së. Por, është
fillimi drejt kësaj rruge.
Çmimet në SHBA janë rritur me shpejtësi që nga viti i kaluar, të nxitura nga shumë faktorë, duke
përfshirë edhe kërkesën e shtuar nga konsumatorët, shpenzimet e të cilëve u mbështetën nga
ndihmat për Covid-19 që ofroi qeveria.

Në të njëjtën kohë, izolimet e vendosura në Kinë për shkak të pandemisë, lufta në Ukrainë dhe
disa çështje të tjera kanë vështirësuar furnizimet me mallra, duke përfshirë edhe produktet e
nevojshme si nafta dhe gruri.

Banka qendrore e SHBA ka rritur normat e interesit që nga muaji mars, në përpjekje për të
stabilizuar çmimet.

Rritja e normave të interesit është një nga mënyrat për të kontrolluar inflacionin, pasi e bën më të
shtrenjtë huamarrjen, duke inkurajuar njerëzit që të marrin më pak hua dhe që të reduktojnë
shpenzimet. Kështu fillon ulja e kërkesës, e cila nxit rritjen e çmimeve.

Por, duke qenë se normat më të larta të interesit reduktojnë aktivitetin ekonomik, banka rrezikon
që ta fusë ekonominë në recesion. Muajin e kaluar, Departamenti Amerikan i Tregtisë raportoi se
ekonomia pësoi rënie në periudhën prill-qershor, e cila shënoi tremujorin e dytë radhazi me rënie
ekonomike.

Pritshmëritë për rënien ekonomike në SHBA dhe në vende të tjera janë një nga arsyet pse
çmimet e naftës janë ulur gjatë javëve të fundit, duke sjellë kështu rënien e kostove të benzinës
për konsumatorët.

SI INFLACIONI PO E KTHEN PËRMBYS SKENARIN EKONOMIK


Çdo mëngjes, një titull i ri nënvizon shqetësimet ekonomike që po rriten: Inflacioni është në
nivelin më të lartë që nga vitet 1970. Bankat qendrore po rrisin, në mënyrë agresive, normat e
interesit. Besimi i konsumatorëve është në nivele të ulëta rekord. Çmimet e mallrave janë pranë
niveleve më të larta të të gjitha kohërave.

Duket qartë se inflacioni ka ndryshuar gjendjen ekonomike dhe ai mund të ketë ndryshuar
gjithashtu rrugën e ekonomive globale dhe kombëtare në mbarë botën, për vitet në vijim.

Në gjashtë muajt e fundit, inflacioni ka tejkaluar shumë pritshmëritë e dhjetorit 2021. Në shumë
vende, normat aktuale kanë dyfishuar parashikimet. Vendet europiane janë veçanërisht të
cenuara. Për shembull, inflacioni në Lituani ka arritur në nivelin 15.5% në bazë vjetore, gati sa
pesëfishi i normës së parashikuar.

Polonia e ka në nivelin 11% dhe Mbretëria e Bashkuar në 9%, shumë më lart se parashikimet.
Zvicra është në një gjendje më të mirë, me 3%. Azia po përjeton një ndryshim më pak të rëndë:
inflacioni në Indi është rreth 7%, vetëm paksa mbi parashikimet; dhe në Korenë e Jugut është në
nivelin 5%. Në Kinë dhe Japoni, inflacioni mbetet i ulët.

Përpjekjet për shpëtim

Në përgjigje të rritjes alarmante të inflacionit, bankat qendrore në mbarë botën, po rrisin normat
e interesit bazë të huadhënies bankare. Megjithatë, deri tani, rritja e normave në shumicën e
vendeve, nuk është përputhur me ritmin e inflacionit. Rritja e normave pritet të lehtësojë
kërkesën dhe të ulë çmimet për dy komponentë kritikë të inflacionit total: banesat dhe mallrat,
mbi të gjitha energjia dhe metalet. Bankat qendrore në mbarë botën po rrisin normat e interest.

Të sigurta si shtëpitë?

Çmimet e banesave u rritën ndjeshëm edhe para valës së inflacionit të vitit 2022, pasi pandemia
nxiti riorganizim masiv të pasurive të paluajtshme. Këtu vëmë në dukje rritjen nga viti 2020 në
2021. Çmimet e banesave u rritën shumë më tepër se sa pritshmëritë, në një nivel global. Në
Europë, pronarët turq të shtëpive arritën fitimet më të mëdha, të ndjekur nga ata në Republikën
Çeke dhe në Lituani.

Në rajonin Azi-Paqësor, Zelanda e Re dhe Australia shënuan fitime të mëdha. Në Amerikën e


Veriut, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, përfituan të dyja nga rritja, ndërsa Meksika jo. Në
Kolumbi, një nga tre vendet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në
Amerikën e Jugut, fitimet ishin të vogla. Çmimet reale të banesave u rritën fuqishëm në vendet e
OECD-së gjatë pandemisë.

Kontributi i mallrave

Investitorët shpesh thonë se në kohë inflacioni, duhet investuar në mallra. Kjo për shkak se
çmimet e mallrave pasqyrojnë kërkesën për lëndë të para të nevojshme për zgjerimin ekonomik.
Kjo është e vërtetë për shumicën e të gjitha mallrave: ndërsa stimuli ekonomik ringjalli
ekonominë globale që ishte goditur nga pandemia COVID-19, çmimet u rritën.

Më pas pushtimi i Rusisë i rriti edhe më tepër çmimet. Rritja më e madhe ishte për çmimet e
plehrave kimike. Për shkak të mungesës së gazit natyror, një komponent kyç në prodhimin e
plehrave kimike, dhe për shkak të rritjes së kërkesës nga fermerët, çmimet e plehrave kimike u
rritën ndjeshëm.

Afrimi i një krize ushqimore

Çmimet për mallrat janë më të larta në të gjithë sektorët


Rritja e çmimeve të plehrave kimike, së bashku me pasojat e tjera nga lufta në Ukrainë, i ka
shtrenjtuar shumë ushqimet bazë. Që nga viti 2021, çmimet e ushqimeve janë rritur në nivelin
më të lartë që kur Zyra e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, filloi indeksin e
saj.

Çmimet sot janë shumë më të larta se në rritjet e kaluara në vitet 2008 dhe 2011, të cilat u nxitën
nga trazirat e krizës financiare globale. Në dekadën që nga ajo kohë, çmimet janë moderuar
ndjeshëm. Por ato u rritën sërish në vitin 2021, për shkak të pengesave në zinxhirët e furnizimit,
thatësirës dhe faktorëve të tjerë. Lufta në Ukrainë i ka rritur çmimet e ushqimeve në një nivel
rekord. Çmimet e ushqimeve kanë arritur nivele rekord.

Ndikimi tek pagat

Inflacioni më i lartë po godet rritjen e pagave reale

Nga komponentët e inflacionit, ne u drejtohemi tani dy nga efekteve më kritike të tij në


ekonominë globale, duke filluar nga pagat. Pagat reale ishin ulur për shumë vite në ekonomitë
më të mëdha të OECD-së. Pak para pandemisë, pagat reale u rritën fuqishëm; shtrëngimi i
tregjeve të punës u dha punëtorëve përparësinë në negociata. Pandemia e ndryshoi rrënjësisht
ekuacionin.

Ndërsa ekonomitë u stabilizuan dhe u ndryshuan, pagat reale filluan të rriteshin përsëri. Por
inflacioni i shfrenuar e shfuqizoi këtë rritje, duke zvogëluar fuqinë blerëse të pagës së njerëzve.
Për shembull, punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar sot vërejnë se kompensimi i tyre real ka rënë
me afërsisht 8% në bazë vjetore.

Një perspektivë e zymtë për rritjen ekonomike

Ndërsa çmimet po rriten dhe tregojnë pak shenja uljeje, rreziku është që inflacioni të rrënjoset
dhe bankat qendrore të duhet të rrisin normat edhe më tepër, për të ngadalësuar kërkesën.
Prandaj, shumë analistë po ulin parashikimet e tyre për rritjen ekonomike.

Për shembull, në Perspektivën Ekonomike të OECD-së, rritja e parashikuar reale e PBB-së në


Turqi, është tani rreth tetë pikë përqindje më e ulët se parashikimet e mëparshme; dhe për
Argjentinën është pothuajse e njëjta gjë. Parashikimet për Mbretërinë e Bashkuar tani janë 7.4
pikë përqindje më të ulëta.

Megjithatë, në sajë të kërkesës së lartë për naftë, parashikimet për rritjen reale të PBB-së së
Arabisë Saudite, tani janë rreth 6 pikë përqindje më të larta. E ardhmja duket më e zymtë në një
periudhë afatshkurtër për shumicën e ekonomive në G-20.
ENERGJIA ELEKTRIKE

Mina me sahat e energjisë

Në afatin e shkurtër, shpëtimi i vetëm, që energjia të mos kthehet në një mine me sahat për
ekonominë, është të lutemi që të bjerë sa më shumë shi.

Europa pritet të kalojë një dimër të vështirë, për shkak të shtrenjtimit të gazit dhe energjisë në
rekorde të papara ndonjëherë. Në fund të muajit gusht, çmimet e energjisë arritën në 708.9
euro/MWh në bazë dhe në pik, 750 euro/MWh në Bursën e Hungarisë, nivele këto që ishte
parashikuar të arriheshin në tetor.

Për Shqipërinë, që në varësi të rezervave hidrike dekadën e fundit ka importuar nga 20-50% të
nevojave të saj energjetike, dimri pritet të jetë edhe më i ashpër, për shkak të varësisë së lartë që
kanë kompanitë shtetërore të energjisë nga buxheti për garantimin e të ardhurave për blerjen e
energjisë dhe faturës gati të papërballueshme, e cila pritet të arrijë deri në fund të vitit. P.sh., për
tremujorin e parë të vitit 2022, sipas INSTAT, nga importi (bruto) u sigurua 30% e energjisë në
dispozicion, nga 4% që ishte kjo peshë në të njëjtën periudhë të vitit 2021!

Për periudhën janar – gusht, kompanitë energjetike kanë shpenzuar gati 300 milionë euro për të
blerë energji nga importi, e ndikuar si nga sasia e lartë për shkak të nivelit të ulët të prodhimit
vendas nga mungesa e reshjeve, ashtu dhe shtrenjtimi i çmimeve në bursa. Për pothuajse të
njëjtën periudhë të një viti më parë (janar-korrik) u shpenzuan 7 milionë euro, ndërsa për gjithë
vitin 2021, fatura shkoi 285 milionë euro, për shkak të situatës së vështirë që u shkaktua nga
mungesa e reshjeve dhe nisi kriza globale e energjisë.

Si Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), ashtu dhe OSHEE Group, nuk kanë aftësi
financiare për të përballuar blerje të mëdha të energjisë. Është buxheti i shtetit ai që garanton
pagesat e këtyre kompanive. Për vitin 2022 janë parashikuar në buxhet 28 miliardë lekë (230
milionë euro) për të garantuar furnizimin me energji, nga të cilat 20 miliardë lekë janë
subvencione dhe 8 miliardë lekë, kredi.

Deri tani është shpenzuar gati 60% e kësaj shume. Me këto nivele importi dhe çmime të
“çmendura” në bursa, parashikohet që qeverisë t’i mbarojnë shumë shpejt fondet që ka vënë në
dispozicion për mbulimin e nevojave të energjisë. Këtu do të fillonte kriza e vërtetë. Buxhetit do
t’i duhej që të rishikonte prioritetet dhe të shkurtonte shpenzimet në sektorë të tjerë, në mënyrë
që të mos e lërë vendin në errësirë. Vështirësia në sigurimin e energjisë është një tjetër problem,
krahas çmimit të lartë.
Ndërsa në muajt e parë të vitit, financat iu “gëzuan” një rritje të lartë të të ardhurave, për shkak të
shtrenjtimit të të gjithë produkteve, tashmë situata ka ndryshuar. Ashtu siç pritej, çmimet e larta
kanë frenuar konsumin në vend (e konfirmuar nga tkurrja e importeve në sasi), duke u reflektuar
në të hyrat buxhetore. Në korrik, të ardhurat nominale u rritën me vetëm 0.3% me bazë vjetore,
nga 19% që kishte qenë zgjerimi për 6-mujorin. Duke e indeksuar për inflacionin, që në korrik
arriti nivelin më të lartë në 20 vjet, në 7.5%, rritja reale e të ardhurave në korrik ishte negative.
Nëse kjo tendencë vazhdon, presioni mbi buxhetin për të garantuar energjinë në muajt në vijim
do të jetë mjaft i lartë.

Koston nuk do ta mbajë vetëm buxheti, por edhe individët e bizneset. Që nga fillimi i vitit, rreth
7500 kompani që ishin të lidhura në tensionin e mesëm dolën në tregun e lirë, që nënkupton se
duhet ta siguronin vetë energjinë me çmime tregu. Qeveria i favorizoi deri diku, duke u vendosur
një çmim fiks që ishte më i ulët sesa i tregut, por dy herë më i lartë, sesa kur e blinin me tarifë të
rregulluar. Këtë kosto, bizneset e kaluan në pjesën më të madhe te çmimet që ata u faturojnë
konsumatorëve (p.sh., energjia është një nga arsyet e shtrenjtimit të bulmetrave).

Sinjalet janë që ky favorizim nuk do të zgjasë dhe shumë, duke i detyruar kompanitë të blejnë
energji me çmime tregu, që aktualisht janë 4 herë më të larta se më parë. Edhe për konsumatorët
është paralajmëruar shtrenjtimi për fashën mbi 800 kvh, që i korrespondon një fature më të lartë
se 7,600 lekë në muaj (kufi që në muajt e dimrit kalohet lehtësisht nga shumë familje). Mbi këtë
fashë, familjet do të paguajnë me çmime tregu që mesatarisht është 30-36 lekë kvh nga 9.5 që
është sot, por mund të shkojë shumë më tepër nëse energjia në bursa shtrenjtohet më tej në tetor.

Në afatin e gjatë, zgjidhja është te diversifikimi i burimeve të energjisë. Diversifikimi, që duhet


të kishte ndodhur prej kohësh, teksa interesi i bizneseve, sidomos për atë diellore, është i lartë,
por për shkak të burokracive dhe rregullimet ligjore për netimin e energjisë, po zvarriten dhe
kërkesat e sipërmarrjes nuk po plotësohen. Ndërsa në afatin e shkurtër, shpëtimi i vetëm, që
energjia të mos kthehet në një mine me sahat për ekonominë, është të lutemi që të bjerë sa më
shumë shi.

Rritja e çmimeve: KE po përgati një reformë strukturore të tregut të energjisë elektrike


(më 9 shtator pritet të zhvillohet takimi i jashtëzakonshme i ministrave të energjisë të BE-së)

“Bashkimi Europian, po përgatitet për ndërhyrje urgjente dhe një reformë strukturore të tregut të
energjisë elektrike, funksionimi i të cilit kritikohet ashpër nga një pjesë e vendeve anëtare të BE-
së përballë rritjes dramatike të çmimeve”, kështu është shprehur Ursula von der Leyen. Më tej
ajo ka thënë se rritja dramatike e çmimeve të energjisë elektrike tregon qartë kufijtë e
funksionimit ekzistues të tregut.
SHQIPËRI
“Avullon” rezerva energjetike e kaskadës së Drinit, zbret në 541 GWh

Rezerva energjjetike e kaskadës së Drinit ka rënë më shpejtësi në rreth 100 MWh në vetëm në
një javë. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare publikoi sot (29 gusht) të dhënat e
hidrocentraleve, ku vihet re një ulje e ndjeshme e Fierzës në raport me një javë më parë.
Aktualisht KESH është duke prodhurar pjesën më të madhe të energjisë nga Kaskada e Drinit, ku
llogaritet që ky prodhim të jetë rreth 75% e energjisë që konsumohet në vend.
KESH ka anuluar dy procedurat e mëparshme për të mbuluar periudhën e gushtit për shkak të
çmimeve të larta në bursë, të cilat për datën 30 gusht arritën në 1047 euro për MWh. Situata
aktuale ne kaskaden e lumit Drin paraqitet:
Prurjet natyrore në kaskadë janë:

HEC Fierzë 60 m3/s


HEC Koman 20 m3/s
HEC Vau i Dejës 10 m3/s
Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

Hec Fierzë 271.94mmnd,


Hec Koman 173.64mmnd,
Hec Vau Dejës 73.75mmnd

Rezerva Energjetike është: 541.6 GWh


Prodhimi ditor: 17, 424MWh.

Katastrofa e energjisë, në bursa arrin 1047 euro MWh, furnizimi në mëshirë të fatit

Çmimet e energjisë të ditës në avancë në Bursën Hungareze (referencë edhe për Shqipërinë)
arritën rekordin e 1047 eurove/mwh për orën 20:00 për datën 30 gusht.
Kjo do të thotë që 1 kwh është shitur afërisht me 130 lekë duke treguar qartësisht katastrofën që
po qëndron mbi kokën e të gjithëve. Në pik çmimet arritën në 808 euro/Mwh ndërkohë që në
bazë ky çmim ishte 748.97 euro/Mwh.
Rekordi në të cilin kanë arritur çmimet duket se janë kthyer në shqetësimin kryesor të qeverive të
cilat janë angazhuar maksimalisht në garantimin e furnizimit ndëkrohë që problematikë nuk
është me vetëm çmimi por disponueshmëria e energjisë.
Një situatë e ngjashme u vu re edhe vitin e kaluar në të njëjtën periudhë sa i takon
disponueshmërisë së energjisë por çmimet ishin tre herë më të ulëta sesa aktualisht çka tregon se
situata aktuale mund të quhet si katastrofike.
Mbetet e paqartë sesi Shqipëria do të përballojë furnzimin me energji në kushtet kur aktualisht
shumica e sasisë po sigurohet nga kaskada e Drinit rerezerva e së cilës ka zbritur me shpejtësi
javëve të fundit për shkak të përqëndrimit të prodhimit në këtë burim.
Një sërë procedurash të hapura nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare për blerjen e
energjisë janë anuluar për shkak ë çmimeve jashtzakonisht të larta por që në horizont nuk po
shihet sinjal për ulje.
Përkundrazi muajt në vijim siç janë shtatori dhe tetori pritet që të jenë kulmi i krizës nëse nuk do
të ketë ndryshim të situatës së përgjithshme në Europë ndërkohë që vendi ynë varet tërësisht nga
“hidro” duke mos pasur alternativë tjetër.
Qeveria deri më tani ka mbështetur me garanci kompanitë e energjisë për të siguruar energjinë
për klientët në tregun e rregulluar ndëkrohë që nuk ka asnjë deklaratë mbi hapat në vijim përveç
fushatës së nisur për ndërgjegjësimin në kursimin e energjisë.
Problemi që shtrohet para sipas ekonomistëve të tregut lidhet me faktin se ende nuk ka një kulm
ku mendohet se do të arrijë kriza e energjisë e cila është future në një rreth vicioz të lidhur me
zhvillimet gjeopolitike, sjelljet e tregjeve, ecurinë e ekonomive dhe kushtet hidrike për vende të
caktuara.
KOSOVA
Kosova në krizë të thellë, aktualisht prodhohet energji veç për Prishtinën

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), aktualisht është duke operuar me vetëm një njësi të
Termocentralit, pasi që sot ka rënë edhe njësia B1. Kjo nënkupton se është duke funksionuar
vetëm blloku A4 i Termocentralit Kosova A. Ky konsum shkon deri në 600 MWh, ndërsa
aktualisht po prodhohen rreth 120 MWh. Kjo sasi nuk mjafton për të furnizuar as Prishtinën.
Për gjendjen e krijuar ka dhënë detaje edhe vet KEK-u.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike njësia B-1 për një
kohë të shkurt ka ndëprerë prodhimin dhe e njëjta tashmë është kthyer në operim. Në këto çaste
kjo njësi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrij kapacitetin optimal prej
rreth 260 MW/h”.
“Aktualisht kufizimet janë dy orëshe, por që të mos përkeqësohet tutje situata, kërkojmë nga të
gjithë konsumatorët kursim maksimal të energjisë elektrike. Përdorimi i saj në mënyrë eficiente
bën që të gjithë të kemi energji elektrike më tepër. Në këto rrethana të vështira, duhet të
veprojmë të bashkuar në mënyrë që t’i kapërcejmë ato sa më.”.
Nga 15 gushti, kane filluar reduktimet e energjisë elektrike me nga 2 orë në ditë për çdo 6 orë.
Në fillim të këtij muaji, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar vendimin e Qeverisë për
vendosjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike.
Sipas arsyetimit, ky vendim është marr nga gjendja aktuale botërore energjetike.
Këto masa do të mbesin aktive për 60 ditë.
Kujtojmë se në fund të vitit të kaluar, qeveria kishte marr vendim për shpalljen e gjendjes
emergjente me energji elektrike.

NAFTA DHE GAZI NATYROR

Ҫmimet e karburantit kthehen në nivelet e arritura përpara bumit të shistit argjilor, teksa nisin
eksportet e gazit natyror të lëngshëm drejt Europës
Çmimet e gazit natyror në SHBA pësuan rritje të martën, duke arritur nivelet më të larta të cilat
janë parë për herë të fundit gjatë një bumi historik të çmimeve në vitin 2008, përpara se të binin
pas lajmeve se një eksportues i madh i karburantit do të qëndronte i mbyllur për një kohë më të
gjatë se sa pritej.
Këto lëvizje të çmimeve ishin një kujtesë për paqëndrueshmërinë famëkeqe në tregun e gazit.
Edhe pas rënies, çmimet mbetën në nivele që janë arritur për herë të fundit gjatë shpimeve për
shistin argjilor, të cilat sollën furnizime të bollshme për gati një dekadë.
Çmimet e gazit në Europë janë shumë më të larta se në SHBA, pasi frika për mungesa të
konsiderueshme gjatë dimrit ka mbërthyer të gjithë tregun, duke shtuar shqetësimet se kostot e
energjisë do t’i çojnë ekonomitë në recesion. Çmimet në Europë të hënën arritën një rekord ditor
prej 295 € për megavat-orë, ekuivalente me rreth 79 dollarë për një milion njësi termike
britanike, megjithëse patën një lehtësim të martën.
Temperaturat e nxehta dhe prodhimi i ulët nga gjeneratorët e energjisë së erës në Europë po
kontribuonin gjithashtu në rritjen e çmimeve. Në SHBA, një seri valësh të të nxehtit këtë verë
kanë bërë që kërkesa nga termocentralet që punojnë me gaz të arrijë nivele rekord, pasi
gjeneratorët e energjisë elektrike rrisin prodhimin për të përmbushur kërkesën për ajër të
kondicionuar, tha të martën Administrata e Informacionit të Energjisë.
Çmimet e larta ndërkombëtare të gazit kanë bërë gjithashtu që terminalet e eksportit në SHBA të
funksionojnë me kapacitet maksimal këtë vit, pasi tregtarët po shfrytëzojnë mundësitë e
arbitrazhit duke dërguar gaz jashtë vendit. Freeport fillimisht deklaroi se do të prodhonte gaz
natyror të lëngshëm nën kapacitetin e plotë dhe tani pret që ta arrijë përsëri prodhimin maksimal
jo më herët se marsi i vitit 2023.
Këto ҫmime kanë inkurajuar rritjen e aktivitetit të shpimeve në SHBA, por prodhimi i gazit në
këtë vend nuk ka pasur ritmin e kërkesës. Që nga mesi i gushtit, rezervat e brendshme të gazit
ishin 71 miliardë metër kub, rreth 13 për qind nën mesataren.
Shumica e ngarkesave amerikane të gazit natyror të lëngshëm për këtë vit kanë shkuar drejt
Europës, për të cilën presidenti amerikan Joe Biden ka ofruar furnizime për të ndihmuar në
kompensimin e humbjeve që lidhen me sanksionet ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
Por, konkurrenca për gaz natyror të lëngshëm pritet që të rritet, pasi blerësit nga Koreja e Jugut,
Japonia dhe Kina, do të fillojnë të kërkojnë që të sigurojnë furnizime përpara dimrit.
Çmimet e gazit në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë pak më të ulëta se në Europë për pjesën më
të madhe të verës, pasi ky vend ka kapacitete të larta të importit të gazit natyror të lëngshëm,
duke i mundësuar që të sjellë gaz dhe ta dërgojë atë në Europë nëpërmjet tubacioneve, për t’i
ndihmuar vendet europiane që të mbushin magazinat e tyre.
Megjithatë, çmimi standard i gazit në Mbretërinë e Bashkuar është rreth 61 dollarë për një milion
njësi termike britanike, në nivele të ngjashme me ofertat në tregun aziatik për ngarkesat spot këtë
javë.

Rritja e çmimit të gazit, paralajmërimi i ministres belge të Energjetikës: BE-ja do të


përballet me 10 dimra të tmerrshëm
Ministrja belge e Energjetikës, Tinne Van der Straeten, ka paralajmëruar se vendet e Bashkimit
Europian do të përballen me 5 deri në 10 dimra të tmerrshëm, nëse nuk bëhet asgjë për të ulur
çmimin e gazit natyror. Thirrjet po shtohen për një tavan të çmimit të gazit në mbarë BE-në dhe
shkëputjen e tij nga çmimi i energjisë elektrike. Shtetet e BE-së janë duke luftuar me rritje të
mëdha të çmimeve të energjisë që kur furnizuesi kryesor i gazit, Rusia pushtoi Ukrainën në
shkurt.
Vendet që mbështesin Ukrainën po përpiqen të shkurtojnë importet e gazit dhe naftës ruse.
Rusia, e cila furnizoi BE-në me 40% të gazit të saj vitin e shkuar, i ka kufizuar furnizimet.
Ministrja belge e Energjisë shkroi në Twitter se çmimet e gazit në Europë duhet të ndalojnë
rritjen urgjentisht, duke shtuar se lidhja midis çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike është
artificiale dhe duhet të reformohet.
Gazi natyror ende përdoret gjerësisht për të prodhuar energji elektrike. Për shkak se çmimet e
gazit janë rritur, kjo bën që edhe energjia të kushtojë më shumë. Në mënyrë domethënëse, ky
çmim përdoret kur blihet energji elektrike me shumicë edhe kur vjen nga burime shumë më të
lira të rinovueshme. Gjermania, importuesi më i madh i gazit rus në vitin 2020, ka bërë përpjekje
për të forcuar rezervat e saj të gazit para dimrit. Synimi i tij është të mbushë kapacitetin e gazit
në 85% deri në tetor. Për ta bërë këtë, ajo ka zbatuar masa për kursimin e energjisë. Ministri i
Ekonomisë, Robert Habeck tha se masa të tilla, së bashku me blerjen e gazit nga furnizuesit
alternativë i kishin mundësuar Gjermanisë të përmbushte qëllimin e saj më shpejt se sa ishte
parashikuar. Ai vlerësoi se objektivi prej 85% mund të arrihet deri në fillim të shtatorit.
Çmimet e naftës arrijnë nivelin më të ulët që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, për shkak
të frikës për perspektivën ekonomike të Kinës

Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të shpejtë javën e fundit, duke
zbritur në nivelet e paraluftës, si rrjedhojë e të dhënave më të dobëta sesa priteshin nga ecuria e
ekonomisë së SHBA-ve dhe të Kinës.
Një fuçi naftë, treguesi referencë i naftës europiane, tregtohet me rreth 92 dollarë për fuçi, në
nivelet e janarit, nga 100 dollarë që ishte një javë më parë dhe 110 dollarë në fillim të gushtit.
Edhe treguesi referencë i naftës së përpunuar, Platts, të cilin e importojnë kompanitë në Shqipëri
ka zbritur në 900 dollarë/ton, nga 930 dollarë për ton që ishte një javë më parë.
Nga 12 marsi çmimet tavan me pakicë dhe shumicë që tregtohen në vend vendosen nga Bordi i
Transparencës i krijuar nga qeveria, bazuar në një formulë që merrte në konsideratë çmimin e
blerjes në bursa, taksat, kostot operative, marzhin e fitimit, kursin e këmbimit të dollarit
(monedha me të cilën blihet nafta në bursa).
Historiku i këtyre pesë muajve e gjysmë që çmimet vendosen nga Bordi ka treguar se
mekanizimi i krijuar nga qeveria për të kontrolluar çmimet dhe për të bërë transparencë, nuk ka
arritur të kryejë asnjë nga këto funksione.
Psh, aktualisht ndonëse çmimi ka rreth një javë që po bie në bursa, në tregun vendas ndryshimi i
fundit i Bordit ishte në datën 11 gusht me kah rritës, ku nafta u rrit me 5 lekë për litër, duke u
tregtuar me 221 lekë për litër, nga 216 lekë që ishte më parë.
Edhe benzina u shtrenjtua me 2 lekë për litër, duke arritur në 202 lekë për litër. Bordi në
njoftimin e vet sqaroi se është përmbajtur me përpikëmëri, në vendimet e tij lëvizjes së bursës
Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve. “Ministira e
Financës ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik, se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto
reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës”, thuhej në
njoftim.

Shoqata Hidrokarbureve shpjegon se pse nafta në vend nuk po ulet, ndonëse ka rënë në
bursa
Nafta i afrohet niveleve maksimale, arrin 248 lekë për liter
Çmimi i naftës së papërpunuar në bursa, treguesi Brent, ka rënë së fundmi në rreth 94 dollarë për
fuçi, duke arritur në nivelet e para sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, pas të cilit, Brent arriti deri në
130 dollarë për fuçi (shiko grafikun e treguesit Brent në fund).
Në tregun vendas nafta aktualisht po tregtohet me 221 lekë për litër, nga rreth 190 lekë për litër
që ishte në fund të muajit shkurt, përpara se të fillonte lufta, ndonëse në bursa treguesi Brent
është në nivelet e fund shkurtit. Që prej fillimit të muajit mars, çmimi tavan i naftës, benzinës
dhe gazit caktohet nga Bordi i Transparencës së krijuar nga qeveria, bazuar në një formulë që
merr parasysh kostot e blerjes së produktit, taksat, shpenzimet administrative dhe një marzh
fitimi. Çmimi i naftës në vend ka shënuar luhatje të forta gjatë kësaj periudhe, deri në
maksimumin e 260 lekë për litër në fillim të marsit, por nuk ka rënë asnjëherë nën 217 lekë për
litër (shiko grafikun: Ecuria e çmimit të naftës me pakicë në tregun vendas).
Mos rënia e naftës në tregun vendas me të njëjtat ritme si treguesi Brent në bursat ndërkombëtare
ka krijuar shqetësim te konsumatorët dhe shoqatat e biznesit, që kërkojnë transparencë dhe
reflektim të çmimeve në tregun vendas.

Luigj Aliaj, nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve shpjegoi se janë disa arsyet se pse çmimi
i naftës në vend nuk reflekton ecurinë e treguesit Brent, që është referenca e naftës së përpunuar
në bursat ndërkombëtare:

1. Së pari, nuk mundesh ti referohesh çmimit të naftës bruto dhe të arsyetosh që në të


njëjtën masë do të rritet dhe ulet nafta e përpunuar sa herë që ndryshon treguesi Brent në
Bursa. Aliaj thotë se çmimi i naftës së papërpunuar në përqindje ka rreth dy muaj që bie
me ritme më të shpejta sesa çmimi i produktit të gatshëm, referenca e të cilit është
treguesi Platts. Kjo lëvizje me ritme të ndryshme shpjegohet nga ndryshimet e ndodhura
si gjatë periudhës së pandemisë, ku shumë rafineri përpunuese u mbyllën dhe më pas nuk
u rikthyen më në punë, ashtu dhe nga efekti që çmimet e larta të naftës së papërpunuar
sollën në kostot e rafinimit të produktit. Në këtë situatë, ndonëse oferta e naftës së
papërpunuar është e lartë, ka më pak kompani që e përpunojnë atë, duke krijuar
disbalanca në treg, pasi rafineritë nuk po arrijnë të prodhojnë për nevojat e tregut. Aliaj
thotë se të vetmit që fitojnë nga rritja e naftës bruto janë prodhuesit, që janë komanduesit
e vërtetë të çmimit botëror të naftës. I gjithë zinxhiri tjetër, përpunuesit tregtuesit,
brokerues i kanë fitimet më të vogla kur çmimi rritet, pasi u duhet më shumë kapital për
të bërë blerjet, ndërkohë që çmimet e larta frenojnë konsumin dhe ndikojnë negativisht në
shitje.
2. Së dyti, ndërsa në fund shkurti dhe fillim marsi, dollari ishte 106 lekë tani është 114, çka
ka rritur kostot për litër, pasi nafta blihet në dollarë.
3. Faktori i tretë dhe më i rëndësishëm lidhet me tërheqjen graduale të kompanive europiane
nga blerja e naftës nga Rusia. Kjo ka bërë që tregu i Mesdheut, që është furnitori kryesor
për tregun tonë të ketë kosto të rritura në transport, pasi tashmë tregjet janë larguar drejt
Gjirit Persik. Si rrjedhojë, treguesit e mëdhenj të furnizimit me naftë jo vetëm në
Shqipëri, por në të gjithë Europën kanë ndërruar në kontratën ekzistuese çmimet e
furnizimit.
Furnitor i kompanive shqiptare është OMV dhe aktualisht po e merr naftën nga Izraeli, ndërsa
më parë e merrte në jug të Italisë, maksimumi deri në jug të Spanjës. Një pjesë e madhe e
rafinerive në Europë, që përpunon naftën ruse janë mbyllur. Situata pritet të përkeqësohet në
dimër, nëse Europa do të bllokojë tërësisht furnizimin me naftë ruse.
IMPORT EKSPORTET E SHQIPERISE

Pas nisjes se luftes eksportet shqiptare në Ukrainë në sasi u rriten me 35%, kryesojnë
frutat
Pavarësisht luftës marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Ukrainë kanë vijuar, madje eksportet shqiptare
në Ukrainë kanë pësuar rritje të ndjeshme në 7 -mujor. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT gjatë
periudhës janar-korrik importet e mallrave nga Ukraina shënuan rënie vjetore me 23 për qind,
teksa eksportet shqiptare në Ukrainë u rriten me 35%.
Siç shihet nga grafiket bashkëngjitur importet nga Ukrainë shënuan rënie të ndjeshme pasi nisi
lufta, ndërsa eksportet u rritën ndjeshëm në të njëjtën periudhë. Produktet më të importuara nga
Ukrainë këtë vit ishin vaji, produktet bulmetore dhe vezët dhe mobilet. Produktet më të
eksportuara në Ukrainë ishin frutat, kripërat, çeliku dhe zarzavatet. Në 7 mujor importet nga
Ukraina zinin vetëm 0.6% të totalit të importeve në sasi.
Gjatë vitit 2021, Shqipëria realizoi 2.7% të tregtisë së jashtme me zonat në konflikt, Rusi dhe
Ukrainë. Volumi tregtar i Shqipërisë arriti 701 miliardë lekë, ndërsa me Rusinë dhe Ukrainën,
tregtia në vlerë ishte 19 miliardë lekë, ose 2.7% të totalit.
Volumi tregtar dominohet nga importet e mallrave prej këtyre dy vendeve. Në vitin 2021,
Shqipëria importoi nga Rusia dhe Ukraina 19 miliardë lekë mallra, që përbën 99.5% të volumit
tregtar dhe pjesa tjetër, 0.5%, përfaqësohet nga eksportet shqiptare në këto vende, kryesisht
prodhime bujqësore. Por varësia indirekte nga tregjet e Ukrainës dhe Rusisë është më e lartë.
Lufta ul me 60% volumin e importeve nga Rusia në Shqipëri

Tregtia ndërmjet Rusisë dhe Shqipërisë duket se i ka rezistuar disi sanksioneve, teksa shihet se
në 6-mujorin e parë të vitit 2022, importet në sasi nga Rusia kanë shënuar rënie me 60 për qind
në 6-mujorin e parë, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Në vlerë rënia ka qenë disi më e ulët
me rreth 19%, pasi çmimet e mallrave që blihen në Rusi ka pësuar rritje të ndjeshme këtë vit
sidomos pas luftës në Ukrainë.
Në të kundërt eksportet shqiptare në Rusi ndonëse me vlerë tejet modeste, me vetëm 12 milionë
lekë janë rritur me rreth 55% këtë vit. Në janar-qershor 2022 ato arritën në 12, 3 milionë lekë nga
7.9 milionë lekë që ishin në të njëjtën periudhe të një viti më parë.
Pas nisi lufta në Ukrainë në fund të shkurtit të këtij viti, Rusia u përfshi në një seri sanksionesh
nga shtete e tjera Europiane shumica e të cilave ishin në fushën e tregtisë. Por burimet nga
Dogana pohuan se, gruri që është produkti më i importuar nga Rusia ka vijuar normalisht pasi
qeveria shqiptare nuk e ka përfshirë atë në sanksionet tregtare. Të dhëna më të detajuara tregojnë
së rënia e sasive të importeve vjen kryesisht prej sasive më të pakta të grurit dhe naftës.
Para luftës Shqipëria importonte nga Rusia rreth 40 për qind të sasitë të grurit dhe 10 për qind të
naftës. Në 6- mujorin e parë 2022 u importua nga Rusia 27 % të sasisë totale të grurit. Importet e
grurit nga Rusia në gjysmën e parë të vitit kanë shënuar rënie me 35 % në raport me vitin e
kaluar por ato kishin një pozicion të rëndësishëm në importet totale të drithërave me 27%, nga
rreth 40% që ishin vitin e kaluar.
Të dhëna më të detajuara tregojnë se që kur nisi lufta, importet e drithërave që dominohen nga
gruri hasën në vështirësi gjatë muajit prill, ndërsa përgjatë majit importet e grurit rus vijuan në
sasi normale.
Një kilogram grurë nga Rusia u importua mesatarisht ketë vit me 43 lekë që ishte vitin e kaluar
me një rritje 38% në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit 2021.
Një tonë grurë në bursa po tregtohet rreth 826 dollarë me rritje vjetore 50%. Niveli më i lartë u
shënua në muajin mars sapo nisi lufta në Ukrainë me mbi 1300 dollarë për tonë duke shënuar
rekord që nga viti 2008 kur bota u përball me krizë ekonomike globale.
Çmimet e larta të drithërave kudo në botë kanë rritur shqetësimet për një krizë ushqimesh në
vendet më të ardhura të ulëta. Shqipëria si një ndër vendet më nivelet më të larta të varfërisë
relative në Evropë, pasi rreth një e katërta e popullsisë së vendit jeton me më pak se 5 dollarë në
ditë.
DOLLARI KALON PËR HERË TË PARË EURON NË KURSIN E KËMBIMIT
ME LEKUN

Dollari amerikan ka kaluar për herë të parë Euron në kursin e këmbimit kundrejt Lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u këmbye ne 23 gusht me 117.86
Lekë, në rritje të ndjeshme me 0.74 pikë krahasuar me ditën e hënë. Ndërkohë, Euro zbriti në
vlerën e 117 Lekëve, 0.17 pikë më pak krahasuar me një ditë më parë.
Ky moment simbolik është i lidhur direkt me ecurinë e kursit të këmbimit mes Euros dhe Dollarit
Amerikan në tregjet ndërkombëtare. Kursi i Lekut kundrejt shumicës së valutave të tjera të huaja
përcaktohet direkt nga ecuria e kursit të Euros kundrejt këtyre monedhave. Duke qenë se
volumet e këmbimit të valutave të tjera në tregun shqiptar janë shumë të vogla dhe duke qenë se
pozicionet e sektorit bankar mbahen kryesisht në Euro, edhe kursi i këmbimit të lekut ndaj tyre
reflekton, në përmasa pak a shumë proporcionale, ecurinë e kursit të këmbimit ndaj Euros.
Në tregjet ndërkombëtare kursi Euro-USD po shënon vlerat më të ulëta historike. Monedha
europiane ka rënë sërish poshtë nivelet të barazisë dhe këmbehej të martën me 0.99 USD.
Mbiçmimi i Dollarit ndaj Euros në muajt e fundit po ndikohet nga disa faktorë. Rezerva Federale
Amerikane po ndërmerr një shtrëngim të shpejtë monetar, nëpërmjet rritjeve të njëpasnjëshme të
normës bazë të interesit.
Banka Qendrore Europiane po lëviz shumë më ngadalë në këtë drejtim. Hendeku në normat e
interesit përgjithësisht është një faktor me rëndësi në kursin e këmbimit mes valutave kryesore.
Një arsye tjetër që po e ndikon negativisht Euron është perspektima e zymtë ekonomike, e lidhur
sidomos me pasiguritë energjetike.
Varësia e madhe nga Rusia dhe pritshmëritë për kufizime në furnizimin me gaz natyror priten të
shkaktojnë probleme të mëdha dhe ndoshta kufizime të energjisë për shumë vende europiane
gjatë muajve të ardhshëm.
Këta faktorë po reflektohen në rënie të kursit të Euros ndaj valutave më të rëndësishme Botërore,
rënie që po reflektohet edhe tek kursi i Lekut kundrejt këtyre valutave.
Megjithëse pesha e Dollarit në ekonominë dhe këmbimet tregtare të vendit nuk është e
krahasueshme me Euron, monedha amerikane është e rëndësishme kur bëhet fjalë për çmimet e
lëndëve të para dhe sidomos të karburanteve. Forcimi i dollarit ndaj lekut shtrenjton importin e
këtyre lëndëve dhe ndikon në çmime më të larta të tyre për konsumatorët shqiptarë.

You might also like