You are on page 1of 1

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2020, borxhi i qeverive shënoi rritje kudo në Europë si pasojë

e efekteve negative që solli kriza e pandemisë. Raporti i borxhit ndaj PBB-së në BE u rrit nga 77.5%
në fund të vitit 2019 në 90.7% në fund të vitit 2020.

Shqipëria u rendit në vendin e 13 për raportin e lartë të borxhit me PBB në vitin 2020 në 36 vende
europiane. Gjatë vitit pandemik, borxhi publik i vendit tonë u rrit me 11.6 pikë përqindje, duke arritur
në fund të vitit 2020 në 77.8% nga 66.2% që ishte në fund 2019.

Të gjitha Shtetet Anëtare të BE regjistruan rritje në raportin e borxhit të tyre ndaj PBB-së në fund të
vitit 2020. Vendi me borxhin më të lartë publik në raport me PBB edhe më 2020 ishte Greqia me
205% të PBB-së, më pas Italia me 155.5 % te PBB-së. Portugalia me 133.6%, Spanja 120 %, Qipro
me 118%, Franca me 115%, Belgjika me 114%, Kroacia, 88.7%, Austria 83.9%, Sllovenia 80.8%,
Hungaria 80.4%, Mali i Zi 79.4% dhe Shqipëria 78.5%. Pra asnjë nga këto vende nuk respektoi
Traktatin e Mastrihtit!

Sipas shpjegimeve të Eurostat borxhi u rrit në të gjithë Europën për dy arsye: E para tkurrja e PBB-
së dhe e dyta zgjerimi i shpenzimeve dhe rënia e të ardhurave buxhetore.

Ministria e Financave ka argumentuar se borxhi publik në Shqipëri u rrit si rrjedhojë e pandemisë


COVID-19, e cila pasoi tërmetin e fortë që goditi Shqipërinë në nëntor të vitit 2019.

Ekspertët kanë analizuar se, duke shtuar faturën e detyrimeve të prapambetura dhe borxhin e
papërllogaritur të financimit të koncesioneve, treguesi real shkon në mbi 84% të PBB-së. Të dhënat
zyrtare tregojnë se në 10 vitet e fundit, borxhi është rritur me ritme më të larta se ekonomia.

You might also like